Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ku është vendndodhja e vërtetë e Mekës?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Ku është vendndodhja e vërtetë e Mekës?​


Shumica e njerëzve e njohin Mekën si emrin e Qytetit të Shenjtë të fesë Islame. Por a e dini se ku ndodhet qyteti i shenjtë? A e dini se ku duhet të jetë? A ka humbur? A është gjetur ndonjëherë? Besojeni apo jo, mbi përgjigjet e këtyre pyetjeve ka shumë mosmarrëveshje.



Çfarë është sot Meka?
Makkah Al-Mukarramah është emri zyrtar i Mekës. Meka është transliterimi zyrtar saudit, dhe i afrohet më shumë shqiptimit arab. Ajo ndodhet 70 kilometra në lindje të Detit të Kuq në provincën Meka, brenda rajonit Hejaz të Arabisë Saudite.

Por ky nuk është fundi i historisë. Meka mendohet të jetë vendi i një burimi ose një pusi të cilin Zoti e krijoi si një mrekulli, ndërsa Ëngjëlli i Tij i erdhi në ndihmë Hagarit dhe Ismaelit pasi ata u dëbuan nga Abrahami, dhe ishin duke vdekur nga etja në shkretëtirë duke udhëtuar për ditë të tëra.

Kuptimi i Mekës, qyteti më i shenjtë i Islamit
Meka është shtëpia e lindjes së profetit të Islamit Muhamed. Për më tepër, Muhamedi thotë se Meka është vendi ku Allahu i shpalli atij Kuranin. Guri i Zi i jep akoma më shumë rëndësi Mekës. Thuhet se iu dërgua Adamit (Ademit) pas dëbimit nga Kopshti i Edenit, për t’i treguar se ku të ndërtonte një tempull.

Sot, Guri i Zi ndodhet në cepin lindor të Qabesë, një ndërtesë graniti në formë kubi në qendër të Mesxhid Al-Haram në Mekë, xhamia më e madhe dhe më e shenjtë në botë. Nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht, myslimanët në mbarë botën janë të detyruar të bëjnë pelegrinazh ose haxh në Mekë dhe Qabe të paktën një herë në jetën e tyre. Përveç kësaj, myslimanët në mbarë botën, drejtohen me fytyrë gjatë lutjeve të përditshme pikërisht në drejtim të Mesxhid Al-Haram.

A ka qenë Meka diku tjetër?
Çështja është nëse Mesxhid Al-Haram ka qenë gjithmonë në Mekë, apo nëse ka pasur një vendndodhje të ndryshme në antikitet. Le t’ia fillojmë me Gurin e Zi. Historia e tij thotë se ka ekzistuar që nga “rënia” e Adamit dhe Evës.

Sipas udhëzimeve të Allahut, vendndodhja e saj ishte vendi i xhamisë së parë Al-Haram. Meka është vendndodhja e duhur për Mesxhid Al-Haram, sepse Guri i Zi është aty. Apo nuk është kështu? Edhe Jerusalemi ka ekzistuar për shumë kohësh. Ai i ka fillesat si vendbanim rreth mijëvjeçarit III Para Krishtit, dhe përmendja e parë historike ishte në mijëvjeçarin e II Para Krishtit.

Gërmimet arkeologjike, kanë zbuluar një sasi të madhe relikesh antike rreth Jeruzalemit të sotëm. Sipas Islamit, Ismaeli dhe Abrahami e ndërtuan Qaben për të vendosur aty Gurin e Zi. Por arkeologjia nuk ka mundur të gjejë objekte të ngjashme të mijëvjeçarit II-të Para Krishtit rreth Mekës, siç janë gjetur përreth Jeruzalemit.

Nëse Meka do të ishte një vend kaq i shenjtë, duke e bërë atë një vend turistik të njohur edhe në vitin 2000 para Krishtit, a nuk do të kishte disa relike të varrosura nëntokë? Den Gibson është një përkrahës i idesë se vendndodhja aktuale e Mesxhid Al-Haram në Mekë, nuk është e njëjtë me vendndodhjen origjinale të Mesxhid Al-Haram.

