Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kontinentet

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Evropa zë 7,8% të sipërfaqes së ngurtë të Tokës. Për nga madhësia sipërfaqes Evrpoa është kontinenti i pestë, ndërsa për nga numri i banorëve zë vendim e dytë, pas Azisë. Evropa pa BSHP ka vetëm 5,09 milionë mk² dhe 517 milione banorë me dendësi 100 banorë në km², kurse së bashku me pjesën e BSHP-së ka 10,5milionë km², 729 milionë banorë dhe denësinë prej 70 b/km².
Emri Evropë rrjedh nga emri EREB që d.m.th. perëndim i diellit. Kështu e kanë quajtur popujt e Lindjes së Afërt. Evropa ka pozitë të përshtatshme gjeografike. Duke e shikuer pozitën e Evropës në hartën e botës ose në glob, na bie në sy se kontinenti ynë ka një pozitë qendrore në hemisferën veriore. Pjesa më e madhe e saj gjendet në brezin mesatar klimatik verior. Vetëm skaji më verior shtrihet në brezin e ftohtë (polar) dhe ai më jugor në zonën subtropikale. Evropa në të tri anët është e rrethuar me dete dhe oqeane.
Meqë Evropa mbështetet në gjerësi të madhe në kontinentin e Azisë, shumë gjeograf Evropën e kanë konsideruar si gadishull të Azisë. Por, duke e marrë parasysh disa veçori natyrore dhe kulturore-historika, këto dy tersi veçohen si kontinente në vete. Evropa në lindje kufizohet me Azinë përgjatë kufirit 3000km, i cili kalon nëpër malin Ural, lumin Ural, liqenin Kaspik, në veri të maleve të Kaukazit, nëpër Detin e Zi, grykën e Bosforit, detin Marmara, grykën e Dardaneleve, detin Egje dhe del në detin Mesdhe. Evropa gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të rëndësishme detare dhe ajrore.

Evropa sikurse e pamë lidhet me kontinentin e Azisë, prej Afrikës e ndajnë vetëm 14 km (gryka e Gjibraltarit), kurse prej Amerikës 6 orë udhëtim me aeroplan dhe 4 ditë me anije.
Për kah përthyerja e vijës bregdetare Evropa zë vendin e parë midis kontinenteve në botë. Sipërfaqja e ishujve dhe gadishujve përbën 1/3 e sipërfaqes së saj, ndërsa vija bregdetare është e gjatë 38624km (sa ekuadori i Tokës). Në disa pjesë bregu i detit është i ulët dhe i butë, në pjesët e tjera i lartë dhe rrëpinor.
Evropa ka ultësira por edhe male të larta. Ky kontinent ka lartësinë më të vogël mbidetare (vetëm 300 m, toka botërore 875 m). Pjesa më e madhe Evropës (2/3) është e ulët (deri në 200 m) dhe vetëm 17 % është tokë malore. Në Evropë dallohen malet vjetra dhe të reja. Malet e vjetra janë krijuar para qindra milionë vjetësh. Këto i përfshijnë malet qendrore në Evropën e Mesme (masivi qendror në Francë, malet në Gjermani dhe Çeki) malet në ishujt britanik, Gadishullin Ballkanik etj. Këtu bëjnë pjesë edhe malet Rodope në Gadishullin Ballkanik. Fuqitë e jashtme gjatë kohës së gjatë i kanë ulur dhe rrumbullakuar këto male duke krijuar në mes tyre lugina të gjera lumore.
Malet e vjetra dallohen edhe për nga pasuritë minerale, sidomos me qymyr dhe hekur. Këto, pasuri kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendeve në të cilat gjenden këto pasuri. Pjeset me te vjetra te Evropes me prejardhje arkaike jane Platforma ruse dhe Mbruroja Baltike .
Malet e reja janë krijuar më vonë (para 60 milionë vjetësh) dhe dallohen ma vargmale, male të larta, të mprehta, gryka e lugina të ngushta dhe me aktivitet vullkanik(Etna, Vezufi etj.) e seizmik (tërmete). Vargmalet kryesore në Evropë janë: Alpet, Karpatet, Dinariket, Sharopindet, etj. Alpet shtrihen në Evropën Qendrore dhe Jugore, Apeninet në Gadishullin Apenin, Pirinejet në ate Pirinej. Karapatet në lindje të Alpeve në formë gjysmëharku e rrethojnë Ultësirën e Panonisë. Në Gadishullin Ballkanik shtrihen Dinariket, Sharopindet dhe mali Balkan.
Ultësira e madhe evropiane fillon nga Franca Veriperëndimore dhe vazhdon nëpër Belgjikën Veriore, Holandë, në pjesën veriore të Gjermanisë, Poloninë dhë vazhdon në ultësirën Ruse deri në Ural. Në Evropën Qendrore dhe Jugore shtrihen disa ultësira të rrethuara me vargmale, si ajo e Panonisë në Hungari, Kroaci e Vojvodinë, Vllahisë në Rumani, fusha e Andaluzisë dhe Aragonisë në Spanjë si fusha e Lombardisë në Italinë Veriore.
Meqë Evropa ka formën e një gadishulli të madhe, është e hapur nga Oqeani Atlantik, deti Mesdhe, Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe Ultësira Sibiriane, pjesët e saj rrahen nga masat ajrore të lagështa të Atlantikut, të ngrohta të Mesdheut dhe të ftohta nga pjesa kontinentale e BSHP-së. Koha mbi kontinentin e Evropës varet nga lëvizja e cikloneve dhe të anticikloneve. Ciklonet krijohen rreth Islandës dhe duke lëvizur në drejtim të tokës sjellin shi, borë, mjegull, erë. Anticiklonet gjatë verës krijohen mbi ishujt Azore në Oqeanin Atlantik (gjeni në hartë) duke sjellë kohë të ngrohtë dhe në Siberi (dimrit) e Rusi kur krijojnë kohë të ftohtë e me borë. Veçori e përgjithshme e klimës në Evropë është rritja e temperaturës prej veriut kah jugu dhe prej perëndimit kah lindja, ndërsa reshjet zvogëlohen në drejtim të lindjes dhe të jugut. Dimrit temperaturat rriten duke shkuar kah jugu dhe perëndimi. Sasia e të reshurave në perëndim është rreth 2000 mm, ndërsa në ultësirën lindore 400-600 mm.

