Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Konkubinat

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
FB_IMG_1626552546088.jpg
Konkubinat në haremin perandorak të Kinës. Si bëhej zgjedhja e 50 më të mirave midis mijëra vajzash. Shqyrtonin madje edhe erën e tyre. Roli i eunukëve.

Qindra, dhe në disa raste mijëra gra u shërbyen dëshirave seksuale dhe lindën pasardhës të një burri të vetëm në Kinën perandorake. Perandoresha, bashkëshorte dhe konkubina u vendosën në "shërbimin" e perandorit të çdo dinastie për mijëra vite. Haremi, ashtu si në Perandorinë Osmane, ishte jetik për vazhdimin e pushtetit dhe ishte vendosur brenda pallatit perandorak në Qytetin e Ndaluar të Pekinit.

Hierarkia e haremit.

E para në hierarkinë e secilit harem ishte gruaja e perandorit. Të vetmet që llogariteshin si eprorët e saj ishin perandori dhe nëna e tij. Të tjerët i bindeshin urdhrave të saj, pasi, siç thoshin, ishte "nëna e botës". Përveç perandoreshës, "kasta" e sipërme e haremit u përkiste edhe perandoreshave që kishin jetuar më gjatë se burrat e tyre. Një nga perandoreshat më të famshme të veja në historinë kineze ishte Wu Zetian nga Dinastia Tang, e cila u bë perandoresha e parë femër e Kinës dhe Cixi e Dinastisë Qing.

Në shkallën e mëposhtme gjendeshin bashkëshortet, numrat e të cilave ndryshonin sipas dëshirave të dinastisë. Shtresa e bashkëshorteve zakonisht kishte 3 kategori. Bashkëshorten perandorake, bashkëshorten fisnike dhe bashkëshortet e rangut të ulët.

Gjatë Dinastisë Qing (1644-1912), një harem perandorak kishte një bashkëshorte perandorake, dy fisnike dhe katër të gradës së ulët. Dinastitë më të hershme nuk dukej se kishin ndarjen përkatëse në bashkëshorte, por në konkubina.

Konkubinat.

Konkubinat gjendeshin në rangun pas bashkëshorteve. Numri i tyre përsëri ndryshonte nga dinastia në dinasti, por ishte gjithmonë "kasta" më e madhe në numër. Gjatë Dinastisë Zhou chao (1046–771 pes), perandori mund të kishte në haremin e tij 9 konkubina të rangut të lartë, 27 të rangut të mesëm dhe 81 të rangut të ulët. Gjatë Dinastisë Khan (206 pes-220 pas Krishtit) nuk kishte asnjë kufizim numerik, me rezultat haremi të përbëhej nga deri në njëzet mijë konkubina. Gjatë Dinastisë Ming, klasifikimi i konkubinave pushoi së ekzistuari.

Përzgjedhja e konkubinave.

Deri në periudhën Ming (1368-1644 Pas Krishtit), procesi i përzgjedhjes së konkubinave zhvillohej çdo tre vite brenda Qytetit të Ndaluar. Kandidatet varionin nga mosha 13 deri në 16 vjeç dhe zakonisht zgjidheshin nga popullata e përgjithshme, pa u kujdesur për prejardhjen dhe gjendjen e tyre sociale. Zakonisht zgjidheshin njëqind kandidate, të cilat fillimisht trajnoheshin nga gratë e pallatit në punët e shtëpisë. Bëhej kontroll i plotë i trupave të tyre, nga infeksionet e mundshme të lëkurës tek aroma. Pasi trupat e tyre "miratoheshin", autoritetet shqyrtonin sjelljen e tyre, mënyrën e të folurit dhe të ecurit. Kandidateve i'u kërkohej t'i shërbenin nënës së perandorit për disa ditë dhe detyroheshin të flinin në të njëjtën shtrat me të, në mënyrë që ajo të shqyrtonte zakonet e gjumit të secilës, të tilla si gërhitja ose ecja në gjumë.

