Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kryqezatat

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Kryqezatat: Nje Vezhgim Historik



Cfare eshte Kryqezata?


Sipas J.Riley-Smith, Kryqezata eshte nje lufte pilgrimesh e shpallur nga Papa ne emer te Krishtit me qellimin rimarrjen e territoreve te krishtera si dhe mbrojtjen e tyre dhe te njerezve qe jetonin ne to. Mbas ketij percaktimi po bej nje paranteze te shkurter ne lidhje me perceptimin e kesaj pjese te historise ne kater dekadat e fundit. Gjate kesaj periudhe kohore Kryqezatat jane shdnerruar ne nje nga sektoret me dinamike te kerkimeve historike gje qe tregon per nje rritje te interesit per te kuptuar dhe interpretuar keto ngjarje te jashtezakonshme. Cfare i shtyu njerezit ne Perendimin e krishtere per te rimarre Jeruzalemin? Cfare impakti pati suksesi i Kryqezates se Pare (1099) tek komunitetet myslimane, te krishtera dhe ato cifute ne Mesdheun Lindor? Cfare ishte efekti i pjesmarrjes ne kryqezate per njerezit dhe institucionet e Europes perendimore? Si u dokumentuan Kryqezatat dhe se fundi, cfare eshte trashegimia qe lane?

Debati akademik ne kete subjekt mori hov gjeresisht gjate viteve 1980-te kur diskutimi ne lidhje me definicionin e sakte te fjales kryqezate doli ne pah. Te kuptuarit e qellimit te Kryqezates zgjeroi me dimensione te reja faktin qe kryqezatat vazhdonin shume me tej se ekspeditat fillestare te shekullit te 11-te ne Token e Shenjte, si ne planin kronologjik ashtu dhe ate qellimor. Ato vazhduan kohe me pas perfundimit te zoterimeve Franke ne lindje (1291) deri ne shekullin e 16-te. Persa i perket shenjestres se tyre ose kunder kujt drejtoheshin, kryqezatat jane organizuar po ashtu dhe kunder myslimaneve te gadishullit Iberik, paganeve te zonave Baltike, Mongoleve, kundershtareve politik te Papatit si dhe heretikeve (si kataret dhe husitet). Pranimi i ketij koncepti si dhe centralizimi i autorizimit papal per ekspedita te tilla ne pergjithesi konsiderohet si nje pozicion “pluralist”.

Lindja e ketij interpretimi i dha energji fushes ezksituese studimore dhe pati nje efekt te tille qe terhoqi nje numer shume te madh shkollaresh e studiuesish. Se bashku me kete vale masive studiuesish erdhi dhe nje interes gjithnje ne rritje per te ri vleresuar motivet e kryqezates duke bere te mundur te eleminohen klishete e meparshme mbi makuterine per pasurim te njerezve pa gje e katandi. Duke perdorur nje shkalle me te gjere evidencash sesa perpara (sidomos te dhena arkivore mbi kontrata shitje, blerje apo qera dhenese tokash apo te drejtash) doli ne pah qe arsyeja udheheqese, sidomos per Kryqezaten e Pare, ishte ajo fetare.

Kryqezata e Pare u thirr ne Nentor te vitit 1095 nga Papa Urbani II ne qytetin e Klermontit ne Francen Qendrore. Papa hodhi nje propozim: “Kushdo qe eshte i dedikuar, jo per arsye nderi apo financiare, per te shkuar ne Jeruzalem e cliruar Kishen e Zotit, i falen te gjitha mekatet”. Ky apel ishte kombinim i nje sere praktikash te asaj kohe dhe Papa thjesht sa i shtoi frymezimin e tij kesaj mixture apo perzjerjeje. Per dekada te tera Kristianet ishin shtyre gjithmone e me shume drejt tokave te marra nga myslimanet ne qoshe te europes, ne gadishullin Iberik si dhe ne Sicili. Ne disa raste vete kisha ishte perfshire duke ofruar dhurata te kufizuara spirituale.

crusades 1.jpg

Papa Urbani ishte pergjegjes per mireqenien shpirterore te tufes se tij te besimtareve dhe nevoja e kryqezates ishte nje rast shume i mire qe kaloresit mekatar te Europes Perendimore te sheshonin mosmarrveshjet midis tyre, luftrat e pafundme dhe perfitimin ndaj me te dobteve dhe te benin dicka te dobishme me jetet e tyre. Urbani e shikoi kryqezaten si nje rast shume te mire per kaloresit qe te drejtonin energjine e tyre ne kryerjen e nje akti qe konsiderohej si nga me sublimet ne aspektin spiritual, ai i rimarrjes se qytetit te Jeruzalemit nga islami (myslimanet e kishin pushtuar Jeruzalemin ne vitin 637). Si shperblim per kete sakrifice, atyre do ju faleshin te gjitha mekatet e rrefyera. Gje qe do i shpetonte ata nga mallkimi i perjetshem dhe djegia ne flaket e ferrit, nje fat qe ne menyre te vazhdueshme permendej ne menyre emfatike nga Kisha si rezultat i nje jete mekatare.

Ne kete epoke me nje intesitet te theksuar fetare, qyteti i Jeruzalemit, vendi ku kishte jetuar, ecur e vdekur Krishti, ishte i nje rroli qendror. Kur qellimit per te cliruar Jeruzalemin ju shtuan dhe historite e keqtrajtimeve te vendasve te krishtere ne Levant dhe pilgrimeve perendimor, shto ketu dhe mundesia per nje pasurim shpirteror, kjo krijoi nje kombinim shume te fuqishem. Nga ana tjeter vete Papa Urban do kujdesej per tufen e tij dhe permiresonte kushtet spirituale te Europes Perendimore, sidomos ne kushtet e konfliktit me perandorin gjerman Henri IV. Por ajo qe i dha shtysen perfundimtare vendimit per te ndermare nje Kryqezate erdhi nga nje tjeter force e krishtere: Perandoria Bizantine. Perandori Aleks I i cili i trembej perparimit te turqeve Selxhuke drejt kryeqytetit Konstandinopoje. Bizantet ishin te krishtere te fese ortodokse greke te cilet qe nga viti 1054 ishin te ndare nga Kisha Katolike. Fillimi i Kryqezates paraqiti nje mundesi te madhe per Papen Urban qe te afrohej me ortodokset dhe mundesisht eleminonte gjerat qe i ndanin.


crusades 2.jpg

Reagimi ndaj thirrjes se Urbanit ishte i pabesueshem dhe lajmi mbi fushaten ushtarake u perhap ne pothuajse gjithe perendimin latin. Me mijera njerez e pane kete si nje mundesi per te perftuar shpetimin hyjnor nga jeta e tyre mekatare. Por kishte dhe nga ata qe nuk i shpetuar tundimit per lavdi, aventura si dhe perftime financiare dhe per nje numer te vogel dhe perftim ne toka. Ndersa perfaqesuesit e fese rrudhnin ballin e syte ndaj arsyeve toksore pasi ata besonin se nje lakmi e tille do sillte zemerimin e Perendise, shume njerez nuk e kishin problem bashkimin e deshires se tyre me larjen e mekateve. Psh, ne nje rast, nje nga njerezit me peshe ne kete fushate, Stefani i Blois i shkruante gruas se tij Adela (vajza e te famshmit Uilliam Pushtuesi) se perandori i kishte dhene dhurata te cmuara dhe ndere dhe se tani ai zoteronte dy here me shume flori e argjend si dhe pasuri te tjera sesa kur u nis nga Perendimi. Njerez nga sera te ndryshme shoqerore (pervec mbreterve) ju bashkuan Kryqezates se pare por midis tyre pati dhe nje grup te pabindurish e padisplinuar qe shprehen nje sjellje te theksuar antisemite, sidomos ne Rhineland kur u perpoqen te financonin ekspediten e tyre duke ju marre leket cifutve dhe sulmuar grupe qe i konsideronin si armq te Krishtit. Keto kontigjente te njohura si Kryqezata Popullore krijuan probleme serioze jashte mureve te Konstandinopojes dhe Aleksi I u detyrua ti shtynte ata drejt Bosforit ku dhe u shkaterruan nga forcat e turqeve Selxhuke.
 
Por pjesa derrmuese ishin te vendosur ne qellimet e tyre te shenjta. Te udhehequr nga nje grup fisnikesh ne moshe, ushtria kryesore u grupua ne Konstandinopoje ne vitin 1096. Aleksi nuk priste kurre nje numer kaq te madh te krishteresh perendimore dhe me ne fund e pa si reale mundesine per te rimarre tokat e pushtuara nga turqit. Duke shfrytezuar nevojen e kryqetareve per ushqim e transportim, Aleksi perftoi nje pozicion avantazhi ne kete marrdhenie dypaleshe. Ai duhej te ishte i kujdesshem me te sapoardhurit po te kemi parasysh ate qe ndodhi me Kryqezaten Popullore, sidomos me faktin qe ne rradhet e ushtrise kryesore ndodhej dhe nje kontigjent i madh ushtaresh normane dhe siciliane, grup qe kishte pushtuar tokat bizantine jo me larg se viti 1081. Sidoqofte shumica e lidereve te kryqezates u betuan perpara Aleksit se do i kthenin atij tokat qe me pare i perkisnin Bizantit si shperblim nese Aleksi do i siguronte furnizime me ushqime, veshmbathje e arme si dhe udhrrefyes e dhurata te cmuara.