Në Evropë i dallojmë disa tipe të klimës dhe të vegjetacionit. klima mesdhetare (subtropikale) i përfshin viset pranë brigjeve të Detit Mesdhe. Klima oqeanike (atlantike) mbretëron në viset përgjatë bregdetit atlantik. Kjo klimë është nën ndikimin e oqeanit, rrymës së Golfit dhe erërave perëndimore, prandaj dallohet me vera të freskëta dhe dimra të butë. Reshje ka gjatë tëtë vitit. Mjegullat janë të shpeshta e sidomos gjatë dimrit. Borë bie rrallë dhe qendron pak. Klima kontinentale shtrihet në viset e Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore dhe Veriore, por më karakteristike është në Evropën Lindore (Ultësira eUkrainës, Ruse, e Panonisë etj.). Veçoritë kryesore të saj janë verat e nxehta, dimrat e ftohtë me ngrica dhe shumë borë. Reshje ka pak, por ato bien gjatë verës, kur bimëve u duhen më shumë.

Vegjetacioni ndryshon sikurse edhe klima. Në viset perëndimore të Evropës ka livadhe, kullosa, pyje gjetherënëse, të përziera dhe gjethembajtëse, por duke shkuar kah lindja viset marrin pamjen stepore dhe gjysmëshkretinore (pranë liqenit Kaspik). Klima polare dhe subpolare, shtrihet rreth Polir të Veriut. Temperaturat janë të utëta, erërat të forta e të ftohta dhe me pak të reshura në formë të borës. Derisa në kushtet e klimës polare nuk ka vegjetacion, në atë subpolare në kohën e verës së shkurtë e të frskët rriten myshqet, likenet, barishtet, lulet e kënetave dhe kaçubat e vogla. Kjo është zona e tundrave. Klima malore-alpine zotëron në viset e larta malore. Për nga temperaturat i gjason klimës polare, por ka më shumë të reshura. Krahas brezave horizontale vegjetative ekzistojnë edhe brezat vertikale, të cilat ndërrojnë kështu: tokat e punuara me kultura të ndryshme bujqësore, drunjë gjetherënës, pyjet e përziera, pyjet gjethembajtëse (pishta) kullosat malore dhe shkretëtirat malore.
Në Evropë nuk ka lumenj të mëdhenj, për shkak se është kontinent i vogël dhe i përthyer. Relievi dhe klima kanë ndikuar që në Evropë të këtë ndryshime sa i përket pasurisë me lumenj, gjatësisë së tyre, dendësisë dhe sasisë së ujit. Rrjeti më i degëzuar i lumenjve është në Evropën Veriperëndimore, ndërsa lumenjtë më të gjatë dhe pellgje më të mëdha në Evropën e Mesme dhe Lindore. Të gjithë lumenjtë e Evropës takojnë gjashtë ujëmbledhësve: Ujëmbledhësi i Oqeanit Atlantik, Oqeantit të Ngrirë, i Detit të Veriut, Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe. Evropa është e pasur me liqene, sidomos pjesa veriore e saj. Liqenet më tepër gjenden në Evropën Veriore (Finlanda vend i liqeneve), në Alpe dhe në Gadishullin Ballkanik. Liqenet e Evropës janë formuar me anën e akullnajave (erozive dhe akumulative), me lëvizje tektonik dhe proceset karstike.

