Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

KATEGORIA SUPERIORE

UEFA nis hetimin mbi dosjen Skënderbeu, kërcënohen me jetë inspektorët




Dosja Skënderbeu merret zyrtarisht nën hetim nga ana e UEFA-s, që këtë të premte nëpërmjet një lajmërimi në faqen e saj ka bërë të ditur se ka nisur proçedurën për vërtetimin e fakteve të paraqitura së fundmi nga ana e dy inspektorëve të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës pranë saj. Në deklaratën e publikuar Uefa ka theksuar se hetimi bazohet kryesisht në të dhënat e mbledhura nga BFDS, që është sistemi që zbulon ndeshjet e trukuara. Sipas asaj që sqarohet në komunikatën e UEFA-s nga të dhënat e reja të marrë nga sistemi BFDS, Skënderbeu dyshohet se është dhe më tepër i përfshirë në trukimin e ndeshjevee dhe për këtë shkak Uefa mund të ndërmarrë një dënim më afatgjatë ndaj klubit korcar. Gjithashtu në komunikatën e Uefa-s bëhet e ditur se inspektorët që janë marrë me këtë çështje kanë marrë kërcënime anonime me vdekje duke sqaruar gjithashtu se këto veprime nuk do të frikësojnë askënd dhe se personat e përfshirë në hetim kanë mbështetjen e plotë të qeverisë së futbollit europian. Madje UEFA ka publikuar dhe një mesazh mbështetës nga ana e presidentit, Aleksander Ceferin i cili ndër të tjera shkruan: “Ne nuk do të lejojmë që persona të stafit të UEFA-s që po merren me këtë çështje, apo me çështje të tjera, të jenë subjekt kërcnimi nga palë të treta dhe ata kanë mbështetjen e plotë të organizatës dhe timen personalisht – përfundon mesazhi i presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin. Me datë 7 shkurt 2018, dy inspektorë të UEFA-s dorëzuan pranë zyrave të qeverisë së futbollit europian një kërkesë për dënimin 10 vjeçar të klubit të Skënderbeut, për shkak të përfshirjes së këtij të fundit në trukimin e ndeshjeve.
 
View attachment 8197
KATEGORIA SUPERIORE - JAVA 20

FK PARTIZANI – KF KUKESI

E HENE 19 SHKURT ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”
 
Gavazaj: I lumtur për fitoren, komplimentova Asanin

View attachment 8734


Enis Gavazaj ishte futbollisti më i mirë i sfidës mes Skënderbeut dhe Partizanit, që u vendos nga autogoli i Gojkoviç. Sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit, ishte nga më të lëvizshmit te korçarët, duke u shndërruar në një problem për Partizanin.
“U munduam të japim më të mirën tonë dhe të zbatojmë detyrat që na kishte dhënë trajneri, por Partizani u mbrojt vërtetë shumë mirë, duke dubluar pozicionet. Mendoj se kundërshtari bëri një ndeshje mjaft të mirë, por nuk pati fat, për të marrë më shumë”, u shpreh Gavazaj.
Skënderbeu mori një tjetër 3-pikësh, pavarësisht problemeve që ka skuadra jashtë fushës së lojës. Gavazaj vlerëson se kanë qenë lojtarët me eksperiencë ata që kanë kthyer qetësinë në ekip, ndërsa tregoi se komplimentoi edhe Asanin e Partizanit.
“Asani është një lojtar që lëviz shumë mirë dhe sot e urova për lojën që zhvilloi. Problemet kanë ndikuar shumë pak te ne dhe kjo falë lojtarëve më me eksperiencë të skuadrës, që na kanë mbajtur të përqendruar dhe jashtë këtyre problemeve”, tha Gavazaj.
 
Gavazaj: I lumtur për fitoren, komplimentova Asanin

View attachment 8734


Enis Gavazaj ishte futbollisti më i mirë i sfidës mes Skënderbeut dhe Partizanit, që u vendos nga autogoli i Gojkoviç. Sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit, ishte nga më të lëvizshmit te korçarët, duke u shndërruar në një problem për Partizanin.
“U munduam të japim më të mirën tonë dhe të zbatojmë detyrat që na kishte dhënë trajneri, por Partizani u mbrojt vërtetë shumë mirë, duke dubluar pozicionet. Mendoj se kundërshtari bëri një ndeshje mjaft të mirë, por nuk pati fat, për të marrë më shumë”, u shpreh Gavazaj.
Skënderbeu mori një tjetër 3-pikësh, pavarësisht problemeve që ka skuadra jashtë fushës së lojës. Gavazaj vlerëson se kanë qenë lojtarët me eksperiencë ata që kanë kthyer qetësinë në ekip, ndërsa tregoi se komplimentoi edhe Asanin e Partizanit.
“Asani është një lojtar që lëviz shumë mirë dhe sot e urova për lojën që zhvilloi. Problemet kanë ndikuar shumë pak te ne dhe kjo falë lojtarëve më me eksperiencë të skuadrës, që na kanë mbajtur të përqendruar dhe jashtë këtyre problemeve”, tha Gavazaj.
ujku kosovar qe luan per korcen super ujk
 
