Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

KATEGORIA SUPERIORE

Perpos te gjithave me vjen keq per Tiranen...ska me lezetin e nje derbi!
 
Shume e vertete,fatkeqesisht ra viktime e pazarve qe behen rendomnte ne kampionatin shqipetar
 
me aq pak sa e shoh superioren, 1-2 ndeshje ne sezon te Partizanit meqense me ate bej tifo, mendoj qe asnje ekip tjeter nuk funksionon si Skdenderbeu.
Eshte demostrimi me i mire se si futbolli nderthuret me biznesin, partizani ne vend te forcohet eshte dobesuar me shpenzime boshe dhe merkato pa ide.
 
Tabela pa Tironen... pa lezet.
 
View attachment 1541

Kukësi, dëmtimi i Shametit, jo serioz
Frymëmarrje lehtësimi te Kukësi. Fitorja me Lacin ju kushtoi jo pak verilindorëve duke qenë se Ylli Shameti la fushën në pjesën e parë i dëmtuar ndërkohë që probleme ka shfaqur edhe portieri Enea Kolici. Dy pika kyce te kampionët sidomos po të merret parasysh se impenjimi i radhës ofron edhe shkallën maksimale të vështirësisë, me kampionët që presin në Zeqir Ymeri Skënderbeun, skuadrën më në formë të momentit. Gjithsesi për sa i përket mbrojtësit Ylli Shameti lajme të mira vijnë për Milinkovic nga infermeria me mbrojtësin që ka kryer rezonancën magnetike rezultatet e së cilës kanë evidentuar se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz në ligamente, cka do ta mbante Shametin për një kohë relativisht të gjatë jashtë fushe.

Pas ekzaminimeve të fundit tani te Kukësi madje janë optimistë se mbrojtësi mund të jetë gati që për sfidën me Skënderbeun, dicka që gjithsesi mbetet për t’u parë me Shametin që tanimë është në garë me kohën duke djegur etapat për të qenë në fushë në përballjen me skuadrën korcare të hënën e ardhshme. Për sa i përket Kolicit portieri ka ndjerë dhimbje ën thembër pas ndeshjes me Lacin por situata e portierit qëndron dnryshe pasi te Kukësi besojnë se me disa ditë pushim, gardiani i portës do të mund të jetë gati për Skënderbeun, natyrisht duke evituar sfidën e Kupës në mesjavë me Egnatian, ku Kukësit i duhet të përmbysë disfatën 1-0 të ndeshjes së parë, në një takim ku mungesa e Kolicit i hap dyert e formacionit titullar Stivi Frashërit.
 
FSHF, Vendimet e Komisionit te Disiplines
KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës, në bazë të Nenit 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 200,000 (dyqind mije) Leke dhe në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljes të përshkallëzohen dënimet disiplinore.

2. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200,000 (dyqind mije) Leke dhe në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljes të përshkallëzohen dënimet disiplinore.

3. K.F Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3b) të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) leke dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 136/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

4. K.F Naftëtari, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur kore ofenduese, do të përshkallëzohen masat disiplinore.

5. F.K. Tomorri, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur kore ofenduese, do të përshkallëzohen masat disiplinore.
 
Bravo. Supergol sowe
Super ne forme shehu☺
 
Java qè lamè pas e 6. Ishte java e arbitrave, kontestimeve dhe pakenaqesive te trajnerève.
 
Skënderbeu mbërrin në Beograd, masa të rrepta sigurie!


Skënderbeu mbërriti në orët e para të mëngjesit në Beograd për sfidën e kësaj të enjteje me Partizanin e Beogradit e vlefshme për grupet e Europa League. 3 vjet pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, pritja e një skuadre shqiptare në Beograd ishte sërish nën masa të rrepta sigurie dhe pse këtë herë mungonin forcat ushtarake, një ogur i mirë se ndoshta do të ketë një klimë më pozitive dhe gjithcka do të vendoset brenda katërkëndëshit të lojës. Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, udhëtuan drejt Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korcar në kryeqytetin e Serbisë. Në aeroport u vunë re forca të shumta policore, ndërsa ekipi u shoqërua drejt hotelit gjatë gjithë rrugës nga policia vendase. Skuadra është akomoduar në hotelin, “Crowne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie. Sa i përket takimit, për ndeshjen e së enjtes janë instaluar 90 kamera sigurie dhe janë angazhuar 700 policë që do të ruajnë rendin dhe do të ofrojnë sigurinë në stadium, ndërsa klubi i Partizanit u ka bërë disa herë thirrje tifozerisë së tij, që të evitojnë koret raciste dhe të respektojnë kundërshtarët, ashtu sic bënë ata në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.


