Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kur dashurohen shkrimtarët.

1​


Ishte mbremje Janari.
Nen driten e henes, ne qoshen e nje kazani plehrash, i mbeshtjellur me disa rrecka te vjetra dhe te grisura flinte nje femije!
Era e ftohte perkedhelte fytyren e tij me lekure te brishte, lekure e bute, njesoj si ajo e nje petali trendafili qe mjafton pak dhe cahet!
Duart e tij te mbeshtjellura me corape, ferkonin syte dhe fytyren, nderkohe qe syte veshtronin henen e cila, me driten e saj i dukej si dicka me te cilen mund te luante!

Pak me tutje rruges, ne trotuar qendronte nje vajze e re.
Me syte e perlotur, me buzet e plasaritura, me duart e palara, qendronte e ngrire ne vend dhe po mendonte nese duhet ta braktiste aty, apo ta merrte serish dhe mos t'i mohonte dashurine e nenes!
Jeta per te nuk kishte qene fare e lehte, madje kishte qene nje ferr i vertete!

Ne moshen 17 vjecare, nderkohe qe ecte rruges, bie pre e nje perdhunimi! Ajo ishte nje vajze e varfer dhe e ndershme, por ndonjehere jeta te detyron te besh gjera te cilat as nuk do mendoje se do i besh ndonjehere.
Afersisht per 6 muaj ajo nuk del fare nga shtepia!
Ishin pikerisht ato muaj kur barku saj kishte filluar te rritej!
Brenda atij barku po rritej i njejti femije qe gjendej edhe tek kazani i plehrave!
Pavarsisht se ishte ngjizur nga nje perdhunim, ajo nuk donte ta abortonte femijen!
Mbas lindjes, ajo u kujdes per te, por vetem per dy muaj! E detyruar nga familja, ajo merr femijen, e mbeshtejell me disa lecka dhe niset! Nderkohe qe qante rruges, mallkonte edhe veten por edhe fatin i cili i kishte rene per pjese!

Ajo ishte si gjithe vajzat e tjera, deshironte te dashurohej, te vishte fustanin e bardhe, te bente femije dhe te jetonte e lumtur! Por endrrat e saj, jeta i kishte perplasur aq fort sa i kishte thyer!
Tani duhet te jetonte pergjithmone me ndienjen e fajit se kishte braktisur femijen e saj!
Pasi kishte bere shume rruge, ndaloi prane nje kazani plehrash, hodhi syte ne te dyja anet e rrugve dhe, me duart qe i dridheshin la femijen e vogel! Buzet e saj te ftohta u ngjeshen ne faqen e tij te bute dhe ai hapi syte! Nuk dinte se ku ishte, as se cfare e priste, shikonte vetem syte e nenes tij qe nga lotet pasqyronin driten e henes!
Ajo u ngrit ne kembe, ktheu kurrizin dhe me pas filloi te largohej andej nga kishte ardhur!

Per nje moment ndjeu sesi bota po i shembej brenda vetes, gjithcka qe ne jete kishte deshiruar tashme ishin shkaterruar, endrrat dergjeshin te coptuara ne dyshemen e shpirtit, e ardhmja i dukej e zymte, ndersa vete ndihej si nje e pavlere dhe pashpirt! Ajo ishte vetem nje femije per vete, e shtyre nga te tjeret beri gabimin me te madh te jetes saj!

Mbasi kaloi rrugen, ktheu koken mbrapa dhe, e perlotur shikonte mes erresires nje top te bardhe me lecka. Donte te kthehej, ta merrte, ta puthte dhe te largohej me te larg nga ai vend, por nuk ishte aq e forte! I ktheu serish kurrizin dhe me hapa te penduar u largua duke e lene femijen e saj ne meshire te fatit, fat i cili nuk u tregua i mire me djalin e vogel sepse e largoi nga e ema.
Ne fakt fati eshte nje justifikim per te shfajsuar gabimet qe bejm ne njerezit, nese nje avion bie nuk ishte fati por nje difekt ne motorrin e tij, difekt i cili ka ndodhur per shkak te nje pakujdesie dhe jo prej fatit, nese te shtyp makina nuk eshte fati keq, por gabimi shoferit ose i joti.
Fati eshte pasoje e nje veprimi, ose gabimi.
Degjoheshin vetem zhurmat e atyre pak makinave qe kalonin dhe zhurma e nje te qare femije, ftohti po bente efektin e tij.
Askush nuk po kalonte prane tij, ajo nate ishte aq e ftohte sa njerezit ishin futur neper shtepia dhe po shijonin ngrohtesine e zjarrit! Nuk duhej shume kohe dhe ai do vdiste ne ate acar, nese nuk kalonte dikush qe ta merrte, nje engjell do u kthente serish ne qiell!

Drita e henes qe i binte ne fytyre u largua dhe nje hije u shfaq para djalit! Ai pushoi se qari dhe po shikonte. Dy duar e moren dhe e ngriten lart, dikush e mbeshtolli me pallto dhe u largua nga aty!

Nderkohe qe burri i cili kishte marre vogelushin ecte vogelushi qante!
Ai nuk do ishte si gjithe femijet e tjere, nuk do kishte dashurine qe shumica e femijve e nenvlersojne, nuk do kishte perqafimin e nenes kur te kishte ftohte, nuk do e mbulonte njeri naten, askush nuk do i qendronte prane kur te semurej pervec punonjses se shtepise se femijve!
Por perkujdesja saj nuk mund te krahasohej kurre me perkujdesjen e nenes, ishte shume ndryshe!
 
Last edited:
2​


Vogelushi fillimisht dorzohet ne polici, por pas shume perpjekjesh te deshtuara per te gjetur familjen e cila e kishte braktisur, ai dergohet ne nje jetimore ne nje tjeter qytet!
Nga krahet e nenes tij kaloi ne krahet e nje te panjohuri, me pas ne krahet e nje plake me fytyre te embel si ato gjyshet e dashura!

Ajo sapo e mori ne krah u magjeps nga bukuria e atij femije

"Dilan, keshtu do e quajm" tha ajo duke buzeqeshur dhe e puthi djalin ne ball.

"Dilan? Pse pikerisht kete emer?" e pyet njera nga punonjeset e jetimores

"Dilan do te thote te mbijetosh ne gjuhen e lshte Egjiptiane" u pergjigj ajo dhe shkoi tek dhoma e femijve te vegjel me pas dikush u kujdes qe ai te ushqehej!

Cdo dite qe kalonte Dilan rritej dhe sa me shume ai rritej, aq me shume rriteshin edhe problemet qe shkaktonte ne jetimore, ai vogelushi i pafajshem i disa viteve me pare tashme ishte problemi numer nje i punonjesve te jetimores, por jo i kujdestares e cila qeshte dhe gezohej kur shikonte ate teksa vaponte neper oborr nderkohe qe punonjest mundoheshin ta kapnin!

