Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

KATEGORIA SUPERIORE

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,194
Hair Zeqiri: Dua të shijoj titullin me Kukësin
Hair Zeqiri është një nga afrimet më cilësore të Kukësit në këtë merkato vere, një futbollist me eksperiencë dhe që e njeh mirë ambientin, pasi ka qenë pjesë e verilindorëve edhe gjatë sezonit 2014-2015. Atëherë mesfushori flonjat e la Kukësin si nënkampion të Shqipërisë, por e gjeti me statusin e ekipit më të mirë të superiores. 28-vjecari ndihet krenar që është sërish pjesë e një skuadre që gjithmonë ka objektivat madhorë.

Zeqiri shpreh keqardhjen për eliminimin e pamerituar në raundin e dytë të Champions Leagues, por e sheh me optimizëm të ardhmen.

Si vlonjat dhe ish-lojtar i Flamurtarit, Zeqiri shpreson që ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro të ketë vazhdimësi si në ndërtimin e një grupi pretendent edhe në rezultate.
 
Prezantohet Adorjan: Partizani, zgjedhja e duhur
Krisztian Adorjan u prezntua si perforcimi i radhës te Partizani, klub të cilin hungarezi e konsoderon me të rëndësishmin në Shqipëri. I lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjeje ai premtoi se do të bëjë maksimumin për t’i kthyer të kuqtë te titulli kampion



Pse zgjodhet Parizanin:

Është e vërtetë që kam patur oferta nga jashtë Italisë madje dhe në Amerikë. Por pasi fola me drejtuesit e Partizanit të cilët më folën për objetivat e klubit dhe, më pëlqeu ideja për të firmosur me këtë klub. Më ngjiti kjo skuadër dhe pranova menjëherë.



Kam luajtur me U-21 e Hungarisë në Shqipëri dhe kam njohuri. Kemi fituar nga një ndeshje. Kam parë lojtarë shumë të mirë te Shpresat e Shqipërisë. Pashë ndeshjen me Ferencvaroshin, ishte një skuadër me shumë dëshirë dhe më pëlqeu.



Impakti i Moggit

Moggi është një person i rëndësishme që ka dhënë shumë në futboll. Kur fola me të isha shumë i lumtur, sepse një njeri si ai ka vizion dhe ide të qarta. Më pëlqeu ideja për të qenë pjesë e këij projekti. Menmdoj se është një zgjedhja e mirë, dhe për këtë jam shumë i kënaqur.



Unë mund të premtoj që do të bëj gjithcka për ta fituar titullin. Por janë edhe skuadra të tjera shunmë të forta. Nëse punojnë së bashku dhe me seriozitet mendoj se mund të jetë viti ynë për ta fituar titullin.

Njohurite per skuadren

– Më kujtohet penalltia e realizuar nga portieri Hoxha. Duhet të jetë një futbollist shumë cilësor dhe guximtar për të realizuar atë 11-metërsh. Me kanë pëlqyer mjaft lojtarë në mesfushë dhe sulm, por më shumë loja në grup.


– Mendoj se po hedh hapin e duhur, sepse me ka pëlqyer klubi ku kam ardhur. Partizani mendoj se është klubi më i madh në Shqipëri, Futbollistët shqiptarë po shkëlqejnë në Europë. Edhe me Ferencvaroshin Partizani tregoi nivel, jam entuziast për këtë aventurë të re.


Genci Tomori per merkaton

Genci Tomori: I gjithë stafi po punon për Edgar Canin, janë detajet e fundit, por 100% të sigurtë mund të flasim vetëm nëse futbollistin do ta kemi në sallën e konferencave. Afrimi i Canit dhe i futbollistëve të tjerë tregon se sa shumë po e kërkojnë titullin. Milan Basrak nuk ka luajtur për arsye dokumentacioni, La Camara gjithashtu është një lojar shumë i mirë, gjithsesi do të presim deri më 31 gusht.

Mendoj se ky do të jetë grupi më i fortë për të fituar titullin. Iuliano ka informacion të plotë për të gjithë lojtarët. Miqësoret do t’i shërbejnë trajnerit për të vendosur nëse do tëketë afrime të tjera apo ndonjë largim.
 
Lika i emocionuar: Më të mirën për Vllazninë
Gilma Lika prezantohet si lojtari më i ri i Vllaznisë. Mesfushori është shfaqur përpara mediave, vetëm pak orë pasi firmosi kontratën me klubin ku është rritur si futbollist dhe për herë të fundit ka luajtur në vitin 2015. 30-vjeçari nuk e fshehu emocionin për rikthimin në shtëpi, në atë që e cilëson ekipi i zemrës.

