Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Krijimi i ditëve të javës

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Jeta e njeriut nuk është thjesht një rastësi. Ditët e javës i përgjigjen të shtatë planetëve tradicionalë: Hënës, Marsit, Mërkurit, Jupiterit, Venusit, Saturnit dhe Diellit. Jeta jonë zhvillohet nën shenjat e këtyre trupave qiellorë.
Pse java ka shtatë ditë?
Java në 7 ditë u nda për herë të parë nga astrologët e Mesopotamisë (Kaldeas) sipas kalendarit hënor. Hëna kryen revolucionin e saj në zodiak për pothuajse 28 ditë, që quhet një muaj hënor. Më pas muajt u ndanë me nga katër javë secili sipas fazave kryesore të Hënës. Secilës javë i takojnë nga shtatë ditë dhe secila ditë lidhej me një planet.
Java shtatë-ditore u përshtat më vonë nga grekët, të cilët zëvendësuan emrat e planetëve duke përdorur emrat e perëndive të tyre: Helios, Selena, Ares, Hermes, Zeus (Dios), Afërdita dhe Kronus. Grekët e lashtë për të respektuar perënditë e tyre i kushtuan secilës nga një ditë. Vetë dita kryesore - e diela - ka marrë emrin e Diellit, kjo duket qartë në gjuhën shqipe. Në anglisht sunday = sun+day do të thotë dita e Diellit, perendisë së dritës dhe krijimit te jetës. E diela ishte dita e parë e javës, ndërsa e Hëna dita e parë e punës. Meqënëse e Diela kishte emrin e perëndisë më të adhuruar ndër të gjithë popujt e antikitetit, ajo u la pushim.
Rreth shekullit I pr.e.s, edhe romakët nisen të përdorin javën shtatë ditore. Ashtu si grekët, ata i emërtuan planetët sipas perëndive të tyre ekuivalente. Secili perëndi kishte tempullin përkatës. P.sh Romakët i luteshin Marsit (perëndisë së luftës) ditën e marte në tempullin e tij për të fituar betejën. Të dashuruarit luteshin ne tempullin e Venerës (Afërditës)......Planetët e tjerë të sistemit diellor janë zbuluar me vonë, në 3 shekujt e fundit. Po të ishin zbuluar më përpara ndoshta do të kishim 10 ditë jave.

Tradita greko-romake:
E DielëE HënëE MartëE MerkurëE EnjteE premteE shtunë
Greqishtja e vjetërhemera heli(o)uhemera seleneshemera Areoshemera Hermuhemera Dioshemera Aphroditeshemera Khronu
Rreth shekullit I para Krishtit, edhe romakët nisen të përdorin javën shtatë ditore. Ashtu si grekët, ata i emërtuan planetët sipas perëndive të tyre.
E DielëE HënëE MartëE MerkurëE EnjteE PremteE Shtunë
Latinisht:dies solisdies lunaedies Martisdies Mercuriidies Jovisdies Venerisdies Saturni