Dilan, nje mistrec 10 vjecar i cili nuk dinte asgje per familjen e tij dhe asnjehere nuk kishte pyetur per ta.

"Nuk do te dish asgje ne lidhje me familjen tende?" e pyet Lorela kujdestrja e cila per 10 vjet ishte kujdesur per Dilan si ta kishte djalin e saj!

"Nuk dua t'ia di per njerez qe nuk duan t'ja dijne per mua" thoshte ai sa here qe ajo e pyeste!

Por jo nuk dinte asgje rreth familjes tij, e pyeste vetem per te kuptuar se c'ndjente ai!
E vetmja gje qe Lorela dinte ishte vendi ku ai ishte gjetur por as ate nuk i lejohej t'ia tregonte.
Por me ato 10 vite qe kishin kaluar edhe Lorela ishte plakur shume, jeta saj pak nga pak po afrohej ne fund, i vetmi peng qe ajo kishte, ishte se kush do kujdesej per Dilan pasi ajo te mos ishte me, e dinte fatin e jetimave te tjere pasi dilnin nga jetimorja, te cilet perfundonin duke u droguar ose duke u kthyer ne kriminel, ajo nuk donte qe Dilan te kthehej ne njerin nga ata!

Lorela ishte tipike ajo plaka me fytyre te embel, me faqe te fryra, me shikim te ngrohte, e shendoshe dhe e dashur! Ajo ishte si nje nene per Danil, si nje gjyshe, ajo ishte e vetmja qe ai kishte.

Nje dite me diell, nga ato ditet pranverore, nderkohe qe Dilan po luante jashte dikush e therret! Ishte nje nga punonjeset e jetimores e cila, e mori dhe e futi ne dhomen e Loreles qe gjendej e shtrire ne krevatin e saj!

"Afrohu" peshperin ajo me zerin e ngjirur.

Ai afrohet tek ajo, ulet ne krevat dhe vendos koken ne brakun e Loreles!

"Je semure gjyshe?" e pyet ai duke ngritur koken!

Ajo buzeqeshi embelsisht dhe vuri doren ne koken e tij

"Gjyshja do largohet Dilan, zoti me ka caktuar nje pune, do shkoj te kujdesem per femijet ne qiell" thote ajo dhe lotet i shkane nga syte duke rrjedhur neper fytyren e rrudhur!

"Do me lesh vetem? Po kush do me tregoj perralla cdo mbremje pastaj? Askush nuk i tregon perrallat si ty gjyshe" thote ai dhe afrohet tek ajo duke e perqafuar!

"Cdo mbremje, kur te fikesh driten une do jem aty dhe do qendroj derisa ti te flesh, dakort?"
"Ma premton?"

"Ta pramtoj Dilan, por shiko dhe ti duhet te me premtosh qe do sillesh mire, se kur te rritesh do behesh njeri i mire dhe kurre nuk do i besh keq njeriu, ma premton?" vazhdoi te fliste ajo me zerin qe cdo here e me shume behej me i ngjirur!

"Ta premtoj gjyshe" pergjigjet ai!

"Kete leter do e hapesh kur te behesh 18 vjec, asnje dite me pare" i thote ajo dhe i ve nje leter me zarf ne dore! Ai e perqafoi prap, por kete here perqafimi zgjati per rreth dy minuta!


Nje lot i fundit rreshkiti nga syte e Loreles pra se te shuhej drita brenda tyre, para se te ngrinin pergjithmone! Dora saj u var, rrahjet e zemres pushuan! Ajo vdiq duke perqafuar, vdiq e buzeqeshur.

Ikja e Loreles nga kjo jete ishte goditja e pare, qe jeta i I dhuroi atij, nje goditje e forte aq sa i mori gjithcka qe ai kishte.
Eshte e tmerrshme te kesh vetem dike ne jete dhe, ate ta humbasesh pergjithmone, pastaj fillon ndjen vetmine qe te mbeshtjell me mantelin e saj dhe cdo dite qe kalon, ajo behet me mbytese, me helmuese, me e padurueshme.

Ikja e Loreles ishte dhimbja e pare qe ndjeu zemra tij e vogel, pa e kuptuar se me pare kishte humbur familjen e tij, por ajo humbje nuk I interesonte, te pakten ne kete moshe. Familja tij e vetme kishte qene Lorela, ajo qe e kishte ushqyer cdo dite, ajo qe e kishte edukuar, e kishte rritur me dashuri te pa kushtezuar, njesoj si ta kishte djalin e saj.

Lorela ishte nene, baba, moter, baba, vella. Dhe ai sapo kishte humbur njeriun e vetem qe kishte, por akoma nuk po e kuptonte plotesisht humbjen e saj, duhej kohe qe ta kuptonte.

Trupi i Loreles pak nga pak po e humbiste ngrohtesine, fytyra saj po zbardhej dhe syte i qene mbyllur. Rreth saj qendronin shume njerez qe e kishin dashur, ajo vete ishte nje nga jetimet e asaj jetimore, shume njerez ishin afeksionuar pas saj, e si te mos afeksionoheshe pas nje njeri si ajo? Mund te thoje me plot gojen qe ishte nje njeri i rralle, nga ata njerez qe po t'i njohesh je me fat.

Ne karriken prane kokes saj, qendronte i ulur Dilan, i cili syte i kishte te kuqur dhe te lagur nga lotet. Pak a shume ai e dinte se tashme ajo nuk do zgjohej me, se nuk do kishte me perqafime te ngrohta, nuk do i ndjente me duart e saj te ngrohta t'i perkedhelnin fytyren.
Tashme mbremjet do ishin te ftohta dhe te trishta, pa nje "naten e mire" me zerin e saj, pa nje perralle nga ato me lepurusha qe ai aq shume pelqente, tani do kishte vetem vetmi.
Ditet kalonin, por jo njesoj si me pare, sepse Dilan nuk ishte me si me pare, nuk ishte me ai mistreci qe hapte probleme gjate gjithe kohes. Ai per pak dite ishte shendrruar ne nje tjeter njeri, vetmia dhe trishtimi po e shendrronin ate ne nje person ndryshe nga te tjeret.
Ai u mbyll ne ate boten e tij te vogel, u izulua me guacken e vetmise dhe nuk lejonte me asnje njeri qe t'i afrohej, kishte frike qe njerezit te beheshin te rendesishem ne jeten e tij, sepse njerezit largohen, njerezit zhgenjejne! Keshtu e shikonte ai jeten, si nje i braktisur sic ishte ne te vertete, nuk kishte turp ta pranonte nuk kishte asnje njeri, se askujt nuk i plaste per te, nuk kishte turp te qante madje as te bretiste nga vetmia dhe dhimbja qe ajo i shkaktonte, por doren nuk ja shtrinte askujt per ndihme edhe pse do donte shume ta ndihmonin.