Ne Qershor 1097, kryqetaret dhe greket moren nje nga objektivat kyc te perandorit, qytetin lugine te Nikeas, 120 milje nga Konstandinopoja. Mbas fitores, pati disa probleme pasi sipas kronikaneve, kishte pakenaqesi nga ana e frankeve per ndarjen e plackes se luftes. (Duhet mbajtur parasysh periudha kohore e mentaliteti i kohes neper luftra e fushata ushtarake. Ne ate kohe mbas cdo beteje, fitimtaret kishin te drejte te merrnin placke lufte ku perfshihej pasuri e ushtrise se mundur si dhe ajo qe ndodhej ne zonat ku ishte kryer beteja dhe ku popullata i perkiste ushtrise se mundur. Pra nuk konsiderohej aspak si dicka e gabuar apo jo e moralshme. Perkundrazi ishte shpeblimi qe merrnin fitimtaret.

Kryqetaret marshuan drejt ultesires se Anadollit. Nje ushtri e madhe turke sulmoi trupat e Bohemondit te Tarantos, afer Dorylaeum. Per shkak se kryqtaret po marshonin te shkujdesur si dhe aftesise se kaloresve harketare turq, kjo ushtri pothuajse u shfaros sikur te mos ishte nderhyrja e Raymond te Tuluses dhe Godfrey te Bouillonit te cilet i shpetuan. Kjo ndodhi ishte nje eksperience e vyer per Kristianet ndersa vazhdonin ekspediten e tyre dhe forca ushtrarake e kryqezates rritej gjithnje e me shume duke i bere ata nje force shume efektive. Ne muajt ne vijim, ushtria e drejtuar nga Baldwin i Boulogne pershkoi Azine e Vogel duke marre qytetet civile te Tarsus dhe Mamistra si dhe te tjere dhe vazhdoi pergjate Kapadokias drejt tokave te krishtera lindore te Edeses (Rohais biblik) ku nje numer i madh armenesh pershendeten e mirepriten kryqetaret. Duke qene se politika lokale ishte ne konflikt, Baldwin mori pushtetin vete dhe ne vitin 1908 krijoi te parin te ashtuquajtur Shtetin e Kryqezates, kontene e Edesas.

Ky me poshte eshte Bouilloni (sipas nje pikture te kohes)

crusades 3.jpg



Nderkohe, pjesa derrmuese e ushtrise kishte mberritur ne Antioch qe sot ndodhet brenda kufirit jugor te Turqise me Sirine. Ky qytet i madh me pare kishte qene nje ngulim apo koloni romake dhe per te krishteret kishte shume rendesi pasi ishte vendi ku Shen Pjetri dhe Shen Pali kishin jetuar dhe po ashtu ishte njeri nga pese ndenjeset e Kishes se Krishtere. Edhe per bizantinet ky qytet ishte i rendesishem pasi jo me larg se viti 1084 paraqiste njeren nga qendrat me te medha te tyre. Qyteti ishte shume i madh qe te mund te rrethohej ne menyre efektive e megjithate kryqtaret bene te pamunduren qe ta detyronin te dorezohej. Gjate dimrit te vitit 1097 kushtet u bene shume te veshtira por mberritja e flotes gjenovese ne pranveren e 1098 e zbuti situaten. Rrethimi perfundoi kur Bohemond arriti te miklonte nje nga te krishteret kolake qe te tradhetonte ne njeren nga kullat dhe ne 3 Qershor 1098 kryqtaret u futen ne qytet duke e marre ate.

Por fitorja nuk ishte e plote pasi qyteza qe shikonte nga siper qytetin kryesor vazhdonte te ishte ne duart e myslimaneve, nje problem qe u krijua si rezultat i nje lajmi se nje ushtri e madhe myslimane ishte duke ardhur nga Mosul. Mungesa e ushqimit e sidomos ajo e kuajve (per kaloresit) e kishte zbritur moralin ne zero. Konti Stefan i Blois, nje nga me te vjetrit ne kryqezate, sebashku me disa te tjere sapo kishin desertuar pasi mendonin se kjo kryqezate ishte tashme e deshtuar. Ata u takuan me Perandorin Aleks i cili po sillte furnizime dhe perforeceime dhe i thane atij se kryqezata ishte nje ceshtje e deshtuar. Duke i besuar atyre, Aleksi kthehet mbrapsht. Nderkohe ne Antioch, kryqtaret u frymezuan nga “zbulimi” i nje reliku, ai i Heshtes se Shenjte, ajo qe cpoi brinjen e Jezusit ndersa ndodhej i kryqezuar. Nje prift qe ishte pjese e trupave te Raymond te Shen Gill pati nje vegim ku i thuhej ku te germonte dhe mbas germimit objekti u gjend aty. Disa e konsideruan kete si nje trick te thjeshte per te motivuar trupat e Provances por impakti qe pati ne masen e gjere te ushtrise ishte me te vertete i madh dhe jetik. Disa jave me pas, ne 28 Qershor 1098, kryqtaret mblodhen tufen e mbetur te kuajve dhe sulmuan forcat myslimane. Me ndihmen e shenjteve ne qiell (sipas kronikaneve) kryqetaret triumfuan dhe qyteti ju dorezua atyre teresisht, perpara se forcat myslimane te mberrinin ne terren.

Ne vijim te fitores, shume nga te krishteret e drobitur u bene pre e epidemive, perfshi ketu dhe Adhemar i le Puy, perfaqesuesi i papatit dhe lideri shpirteror i fushates. Udheheqesit e kryqezates ishin ne mosmarrveshje serioze me njeri tjetrin. Bohemond donte te qendronte dhe perforconte pozicionin e tij ne Antioch duke argumentuar qe meqe Aleksi nuk e kishte mbajtur te plote premtimin e tij, betimi qe i kishte bere ketij te fundit nuk kishte me vlere dhe pushtimi i perkiste atij. Pjesa tjeter e kryqtareve nuk e aprovuan kete ferkim politik pasi donin te shkonin ne Varrin e Krishtit ne Jeruzalem dhe binden ushtrine qe te vazhdonin kalvarin drejt jugut. Gjate rrugetimit ata shmangen disa perplasje te medha ushtarake duke bere marrveshje me qytete te vecanta dhe mberriten ne Jeruzalem ne Qershor 1099.

Forcat ushtarake u perqendruan ne veri e jug te mureve te qytetit dhe ne 15 Korrik 1099, tupat e Godfrey i Bouillon arriten te afronin kullat artificiale qe perdornin per sulm tek muret e kalonin mbi to. Te krishteret u turren ne qytet dhe ne ditet e ardhshme fjalen e kishte shpata. Shpertheu nje pastrim i vertete fetar (vrasje me motive fetare) qe ishte dhe nje valve presioni per gjithe ate tension qe ishte mbledhur gjate viteve te marshimit. Masakra te tmerrshme u kryen ndaj mbrojtesve te qytetit, myslimaneve dhe cifuteve ndersa kryqtaret drejtoheshin tek qellimi i tyre final, varri i Krishtit ne Varrezen e Shenjte.

Megjithate fitorja nuk ishte ende e siguruar. Veziri i Egjyptit e kishte vezhguar perparimin e kryqezates me nje mori emocionesh te perzjera. Si ruajtes i Kalifatit shia ne kajro ai kishte neveri per myslimanet suni te Sirise por sidoqofte nuk deshironte nje force po aq te barabarte ne rajon. Forcat e tija u perballen me kryqetaret ne afersi te Ascalon ne Gusht 1099 dhe megjithe numrin me te vogel te tyre, kristianet i munden, madje perftuan dhe nje sasi te konsiderueshme placke lufte. Nderkohe pasi kishin me ne fund realizuar qellimet e tyre kryesore, shume nga kryqetaret po digjeshin nga deshira per tu kthyer prane shtepive e familjeve te tyre. Disa zgjodhen te qendronin ne Levant, te vendosur per te mbrojtur trashegimine e Krishtit dhe krijuar zoterime e prona per veten e tyre. Fulcher i Chartres (njeri nga kronikanet qe dokumentoi fjalimin e Papes Urban ne Klermont – Darius) u ankua se vetem 300 kalors qendruan ne mbreterine e Jeruzalemit, nje numer ky i vogel per te krijuar nje qendrese permanente ne keto toka.
 
Pergjate dekades se ardhshme te ndihmuar dhe nga mungesa e kundershtise prej myslimaneve lokale dhe te perforecuar nga ardhja e nje sere flotash nga Perendimi, te Krishteret filluan te marrin kontrollin e gjithe bregdetit dhe te krijonin nje sere shtetesh si rrjedhoje. Mbeshtetja qe i dhane qytetet tregtare italiane te Venecias, Pises e sidomos ai i gjenoves, ishte i nje rendesie kryesore. Eshte ngritur shpesh dyshimi e pyetja per motivet e verteta te italianeve por nga dokumentat e studiuara del se edhe ata ishin po aq te interesuar per te marre Jeruzalemin sa dhe te krishteret e tjere. Dhe meqe ishin qendra te rendesishme tregtare ata ishin te vendosur qe te conin dhe me perpara kauzat e qyteteve te tyre. Shkrimet e Caffaro’s te Gjenoves, nje burim shume i rralle sekular qe na vjen nga kjo periudhe, tregojne se nuk pati pothuajse asnje pengese ne asimilimin e ketyre motiveve. Ai shkoi si pilgrim ne Lumin Jordan, mori pjese ne ceremonite e Pashkeve ne Varrezen e Shenjte dhe festoi marrjen e plackes se luftes.

Marinaret dhe ushtaret italiane ndihmuan ne marrjen e porteve te rendesishme (si Acra, Cecarea dhe Jaffa) e ne shkembim ata u shperblyen me privilegje ne tregti gje qe i dha nje shtyse jetesore ekonomise pasi italianet transportonin mallra nga brendesia e botes myslimane (sidomos ereza) per ne Perendim. Po aq i rendesishem ishte dhe rroli i tyre ne transportimin e pilgrimeve nga dhe per ne Token e Shenjte. Tani qe vendet e shenjta ishin ne doren e Kristianeve, me mijera perendimor mund te vizitonin keto vende dhe ndersa ato viheshin edhe me nen kotnrollin Latin, kjo i dha shtyse dhe zhvillimit te komuniteteve fetare. Pra qellimi kryesor i Kryqezates ishte realizuar. Mund te thuhet me plot gojen se krijimi i shteteve te kryqezates nuk do ishte arritur pa kontributin e italianeve.

