Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Keni ftohte edhe kur është ngrohtë?

P

Pansophia

Guest
44961

Gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojmë dhe shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë celsius dhe me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar shëndetin. Gjithashtu i ftohti shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe përshpejtim të ritmit të zemrës.

Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët dhe duart mund të ngrijnë. Përpos të gjitha këtyre që përmendëm ka disa persona që kanë më ftohtë se të tjerët, kjo ndodh se këta persona mund të jenë prekur nga sëmundje të ndryshme si, sëmundja e anemisë, e veshkave, tiroidja, anoreksia, gripi, alkooli.

Vuani nga anemia
Anemia shfaqet kur organizmi nuk përmban sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen aty ku ka nevojë. Mungesa e rruazave të kuqe të gjakut do të shkaktoj plogështi, dobësi, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ndjeshmëria e lartë ndaj të ftohtit është gjithashtu një nga simptomat dhe manifestohet kryesisht tek duart dhe tek këmbët.

Tiroidja
Në rastin kur tiroidja nuk arrin të krijoj mjaftueshëm hormone, ju do të jeni tepër të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Në këto raste mund të përballeni edhe me dhimbje gjymtyrësh, përtharje të lëkurës dhe shtim në peshë.

Simptomat e tiroides duan vite të tëra të manifestohen plotësisht. Ky problem me tiroiden mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera të fshehura dhe zakonisht mjeku mund të rekomandojë marrjen e hormoneve për të zëvendësuar ato që trupi nuk arrin të prodhojë.
Sëmundje të veshkave

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave. Kjo e fundit ul temperaturat e trupit dhe nxit shfaqjen e problemeve të tjera.
Sëmundjet e veshkave kanë lidhje dhe me aneminë që ju bën që të keni ftohtë edhe kur jashtë është ngrohtë.

Anoreksia nervore
Ky çrregullim ushqimor është i dëmshëm për organizmin. Mungesa e yndyrës në organizëm ju bën më të ndjeshëm ndaj të ftohtit sidomos në zonën e këmbëve dhe duarve.

Gripi
Shkaktohet nga një virus e cila pushton të gjithë organizmin, përfshirë hundën, fytin dhe mushkëritë.

Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë të lartë por edhe me ethe në të njëjtën kohë. Ju mund të përjetoni dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kollë dhe dobësi.

Alkooli
Alkooli mund t’ju ngrohë por ngrohja është momentale. Me pirjen e tij, temperatura e trupit vazhdon e bie dhe pjesa e trurit që rregullon temperaturën çoroditet tej mase. rd.al



 
Para nja një muaji hëngra një të ftohtë... po për fajin tim, se nuk u vesha trashë.
Atë mëngjes frynte shumë erë dhe unë nuk e dija që do të punoja jashtë.
Krahu i majtë, ai nga frynte era, ngriu, m'u bë me miza...
U futa brenda në të ngrohtë, nja 5 minuta, e shkriu...
 
Jam tip qe se duroj dot te ftohtin:
Nese e keni vu re edhe ne foto qe un vishem shm trash brrrrrrr.
 
Paskan harruar menopauzën.

Rregullimi i temperaturës kontrollohet nga gjëndrra e hipofizës, e cila është një gjëndër e vogël që qëndron në tru dhe kontrollon shumë procese të trupit. Gjatë menopauzës, gjëndrra e hipofizës gabimisht beson se femra ka të ftohtë dhe për këtë arsye rrit nxehtësinë.

Ja pra ilaçi natyral. Duhet durim ?
 
Kembet dhe duart i kam gjith te ftohta?
 
Kembet dhe duart i kam gjith te ftohta?
Shumica e veçanërisht femrave i kanë, për arsye të: qarkullimit të gjakut (shtypjes) së ulët, nga që kapilarët e gjakut janë shumë të ngushtë dhe sepse gishtërinjtë e duarve dhe këmbë janë më larg zemrës. ?
 
Shumica e veçanërisht femrave i kanë, për arsye të: qarkullimit të gjakut (shtypjes) së ulët, nga që kapilarët e gjakut janë shumë të ngushtë dhe sepse gishtërinjtë e duarve dhe këmbë janë më larg zemrës. ?
Po ne fakt un gjith kam shtypjen e ult dhe anemi
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.