Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Konflikti femër-mashkull

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Zakonisht nga meshkujt dëgjojmë se femrat janë shumë dinake dhe për ta përforcuar këtë tezë të tyre ata marrin si shembull thënien e famshme “femra edhe dreqin në shishe e ka futur”.

Por, me këtë frazë femrat mburren, sepse mendojnë se kanë aftësi për ta bërë për vete çdo krijesë, qoftë kjo edhe me dinakëritë e tyre.

Disa adoleshente mendojnë se meshkujt janë shumë dinakë në dashuri, dhe këtë e lidhin me atë se meshkujt në takimin e parë më shumë flasin për të dashurat që kanë pasur sesa në atë se çka është ai, edhe pse në të shumtën e këtyre rasteve disa meshkuj as që kanë pasur femër, por mendojnë se duke gënjyer apo duke përdorur dinakëri e bëjnë për vete një femër.

Ndërkaq, meshkujt mendojnë se femrat janë shumë dinake dhe shpeshherë nuk e tregojnë të vërtetën dhe me anë të intrigave mundohen të bëjnë sa më shumë njerëz për vete. Mendimet e disa vajzave shkojnë edhe më larg, saqë disa prej tyre mendojnë se po të kishte mundësi një femër ta udhëhiqte shtetin, ai shtet do të ishte i qëndrueshëm, sepse gjithçka që do të ndodhte do ta merrte vesh populli, e assesi nuk do të vepronin si meshkujt, të cilët për ta mbrojtur karrigen e tyre nganjëherë me anë të dinakërisë së tyre ruajnë pushtetin, duke përdorur metoda të ndryshme.

Gresa Begu thotë se po ta kishte femra botën në duart e saj gjithçka do të ishte ndryshe.“Bota me femrën udhëheqëse do të ishte më ndryshe, më pak gënjeshtare, më pak tinëzare, e shumë pak dinake, sepse këto gjëra mund të arrihen vetëm atëherë kur femra të udhëheqë me meshkujt. Kryesisht dinakëritë e mashkullit vërehen te tradhtia, ku ai mundohet me çdo kusht dhe në mënyrë shumë dinake të tregojë se e do femrën që ka, dhe në asnjë mënyrë nuk e tradhton, ani pse ai mund të jetë parë nga dikush me ndonjë femër tjetër diku”, mendon ajo.

Kurse Lavdrim Januzi mendon se është shumë problem të shihet se cili është më dinak, femra apo mashkulli, sepse përfundimi është se të dy nganjëherë në situata të vështira janë dinakë për ta mbrojtur veten nga diçka e pakëndshme për ta.

“Mendoj se dinake janë të dy gjinitë, por nuk mund t’ju them se cila gjini është më dinake, sepse ka raste kur femra është shumë dinake, por ka edhe raste të tilla kur mashkulli është shumë dinak dhe vepron aty ku më së paku pritet”, mendon Lavdrimi. Sido që të jetë, dinakëria mashkull-femër do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse vetë bota është krijuar e këtillë, ku ndonjëherë njeriu bën disa veprime vetëm e vetëm për ta mbrojtur veten.
 
Qy mpaska shpëtuar kjo tema :p :p
Eshtë e cuditshme që femra ofendon mashkullin,e mashkulli femrën.
Ashtu sic thote edhe tema të dyja gjinite kane pak dinakëri brenda tyre.
Por shpresoj që me kalimin e viteve ky konflikt të shuhet.
 
Sic kan eardhur kohen jane perfituese te dyja palet, tani kush me pak e kush me shume aty hyn pastaj ne pune aksesori i perfitimit qe jene ato qe permenden me temen siper.
Por nuk duhet harruar faktori para qe i hedh poshte te gjitha ati cka jane the duhe e ndryshuar komplet psikologjine e sekseve. ;)
 
???? o @Juno po ske degju ket tj ti femra fut shejtanin ne shishe po mashkulli fut femren ne shtrat ?????????!
 
Mashkulli po fut e mashkullin në krevat pa femrën hallall
Mashkulli me mashkullin eshte normale ?ska naj gje te keqe pastaj per ata qe thua ti jan gay
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.