Tradita e emërtimeve të ditëve të javës sipas planetëve të dukshëm ende ruhet edhe sot në disa gjuhë:
Hëna = e Hënë (italisht: Luna = Lunedi, anglisht: Moon = monday)
Marsi = e Marte (italisht: Marte = martedi)
Merkuri = e Mërkurë (italisht: Mercurio = Mercoledi, frengjisht: Mercure = Mercredi )
Jupiteri = e Enjte (italisht: Giove = giovedi)
Venusi = e Premte (italisht: Venere = Venerdi, frengjisht: Venus = Vendredi)
Saturni = e Shtune (anglisht: Saturn = Saturday)
Dielli = e Dielë (anglisht: Sun = Sunday, gjermanisht: Son - Sonntag).
Siç duket, planetët u kanë dhënë ditëve të javës emrat e tyre duke ndjekur këtë renditje: Hëna, Marsi, Merkuri, Jupiteri, Venusi, Saturni dhe Dielli.
Pse kjo renditje e tillë?
Sipas astrologjisë perëndimore (me prejardhje nga Babilonia), nëse i rendisim planetët tradicionalë sipas revolucionit të tyre në zodiak (duke vënë Tokën në qendër të sistemit në vend të Diellit), arrijmë në këtë rënditje: Saturni, Jupiteri, Marsi, Dielli, Venusi, Merkuri dhe Hëna. Pra, nga planeti më i largët tek ai më i afërmi me Tokën. Saturni kryen rrotullimin më të ngadaltë në zodiak, për rreth 30 vjet, ndërsa Hëna për rreth 28 ditë.
Në teorinë astrologjike, jo vetëm ditët e javës, por edhe orët e ditës sundohen nga shtatë trupat qiellorë tradicionalë. Planeti që sundon orën e parë të ditës është gjithashtu sunduesi i tërë asaj dite të cilës i jep edhe emrin e vet. Nëse ora e parë e ditës sundohet nga Saturni, atëherë e dyta sundohet nga Jupiteri, e treta nga Marsi dhe kështu me radhë, kështu që rendi i planetëve përsëritet çdo 7 orë. Pra ora e 25të, e cila është ora e parë e ditës pasardhëse, sundohet nga Dielli. Shembuj:
1= Saturni, 2=Jupiteri, 3=Marsi, 4= Dielli, 5=Venusi, 6=Merkuri, 7= Hëna; 8=Saturni, 9=Jupiteri…etj, 23=Jupiteri, 24=Marsi.
Dita e nesërme pra do të vazhdojë me renditjen e mbetur në ditën paraardhëse:
1= Dielli, 2=Venusi, etj., 23=Venusi, 24=Merkuri;
Dhe përsëri dita tjetër vazhdon
1= Hëna, 2=Saturni, etj.
Nëse shikoni planetin e caktuar për orën e parë të secilës ditë, do të vini re që planetët u rreshtuan në këtë renditje: Saturni, Dielli, Hëna, Marsi, Merkuri, Jupiteri, Venusi (pra e shtuna, e diela, e hëna, dhe me radhë). Kjo është pikërisht renditja që lidhet me ditët e javës.
Sipas Vettius Valens (astrolog grek i shekullit II), dita nis me lindjen e diellit dhe mbaron përpara se të lindë dielli në ditën tjetër. Për shembull, lindja e diellit të shtunën është fillimi i ditës së Saturnit, sepse ora e parë sundohet nga ky planet. Përpara se dielli të lindë të shtunën, jeni akoma në ditën e Venusit.
Dita ndahet në dy pjesë; dita (nga lindja e diellit në perëndim të tij) dhe nata (nga perëndimi i diellit deri në lindjen e nesërme të tij), pra drita dhe errësira. Secila pjesë e ditës ndahet me 12 pjesë të barabarta, prej një totali prej 24 orësh. Sidoqoftë, orët planetare nuk janë të njëjta sa orët 60 minutëshe që ne përdorim për të matur kohën. Orët planetare të ditës dhe orët planetare të natës do të jenë me gjatësi të ndryshme kohore përveç gjatë ekuinokseve, kur dita dhe nata janë të barabarta. Në solsticin dimror, për shembull, dita zgjat 9 orë dhe nata 15 orë, dhe në solsticin veror (me 22 qershor) ndodh e kundërta.
Shembull:
Orët planetare për të enjten, ditën e Jupiterit, data 20 shkurt 2014:
23:54 - 01:00 =Marsi
00:59 - 02:06 =Dielli
02:06 - 03:12 =Venusi
03:12 -04:18= Merkuri
04:18 - 05:24= Hëna
05:24 - 06:30 =Saturni
Lindja e diellit:
06:30 - 07:24 =Jupiteri (me Jupiterin nis dita e enjte)
07:24 - 08:18= Marsi
08:18 - 09:12 =Dielli
09:12 - 10:06 =Venusi
10:06 - 11:00 =Merkuri
11:00 - 11:54 =Hëna
11:54 - 12:49 =Saturni
12:49 - 13:43 =Jupiteri
13:43 - 14:37 =Marsi
14:37 - 15:31 =Dielli
15:31 - 16:25 =Venusi
16:25 - 17:19= Merkuri
Perëndimi i diellit:
17:19 - 18:25 =Hëna
18:25 - 19:31 =Saturni
19:31 - 20:36= Jupiteri
20:36 - 21:42 =Marsi
21:42 - 22:48 =Dielli
22:48 - 23:54 =Venusi
23:54 - 00:59 =Merkuri
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.