Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Konsumimi i tepruar i peshkut mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara në shëndet

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Konsumimi i tepruar i peshkut mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara në shëndet​


(Foto: Insider)


Nuk ka shumë ushqime që ofrojnë përfitime më të mëdha shëndetësore sesa peshqit. Nga zvogëlimi i rrezikut të sëmundjeve të zemrës deri te shëndeti i trurit – ngrënia e peshkut është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Megjithatë, derisa shijimi i një file salmon të pjekur në skarë ose një lloj tjetër peshku të pjekur në tigan, është një mënyrë jetese e shijshme dhe e shëndetshme – ekziston një efekt anësor i marrjes së sasive të mëdha të peshkut që nuk mund të injorohen, dhe kjo është sasia e merkurit që gjendet në peshk.

Merkuri grumbullohet në peshk dhe së pari absorbohet nga fitoplanktonet ose algat, të cilat më pas konsumohen nga kafshë të vogla detare, peshq më të vegjël dhe përfundimisht nga peshq të mëdhenj. Kështu që me kalimin e kohës, të gjitha kafshët në det mund të përmbajnë sasi të caktuar metil merkuri, megjithëse specie të caktuara përmbajnë më shumë se të tjerat – shkruan Eat This.

peshk1.jpg


Ashtu si peshqit që grumbullojnë merkur përmes ushqimit të tyre, njerëzit mund ta ruajnë atë në organizëm nëse konsumojnë shpesh peshk që përmban merkur.

Pse paraqet kjo problem?​

peshk4.jpg


Metil merkuri është një metal toksik. Edhe pse ekspozimi i ulët nuk paraqet rrezik të madh për shëndetin, ekspozimi i tepërt mund të rezultojë në helmim me merkur, me efekte të tilla, si dëmtimi i dëgjimit, shikimit dhe koordinimit. Disa njerëz gjithashtu mund të përjetojnë dobësi të muskujve.
Merkuri është një metal që potencialisht mund të dëmtojë sistemin nervor qendror të njeriut (gjegjësisht trurin) dhe palcën kurrizore.

Kur sistemi nervor qendror dëmtohet, mund të ndodhin një larmi ndodhish, duke përfshirë gjëra që janë të lehta, të tilla si dhimbje koke për shkak të humbjes së kujtesës ose dobësim të muskujve. Pra, nëse hani shumë peshk, ju potencialisht po merrni shumë merkur dhe pa e ditur mund ta dëmtoni veten.

/Telegrafi/
 
Kot nuk thone "gjella me kripe,kripa me karar"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.