Me vitet qe shkonin, ai ishte rritur dhe kishte marre rrugen drejt se ardhemes tij.
Nje adoleshent 17 vjecar, i cili ndryshe nga djemt e tjere qe rrinin te gjithe bashke, ai qendronte gjithmone larg te tjerve dhe vetem, ulej poshte nje peme, ndonjehere edhe mbi taracen e shkolles dhe shkruante, mbushte fleta plot me shkrime.
Hapat e tij te pare i hodhi qe muajn e pare kur Lorela vdiq, ne letra shkarraviste me dhimbje shkrime te cilat do adhuroheshin nga punonjeset e jetimores, ky ishte hapi tij i pare drejt nje rruge qe do e conte ne nje bote krejt tjeter nga ajo qe ai kishte jetuar deri tani.

Nderkohe qe ai shkruante i ulur ne tarracen e shkolle, nje nga mesuesit ve re dy kembe te varuara ne katin e trete te shkolles dhe, i trembur vrapon me nje fryme deri lart.
Pasi sheh Dilan qe po shkruante u qetesua dhe, ngadale fillon te afrohet tek ai, duke u munduar te mos bente zhurme, me friken se po ta shikonte do ndalonte se shkruari, u afrua aq sa mund te lexonte se cfare po shkruante ai.

"E dashur gjyshe, u ben kaq shume vite qe nuk e ndjej me ngrohtesine e perqafimit tend, malli me ka marr aq shume sa, kur shoh gjyshet e shokve i perqafoj dhe, ne krahet e tyre mundohem te gjej pak nga ngrohtesia jote, por eshte e pamundur, askush nuk perqafon ashtu si ty. Pas kaq shume vitesh, ti akoma vazhdon te vrasesh me ikjen tende, me dhemb shume kur shoh fotografine tende dhe nuk mund te ndjej kur e prek! Tani jam rritur dhe, te rritesh nuk eshte kaq gje e bukur, kupton shume dhe e vret mendjen shume. Edhe kete vit jam ne jetimore, pastaj mbush 18 vjec dhe jam i detyruar te largohem, jashte jeta duhet e te jete me e veshtire dhe une kam shume frike."...

Mesuesi, i perlotur vriste mendjen sesi kishte mundesi qe ky nxenes e kishte te ulet noten ne lenden e Letersise, ai e kishte pasur per 3 vite ne klase dhe asnjehere nuk ishte ndeshur me shkrimet e tij te ketij lloji! Duke u munduar te shikonte me teper se c'kishte shkruar ne fletore, ai preku nje gur te vogel me kembe i cili beri zhurme, mjaftoi aq zhumre dhe Dilan ktheu koken mbrapa!
U tremb aq shume kur pa mesuesinn afer sa, pa vetedije desh u hodh nga tarraca, por dora e fuqishme e mesuesit e kapi nga leckat dhe e terhoqi!

"Qetesohu" i thote ai dhe pastaj e leshoi
"Nuk desha te tremb, me fal" shtoi, po i fliste me nje menyre sikur ai ishte me i madh prej tij, i dukej vetja sikur gjendej perballe nje njeriu te madh!

"Nuk ka gje profesor, u tremba ngaqe nuk e dija qe kisha njerez afer" thote dilan dhe hodhi syte poshte ne toke duke pare lartesine nga ku do binte

"Shpetova per pak eee" shtoi ai duke buzeqeshur me cepin e buzes pastaj hodhi syte nga mesuesi i cili kishte ngulur syte tek fletorja qe ishte perdhe.

Ai nuk buzeqeshte kurre plotesisht, madje shume njerez e kishin pyetur se pse nuk buzeqeshte asnjehere dhe pergjigja e tij gjithmone ishte "Nuk kam nje arsye pse ta bej", nuk kishte turp te tregonte trishtimin e tij, as dhimbjen dhe as vetmine.

"Me thuaj, pse ne Lenden time ke notat me te ulta se ne lendet e tjera, kur ti shkruan kaq bukur? Pse tek detyrat shkruan aq bloze ndersa ne kete fletore kaq mrekullueshem?" e pyet mesuesi nderkohe qe shfletonte ngadale fletoren.

Dilan i merr fletoren nga duart dhe e fut ne cante, pastaj kthehet nga ai dhe duke e shikuar me syte e tij te trishte pergjigjet "Sepse ne ate fletore nuk shkruaj ate qe ndiej, shkruaj gjerat e mia"

"Por jane te bukura, me ndienja mund te shkruash edhe tek detyrat qe te jap, do kesh notat me te mira nga te gjithe'' i thote mesuesi

"Ndoshta per ty mund te jene te bukura, por per mua jane plot dhimbje dhe nuk dua qe askush te lexonte gjerat e mia" thote Dilan i zemeruar "Nuk me interesojne notat, fundja nuk eshte se do me hyjne ne pune atje ku do jem pasi te mbaroi shkollen" shtoi ai.

Hodhi canten ne krah dhe filloi te zbriste shkallet

"Dilan, prit pak" i thote mesuesi dhe afrohet tek ai.

I kerkon nje leter dhe nje laps dhe mbi te shkruan nje adrese "Shko ketu dhe thuaj qe te kam derguar une, merre dhe fletoren me vete, beje nese do te kesh nje te ardhme" vazhdoi te thonte mesuesi pastaj u largua!

Dilan, hodhi syte tek letra dhe pa se adresa qe ishte shkruar aty, nuk ishte shume larg nga jetimorja, por as qe e mendoi qe te shkonte, hodhi letren ne toke dhe u largua.
Nuk donte qe ndienjat e tij t'i lexonte dikush tjeter, ato ishin pjese e jete tij dhe nuk donte t'i ndante me asnje njeri! Por keshtu ai po shkelte te vetmen gje te bukur qe jeta mund t'i ofronte, mundesine me te mire per te qene dikush ne jete, per te mos ja shtrire doren asnje njeriu.

Kishin kaluar 10 dite qe nga takimi ne tarace me mesuesin e tij, ato 10 dite ne mendjen e tij zienin mendimet se cfare do gjente ai ne adresen qe i la mesuesi.
Si nje natyre kurioze qe ai ishte, e kishte mbajtur mend adresen e shkruar ne leter dhe mori rrugen per te vajtur atje!
Cdo nate kishte menduar se cfare do gjente ne ate vend, ai priste qe aty te gjente mesuesin e tij, por jo, deren ja hapi nje vajze e re dhe e bukur

"Me ka adresuar mesues A... per te ardhur ketu" i drejtohet vajzes e cila ishte sekretare

"Ti duhet te jesh Dilan apo jo?" e pyet ajo, i cuditur se nga e njihte ajo ai tund koken ne shenje pohimi "Eja, mund te futesh pa pritur ne rradhe" shtoi ajo dhe kur u fut brenda, pa njerez qe prisnin ulur neper kolltuqe te vegjel!