Nje efekt interesant anesor i Kryqezates se Pare (dhe nje ceshtje me interes shume te madh per studiuesit sot) eshte zhvillimi i paprecedente i rregjistrimit me shkrim te ngjarjeve historike qe pesoi nje bum menjehere mbas marrjes se Jeruzalemit. Ky fakt frymezoi shume autore ne Perendimin e Krishtere qe te shkruanin mbi keto ngjarje ne nje menyre qe nuk ishte bere kurre me pare ne historine e mesjetes. Ata nuk kishin me nevoje qe t’i referoheshin heronjve te antikitetit pasi vete gjenerata e tyre kishte prodhuar heronj te te njejtes madheshti. Kjo ishte nje epoke qe pa nje rritje ne shkollim dhe krijimi e shperndarja i teksteve te kryqezates luajti nje rrol kryesor ne kete levizje. Histori te shumta, rrefenja shpesh ne formen e kengeve qe ishin shume popullore ne epoken e hershme te kalorsise, te gjitha i benin jehone dhe festonin Kryqezaten e Pare. Edhe me pare historianet i kane hedhur nje sy ketyre narrativave qe ndihmuan ne ndertimin e nje vije historike por tani studiuesit jane duke pare edhe me tej, studiuar arsyen pse u shkruajten, stilet e ndryshme te te shkruarit, perdorimi i motiveve klasike e biblike dhe mardheniet e brendeshme te huadhenies ndermjet teksteve.


Nje tjeter aspekt qe filloi te merrte me shume vemendje eshte ai i reagimit te botes myslimane. Tashme eshte e qarte se kur Kryqezata e Pare mberriti ne zone, myslimanet e Lindjes se Aferme ishin shume te ndare, jo thjesht ndarja suni/shija por edhe vete brenda tyre. Ishte nje fat dhe koincidence fatlume qe gjate mesit te viteve 1090, vdekja e nje prej krereve Selxhuk beri qe kryqtaret te mos hasnin ndonje kundershti te forte pasi lideret Selxhuk ishin te zene me ndasite e tyre politike. Dhe meqe dhe vete Kryqezata e Pare ishte dicka e re, edhe reagimi ndaj saj do ishte dicka e re. Mungesa e shpirtit te xhihadid po ashtu ishte evidente, sic ankohej dhe predikuesi as-Sulami i Damaskut i cili i lutej klases sunduese myslimane qe te bashkohej dhe te realizonin detyren e tyre fetare gje qe u injorua masivisht deri ne kohen e Nur ad-Din (1146-1174) e me pas me Saladin.

Koloneve frank ju duhej qe te beheshin pjese e perzjerjes kulturore e fetare te Lindjes se Afert. Numri i tyre ishte kaq i paket sa kur ata pushtuan vendet e sunduara me pare nga myslimanet, ju desh qe te adaptoheshin me shpejtesi, nga retorika militante e Papes Urbani II te nje qendrim me pragmatik dhe relativisht tolerant ne fe, me marrveshjes paqeje madje dhe me aleanca te rastesishme me fqinj te ndryshem myslimane. Nese ata do ishin perpjekur qe te nenshtronin popullsine lokale (dhe shume nga myslimanet dhe kristianet jetuan nen sundimin e frankeve) nuk do kishte mbetur asnje per te punuar token apo t’i vihej takse dhe ekonomia thjesht do rrenohej. Kerkimet e fundit arkeologjike te drejtuara nga shkollari izraelit Ronnie Ellenblum kane nxjerre ne drite faktin qe franket (sic besohej me pare) nuk kishin jetuar vetem neper qytete por dhe ne zona rurale duke u perzjere me popullsine lokale. Komunitete lokale te krishtera ndodheshin sebashku me to, madje edhe kisha te perbashketa.


crusades 4.jpg

Kjo eshte harta e botes e Muhammad al-Idrisi me Jeruzalemin ne qender te saj. Picture e bere nga Roger II i Sicilise ne vitin 1154.

Shtetet franke te Edeses, Antioch, Tripoli dhe Jeruzalem u vetkrijuan nen nje fryme kompleksi fetar, politik e kulturor qe i pershtatej Lindjes se Afert. Njeri nga sunduesit e hershem te Jeruzalemit ishte martuar me nje fisnike armene te krishtere qe ishte vendase dhe ne kete menyre, Mbreteresha Melisende (1131-1152) kishte nje interes te madh qe te mbeshteste vendasit, po ashtu dhe Kishen Latine. Komplikimet gjenetike te nderthurura me nje shkalle te larte vdekshmerie ne rradhet e sunduesve meshkuj bente qe femrat te ushtronin me shume autoritet e fuqi sesa me pare ne vendet e derrmuara nga lufta ne Lindjen Latine. Nevojitej nje personalitet shume i forte qe t’i mbijetoje nje situate te tille dhe Melisende tregoi se i kishte te gjitha aftesite. Kjo eshte situata e qytetit te Jeruzalemit ne shekullin e 12-te qe jepet nga dokumentat e kohes si dhe kendveshtrimi kohes nga myslimanet mbi kolonet kristiane.

Franket ishin gjithmone te paket ne numer por ishte nje grup dinamik qe krijoi institucione prodhuese, si psh Urdhera Ushtarake, per te mbijetuar. Urhderat u themeluan per te mbrojtur pilgrimet sic ishte rasti i Hospitallers qe mbikqyrnin shendetesine e Templaret qe mbikqyrnin kalvarin e pilgrimeve drejt Lumit Jordan. Shume shpejt te dy keto urdhera u shnderruan ne institucione teresisht fetare antaret e te cileve bene betime e dedikime varferie sic benin murgjerit, dëlirësi (apo qendrimi te virgjer), bindje. Kjo rezultoi te ishte nje koncept shume popullor dhe shpejt mori admirimin dhe mbeshtetjen financiare nga pilgrimet mirenjohes gje qe i beri Urdherat Ushtarake te kryenin nje rol kryesor si pronare tokash, roje keshtjellash dhe ushtria e pare e vertete e Krishterimit. Ata ishin te pavarur nga kontrolli i sunduesve lokale dhe ne disa raste ju shkaktonin atyre telashe ose ziheshin ndermjet njeri tjetrit. Templaret dhe Hospitallers po ashtu zoteronin toka te shumta pergjate Europes Perendimore dhe kjo i siguronte makines ushtarake ne Levant nje te ardhur te larte, sidomos per ndertimin e keshtjellave qe u bene aq jetsore per zoterimet e krishtera ne rajon.
 
Ne dhjetor te vitit 1144, Zengi, sunduesi mysliman i Aleppos dhe Mosulit mori Edesen dhe shenoi keshtu ngushtimin e pare territorial per franket ne Lindjen e Afert. Lajmi per kete fatkeqesi detyroi Papen Eugenius III qe te leshonte nje apel per Kryqezaten e Dyte (1145-1149). Te mbeshtur nga kjo thirrje qe i bente jehone deshires per te jetuar nen shembullin e paraardhesve te tyre kryqetare si dhe e perzjere me retoriken perdellyese te Shen Bernardit te Clairvaus, sunduesit e Frances dhe Gjermanise rrembyen kryqin dhe shenuan keshtu fillimin e perfshirjes mbreterore ne Kryqezate. Sunduesit e krishtere ne Iberi u bashkuan me gjenoveset dhe sulmuan qytetin e Alermias ne jug te Spanjes (1147) dhe Tortosan ne veri lindje (1148). Nen shembullin e tyre, fisniket e Gjermanise veriore dhe sunduesit e Danimarkes filluan nje ekspedite kunder paganeve Wends ne brigjet e Balltikut, perreth Stettin. Megjithese ky nuk ishte pjese e planit te madh i Papes Eugenius por nje reagim i thirrjeve drejtuar atij, tregon se vetbesimi ne kryqezate kete rradhe ishte shume i madh. Por kjo mbeti thjesht nje ndesi pasi ne realitet optimizmi rezultoi te ishte i pabazuar.

Nje grup kryqtaresh anglo-normane, flaminge dhe Rhineland moren Lisbonen ne vitin 1147. Po ashtu fushtat e tjera iberike ishin te suksseshme. Por ato Balltike nuk realizuan virtualisht asgje dhe fushata me prestigjioze nga te gjitha, ajo ne Token e Shenjte ishte nje deshtim total. Dy ushtrite kishin mungese disipline, furnizimi dhe financimi dhe u “kafshuan” keq nga turqit Selxhuk ndersa kalonin neper Azine e Vogel. Me pas kryqtaret rrethuan qytetin me te rendesishem mysliman ne Siri, Damaskun. E megjithate mbas kater ditesh rrethim, nga frika e forcave shtese qe udhehiqeshin nga djali i Zengit, Nur ad-Din, ata hoqen rrethimin dhe u terhoqen. Kryqtaret per kete deshtim ja hodhen fajin frankeve te Lindjes se Afert duke i akuzuar se kishin marre rryshfet qe te terhiqeshin. Cfaredo qofte e verteta, humbja ne Damask demtoi entuziasmin e kryqezates ne Perendim dhe ne tre dekadat e ardhshme ndonese u bene disa perpjekje, nuk pati me ndonje fushate domethenese ne Token e Shenjte.

