Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Koronavirusi

Si u bere ti?
Une mire jam, jam vetëkarantinuar ne shtepi per 1 jave.
Duhet te ruhesh vete, se ketu nuk te merr persiper njeri. Nese je semure dhe do te vizitohesh ne spital, qe te pakten ta dish se c'ke, nuk te pranojne, thone vetem rri ne shtepi.
Nuk ka as statistika. Ketu nuk dihet sa te semure jane, mund te jene 10 mije, 20 mije, 100 mije, askush s'e di.
 
Disa zhvillime te reja nga bota, te cilat perditesohen nga faqe te ndryshme ne internet:

- Në Brazil numri i te infektuarve shkoi ne 428, e 4 te vdekur.

- Venezuela i ka kerkuar ndihme Organizates Boterore te Shendetit. Presidenti Maduro tha se sanksionet amerikane e pengojne Venezuelen qe te importoje ilacet e nevojshme.

- Australia mbyll kufijte per te gjithe ata qe nuk kane shtetesi australiane apo leje qendrimi ne kete vend. Te njejten gje beri edhe Zelanda e Re.

- Suedia deklaroi se do mbylle kufijte, por shtoi se refugjatet/azilkerkuesit do te lejohen te hyjne.

- Ne Holande u shenuan 346 raste te reja dhe numri i pergjithshem shkoi ne 2051. Ndersa po fliste ne parlament gjate nje debati per koronavirusin, Ministri i Shendetesise Bruno Bruis u shemb ne toke, por u ngrit menjehere dhe pasi piu nje gote uje, tha se e kishte nga lodhja, e u largua nga parlamenti.
 
Last edited:
Disa zhvillime te reja nga bota, te cilat perditesohen nga faqe te ndryshme ne internet:

- Në Brazil numri i te infektuarve shkoi ne 428, e 4 te vdekur.

- Venezuela i ka kerkuar ndihme Organizates Boterore te Shendetit. Presidenti Maduro tha se sanksionet amerikane e pengojne Venezuelen qe te importoje ilacet e nevojshme.

- Australia mbyll kufijte per te gjithe ata qe nuk kane shtetesi australiane apo leje qendrimi ne kete vend. Te njejten gje beri edhe Zelanda e Re.

- Suedia deklaroi se do mbylle kufijte, por shtoi se refugjatet/azilkerkuesit do te lejohen te hyjne.

- Ne Holande u shenuan 346 raste te reja dhe numri i pergjithshem shkoi ne 2051. Ndersa po fliste ne parlament gjate nje debati per koronavirusin, Ministri i Shendetesise Bruno Bruis u shemb ne toke, por u ngrit menjehere dhe pasi piu nje gote uje, tha se e kishte nga lodhja, e u largua nga parlamenti.
Eshte gjithmone kenaqesi te te lexosh ty @Artin
 
Jam kureshtar te di se c'mendon Alea per koronavirusin, nuk kam lexuar te thote asnje fjale per te.
A ka frike nga perhapja e virusit, apo e ka marre me shaka?

Tani lexova se numri ne Angli ka shkuar ne 2626. Nga keta 600 u shtuan 24 oret e fundit, shumica ne Londer.

Plani fillestar i BoXho-së për imunizim të tufës, ku virusi te lihej i lire te infektonte 60% te popullsise eshte kritikuar ashper dhe tani po diskutohen masa te tjera, te cilat do te publikohen sot.

Disa mendojne se edhe Anglia mund te hyje ne karantine. Vete BoXho-ja the se nese do te jete nevoja, do te merren masa shume te forta.
 
Ndërsa pandemia e Covid-19 vazhdon, miliona njerëz në SH.B.A. janë duke u mësuar me idenë që duhet të shkëputën gjithnjë e më shumë nga shoqëria.

Përtej bezdisë për të punuar nga shtëpia, ose për të mos qenë në gjendje të shkoni në bare, restorante apo kinema, ekspertët kanë zbuluar se izolimi social mund të ketë një efekt të thellë në fizikun e njerëzve, si dhe shëndetin mendor.