35611
35612
Evropa/Evropë
Shtrirja gjeografike e Evropës në hemisferën veriore
Sipërfaqja10.180.000 km²
Popullsia (2013[1])
• dendësia
740.000.000, banorë
75 banorë/km²
ShteteLista e shteteve të Evropës · · · · · · · · · · ·
DenonimiEvropian/e
Familiet gjuhësor
  • Indo-Evropiane
  • Uralike
  • Turkike
  • Semitike
  • Mongolike
  • Baske
  • Kaukazit Veriperëndimorë
  • Kaukazit Verilindorë
Qytetet më të mëdha
  • Moska
  • Londra
  • Stambolli
  • Shën Petersburgu
  • Berlini
  • Madridi
  • Kievi
  • Roma
  • Parisi
  • Minsku
Zonat kohorenga KKB (Islanda) tek KKB+5(Rusia)
 
Last edited:
Sipërfaqja30.284.631 km²
Popullata1.225.080.510 (sipas të dhënave në vtitin 2016)
Dendësia36.4/km²
Shtetet53
Varësitë7
DemonimiAfrikan(e)
GjuhëtGjuhët Afrikane dhe shumë tjera
Zonat KohoreUTC-1 (Cape Verde) tek UTC+4 (Mauritius)

Afrika është njëri nga shtate kontinentet e rruzullit tokësor. Ndryshe është i njohur edhe si kontinenti i zi. Origjina e emrit Afrikë vjen nga gjuha berbere të cilët janë popull kavkasoid i Afrikës veriore. Romakët e vjetër e kanë shfrytëzuar emrin Afrika terra — "toka Afra" (nga "Afer") — pjesa veriore, e cila i përgjigjet Tunizisë së sotme, ku ka qenë province romake Afrika. Vetë prejardhja e emrit Afrika ka shumë kuptime : nga fenikaset afar (pluhuri), greqisht aphrike (mungesë e të ftohtit) dhe latinisht aprica (me diell). Afrika ka formë trapezi (veri) dhe trekëndëshi (jug) kurse veri-jug mendohet të ketë formë veshi dhe kokë kali.

Ajo shtrihet në të dy anët e Ekuatorit gati tërësisht në brezin e nxehtë midis 37° të gjerësisë gjeografike veriore, 34° të gjerësisë gjeografike jugore, 17° në gjatësi perëndimore dhe 49° të gjatësisë gjeografike lindore.

Pikat ekstreme të Afrikës janë Kepi i Bardhe në veri,Kepi Agulhas në jug,Kepi Guardafui në lindje dhe Kepi i Gjelbër në perëndim.

35613

Afrika është një kontinent i një rrafshnalte, e cila ngritët pjerrët nga oqeanet që e rrethojnë, në pjesën më të madhe. Relievit të lartë i takon 90 % të sipërfaqes. Paraqitet si një mburojë, e krijuar nga palosjet shumë të vjetra gjeologjike, si dhe pjesërisht nga shtresat vullkanike dhe neogjene.

Në fizionominë primare, Afrika paraqitet si një rrafshnaltë e degëzuar, ku shndërrohen pllajat dhe ultësirat (pellgjet dhe luginat). Siç është theksuar, malet e larta dhe pllajat përfshijnë sipërfaqe të mëdha në të gjitha anët e kontinentit. Malet më të larta janë ato në lindje ku ndodhet edhe maja më e lartë Kobo, në malin Kilimanxharo me lartësi 5899 m. Poashtu ndodhen malet Kenia, Ruvenzuari, Ras Dashan, Moshi, Eregon etj. Shumë nga këta janë male vullkanike. Në veriperëndim malet Atllas, të larta deri 4000 m, paraqesin zonën e vetme orogjeneze të Afrikës, e cila i takon vargmaleve të grupit evropian (Pirinejet, Alpet). Dukja dhe fizionomia morfologjike (sidomos Atllasi Tel-Rif) është e ngjashme me ato të vargmaleve të Evropës Jugore, të krijuara në epokën terciare dhe kvarternere.