Megjithate te konsiderosh franket si apatik eshte komplet e gabuar. Ata moren Ascalon ne vitin 1153 duke kompletuar keshtu kontrollin e tyre ne brigjet levante, nje avancim shume i rendesishem per te siguruar rruget e pilgrimeve dhe ulur sa me shume bezdisjet e transporteve myslimane. Por vitin qe pasoi, Nur ad-Din mori drejtimin ne Damask dhe shenoi keshtu heren e pare qe qytetet ishin bashkuar me Aleppon nen drejtimin e vetem te nje njeriu gjate periudhes se kryqezatave, dicka qe rriti shume me teper rrezikun ndaj frankeve. Finokeria dhe zgjuarsia e Nur ad-Din si dhe inkurajimi qe i beri ndertimit te medreseve dhe krijimi i poezive xhihad te nderthurura me tekste qe thurnin lavde Jeruzalemit, krijuan nje hallke te forte lidhese midis fese dhe klases sundues, gje qe kishte munguar qe kur kryqetaret erdhen ne Lindje. Gjate vitit 1160 Nur ad-Din qe vepronte si perfaqesuesi fanatik i Suniteve, mori kontrollin e Egjyptit shia duke rritur keshtu ne menyre dramatike presionin mbi franket dhe ne te njejten kohe forcuar e zgjeruar burimet financiar ne dispozicion te tij duke shfrytezuar fertilitetin e deltes se Nilit dhe portit te Aleksandrise.

crusades 5.jpg

Kjo me siper eshte Kupola e Gurit ne Jeruzalem, e rindertuar si nje vend i shenjte islamik kur Jeruzalemi u mor nga Saladin ne vitin 1187.

Kjo periudhe historike e Lindjes Latine eshte pershkruar ne menyre te detajuar nga historiani me i rendesishem i asaj kohe, William, Kryepeshkopi i Tyre. William ishte nje njeri tejet i shkolluar i cili shume shpejt u perfshi ne kon fliktet politike ne funf te 1170-es dhe 1180-es, gjate mbreterimit te nje personazhi tragjik sic ishte Mbreti Baldwin IV (1174-1185), nje djale i ri i drobitur nga lebra. (semundja e lebrozes) Nevoja per te caktuar nje pasues krijoi nje mundesi per krijim te fraksioneve rivale dhe beri qe franket te shpenzonin shume energji duke u zene me njeri tjetrin. Kjo sdo te thote se ata ishin te paafte t’i shkaktonin deme serioze pasardhesit ambicioz te Nur ad-Din, Saladin i cili nga baza e tij ne Egjypt shpresonte te uzurponte dynastine e meparshme, te sillte myslimanet ne Lindjen e Afert dhe te perzinte franket nga Jeruzalemi. Sidoqofte ne vitin 1177 franket triumfuan ne betejen e Montgisard, nje fitore qe u paraqit gjeresisht ne Europen perendimore dhe nuk beri pothuajse asgje per te bindur njerezit se kolonet kishin nevoje per ndihme. Ndertimi ne vitin 1178 dhe 1179 i nje keshtjelle te madhe nga Jacob Ford, vetem nje dite larg nga Damasku ishte nje tjeter shenje agresiviteti qe e shtyu Saladinin ta shkaterronte. Ne vitin 1187, sulltani kishte mbledhur nje ushtri te madhe koalicioni nga Siria, egjypti dhe iraku qe ndonese ishte e brishte, serisht ishte e mjaftueshme per te nxjerre franket ne luftim dhe shkaktuar atyre nje humbje te temerrshme ne Hattin ne 4 Korrik. Brenda disa muajsh Jeruzalemi ra dhe Saladin kishte rimarre me ne fund qytetin e trete me te rendesishem mbas Mekes dhe Medines, nje arritje kjo qe vazhdon te jehoje ne shekuj.
 
Lajmi mbi renien e Jeruzalemit shkaktoi zemerim, zi e panik ne Perendim. Papa Urbani III thuhet se vdiq nga nje atak ne zemer kur mori kete lajm dhe pasuesi i tij Gregori VIII leshoi nje apel emocional ndaj sunduesve te Europes te cilet nga ana e tyre filluan te organizohen dhe pergatisin ushtrite. Ushtria e Frederik Barbarosas se Gjermani mundi me sukses turqit Selxhuke ne Azine e Vogel por kur perandori gjerman u mbyt gjate kalimit te nje lumi dhe shume ushtare te tij filluan te vdisnin nga semundjet, Saladani arriti te shpetonte nga perplajsa me kete armik te fuqishem dhe evitoi nje beteje qe mund te kishte qene dhe fundi i tij.

Franket ne Levant kishin arritur te merrnin qytetin e Tyre dhe portin me te rendesishem ne bregdet, ate te Acres. Kjo ishte nje pike strategjike per perendimoret dhe ishte pikerisht ketu vendi ku ne veren e vitit 1190 Philip Augustus dhe Rikard Zemerluani zbarkuan me trupat e tyre. Rrethimi i qytetit kishte zgjatur per pothuajse 2 vjet dhe ardhja e dy mbretereve perendimore dhe ushtrive te tyre i dha kristianeve shtytjen e nevojshme. Qyteti u dorezua dhe prestigji i Saladanit u demtua rende. Shume shpejt Philip u kthye ne shtepi ndersa Rikardi beri dy perpjekje qe te fillonte fushaten kunder Jeruzalemit por frika e kohezgjatjes se kesaj nderrmaje dhe pasojat qe di kishte kur ai te largohen e ben te stepej. Si perfundim qyteti i shenjte vazhdoi te mbetej ne doren e myslimaneve. Pra ne thelb Kryqezata e Trete deshtoi ne objektivin e saj kryesor por i mundesoi frankeve marrjen e kontrollit te bregdedit me gjithe pikat e rendesishme ushtarake qe ishin vitale per myslimanet qe ruanin pushtimin e Jeruzalemit.

Ky eshte portreti i Saladinit

crusades 6.jpg


Papacia e Inocent III (1198-1216) pa nje tjeter ekspansion kryqezatash. Fushatat ne Balltik avanuan me shume dhe lufta e shenjte ne Iberi po ashtu beri perpara. Ne vitin 1195 myslimanet kishin derrmuar forcat e krishtera ne Betejn e Alarcos. Por ne vitin 1212 sunduesit e Iberise arriten te bashkoheshin qe te perzinin myslimanet dhe ne Betejn e Las Navas de Tolosa arriten nje fitore e cila perbente nje hap te madh per te rimarre gadishullin. Kjo do te thote se ashtu si dhe ne Token e Shenjte, te karakterizosh vecantine kulturale, politike dhe fetare te rajonit si nje mardhenie konstante lufte eshte e gabuar. Nderkohe ne jugun e Frances kishin deshtuar perpjekjet per te shuar herezine e katareve dhe per te shkaterruar kete rrezik ndaj kishen, mu ne pragun e vete kishes, Papa Innocent urdheroi nje kryqezate ne ate zone. Katarizmi ishte nje fe dualiste me disa lidhje tek krisianizmi tradicional por qe kishte hierarkine e tij dhe kishte si qellim zevendesimin e elites aktuale. Lufta vazhdoi me vite te tera. Kryqetaret te udhehequr nga Simon de Monfort u perpoqen t’i perzenin kataret jashte Frances por rrenjet e tyre ne shoqerine e vendit ishin te forta dhe vetem inkuizicioni, ne vitin 1240 arriti te kishte sukses.

Episodi me famekeq i asaj periudhe ishte Kryqezata e Katert (1202-1204) e cila beri nje tjeter perpjekje per te marre Jeruzalemin por qe perfundoi me plackitjen e Kostandinopojes, qytetin me madheshtor te krishter ne bote. Arsyeja per kete ishin nje kombinim i tensioneve midis Kishes Katolike Romane dhe asaj Greko-Ortodokse, nevoja qe kryqezata te permbushte kushtet e nje kontrate optimiste per transportimin ne Levant nepermjet anijeve venedikase si dhe oferta per te paguar kete perpjekje nga nje pretendues i fronit bizantin. Kombinimi i ketyre rrethanave solli perpara mureve te Konstandinopojes rradhet e kryqtareve dhe kur kandidati i tyre i ri u vra, qytetaret iu kundervune kryqetareve dhe keta te fundit sulmuan e plackiten qytetin. Fillimisht Innocent u ndje i kenaqur qe u nen autoritetin latin por kur mesoi per dhunen dhe grabitjet qe kishin qene pjese e marrjes se qytetit ai u tmerrua dhe qortoi e ndeshkoi rende kryqtaret per perversionin e pilgrimazhit te tyre.

Ketu me poshte eshte nje pikture e kohes qe pershkruan Marrjen e Konstandinopojes gjate Kryqezates se Katert ne 1204.

crusade 7 .jpg

Njeri nga rezultat e kesaj kryqezate ishte krijimi i nje sere shtetesh ne Greqi te cilat me kalimin e kohes kishin nevoje per mbeshtetje. Pra gjate shekullit te 13-te kryqezatat u predikuan kunder ketyre te krishtereve ndonese ne vitin 1261 Konstandiponoja kishte rene serisht ne dore te grekeve.
 
Pavaresisht nga keto deshtime eshte me interes te permendet se kryqezatat mbeten nje koncept terheqes, dicka e shnderruar ne nje manifest nga poshtuajse legjendarja Kryqezata e Femijeve. Te frymezuar nga vegime hyjnore, dy grupe fshtaresh te rinj (eshte me e sakte te pershkruhen si te rinj sesa femije) u grumbulluan perreth Kelnit dhe afer Chartres me besimin se pastertia e tyre do beje te mundur aprovimin hyjnor qe do i mundesoje atyre rimarrjen e Tokes se Shenjte. Grupi gjerman pershkroi Alpet dhe disa prej tyre mberriten ne portin e Gjenoves ku ndeshen realitetin e hidhur qe krijonte mungesa e parave dhe mundesia e qarte e deshtimit te misionit. Kerkesa e tyre per te kaluar ne Lindje u refuzua.

