Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Katedralja e Shkodrës

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Katedralja e Shkodrës​

Një nga më madhështoret në Ballkan, Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër ka edhe një histori mbijetese të jashtëzakonshme.

Historia

Katedralja e Shën Shtjefnit, shenjtit pajtor të Shkodrës, njihet gjithashtu edhe si Kisha e Madhe. Një herë e një kohë, katedralja ndodhej brenda mureve të kështjellës Rozafa deri në vitin 1478, kur pushtimi osman i qytetit të fortifikuar e shndërroi atë në xhami. Qindra vite më vone, në vitin 1851, besimtarët shkodranë i kërkuan zyrtarisht Sulltanit në Stamboll që katedralja të ndërtohej në Shkodër. Pas 7 vitesh, në prill të vitit 1858, nisi ndërtimi i Katedrales.

SHK_SPI_KATEDRALJA-SHEN-SHTJEFNIT_18-750x422.jpg

Pikturë rrëfen mbi lejen që morën në vitin 1851 për ndërtimin e Katedrales foto nga IntoAlbania.

Ndërtesa i rezistoi shkatërrimeve të luftrave ballkanike, tërmeteve dhe diktaturës komuniste. Në tregimet e qytetit thuhet se për ndërtimin e saj kontribuan të gjitha familjet katolike të Shkodrës, Papa Piu IX, Sulltani i kohës (pasi Shkodra ishte në pushtimin osman) deri edhe Perandori i Austrisë Franc Jozefi. Katedralja që njihet si një nga më të mëdhatë në Ballkan u bekua nga shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II në vitin 1993.

Vendndodhja dhe arkitektura

Kisha e Madhe është në zemër të qytetit, shumë pranë pedonales së Shkodrës, një prej zonave më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj. Ndërtesa kryesore i ngjan trupit të Katedrales së Parisit. Në fotot e vjetra shquhen afresket mbi mure, një pjesë e të cilave ishte vepër e piktorit të Shkodrës Kol Idromeno. Më 1967, Katedralja e Shkodrës u kthye në Pallat Sporti. Fatmirësisht nuk pësoi dëmtime serioze dhe me ndërrimin e sistemit politik ajo u bë streha e besimtarëve të të gjithë veriut.

SHK_SPI_KATEDRALJA-SHEN-SHTJEFNIT_06-750x422.jpg

Ambientet e brendshme të Katedrales, foto nga IntoAlbania.
SHK_SPI_KATEDRALJA-SHEN-SHTJEFNIT_08-750x422.jpg

Tavani drurit në Katedralen e Shkodrës e dizenjuar prej Kol Idromenos, foto nga IntoAlbania.

Ndërtesa shtrihet mbi një planimetri të mirëmenduar e paraprihet nga një shesh i madh përpara. Pjesa fundore e saj lidhet në mënyrë harmonike me kullën e këmbanës e, në një prej faqeve të kullës, shquhet sahati. Ora e parë për muret e këmbanares është dhuruar nga një prej familjeve të qytetit.

SHK_SPI_KATEDRALJA-SHEN-SHTJEFNIT_03-750x422.jpg

Kulla e Këmbanës, foto nga IntoAlbania.

Katedralja, simbol i lirisë

Shkodra ka numrin më të madh të klerikëve martirë të cilët dhanë jetën e tyre me përulësi për lirinë e besimit dhe dëshminë e dashurisë së Zotit. Shumë famulltarë, klerikë të lartë u torturuan dhe u vranë barbarisht gjatë kohës së diktaturës. Ata janë lumturuar nga Vatikani për mbrojtjen e krishtërimit dhe çdo vit në Katedrale një meshë i kushtohet lumnimit të tyre.

SHK_SPI_KATEDRALJA-SHEN-SHTJEFNIT_09-750x422.jpg

Altari i Katedrales, foto nga IntoAlbania.

Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult

Pranë Katedrales ndodhet i vetmi muze në Shqipëri kushtuar fesë. Nga katedralja tek Muzeu i Pultit, rruga është vetëm pak metra dhe një guidë e dedikuar ju ndihmon të kuptoni më shumë për historinë e këtij aspekti jetësor. Ekspozita është ndarë në seksione të kuruara me profesionalizëm. Ato sjellin për publikun dëshmi të shkruara, objekte kishtare, foto dhe materiale audio në shqip, anglisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht, polonisht dhe kroatisht, duke e përfshirë vizitorin në histori.

SHK_MUZ_MUZEU-I-PULTIT_01-750x422.jpg

Salla e ekspozimit të përhershëm në Muzeun Dioqezan Shkodër-Pult, foto nga IntoAlbania.

IntoAlbania
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.