Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kulla e Babelit: Legjenda që lindi nga Etemenanki i Babilonisë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Kulla e Babelit: Legjenda që lindi nga Etemenanki i Babilonisë​

Screenshot-2021-02-17-at-8.53.34-AM.jpg

Sipas rrëfimit biblik, ishte Babeli (i identifikuar me qytetin e Babilonisë, në Mesopotami, edhe pse disa studiues të sotëm nuk bie dakord), vendi ku njerëzit filluan të mos e kuptonin më njëri-tjetrin. Në fakt në atë rast, nuk ishte faji i njerëzve, por gjithçka ndodhi si pasojë e vullnetit të Zotit.
“E gjithë toka kishte një gjuhë dhe të njëjtat fjalë. (…) Pastaj njerëzit thanë: “Ejani, le t`a ndërtojmë një qytet dhe një kullë, maja e së cilës të prekë qiellin, dhe le të bëjmë një emër për veten tonë, në mënyrë që të mos shpërndahemi në të gjithë Tokën”.

Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që po ndërtonin njerëzit, dhe tha: “Shihni! Ata janë një popull dhe flasin që të gjithë një gjuhë; ky është fillimi i punës së tyre, dhe tani ajo që ata planifikojnë të bëjnë nuk do të jetë e pamundur. Pra, le të zbresim dhe t’u ngatërrojmë gjuhën, në mënyrë që ata të mos kuptojnë më gjuhën e njëri-tjetrit”.

Kështu sipas vullnetit të Zotit, njerëzit ndërprenë projektin e madh, dhe u shpërndanë në të gjithë Tokën. Por Kullën e Babelit e përmend jo vetëm Bibla. Edhe një poezi e lashtë sumere flet për të, ndërsa më vonë historiani grek Herodoti, dhe pas tij shkrimtarët e epokës romake.
Rrëfimi biblik u frymëzua thuajse me siguri nga ziqqurat (godina)më e madhe dhe më e rëndësishme e Babilonisë, e quajtur Etemenanki, një ndërtesë më përmasa gjigante e ndërtuar nga Babilonasit pikërisht për t’u ngjitur deri në qiell.

Nga poshtë, Etemenanki mund të dukej si një shkallë duke u ngjitur përmes reve, që të çonte në Parajsë. Ajo ishte të paktën 91 metra e lartë (për krahasim, Kulla Piaçentini në Xhenova është108 metra e lartë, dhe ishte pallati më i lartë i banuar nëItali gjatë viteve 1940- 1954).

Afrimi me Perënditë, ishte qëllimi kryesor i saj godine. Babilonasit e ndërtuan atë në një vend që ata e konsideronin si qendrën e saktë të Universit. Vendin ku Zoti Marduk kishte krijuar botën. Vetëm nga atje, mund të hynin në komunikim qielli dhe toka.

Po si?Duke ndërtuar një shkallë që ishte shumë e lartë. Mundësia e komunikimit me Perëndinë, apo ndoshta aspirata drejt pafundësisë, është padyshim një nevojë e ndjerë që nga kohërat antike. Sipas disa burimeve, ishte sundimtari Hamurabi, ai që nisi ngritjen e ziqqurat-it të madh që në mijëvjeçarin II para Erës Sonë.

Pastaj, piramida e madhe me shkallës u shkatërrua dhe u rindërtua disa herë. Kati i fundit i Etemenanki, ishte i ndarë në disa dhoma gjumi luksoze të destinuara për Zotat, secila me emrin e hyjnisë për të cilën ishte menduar, dhe qëtë gjitha të mobiluara në mënyrë luksoze me divane të rehatshëm dhe shtretër shumë të kushtueshëm.

Njëra ishte për Marduk-un dhe gruan e tij Sarpanitum, një dhomë tjetër për Nabu dhe gruan e tij Tashmetu. Dhe pastaj ishin dhomat e tjera për Zotat e Ujit, Dritës dhe Diellit. Ato nuk u përdorën kurrë nga njerëzit, pasi ishin të destinuara për Perënditë, të cilët i përdorën ato për pushimet e tyre, ose të paktën kështu pretendonin priftërinjtë babilonas.