Keto diversitete karakterizuan fillimin e shekullite te 130-te. Lufta e Shenjte tregoi te ishte nje koncept fleksibel dhe i adaptueshem per Kishen nese donte te kercenonte me forcen ushtarake armiqte e saj. Llogjika qe kryqezata ishte nje akt mbrojtes ndaj te krishtereve mund te konsiderohet vetem si e Kishes Katolike por me kalimin e shekujve, kur papati filloi konfliktin me Perandorin Frederik II mbi kontrollin e Jugut te Italise, ai urdheroi fillimin e kryqezates ndaj tij. Frederiku ishte ckisheruar tashme per mosmbajtjen e fjalen per te marre pjese ne Kryqezaten e Peste. Kjo ekspedite e kishte arritur qellimin kryesor te Kryqezates se Katert duke pushtuar Egjyptin por u ndalua jashte portit te Damietta perpara nje perpjekje mjerane per te tentuar marshimin mbi Kajro, gje qe deshtoi. Ne te vertete arsyet e deshtimit te pjesmarrjes nga ana e Frederikut ishin te verteta, gjendja e tij shendetesore ishte e keqe por papati kishte humbur durimin me te. Mbasi u sherua, Frederiku shkoi ne Token e Shenjte, kete here si mbret i Jeruzalemit (pasi ishte martuar me trashegimtaren e atij froni) ku per ironi, pasi ishte dhe i ckisheruar, diskutoi per rikthimin paqesor te Jeruzalemit tek te krishteret. Aftesite e tija diplomatike, (ai fliste dhe arabisht), rreziku qe paraqesnin burimet ushtarake qe zoteronte si dhe vete ndarja midis botes myslimane dekada mbas vdekjes se Saladinit, e mundesuan arritjen e ketij misioni. Ndermjet Frederikut
dhe papes filloi nje periudhe paqeje por ne vitin 1245 keshilli papnor e pershkruan ate si heretik dhe autorizoi kryqezaten ndaj tij.

Pervec morise se kryqezatave qe u bene nder shekuj ne po ashtu duhet te kujtojme faktin qe berja e ekspeditave te tilla pati nje impakt te madh tek njerezit dhe tokat nga ku u nis. Te beje nje kryqezate kerkonte nje mbeshtetje te konsiderueshme financiare dhe me kalimin e kohes kjo nevoje coi ne krijimin e nje sistemi taksor kombetar te nderthurur me fushtata te vete kishes per te mbledhur fonde. Mungesa e nje numri te madh fisnikesh dhe njerez te kishes mund te ndikonte balancen politike te nje zone duke i krijuar mundesi femrave qe te vepronin si regjente apo per fqinje te paskrupujt qe te injoronin legjislacionin eklestik dhe te perpiqeshin te rrembenin tokat e atyre qe ndodheshi ne kryqezate. Vdekja ose zhdukja e nje kryqetari, qofte ai i vogel ne pozite apo edhe nje perandor natyrisht qe do shkaktonte nje tragjedi personale ata qe kishte lene mbrapa si dhe mund te ndikonte ne destabilizime dhe ndryshime te padeshiruara.

Nje vit me pare, Jeruzalemi ishte marre serisht nga myslimanet dhe kjo ishte shtysa kryesore per ate qe u shnderrua ne nje nga kryqezatat me te medha te atij shekulli (e njohur si Kryqezata e Shtate) e drejtuar nga Mbreti (me vone shenjti) Luis IX i Frances. Kjo kryqezate u financua me bollek dhe u organizua me se miri por mbas nje fitore ne Damietta, nje veprim i pakujdesshem i shkaktuar nga vellai i Luisit ne Betejen e Mansourah shkaktoi dobesimin e forcave te kryqezates. Kjo, e perzjere dhe me qendresen e vendosur te forcave myslimane beri qe kryqezata te ndalonte dhe forcat e Luisit, te semura e pa ushqime u detyruan te dorezohen. Luisi qendroi ne Token e Shenjte edhe kater vjet te tjera – shenje e ndjenjes se fajit per deshtimin e fushates se tij por dhe nje shenje e admirueshme vendosmerie e nje monarku europian per te mos rreshtur ne perpjekjet per mbrojtjen e krishterimit. Mbas ketyre ngjarjeve, kolonet i varen gjithmone e me shume shpresat e tyre ne fortifikimet masive dhe ka qene pikerisht gjate shekullit te 13-te kur u ndertuan keshtjella te tilla si Krak des Chevaliers, Saphet dhe Chaster Pelerin si dhe nje numer shume i madh fortifikimesh urbane ne Acre.

Ketu me poshte eshte Shen Luisi duke hipur ne anije e filluar ekspediten e tij

crusades 8 .jpg
 
Ne kete periudhe kompleksi politik i Lindjes se Mesme ishte duke ndryshuar. Pushtuesit mongole krijuan nje dimension te ri ndersa pushtonin shumicen e botes myslimane te lindjes. Ata po ashtu kishin kercenuar dhe Europen Lindore me sulme te egra ne vitin 1240-1241 (gje qe coi ne thirrjen e nje kryqezate). Pasardhesit e Saladinit ishin zevendesuar nga Mamluket, ish ushtaret skllever kreu i te cileve, sulltani Baibar ishte nje perfaqesues i flakte i luftes se shenjte dhe luajti nje rrol shume te madh ne gjunjezimin e shteteve te kryqezetas. Konlfiktet brenda per brenda finsikerise franke, te komplikuara edhe me shume nga perfshirja e qyteteve tregtare italiane si dhe urdherave ushtarake luajten rrol te madh ne dobesimin e metejshem te Shteteve Latine dhe se fundi ne vitin 1291, Sulltani al-Ashrafi mori qytetin e Akres duke i dhene fund zoterimit te krishtere ne Token e Shenjte.

Disa historiane e konsideronin kete moment si fundi i kryqezatave por sic e permendem ne fillim, qe nga 1980-ta ka patur nje tjeter qendrim ndaj ketij fakti i cili rezulton qe nuk eshte i vertete. Gjithandej kryqezata ishte nje koncept i fuqishem madje dhe ne Europen Veriore ku Kaloresit Teutone (te cilet u themeluan ne Token e Shenjte) kishin transferuar interesat e tyre dhe ku kishin krijuar ate qe konsiderohet si nje shtet i pavarur efektiv. Sidoqofte ne fillim te shekullit te 15-te armiqte e tyre ne ate zone kishin filluar te konvertoheshin ne krishterim pra u be e pamundur qe te justifikohej ndonje konflikt nen suazen e luftes se shenjte. Suksesi i Las Navas de Tolosa kishte ngujuar me efektivitet forcat myslimane ne ekstremin jugor te gadishullit Iberik por u desh nderhyrja e plote e me gjithe forcen e kurores mbreterore spanjolle, Mbreti Ferdinand dhe Mbreteresha Isabella ne vitin 1492 te cilet me marrjen e Granades i dhane dhe fund sundimit mysliman. Planet per te rimarre Token e Shenjte nuk ishin shuar totalisht dhe duke patur kete synim ne koke, Kristofor Kolombi ndermorri udhetimin e tij pertej oqeanit ne menyre qe te gjente rruge te tjera per te mberritur ne Jeruzalem nga Lindja.

Shekulli i 14-te filloi me nje drame te madhe: arrestimi dhe burgosja e Kaloresve Templare nen akuzen per herezi, nje histori kjo e trishtueshme dhe e dhimbshme. Nje kombimin deshtimi per te mbrojtur Token e Shenjte dhe ai i nje obeservimi fetar me te dedikuar, i nderthurur dhe me borxhin e madh qe kurora mbreterore franceze i kishte atyre (Templaret nderkohe ishin shnderruar ne nje institucion te fuqishem bankar) beri qe mbreti Filip IV te ushtronte presion mbi Papen Klementi V qe te shperndante urdherin kalorsiak ne vitin 1312 dhe keshtu ju dha fund njerit prej institucioneve me te medhenj mesjetare.

Kjo me poshte eshte nje pikture qe paraqet Mehmetin II dhe ushtrine otomane duke ju afruar Konstandinopojes me nje top gjigand.

crusades 9 .jpg

Nderkohe dhe vete kryqezata ne Europe ishte gjymtuar. Papati kishte leshuar shume urdhera per kryqezate kunder armiqve te saj si politike po ashtu dhe heretike si ne rastin e Hussiteve te Bohemise. Por ne kete kohe rreziku kryesor i krishterimit ishin turqit Otomane te cilet kishin rimarre Konstandinopojen ne vitin 1453. Shume perpjekje ishin bere qe te bashkoheshin prijesat e Perendimit Latin por fuqia gjithnje ne rritje e qytet shteteve si dhe e konflikteve midis tyre qe u personifikua me Luften 100 vjecare do te thoshe se mungonte oreksi per nje pergjigje mbare europiane si ajo qe ishte arritur ne vitin 1187.