Izolimi afatgjatë madje rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Po quhet një “recesion shoqëror” dhe mund të ketë efekte të thella fizike dhe psikologjike shkruan The Guardian.

“Njerëzit që janë më social tregojnë më pak inflamacion, përkundrazi njerëzit që janë më të izoluar dhe të vetmuar tregojnë më shumë inflamacion kronik. Inflamacioni kronik është i lidhur me një sërë sëmundjesh kronike, “tha Julianne Holt-Lunstad, një profesore e psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Brigham Young.

“Ne gjithashtu kemi prova që kjo lidhet edhe me funksionin kardiovaskular, si presioni i gjakut, rrahjet e zemrës, hormonet e stresit që qarkullojnë. Pra çdo gjë lidhet plakjen qelizore. ”

Baret dhe restorantet janë mbyllur në të paktën 11 shtete , përfshirë Kaliforninë, Illinois dhe New York, ndërsa më shumë se 30 shtete kanë mbyllur shkollat.

Të hënën njerëzit në gjashtë qarqe në veri të Kalifornisë iu dha lajmërimi që duhej të qëndronin në shtëpi, një nga masat më të rrepta në SH.B.A.

Franca gjithashtu dha lajmërimin i cili do t’u lejonte njerëzve vetëm të shkojnë në supermarkete, farmaci dhe vendet e tyre të punës – nëse puna nga shtëpia nuk ishte e mundur raporton abcnews.al

Hulumtimi i Holt-Lunstad paraqet një vështrim të qartë se si izolimi shoqëror gjatë një periudhe mund të ndikojë në trupin tonë. Ajo ekzaminoi të dhëna nga e gjithë bota për të studiuar efektet e njerëzve kur ishin të izoluar, të shoqëruar ose ata që jetonin vetëm.

“Vetmia rrit mundësinë për vdekje të parakohëshme me 26%, izolimi me 29% dhe të jetuarit vetëm me 32%”.

Holt-Lunstad nuk zbuloi se cili shkak i vdekjes ishte më i përhapur se tjetri. Por rreziku i vdekjes tek personat që kishin sëmundje të zemrës, kancer apo probleme në veshka rritej më tepër nga izolimi.

Një periudhë prej disa javësh në izolim nuk mund të çojë në inflamacion dhe rrezik të problemeve kardiovaskulare thekson Holt-Lunstad. Sidoqoftë, njerëzit mund të shohin ndikime në shëndetin e tyre.

“Ne kemi prova që këto [periudha izolimi] mund të kenë efekte të menjëhershme dhe afatshkurtra në fiziologjinë tonë. Por, për shembull, nëse tensioni juaj i gjakut është ngritur në mënyrë akute, do të ketë një lloj efekti tjetër në krahasim nëse presioni i gjakut rritet në mënyrë kronike, “tha Holt-Lunstad.

“Për ata persona me sëmundje të mëparshme këto ngritje akute të tensionit mund të shkaktojnë një tjetër sëmundje akute.

Një nga arsyet që njerëzit mund t’a kalojnë disi izolimin shoqëror është sepse marrëdhëniet personale mund të na ndihmojnë të përballojmë stresin, tha Holt-Linstad raporton abcnews.al

Dhruv Khullar, një mjek dhe studiues në Weill Cornell Medicine në New York, tha se periudhat e shkurtra të izolimit mund të shkaktojnë rritje të ankthit ose depresionit “brenda ditëve”.

“Ne jemi krijesa sociale. Për të gjithë historinë e njerëzimit, njerëzit kanë qenë pjesë e strukturave familjare, njerëzit kanë qenë në grupe, ne jemi mbështetur gjithmonë tek qeniet e tjera njerëzore, “tha Khullar.”

Khullar, i cili theksoi se të jemi prezent në tubime socila është e rëndësishme dhe mori në konsideratë një sere opsionesh lidhur me këtë gjë.

Mesazhet, telefonatat me video apo edhe telefoni mund të ndihmojnë në eleminimin e ndjenjës së izolimit ose vetmisë.

Kontakti fizik, duke qenë ballë për ballë me njerëzit, ka të gjitha efektin e mundshëm pozitiv shoqëror që ne marrim dhe mund të mbështetemi tek ata.