Akoma më lart ishte një tempull, me një dhomë qendrore që përdorej për dasma të shenjta: brenda kishte vetëm një divan dhe një tryezë,që të gjitha prej ari. Vetëm një grua, e zgjedhur nga vetë Marduk, mund të merrte pjesë në dasmë.

Ishin priftërinjtë ata që informonin një nga gratë e Babilonisë për vëmendjen që u kishte kushtuar Perëndia. E përzgjedhura ngjitej në tempull, afër qiellit dhe priste Mardukun. Askush nuk mund të thotë se çfarë ndodhte atje lart, në re, por kur rikthehej në tokë e zgjedhura ishte e sigurt se kishte bërë dashuri me Perëndinë.

Ndërtimi i Etemenanki ishte një sipërmarrje e madhe, e ri-konstruktuar disa herë, pasi u shemb disa herë. Aleksandri i Madh, që u mahnit nga bukuria e Babilonisë, e rrafshoi ziqqurat-in, që duhet të ketë qenë tashmë i shkatërruar, me premtimin e rindërtimit të tij. Ai nuk pati kohë, pasi vdiq në Babiloni në moshën 33-vjeçare.

Kështu, për dy mijëvjeçarë, reliket e ziqqurat-it mbetën të varrosura, ndërsa Kulla e Babelit tani ishte vetëm një legjendë rreth zemërimit të Zotit dhe arrogancës së njerëzve. Pastaj,arkeologët zbuluan bazën e Kullës, një shesh me përmasa91x91 metra, i vendosur në qendër të një zone prej 500 metrash, saktësisht siç e përshkruanin të lashtët. Sot, nëntokë ekzistojnë fizikisht vetëm disa tulla prej balte. Por miti i krijimit të gjuhëve të ndryshme të botës, dhe shpërndarja e njerëzve në Tokë, do të mbetet i gjallë në përjetësi.

/ VanillaMag – Bota.al
 
parlamento-europeo-2.jpg

Kjo eshte kulla e re e Babelit.
Ka marr pikerisht simboliken nga ky mit, i cili me shume mundesi nuk eshte vetem nje mit por ne pjesen me te madhe duhet te jete e vertete.
Dikush, nje zyrtat i larte e Bashkimit Europian pasi eshte pyetur ne media pse ndertesa e Parlamentit Europian eshte lene e tille si e paperfunduar?
Ai eshte pergjigjur se ajo eshte kulla e Babelit dhe ka ngelur pergjysem. Pra me pak fjale keta jane duke e ngritur serish kullen e Babelit dhe po ribashkojne popujt.

Tashme nuk e mbaj mend se kush e ka qene qe ka bere deklaraten dhe kur. Por e mbaj mend qe ma ka treguar nje shoku im artikullin dhe e kam lexuar.

Shume nga historia dhe mitologjia antike jane per tu marr shume seriozisht. Nuk jane vetem imagjinate dhe tregime simbolike te te pareve tane.

Per keto do duhej dite e kohe pafund per te sjelle materiale historike e arkeologjike qe vertetojne se shume mite jane te verteta.
 
euposter-jpg.png

Ky është posteri zyrtar që promovonte Parlamentin e BE-së.
Në të shohim popujt e Europës që rindërtojnë Kullën e Babelit. Këtu janë disa pika për t'u shënuar: Së pari, ne kemi konfirmimin se ndërtesa e Louise Weiss(arkitekti i nderteses) ishte vërtet e frymëzuar nga Kulla e Babelit. Posteri rikrijon të njëjtën kullë të përshkruar në pikturën e Pieter Brueghel(piktori i cili ka pikturuar Kullen Babelit sipas mitologjise),
gjithashtu duke u kujdesur për të përfshirë pjesën e dëmtuar. As, por as ndoshta, imazhet flasin vetë. Së dyti, parulla: "Evropa: shumë gjuhë një zë" i referohet episodit në të cilin Zoti i hutoi njerëzit me shumë gjuhë.
Pra është e qarte simbolika e përdorur dhe filozofia qe qendron ne krijimin e Bashkimit Europian.
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.