Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kriza e patates.

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shk 6, 2021
Mesazhe
11,666
FB_IMG_1632684253502.jpg

Zia e Madhe e Bukës në Irlandë ose siç njihet ndryshe "Kriza e Patates" është prej tragjedive më të mëdha në historinë e Irlandës.

Jemi në vitin 1845. Popullsia e Irlandës ishte rreth 8 milionë. Deri në vitin 1850, një milion e gjysmë njerëz do të vdisnin si pasojë e zisë së bukës! Dy milion të tjerë do te emigronin, kryesisht në Britani ose në Shtetet e Bashkuara, në kërkim të një jete më të mirë.
Por, ç’gjë e shkaktoi këtë zi buke kaq të madhe?

Rreth fillimit të shekullit të 19-të, Britania e Madhe e kishte shtrirë sundimin e saj mbi një pjesë të madhe të botës. Këtu përfshihej edhe Irlanda. Pjesa më e madhe e tokave të Irlandës ishte nën zotërimin e pronarëve anglezë, shumë prej të cilëve jetonin në Angli. Këta pronarë që nuk jetonin në Irlandë, iu vinin qira të larta qiramarrësve të tyre irlandezë dhe u jepnin paga të ulta për punën e tyre.
Mijëra bujq qiramarrës jetonin në një varfëri të thellë. Duke mos qenë në gjendje të blinin mish, si dhe shumë ushqime të tjera, njerëzit rrisnin pataten, që në kushtet e tyre ishte bima me më pak shpenzime, më e lehtë për t’u rritur dhe më ushqyese. Por në vitin 1845, të mbjellat e patates u goditën nga sëmundja kërpudhore (Phytophthora infestans), e njohur ndryshe si vrugu. Si rezultat u shkatërruan te gjitha të mbjellat. Filloi uria e madhe.
Situata rendohej edhe nga Corn Laws (Ligjet e Misrit), - dogana e lartë që i kishte vënë parlamenti i Londres importit te drithrave, për të mbajtur lart çmimin e drithrave vendas, që i interesonte cifligareve, të cilët kishin shumicën në Dhomën e Lordëve.
Mbretëreshë ishte Viktoria. Kryeminister ishte Robert Peel.

Ishte popullore teoria e Maltusit, që popullsia rritet më shpejt se prodhimi bujqësor prandaj duhen luftërat, epidemitë, urite; për të mbajtur nën kontroll popullsinë.

Thirrjeve për të ndihmuar irlandezet që të mos vdisnin, qeveria angleze i pergjigjej me teorinë se njerëzit duhet të mësohen të jetojnë brënda te ardhurave te veta, po i ndihmuam këtë rradhe do kerkojne gjithmonë dhe do të krijohet varësi. Çfarë do mendojnë ata që e fitojnë vet nëqoftëse disa te tjerëve u japim lemoshe?

Me ne fund, me këmbënguljen e Viktorias, Peel arriti te bindte parlamentin të abrogonte Ligjet e Misrit.
1 million e gjysëm irlandez humben jeten.

Shumë nga pronarët e tokave, të cilët nuk banonin në Irlandë, vazhdonin t’i kërkonin qiratë. Shumë prej qiramarrësve nuk ishin në gjendje për të paguar dhe, si pasojë, mijëra u dëbuan nga tokat e tyre. Për një numër njerëzish që sa vinte e shtohej, emigrimi u bë e vetmja mundësi.
Rreth vitit 1850, në qytetin e Nju-Jorkut 26 për qind e banorëve ishin irlandezë, madje kishte më shumë qytetarë irlandezë atje, sesa në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.
Gjatë gjashtë viteve të zisë së bukës, pesë mijë anije bënë udhëtimin e rrezikshëm prej 5.000 kilometrash duke përshkuar Atlantikun.
Anijet që lundronin drejt Amerikës u quajtën anijet e vdekjes.

Sot, në të gjithë Irlandën, mure të shkatërruara dhe shtëpi të rrënuara qëndrojnë si përkujtues të zymtë të kohëve të vështira që sollën si pasojë diasporën mjaft të përhapur irlandeze. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, mbi 40 milionë njerëz mund të pohojnë se kanë prejardhje irlandeze. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhon F. Kenedi, si dhe Henri Ford, shpikësi i makinës së tipit Ford, janë pasardhës të drejtpërdrejtë të emigrantëve që erdhën me anije nga Irlanda, në kohën e zisë së bukës.

Pothuajse dyqind vjet pas tragjedisë së tmerrshme, Mbretëria e Bashkuar nuk ka bërë asnjë deklaratë për përgjegjësi. Kohët e fundit është folur edhe për gjenocid.

? Dublino, a “An Gorta Mór”.

Fotografitë që kanë bërë historinë
 
Ka qene nje nder krizat e bukes me te mdhaja qe ka njofte globi ne kto shekujt e fundit.

Ti llogarit qe ne jetojme ne nje vend ku Zoti ka ba gati cdo gja qe hahet ne planet, dhe nuk vdes njeri nga uria sepse nana natyre ka ba fruta, perime te ndryshme (njerzit ne kohen e monizmit mbaheshin me shume me deget e pemeve qe kishin te mbjella rreth shpise) .... cfare fati kemi ne dicka qe nuk ja njohim....

Nderkohe ato vende andej nuk e din se cfare asht pema, fruti, ect .... por ama ato ja kane dal duke kriju escamotage te tjera.....
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.