Gjithashtu edhe rrjetet dixhitale janë një format i pasur- kështu që një telefonatë është më e mirë se një tekst, një video- telefonatë është ndoshta më e mirë sesa një telefonatë. ”

Njerëzit e moshuar, të cilët janë më të rrezikuar nga Covid-19, nuk janë shumë të informuar nga ana teknologjike.Ata mund të mos jenë në gjendje të flasin me video ose madje të dërgojnë një mesazh. Khullar tha se ështe e rëndësishme t’i sigurojmë që ne jemi afër tyre.

“Le të kujdesemi për njerëzit që janë më të rrezikuar,” tha Khullar.

“Sigurohuni që ju jeni aty për ta, ju kanë afër dhe akoma i doni dhe shqetësoni për mirëqëniën e tyre./abcnews.al
 
Numri i te prekurve me covid-19 ne Evrope i ka kaluar 100 mije. Keta jane ata qe dihen, por numri duhet te jete shume me i larte. Sikur Evropa te kishte marre masa te forta qe ne fillim, nuk do te ishte perhapur keshtu.

Italia me 400-500 te vdekur cdo dite, po i transporton me kamionet e ushtrise. Ne kete foto te dale dje, shihen kamione qe cojne trupat ne krematoriumet e kishave, ku digjen. Thuhet se krematoriumet po punojne pa pushim 24 ore.


ETbXOXfXQAErBce
 
Zero infeksione te reja per te dyten dite ne Hubei/Wuhan te Kines.
34 raste te reja qe u regjistruan ne te gjithe Kinen, jane te gjithe persona te ardhur nga jashte.
Kjo tregon se karantina e modelit kinez, funksionon.

 
Cmenduri se si ka rrjedhuar e gjithe kjo faze, e akoma nuk dihet si do te jete fundi...
 
Nje gje me cudit nga e gjitha kjo qe po ndodh. Shume njerez akoma vazhdojne dhe dalin ne grupe neper rruge. Nuk lexojne se cfare po ndodh ne Itali ku numri i te vdekurve kap mbi 500 ne dite.
 
A esht e vertet qe sonte
Nga ora 11 e 30 do dizenfektohet gjith vendi?
 
A esht e vertet qe sonte
Nga ora 11 e 30 do dizenfektohet gjith vendi?
E pyeten gazetaret te gjatin per kte pyetje qe qarkullon, dhe ai tha: skemi helikopter per ksi gjonash.?
 
Sekretari i pergjithshem i OBSH-se Ghebreyesus ne nje deklarate ka thene se te rinjte nuk jane te paprekshem nga ky virus.

"Sipas te dhenave nga shume vende, te prekurit e moshave nen 50 vjec perbejne nje numer te konsiderueshem. Ky virus mund t'i coje edhe te rinjte ne spital per disa jave, madje dhe mund t'i vrase. Por edhe nese te rinjte nuk semuren vete, ata mund ta perhapin e te behen ceshtje jete dhe vdekje per te tjeret."

Sipas Qendres per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve ne Shtetet e Bashkuara, 40% e te shtruarve ne spital deri tani, jane te moshave 20-50 vjec.

 
Last edited:
793 te vdekur dhe 5 mije te infektuar sot ne Itali.
Here pas here shoh ndonje lajm nga vendi fqinj me shpresen se shifrat do permisohen por dita dites behen shfra te trishte.
Pastaj kur mendoj se jemi shume afer dhe skenari i Italise eshte afer nesh bie ne nje merzi totale.
 
Kancelarja gjermane Merkel eshte futur ne karantine shtepie pasi dyshohet se ka marre virusin, pas takimit me nje doktor qe u vertetua se eshte i infektuar. Lajmin e dha zedhenesi i saj Steffen Seibert.

Te premten Merkel eshte pare duke bërë pazar ne nje supermarket ne Berlin, ku bleu 4 shishe verë, turshi, nje pakete me leter higjienike per WC, e sende të tjera.

Gjermania per momentin ka 21 mijë të infektuar me Covid-19.


1584862504-7037.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.