Gilman Lika

Sigurisht që është një emocion i veçantë, pasi kthehem te skuadra e zemrës, në radhët e ekipit ku jam rritur. Jam i lumtur që e rivesh këtë fanellë dhe do të jap maksimumin të arrijmë rezultate pozitive. Trajneri Cungu më bindi me projektin që ka për Vllazninë. Tifozët janë pika jonë më e fort.

Mesfushori foli edhe për objektivat e Vllazninë në sezonin e ri. Pas disa viteve në luftë për mbijetesë, Lika sheh me optimizëm nga e ardhmja dhe nuk i cilëson tabu kupat e Europës.

Gilman Lika

Vllaznia do të ketë objektiva më serioze këtë herë dhe pse jo, të synohet kualifikimi në Kupat e Europës.

Gilman Lika është përforcimi i dytë i Vllaznisë në merkato, pas Edon Hasanit, ndërsa drejtuesit e klubit kuqeblu kanë premtuar të tjera goditje, me afrimin e të tjerë futbollistëve cilësorë.
 
Ikën nga Skënderbeu, Afrim Taku kthehet në Amerikë
Pas festës për kualifikimin në fazën “play off” të Europa League, rrugët e Skënderbeut dhe Afrim Takut janë ndarë. Klubi dhe mesfushori i dhanë fund bashkëpunimit me konsensus, edhe pse sipas marrëveshjes 28-vjeçari do të luante me skuadrën përgjatë gjithë angazhimeve në arenën ndërkombëtare.

Largimi i Afrim Takut lidhet me detyrimet e paraqitjes që futbollisti ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsa i takon dokumentacionit për lejen e qëndrimit. Duke vlerësuar këtë situatë dhe faktin që familja e lojtarit jeton përtej Atlantikut, drejtuesit e Skënderbeut vendosën të pranonin kërkesën e mesfushorit për tu larguar.

Pas një sezoni mbresëlënës në aspektin individual me Tiranën, Taku firmosi me Skënderbeun për të luajtur vetëm në kupat e Europës. Nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja, lojtari u aktivizua për 27 minuta në sfidën e turit të parë ndaj Sant Julias.

Në duelin e turit të dytë kualifikues përballë Kairat Almaty, Taku u aktivizua titullar në të dy ndeshjet, për një total prej 170 minutash në fushën e lojës. Përballë Mladá Boleslav, mesfushori ishte titullar në ndeshjen e parë, të humbur 2-1 në Republikën Çeke, ku u zëvendësua në min 67. Në sfidën e kthimit, ku Skënderbeu realizoi një përmbysje madhështore, Afrim Taku nuk luajti.

Në 10 minutat e fundit, trajnerin Daja zgjodhi ta mbante në stol dhe të aktivizonte Sebino Plakun, me sulmuesin që rezultoi zgjedhja e goditur, pasi realizoi golin e dytë për Skënderbeun, me korçarët që pas barazimit me shifrat e përgjithshme 3-3, u kualifikuan pas penalltive dhe tashmë do të luajnë ndaj Dinamos së Zagrebit.
 
Europa League, Shkëndija-Milan
Eshtë Milani trofeu i madh Europian i Shkëndijës. Në Play-offin e Europa League, kuqezinjtë e Tetovës do të përballen me kuqezinjtë më të famshëm në rang botëror për sa i përket klubeve, 7 herë kampionët e Europës, Milanin e madh. Tekat e fatit janë të pafundme por më shumë se sa tekë, ky duket një nga ato fate të paracaktuara që më parë dhe jo thjesht për përkimin me ngjyrat kuqezi. Themeleuesit e Shkëndijës zgjodhën ngjyrat e flamurit në 1979 kur krijuan një ekip që të bashkonte gjithë shqiptarët, edhe ky short është prova se ja kanë dalë, kush mund ta bëjë më të famshëm emrin e Shkëndijës, skuadrës shqiptare të kampionatit maqedonas se sa një përballje me Milanin. Përballja madje vjen atëherë kur duhet me Milanin që rikthehet në Europë e ka fituar entuziazmin e tifozëve anembanë botës.

Të jemi të sinqertë vështirë të flasësh për një kualifikim përballë një skuadre që vetëm këtë verë ka shpenzuar mbi 200 milionë euro, vetë përballja me Milanin për Shkëndijën është një cmim i jashtëzakonshëm, një shpërblim për skuadrën dhe tifozët e saj Ballistët, një shpërblim për sponsorin Lazim Destani dhe Ecolog falë mbështetjes së të cilit Shkëndija po bëhet e madhe dhe në Europë. Një cmim për gjithë lojtarët që në kthim në datën 24 gusht do të provojnë emocionet e gjigandit San Siro dhe për të përmendur fatin, ai i Shkëndijës edhe këtë herë lidhet me ndjenjën kombëtare e madje vetë Kombëtaren. Zgjedhja e maqedonasve për ta degdisur Maqedoni – Shqipëri në Strumicë ka hapur një debat të madh, të shohim nëse Uefa do t’ja dalë të degdisë në stadiumin 6 mijë vendesh edhe Milanin në 17 gusht, kur Shkëndija luan ndeshjen e parë. Per mediat italianie është e sigurt, luhet ne Shkup, Uefa duhet te ruajë të njejtin standart edhe me Kombetaren.
 
