Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kini kujdes! 2 shenjat e Horoskopit që mund të ndahen nga partneri gjatë muajit shtator

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Shtatori nuk do jetë muaji më i lehtë për disa shenja. Në veçanti, yjet parashikojnë probleme, vështirësi dhe ndarje përfundimtare për dy shenjat e zodiakut. Megjithatë nuk do të jetë një gjë e papritur. Periudha që po kalojmë do të ndihmojë në qartësimin dhe ripërcaktimin e jetës sonë personale. Marrëdhëniet jo aq të forta do përballen me vështirësi dhe me të vërteta që do t’i çojnë deri në fund.

Lexoni më poshtë cilat shenja do të ndahen përgjithmonë këtë muaj dhe filloni nga e para:

Shigjetari


Shtatori do të jetë muaji kur do të sqaroni disa gjëra në jetën tuaj personale dhe do të vendosni kufij. Tani e dini saktësisht se çfarë dëshironi nga marrëdhënia juaj dhe tani do të vendosni nëse marrëdhënia juaj mund të shkojë më tej apo jo. Ju pëlqen aventura, ndryshimet dhe udhëtimet dhe tani jeni në një fazë ku dëshironi të lini stabilitetin tuaj dhe të provoni diçka të re. Nëse nuk jeni në “të njëjtën faqe” me partnerin, fatkeqësisht nuk do mund të bëni më lëshime për dëshirat tuaja dhe kështu do i thoni lamtumirë marrëdhënies tuaj dhe do largoheni për eksperienca të reja.

Akrepi

Marrëdhënia juaj, dëshirat dhe zhvillimi juaj në të ardhmen është diçka që ju shqetëson prej kohësh dhe këtë muaj këto shqetësime do të bëhen edhe më të forta. Tani do të kuptoni saktësisht se çfarë dëshironi nga një lidhje dhe nuk do të tërhiqeni nëse nuk merrni atë që dëshironi. Ju jeni një shenjë uji dhe kjo do të thotë se ajo që ndjeni është e thellë dhe intensive dhe nuk mund të përballoni fare mediokritetin. Një marrëdhënie për ju nuk është thjesht për të kaluar kohën, por diçka shumë më kuptimplote. Ju dëshironi, pasion, tension, përkushtim, besim dhe ndjenjën se bashkë po ndërtoni një të ardhme me njëri-tjetrin. Kështu që në periudhën e ardhshme do t’i shprehni qartë tjetrit atë që keni në mendje dhe në zemër dhe nëse përgjigjet që merrni nuk ju kënaqin, do të ikni shpejt dhe pa u menduar!/abcnews.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.