Në 1621, perandori i Dinastisë Ming zbatoi një metodë të veçantë. Dërgoi eunukë të gjenin pesë mijë vajza të moshës 13-16 vjeç dhe t'i sillnin në pallat. Në "raundin e parë", vajzat rreshtoheshin në rreshta prej njëqind, sipas moshës së tyre. Një mijë të parat që përjashtoheshin ishin ose shumë shtatlarta, ose të shkurtra, të dobëta dhe të trasha. Ditën tjetër, përjashtoheshin dy mijë të tjera, pas një kontrolli të bërë nga eunukët në zërin dhe sjelljen e vajzave. Ditën e tretë shqyrtonin duart, këmbët dhe "hirin femëror" dhe përjashtoheshin një mijë të tjera. Ato që mbeteshin i nënshtroheshin ekzaminimit gjinekologjik. 700 eliminoheshin dhe 300 hynin në pallat për "fazën përfundimtare të konkursit".

Eunukët shqyrtonin për një muaj sjelljen dhe tiparet e tyre dhe zgjidhnin pesëdhjetë më të mirat. Vetëm tre prej tyre do të bëheshin "konkubina perandorake" dhe njëra do të fitonte favorin perandorak. Konkubinat, si të gjitha gratë e haremit, jetonin të izoluara në apartamentet e brendshme të pallatit. Nuk lejoheshin të shoqëroheshin me njerëz nga bota e jashtme dhe as nuk u lejohej të hynin në pjesët veriore të pallatit.

Eunukët.

Të vetmit meshkuj që mund të merrnin pjesë në harem ishin eunukët. Në mënyrë që të sigurohej që çdo fëmijë i lindur në harem të kishte perandorin si babanë e tij të vetëm, askujt tjetër i ndalohej hyrja në "pallatin e pasmë" ku gjendeshin konviktet e grave. Eunukët ishin të vetmit që lejoheshin të hynin, pasi të tredhurit nuk ishte kërcënim për perandorin. Gjatë historisë perandorake të Kinës, eunukët i shërbenin gjithmonë familjes perandorake si shërbëtorë. Së bashku me konkubinat, ishin anëtarët më të shumtë të haremit. Konkretisht, gjatë Dinastisë Ming, pallati numëronte të paktën 100,000 eunukë. Në fakt, nuk ishin të pakta herët që "për shkak të numrit të madh" pretendonin pushtet dhe pasuri, por pa shumë sukses.

Me kaq shumë gra në harem dhe të gjitha mundësitë e ngritjes në hierarki të hapura, ishte e pashmangshme që të kishte mosmarrëveshje dhe intriga. Sidomos pasi që të gjitha garonin për vëmendjen dhe favorin e një burri.
Edhe Perandoresha, zonja e haremit që do të jepte pasardhësin, nuk ishte imune ndaj këtyre intrigave. Sa më ambicioze ishte bashkëshortja dhe më rrallë konkubina, aq më eunukë do të bashkoheshin me të, duke parë që vendi i saj në harem të ndryshonte magjikisht.

Në fakt, nëse intriga jepte fryte, kishte detyrimin moral të shpërblente komplotistët eunukë, zakonisht duke i vendosur në pozicione me pushtet brenda pallatit. Dhe e vërteta është se Kina feudale ishte plot me ngatërresa të tilla. Dinastia Tang (618-907 Pas Krishtit) e kuptoi mirë këtë. Wu Zetian filloi si konkubinë perandorake dhe pas vdekjes së tij u martua me pasardhësin e tij. Kështu u bë bashkëshorte perandorake, fajësoi perandoreshën për vrasjen e fëmijës së saj dhe përfundimisht zuri vendin e saj. Dhe meqë e gjithë kjo padyshim nuk i mjaftonte, Zetian përmbysi Dinastinë Tang dhe themeloi të vetën (Dinastinë Chou), duke pushtuar fronin midis 690-705 pas Krishtit.

Haremat perandorake janë plot histori dhe legjenda anekdotale.

Sigurisht, nuk ishin gjithmonë zona të pushtetit dhe polemikave, pasi janë regjistruar situata më të qeta. Qoftë dhe në thellësitë e Historisë! Në fund të fundit, kjo ishte trashëgimia e perandorit të Verdhë, sundimtarit që mbretëroi midis 2697-2597 para Krishtit dhe konsolidoi territoret që më vonë do të përbënin Kinën tradicionale. Ky mbret gjysmë mitik kishte 4 konkubina dhe nuk zgjodhi asnjë prej tyre për bukurinë ose hirin e tyre por prej aftësive të tyre.