Haxho dhe Merko, dy afrimet e rradhës te Partizani
Partizani nuk ndalet në merkato. Pasi prezantuan goditjen e madhe të kësaj vere, sulmuesin e kombëtares shqiptare Edgar Cani, Të Kuqtë kanë zyrtarizuar afrimet e dy lojtarëve të tjerë. Bëhet fjalë për portierin Englant Haxho dhe mesfushorin Kristo Merko. Dy lëvizje nga ana e drejtuesve të Kuq për të kompeltuar grupin dhe për ti vendosur në dispozicion trajnerit të ri Mark Iuliano sa më shumë alternativa në mënyrë që ky i fundit të ketë mundësinë e zgjedhjes. Për portierin 28-vjecar Englant Haxho bëhet fjalë për një rikthim në kampionatin shqiptar pas eksperiencës 1-vjecare në Maqedoni te skuadra shqiptare e Renovës me të cilën u aktivizua në total në 35 ndeshje gjatë sezonit të fundit.

Haxho i cili me Partizanin ka nënshkruar një kontratë 1-vjecare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, në Shqipëri ka qenë pjesë e skuadrave të tilla si Apolonia, Kamza, Tomori, Bylis, Kukësi, Butrinti dhe Tërbuni. Te 15-herë kampionët Haxho do të jetë zëvendësi i kapitenit Alban Hoxha. Ndërkohë mesfushori 26-vjecar Merko, ish lojtar i përfaqësues së 21-vjecarëve të Shqipërisë ka firmosur me Partizanin për një sezon.
 
Kamza firmos me Fustar, synon Tskhadadze
Kamza godet sërish me një emër të njohur për futbollin shqiptart. Është Ivan Fustar pë rforcimi më i fundit në klubin e ngjitur kë të vit në Kategorinë Superiore. Qendërmbrojtësi kroat i cili në pjesën e parë të sezonit 2015-2016 ka luajtur 13 ndeshje në kampionat me Flamurtarin, duke shënuar madje edhe dy gola, ka firmosur kontratën që e lidh për edicionin e ardhshëm me Kamzën ku pritet të jetë një element kyc për sa i përket repartit të mbrojtjes. Fustar i cili vjen nga aventura në kampionatin kroat me RNK e Splitit, është një element që e njeh kampionatin shqiptar, cka i përshtatet projektit të trajnerit Ndreu i cili kërkon një skuadër menjëherë kompetitive për ta nisur që nga fillimi mirë kampionatin.

Fustar vjen te Kamza vetëm një ditë pas firmave me Argjend Mustafën dhe Mërgim Nezirin, ndërsa në ditët e kaluara me skuadrën u bashkua dhe Masato Fukui, Arrabal, Zefi, Halili, dhe Idrizaj. Klubi i drejtuar nga Presidenti Naim Qarri dhe që gëzon edhe mbështetjen e Bashkisë së Kamzës dhe kryetarit Xhelal Mziu mbetet ndërkohë në tratativa intensive me të tjerë lojtarë ku për sa i përket sulmit në shënjestër janë Sebino Plaku dhe një tjetër ish i Flamurtarit, sulmuesi i Kombëtares Gjeorgjiane Bachana Tskhadadze.
 
View attachment 36
Partizani, Alban Hoxha rinovon për 3 vjet
Alban Hoxha mbetet i Partizanit, kapiteni qëndron në shtëpinë e kuqe. Në mes të një merkatoje entuziazmuese të 15 herë kampionëve me goditjet e Moxhit, mund të konsiderohet edhe kjo një blerje e madhe e Partizanit, madje shumë më tepër duke qenë se kapiteni është një garanci dhe jo bast, si dhe gëzon admirimin e gjithë tifozëve. Alban Hoxha firmosi rinovimin e kontratës edhe për 3 vitet e ardhshme me Partizanin, i kuq deri në 2020, kontratë që ngjason me premtimin e një besnikërie të përjetshme të 29 vjecarit që edhe pse në të kaluarën nuk e ka fshehur tundimin e një aventure jashtë vendit, ka zgjedhur të qëndrojë në atë që e konsideron shtëpinë e tij.

