Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kjo shenjë do ketë ditë pozitive/ Horoskopi për ditën e premte, 14 janar 2022

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Dashi

Do e përballoni këtë ditë me mendime pozitive. Organizoni sa më mirë angazhimet tuaja, në mënyrë që të mundësoni një mbrëmje romantike me njeriun tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm parashikohet që të bëjnë një njohje interesante. Në punë ka ardhur momenti që të nxirrni në pah aftësitë tuaja, pasi do të gjendeni përballë situatave aspak të lehta.

Demi

Ka ardhur momenti për të bërë bilance si në sferën e punës edhe në jetën private. Një zënkë me personin e zemrës, nuk do të thotë fundi i botës, pasi ju do të dini si të bëni paqe. Ndikimi tranzit i Hënës do të jetë mjaft i favorshëm për ata që janë vetëm. Do të arrini të shtyni tej, një situatë të mbetur pezull. Në punë, duhet të ruani një profil të ulët, sidomos nëse duhet të drejtoni një projekt.

Binjakët

Nëse doni që të zgjidhni problemet me partnerin/en, do bënit mirë që të shtynit vendimet për momente më të mira. Arsyetoni më mirë lidhur me gjërat që nuk ecin ashtu siç ju shpresonit. Ata që janë vetëm, do të tërhiqen maksimalisht njanjë person. Në vendin e punës projektet tuaja mund të pengohen nga disa vështirësi. Nuk duhet të dorëzoheni, pasi zgjidhja që do të gjeni do të jetë shumë e mirë.

Gaforrja

Do e keni të lehtë që të shprehni ndjenjat dhe emocionet dhe kjo gjë do ju ndihmojë në raport me personin që doni. Ata që janë vetëm do të njohin veç sukses, sidomos me lidhjet që sapo kanë nisur. Në punë, duhet ti përqendroni energjitë tuaja, në çështje që kanë të bëjnë me paratë, me synim rritjen e të ardhurave.

Luani

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive sa i takon jetës sentimentale, ku nuk do të mungojë mbështetja e Hënës. Parashikohen lajme dhe ndryshime të rëndësishme për ata që janë vetëm. Dita parashikohet mjaft e mirë sa i takon punës, ku do të arrini të realizoni disa projekte që i keni përzemër.

Virgjëresha

Nëse jeni në pritje të mundësive të mira për të ndryshuar disa rregulla në raportin në çift, rrethanat i keni kundër. Kjo e premte do të jetë e mbushur me ulje-ngritje. Ndërsa për ata që janë vetëm, parashikohen emocione të forta. Nervozizmi do të dominojë sferën tuaj profesionale, ku do të gjeni vështirësi në të çuarit përpara të disa angazhimeve të rëndësishme.

Peshorja

Do t’iu duhet të pranoni një kompromis nëse jeni në çift. Shpesh do ju duhet që të bëni lëshime, një mënyrë që të mos cenoni harmoninë tuaj. Do t’iu duhet të bëni diçka që të ngacmoni fantazinë e partnerit/es. Për ata që janë vetëm parashikohen zhvillime mjaft të rëndësishme. Sa i takon punës, me gjasë do të shtyni një projekt, por për mirë, pasi parashikohet që të jetë me rrezik.

Akrepi

Do të keni në favorin tuaj ndikimin e Diellit, ndërsa Mërkuri do të ngacmojë fantazinë tuaj dhe do ju japë mundësi të shumta për t’ia kaluar mirë me njeriun tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë njohje të reja, të cilat do ju zgjojnë pasionin. Në punë, do keni mundësi që të projektoni të ardhmen tuaj, të rrethuar nga mundësitë më të mira.

Shigjetari

Parashikohet një ditë e qetë për dashurinë. Ky është momenti i duhur për të bërë një reflektim të mirë lidhur me jetën tuaj sentimentale. Ata që janë vetëm do të ndihen të lodhur nga të priturit të njeriut të duhur. Rruga drejt suksesit profesional nuk do të jetë e lehtë, ndonëse parashikohen disa zhvillime të frytshme.

Bricjapi

Më në fund do keni mundësi që të mbusheni me frymë dhe të rigjeni ekuilibrin e duhur. Nëse jeni çift do të përjetoni një mbrëmje të paharrueshme. Takime të reja dhe ndjenja të forta parashikohen për ata që janë vetëm. Puna do të marrë gjithë vëmendjen gjatë kësaj të premte. Investimet janë mjaft ambicioze, por bëni kujdes me mënyrën se si do të veproni.

Ujori

Kjo e premte është mjaft e favorshme për gjithë ata persona që janë të përfshirë në një lidhje prej kohësh. Yjet do ju ndihmojnë që të realizoni një ëndrrën tuaj. Ata që janë vetëm do të shpërblehen gjatë kësaj dite, pasi do të bëjnë një njohje që premton shumë. Në punë, situata paraqitet mjaft e favorshme.

Peshqit

Në dashuri parashikohen diskutime me një ish-partnerin tuaj. Është mirë që të kuptoni se jeta juaj ka marrë tjetër drejtim. Jetojeni të ardhmen pa frikë. Ata që janë vetëm, duhet të rregullojnë disa aspekte të jetës së tyre, të cilat i mundojnë. Në punë, më në fund pas një pritje të gjatë, do keni mundësi të korrni atë që keni mbjellë. Durimi, do të rezultojë arma juaj më e fortë.
 
Te investimet po mçalo puna nfakt ????? shukriu sishte i zoti ne biznes ?
Bricjapi

Më në fund do keni mundësi që të mbusheni me frymë dhe të rigjeni ekuilibrin e duhur. Nëse jeni çift do të përjetoni një mbrëmje të paharrueshme. Takime të reja dhe ndjenja të forta parashikohen për ata që janë vetëm. Puna do të marrë gjithë vëmendjen gjatë kësaj të premte. Investimet janë mjaft ambicioze, por bëni kujdes me mënyrën se si do të veproni.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.