Atmosfera brenda asaj ndertese ishte e ngrohte dhe e dashur, mure te veshura me dru dhe ne qoshe te murit, nje raft i madh plot me libra!

"Eja, ai po te pret" i thote sekretarja, ai i hutuar kthen koken nga ajo dhe futet ne zyren ku qendronte njeriu qe mesuesi i kishte thene per te takuar!
Perballe tij doli nje burre plak, me mjeker dhe i shendoshe

"Ti je Dilan apo jo? Ai shkrimtari vogel per te cilin me ka folur mesues A..." thote burri plak dhe u afrua tek Dilan duke i vene doren ne sup!

"Pa he, t'i shohim keto shkrimet qe paskan magjepsuer nipin tim" shtoi ai dhe Dilan nxorri tre fletore te vjetra, pastaj nje fletore te re te cilen e kishte shkruar kohet e fundit.
 
Last edited:
3​


Dilan u ul ne njerin prej kolltuqeve qe gjendeshin ne zyren e vogel dhe, i mahnitur po veshtronte zyren e plakut me mjeker te bardhe!

E gjithe zyra ishte e veshur me dru, ndersa neper mure vareshin piktura me peisazhe te ndryshme, por piktura qe binte me teper ne sy ishte portreti i nje gruaje.

Dilan, i coroditur nga bukuria e saj, u ngrit ne kembe dhe u afrua tek piktura!

Plaku mjeker bardhe hodhi syte nga ai dhe po priste se cfare do bente ai! Tek Dilan, plaku gjente veten e tij ne rinine e hershme, jo tek Dilan si fizik por si shpirt.
Shpirtin e Dilan ai e njohu tek njera prej fletoreve qe ai kishte shkruar! Aty gjendej nje pjese e Dilan te cilen askush nuk e njihte, ishte ana tij e ndjeshme!
Pavarsisht se gjate gjithe kohes ai shtirej si nje njeri moskokcares, i pandjeshem dhe i ftohte, brenda tij gjendej nje person i dobet, i ndjeshem dhe shume i dashur.

"Te pelqen?" E pyet plaku dhe u afrua tek Dilan.

"Shume, eshte teper e bukur" thote ai pa hequr syte nga piktura!

"Eshte gruaja ime. Mua me pelqejne fotografite por jo me shume se pikturat, ndryshimi mes pikturave dhe fotografive eshte fakti se, ne pikture mund te ndjesh ngrohtesine e nje shikimi, te duket sikur po te veshtron vertete, sikur eshte e gjalle, tek fotografia nuk mund ta gjesh kete gje" thote plaku dhe syte filluan t'i shkelqenin ngaqe u perlot

"Ky portret eshte bere nje vit para se ajo te ndrronte jete.
Ka ndodhur para shume vitesh, por kur e sjell ndermend me duket sikur ka ndodhur dje!
Ehh disa dhimbje nuk kalojne kurre" shtoi plaku duke tundur koken...

"Me thuaj djalosh, ti ke humbur ndonje gje ne jete?" e pyet Plaku

"Une? Kam humbur dicka qe nuk e kam patur, kam humbur edhe gjithcka qe kisha" tha Dilan dhe u drejtua per nga plaku.

"Cdo te thuash?" e pyet plaku i bere kurioz

"Une jam jetim, humba familjen qe nuk me donte, ndoshta ishte nje nene pa ndienja, ndoshta isha nje barre me teper, pastaj humba te vetmin njeri qe kisha, ate per te cilen flas me teper ne shkrimet qe gjen ne fletore" pergjigjet Dilan pastaj buzeqeshi ne menyren e vetme, i trishtuar!

"Ketu e ke gabim, nuk ka nena pa ndienja, jeta te perball me shume veshtirsi, pengesa te cilat duken te pamundura per tu kapercyer.

Me thuaj ke dashuruar ndonjehere?" e pyet plaku dhe filloi te shfletonte fletoren e dyte.

"Jo dhe nuk dua ta bej, dashuria lendon" tha Dilan i sigurte ne ate c'ka po thonte

"Lendon? Kush e ka thene kete budallik?" pyet plaku dhe qeshi nenze

"Njerezit" thote Dilan

"Mos i degjo, njerezit me shume genjejne, ata qe thone se dashuria lendon nuk kane dashuruar kurre" thote plaku dhe pastaj heshti.

Dilan nuk tha me asgje, nguli syte tek plaku i cili humbi ne shkrimet qe gjendeshin ne fletore!

Nerkohe qe lexonte, fytyra i mori nje pamje si i habitur dhe si i friksuar ne te njejten kohe!
Fryma ju be e rende, syte i leviznin ngadale pas rreshtave dhe per rreth nje ore nuk tha asnje fjale te vetme!

Dilan u merzit duke ndejtur ulur dhe provoi te ngrihej!

"Mos leviz" tha plaku duke drejtuar doren nga Dilan por pa i hequr syte nga fletorja.

Nuk donte te shpreqendrohej nderkohe qe lexonte, ishte futur aq thelle ne boten e atyre shkrimeve, sa kishte frike se mos zhurma me e vogel do largonte magjine.
Mbasi mbylli fletoren e fundit, plaku u ngrit ne kembe dhe dukej teper i acaruar!
 
Last edited:
4​



Sa vjec je djalosh?" e pyet me nje ton zeri te ashper

"17 zoteri" pergjigjet Dilan i friksuar

"Ti nje 17 vjecar, shkruan per jeten si nje gje e keqe dhe jo e bukur, per dashurine si nje gje e keqe qe ecen mbi toke dhe lendon njerez, ku e merr kopetencen per te thene gjera te tilla" i'u drejtua plaku me te njejtin ton zeri

"Une kam shkruar ato qe ndiej une, ato qe mendoj dhe jo ato qe jane te drejta, por ato qe une mendoj se jane te drejta. Ne asnje vend nuk kam shkruar se dashuria eshte e keqe, por ajo lendon, lendon sepse njerezit e perdorin ate per qellime te tjera" thote Dilan i qete, nderkohe plaku po e humbiste durimin.

Plaku, si nje njeri i rrahur nga jeta, sic thote ajo fjala urte "Me vaj e me uthull" po provokonte durimin e Dilan, donte te dinte se deri ku arrinte qetesia e ketij djaloshi!