Interesimi nga klube të huaja nuk ka munguar, kryesisht nga kampionati italian edhe pse deri më tani nuk është folur për oferta konkrete, gjithsesi Hoxha edhe këtë herë ka zgjedhur Partizanin, ndoshta dhe ai është i bindur nga projekti i ri i ideuar nga Moggi, ndoshta ka menduar se ky është viti i duhur për t’u rikthyer te titulli, dikush si kapiteni i njohur për lidhjen e tij të fortë me fanellën e kuqe, nuk mund tja lejonte vetes të mungojë në festën e rikthimit të Partizanit në fronin e futbollit shqiptar.
 
View attachment 37
Kukësi godet në merkato, firmos me Bakaj
Elis Bakaj është i Kukësit. Goditje e madhe e kampionëve të Shqipërisë që me një operacion të rrufeshëm kanë siguruar shërbimet e sulmuesit 30-vjecar, që luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me Vllazninë, ku shënoi edhe 6 gola në 13 ndeshje. Me një karrierë të pasur, gjatë së cilës ka qenë pjesë edhe e ekipit Kombëtar, duke i konfirmuar aftësitë e tij në vend dhe në kampionate të ndryshme si ai rumun apo kroat, Bakaj është një garanci më shumë për sulmin e Kukësit.

Sulmuesi që mund të mbulojë edhe rolin e fantazistit i jep më tepër opsione trajnerit Mladen Milinkovic. Bakaj ka firmosur me Kukësin një kontratë 1-vjecare me opsion rinovimi edhe për vitin pasardhës, ndërsa mësohet se klubi kampion i ka plotësuar kërkesat financiare bazë si dhe duke parashikuar një sërë klauzolash me bonuset në varësi të arritjes së objektivave nga klubi dhe nga vetë futbollisti që kërkohej nga disa skuadra të rëndësishme të kampionatit shqiptar. Në këtë mënyrë bëhet realitet binomi Kukësi – Bakaj që me sa duket ka qenë në shenjën e të dyja palëve, pasi ish-sulmuesi i Tiranës dhe Partizanit ka qenë edhe më parë pjesë e Kukësit, pikërisht në marsin e vitit 2014 ku për shkak të ndërprerjes së kampionatit ukrainas për shkak të luftës Bakaj u largua nga Chornomorets Odesa dhe firmosi për pjesën e mbetur të sezonit me Kukësin.

Megjithatë atë kohë Bakaj nuk mundi të luante me Kukësin për shkak se nuk mori dokumentin për kalimin nga Uefa, transferim që realizohet tanimë pas dy vitesh e gjysmë me Bakajn që do të japë kontributin e tij në misionin e mbrojtjes së titullit kampion. Afrimi i tij te Kukësi vjen pak orë pas një tjetër goditjeje të madhe për sa i përket sulmit, me klubin verilindor që zyrtarizoi marrëveshjen me sulmuesin e kombëtares së Azerbajxhanit Rauf Alijev, futbollist 28 vjkecar që premton shumë, ndërkohë që drejtuesit e klubit janë shumë pranë arritjes së akordit edhe me një tjetër sulmues cilësor, kroatin Andrea Otocian. Afrime që te Kukësi shpresojnë të bëjnë që të harrohet shpejt Pero Pejic, kryegolashënuesi i sezonit të kaluar që ndau rrugët me skuadrën gjatë kësaj vere.
 
Bano: Lushnja s’do të jetë kalimtare në Superiore
Mungon dicka më pak se 1 muaj nga fillimi i kampionatit, por Lushnja një nga dy skuadrat debutuese në këtë sezon të Kategorisë Superiore është pothuajse gati për sezonin e ri. Verdhëjeshilët rikthehen në elitën e futbollit shqiptar pas një mungese 3-vjecare me objektivin për të qëndruar gjatë aty. Lushnja është e vetmja skuadër e Superiores që përbëhet në një masë të madhe nga futbollistët vendas dhe sipas trajnerit Artan Bano kjo është dicka pozitive për vetë faktin se ai ka në ekip futbollistë me eksperiencë dhe që e njohin mirë Kategorinë Superiore.

Lushnja ka zhvilluar deri tani dy sfida miqësore një ndaj Lacit dhe duelin ndaj italianëve të Leces të cilin e humbi me shifrat e thella 4-0, por pavarsisht rezulatave trajneri Bano ka marrë sinjale të mira nga skuadra.

Në vijim trajneri i Lushnjes foli edhe për merkaton.

Edhe pse e di vështirësinë që paraqet kategoria Superiore, Lushnja nuk ndihet aspak inferiore dhe nuk kërkon të jetë kalimtare në elitë. Për trajnerin Bano publiku i zjarrtë lushnjar është vlera e shtuar e verdhëjeshilëve.
 