Zona e lartë përbëhet prej 2 rrafshnaltave kryesore : Rrafshnalta e Afrikës Lindore dhe Rrafshnalta Jugafrikane.

Rrafshnalta e Afrikës Lindore ka një sipërfaqe prej 4 milionë km² dhe përbëhet prej tri tërësive tjera: Rrafshnalta Etiopiko-somaleze, Somaleze dhe Liqenore. Rrafshnalta Jugafrikane ka 4,5 milionë km². Në të gjithashtu bën pjesë shkretëtira Kallahari.

Zona e ulët përbëhet nga këto tërësi: Lugina e Nilit, Shkretëtira e Saharasë dhe Pellgu I Kongos.

Malet Atlas
janë malet e vetme të reja në Afrikë. Përafërsisht përfshijnë një sipërfaqe prej 800 000 km².

Shtrihen në veriperëndim të Afrikës (Magreb). Janë të gjata afër 2000 km.

Përbëhen nga disa tërësi morfologjike: Atlasi i lartë (maja Tubkal 4165 m), Atllasi gëlqerorë (Xhebel Ores në Kabili), Anti Atllasi kristalor, por me majën vullkanike Sirua (3300 m), Atlasi Tel-Rif, në veri përgjatë bregdetit mesdhetar, Atlasi i mesëm (i lartë 3000 m), në jug të Rifit, paraqet ujëndarësin në mes oqeanit Atlantik dhe detit Mesdhe.

Pjesa perëndimore e Atlasit, e paraqitur si rrafshnaltë, quhet Mezeta marokene. Në këtë pjesë kalon gradualisht në Sahara. Kjo është zonë e shotëve (Hodna) ose të sebkave, liqeneve të njelmëta nga janë ose të përhershme ose të përkohshme, varësisht nga kushtet natyrore të mjedisit gjeografik ku janë krijuar.

Saharaja është shkretëtira e dytë për nga madhësia pas Antarktikut në botë, me 9 000 000 km² e cila gjendet në veri të Afrikës. Sipërfaqja e Saharasë është përafërsisht sa 50 shtetet e SHBA-ve. Emri i Saharasë rrjedh nga fjala arabe (arab. صحراء), që do të thotë shkretëtirë.

Saharaja, ashtu siç është sot ekziston që prej 3.500 vjet. Mendohet se në Sahara shumë kohë më parë kanë pasur lumenj dhe mendohet se janë ende nën rërën e kësaj shkretëtire. Mendohet se rezervat e saj nëntokësore janë rreth 15 miliardë km³ ujë. Kohët e fundit shtetet më të zhvilluara si Libia kanë filluar ta përdorin këtë ujë. Aty ka pak oaze në krahasim me sipërfaqen. Oaza më e madhe në Afrikë është lugina e lumit Nil.
Përshkak të shtrirjes së saj në të dy anët e ekuatorit, rreth 80 % e territorit të Afrikës ka klimë të nxehtë. Në formimin e klimës ndikojnë gjithashtu tiparet e relievit, rrymat oqeanike, shtrirja e gjerë tokësore e Afrikës në veri të ekuatorit, erërat e ndryshme etj. Ngritja e pjesëve anësore të kontinentit e kufizon ndikimin e detit në klimën e pjesëve të mbrendshme.

Afrika ka 4 lloje të klimës: ekuatoriale, sub-ekuatoriale, tropikale dhe sub-tropikale.

Klima ekuatoriale shtrihet përreth ekuatorit, deri në 5º të gjerësisë gjeografike veriore dhe jugore. Ka reshje të shumta: 2000 – 2500 mm në vit. Temperatura është e njëjtë gjatë tërë vitit: rreth 25 °C. Pra, ka verë të përhershme.

Klima sub-ekuatoriale shtrihet mbi klimën ekuatoriale. Shtrihet deri në 20º të gjerësisë gjeografike veriore dhe jugore. Reshjet gjatë vitit sillen rreth 2000 mm në vit. Ka dy stinë: stinën e freskët me lagështi (vera) dhe stinën e thatë e me diell (dimri). Temperaturat e ditës janë shumë më të ngrohta sesa ato të natës.

Klima tropikale ndikon në viset më lart se klima sub-ekuatoriale. Aty ndikojnë monsunet (erëra që shkaktohen nga ngrohja e ndryshme e masave tokësore dhe ujore). Kemi monsunin veror me lagështi dhe atë dimëror me thatësi. Monsuni veror ka shumë reshje prandaj ka shumë mundësi që gjatë asaj periudhe lumenjtë të vërshojnë dhe shkaktojnë shumë dëme. Temperaturat janë të larta.