Nga vetmia qe e kishte shoqeruar gjate ketyre viteve, Dilan kishte fituar nje durim te madh dhe per me teper nuk e vriste mendjen per fjalet qe te tjeret i thonin, kjo gje e bente te pacenueshem nga plani plakut!

"Ti nuk ke moshe per te gjykuar jeten ne teresi" vazhdoi te thonte plaku dhe u nxeh akoma me teper.

"Une gjykoj ato qe kam pare dhe kam jetuar vete" thote Dilan

"Nuk kam shkruar per jeten e dikujt tjeter dhe po e gjykoj pa e ndjere apo pa e provuar, ato qe lexove aty i kam provuar ne kurrizin tim" shtoi ai dhe ngriti koken lart duke veshtruar plakun qe i rrinte mbi koke duke buzeqeshur!

"Po ky c'ka qe buzeqesh? Per pak mendova se do me vriste" mendon ai me vete nderkohe qe shikonte plakun!

"Ke mundesine te behesh dikush ne jete, dikush shume i rendesishem dhe per kete gje do te ndihmoj une, jam i sigurte qe nuk do e harxhoj me kot kete pak kohe qe me ka mbetur" thote plaku dhe u ul tek karrikia e tij!

Futi fletoret ne sirtar dhe pastai i tregoi deren me gisht!

"Heren tjeter qe do futesh tek ajo dere, dua te sjellesh me vete nje trillim tendin, dua te shkruash sikur te jesh 70 vjec dhe ne ato shkrime, me sa me pak fjale te mundshme do tregosh jeten qe ti do doje te jetoje.
Ik tani dhe te dua ketu mbas 10 ditesh, hiq dore nga xhirot, nga vajzat, hiq dore nga cdo gje per 10 dite, izolohu dhe shkruaj" thote plaku "Ik tani" shtoi ne nje menyre sikur nuk pranonte asnje kundershtim.

Dilan, nuk kundershtoi dhe doli ne koridor i cuditur! Teksa ecte neper korridor, me bisht te syrit, shikonte syte e sekretares qe ishin ngulur tek ai!

"Mirupafshim" i thote vajzes duke i lene te kuptonte se do kthehej serish.

"Mirupafshim" thote vajza dhe e ndoqi me sy derisa ai doli jashte!

Nderkohe qe ecte, qeshte nenvete me fjalet e plakut

"Mos dil me vajza tha, izolohu, nuk e dine ai se une edhe kur isha me te isha i izoluar" thoshte ai me vete!

Dhe ishte e vertete, ai ishte njeri i izoluar nga kjo bote ne te cilen jetonte, i dukej sikur kishte rene gabimisht ne kete epoke, i dukej sikur i perkiste nje dimensioni tjeter.

Ndonjehere ndihesh i huaj edhe ne shtepine tende, dukesh sikur askush nuk te do pavasisht se prane ke njerez qe japin jeten per ty, njeriu ka nevoje te ndihet i trishte, te qaj, te ndiej dhimbje, ndryshe ka marr fund.

Dilan ishte gjate gjithe kohes i tille, brenda tij nuk kishte diell, por vetem re te zeza trishtimi qe here pas here mbysnin gjithcka me shi.

Po ta shikoje me sy, do dalloje sesa shume vuante, sa shume dhimbje kishte brenda atyre syve, te cilet te conin ne thellesine e shpirtit tij, por nese futeshe brenda atij shpirti mund te rrezoheshe ne humneren e boshllikut.
Njerzve u vinte keq per ate dhe ai e urrente kete gje.
Pa humbur kohe, u mbyll ne dhomen e tij, mori nje fletore dhe filloi te shkruaj per ate qe plaku i dha detyre!


"Eshte mengjes.
Ndiej dy duar qe me marrin lart.
Dielli me perplaset ne sy dhe une buzeqesh, pastaj perballe diellit del ajo, nena ime!
Me buzeqesh dhe me puth faqet disa here, eshte lumtur qe me ka prane, me ngre here pas here lart dhe me rrotullon!
Shoh vetem peme, lule dhe me tutje nje qenush te vogel.
"Te dua shume shpirti mamit" me peshperit ajo dhe me puth serish sikur nuk ngopet me mua, kaq shume me do.
Me pas kaloj tek dy duar te medha dhe te fuqishme, eshte babi i cili sapo ka ardhur nga puna.
Me ngjesh buzet e tij ne faqe dhe me puth, me shpon me mjekren e tij dhe une qesh, prek fytyren e tij por nuk them dot asnje fjale sepse jam i vogel, gjeja vetme qe mund te bej, eshte te prek fytyren e tij me duart e mia te vockla.

"Ulodhe zemer? Eja ulu me mua" i thote nena dhe ai ulet prane saj, fillojne flasin per diten e tyre ndersa une degjoj dhe luaj me gjishtat e babit. Ndihem i dashur, i perkas dikujt, nuk jam nje jetim, kam dy prinder qe duhen dhe me duan, sa bukur eshte te ndihesh i dashur" shkruan Dilan nderkohe lotet binin nga syte e tij mbi leter!

Aty ai ishte i lumtur, larg realitetit, mbyllur ne boten e tij te deshirave.

Ne cdo fjale qe hidhte ne leter, ai e shkruante me bojen e shpirtit tij, me dhimbjen dhe trishtimin qe i kishte mbytur shpirtin per shume kohe. Ishte pikerisht ky trishtim ai qe e bente te shkruante sa me gjate, e bente te shkruante mrekullueshem. Nganjehere kishte frike se mos nje dite nuk do ndjente me trishtim, se nuk do vuante me dhe kjo gje e tmerronte, nuk donte te ishte nje nga shume te tjeret, ai ishte Dilan njeriu i cudtshem, fjale pak, i distancuar nga veset e shoqerise, i mbyllur ne boten e tij te ftohte, por keshtu nuk mund t'i bente keq askujt.
Te gjithe e quanin te cuditshem dhe shpesh here te frikshem, nuk e kuptonin se ai nuk donte te behej nje me shume i asaj bote, nuk donte te ishte si gjithe te tjeret, nje pike e zeze ne mes te llumit, qendronte i bardhe dhe larg te gjithve, larg botes se eger dhe te pa shpirt, larg asaj bote qe kishte filluar te mos kishte me dashuri brenda saj.