[View attachment 3284 View attachment 3285 View attachment 3286 View attachment 3287
 
Starova: Moxhi ma besoi stolin, tani objektivi është Kupa

starova.jpg


http://supersport.al/starova-moxhi-ma-besoi-stolin-tani-objektivi-eshte-kupa/#respond

Sulejman Starova e ka të qartë që në rikthimin e shtatë në stolin e Partizanit nuk do ta ketë të lehtë. Problem në stërvitjen e parë të trajnerit ishte vonesa prej afro një ore e seancës, pasi fushat në kompleksin në Kamëz ishin të zëna. Megjithatë si një prej njohësve më të mirë i të kuqve, 61-vjeçari e di mirë se çfarë kërkohet: te legjenda duan trofe dhe ecuria larg prishmërive në fazën e parë të kampionatit duket se ka ridimensionuar objektivat. Tashmë synohet Kupa dhe ngushtimi i diferencës nga kryesuesit në Superiore.

Objektivat janë ato që dihen, por tashmë objektivi ynë konkret është Kupa e Republikës dhe pastaj të fitojmë sa më tepër pikë në këto tre faza, pasi kampionati ynë tani do të nisë, për të synuar të ngjitemi sa më lart nga kundërshtarët dhe për ta ngritur emrin e Partizanit aty ku e takon.

Trajneri foli për rikthimin në skuadër dhe për atë çfarë u ka kërkuar lojtarëve, pasi, sipas Starovës, kampionati i vërtetë i Partizanit nis tani.

Kthimi im te Partizani është një detyrim, pasi nuk isha jashtë klubit. I bëra thirrje skuadrës që ta harrojë fazën e parë, pasi kemi përpara një kampionat të ri. Me kokën të ulur edhe duke punuar, që të hyjmë si ushtarë në fushë dhe të dalim si gjeneralë, sic thoshte Loro Boriçi. Me entuziazëm dhe të bashkuar duhet ta kalojmë në mënyrë urgjente këtë situatë. Nuk ka dyshim që skuadra do të përforcohet në janar, por në harkun e këtyre tri fazave duhet të jemi të durueshëm, pasi kthesa nuk bëhet në mënyrë rrënjësore.

Marrëdhënia me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Luciano Moggi është një tjetër temë interesante, pas kritikave të mëparshme të Starovës për përforcimet jo në nivelin e duhur gjatë meratos së verës.

Kam fjalët më të mira për Moggin, pasi kandidatura e tij isha vetëm unë. Për këtë e falënderoj, në kuptimin që ato kritikat e mia të mëparshme e kanë bërë ikonën e futbollit uitalian dhe botëror që të punojë në këtë mënyrë, që njeriu kur gabon ta kuptojë. Nuk ka gabuar vetëm ai, por është gabuar në mënyrë zinxhir. E kemi thënë që nuk jemi të kënaqur nga përforcimet, pasi skuadra e vjetshme ishte “de facto” kampione, edhe pse jo “de jure”.



Në fund edhe një mendim për Iulianon, që sipas Sulejman Starovës te Partizani ka punuar mirë, por u penalizua nga koha e shkurtër për të njohur futbollin shqiptar dhe lojtarët.



Iuliano jam i bindur që është trajner i mirë. Ka pasur një eksperiencë fantastike si lojtar në një prej skuadrave më të forta në botë. Nuk është i pari Iuliano që nuk ka rezultate, por ky është një fenomen i të gjithë trajnerëve të huaj që vijnë në Shqipëri, sepse në dy muaj nuk mjafton koha të njohin futbollin këtu, të njohin të gjithë lojtarët dhe kundërshtarët. Kjo është arsyeja që nuk kishte rezultatet e duhura, pasi skuadra është stërvitur mirë dhe ka disiplinë.
 
Partizani ska per te pas kurre ekip serioz nese vazhdohet kshu.....duhet ndjek shembulli i skenderbeut
 
Rikthimi i 7 i Staroves ne kete ekip, jane bere si mos me keq.
 
5 trajnerë të larguar në vetëm një fazë, Kamza “macja e zezë”