Klima sub-tropikale mbizotëron në viset më veriore dhe më jugore të kontinentit. Kjo ndryshe quhet klima mesdhetare sepse mbizotëron në vendet që ndodhen në brigjet e Mesdheut. Temperatura mesatare vjetore është 18 °C. Këtu mbizotërojnë katër stinë: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.

Temperatura maksimale është shënuar në Al-Azizi (Libi) 58 °C.

Temperatura minimale është shënuar në Ifranë (Maroku)– 24 °C.

Maksimumi i të reshurave janë arritur në Kepiun Debunsha (Kamerun) 10 290 mm.

Minimumi i të reshurave janë shënuar në Uadin Halfa (në Sudan) 2,5 mm.

Afrika ka një rrjet të pasur me lumenj dhe liqene. Shpërndarja e lumenjve dhe e liqeneve nuk paraqitet e njëjtë. Pjesa më e madhe e lumenjve të Afrikës, si: Kogo, Nigeri, Oranzhi dhe Senegali, derdhen në Oqeanin Atlantik, lumi Zambezi dhe Limpopo derdhen në Oqeanin Indian dhe lumi Nil në Detin Mesdhe. Kjo ndodhë sepse sipërfaqja e Afrikës më tepër është e pjerrët (anon) nga ana e Oqeanit Atlantik.

Gjithashtu Afrika është e pasur me shumë liqene ku mund të përmendim liqenet: Viktoria, Tanganika, Njasa, i Albertit etj. Liqeni më i madh me sipërfaqe është Viktoria me 68.800 km². Liqeni më i thellë është Tanganika me 1470 m.
Origjina, numri, ndarja dhe struktura e popullsisë së Afrikës deri vonë ka qenë e panjohur, dhe e njëanshme sepse kolonialistët nuk u morën me studimin e këtyre problemeve. Afrika ka një popullatë prej 1.111 miliardë (2013). Aty popullsia ndahet në dy grupe: negroide dhe jo-negroide.

Popullsia negroide zë 2/3 e popullsisë së përgjithshme të Afrikës. Ajo ndahet në sudanitë dhe bantuidë. Sudanitët jetojnë kryesisht në Sahel kurse bantuidët në pjesët tjera.

Popullsia jo-negroide është pjesa tjetër e popullsisë (së bardhë). Ajo ndahet në hamitë dhe semitë.

35614
35615
View attachment 35616
 
Amerika Veriore shtrihet në pjesën veriore të kontinentit të Amerikës.

Amerika Veriore

LocationNorthAmerica.png
Sipërfaqja24,709,000 km2
Popullsia523,736,000 (est. korrik 2007)
Dendësia21.2/km²
Shtete23
Varësi18
DenonimiAmerikan verior, Amerikano-veriorë
GjuhëtAnglisht, Spanjisht,Frëngjisht, dhe shumë të tjera
Zonat KohoreUTC (Danmarkshavn, Grenlandë) tek UTC -10:00 (Aleutianet perëndimore)
Qytetet
më të mëdha(2005)
Mexico City
New York City
Los Angeles
Çikago
Miami
Amerika Veriore është një kontinent në Hemisferën Veriore dhe Perëndimore të Tokës. Ajo kufizohet në veri nga Oqeani Arktik, në lindje nga Oqeani Atlantik, në juglindje nga Deti Karaib, dhe në jug dhe perëndim nga Oqeani Paqësor; Amerika Jugoreshtrihet në juglindje. Amerika veriore mbulon një sipërfaqe prej rreth 24,709,000 kilometra katrorë, ose 4.8% të gjithë sipërfaqes së planetit ose 16.5% të sipërfaqes tokësore. Nga korriku 2007, popullsia ishte vlerësur të ishte rreth 524 milion banorë. Ajo është kontinenti i tretë për nga sipërfaqja, pas Azisëdhe Afrikës, dhe është e katërta për nga popullsia pas Azisë, Afrikës, dhe Evropës. Amerika Veriore dhe Amerika Jugore njihen bashkarisht si Amerikat.
 
Last edited:
Azia është kontinenti më i madh dhe me dendësinë më të madhe të popullsisë në Tokë. Ky kontinent mbulon 8,6% të tërë sipërfaqes së tokës, është 4,5 herë më e madhe se Evropa dhe përbën 60% të popullatës botërore.