Disa dinasti si ajo e dukes se Burgonjes shprehnin entuziasem ndaj idese se nje kryqezate dhe disa ekspedita te konsiderueshme per nga madhesia, u arrit te realizohen. Megjithate Borgonjasit dhe Hungarezet u shkaterruan ne Nikopolis, ne Bullgari 16369. Ne mes te shekullit te 15-te otomanet tashme e kishin rrethuar dy here Konstandinopojen dhe ne vitin 1453 Sulltan Mehmeti II kishte sjelle nje ushtri madheshtore per te realizuar qellimin e tij final. Thirrjet per ndihme ne momentin e fundit ben pak qe te shmangning marrjen e qytetit i cili u dorezua ne Maj. Perandori Karli V i frymezuar nga shpirti i kryqezates beri thirrje per mbrojtje e Vienes ne vitin 1529, ndonese perpjekja e tij u duk me shume si nje lufte perandorake sesa nje lufte e shenjte. Kryqezates i kishte ardhur fundit. Njerezit tashme ishin te lodhur nga faljet qe ofronte Kisha. Avancimi i Reformacionit ishte nje tjeter arsye qe i dha fund kryqezatave pasi i konsideronte si nje makine qe prodhonte para per Kishen Katolike. Nga fundi i shekullit te 16-te u kryen dhe perpjekjet e fundit; Flota Spanjolla ne vitin 1588 kishte perfituar nga idulgjencat e kryqezates ndersa Kaloresit Hospitaller te cilet me pare kishin sunduar Rodin (nga viti 1306-1522) perpara se te merrnin Malten, frymezsuan nje fitore madheshtore ndaj flotes somane ne betejne e Lepantos ne vitin 1571. Po ashtu, Kaloresit Hospitaller i kishin mbijetuar nje rrethimi te eger turk ne vitin 1480 dhe qenesia e tyre sherbente si nje relik qe evokonte kryqezatat e para, deri ne momentin kur Napoleon Bonoparti e eleminoi sundimin e tyre ne ishull ne vitin 1798.

Kryqezata mbijetoi ne kujtesen dhe imagjinaten e njerezve te Europes Perendimore dhe Lindjes se Mesme. Ne te paren u rikrijua ne formen e nje literature romantike nga shkrimtare si Walter Scott ndersa ne Lindjen e Mesme, tokat e te cilet binin ne duart e imperialisteve te epokes, ne vecanti francezet, zgjodhen te hiqnin paralele midis te kaluares se kryqezates. Bota po shnderrohej ne nje hapesire ku idete, normat dhe vlerat leviznin me shpejtesi. Dhe vlerat e kryqezates shiheshin si aplikime jo ushtarake tashme.

Ne boten myslimane, kujtesa e kryqezatave u venit ndonese nuk u zhduk fare pasi figura e Saladinit mbeti ajo e shembullit te nje udheheqesi te madh. Ne kete kontekst, ne shekullin e 19-te kur Europianet hodhen syte nga keto toka, e kaluara e ndertuar mbi kete imazh u rikthye fuqishem per vendet arabe dhe silamike lideret e te cileve lartesuan figuren e Saladinit si njeriu qe rimori Jeruzalemin dhe njollosi kryqezatat.
 
urbanii.jpg


nje pikture te kohes ku paraqitet Papa Urbani II duke bere thirrje per kryqezate ne Keshillin e Klermontit


Ushtritë e kryqtareve ishin jashtëzakonisht të ndryshme gjenetikisht
Për shumë vite, Shtetet e Bashkuara janë konsideruar si "tenxhereja e nxete" e kombeve,megjithatë, gjetjet e fundit shkencore kanë çuar në përfundimin se një "tenxhere shkrirëse" nuk është një pasuri ekskluzive amerikane.
Analiza e ADN-së për mbetjet e kryqtarëve sugjeron që ushtria e Evropës Perëndimore që luftoi për Jeruzalemin dhe reliket krishtera nuk ishte aq shume europiane.
Kryqëzatat ishin me origjinë gjenetike jashtëzakonisht të ndryshme, sipas një studimi të fundit të cituar nga "Gardijan".
Megjithë imazhin e pranuar përgjithësisht të Kryqëzatave si një luftë "perëndimore" kundër "Lindore", shkencëtarët sugjerojnë se luftëtarët që shkuan për të luftuar për Jeruzalemin dhe trashëgiminë e krishterë kishin prejardhje të ndryshme gjenetike dhe se kalorësit formuan aleanca të çuditshme në rrugën e tyre drejt Tokës së Shenjtë.
Sipas një studimi të botuar në American Journal of Human Genetics, një ekip ndërkombëtar i studiuesve nga Mbretëria e Britanike,Belgjika dhe Libani studioi ADN-në e mbetjeve që besohet se i përkasin kryqtarëve të shekullit të 13-të të gjetura në një varr masiv në një ish kryqëzatë në Liban.
Ata u krahasuan me ekzemplarët e kombeve të sotëm dhe të lashtë, si dhe me mbetjet e romakëve.
Doli se vetëm tre nga nëntë burrat e varrosur në atë varr ishin nga Evropa Perëndimore.
ADN-ja e të katër personave ishte më afër Libanezve të sotëm, ndërsa mbetjet e dy pjesëve të tjera treguan se ato ishin një miksim evropianësh dhe "racash" të tjera.
Njëri nga ata ishte me origjinë libaneze dhe evropiane, ndërsa tjetra kishte beduin ose saudit njërën anë spanjoll ose bask me origjin në anën tjetër.
Megjithëse një teori sugjeron që armiqtë u varrosën në varre të përbashkët, studiuesit favorizojnë një tjetër që pretendon se vendasit u janë bashkuar kryqtarëve.
"Ne mendojmë se vendasit luftuan me kryqtarët, jo kundër tyre, pasi e dimë nga historia se arabët që luftuan kundër kryqtarëve erdhën nga Siria, Turqia, Iraku apo Egjipti, ku njerëzit kanë struktura të ndryshme gjenetike sesa 'Lindorët". "Ne e gjetëm në këtë varr", tha një nga autorët e studimit, Dr. Mark Haber nga Velkom Sanger instituta" ne Kembridžu.
 
Pjese e filmit "Kingdom of Heaven (2005)", nje pjese e realitetit

 
E verteta mbi Kryqezatat

Ka shume keqkuptime dhe informacion te gabuar persa i perket kryqezatave. Ne pergjithesi kryqezatat pershkruhen si nje sere luftrash te shenjta kunder Islamit, te drejtuara nga pape te infektuar nga mania e pushtetit dhe fanatike fetare. Ato konsiderohen si nje njolle e zeze intolerance dhe arrogance ne historine e katolicizmit ne vecanti dhe Civilizimit Perendimor ne pergjithesi. Sipas kesaj teorie, nje grup proto imperialistesh injektuan agresionin perendimor ndaj paqesores Lindje te Mesme dhe deformuan kulturen e ndritshme myslimane duke e katandisur ate ne nje germadhe.

Por sa e vertete eshte kjo?

E verteta qendron krejt ndryshe. Kryqezatat ishin luftra mbrojtese. Ato ishin nje pergjigje direkte ndaj agresionit myslimane, nje perpjekje per te rikthyer si dhe mbrojtur tokat e krishtera nga pushtimet myslimane.

Ne shekullin e 11-te, te krishteret ishin njerez te qete dhe aspak fanatiket paranojake qe mendohet se mund ishin. Ndersa myslimanet sa kishin filluar te pretendonin per tokat e tyre. Ndonese vete myslimanet mund te jene paqesore, vete feja Islame lindi ne lufte dhe u rrit e tille me te njejtin mentalitet. Qe nga koha e Muhametit, menyra e zgjerimit te islamit dhe e mylsimaneve ishte nepermjet shpates. Mendimi mysliman e ndan boten ne dy pjese, ate islame dhe ate te luftes. Ndersa krishterimi dhe cdo fe tjeter jo myslimane nuk ka nje ndarje te tille. Te krishteret dhe cifutet mund te tolerohen ne nje vend mysliman nen nje rregjim mysliman. Por ne islamin tradicional vendet e krishtera dhe cifute duhe te shkaterrohen dhe tokat e tyre te pushtohen.

Kur Muhameti luftonte kunder Mekes ne shekullin e 7-te, krishterimi ishte feja dominuese, e fuqishme dhe e pasur ne rrajon. Si nje besim i Perandorise Romake, ajo shtrihej ne gjithe Mesdheun, perfshi dhe Lindjen e Mesme ku dhe kishte lindur. Pra bota e krishtere ishte nje shenjester kryesore per kalifet e hershem dhe do mbetej e tille per lideret myslimane ne mijevjecaret e ardhshem.

Me nje energji te madhe, luftetaret e Islamit sulmuan te krishteret menjehere mbas vdekjes se Muhametit. Dhe ata ishin me te vertete shume te suksesshem. Palestina, Siria, Egjypti, dikur vende nga me te krishterat ne bote, u rrenuan dhe thermuan. Brenda shekullit te 8-te ushtrite myslimane kishin pushtuar gjithe Afriken e Veriut qe ishte e krishtere si dhe Spanjen. Ne shekullin e 11-te, turqit Selxhuk pushtuan Azine e Vogel (Turqine e sotme) qe kishte qene e krishtere qe ne kohen e Shen Palit. Perandoria e Vjeter Romake e njohur ne historine moderne si Perandoria Bizantine ishte katandisur me e vogel se Greqia. Ne nje gjendje te deshperuar, perandori ne Kostandinopoje i ben thirrje te krishtereve ne Europen Perendimore qe te ndihmojne vellezerit dhe motrat e tyre ne Lindje. Kjo eshte ajo qe lindi kryqezatat. Nuk ishin pjelle e mendjes se nje pape apo agresivitetit te ndonje grupi kaloresish. Ishte nje pergjigje kunder 4 shekujve pushtime gjate te cilave myslimanet kishin pushtuar 2/3 e botes se vjeter te krishtere. Kishte ardhur nje moment qe krishterimi duhej te mbrohej ose t’i nenshtrohej islamit. Kryqezatat ishin mbrojtja.

