Kombëtarja Shqiptare e Futbollit

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Mesazhe
2,891
Mosha
36
Vendndodhja
Fier

Shqipëria ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, në shortin e hedhur pasditen e sotme në Zyrih të Zvicrës. Në një ceremoni ndryshe nga të zakonshmet, kjo për shkak të pandemisë së Covid-19, 55 skuadrat e zonës europiane kanë njohur kundërshtarët e tyre.
Shorti i hedhur nga FIFA e ka rreshtuar kombëtaren shqiptare në Grupin I.
Kombëtarja shqiptare është në të njëjtin grup me Anglinë, Poloninë, Andorën, San Marinon dhe Hungarinë.
Me të gjithë rivalët e këtij grupi skuadra jonë është përballur më parë.
“Dardanët” sakaq kanë kundërshtarë Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.


Fillimisht fati ka dashur që të rastisin në grupin A ku është edhe Serbia, por sipas rregullave të FIFAs vendet që kanë përplasje politike nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin grup. Rrjedhimisht Kosova është në grupin B.
Shqipëria ishte në skuadrat e vazos së pestë dhe ajo kosovare në vazon e 6 të shortit të hedhur nga FIFA.
Sakaq ndarja e grupeve është si më poshtë:
Grupi A: Portugali, Serbi, Irlanda e Veriut, Luksenburg, Azerbajxhan;
Grupi B: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë;
Grupi C: Itali, Zvicër, Irlandë, Bullgari, Lituani;
Grupi D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnje Hercegovinë, Kazakistan;
Grupi E: Belgjikë, Wellsi, Republika Çeke, Bjellorusia, Estonia;
Grupi F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faraoe, Moldavi;
Grupi G: Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gibraltar;
Grupi H: Kroacia, Sllovakia, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë;
Grupi I: Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorra, San Marino;
Grupi J:
Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtejn.
Fushata e eleminatoreve do të nisë në 24 dhe 25 mars 2021, për të përfunduar në 16 nëntor 2021.
Ndeshja e parë: 24-25 mars 2021
Ndeshja e dytë: 27-28 mars 2021
Ndeshja e tretë: 30-31 mars 2021
Ndeshja e katërt: 1-2 shtator 2021
Ndeshja e pestë: 4-5 shtator 2021
Ndeshja e gjashtë: 7-8 shtator 2021
Ndeshja e shtatë: 8-9 tetor 2021
Ndeshja e tetë: 11-12 tetor 2021
Ndeshja e nëntë: 11-13 nëntor 2021
Ndeshja e dhjetë: 14-16 nëntor 2021
 

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Mesazhe
2,891
Mosha
36
Vendndodhja
Fier
personalisht mendoj qe vec Anglia eshte me mire se ne
Polonia e hungaria nuk bejne ndonji ndryshim te madh nga ne
Ndersa san marino e andorra mendoj se jane te kalueshme
 
Top