FB_IMG_1502790437183.jpg



5 “koka” trajnerësh në 9 javët e para të kampionatit. Ka mjaftuar faza e parë e Kategorisë Superiore që gjysma e teknikëve të cilët nisnin këtë sezon të mernin valixhet për të lënë skuadrat respektive. Ka rezultuar i pamundur vazhdimi i aventurës për Stavri Nicën te Laçi, Armando Cungun te Vllaznia, dyshen Curbello-Fernandez te Luftëtari, Artan Banon te Lushnja, e së fundmi dhe Mark Iulianon te Partizani. 5 trajnerë të larguar në 9 javë në një kampionat me 10 skuadra është padyshim një statistikë që konfirmon se durimi është një virtyt ende jo shumë popullor në Shqipëri, edhe pse nuk bëhet fjalë vetëm për trajnerë të shkarkuar por edhe dorëheqje. Gjithcka e lidhur me rezultatin dhe konfirmimi vjen nga fakti se duke përjashtuar Laçin, kanë reziztuar vetëm trajnerët skuadrat e të cilëve renditen në 5-shen e parë të klasifikimit. Mund të ishin edhe më shumë, me Maganin që bëri prapakthehu pas dorëheqjes publike vetëm falë këmbënguljes së presidentit të Teutës Hysenbelliu, ndërsa askush nuk mund të thotë se çfarë do të kishte ndodhur me Milinkovic në rast se do të kishte humbur në Vlorë me Flamurtarin. E kotë të bësh parashikime se cili nga trajnerët aktualë do të arrijë t’i festojë Krishtlindjet në detyrë, por mjaft interesant është fakti se nga 5 trajnerët e larguar, 3 prej tyre janë viktima , sigurisht në thonjëza të Kamzës. Kështu ishte humbja me skuadrën e ngjitur këtë vit në Superiore që i vuri fjalën fund aventurës së teknikëve uruguajanë te Luftëtari, sërish një humbje me Kamzën rezultoi fatale për Armando Cungun që pas asaj disfate dha dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë, ndërkohë që ishte sërish Kamza që surprizoi me Partizanin duke derdhur Kupën për Mark Iulianon. Statistikë interesante ajo e skuadrës së Ramadan Ndreut, sfidën e radhës në kampionat e kanë me Kukësin, një motiv më shumë për Milinkovic për t’i patur frikë.
 
lena.jpg


http://supersport.al/lena-largohet-zyrtarisht-nga-teuta-gjoka-e-do-te-vllaznia/#respond
Nijas Lena dhe Teuta janë ndarë zyrtarisht. Kapiteni i durrsakëve ashtu siç u paralajmërua dhe nga Supersport i dha fund aventurës së tij me “Djemtë e Detit”, pas një faze të parë problematike për ekipin durrsak. Lena, që firmosi me Teutën në verë, pritej të arrinte objektiva të rëndësishëm me klubin bregdetar, por rezultatet nuk ishin ato që priteshin dhe përveç trajnerit Magani, që u zëvendësua nga Stavri Nica, u përfol se do të largoheshin dhe disa lojtarë, mes të cilëve dhe Lena. Me durrsakët, Lena luajti 15 ndeshje nga 16 të zhvilluara në Superiore, duke shënuar dhe dy gola, një përballë Kukësit në humbjen 4-2 dhe një tjetër në fitoren 2-1 me Luftëtarin. Gjithsesi, ofertat nuk mungojnë për 31-vjeçarin, teksa disa klube të superligës kosovare kanë shfaqur interes për të, por gjithashtu edhe Vllaznia nga Kategoria Superiore. Nëse do të zgjidhte për të vazhduar karrierën e tij te shkodranët, Lena do të bashkohej me ish-trajnerin e tij te Kukësi, Ernest Gjoka, megjithatë diçka më tepër sa i përket të ardhmes së mesfushorit do të mësohet në ditët e para të janarit.
 
U përfol për largimin e drejtorit sportiv të Partizanit, Preiti sqaron të vërtetën
View attachment 6713

Antonelo Preiti mbetet një nga drejtuesit e skuadrës, i cili përbën lajm me mospraninë e tij në stërvitje.Shpesh është aluduar për një largim të mundshëm që pas shkarkimit të trajnerit Iuliano dhe largimeve në masë të prurjes së verës. Drejtori sportiv mbetet një nga drejtuesit më të rregullt në ndjekjen e përgatitjeve të ekipit dhe i pranishëm ka qenë edhe dje.Para seancës së djeshme, me shaka Preiti u shpreh: “Jam këtu, kështu që nuk ka dyshime për ju të medias”.
 
Partizani konfirmon sulmuesin nga Maqedonia, nis stërvitjen edhe Fejzullahu
View attachment 6714\
Ashtu siç lajmëroi “Panorama Sport”, sulmuesi nga Maqedonia Emran Ramadani, është zyrtarisht lojtar i Partizanit. 25-vjeçari nga Tetova, iu bashkua të kuqve në stërvitje dhe u vu menjëherë nën urdhrat e trajnerit Starova.Ramadani është një sulmues që luan në të dy krahët, por përshtatet edhe në qendër të këtij reparti. Për 5 sezonesh ai ka qenë pjesë e Renovës, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar edhe me Shkëndijën e Tetovës, si dhe Hajduk Kulën, në kampionatin serb.Stërvitjen klubi i kuq e ka zhvilluar në orën 5 e 30 në Pezë Helmes, ku me skuadrën ka nisur stërvitjen edhe mbrojtësi Arbnor Fejzullahu, i cili prej shumë kohësh ishte i dëmtuar.Një tjetër risi në stërvitjen e sotme të “demave” ka qenë edhe talenti shkodran Senad Hysenaj, i cili ka qenë pjesë e Vllaznisë B.
View attachment 6715
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.