Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kasatë shtëpie me kos,arra dhe mjaltë.

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shk 6, 2021
Mesazhe
11,666
kasataarraokk-750x500.jpg

Përbërësit (për 6 persona)

400 ml kos

170 gr mjaltë

450 ml pana për ëmbëlsira

100 gr sheqer

60 gr arra ose stika të shtypura

Pregatitja

Në një enë të thellë përzieni bashkë kosin dhe mjaltin dërisa të krijohet një masë kompakte e njëtrajtëshme.

Më pas në një tjetër enë, përzieni sërisht me anë të një rrahësi elektrik panën dhe sheqerin derisa sheqeri të ketë shkrirë dhe kremi të jetë trashur.

Në këtë fazë mund të shtoni sipas dëshirës edhe disa copëza arrash të shtypura brenda kremit të kasatës.

Më pas me kujdes shtoni tek kremi I panës edhe kosin që përgatitët më parë dhe përziejeni me lugë për disa sekonda.

Zgjidhni gotat apo masat ku do të ndani kasatat dhe hidheni kremin përkatësisht në 6 masa të ndryshme të vogla.
Mbuloni sipërfaqen e gotave me letër plastike dhe futini të gjitha në ngrirje për të paktën 4 orë.

Kujdesuni t’I lini kasatat mjaftueshëm në frigorifer derisa ato të kenë ngrirë plotësisht në mënyrë që të provoni shijen e vërtetë të tyre.

Në momentin që doni t’I kkonsumoni futini gotat apo masat e vogla ku hodhët kasatën në një tenxhere me ujë të ngrohtë për pak sekonda.

Lagini ato me pak ujë të ngrohtë dhe nxirrini nga gota duke I prerë anët me majën e një thike.

Në këtë mënyrë do të mund t’a vini kasatën tuaj në një pjatë dhe ta shërbeni duke I shtuar edhe pak mjaltë sipër dhe disa copëza arrash.
 
Me falni, kosi... sa % yndyre duhet, i zene vet apo i dyqanit?
Kane rendesi keto detaje?

Ps. Pyes sepse sapo zbatova formulen dhe ne vend te dilte kasat doli tave kosi, vetem se ne vend te orizit kishte arra e stika.
 
Se mos i ke hedhur salcë kosi në vend të panës së ëmbëlsirave??
 
Jo po xaciq!

nejse.
Mendova se po bëje shaka në fakt,po nëse e ke provuar vërtetë,do kujdes dhe pjesa e panës,pasi tani në verë është problem mpiksja.Duhet t'a lësh në frigorifer 3 orë para se t'a përdorësh ,si dhe tasin ku do t'a rrahësh për rreth 20 min.?
 
Ja vlen ta besh eshte e mire?!
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.