Papa Urbani II i beri thirrje kaloresve te krishterimit qe te ndalonin dyndjen dhe pushtimet islame ne Keshillin e Klermontit ne vitin 1095. Dhe pergjigja ishte e papare. Me mijera luftetare u betuan perpara kryqit dhe u pergatiten per lufte. Perse e bene kete gje? Pergjigja ndaj kesaj pyetje eshte keqkuptuar gjeresisht. Ne prag te Ndergjegjesimit, eshte gjithmone supozuar se kryqezoret ishin fshatare e njerez pa asnje shprese te cilet i pane kryqezatat si nje menyre pasurimi duke grabitur pasuri e gje te gjalle ne toka te largeta. Dhe se ata kryqetare qe shprehnin ndenja meshire dhe vete sakrifice si dhe dashuri ndaj Zotit nuk duheshin marre seriozisht. Por ne fakt e verteta eshte krejt ndryshe. Gjate dy dekadave te fundit studimet e ndryshme e kane rrezuar kete pretendim. Studiuesit dhe shkollaret kane zbuluar se kaloresit kryqetare ishin ne pergjithesi njerez te pasur, pronare tokash ne Europe. E megjithate ata ishin te gatshem te hiqnin dore nga cdo gje vetem e vetem qe te ishin pjese e misionit te shenjte. Te kryeje nje kryqezate nuk ishte dicka e lire nga ana financiare. Cdo lord i pasur mund fare thjeshte te varferohej nga bashkimi me kryqezaten. Por nuk u mor parasysh asgje e tille dhe ata ishin te paret qe jo vetem ju bashkuan asaj por dhe e financuan me bujari ate. Ka patur nga ata qe kur ktheheshin nga kryqezatat ishin pasuruar pasi ne ate kohe placka e luftes ishte pjese e fushatave pushtues dhe luftarake. Por pjesa derrmuese eshte kthyer mbrasht pa asnje perfitim.

Papa Urbani II i dha kryqetareve dy direktiva, qe do mbeteshin per shekuj shtyllat kryesore te kryqazatave. E para ishte te shpetonion te krishteret ne Lindje. Sipas Profesorit Jonathan Riley-Smith, specialist i epokes se kryqezatave, marrja pjese ne kryqezate shihej si nje akt dashurie ndaj fqinjit, nje akt meshire ndaj vellezerve te krishtere qe po vuanin nen sundimin mysliman. Ashtu sic i shkruante dhe Papa Innocenti III Kaloresve Templare, “Ju zbatoni fjalet e ungjillit, nuk ka dashuri me te madhe dhe perkushtim me te madh se dhenia e jetes per mikun tend”. Direktiva e dyte ishte clirimi i Jeruzalemit dhe vendeve te tjera te shnderruara ne te shenjta nga jeta e Krishtit. Fjala kryqezate eshte nje fjale moderne. Kryqetaret mesjetare e konsideronin veten si pilgrime qe kryenin akte te drejta ne rrugetimin e tyre drejt shenjterimit. Rimarrja e Jeruzalemit nuk ishte nje pushtim apo kolonializim but nje akt restaurimi dhe nje deklarate e paster dashurie ndaj Zotit.

Shpesh eshte aluduar se qellimi i Kryqezatave ishte konvertimi i botes myslimane. Por kjo eshte shume larg te vertetes. Sipas kendveshtrimit te te krishtereve mesjetare, myslimanet ishin armiqte e Krishtit dhe te Kishes. Ishte detyra e kryqetareve qe te mbronin dhe luftonin per kete. Kjo ishte e gjitha. Myslimanet te cilet jetonin ne territoret e rimarra nga te krishteret lejoheshin te mbanin pronat e tyre si dhe gjene e gjalle e mbi te gjitha fene e tyre. Ne fakt gjate gjithe historise se Kryqezates, ne Jeruzalem numri i myslimaneve e kalonte ndjeshem ate te te kirhstereve. Vetem ne shekullin e 13-te franceskanet filluan perpjekjet per te konvertuar myslimanet. Por ato perpjekje ishin te pafrytshme dhe u braktisen. Sidoqofte, gjithmone keto perpjekje ishin paqesore dhe pa asnje akt dhune.

Kryqezatat ishin luftra dhe do ishte teresisht e gabuar qe ato te karakterizohen si dicka e mire dhe me qellime te mira. Luftrat mbeten luftra. Dhe si ne cdo lufte kishte dhune brutale. Kishte padrejtesi, grabitje, vjedhje, krime. Dhe keto jane ato qe zakonisht kujtohen sot. Gjate diteve te kryqezates se pare ne 1095, nje bande e udhehequr nga Konti Emicho i Leiningenit vepronte pergjate Rinit duke grabitur e vrare gjithe cifutet qe gjente perpara. Peshkopet lokale u perpoqen ta ndalonin masakren. Por ne syte e atyre luftetareve, cifutet ishin armiqte e Krishtit. Dhe per kete arsye vrasja dhe grabitja e tyre nuk perbente krim. Dhe me te vertete keta luftetare besonin se po benin dicka te drejte pasi parate e cifuteve mund te perdoreshin per te financuar Kryqezaten. Por ata ishin gabim dhe kisha e denoi me force sulmin kunder cifuteve.

50 vjet me pas kur filloi kryqezata e dyte, Shen Bernard ne menyre te vazhdueshme predikonte qe cifutet te mos persekutoheshin. Megjithate nje murg sivella i tij i quajtur Radulf nxiti njerezit ne dhune kunder cifuteve te Rihnit, pavaresisht letrave te Bernardit ku kerkonte qe te ndalonte dhunen. Ky i fundit u detyrua te udhetonte per ne Gjermani ku u perball me Radulf dhe i dha fund masakrave. Shpesh mendohet se rrenjet e Holokausit duhet te kerkohen qe ne kete periudhe, pra ne pogromet mesjetare. Dhe ka mundesi te jete keshtu. Por sidoqofte, ndonese cifute te shumte u vrane gjate kryqezatave, qellimi i Kryqezatave nuk ishte aspak vrasja e cifuteve. Madje komplet e kunderta: Papet, peshkopet dhe predikuesit ne Europe e ben te qarte qe cifutet e Europes te lihen te qete. Ne nje lufte moderne sot vdekje te tilla tragjike i quajne si deme kolaterale.

53991.jpg
 
Deshtimi i Kryqezatave

Kryqezata e Pare ishte nje perpjekje e paorganizuar. Nuk kishte komandant dhe as herarki. Ishin vetem mijera luftetare pa asnje furnizim apo strategji te detajuar qe marshonin ne thellesi te territoreve armike, te dedikuar ndaj nje kauze sic ishte ajo e mbrojtjes nga sulmet islamike. Shume prej tyre vdiqen nga uria ose semundjet. Ishte nje fushate e ashper qe gjithomne dukej sikur do perfundonte ne nje katastrofe. E megjithate ne menyre te habitshme, kjo kryqezate ja doli mbane dhe perfundoi me sukses. Ne vitin 1098 kryqtaret kishin rimare Nikean dhe Antioch. Ne Korrik 1099 ata moren Jerusalemin dhe filluan ndertimin e nje shteti te krishtere ne Palestine. Merret me mend gezimi i madh ne Europe pasi frika qe kishte ngjallur dyndja islamike me ne fund po dilte.

Por ne te vertete dynja islamike nuk ishte stepur aspak. Kur flasim per Mesjeten ne e shohim Europen per ate qe u be dhe jo se cfare ishte ne realitet. Kolosi i botes mesjetare nuk ishte krishterimi por Islami. Kryqezatat kane rendesine e madhe te tyre sepse u perpoqen ta ndryshonin kete raport. Por vetem kryqezata e pare ishte ajo qe pati nje impakt te vertete ndaj dyndjes islame. Ne shekujt qe pasuan dhe me kryqezatat e tjera cdo gje vetem sa shkoi tatepjete. Kur qyteti i Edessas ra ne duart e turqve dhe kurdve ne vitin 1144 pati nje mbeshtetje te madhe nga populli ne Europe per nje kryqezate te re. Ajo u drejtua nga dy mbreter, Luisi VII i Frances dhe Conrad III i Gjermanise dhe u predikua nga vete Shen Bernardi. Kjo kryqezate deshtoi mjerueshem. Shumica e kryqetareve u vrane. Ata qe arriten te kthehen ne jerusalem vetem sa e bene situaten akoma me keq pasi sulmuan Damaskun qe ishte i myslimaneve, nje qytete qe me pare sidoqofte kishte qene nje pike kryesore e krishterimit.

Nga kjo disfate te krishteret ne Europe u detyruan te pranin jo vetem rritjen ne vazhdim te force myslimane por dhe qartesine se Zoti po denonte perendimin per mekatet e bera. Si rezultat ne gjithe Europen linden grupime e levizje me karakter fetare me qellimin per te pastruar shoqerine e krishtere dhe qene kembim kjo e fundit te shnderrohet e denje per nje fitore ne Lindje. Pra marrja pjese ne kryqezate ne fund te shekullit te 12-te u kthye ne nje perpjekje te plote per te lufuar. Cdo person, pavaresisht sa i dobet apo i forte, i pasur apo i varfer ishte, u thirr nen arme. Luftetaret u kerkuan qe te sakrifikonin pasurine e tyre dhe nese do dilte nevoja edhe jeten e tyre per te mbrojtur Lindjen e Krishtere. Ndersa ne vendlindje cdo i krishtere ju be thirrje qe te mbeshteste kryqezatat me lutje, agjerime dhe dhurata. E megjithate force e myslimaneve sa shkonte e rritej. Saladini e kishte kalitur boten myslimane te Lindjes se Afert ne nje qenie te vetme ndersa panderprere predikonte xhihad ndaj te krishtereve. Ne vitin 1187 ne Betejen e hattin, ushtria e tij shfarosi forcat e bashkuara te Mbreterise se Krishtere te Jeruzalemit dhe arriten te fusin ne dore nje pjese te cmuar te Kryqit te Vertete. Te lena komplet pa mbrojtje, qytete te tera te krishtera filluan te dorezohen nje mbas nje duke arritur kulmin me dorezimin e Jeruzalemit ne 2 tetor.