Kufijtë e Azisë janë tokësorë dhe detarë. Në Veri ka dalje në Oqeanin e Ngrirë të Veriut; në Jug futet thellë në Oqeanin Indian; në Lindje brigjet e saj lagen nga Oqeani Paqësor; kurse në Perëndim, Deti Kaspik, Deti i Zi, Deti Egje, Mali Kaukaz, Gryka e Bosforit dhe Dardanelet. Malet dhe lumi Ural ndajnë atë nga Evropa. Nga Afrika, Azinë e ndan: Kanali i Suezit dhe Deti i Kuq. Nga Amerika Veriore e ndan Ngushtica e Beringut.
Azia konsiderohet si kontinenti më i vjetër i rruzullit tokësor. Pjesa më e vjetër konsiderohet pjesa e Angarës, e cila është krijuar në periudhën Arkaike. Pastaj në fillim të paleozoikut formohet edhe një masë në jug e quajtur Godvana, e cila ka përfshirë nga kontinenti i Amerikës Jugore deri tek ai i Australisë, por edhe disa pjesë të Azisë. Lëvizjet e mëvonshme kan shkaktuar coptimin e Angarës dhe me coptimin e Godvanës, në fundosjen e saj, duke formuar Oqeanin Indian. Në mes të këtyre dy masave Angarës dhe Godvanës ka qenë një det i madh i quajtur Tetis.Malet kryesore jane Himalajet me majen me te larte ne bote Mont Everest,8848m,dhe gjatesi 2500 km , Kakarokum,Hindokush,Pamir,Tien Shan etj.... Perthyeshmeria detare - Ngushticat me te medha jane : Beringu , Bosfori , Dardanelet , Babel Mandeb , Malajes etj., ndersa gjiret me te medhenj jane : Gjiri i Persise , i Bengalit , i Siamit dhe i Tonkinit . Perthyerja bregdetare ka rendesi te shumefisht ekonomike , vecanerisht per komunikacion . Bregdeti me i perthyer është ai juglindor dhe lindor.
Shtrirja e madhe gjeografike e kontinentit të Azisë është arsyeja e klimës së shumëllojshme. Në të dominojnë gati të gjithë tipat klimatik të sipërfaqës së Tokës. Mbi këtë kontinent konfrontohen masat ajrore të viseve tropikale me ato polare, kontinentale me ato maritime. Në pjesën qendrore të Azisë ndikimi i masave të lagështa dhe të nxehta detare nuk arrin të depërtojë dhe pikrisht këto vise janë nën influencën e klimës së thatë kontinentale.Ne kete kontinent egzistojn klima : ekuatoriale,subekuatoriale,tropikale,mesatare,mesatare kontinentale etj.
Hidrografia e këtij kontinenti është një ndër elelmetet dalluese gjeografike. Në krahasim me teritorin e madh që ka , e që dallohet dukshëm nga kontinentet tjera, rrejetit i lumenjëve nuk ëshë zhvilluar në masë të duhur.[3] Megjithë atë, lumenjtë e Azisë janë të medhenj, të gjatë, me prurje të mëdha uji. Pjesa më e madhe e lumenjëve burimin e ka në pjesën qendrore të Azisë, prej nga gravitojnë kah Oqeanet që e rrethojnë. Azia dallohet si kontinent me hapsirë të madhe gjeografike, prej nga rrjedhat ujore nuk arrijnë të derdhen në detetë e afërme. Kjo hapsirë shtrihet prej Liqenit Kaspik, në perëndim, deri te kufiri i Kinës, në lindje. Vetëm kësaj zone i takon 1/3 e kontinentit.
Në Azi, jetojnë rreth 3 860 000 000 banorë që është afër 60% e numrit të përgjithshëm të popullsisë botërore.
Dendësia e popullsisë është 80 banorë për kilometër katror, por kjo ndryshon nga një rajon pothuajse të pabanuara në veri të Siberisë dhe ate të tejët të dendur në jug-perëndim të kontinentit në të cilën jetojnë deri 500 për çdo km ². Viset më të banuara janë pjesët e Kinës lindore, , qendrore dhe jugore, Gadishulli Korean, pjesët e ishujve japoneze Honshu, Tajvan, ishujt indonezian Java, Bangladeshi, dhe Hinduistani në veri të Indisë. Në Rusi, në pjesën e Azisë - Siberiane jetojnë rreth 30 milion banorë, një situatë e ngjashme në stepë të Azisë Qendrore, si dhe në Azinë jugperëndimore.
Rreth dy të tretat e popullsisë i përket racës së Azisë mongoloide që jetojnë në territorin e Japonisë në liqenin Kaspik dhe në Siberi dhe Indokinë. Pjesë të tjera të Azisë janë të banuara kryesisht me popuj indo-evropian ngjyrë të errët të lëkurës . Në Arqipelagun e Malajës jeton raca meleze.
Fetë kryesore në Azi janë Hinduizmi, Islamizmi, Kristianizmi, Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi. Hinduizmi është i përhapur në Indi, në Azinë Juglindore dhe Lindore janë të përfaqësuara nga Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi, Islamizmi në Azinë jugore, Pakistan, Bangladesh dhe Indonezi, shumica e fesë katolike në Filipine dhe ortodokse në Rusi dhe Mesdhe, në jug të Azisë.
Fetë kryesore në Azi janë Hinduzmi, Islamizmi, Kristianizmi, Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi . Hinduizmi është i përhapur në Indi, në Azinë Juglindore dhe Lindore janë të përfaqësuara nga Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi, Islamizmi në Azinë jugore, Pakistan, Bangladesh dhe Indonezi, shumica e fesë katolike në Filipine dhe ortodokse në Rusi dhe Mesdhe.
35620
View attachment 35621
 
