Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kevin Carter, fotoreporteri që u vetëvra nga përgjegjësia e fajit pa faj

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Kevin Carter, fotoreporteri që u vetëvra nga përgjegjësia e fajit pa faj​



Kevin Carter, fotoreporteri që u vetëvra nga përgjegjësia e fajit pa faj


Kur kjo fotografi që fiksoi vuajtjet tragjike të urisë së Sudanit, u botua në New York Times, më 26 Mars të vitit 1993, reagimi i lexuesit ishte si një uragan dhe sigurisht jo të gjithë opinionet ishin pozitive. Disa njerëz thanë se Kevin Carter, fotoreporteri që bëri këtë foto, ishte ç’njerëzor, se ai duhej të kishte hedhur kamerën, për të vrapuar në ndihmë të vajzës së vogël. Polemikat morën një përshkallëzim më të madh, disa muaj më vonë, kur ai u nderua për foton me çmimin Pulitzer.

kevin-carter-vulture.jpg


Kjo foto dhe të tjera, që ai bëri për të pasqyruar botës fytyrën mizore të varfërisë dhe aparteidit në Afrikën e Jugut, e bënë të famshëm, por edhe fajtor. Ishte ndërgjegjja, e cila nën shiun vullkanik të opinionit publik, i hodhën mbi shpirtin e tij një barrë të rëndë dëshpërimi. Krimi i vetëm që ai kishte bërë ishte se duke rrezikuar jetën, kishte arritur të bënte me përgjegjësi dhe devotshmëri profesionale atë që dinte të bënte më mirë, punën e fotoreporterit. Ai arriti të bënte shkrepjet historike që e bënë të famshëm dhe fatkeq.

Cili ishte Kevin Carter, i cili u lind më 13 shtator 1960 në Johannesburg, Afrika e Jugut dhe vdiq më 27 korrik 1994 po në Johanesburg.

kevin-carter-darkroom.jpg


Carter u rrit në Afrikën e Jugut gjatë aparteidit. Ai u bë fotoreporter sepse ndjeu se duhej të dokumentonte trajtimin barbar, jo vetëm të zezakëve nga të bardhët, por edhe midis grupeve etnike, si ato midis Xhosas dhe Zulus.

Duke u bashkuar me vetëm disa fotoreporterë të tjerë, Carter do të hynte në veprim për të marrë fotografinë më të mirë. Një gazetë e Afrikës së Jugut e quajti grupin e fotoreporterëve me nofkën “Bang-Bang Club”. Në atë kohë, fotografët përdorën termin “bang-bang” për t’iu referuar aktit të daljes në qytetet e Afrikës së Jugut, për të pasqyruar dhunën ekstreme që ndodhi atje.

kevin-carter-bang-bang-club.jpg


Në fare pak vite, Kevin Carter pa vrasje të panumërta nga rrahjet, goditjet me thikë, të shtënat me armë dhe qaforet, një praktikë barbare në të cilën një gomë e mbushur me vaj vendoset rreth qafës së viktimës dhe i vihej zjarri.

kevin-carter-necklacing.jpg


Carter bëri një detyrë të veçantë në Sudan, ku shkrepi foton e famshme të shkabës. Ai kaloi disa ditë duke vizituar fshatra plot me njerëz të uritur. Gjatë gjithë kohës, ai ishte i rrethuar nga ushtarë sudanezë të armatosur që ishin atje për ta mbajtur atë të mos ndërhynte.
kevin-carter-in-action.jpg


Megjithëse ai u akuzua se nuk bëri detyrën e tij humane, askush nuk e pa që foshnja vdiq dhe është vetë imazhi që përgënjeshtron atë fat tragjik, të paktën pjesërisht, pasi 11-vjeçarja në foto, e cila quhej, Kong Nyong ka në dorën e djathtë një byzylyk plastik nga stacioni i trajtimit i Organizatës për Kombet e Bashkuara. Carter u kritikua për mosndihmën ndaj fëmijës dhe bota e konsideroi atë të vdekur edhe pse vetë Carter nuk e pa atë të vdiste, ai vetëm shkrepi foton dhe u largua. 18 vjet më vonë, në vitin 2011, një ekip gazetarësh udhëtuan në atë vend dhe arritën të konfirmojnë se fëmija i mbijetoi urisë por vdiq disa vite më vonë nga ethet

Histori alternative në lidhje me fotografinë tregohet nga fotoreporteri i Afrikës së Jugut, João Silva, i cili shoqëroi Carter në Sudan. Ky version është bërë publik në një intervistë me shkrimtarin dhe gazetarin Akio Fujiwara, të cilën japonezët e botuan në librin e tij “Djali që u bë postier”.

Sipas Silva, ai dhe Carter udhëtuan në Sudan me avionin e ndihmave të Kombet e Bashkuara dhe zbarkuan në Sudanin jugor më 11 mars 1993. Stafi i Kombeve të Bashkuara u tha atyre se do të niseshin për rreth 30 minuta, koha e nevojshme për shpërndarjen e ushqimit, kështu fotoreporterët kishin mundësi të endeshin brenda kësaj kohe për të bërë disa fotografi. Kombet e Bashkuara filluan shpërndarjen e misrit dhe gratë e fshatit lanë kasollet e tyre duke ju drejtuar avionit të ndihmave. João Silva shkoi për të kërkuar guerile, ndërsa Carter nuk u largua më shumë se disa metra nga aeroplani.