View attachment 43
Talenti Kelmendi firmos me Skënderbeun
Shend Kelmendi është zyrtarisht lojtari më i ri i Skënderbeut. Marrin fund dilemat lidhur me të ardhmen e talentit kosovar. Sic bën të ditur vetë klubi korcar në faqen zyrtare, mesfushori me tipare sulmuese në praninë e menaxherit të përgjithshëm të Skënderbeut Gerhard Takaj ka hedhur firmën mbi kontratën që do ta lidhë me bardhekuqtë për 3 vitet e ardhshme. Shend Kelmendi konsiderohet si nga talentet më të mëdhaja që ka prodhuar futbolli kosovar në këto vitet e fundit. Ai e ka nisur karrierën te Prishtina duke luajtur me të gjithë skuadrat e klubit kryeqytetas që nga të rinjtë e deri tek ekipi i parë. 22-vjecari konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për vetë cilësitë dhe talentin që zotëron, ndërsa është dhe një investim i mirë i bërë nga Skënderbeu jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen. Kelmendi arriti të debutonte edhe në kompeticionet europiane me Prishtinën pasi u aktivizua në 45 minutat e para të takimti të vajtjes të turit të parë të Europa Leagues ndaj suedezëve të Norrkoping, sfidë të cilën Prishtina e humbi me rezultatin 5-0. Prurjet nga Kosova kanë rezultuar të suksesshme për Skënderbeun që te Kelmendi kërkon të gjejë një Liridon Latifi ose një Bernard Berisha të ri.
 
View attachment 653
Partizani rikthehet në kryeqytet, tifozët pranë skuadrës
Pas rikthimit nga Italia, Partizani ka nisur pregatitjet për debutimin në kampionat ndaj Lacit në kompleksin e skuadrave kombëtare në Kamëz. Nën urdhërat e trajnerit Mark Juliano kanë qënë të gjithë futbollistët, teksa nga stoli e kanë ndjekur këtë seancë të parë pas rikthimit në Shqipëri të të kuqve dy afrimet e fundit, Alban Sulejmani që vjen nga Legia e Varshavës dhe Braziliani Ëerley Alves. Në këtë ditë të parë të stërvitjes në vigjilje të sfidës ndaj Lacit trajneri Juliano ka preferuar të vijojë me ngarkesën fizike, pasi skuadra i është dorëzuar sërish pregatitësit atletik Mario Capece. Ushtrimet e ndryshme janë pasuar nga vrapimet në grupe përreth fushës, për të testuar gjendjen e lojtarëve të cilët vijnë nga pushimi që morën pas rikthimit nga faza përgatitore në Norcia të Italisë. Më pas skuadra ka punuar me topin me lojtarët që kanë qënë sërish të ndarë në grupe, teksa u është kërkuar shpejtësi në veprime, si në kontroll por edhe në pasime. Rikthimi i Partizanit në kryeqytet ka ngjallur interesin e tifozëve të kuq të cilët kanë qënë të pranishëm në kompleksin stërvitore të kombëtares shqiptare në Kamëz, për të ndjekur nga pranë këtë premierë të tyre në Shqipëri. Funsjavën e ardhshme Partizani do të presë në Selman Stërmasi Lacin, një kudnërshtar që ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë merkatos së verës.
 
View attachment 714
Halili: Duam Superkupën, kthehemi në elitë
Sezoni i Tiranës nisi zyrtarisht me prezantimin e uniformave të reja. Dezajn i dedikuar për klubin më të titulluar në vend, për atë që presidenti i bardhebluve Refik Halili shpreson se do të shërbejë si orug i mirë për vazhdimin e edicionit.

Refik Halili

Me Macronin kemi pasur marrëveshje edhe gjatë sezonit të kaluar, ky është sezoni i dytë. Jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin. Është bërë një dizenjo, ku kompania është përkushtuar shumë së bashku me klubin. Themi që kemi bërë një punë shumë të mirë me të gjithë uniformat e këtij sezoni. Mbase ky është një ogur i mbarë për sezonin që nis sot me prezantimin e uniformave.

Synimi është që sezoni të nisë menjëherë me trofe. Këtë të mërkurë, në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana do të sfidojë kampioinët e Kukësit, në finalen e Superkupës së Shqipërisë. Trofe të cilin bardheblutë e kanë fituar dhjetë herë.

Refik Halili

Ne do ta vlerësojmë ndeshjen, trajneri dhe stafi kanë kohë që përgatiten për finalen e Superkupës dhe për sezonin në vazhdim. Fakti është që blerjet e reja nuk janë në formë optimale. Lojtari nga Kongo vjen vetëm të martën, ndërsa një tjetër lojtar është afruar vetëm përpara dy ditëve dhe ndoshta kanë nevojë për pak kohë për të gjetur formën më të mirë. Pjesa tjetër e ekipit është e gjitha. Të mërkurën do ta vlerësojmë që trofe të jetë i yni.

