• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Krijohet insulina tabletë

Vinjol

Vergees es nie ... ..... ....
VIP i Forumit
Mesazhe
3,235
Likes
4,156
#1
Krijohet insulina tabletë, e cila në të ardhmen mund të zëvendësojë injeksionet për rregullimin e glicemisë. Formula orale është krijuar në Universitetin Harvard dhe mban firmën e studiuesit Samir Mitragotri.

Sipas tij eksperimentimet mund të nisin pas 3-5 vjetësh dhe medikamenti në laborator ka treguar se është i qëndrueshëm, si në temperaturë ambienti, ashtu edhe në frigorifer.

Gjithashtu nga eksperimentet e kryera deri tani tek kavjet, insulina kokërr ka pasur efekt shumë të mirë, duke reduktuar në mënyrë të dukshme gliceminë në harkun kohor prej 12 orësh deri në 45%.

Hapi i ardhshëm do të jetë testimi mbi kafshë të tjera të ngjashme me njeriun dhe nëse edhe aty rezultatet do të jenë pozitive, mund të nisin studimet klinike mbi njeriun. Kjo formë e re do të kishte shumë avantazhe në krahasim me metodën aktuale, atë të injektimit.

Deri më sot studimet mbi realizmin e një ilaçi të tillë kanë dështuar, pasi insulina kokërr shkatërrohej në aparatin tretës pa arritur të hynte në qarkullimin e gjakut. Por studiuesit kësaj here janë optimistë për shkak të përmirësimit të bioteknologjisë.

insuline-933x445.jpg