Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kodi i Da Vinçit

U

Universal

Guest
Engjëj dhe djaj kupola që fsheh sekretet e botës

Autori i librit best -seller Kodi i Da Vinçit Dan Brown sjell për lexuesit shqiptarë një tjetër kryevepër romanin Engjëj dhe djaj i cili është një libër po aq interesant dhe tërheqës sa edhe i pari.

Libri në fjalë ka një subjekt brilant, me karaktere që kanë thellësi. Tregon për intriga shpërthyese dhe që janë të befasueshme. Ndërkohë që përfundimi i librit është i papërfytyrueshëm. Ngjarjet në libër kanë një zhvillim kronologjik që hapa pas hapi të drejtojnë drejt misterit dhe të paimagjinueshmes.

Përpara se të shpërthente te “Kodi i Da Vinçit”, simbologjisti me famë botërore i Harvardit, Robert Landgdoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikanit të vrarë.

Por ajo që zbulon Robert Langdoni i kalon kufijtë e imagjinatës. Ai zbulon një hakmarrje vrastare kundër Kishës Katolike, e i kryer nga një sekt qindravjeçar me emrin Të Përndriturit. I prirur nga dëshpërimi për të shpëtuar Vatikanin nga një armë e fuqishme shkatërrimi në masë, Langdoni bashkëpunon në Romë me një shkencëtare të bukur e misterioze e cila quhet Vitoria Vetrën.

Të dy së bashku, ata përfshihen nga një ngut i ankthshëm në një gjueti kriptash të damkosura, varresh misterioze, katedralesh të braktisura dhe kupolash, që fshehin sekretet e botës..... dhe të Rrugën e harruar prej kohësh tashmë atë Të Përndriturve.

Autori e fillon tregimin në librin e tij me një parantezë. Në të thuhet se ky libër është një vepër fantazie. Personazhet dhe vendet e përmendura në libër janë të sajuara nga autori dhe kanë për qëllim ta bëjnë sa më të besueshëm këtë tregim.

Çdo lloj ngjashmërie me fakte, vende dhe njerëz të gjallë apo të vdekur, është krejt e rastit. Ky libër që i përket letërsisë bashkëkohore amerikane duket se po sjell suksesin e librit të botuar edhe më parë i cili solli edhe shumë debate midis shumë studiuesve por ai edhe gjatë realizimit të filmit tregoi se ishte i suksesshëm. Por sipas autorit të librit tashmë kemi të bëjmë edhe me një fakt i cili servilet dhe mbart në vetvete shumë kuptime.

Më e madhja qendër kërkimesh në botë, që quhet Conceil Europeen por la Recbercbe Nuucleaire ( CERN) në Gjenevë – kohët e fundit ia ka dalë të prodhojë ekzemplarët e parë të antimateries.

Nga pikëpamja fizike, antimateria është krejt e njëllojtë me materien, me të vetmet ndryshim që pjesëzat që e përbëjnë kanë tipare të kundërta : p.sh. Një proton ka ngarkesë pozitive, një antiproton ka ngarkesë negative dhe pikërisht kur këto të dyja ndeshen midis tyre tërë masa e tyre shndërrohet në energji. Kjo do të thotë se është e mundur të çlirohet një sasi e stërmadhe energjie pa prodhuar ndotës kimikë apo radioaktivë.

Mjafton një sasi e vogël antimaterieje për ta furnizuar me energji Nju Jorkun. Por antimateria ka edhe një të metë është tejet e paqëndrueshme. Nga kontakti i një grami të antimaterias me një gram të materia, çlirohet po aq energji sa ajo e bombës atomike në Hiroshima.

Deri pak kohësh ishte pamundur të prodhoheshin vetëm sasi jashtëzakonisht të vogla antimaterie, por tashti CERN - i ka ndërtuar një ngadalësues antiprotonesh, që do të lejojë të prodhohen sasi më të mëdha.