Presidenti Halili flet edhe për objektivat e sezonit të ri, ku klubi nuk duhet ta diskutojnë rikthimin e mënjehërshëm në elitë, ndërsa vlerëson merkaton e transferimeve, si më të mirën në historinë e klubit.

Refik Halili

Emri i klubit Tirana është një emër i madh dhe përgjegjësia është shumë e madhe. Në veçanti dhe direkt ajo bie mbi mua. Nuk dua të merrem me të kaluarën, por jemi të përqendruar të bëjmë më të mirën. Sa më shpejt të marrim rezultate të padiskutueshme, për tu kthyer aty ky i takon klubit tonë, pra të ngjitemi menjëherë në Superiore. Mendoj që kemi bërë merkaton më të mirë të të gjithë sezoneve në krahasim me të kaluarën. Them se kemi goditur në shenjë.

Pas konfirmimeve të rëndësishme, por edhe afrimeve të shumta në skuadrën e Ze Marias, presidenti e cilëson të mbyllur merkaton e Tiranës.

Refik Halili

Merkato është e mbyllur 100 për qind. Në muajin Janar do të shohim më pas nëse stafi ose klubi do të kenë nevojë për elementë të tjerë. Mbështetja nuk do të rreshtë asnjëherë për të plotësuar dëshirat, kërkesat për të arritur objektivin dhe për të kënaqur, tifozët, stafin dhe synimet e klubit të Tiranës.
 
View attachment 902
Analiza e javës së parë të K. Superiore
Surprizat ishin të pranishme në javën e parë të Kategorisë Superiore, që ka nisur ndoshta jo me gazin në maksimum por që dha sinjale se cfarë kampionati do të presim. Ajo që bie në sy është se 90 minutat e para të këtij sezoni nuk dhuruan asnjë barazim, me 3 fitore vendase ditën e shtunë dhe dy suksese në transfertë të dielën. Në 5 sfida u shënuan 10 gola, u dhanë 3 penallti, një karton i kuq si dhe u shënua autogoli i parë sezonal. Nëse triumfi i Skënderbeut, Kukësit, Teutës dhe deri diku Vllaznisë ishte i pritshëm, ajo që befasoi ishte humbja e Partizanit.

Që Laci është një kockë e fortë kjo dihet, por askush nuk e kishte menduar që të kuqtë do të dilnin pa pikë në sfidën e hapëse përpara publikut të tyre. Pikërisht kryeqytetasit ishin stonimi i kësaj jave të parë, jo vetëm për rezultatin por edhe lojën e zhvilluar. Kukësi ishte një tjetër skuadër që nuk bindi në lojë pavarësisht se mori atë që kërkoi, suksesin në ndeshjen e parë të kampionatit. Surpriza më e këndshme ishte Laci me suksesin e arritur, duke konfirmuar atë që në ambientin kurbinas e theksojnë me të madhe, këtë sezon garojnë për një vend në Europë. Nga ajo që u pa në këtë javë të parë Lushnja shihet si skuadra e destinuar për t’u kthyer andej nga erdhi, pasi lagunarët nuk arritën për asnjë moment të hynin në lojë në sfidën ndaj Vllaznisë duke treguar se Kategoria Superiore është një nivel shumë i lartë për ta.
 
View attachment 1067

Iuliano: Batha kapiteni i ri, fitojmë me Kukësin
Tashmë vjen edhe konfirmimi nga trajneri Mark Iuliano. Te Partizani nuk ekziston më cështja Alban Hoxha pasi gjithcka është zgjidhur, me portierin që ka kërkuar falje për sjelljen e tij dhe ka dorëzuar shiritin e kapitenit. Në konferencën për shtyp në vigjilie të supersfidës së kësaj të Hënë ndaj kampionëve të Kukësit italiani i stolit të Kuqëve, konfirmoi Hoxhën si titullar mes shtyllave, ndërsa zbuloi edhe emrin e kapitenit të ri.

” Në rradhë të parë e rëndësishme është që kemi zgjidhur në mënyrën e duhur cështjen e Alban Hoxhës. Ai është një lojtar i rëndësishëm jo vetëm për ne si klub por edhe për kombëtaren dhe kampionatin shqiptar në tërësi. Fatmirësisht ky problem është zgjidhur edhe falë inteligjencës së Albanit si futbollist, por edhe nga ndërhyrja e shokëve të skuadrës. Hoxha bëri zgjedhjen e tij përsa i përket cështjes së shiritit të kapitenit dhe tashmë shiriti për shkak të një hierarkie që kemi në klub do ti kalojë Bathës”.

Humbja ndaj Lacit është lënë pas në kampin e 15-herë kampionëve me Iulianon që është i bindur se ndaj Kukësit do të shihet një tjetër Partizan që do të bëjë gjithcka për të fituar.