Keta jan ATO !! Grupimi qe nuk e njohin largesine , transferten , motin apo rrezikun per 1 fanelle , 1 IDEAL , dhe gjakun qe rrjedh neper vena , per seder e karakter !! LACI vs FK-PARTIZANI 0-3View attachment 12050
 
Jo vetëm Kristal Abazaj, por edhe Sindrit Guri duket se do të vijojë karrierën e tij në Belgjikë. Sulmuesi shkodran i Kukësit, në një intervistë dhënë për të përditshmet sportive në Shqipëri, ka konfirmuar dëshirën për të luajtur në kampionatin belg, pavarësisht ofertave të ndryshme nga kampionate të ndryshme europiane.
“Dëshira ime dhe besoj edhe destinacioni përfundimtar do të jetë kampionati belg, ku kam disa oferta nga klube të ndryshme”, deklaroi Guri.
Nën zë thuhet se menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qormehmeti po punon për të përfunduar transferimin e sulmuesit shkodran në Belgjikë, ndërsa paraprakisht besohet se është Genti skuadra që ndodhen në ‘pole’ për të marrë shërbimet e tij.
Sindrit Guri po spikat në Kategorinë Superiore këtë sezon, ku veçanërisht në fazën e dytë, është bërë lider i Kukësit, duke udhëhequr skuadrën e Pacult drejt sukseseve.
 
View attachment 14315
Goli i portierit të Teutës, Shpëtim Moçka ndaj Partizanit u kthye në një simbol të këtij edicioni në Kategorinë Superiore. Një prej episodeve më të veçantë edhe në rang ndërkombëtar, ashtu si Brignoli i Beneventos kishte realizuar në portën e Milanit në Serinë A.
Ishte 4 marsi 2018, ndërsa dy muaj më pas, Partizani do të ketë sërish përballë Teutën dhe Moçkën. Kundërshtarë që në historinë e afërt janë kthyer në makth për të kuqtë, të cilët vijnë pas një tjetër sezoni me ulje dhe ngritje, por ku shanset drejt Europës janë reale.
Në përballjen e fundit, goli i Moçkës vulosi largimin e Sulejman Starovës nga stoli i kryeqytetasve, pak muaj pasi trajneri zëvendësoi Mark Iulianon, ndërsa posti iu besua Klevis Dalipit. Ai episod shërbeu si një shans për teknikun aktual të të kuqve, që tashmë duhet të marrë masa speciale për të frenuar edhe portierin kundërshtar.
Edhe përballë Kamzës, Moçka ishte vendimtar me devijimin e tij nga goditje këndi, që u shndërrua në golin e barazimit final 3-3 nga Amadu Latif. Rreziku mbetet real dhe përsëritja e një tjetër goditje me kokë mund të peshojë negativisht në bilancin e trajnerit Dalipi në fund të sezonit.
Gjithashtu Teuta nuk është rivali më komod për Partizanin, prej historisë, por edhe për vetë momentin që skuadra po kalon. Dy humbjet e fundit dhe barazimi ndaj Lushnjës së rënë nga kategoria kanë ndikuar në gjendjen psikologjike të të kuqve.
Sfida e fundit në ‘Selman Stërmasi’ me Teutën, u vendos nga goli i Bathës në minutën e 4-t shtesë, ndërsa në sezonin 2015-2016, durrsakët kanë fituar dy herë në kryeqytet.
Të gjithë këto elementë, edhe fakti që djemtë e detit kërkojnë pikë mbijetese i bëjnë një kundërshtar për t’u pasur frikë. Por, te Partizani e kanë të qartë që Europën nuk ta fal askush, ajo duhet fituar në fushë.
 
Vllaznia po na befason kete sezon. Aktualishte Shkodranet jane ne vendin e pare me 10 pike. Te shohim vazhdimin nese do ecin me kete ritem pikesh..
 
Derbi i kryeqytetit sot ne oren 18:00

Tirana VS Partizani

Hajde te bejm pak sherr ktu mqs ne stadium nuk ikim dot
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.