Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Keni një fëmijë kokëfortë dhe rebel? Gëzohuni për këto arsye që na i tregon shkenca

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 27, 2017
Mesazhe
11,141
-640-0-5d372563dbbdc.jpg

Fëmijët kokëfortë mund të jenë një makth. Ndonjëherë, prindërit e kanë të vështirë ta kuptojnë pse ata i kundërshtojnë. Gjithsesi, ne do t’ju gëzojmë me një lajm të mirë sot-që tregon se fëmijët kokëfortë dhe rebelë kanë një anë pozitive. Sipas një hulumtimi të kryer nga ResearchGate, fëmijët më kokëfortë dhe rebelë kanë më shumë gjasa të bëhen të suksesshëm kur të rriten. Nëse edhe ju keni në familje një fëmijë më rebel se të tjerët, me siguri do t’ju interesojë ky studim:

Çfarë thotë shkenca për fëmijët rebelë?
Kur fëmijët fillojnë të studiojnë, ne besojmë se ata duhet të përmbushin disa pritshmëri; si për shembull të marrin nota të mira, të kenë sjellje të shkëlqyeshme, të jenë të bindur, të respektueshëm dhe të qetë, në mënyrë që të kenë një të ardhme premtuese. Ky studim, i cili ka përpiluar informacione që nga viti 1968, fillimisht është bazuar në një analizë të sjelljes së rreth 3,000 fëmijëve të moshave 8 deri në 12 vjeç dhe përfshin informata, masa edukimi, aspirata, statusi socio-ekonomik, sfondi familjar dhe një pyetësor rreth shkollës, aktivitetet e përditshme, ndjenjat, mendimet dhe zakonet e nxënësve.
-640-0-5d3725759ce00.jpg

Pas më shumë se 40 vite hulumtime, studimi tregoi se fëmijët të cilët zakonisht sfiduan autoritetin kishin një tendencë për të vënë në dyshim gjërat që ndodhën rreth tyre dhe për të menduar përtej kufijve që u krijuan për ta. Kjo u jep atyre një avantazh kreativ kur vjen puna te idetë e reja ose nisja e një biznesi. Ata që konsideroheshin rebelë, të pabindur, agresivë dhe kokëfortë ishin në gjendje të vendoseshin në pozita të rëndësishme brenda vendit të punës, duke fituar më shumë para se ata që kishin nota më të mira dhe ishin më të disiplinuar gjatë fëmijërisë së tyre.
-640-0-5d37258d852a5.jpg

Pra, nëse fëmija juaj është rebel dhe kokëfortë, gëzohuni paksa, pasi në të ardhmen mund të bëhet i suksesshëm.
Revista.Class.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.