” Është një ndeshje shumë e rëndësishme, një nga sfidat kryesore të futbollit shqiptar, një ndeshje e madhe, por ne jemi përgatitur shumë mirë për ta kaluar me sukses këtë takim. Në ndeshjen Lacit nuk i bëmë sic duhet disa gjëra, dhe morëm një rezultat zhgënjyes por nga gabimet që kemi bërë në atë sfidë duhet të mësojmë dhe të mos i përsërisim përballë Kukësit. Gjithsesi ajo që më jep qetësinë e duhur është që në skuadër kam lojtarë shumë të fortë që do ta kalojnë këtë moment negativ. Një rezultat jo i mirë në javën e parë nuk do të ndikojë aspak në ndeshjen ndaj Kukësit, të jeni të sigurtë për këtë”.

Sipas ish mbrojtësit të Juventusit mungesa e Fejzullahit nuk do të ndihet në ndeshjen ndaj Kukësit, ndërsa italiani zbuloi edhe disa dilema në lidhje me formacionin

” Më vjen keq që kemi humbur Fejzullahin, pasi është një lojtar me cilësi shumë të mirë dhe mbi të gjitha një djalë i shkëlqyer. Për fatin tim të mirë kam shumë alternativa në skuadër dhe jam i qetë për atë do ta zëvendësojë Fejzullahin në ndeshjen ndaj Kukësit. Batha do të luajë dhe do të jetë kapiteni ynë. Adorjan? Mendoj do të jetë i gatshëm pasi i vetmi problem i tij është që ka ndierë lodhje pas ndeshjes së Kupës. Stafi mjekësor ka monituruar me kujdes gjendjen e tij dhe besoj që do të luajë përballë Kukësit. Si Sukaj ashtu edhe Cani janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për Partizanin, jam i kënaqur që Cani po fiton pak nga pak formën e tij më të mirë. Ai është i gatshëm për këtë sfidë”.

Në fund Iuliano thuri elozhe për skuadrat e kampionatit shqiptar, ndërsa bëri edhe një koment për repartin e mbrojtjes që në dy sfidat e para zyrtare të sezonit ka futur ujë.

” Kampionati shqiptar është më i fortë sesa unë e imagjonoja ka skuadra shumë të mira dhe për këtë jam i kënaqur, sepse konkurenca është fortë rrit gjithmonë nivelin e futbollit. Gabimet në mbrojtje? Është e vërtetë që mbrojtja ka qenë pika më e fortë e Partizanit në vitet e fundit dhe në dy ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës kemi pësuar 4 gola, por më shumë sesa gabime të repartit difensiv kanë qenë gabime individuale, por duhet të përmirësohemi edhe në mbrojtje kjo është e sigurtë”.
 
View attachment 1068

Daja: Kampionati më i rëndësishëm se E. League
Objektivi kryesor i Skënderbeut është Kampionati sepse nëpërmjet ecurisë pozitive në Kategorinë Superiore, skuadra mund të bëjë një rrugëtim të suksesshëm edhe në Europë. Tre ditë pas transfertës së vështirë të Kievit, trajneri i bardhekuqve, Ilir Daja duhet të mendojë për duelin e javës së dytë kundër Kamzës duke e pranuar se ky 90 minutësh është shumë i rëndësishëm për djemtë e tij.

“Të gjithë e kei të qartë që objektivi jonë priar është kampionati. Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë të mirë në Kiev. Stadiumi i Kamzës do na duket më i mirë se ai i Kievit sepse objektiv kei titullin dhe do jetë një luftë e gjatë në 36 javë. Pres të bëjmë të njëjtën gjë me Kamzën”.

Kalendari i ngjeshur e detyron trajnerin kryeqytetas të mendojë për rotacionin, por ai shton se veprimet në këtë drejtim duhet të jenë të kujdesshme për të ruajtur ekujlibrat e skuadrës.

“Do fillojmë rotacionin që këtë javë. Rikthehet Nimaga por mungojnë Osmani dhe Jashanica. Duke parë ngarkesën e ndeshjes jemi të detyruar të bëjëm rotacion pa pridhur ekujlibrat në lojë dhe cilësinë e lojës. Në Europë do të kenë prioritet ata lojtarë që nuk kanë shumë minuta për të promovuar sa më shumë lojtarë”.

Në vijim të intervistës dhënë për Supersport, Daja e pranon se Skënderbeu është bërë një skuadër më e pjekur me kalimin e viteve dhe ai nuk përjashton as surprizat në Europa League.

“Në fazën eliminatore të Europa League nuk kemi bërë shumë llogari gjatë ndeshjeve. Kemi luftuar ballazi me cdo kundërshtar për të parë se ku mund të shkojmë në këtë lloj kometicioni. Nëse do të luajmë si grup i vetëm mund të bëjmë edhe dicka të paparashikuar”.

