Këta çifte të famshëm s’përputhen fare në horoskop, por dashuria s’njeh shenjë

Jetmira

🎵💙🎧
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
9,619
Location
Askund

Michelle dhe Barack Obama
Barack është Luan, ndërsa Michelle është Bricjap, të dyja shenja plot pasion dhe nismë. Por, shumicën e rasteve, nuk janë pasionantë për të njëjtat gjëra.
Luanët nuk planifikojnë, pasi u pëlqen të marrin iniciativë, pavarësisht rrezikut. Bricjapët nga ana tjetër vënë planet mbi të gjitha. Luanët dhe Bricjapët, zakonisht, nuk kanë të njëjtat synime dhe kur i kanë, ndjekin rrugë të ndryshme për t’i arritur. Për fat të mirë, Obama-t janë për mrekulli.

Jay-Z dhe -Beyonce
Jay dhe Beyonce kanë pasur vështirësi gjatë lidhjes dhe martesës, por i kanë superuar me sukses, edhe pse nuk përshtaten në zodiak. Beyonce është Virgjëresha, ndërsa Jay Shigjetari dhe këty dy shenja nuk bëjnë çiftin perfekt.
Një Shigjetar bën çfarë të dojë, kur të dojë, ku të dojë, ndërsa një Virgjëreshë është metodike, porsi Bricjapi dhe Demi. Të dyja shenjat përshtaten lehtësisht, por impulsiviteti i Shigjetarit me shumë mundësi e bezdis Virgjëreshën e kujdesshme.

Meghan Markle dhe Princ Harry
Edhe pse janë të martuar prej një viti dhe janë prindër të një djali, marrëdhënia e tyre është e çuditshme kur e analizon nga aspekti astrologjik. Meghan është Luan, ndërsa Harry është Virgjëreshë, shenja që rrallë përzihen bashkë.
Virgjëreshat janë të rezervuara, shumë herë më të rezervuara se Luanët që çmojnë vëmendjen dhe famën. Me shumë mundësi, Virgjëresha e mban Luanin me këmbë në tokë dhe Luani e bën Virgjëreshën të argëtohet pak.

David dhe Victoria Beckham
Çifti ideal i Hollyëood-it përbëhet nga një Dash si Victoria dhe një Dem si David, dy shenja gjithë vullnet dhe kokëfortësi.
Dashi është impulsiv dhe përherë optimist, ndërsa Demi i ngadaltë dhe i qëndrueshëm. Një Dem vërtet është i duruar, por jo aq sa për të përballuar një Dash. Sidoqoftë, katër fëmijë dhe 20 vite martesë flasin vetë.

Amal dhe George Clooney
Askujt s’ia merrte mendja se George, beqar i përjetshëm, do të martohej me Amal. Akoma më e pabesueshme u bë kur morëm vesh se George është Demi, ndërsa Amal Ujori. Porsi gjithë kombinimet shenjë ajri dhe toke, janë të papërputhshëm.
Demi është gjithnjë me këmbë në tokë, ndërsa Ujori i sheh gjërat nga një perspektivë e re gjithmonë. Demi i reziston ndryshimit, ndërsa Ujori është më progresisti i zodiakut. Por nëse Amal i ndryshoi mendjen për martesën, jemi të bindur se bashkë mund të bëjnë gjithçka.

Përshtatur nga Elite Daily.
(Anabel.Al)
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Top