Mia, për shembull, konsiderohet në traditën kineze të jetë shpikësja e gatimit dhe shkopinjve, ndërsa një tjetër ishte ajo që shpiku krehrin. Dhe mbretëruan pranë perandorit të Verdhë, duke e ndjekur më pas në botën tjetër.
 
Last edited:

Konkubinati​



Si konkubinat (latinisht concubitus, bashkim seksual) cilësohet forma e marrëdhënieve seksuale të vazhdueshme dhe jo të fshehta ndërmjet mashkullit dhe femrës, disa meshkujve ose disa femrave, e cila nuk përcaktohet nëpërmjet të drejtës martesore. Partneri femër i marrëdhënies së konkubinatit quhet konkubinë ndërsa forma mashkullore e kësaj fjale nuk ekziston.

Vështrim i përgjithshëm​

Sipas kontekstit historik dhe kulturor, është e mundur që fëmijët që lindin nga marrëdhëniet në konkubinat, nuk kanë të drejtë trashëgimie kundrejt të atit, çka paraqet një nga dallimet kryesore ndërmjet konkubinatit, martesës dhe poligamisë („martesës së shumëfishtë“).
Konkubinati është në këtë mënyrë shpesh i nxitur nga prirja për të mos ndarë pretendimet për pushtet, sundim dhe pronë. Në këtë mënyre forma e konkubinatit kufizohej edhe në shumicën e rasteve brenda shtresave të pasura dhe me pushtet socialo-politik por duke u shfaqur aty në të gjitha kulturat, nga mesjeta e krishterë evropiane deri në Perandorinë e Kinës, Perandorinë Japoneze dhe shoqëritë koloniale të Indisë Hollandeze. Meqenëse përkufizimi i konkubinatit tradicional i referohet gjithnjë martesës heteroseksuale, dalin këtu vështirësi në përdorimin e termit në mënyrë globale (të përgjithshme). Këtu bëjnë pjesë dallimi nga polikoitia (bashkimi i përzier seksual), poligamia, marrëdhëniet jashtë-martesore dhe prostitucioni. Ky term është i përdorshëm vetëm në mënyrë të kufizuar për marrëdhëniet homoseksuale dhe vetëm atëherë kur për to bëhet fjalë për marrëdhënie partneriteti (bashkëjetese) jo të formës së bashkëjetesës së njohur ligjërisht ose të atyre martesore.

Konkubinati në Romën e lashtë​

Romën e lashtë konkubinati ka qenë marrëdhënia ndërmjet dy njerëzve të lirë (jo skllevër), të cilët nuk mund ose nuk donin të martoheshin ligjërisht, si psh. sundimtari i një province dhe një grua vendase nga kjo provincë, me të cilën ai nuk martohej dot për shkak të pozitës që kishte. Si kusht për konkubinatin ishin mosha madhore dhe pëlqimi i të dy palëve. Paja nuk ishte e nevojshme. Fëmijët e lindur nga kjo marrëdhënie nuk i nënshtroheshin autoritetit atëror (patria potestas), merrnin mbiemrin e nënës dhe vlenin si ilegjitim (të paligjshëm).
Ushtarët e ushtrisë romake lejohej deri në fund të shekullit të dytë para Krishtit të martoheshin vetëm pasi të kishin kryer 25 vjet shërbim ushtarak, gjë për të cilën u premtohej si shpërblim shtetësia romake (diploma ushtarake romake). Për t'iu shmangur kësaj pengese jetonin edhe ata shpesh në konkubinat.

Konkubinati në zonën e kulturës kristiane​

Sipas të drejtës kishtare katolike celebrimet që bëheshin brenda zonës së vlefshmërisë së Koncilit të Trentos dhe të të drejtës martesore të lidhur me të, jo në prani të priftit katolik të autorizuar, vlenin deri në shekullin e 20-të si konkubinat. Kjo vlente për martesat ndërmjet anëtarëve të kishave të tjera (psh. të asaj protestante) të celebruara në prani të priftit protestant po ashtu si dhe për thjesht martesat civile. Por për zona të caktuara ndikimi i dekretit të Trentos për këto martesa u pezullua, për herë të parë nëpërmjet konstitucionit (përmbledhjes ligjore) të papës Benedikti XIV të 4 nëntorit 1741 (Benedictina), si pasojë e të cilit martesa protestante nuk konsiderohej më si konkubinat.
Sot ky term përdoret në pratikën gjuhësore të zakonshme më tepër për të theksuar dallimin nga bashkëjetesa martesore.