Australia zyrtarisht Federata e Australisë (Commonwealth of Australia) është një vend që përfshin kontinentin e Australisë, ishullin e Tasmanisë dhe shumë ishuj të vegjël. Ajo është vendi i gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.

Për të paktën 40.000 vjet përpara ardhjes britanikëve në shekullin e 18-të, Australia banohej nga indigjenët australianë. Pas zbulimit nga hollandezët në vitin 1606, gjysma lindore të Australisë u pretendua nga Britania e Madhe në vitin 1770. Popullsia u rrit në mënyrë të qëndrueshme në dekadat e mëvonshme dhe u krijuan pesë Koloni të tjera vetëqeverisëse të Kurorës.

Në 1 janar 1901, gjashtë kolonitë u bashkuan në një federatë, duke formuar Komonuellthin e Australisë. Që nga ajo kohë Australia ka mbajtur një sistem të qëndrueshëm politik demokratik liberal që funksionon si një demokraci parlamentare federale dhe monarki kushtetuese. Federata përbëhet nga gjashtë shtete dhe disa territore.Popullsia shumë e urbanizuar dhe është përqendruar kryesisht në shtetet lindore.

Australia me tërë sipërfaqen e asaj shtrihet në Hemisferen Jugore të botës. Me përjashtim të Azisë, përkatësisht Arkipelagut të Malajës, ndodhet shumë larg kontinenteve të tjera, sidomos Evropës, mirëpo, sot me zhvillimin e komunikacionit detar, e sidomos atij ajror, largësia e këtij kontinenti me kontinentet tjera të botës është zvogëluar shumë.

Australia është kontinenti më i vogël i rruzullit tokësor. Sipërfaqja e përgjithshme e Australisë është rreth 7,7 milion km². Është i vetmi kontinent që përfaqëson një shtet.

35622
 
Antarktida (ang. Antarctica) ose siç quhet ndryshe "kontinenti i bardhë", përfshin të gjitha viset që shtrihen midis Polit të Jugut dhe Rrethit Polar të Jugut. Pjesët më të mëdha të tij përherë janë të mbuluara me borë dhe me akull, për këtë arsye quhet edhe "kontinenti i akullit". Antarktiku ka sipërfaqe prej 13.200.000 km². Është kontinenti më i largët dhe më i izoluari i rruzullit tokësorë. Nga të gjitha anët është i rredhuar nga Oqeani Paqësor, Atlantik dhe ai Indian. Janë bërë shumë ekspedita me qëllim të zbulimit të mëtutjeshëm të atij vendi mirëpo për shkak të largësisë së madhe nga kontinetet e tjera, dhe kushteve të vështira natyrore kjo gjë ka qenë pothuajse e pamundur. Njeriu i parë i cili e shkeli Antarktikun ishte norvegjezi, Roald Amundzeni në vitin 1911.
Relievi i Antarktikut është reliev i përbër nga malet dhe rrafshnaltat. Në pjesën e brendshme të saj gjinden edhe disa vende pa akull të cila quhen "Oazat e Antarktikut", ato janë të mbuluara nga të gjitha anët me akull kurse, në mes janë të mbuluara me ujë ku raste-raste janë aq të mëdha sa mund të quhen edhe liqene. Forma e Antarktidës është e ç'rregullt në vijë horizontale nga perëndimi deri tek lindja është e gjerë dhe e gjatë kurse në jug është e ngushtë, pastaj në jug-perëndim ka edhe një gadishul i cili "laget" nga Oqeani Paqësorë dhe Oqeani Atlantik. Në anën tjetër ka pikë të volitshme për sa i përket këndvështrimit të kontinenteve tjera.
Klima e Antarktikut është klimë polare e cila arrin deri në -88,3 °C. Dhe për këtë shkak quhet edhe "poli i ftohtësis" në këtë kontinent shfaqet edhe bora e gropuar e cila nënkupton borën e deponuar ndër vite duke u kthyer në akull, gjë që ka bërë mbizotrimin e temperaturave polare. Edhe pse në Antarktid, është shumë ftohtë prap se prap aty Dielli është përcellues sa që e reflekton dritën duke shkaktuar dëme në trup nga rrezet ultra-violetë. Në anën tjetër "toka e akullt" është e pasur edhe me rezerva mineralesh si: qymyrguri, naftë, krom, kobalt, kallaj, nikel, bakër dhe plumb. Reshjet e shiut në Antarktik janë shumë të rralla sikurse në Shkretëtirën e Saharasë. 3 arsye pse Antarktida është më e ftohtë se Arktiku

