Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kerofobia, frika e të qënit i lumtur

U

Universal

Guest
E keni provuar ndjesinë e diçkaje që duket shumë mirë për të qenë e vërtetë, dhe shihni se majft gjëra kanë ndodhur në favorin tuaj së fundmi dhe ju duket e dyshimtë?

Disa persona nuk mund ta kapërcejnë këtë ndjesi, dhe fati i tyre i mirë merr një kthesë të keqe në mendje. Njerëzit që kanë një neveri të paarsyeshme për të qenë të lumtur vuajnë nga sindromi që quhet Kerofobia (cherophobia). Ajo vjen nga fjala greke ‘chairo’ që do të thotë “unë gëzohem”. Në thelb ajo do të thotë se njerëzit kanë frikë të bëhen pjesë e çdo gjëje të lumtur.

Nuk janë aktivitetet e frikshme, por është frika se nëse e lëshon veten të jesh i lumtur, mund t’ju ndodh diçka e tmerrshme. Jo më kot ne shqiptarët përdorim një shprehje kur kalojmë një situatë me të qeshura pa fund, “na daltë për hajër”.

Kerofobia nuk përdoret gjerësisht dhe nuk ka një përcaktim të saktë, por është shfaqur si term në edicionin e fundit të Diagnostic Statistical Manual of Mental Disorders, që është burimi kryesor i diagnostifikimit të kushteve të shëndetit mendor. Por sipas Healthline, disa mjekë ekspertë e klasifikojnë kerofobinë si një formë ankthi.

Dikush që ka kerofobinë, ndoshta nuk është i trishtuar gjithë kohës, por thjesht shmang ngjarjet apo aktivitetet që i sjellin lumturi e gëzim.

Disa simptoma të kësaj, sipas Healthline janë:

Ankth kur jeni të ftuar në një mbledhje shoqërore

Anashkalimi i mundësive që mund të çojnë në ndryshime pozitive të jetës, me frikën se diçka e keqe do të ndodhë

Refuzoni të merrni pjesë në aktivitete “zbavitëse”.

Mendoni se të jesh i lumtur do të thotë se do të ndodhë diçka e keqe.

Mendoni se lumturia ju bën një njeri të keq, apo më të keq.

Beson se të tregosh lumturi është keq për ty, miqtë dhe familjen.

Mendoni se të përpiqesh të jesh i lumtur është humbje kohe dhe përpjekjesh.

Burimet e Kerofobisë janë nga më të ndryshmet. Për shembull, mund tju ketë ndodhur diçka e keqe pas një çasti lumturie, dhe mendoni se kështu mund të ndodhë sërish.
 
Eshte tip depresion negativ i paster ,kur cdo gje rreth nesh merre ngjyra gri. Nje situat e tille ka nevoj per ndjekje mjeksore psikollogjike.
Eshte situat kataklipsi,frike paniku.
 
Jane momente qe cdo kujt i ndodh dhe i ka ndodhur por gjithmone duhet te gjesh forcen per tu perballuar.
 
Unë mendoj që lumturia dhe ndjenja e të qenit të lumtur , është një vendim që e merr ti , e përcakton ti vetë , e gjitha në kokën tënde.
Është e vërtetë ai rrjeshti lartë < nuk e lëshon veten për të qenë i lumtur , sepse siguria , të qenit në territor të sigurtë , është shumë më e rëndësishme sesa të lëshosh veten në ato ujra.
Është shprehi më shumë , nuk do e lidhja me depresionin : /
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.