Konkubinati në fenë islame​

Konkubinati në kontekstin islamik ka kuptimin e një marrëdhënieje seksuale formale por jo detyrimisht afatgjate ndërmjet burrit dhe skllaves (shih Skllavëria dhe feja islame). Për konkubinën ka në arabisht disa emra. Kështu psh. përdoreshin për të cilësuar konkubinën emra si surrīya (nga surūr = gëzim, kënaqësi), hazīra (e dashur; rrethim) dhe emra të tjerë. Konkubinati, i cili në shoqëri të tjera ka qenë i ndaluar ose e pakta nuk shihej me sy të mirë, njihet në fenë islame nga ligji dhe ka qenë pjesë përbërëse e skllavërizmit islamik.

Sipas jurisprudencës myslimane çdo marrëdhënie seksuale jashtë-martesore është zakonisht e ndaluar. Por megjithatë këtu është bërë një përjashtim: marrëdhënia seksuale e një mashkulli mysliman me skllaven e tij sipas këtij koncepti ligjor lejohej, vetëm se ai duhej ta kishte skllaven nën zotërimin e vet. Marrëdhënia seksuale me skllaven e një të zoti tjetër ka qenë përndryshe e ndaluar. Gjithashtu duhej që konkubina të ishte nga ana ligjore skllave, por veç jo çdo skllave shërbente edhe si konkubinë. Konkubina ishte në një farë mënyre një skllave e specializuar kryesisht për shërbime seksuale, ku specializimi dhe ndarja e punës mes skllaveve vareshin natyrisht nga madhësia e haremit. Kështu psh. një skllave në një harem fare të vogël, ose kur ajo i shërbente si e vetme të zotit, duhej të ketë pasur për detyrë të përmbushte vazhimisht edhe detyrime seksuale.

Marrëdhëniet seksuale nuk praktikoheshin vetëm për të kënaqur epshin por i shërbenin shpesh qëllimit për t'i siguruar të zotit pasardhës. Fëmijët që bëheshin nga i zoti i skllaves ishin të lirë dhe kishin të njëjtin status ligjor si dhe fëmijët e një nga grave të tij të tjera (psh. si trashëgimtarë). Duke lindur një fëmijë të lirë konkubina merrte statusin e një umm valad (أمّّ ولد). Liria e fëmijëve të një skllaveje varej natyrisht nga ajo nëse i zoti i saj e pranonte atësinë e tij. Por mosnjohja e atësisë ishte praktikisht pothuaj e parealizueshme pasi i zoti duhej të dëshmonte në këtë rast me prova shkeljen si pasojë e kontaktit seksual të ndaluar të skllaves së tij me një mashkull tjetër. Statusi ligjor i fëmijëve të një umm valad-i ishte i pazakontë pasi në kultura të tjera liria e fëmijëve të një skllaveje zakonisht nuk ka qenë e garantuar (jurisprudenca romake). Të qënit nënë e një fëmije të lirë sillte gjithësesi rritjen e statusit të skllaves. Një ngritje e tillë në rëndësi pasqyrohej edhe në ngritjen e statusit ligjor të skllaves pasi, pas lindjes së një fëmije të lirë, sipas konceptimit të përhapur juridik, ajo nuk lejohej më të shitej ose të jepej hua dhe pas vdekjes së të zotit ajo ishte e lirë. Ky rregull, sipas mendimit të orientologut Joseph Schacht (EI – umm walad), është përhapur jo që në kohën kur ishte gjallë Muhamedi por vetëm nën kalifin Umar dhe është vërtetuar nga ana e drejtimeve juridike të lindura më vonë. Duhet pasur parasysh se edhe ummahat valad, përderisa ato nuk lihen të lira përpara se të vdesë i zoti, vazhdonin të ishin skllave që nuk kishin kurrëfarë të drejte kujdestarie ndaj fëmijëve të tyre dhe për të cilët i zoti kishte të drejtë të dispononte gjithnjë në mënyrë të pakufizuar. Se ç'status gëzonte si përfundim një umm valad, kjo varej natyrisht në radhë të parë nga opinioni dhe pranimi nga ana shoqërore. Nën sundimin e hershëm abbasid ky ishte i konsiderueshëm. Disa konkubina gëzonin në atë kohë madje më shumë liri se gratë e lira duke u bërë deri në një farë mase të njohura, shumë të respektuara dhe duke ndjekur një jetë luksoze në sarajet dhe dhomat me skllevërit e vet.