  • Është 3 kilometra mbi nivelin e detit, gjë që ndikon në burimin e erërave të ftohta
  • Oqeani Atlantik që e "lagë" është i ngrirë duke ndikuar në bërthamen e antarktikut.
  • Gjatë natës temperaturat zbresin deri në -74 °C, kurse në Arktik vetëm -42 °C.
Popullsia e cila jeton në Antarktidë është e përkohshme pasiqë njerëzit nuk jetojnë përgjithmon aty, ata shkojnë atje vetëm për gjueti të balenave polare, të cilat shiten shumë shtrenjtë. Në anën tjetër në Antarktikë janë të pranishëm edhe shkencëtarët, numri i tyre gjatë dimrit arrin deri në 5.000 kurse gjatë verës ata reduktohen në 1.000 njerëz duke dhënë një dendësi prej 0,00007 b/km². Gjithashtu për njerëzit të cilët vijnë në Antarktikë është hapur edhe një kish ortodokse e quajtur Trinity Church në vitin 2004. Duke u hasur gjuetia e balenave polare gjithashtu është zgjedhur edhe gjuetari më i shquar i cili është një norvegjez me emrin kapiten Karl Anton Larsen. Fëmija i parë i lindur në rajonin e Antarktidës është një vajzë po ashtu norvegjeze e quajtur Solveig Gunbjørg Jacobsen, e lindur në anën e Grytvikenit më 8 tetor 1913. Ky fëmijë pati hemoragji pasiqë pati temperatura porale dhe për ta mënjanuar këtë vendasit i ofruan vodk duke ia mbajtur trupin e nxhetë. Kjo ishte e bija e Fridthjof Jacobsen dy nga fëmijët e Jacobsenit ishin lindur në Antarktid pasiqë ai ishte dhe një gjuetar balenash.
35623
 
Amerika Jugore është me një sipërfaqe prej 17.843.000 km² dhe një popullsi prej 355.070.540 banorësh, kontinenti i katërt më i madh i tokës.

Amerika Jugore shtrihet në pjesën jugore të kontinentit të Amerikës. Ajo shtrihet ndërmjet detit të Karaibeve, në veri, Oqeanit Atlantik, në lindje dhe Oqeanit Paqësor, në perëndim. Është i vetmi kontinenticili i afrohet më shumë Antarktikut – 1000 km. Ekuadori e ndan në dy pjesë jo të barabarta. Pjesa më e madhe e saj shtrihet në Hemisferën jugore. Sipas formës dhe pozitës gjeografike, i ngjan shumë kontinentit të Afrikës.Afrika dhe Amerika Jugore kane qene nje e vetme.Kur toka levizi me nje grade drejt diellit Amerika Jugore u nda nga Afrika dhe njera pjese mbeti Amazon ndersa tjetra Sahara.Me pas Meksika u bashkua me Ameriken Jugore.

Amerika Jugore gjendet larg rrugëve të rëndësishme ndërkombëtare, ujore dhe ajrore, dhe larg kontinenteve të zhvilluara. Me Amerikën e Mesme lidhet me kanalin e Panamasë dhe detin e karaibeve, ndërsa Oqeani Atlantik e lidh me Afrikën dhe Evropën. Amerika Jugore bashkë me Amerikën e Mesme ndryshe quhet Amerika Latine, për shkak se fliten gjuhët spanjolle dhe portugeze.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.