Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Koronavirusi

Qysh ne 2015 paska bere eksperimente kinezet :cnf:

 
900 e ca te vdekur sot ne Itali... o_O
Eshte per t'u habitur qe ne disa vende vdekshmeria eshte 1-3% e ne disa 10%.
 
Last edited:
Mos na testoftë se ne Shqipëri njerëzit vdesin nga nje grip i thjeshtë dhe jo nga ky virus.
Si thua tani?
 
Vendosja me detyrim e maskës, pavarsisht fakti në bën mirë apo keq tregon të vërteta të hidhura për Shqipërinë.
E para, në Shqipëri mungon dija. Nuk sheh asnjë specialist të fushës të mbajë qëndrim shkencor bazuar në fakte dhe analizë, por vetëm fjalë apo qëndrime të përgjithshme të qëmtuara tek tuk nëpër copa shkrimesh interneti. U bënë 6 muaj që epidemia vazhdon në Shqipëri kemi mijëra të hospitalizuar dhe qindra të vdekur dhe nuk kemi asnjë studim mbi rastin e Shqipërisë, eksperiencat, metodat, efektshmërinë e tyre. Asgjë të publikuar dhe analizuar. Institutet e kërkimit si pjesë e dijes deri tani zero. Kjo është dhe një pjesë e shpjegimit pse Qeveria kopjon si majmun gjithë masat që merr Italia. Italia fut karantinën e plotë dhe ne karantinë, Italia liron masat dhe ne lirojmë, Italia fut masa të reja këtë të enjte dhe në prapë si majmunë nga pas. Në një farë mënyre, në mungesë të dijes së specializuar në Shqipëri, këto veprime prej majmuni të qeverisë janë të kuptueshme.
E dyta, mungojnë organet e specializuara vendimmarrëse si pjesë e një mekanizmi më të saktë qeverisjeje. Organe me dijen e duhur dhe përgjegjësitë e duhura, për të marrë veprimin e duhur. Jo çdo vendim duhet të merret nga KM. Ka të tjerë me të specializuar dhe që dinë më shumë se ai në fusha të caktuar. Në jo vetëm nuk kemi organe të tilla, të përcaktuara qartë me njerëz të specializuar dhe me kompetenca, por dhe këshilltarët që merren nga qeveria në shumicën dërrmuese konsiderohen si qoka për "çunat problematike" të fushatës. Mjafton t'u hedhësh një sy CV të këshilltarëve për ta kuptuar këtë gjë.
E treta, jo vetëm mungon një kulturë për ligjin dhe shtetin ligjor por edhe stimulohet nëpërkëmbja e tij. Këtu mund të fusim sjelljet e qeverisë që gjobat për moszbatim ligji i fut për tu paguar tek fatura e dritave të OSSH, gjë që është e paligjshme pasi marrëdhënia OSSH-Klient është një marrëdhënie civile kontraktore, ku kjo gjobë është e pavlefshme për tu futur ne faturë. Për më tepër faturat e dritave janë familjare dhe jo personale dhe futja e gjobes aty është antikushtetuese pasi dënimi bëhet mbi idividin dhe jo familjen. Shtojmë faktin që policia nuk mund të bredhë pas çdo individi dhe normalisht shumë veta do e shmangin vendosjen e masës duke vazhduar me kulturën e nëpërkëmbjes se ligjit.
E katërta, mungojnë mekanizmat e kontrollit për veprimet e mundshme abuzuese të qeverisë, Gjykata Kushtetuese etj. por ky është një muhabet tashmë i stërditur, thjesht bie në sy më tepër në raste te tilla.
Nëse duam të jemi më të mirë në të ardhmen atëherë duhet të investojmë më shumë në arsim, të kemi institute kërkimore të dijes, t'i vendosim njerëzit e zgjuar dhe të ditur në postet e duhura dhe njëkohësisht të krijojmë mekanizma kontrolli që këta njerëz me pushtet qoftë edhe shumë të ditur, të mos kenë mundësi abuzimi me pushtetin që u jepet.

Marre ne fb, E.Tafani autor
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.