Sipas João Silva, Kevin Carter ishte mjaft i befasuar, pasi ishte hera e parë që ai pa një situatë reale urie, kështu që bëri shumë fotografi të fëmijëve të uritur. Silva gjithashtu filloi të bënte fotografi të fëmijëve në dysheme, që ishin duke qarë, foto të cilat nuk u botuan. Prindërit e fëmijëve ishin të zënë me marrjen e ushqimit nga ndihmat e ardhura, kështu që ata i kishin lënë pas dore fëmijët. Kjo ishte situata e fëmijës në foton e bërë nga Carter. Një shkaba ul pas fëmijës dhe Carter u afrua shumë ngadalë në mënyrë që të mos trembte shkabën, dhe bëri foton nga një distancë rreth 10 metra, por shkaba ishte jo më pak se 20 metra nga fëmija. Ai bëri gjithashtu edhe disa foto të tjera dhe u largua.
Dy fotografë spanjollë që ishin në të njëjtën zonë në atë kohë, José María Arenzana dhe Luis Davilla, pa e ditur për shkrepjen e Kevin Carter, bënë fotografi në një situatë shumë të ngjashme. Sipas tyre, të rrëfyer në disa raste, ajo ishte një qendër ushqimi dhe shkabat afroheshin në atë zonë për t’u ushqyer nga hedhurinat.

Shumica prej nesh ka probleme për të kuptuar se si Kevin Carter dhe pjesa tjetër e Klubit Bang-Bang e bënë këtë lloj pune ditë pas dite duke rrezikuar. Por rezulton se ajo u bëri dëm atyre, dhe në rastin e Carter, pati një precipitim fatal. Rituali ditor i Carter përfshinte kokainë dhe përdorim tjetër të drogës, i cili do ta ndihmonte atë të përballonte tmerret e profesionit të tij. Ai shpesh bisedonte për situatën e vështirë që po kalonte, me mikun e tij, Judith Matloff, një korrespodent lufte. Një prej atyre herëve Carter i kishte thënë se “do të fliste për fajin e njerëzve, që nuk mund t’i shpëtojë ndërsa ata ishin pjesë e makabritetit”. Ai si fotograf, edhe pse donte, nuk mund ti shpëtonte ata, dhe kjo e bënte të ndihej në faj, situatë e cila e futi në një spirale të rrezikshme depresive.

This image has an empty alt attribute; its file name is foto_03.jpg


Në vazhdim të kësaj lufte me luftën, shoku i tij më i mirë dhe pjestar i Klubit Bang-Bang Club, Ken Oosterbroek, u qëllua dhe u vra ndërsa ndiqte një ngjarje. Carter mendoi se duhej të ishte ai, por ai nuk ishte atje me grupin atë ditë sepse po intervistohej rreth fitimit të Pulitzer. Po atë muaj, Nelson Mandela u bë president i Afrikës së Jugut.

Kevin Carter e kishte përqendruar jetën e tij në zbulimin e të këqijave të aparteidit dhe tani – në një farë mënyre – kishte mbaruar. Ai nuk dinte çfarë të bënte me jetën e tij. Për më tepër, ai ndjeu një nevojë për të jetuar në përputhje me Pulitzeri që ai kishte fituar. Shumë shpejt, nën peshën e një barre të rëndë depresioni, ai bëri një gabim të tmerrshëm.

Me detyrën e revistës Time, ai udhëtoi për në Mozambik. Në fluturimin e kthimit, ai la 16 filmat e tij në avion. Fundi i tij ishte i afërt. Më pak se një javë më vonë, ai kishte vdekur.

Më 27 korrik 1994, Carter drejtoi makinën për në Parkmore pranë Fushës dhe Qendrës së Studimit, një zonë ku ai luante si fëmijë dhe vdiq, duke ngjitur një zorrë në tubin e shkarkimit të kamionçinës së tij, dhe skajin fundor e futi në dritaren e shoferit. Ai ndërroi jetë nga helmimi me monoksid karboni në moshën 33-vjeçare.

Ai kishte lënë gjithashtu edhe një letër të fundit në të cilën shkruhej: Më vjen vërtet, vërtet keq. Dhimbja e jetës e tejkalon gëzimin deri në atë pikë sa gëzimi nuk ekziston. … në depresion … pa telefon … para për qira … para për mbështetje të fëmijëve … para për borxhe … para !!! … më përndjekin kujtimet e gjalla të vrasjeve, kufomave, zemërimit dhe dhimbjeve … të fëmijëve të uritur ose të plagosur, të çmendurve të lumtur, shpesh policë, të xhelatëve vrasës … Unë kam shkuar të bashkohem me Ken nëse a jam me fat.

Ishte e vërtetë që Çmimit Pulitzer e ngacmoi ndërgjegjen, duke e lënduar në shpirt, për atë që kishte bërë dhe pamundësinë për të barë diçka për viktimat, por kjo nuk çoi drejtpërdrejt atë në cakun e vdekjes. Përkundrazi, kjo vetëm shtoi grumbullin e stresit dhe fajit që ai kishte akumuluar, ndërsa fotografonte disa nga cepat më të tmerrshme të botës. Por falë fotografisë së tij, shkrepjeve të jashtëzakonshme, uria në Sudan dhe aparteidi në Afrikën e Jugut u bënë të njohura ndërkombëtarisht. Carter la një shenjë të pashlyeshme në vetëdijen e qytetërimit. Ai u kthye në ikone e fotoreporterëve, shembull frymëzimi për të gjithë ata që besuan se nëpërmjet asaj që ata dinë të bëjnë më mirë, të mund të ndikojnë në ndryshimin e botës.


Albert Vataj
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.