• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Karma .....

Hera

其他我
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Mesazhe
22,376
Vendndodhja
Zài tā de xīnlǐ

“Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ti e krijon vetë fatin tënd me veprimet e tua. Kjo është Karma”​


“Ç’të mbjellësh, do të korrësh”.

“Karma nuk ka menu. Të shërbehet ajo që meriton”.

“Asgjë nuk ndodh rastësisht, me fat. Ti e krijon vetë fatin tënd me veprimet e tua. Kjo është Karma”.

“Karma thotë, nëse e thyen zemrën e dikujt dhe ai person të flet me të njëjtën gjallëri dhe respekt, më beso se të do shumë”.

“Nuk ke për ta kuptuar asnjëherë dëmin që i ke bërë dikujt, deri në momentin që ty do të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja pse ekziston Karma”.

“Është një ligj natyral i Karmës që personat hakmarrës, të cilët bëjnë gjithçka për të lënduar të tjerët, përfundojnë të vetmuar dhe të lënduar”.

“Karma thotë se nëse përqendrohesh tek mërzitja, do të vazhdosh të vuash. Nëse përqendrohesh tek leksioni, do të vazhdosh të rritesh”.

“Mos humb kohë me hakmarrje. Njerëzit që të lënduan, do të përballen me Karmën e tyre”.

“Fal, buzëqesh dhe vazhdo përpara. Karma do të kujdeset për pjesën tjetër”.

“Mënyra se si njerëzit të trajtojnë, është karma e tyre. Mënyra se si ti reagon, është Karma jote”.

“Qëllimi i Karmës është të të ndihmojë që të jesh një person më i mirë”.
 

Jupiter666

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
2,927
Karma asht filozofi, nuk asht ceshtje besimi.

Kam respekt per boten e brendeshme lindore qe besimin e lidhin me filozofine, gjithcka duket e bukur biles ma e bukur se sa botkuptimi jone perendimor filozofik-fetar, mirpo, cdo gja ne kete rruzull cedon ne lidhje me filozofine, teologjine, eskatologjine, pasi ato kurre nuk jane aq te verteta sa tupanet qe ushtojne, kurrre nuk jane te kombshmen dhe te vertetueshme si shpresa e fundit e njeriut ….gjepura!!

Karma, akoma po pres karmen teme 😌

Po e di, do shuhem me rrace e me fare deri sa karma jeme te realizohet.

E them kte pasi njoh mire cdo fe te botes lindore…le te themi e njoh edhe shpirtnisht…

Pra, karma e juaj jeni ju! Sot jeni ju!
 

Asteropi

🐾
ANETAR ✓
Mesazhe
521
Mosha
22
Vendndodhja
Tiran🥀
Un e besoj shummm Karmen …dhe mendoj qe cdo gje qe ndodh ne jete eshte sprove , per te ndar ne dy pole negative pozitive . Cdo njeri kalon ne jet veshtirsi por duhet te jesh i zoti te besh ball dhe ta kthesh ne anen tende te mir .. Sepse dreqi ta haj nje jet kemi dhe zduhet ta humbasim me mllef apo inat qpo urrejtje …Karma eshte misherimi gjall i shprehjes “zoti vonon por nuk harron “ .. Un nder vite i kam par se si njerez qe me kan bere te vuaj jan degraduar apo kan mar nje rrug shum larg nga e imja ..dhe jam krenare me veten qe nuk mora kurr hakmarrje per to ☺️ Sepse sado e keqe te jet ajo qe ke hequr nga nje person ti kurr zduhet te kesh asnje ndjenje karshi tyre as urrjtje sepse ai person s’meriton asnje lloj ndjenje nga ty ..Ti vec ec perpara dhe buzeqesh jeta do te buzeqeshi vet heret ose vone ☺️ Dhe njeres mos harroni se dhe po su moret ju me njerez te til kemi karman sepse karma its a bet bic (lol) 😂
 
Top