Në filozofinë e tij, Daja ka në themel punën dhe rolin e tij në mekanizmat drejtues të skuadrës. Kontrata është një çështje që për numrin 1 të stolit të Skënderbeut ka pak vlerë nëse nuk plotësohen kushte të tjera për të vazhduar bashkëpunimin me një klub.

“Me një klub me lidh projekti dhe jo kontrata. Në pjesët teknike kërkoj të kem një lloj ekskluziviteti dhe kur e ndiej që nuk jam në pozicionin e duhur edhe mund të tërhiqem, por për kontratën mund të flasë presideënti edhe pse është ende herët”.
 
Ante Hrkac: Më ka habitur futbolli shqiptar!
Teuta e Durrësit u riformatua thuajse plotësisht gjatë merkatos së verës, duke afruar lojtarë të shumtë jo vetëm nga kampionati shqiptar. Të përzgjedhurit e stafit teknik rezultuan të goditura, me Maganin që në dy ndeshjet e para të Superiores u besoi në formacionin titullar katër lojtarëve të huaj. Njëri prej tyre është boshanjaku Ante Hrkac, i cili nuk ngurron ta thotë se impakti i parë me futbollin shqiptar për të ka qenë shumë pozitiv.

“Jam i impresionuar nga futbolli shqiptar pas dy javëve të para të kampionatit. Kam kuptuar që vëmendja e mediave është shumë e madhe. Me ka bërë shumë përshtypje stadiumi i Shkodrës, ku ne fituam kundër Vllaznisë. Një ambinet i mrekullueshëm për të luajtur futboll. Kam mundur të ambientohem në një kohë shumë të shkurtër kështu që cdo gjë për momentin është shumë pozitive.”

Mesfushori 25-vjecar është mjaft i qartë për objektivat e Teutës, që kryeson e vetme kampionatin me 6 pikë të plota. Më këtë organikë që ka Teuta, Hrkac beson te pjesëmarrja në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

“Drejtuesit e klubit kanë ambicie të mëdha dhe na kanë vënë si objektiv pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Në dy javët e para kemi arritur të marrim pikë të plota dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër vecse të ruajmë vazhdimësinë e rezultateve. Kemi një skuadër cilësorë që mund të bëjë gjëra të mëdha deri në fund të kampionatit.”

Nga objektivat afatgjatë, te përballja e radhës me Flamurtarin në “Niko Dovana”, ku Hrkac fton tifozët të jenë në stadium, për të dhënë kontrobutin e tyre në arritjen e një tjetër rezultati pozitiv.

“Flamurtarin e presim në shtëpinë tonë dhe nëse do të luajmë si në dy ndeshjet e para të kampionatit besoj se do të arrijmë të marrim tre pikë. Nga ekipi i Flamurtarit njoh tre lojtarë qw kanw luajtur nw Bosnje Hercegovinw, që janë shumë cilësorë, por mendoj se në fund të 90 minutave do të gëzojmë ne. Shpresoj që të kemi edhe një mbështetje më të madhe të tifozëve tanë, falë edhe fitoreve që kemi arritur në dy takimet e para.”

View attachment 1310
 
FSHF, Vendimet e Komisionit te Disiplines
1. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër FC “Flamurtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

2. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

3. KF “Tomorri”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Bylis”, në bazë të nenin 65/2 të KDS, dënohet me anullimin e rezultatit të ndeshjes dhe me humbjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 në ndeshjen me KF “Bylis”.

4. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Lushnja”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë..

5. KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Turbina” , në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

6. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Iliria”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50 %.

7. KF “Laci”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Luftëtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

8. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ne ndeshjen kundër KF “Kukësi”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
 
FOTO/ Shihni si ndryshon renditja e Superligës pas javës së tretë
19:46, 24/09/2017
Java e tretë e Superiores është mbyllur me ndeshjen Teuta-Flamurtari, e fituar nga vlonjatët me rezultatin 1-2, shkruan SYRI.net.

Humbja e durrsakëve i shkon për shtat Skënderbeut dhe Kukësit, të cilët tashmë kanë marrë të dy bashkë kreun renditjes me nga 7 pikë.

Surprizë është pozicioni i Partizanit, i cili ndodhet në fund me vetëm 1 pikë, aq sa ka dhe Lushnja debutuese, por të kuqtë kanë golavarazh më të dobët, teksa ende nuk kanë shënuar asnjë gol.

auto_Renditja_e_Superiores1506275264.png
 
Zhgenjim total nga Partizani qe ka shpenzu gjith ato lek kete vit e duke marr shume lojtare.Skenderbeu me duket vite drite larg nga cdo ekip tjeter shqiptar dhe i vetmi ekip futbolli i vendit tone qe nga organizimi te jep pershtypjen e nje ekipi europian.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.