Edhe pse konkubinat gëzonin në përgjithësi shumë respekt, ato nuk lejohej t'i refuzonin të zotit të tyre shërbimet, qoftë edhe ato me karakter seksual. Ato duhej t'i bindeshin në mënyrë të pakufizuar të zotit të tyre ashtu si çdo skllav tjetër. Pronari i skllevërve nuk njihte pothuajse kurrfarë kufizimi ligjor. Ai lejohej të zotëronte një numër të pakufizur konkubinash dhe t'i përdorte ato sipas dëshirës. Megjithatë ka pasur kushte të veçanta, të cilat i ndalonin pronarit të kryente marrëdhënie seksuale me një skllave. Këtu bënin pjesë:
  1. pronari dhe skllavja ishin të afërm nga gjaku.
  2. skllavja ishte e martuar me një mashkull tjetër.
Jurisprudenca islamike e ndalonte kështu disponimin seksual (edhe pse ky vlente për pronarin në përgjithësi pa kufizim) vetëm atëherë kur duhej penguar kontakti me një të afërm nga gjaku ose kur një i tretë mund të nxirrte pretendime seksuale ndaj skllaves.
Skllavet femra nevojiteshin kryesisht si konkubina ose shërbëtore. Të zotit mysliman i jepte ligji të drejtën e shfrytëzimit seksual të skllaveve të tij. Ndërsa një femre të lirë që kishte vetë në zotërim skllevër meshkuj nuk i jepej një e drejtë e tillë. Sipas të drejtës islamike marrja dhe mbajtja e skllaveve femra për qëllime seksuale ka qenë e ligjshme dhe ky ka qenë edhe motivi kryesor për marrjen e skllaveve gjatë historisë islamike. Prona e një skllavi i përkiste të zotit të tij vetëm në rast se ky kusht ishte përfshirë në kontratën e lirimit duke i lejuar skllavit të fitonte të ardhurat e veta në mënyrë që të arrinte të paguante lirimin e vet ose edhe çmimin e nuses. Feja islame lejon marrëdhëniet seksuale jashtë-martesore ndërmjet të zotit dhe skllaves. Kjo gjë bazohet në kuran, kur aty bëhet fjalë për ma malakat ajmanukum ose "atë që keni në dorën e djathtë".

fenë islame, „meshkujt janë të detyruar të martohen në radhë të parë me gra të lira por, në rast se ata nuk arrijnë dot të paguajnë çmimin e nuses, atyre u thuhet të martohen me gra skllave se sa të bëjnë veprime të ndaluara.“ Një nga argumentet (arsyet) e paraqitura nga feja islame për të përligjur konkubinatin është se ai „kënaq dëshirat seksuale të skllaveve femra duke parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e imoralitetit në radhët e bashkësisë myslimane.“ Disa drejtime juridike e kufizojnë konkubinatin në nivelin e marrëdhënieve monogame ndërmjet skllaves dhe të zotit të saj. Sipas Sikaingas, "skllavet femra kanë qenë në shumë shoqëri myslimane si plaçkë lufte për pjesëtarët e fisit të të zotit, fqinjët e tij ose miqtë vizitorë.".

Në jurisprudencën shiite është për të zotin e një sklaveje e paligjshme t'i lejojë një të treti të shfrytëzojë atë për marrëdhënie seksuale. Teologu shiit Shajkh al-Tusi thotë: ولا يجوز إعارتها للاستمتاع بها لأن البضع لا يستباح بالإعارة „Nuk lejohet të jepet hua (skllavja) për të kënaqur të tjerët pasi marrëdhëniet seksuale nuk mund të legjitimohen nëpërmjet dhënies hua dhe teologët shiitë al-Muhakik al-Kurki, Allamah al-Hilli dhe Ali Asghar Mervarid nxjerrin këtë rregull: ولا تجوز استعارة الجواري للاستمتاع "Nuk lejohet të jepet hua skllavja për arsye marrëdhëniesh seksuale"
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.