• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Këshilla për vajza gjatë menstruacioneve.

ANGELIQUE

D e e p 💎 /offline..
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,605
Likes
5,093
Location
The Dark side of Heaven
#1
Humbja e gjakut do te thote oksigjenim me te paket te qelizave te trupit, dmth lodhje me te madhe se zakonisht per te njejten pune. Patjeter ato dite duhet te hash me shume se zakonisht.

Mire është të:

1. Marresh hekur nga farmacia. Ka edhe prodhime me hekur dhe acid folik bashke, qe jane akoma me te mira. Kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do te te rendoje shume.

2. Hash ushqime qe permbajne shume hekur, si p.sh. mish te kuq (vici me mire, sepse ka me shume hekur se qengji dhe derri). Kush thote se mishi eshte antihigjenik, ka problem ne mendje. Ne jemi krijuar prej mishit dhe asnje gje tjeter nuk mundet ta zevendesoje ate.

Edhe vezet kane hekur, edhe groshet, edhe fasulet, por trupi nuk e thith hekurin e tyre aq lehte sa thith hekurin e mishit. Eshte gjetur se nga nje kokerr veze, e cila eshte e pasur me hekur, zorra jone arrin te thithe vetem 3% (!), ndersa nga nje thele mish 40%, sepse mishi ka hemosferine, ashtu sic ka edhe gjaku yne. Pra, mos bej prova me shendetin tend ato dite. Po nuk hengre mish, do kalosh ne anemi.

3. Pish nje gote portokall te shtrydhur: Para se te marresh hekurin apo para se te hash nje ushqim qe permban shume hekur. Portokalli ka shume vitamine C, e cila eshte e domosdoshme per thithjen e hekurit nga trupi.

4. Hash perime ngjyre jeshile , sepse permbajne acid folik, i cili gjithashtu ndihmon ne thithjen e hekurit nga trupi.

5. Te mos hash ne te njejtin vakt nje ushqim te pasur me hekur (p.sh. mish) me nje ushqim te pasur me kalcium (p.sh. qumesht ose djathe). Eshte vertetuar se zorra mundet te thithe ose hekur, ose kalcium. Nqs i ka te dyja ne te njejten kohe, nuk thith asnjeren plotesisht, plus qe te fryhet barku dhe vonesohet shume tretja.

6. Ha patjeter cokollate gjate menstruacioneve,sepse permban hekur dhe magnesium, ato gjera qe trupi i humbet me gjakun e ikur. Mjeket thone se cokollata pa qumesht (bitter) eshte shume me e ushqyeshme se ajo me qumesht. Sa me e erret te jete, aq me shume magnez permban.


Tani, ne lidhje me crregullimin e hormoneve, ky sjell si pasoje

1.ashpersimin e muskujve dhe 2. nervozitetin.
Keshtu p.sh. ke deshire te qash, te bertasesh apo edhe te godasesh ato dite. Kjo ndodh per shkak te progesteronit, nqs e mbaj mend. Kjo hormone eshte e domosdoshme qe te "irritoje" mitren (e cila eshte nje muskul i madh) qe te filloje tkurrjet. Mirepo e keqja eshte se irriton te gjithe sistemin nervor, per pasoje te gjithe muskujt e trupit si dhe anen emocionale.

Per te qetesuar sistemin nervor dhe muskujt, te keshilloj te pish:
1. Caj kamomili
2. Crataegus (nuk e di si i thone ne shqip kesaj bime. eshte nje bime qe mjeket e keshillojne kryesisht per zemren, por eshte e shkelqyer per qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor).
3. Rozmarine (rosemary ne anglisht).
Te treja keto bime kane disa veti te perbashketa. E para, rregullojne sistemin e qarkullimit te gjakut. Per pasoje, bejne te ndiejme me pak lodhjen dhe ndalojne dhimbjen e kokes. E dyta, qetesojne nervat kur ndjehemi te merzitur. E treta, qetesojne muskujt dhe mitren
.