Qe ne vegjeli, ai ishte ndryshe nga femijet e tjere, ishte me mistreci nga te gjithe, nuk mund te qendroje as 10 minuta me ate sepse te cmendte! Kur ne jetimore hapeshin probleme per shkakun e tij, punonjesit e jetimores thonin se nuk merreshin dot me ate, refuzonin ta nenshtronin sepse e dinin qe ai, ishte si ato kuajt e eger te cilet nuk zbuten kurre.
Por jeta, si nje mesuese e rrepte qe eshte, e zbuti, madje e zbuti me shume sec duhej.
Mbas ikjes se Loreles, ai u be tjeter njeri, por prap ndryshe nga te tjeret, me i trishtuari nga te gjithe, aq i trishtuar sa po ta shikoje ne sy te vinte per te qare.
Por ikja e Loreles ishte vetem hapi i pare, ne fakt arsyeja e atij trishtimi ishte fakti se ai ishte rritur aq sa te kuptonte, aq sa te vriste mendjen dhe, me rritjen e tij erdhi dhe trishtimi qe rritej bashke me te.
Sa me shume ai rritej dhe kuptonte gjerat, aq me shume trishtohej dhe ndihej i vetem.
Tani qe ishte rritur mjaftueshem per te kuptuar, po perjetonte humbjen e familjes tij, braktisjen, perbuzjen dhe shtrengimin e shpirtit nga vetmia.

Nderkohe qe shkruante, mbi fleten e fletores pikonin lot te perziera me ndienja, dhe bashke me lotet formoheshin fjalet me te bukura dhe me te trishta qe nje njeri mund te shkruante.
Ishte trishtimi i tij qe shkruante, ishin ndienjat qe perziheshin me imagjinaten e shfrenuar dhe krijonin momentet qe ai do kishte dashur te jetonte.
Per nje moment ai humbi ne mendime aq te thella sa vertete i dukej sikur po e jetonte te gjithe skenen, nderkohe qe syte i kishte te perlotur, buza i kishte qeshur trishtueshem, ai shkruante

"Po bie shi. Mami me ka marr ne prehrin e saj dhe eshte ulur ne karriken afer dritares.
Jam i mbeshtjellur me krahet e saj dhe ndihem i sigurte si asnjehere me pare! Ajo ka ngulur syte tek shiu qe bie jashte dhe duket e trishtuar, nje lot me bie ne doren time te vockel dhe une qesh nga ngrohtesia e tij, ajo ul koken tek une, me ve buzet ne koke dhe peshperin "Te dua shume biri im" pasi ajo perfundoi fjaline hapet dera! Eshte babi i cili duket i merzitur dhe me nerva, nuk flasin asnje fjale.
Ai ulet ne tavoline dhe ha buken te cilen e kishte gati, pastaj vjen afer nesh dhe na perqafon te dyve njekohesisht. Edhe pse zihen shpesh here, te dy e len menjane krenarine dhe perqafohen.

"Jeni gjeja me e cmuar qe kam, nuk do doja kurre t'ju humbisja" thote ai dhe puthi nenen pastaj mua.

Une jam gje e cmuar per babin tim, sa bukur eshte te ndjesh dashurine e prinderve dhe te dish se duh..." stilolapsit i mbaroi boja dhe Dilan po kerkonte neper sirtare per nje te ri! Pasi nuk gjeti asnje, u vesh dhe doli jashte per te blere nje te tille dhe disa fletore.

U fut ne dyqanin e pare qe i zune syte dhe po priste, dikush ishte para tij qe po blinte.
Nje vajze e gjate, me trup te hijshem, me flok te verdhe qe shtriheshin deri ne fundshpinen e saj kishte zene rradhen.
Dilan nuk kishte veshtruar kurre nje femer ne ate menyre, u magjeps nga floket e saj te florinjte dhe nga trupi qe ajo kishte!

"Oh po ti ketu" tha ajo mbasi mbaroi pune dhe do largohej Dilan ngriti syte larte dhe pa vajzen qe ishte kthyer per nga ai, ishte sekretarja qe pa dy dite me pare tek zyra e plakut!

Dilan nuk ishte dashuruar asnjehere. Kishte degjuar per dashurine shume fjale, kishte lexuar ne libra sesa e bukur ishte ajo, por ne jeten reale kishte pare njerez qe kishin prere damaret per dashurine, njerez qe kishin vuajtur aq shume sa mendonin se vdekja ishte i vetmi shpetim.
Nga e gjithe kjo perzierje mendimesh per dashurine, ai kishte zgjedhur te besonte ate qe kishin pare vete syte e tij, vuajtjen nga dashuria.
Duke menduar keshtu, ai brenda vetes kishte vendosur te mos dashurohej kurre, por dashuria kur vjen, nuk pyet as per kushte e as per mendime, te pushton zemren dhe te ben te dorzohesh ne krahet e saj.
Syte e vajzes ishin ato qe i ben me teper pershtypje, ngjyre bojeqielli te theksuar, ngjyra qe ai adhuronte! Kontrasti syve me floket dhe fytyren e saj te bukur krijonin nke mrekulli te natyres!
Fytyra e saj ishte e paster akull, ngjasonte me nje flok debore, e cilter dhe e paster! Forma e buzve te jepnin deshiren per t'ia perkedhelur me puthje te ngadalta, ndersa trupi ishte me teper se perfekt, ishte e tera nje mrekulli.

"Ketu afer banoj" i'a kthen Dilan dhe drejtoi gishtin nga rruga ku jo shume larg ishte jetimorja.

"Afer jetimores? Kam nje shoqe aty" thote ajo

"Ne fakt jetoj ne jetimore" thote Dilan dhe buzeqeshi si gjithmone me cepin e buzes.

Vetullat e saj te holla dhe te drejta u rrudhosen ne shenje keqardhje, pastaj buzeqeshi dhe u kthye nga dyqanxhiu

"Me jep pese fletore" i thote ajo dhe pasi i merr, ia jep Dilan "Dhurate nga une" thote ajo duke buzeqeshur!

"Faleminderit" i thote Dilan "Por do i blija vete, per kete gje erdha ne fakt" shtoi ai

"Ja ti bleva une, eshte e njejta gje"

"Atehere me ler te qeras me nje akullore" thote Dilan

"Pse jo" thote vajza duke pranuar me nje buzeqeshje te bukur ne fytyre!

Nderkohe qe shijonin akulloren ecnin te dy ngadale! Here pas here perplasnin shikimet dhe buzeqeshnin! Dicka po levizte brenda tij, ajo bente nje efekt te pazakonte tek ai, e bente te ndjente flutra ne stomak.

"Meqe ti je shume i interesuar per emrin tim po ta them, quhem Karolina" thote ajo me ironi.

Dilan qeshi dhe pastaj e veshtroi ne fytyre

"Nese te pyes per moshen, do me thuash ate frazen: nje femer nuk pyetet per moshen" thote Dilan.

