Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Komuna e Prishtinës lëshoi leje të kundërligjshme për militantët e Vetëvendosjes

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,960
18813577_10211347354672560_3739475995759093699_n-1-300x225.jpg


Biznesmenët Adnan e Edmond Cërvadiku, të cilët janë militantë dhe përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, u pajisen me leje të ndërtimit para pak jave për një godinë shumë-kateshe e që nisi të ndërtohej në vitin 2014, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, në vitin 2014, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu lëshoi leje të kundërligjshme për të njëjtin objekt. Këtë e dëshmon leja e fundit e Komunës së Prishtinës e lëshuar për dy biznesmenët nga lagja Tophane, Prishtinë.

Plani për ndërtimin e kompleksit banesor nuk kishte shkuar që në start ashtu siç e kishin menduar vëllezërit Edmond e Adnan Cërvadiku. Plani mbeti pezull për disa vite, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor.

Gjykata dhe ministria morën këtë vendim, ani pse pronarët kishin leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës në vitin 2014. Por, krejt kjo, sipas pronarëve, kishte filluar kur fqinjët Jonuz e Halit Maloku, ishin ankuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Fillimisht, 04.09.2014, Jeton Nallbani, Adnan dhe Edmond Cervadiku ishin pajisur me leje të ndërtimit për këtë objekt, por të etazhitetit më të madh se kanë marr tash leje, objekti ka qenë i etazhitetit 2B+P+8 në një sipërfaqe ndërtimore prej 3,650.70m².

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjeti se leja është lëshuar në kundërshtim me planin rregullues të lagjes Tophane, po ashtu dy persona ishin ankuar në Gjykatë. Gjykata më pas vendosi masë të sigurisë për pezullimin e ndërtimeve.

Gjykata Themelore në Prishtinë-departamenti për çështje administrative, me aktvendimin me datë 24.04.2015, ka aprovuar propozimin e paditësve Jonuz Maloku dhe Halit Maloku nga Prishtina, duke shtyre ekzekutimin e vendimit të lejes së ndërtimit të Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Prishtinës-vendimi Nr. 05-351-181443 të datës 04.09.2014, deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkesëpadinë e paditësve.

Ministria e Mjedisit, bazuar në aktvendimin A.nr. 722/2015, dt. 24.04.2015, të Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamentit për çështje Administrative, me vendimin Nr. A-261/14 të datës 06.05.2015, shfuqizon vendimin e lejes.

Pas kësaj përplasje, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për çështje administrative, me aktvendimin A.Nr. 722/15 dt. 07.06.2017, ka pezulluar procedurën sipas padisë A.nr.722/15, dt. 22.04.2015, të ushtruar nga paditësit Jonuz dhe Halit Maloku nga Prishtina, ndaj të paditurve Jeton Nallbani, Adnan dhe Jeton Cervadiku nga Prishtina, pasi që paditësit janë deklaruar se nuk do të vazhdojnë me procedurën e konfliktit administrativ.

Pas këtij vendimi, ndërtuesit e kanë rishqyrtuar planin e ndërtesës, duke e zvogëluar për disa etazhe, për të cilat ishte edhe ankesa e paditësve.

“Drejtoria e urbanizmit në fazën e trajtimit të kërkesës për leje ndërtimore 05 Nr.351/020173662/17 dt. 18.07.2017, të dokumentacionit ndërtimor-projektit kryesor dhe konstatimit se i njëjti është në harmoni me kriteret urbane të Planit Rregullues “Tophane” dhe me UA 06/2017 për përcaktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte ndërtimore, leje ndërtimore dhe leje rrënimi për kategorinë e I-re dhe të U-të ndërtimeve, ka vazhduar me tutje për përfundimin e procedurave paraprake, të parapara sipas rregullativës ligjore në fuqi”, thuhet në arsyetimin e lejes së ndërtimit të vitit 2017.

Deri sa, në vitin 2014 leja ishte lëshuar për etazhitetin 2B+P+8 në një sipërfaqe ndërtimore prej 3,650.70m², leja e dytë u zvogëlua me etazhitet -2B+P+6, në një sipërfaqe totale ndërtimore prej 3,029.60m², që gjinden në bllokun urbanistik “T20” të Planit Rregullues “Tophane”, konkretisht në parcelën nr 100 87 -1.

Për këtë ndërtim, biznesmenët ishin pajisur me leje urbanistike që në vitin 2008, por nuk kishin arritur që më pas të marrin leje të ndërtimit nga administrata e Isa Mustafës.

Më poshtë mund të shihni dy lejet e ndërtimit, fotografitë që dëshmojnë se dy biznesmenët janë njerëz të afërt me partinë e Shpend Ahmetit. /Lajmi.net/

Leja e parw e vitit 2014. Këtu

Leja e dytë e vitit 2017. Këtu













Lexoje lajmin e plote...
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.