Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kompanitë teknologjike premtojnë miliarda dollarë për sigurinë kibernetike

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Kompanitë teknologjike premtojnë miliarda dollarë për sigurinë kibernetike​


1-28.jpg



Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në SHBA u zotuan se do të investojnë miliarda dollarë për të forcuar sigurinë kibernetike, pas një sërë sulmesh të profilit të lartë ndaj kompanive amerikane.

Drejtuesit e kompanive Microsoft, Google, Amazon, Apple e të tjera u takuan të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden.
Biden u tha atyre se ka “shumë punë për t’u bërë” dhe se Qeveria federale nuk mund ta bëjë këtë vetëm.

Ju keni fuqinë, kapacitetin dhe përgjegjësinë për të rritur pragun e sigurisë kibernetike”, tha Biden.

Agjencitë qeveritare dhe kompanitë private në SHBA janë goditur këtë vit nga disa sulme të mëdha kibernetike.
Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.
Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.
Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën.
Pas takimit të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha se Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 20 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, për të forcuar sigurinë kibernetike.
Google tha se do të shpenzojë 10 miliardë dollarë, ndërsa Amazon tha se do t’i bëjë falas trajnimet për siguri kibernetike.


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.