Ajo qeshi dhe e shtyu lehte

"Nuk jam nga ato femra une, jam 20 vjece" vazhdoi ajo
"20 vjece? Mendova se te kisha moshatare" thote ai i habitur

"Pse ti c'moshe ke?" e pyet ajo

"17 vjec"

"Ah qenke i vogel" thote Karolina me nje ton zeri sikur po i thonte nuk je me mua, por ne fakt e tha per t'i bere te ditur se ai i pelqente!

"I vogel per cfare?!" pyet Dilan duke bere te paditurin

"Asgje jo" tha ajo dhe u afrua tek ai "E ke vene re!? Sesi na shohin njerezit" shtoi Karolina

"Mendojne se jemi cift, ne fakt shkojme si cift" thote Dilan nderkohe qe shikonte Karolinen drejt e ne sy per t'ia bere te ditur se edhe pse i vogel ai mund ta bente ate per vete!

"Ti je i vogel per mua" thote Karolina duke buzeqeshur sepse po i pelqente efekti qe po i bente Dilan, ajo po e irritonte dhe ai po binte ne kurthin e saj!

Dilan, e veshtroi me seriozitet pastaj tundi koken. Te bente ate per vete tashme e kishte sfide!
Ajo dinte ku ta ngacmonte qe ta kishte te vetin dhe ai po hante karremin qe ajo sapo hodhi ne uje.

Pasi u ndan Dilan mori rrugen per nga jetimorja, ndersa Karolina per ne shtepi. Dilan i pelqente jashtzakonisht shume, ne fakt shume vajza e pelqenin, por asnjera nuk ishte aq e zonja qe ta bente per vete apo t'i ngjallte atij besim. As Karolina nuk arriti ta bej dot per vete, por menyra sesi ajo e trajtoi e benin ate qe te ndihej i detyruar per ta pasur Karolinen te tijen, ky ishte gabimi i Karolines, mund ta kishte ne krah por ai nuk mund ta donte ne menyren qe ajo do deshironte, per te ajo ishte vetem nje sfide por edhe e perzier me ndienja te cilat nuk i kishte ndier ndonjehere.

"Une i vogel? Do e shohi ajo hundperpjeta, kushedi c'i duket vetja" mendonte ai nderkohe qe ecte. Kishte planin perfekt per ta bere per vete.
 
Last edited:
5​


Dilan, ishte djali tipik qullac ne pamje te pare, si ata djemt qe nuk dalin, nuk qeshin, nuk kane shume shoqeri dhe qe rrine te distancuar nga te tjeret.
Po ai ishte pak nga te gjitha nga te gjitha, por vetem qullac qe nuk ishte.

Shoket dhe shoqet e klases e quanin mendjemadh per faktin se ai nuk i fliste dhe se nuk i aftonte per te zene shoqeri me ta!
Por ai nuk ishte mendjemadh, ishte indiferent dhe frikacak, frikacak ne kuptimin qe nuk donte te lendohej dhe zhgenjehej nga njerezit, kishte frike edhe nga vetja e tij.

Frika me e madhe ishte renia ne dashuri, i dukej si nje ferr qe po te futeshe brenda do digjeshe.
Nga ato qe kishte degjuar dhe kishte pare, dashuria i shfaqej si nje gje e keqe te ciles duhet t'i qendronte larg derisa te arrinte nje moshe te pjekur.

Por Karolina do ishte vajza qe do e fuste ne mendime djaloshin 17 vjecar. Me bukurine e saj, ajo mund te cmendte cilindo mashkull, cdo mashkull do deshironte ne krah madje vetem per t'u dukur se eshte i dashuri i nje femre te tille, gje qe ndodh rendom tek meshkujt.

Por qellimi i Dilan nuk ishte ky.
Ai ishte terbuar nga sjellja saj, nga ironia e tepruar qe ajo perdori me ate dhe per kete gje, donte qe te hakmerrej duke e bere per vete dhe t'i tregonte se ishte mjaftueshem i madh sa per te pasur nje femer te tille ne krah.
Pavarsisht se ai donte vetem qe ta shtinte ne dore, padashur u be i fiksuar pas saj.

Mbyllte syte, shikonte ate.
Shkruante, i shfaqej buzeqeshja e saj. Ecte, kthente koken se mos ajo ishte mbrapa tij.
Filloi te cmendej.
Ai nuk e njihte dashurine dhe as qe e mendonte se ishte dashuruar.

Teksa qendronte ne shtrat, me fletoren te mbushur me shkrime, per nje moment ndalon dhe humbet ne mendime!
Mbylli syte dhe fytyra i mori nje pamje te lumtur, cuditerisht po buzeqeshte!
Pastaj kur hapi syte dhe kuptoi qe po buzeqeshte, filloi ta urrente veten

"Idiot, c'me qesh? U bere si ato langaraqet qe u rri buza vesh me vesh gjithe dite, nga ata qe leshojne jarga, e pse ? per nje femer, pff" i thote ai vetes dhe kapi faqet me dore duke i shtypur qe te hiqej buzeqeshja!

Ajo qe ai mendoi kur ishte me sy mbyllur, ishte Ai dhe Karolina ulur tek shkallet e nje pallati, jashte binte shi, ishte nate dhe tek ato shkalle ishin vetem ato dy duke u puthur!

Mendimet e tij kishte filluar t'i pushtonte bjondia sy bojeqiellli!
Ai e urrente kete fakt, por nuk mund te bente asgje per ta ndaluar kete gje.
Kishin kaluar dy dite qe nga takimi me Karolinen. Ato dy dite i ishin dukur te gjata.

Teksa po shkonte per ne jetimore, ne nje kryqezim syte i shkojne tek ana tjeter e rruges ku ishte nje vajze e kthyer me kurriz!
Kaloi rrugen duke nxituar dhe u afrua tek ajo!
Vuri doren ne supin e saj dhe ne fytyre u ngerdhesh!

"Cfare eshte?" e pyet vajza e cila kthen koken!

"Me falni, ju ngaterrova me dike" ia kthen ai dhe ngerdheshja i'u largua nga fytyra

"Nuk ka gje" i thote ajo dhe e sheh cudtshem!

"Cke qe me sheh ashtu, nuk te hengra" i thote ai i revoltuar dhe fillon largohet!

Po cmendej per ta pasur serish prane Karolinen, asnjehere nuk ishte ndjere kaq shume i terhequr nga nje femer. Ai pelqente vajza, por vetem kaq, ndersa ajo ishte nje ndienje krejt tjeter, ndienje e cmendur.

Shkoi u fut serish ne dhome, mbylli deren dhe u shtri ne shtrat. Mori nje nga fletoret e reja dhe nuk dinte c'te shkruante!
Kishte ngulur syte tek fletorja, nderkohe mendonte.
Mendonte dhe e vetmja gje qe mendonte ishte ajo, menyra si e shikonte, si i fliste, si ajo ecte prane tij, si i buzeqeshte! Sa me shume mendonte, aq me shume fiksohej pas saj!