Po këtu lind një pyetje nëse kjo substancë, jashtë mase flurore, ka për ta shpëtuar botën apo do të përdoret për të krijuar armën më vdekjeprurëse që është parë ndonjëherë. Që në faqet e para ky libër kaq interesant hapet nga një shënim i autorit që pohon se : Të gjitha veprat e artit, varret, kalimet nëntokësore, ndërtesat dhe monumentet e Romës që përmenden në ngjarjet e përshkruara, janë të njëmendta ( duke përfshirë edhe vend ndodhjen e tyre), ato ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Edhe sekti i të Përndriturve është një gjë e njëmendtë.

Pa dyshim se Dan Brown është ndër shkrimtarët më të lexuar dhe më të talentuar të letërsisë së sotme botërore. Ndërkohë edhe me romanin e tij “Kodi Da Vinçi” ai ka thyer rekorde sa i përket tirazhit të botimit të këtij libri, si dhe leximit të kësaj vepre nga lexues të shumë vendeve të botës, vepër kjo e cila ka nxitur dhe vazhdon të nxisë opinione të ndryshme, aprovime dhe kundërshtime, kritika të pamëshirshme dhe lëvdata.

Romani ka një kompozicion shumë të lidhur, të strukturuar me mjeshtëri fascinuese, me të gjitha komponentët, që e bëjnë gati të përsosur një vepër, në radhë të parë temën që e ka trajtuar, pastaj zhanrin dhe mbarështimin e materies, të cilën romansieri e ka sintetizuar edhe me shumë guxim.

Gazeta Sot
 
Mbi librin Mashtrimi i madh nga Dan Brown

Nga autori i librit Kodi i Da Vinçit bestseller i New York Times-it, vjen një tjetër roman shpërthyes e modern, që e shpie lexuesin nga thellësitë e acarta të Oqeanit Arktik deri në majat e frikshme të pushtetit në Uashington.

Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,...një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Presidenti, që kërkon të qëndrojë edhe për një mandat tjetër në Zyrën Ovale, dërgon analisten e zbulimit të Shtëpisë së Bardhë, Reiçëll Sekston, në akullnajën Milne për të verifikuar vërtetësinë e zbulimit.

E shoqëruar nga një grup ekspertësh, mes të cilëve edhe shkencëtari karizmatik Majkëll Tolland, Reiçëlli zbulon diçka të papërfytyrueshme: dëshmi të një mashtrimi shkencor, ... një mashtrim i guximshëm që mund ta zhysë botën në polemikë.

Por, përpara se Reiçëlli të lidhet me Presidentin, ajo dhe Tollandi sulmohen nga një skuadër vrasësish të tmerrshëm, që komandohen nga një person misterioz me shumë pushtet, i cili nuk ndalet përpara asgjëje për të fshehur të vërtetën.

Duke rendur për të shpëtuar jetën e tyre në një mjedis sa të shkretë aq edhe vdekjeprurës, shpresa e tyre e vetme për të mbijetuar është të gjejnë se kush qëndron prapa kësaj dredhie mjeshtërore. E vërteta, do të mësojnë ata, është mashtrimi më tronditës.

Në librin ;Mashtrimi i madh" autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perendimor të Shtepisë së Bardhë.

I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës në librat e tij ;Engjëj e Djaj; dhe Kodi i Da Vinqit, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse.

Mashtrimi i madh është një roman mbi të gjitha emocionues.
 
I kam lexuar te gjithe 4 libra te D Brown!

Bote e ndertuar mbi genjeshtra qe serviren,ku shoqerite sekrete kan ekzistuar nder shekuj duke funksionuar ne formen e fshehte,duke udhehequr si atehere,madje e sot.
Tundim,thellim per lexuesin. :)
 
I kam lexuar te gjithe 4 libra te D Brown!

Bote e ndertuar mbi genjeshtra qe serviren,ku shoqerite sekrete kan ekzistuar nder shekuj duke funksionuar ne formen e fshehte,duke udhehequr si atehere,madje e sot.
Tundim,thellim per lexuesin. :)
Me me fund lexoj nje koment te denje!!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.