Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kombëtarja e femrave në volejboll kualifikohet në finalet e Ligës së Europës

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 25, 2018
Mesazhe
4,608
volejboll_albania-401x285.jpg
Kombëtarja e femrave në volejboll ka fituar sot 3-1 ndaj Izraelit në ndeshjen e katërt të Grupit B, të vlefshme për Divizionin e Argjendtë të Ligës së Europës, sukses që ka kualifikuar vajzat kuqezi në fazën finale të këtij eventi.

Pas suksesit 4 ditë më parë në Izrael sot erdhi fitorja e radhës në Tiranë.

Në sallën e lojërave “Feti Borova”, Shqipëria arriti një fitore të merituar, e treta në grup, duke prerë një biletë për më tej.

Një triumf i merituar edhe pse disi më i vështirë se ai i pak ditëve më parë, por këtë herë vajzat kuqezi të trajnerit Altin Martiri nuk përsëritën gabimet e sfidës me Austrinë.

Me 3 fitore dhe një humbje deri më tani në Grupin B, Shqipëria siguron kualifikimin për më tej edhe pse ka ende edhe dy takimet për të zhvilluar (në Austri jashtë fushe dhe me Gjeorgjinë në Tiranë).

Kjo është hera e parë që Shqipëria kualifikohet në fazën finale të këtij eventi në edicionin e tretë radhazi që merr pjesë.
 
O antari @Alb që se bëre një herë reply. Hidhi në seksionet përkatëse siç i kam ndarë unë një herë e kohë se gjynah është bërë një rrëmujë e madhe tek tema e futbollit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.