Ai niset nga premisa se xhamitë islame do të jenë ndërtuar përballë Mesxhid Al-Haram. Ai pretendon se ka ekzaminuar xhamitë e para islame, duke zbuluari se linjat e tërhequra në drejtimin ku ndërthuret secila prej tyre, kryqëzohen me vendndodhjen e qytetit antik të Petrës.

Nuk është e diskutueshme që Guri i Zi nuk ka qëndruar aty ku është tani që nga rënia e Adamit. Karamatianët e hoqën Gurin e Zi në vitin 980 Pas Krishtit, dhe e morën atë në territorin e tyre në Gjirin Arabik. Ata e zotëruan Gurin e Zi për 20 vjet, dhe e rikthyen atë
në Mekë në vitin 1002 pas Krishtit.

Ajo nuk ishte hera e vetme që zhvendosej Guri i Zi. Duket se ai është vjedhur disa herë gjatë historisë, por gjithmonë ka arritur të rikthehet në Qabe. Nëse historia e shpëtimit të Hagarit dhe Ismaelit nga një Ëngjëll në Mekë është e vërtetë, atëherë do të duhej të besohej se Hagari arriti të përshkonte 1600 km shkretëtirë për të shkuar në Mekë nga Toka e Shenjtë, dhe më pas u rikthye së bashku më një fëmijë të vogël!

Nëse ngjarjet do të zhvilloheshin në Petra, do të ishte pak më e besueshme. Pastaj, ekziston ideja se Qaben e ndërtoi Ibrahimi dhe Ismaeli. Por shkrimet e shenjta judeo-kristiane të konfirmuara nga të dhënat arkeologjike, e hedhin poshtë idenë se Abrahami ka shkuar ndonjëherë diku 1600 km larg Mekës.

Kurani flet për Mekën dhe e përshkruan atë si një qytet të pozicionuar në një rrugë kryesore tregtare të rrethuar nga fusha orizi, fiku, ullinj dhe vreshta. Ai cilësohet si Umm Al-Kura ose “nëna e të gjitha qyteteve”. Cilësohej si një oaz për karvanët. Në kohën e Muhamedit, vendndodhja e tanishme e Mekës nuk do të kishte qenë një oaz.

Së fundi, mungon përmendja e Mekës në të dhënat historike para ngritjes së Islamit. Muhamedi lindi në Mekë në vitin 570 të Erës Sonë. Por përmendja e parë e Mekës nuk ndodhi deri në vitin 741 në Kronikën Bizantino-Arabe, që thotë se qyteti ndodhej në Mesopotami dhe jo në Hejaz..

Ndërkohë, ka shumë ide të tjera se pse Meka nuk është Qyteti i Shenjtë origjinal. Një nga tregimet në Kuran, thuhet se Muhamedi shkatërroi 360 idhuj paganë të ekspozuar në Qabe. Nuk do të kishte gjasa që ajo histori të kishte ndodhur në Petra.

Në kohën e kësaj historie, Petra ishte nën kontrollin e Perandorisë Bizantine. Kultura dhe feja bizantine e ndaluan adhurimit pagan, që thuhej se ndodhte në Mekë. Orientimi i xhamive të hershme larg Mekës dhe drejt Jeruzalemit, Petrës apo diku tjetër, është shpesh fokusi kryesor i atyre që duan të kundërshtojnë Mekën si Qyteti i Shenjtë.

Disa nga xhamitë më të hershme ka të ngjarë të jenë ndërtuar përballë me drejtimin nga ndodhej Jerusalemin, siç ishte praktika para Muhamedit. Ndërsa Muhamedi lindi në vitin 570 pas Krishtit, kopja më e vjetër e Kuranit e zbuluar daton në vitin 670 pas Krishtit.

Por formulat matematikore, thonë se ekziston mundësia që xhamitë të jenë ndërtuar sipas orientimit astronomik. Një shpjegim tjetër është ai i bazuar tek tektonika e pllakave. Pra toka është zhvendosur që kur u ndërtuan xhamitë.

Marrë me shkurtime nga Ancient Origins – Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.