Si pergjigje erdhi Kryqezata e trete. Ajo u drejtua nga Perandori Frederik I Barbarosa i Perandorise Gjermane, Mbreti Filip II Augustus i Frances dhe Mbreti Rikard Zemerluani i Anglise. Kjo ishte nje nderrmarje madheshtore megjithese jo dhe aq sa kishin shpresuar te krishteret. Frederiku i cili ishte i moshuar, u mbyt ndersa kalonte me kal nje lum dhe forcat e tij u kthyen mbrapsht perpara se te arrinin ne Token e Shenjte. Filipi dhe Rikardi erdhen me anije por grindja e tyre e vazhdueshme vetem sa acaroi me keq situaten e percarjes qe mbreteronte ne Palestine. Mbasi rimoren Akren, mbreti i Frances u kthey ne shtepi dhe shpenzoi kohen duke gerryer pronat franceze te Rikardit. Pergjegjesia per kryqezaten ra ne preherin e Rikardit i cili duke qene nje luftetar i talentuar dhe teoricien i afte ushtarak, i drejtoi trupat e krishtera drejt fitoreve te shumta duke rimarre gjithe bregdetin. Por Jeruzalemi nuk ndodhej ne bregdet dhe mbas dy tentativave te deshtuara per te siguruar rruget e furnizimeve per ne Qytetin e Shenjte, Rikardi u detyrua te hiqte dore.

Duke premtuar qe do kthehej nje dite, ai siguroi nje armpushim me Saladinin dhe akses per pilgrimet ne Jeruzalem. Por kjo ishte nje pilule e hidhur per t’u gelltitur. Deshira per t’i kthyer Jeruzalemin krishterimit si dhe rifituar Kryqin e Vertete vazhdoi te ishte shume e madhe ne Europe. Kryqezatat e shekullit te 13-te ishin me te medha e te finanxuara me mire si dhe te organizuara me mire. Por edhe ato deshtuan. Kryqezata e Katert (1201-1204) u sabotua ne momentin kur u be pre e nje rrjeti intrigash te politikes Bizantine te cilet perendimoret asnjehere nuk e kuptuan teresisht. Ata devijuan per ne Konstandinopoje per te mbeshtetur nje pretendent fronii cili premtoi per shperblime te majme si dhe mbeshtetje per Token e Shenjte. E megjithate ne momentin qe mori fronin e Cezarit, bamemiresit e tij zbuluan se ai nuk mund te mbante premtimet e bera. Pra duke u tradhetuar nga miqte e tyre greke, kryqetaret ne vitin 1204 sulmuan, moren dhe ne menyre brutale grabiten Konstandinopojen, qytetin me madheshtor te krishter te botes. Papa Innocent III i cili me pare kishte ckisheruar gjithe kryqezaten, i denoncoi me force kryqetaret. Por smbetej me gje tjeter per te bere. Ngjarjet tragjike te vitit 1204 mbyllen nje dere te hekurt midis Katolike Romane dhe Ortodokseve Greke, nje dere qe edhe sot Papa Gjon Pali II nuk ka qene ne gjendje ta hape megjithe deshiren e tij te mire. Eshte shume ironike kur mendon se Kryqezata qe u krijua si rezultat direkt i deshires se katolikeve per te ndihmuar vellezerit e tyre ortodoks jo vetem qe nuk i bashkoi te dy grupet por i ndau dhe me keq, madje ne menyre te pariparueshme.

Pjesa e mbetur e Kryqezatave te shekullit te 13-te beri dicka me shume. Kryqezata e Peste (1217-1221) ja arriti per nje kohe te shkurter te rimerrte Damietta ne Egjypt por myslimanet e munden ushtrine e krishtere dhe e pushtuan qytetin serisht. Shen Luisi IX i Frances drejtoi dy kryqezata gjate gjithe jetes se tij. Edhe e para po ashtu arriti te merrte Damietta por u ripushtua nga egjyptianet dhe Luisi u detyrua te braktiste qytetin. Ndonese Luisi qendroi per disa vjet ne Token e Shenjte duke shpenzuar lirshe, ne fortifikime mbrojtese, ai asnjehere nuk e realizoi deshiren e tij me te madhe: te clironte Jeruzalemin. Ne vitin 1270 kur udhehoqi nje tjeter kryqezate, ai ishte nje burre i moshuar dhe vdiq nga epidemite qe rane ne kamp. Mbas vdekjes se Shen Luisit, lideret e pameshirshem myslimane, Baybars dhe Kalavun kryen nje xhihad te pashembellt per nga egersia ndaj te krishtereve ne Palestine. Brenda vitit 1291 myslimanet ja kishin dale mbane te zhduknin edhe kryqetarin e fundit duke e fshire perfundimisht nga harta mbreterine e kryqezatave. Pavaresisht perpjekjeve te shumta, te krishteret nuk arriten me te vendosnin kemben e tyre aty deri ne shekullin e 19-te.

Lufta e Europes per Ekzistence

Mund te mendohet se 3 shekuj humbje te vazhdueshme mund te kene shuar nga mendja e europianeve fjalen kryqezate. Por nuk ishte aspak keshtu. Ne nje fare menyre, atyre nuk ju mbetej alternative tjeter. Mbreterite myslimane te shekullit 14-te, 15-te, dhe 16-te po beheshin gjithmone e me te fuqishme. Turqit otomane jo vetem pushtuar vellezerit e tyre myslimane duke unifikuar ne kete menyre islamin por vazhdonin te shtyheshin drejt perendimit duke marre Konstandinopojen dhe drejtuar thelle e me thelle nga Europa. Ne shek e 15-te kryqezatat nuk ishin me detyra meshire ndaj njerezve ne toka te largeta por nje perpjekje per te shpetuar pjesen e mbetur te krishterimit. Europianet me ne fund filluan te merrnin parasysh idene se islami mund te arrinte qellimin e tij final, pushtimin e gjithe botes se krishtere.

Dhe kjo pothuajse ndodhi. Ne vitin 1480, Sulltan Mehmeti mori Otranton dhe synonte ta perdorte si katapulte per pushtimin e Italise. Roma u evakuua. Por sulltani vdiq menjehere pas dhe plani i tij vdiq bashke me te. Ne vitin 1529 Sulejmani i Madherishem synoi Vienen. Sikur te mos kishte qene per kohen e keqe me shira te papare te cilat ngadalsuan progresin e tij dhe e detyruan te braktiste shume nga artillerine qe kishte me vete, eshte e sigurt qe turqit do kishin arritur te merrnin qytetin. E me pas Gjermania thjesht do ndodhej nen meshiren e tyre. Ndersa ndodhnin keto ngjarje, dicka e re po gatuhej ne Europe, dicka e paprecedente ne historine njerezore. Rilindja, e lindur nga nje perzjerje e cuditshme e vlerave romake, meshires mesjetare dhe nje respekti te vecante per tregti dhe sipermarrje cuan ne te tjera levizje si humanizmi, revolucionin shkencor dhe epoken e eksplorimit. Edhe kur po luftonte per jeten e saj, Europa pergatitej per tu zgjeruar ne shkalle globale. Reformimi protestant i cili mohoi papacine dhe doktrinen e ktheu kryqezaten ne dicka te pamendueshme per shumicen e europianeve duke ja lene barren e saj vetem katolikeve. Ne vitin 1571, nje Lidhje e Shenjte, qe ne vetvehte ishte nje Kryqezate, mundi floten osmane ne Lepanto. Sidoqofte fitore te tilla mbeten sporadike. Kercenimi mysliman ishte neutralizuar nga ana ekonomike.

Ndersa Europa forcohej e rritej si ne fuqi ashtu dhe pasuri, tuqit e dikurshem, te fuqishem e te sofistikuar, duket sikur mbeten ne vend e ne gjendje apatie. Ne kete pike nuk kishte me nevoje per nje kryqezate te re. I Semuri i Bosforit u hoq zvarre deri ne shekullin e 20-te kur ne me fund u shojt duke lene nga mbrapa kaosin ne te cilen gjendet sot Lindja e Mesme. Pavaresisht nese i admirojme ose jo kryqetaret, nje gje eshte fakt i sigurt, bota qe njohim sot nuk do kishte ekzistuar pa perpjekjet dhe sakrificat e tyre. Kryqezatat filluan e vazhduan si pergjigje e agresionit islamik dhe ishte arma qe shpetoi Europen nga dyndja islame. Nese nuk do ishin kryqezatat, gjithe krishterimi do kishte pesuar fatin qe pesoi dhe zoroastrianizmi i cili u zhduk totalisht prej islamit.
 
Qe nga koha e Muhametit, menyra e zgjerimit te islamit dhe e mylsimaneve ishte nepermjet shpates

Mvjen keq por e verteta eshte ndryshe. Kush njeh historine Islame, e din qe Muhammedi a.s. ishte i vetem. Me pranimin e Islamit me deshire, e kurre me dhune nga nje pjese e te varferve ne fillim, pastaj atyre nga shtresa e larte, duke filluar nga pranimi i Islamit nga Ebu Bekri, me vone Omeri (qe ishte autoritativ tek Kurejshet), Islami u forcua. Pas masakrimit te muslimaneve nga Kurejshet, qe i detyroi muslimanet te benin shperngulje ose hixhret, nga ku edhe filloi kalendari Islam Hixhri, muslimanet me vone moren Mekken pa asnje pike gjaku te derdhur.

Po, Islami u perhap me shpate, me shpaten e gjuhes pra.

p.s.


Raymond i Aguilers ne librin e tije per kryqtaret shkroi:

"Disa prej paganeve u pre koka pa asnje lloj meshire, te tjere u shpuan me heshta, dhe te tjere i torturuan per nje kohe te gjate, dhe ne fund u dogjen ne flake brenda shtepive te tyre apo turra drush."

Jam kurioz ta di vetem burimin e artikullit, pra referencat te lutem.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.