"Mjaft" tha ai dhe u nervozuar.

Shikoi se me fletore kishte shkruar emrin e saj "Karolina" aty e humbi toruan fare dhe u ngrit!
 
Last edited:
6​


Mori xhaketen, u drejtua per tek dera jetimores dhe me pas doli ne rrugen e zhurmshme te mbushur me tym makinash!
Atehere makinat benin vertete shume tym.
Donte vetem te ecte, te humbiste mendjen nga Karolina e cila po e terbonte.

Ishte fillim mbremje. Dielli sapo kishte puthur detin dhe pak nga pak po futej nen te.
Perballe tij ishte Karolina. Donte ta lergonte nga mendimet, por e gjeti perballe, c'fat kishte.

Filloi te mendonte se ishte e pamundur te largohej nga ajo femer, donte t'i dorzohej mendimeve dhe ndjenjave, por keshtu i dukej vetja i dobet.
Ajo ishte bere e gjithe qenia e tij, ndersa ai akoma nuk e pranonte se ndjente per ate femer.
E shikonte teksa ecte drejt tij dhe cmendej akoma me teper!
Hapat e saj te ngadalte porsi nje princesh ne ballo.
Era qe luante me floket e saj te verdhe. Syte qe binin ne sy qe nga larg, pastaj trupi i saj aq i bukur dhe aq perfekt si nje lum i qete!
Cildo mashkull do dashurohej me ate dhe Dilan nuk bente dot asgje perballe hijeshise se saj, ishte krejtesisht i pambrojtur nga armet e asaj vajze! Me hijeshine e saj prej zonjushe shembi cdo mur te akullt qe ai kishte rrethuar zemren, tani i mbetej vetem qe te sulmonte dhe ai do ishte i saj.
Dilan u magjeps nga ai reflektim perendimi qe perzihej me bukurine e saj. Ne mendje i erdhen mijera mendime per te shkruar poezi, por nuk beri asgje. Ndaloi dhe dhe duke pritur shijonte pamjen e saj teksa i afrohej.

Ajo nuk e kishte pare akoma se ai po e priste. Kur hodhi syte me tej, vrejti se Dilan po e priste!

"Fat po c'fat'' thote ajo dhe afrohet tek ai

"Po ti? Ke filluar te me ndjekesh" i thote ajo dhe e perqafoi!

Dilan nuk e priste ate perqafim. Ai mendonte se nje shtrengim dore ishte mjaftueshem, por jo per Karolinen.
Floket e saj te bute dhe me arome te mire u ngjeshen tek faqa, ndersa disa floke te tjere i perkedhelen qafen! Zemra filloi ta godiste fort, u terbua brenda gjoksit.

"Po, u be dite qe te ndjek" ia kthen Dilan dhe pastaj qeshi!

"Oh sa i mire u skuqe" i thote ajo duke mbledhur buzet dhe e shtyp tek hunda! Dilan u be akoma me i kuq, dukej si nje domate gushti.

"Eshte hera e pare qe te perqafon nje vajze qe u skuqe kaq shume?" e pyet Karolina

"Jo, domethene po, nuk e di" ia kthen ai i corentuar!

"Mos ki turp, je teper i vogel per mua ta thashe njehere" i thote ajo duke e prekur ne plage!

Ai e urrente kur ajo i thonte se eshte i vogel, por nuk e kuptonte se ajo e bente qellimisht per ta nxitur sa me shume ne menyre qe ai ta deshironte edhe me teper!
Ajo e dinte sekretin e te berit pervete nje njeri. Sa me shume te pamundura te na duken gjerat, aq me shume i deshirojm dhe Dilan kete gje akoma nuk e kishte kuptuar.
Ai ishte vetem nje deshire e Karolines, e cila per te mos u lodhur qe ta bente Dilan per vete, zgjodhi rrugen qe ai ta kerkonte vete ate.

"Jam i vogel, kete gje e di mire e dashur, por mund te bej gjera qe as ata me te medhenj se une nuk mund t'i bejne" thote Dilan duke e intriguar ai kete here Karolinen e cila ra ne kurthin e tij.

"E cfare gjerash na qenkan keto?" pyet ajo e mbytur nga kurioziteti!

"Nuk mund t'i tregoj ty" pergjigjet Dilan.

"Pse keshtu?" e pyet serish ajo kete here me kurioze

"Sepse nuk je teper e afte per t'i kuptuar, duhet kapacitet mendor e dashur, ti je bjonde keshtuqe eshte e pamundur" thote Dilan dhe me zor po mbante te qeshuren nga menyra sesi ajo beri fytyren. 1

"Po me fyen keshtu" shtoi Karolina e indinjuar

"Shiko, une e pranova se jam i vogel, bej te njejten gje"


"Oh boll te lutem, hajde te qeras me dicka se nuk dua te mbetem borxh me nje picirruk" i thote ajo duke nenkuptuar akulloren e para 4 diteve!

Mbasi pin te dy nga nje pije ne lokalin buze detit, u ulen tek shkallet e lokalit dhe po shijonin ngrohtesine e eres se detit. Ishte ashtu si e kishte imagjinuar ai, pervec shiut dhe faktit se ndodheshin ne det!

Ajo kishte vendosur brylat tek gjunjet, kishte mbeshtetur koken aty dhe ishte kthyer nga Dilan.
Ai po veshtronte detin sikur po kerkonte fundin e tij, me pas ktheu koken nga Karolina dhe pa fytyren e saj te bukur, hena i kishte rene mbi floke, ne fytyre, sy , por ajo qe i beri me teper pershtypje ishte buza e saj e cila kishte nje forme sikur zoti e kishte pikturuar me dore.

Deshironte ta puthte, e si te mos deshiroje te puthje buze te tilla?
Ishte e veshtire, madje ishte e pamundur. Nuk u mendua gjate se kishte frike mos pendohej dhe vuri doren mbi faqen e saj, ajo buzeqeshi ne nje fare menyre sikur i tha "Po beje" pastaj vuri doren e saj mbi doren e tij duke e perkedhelur! Ishte e gatshme per nje puthje nen driten e henes.

Hena, deti, erresira, bukuria e saj te gjitha bashke ne harmoni me njera tjetren krijonin nje atmosfere magjike.
Era perkedhelte leht floket e saj te holla, pershkonte mes tyre duke u zhytur ne nje arome parajse. Ajo ishte e bukur, ishte me teper se e bukur, ajo ishte e mrekullueshme. Nje enderr e zbritur ne realitet.
Nje lule e kuqe mes shume te bardhave.
Dashuri e tera.
Shume meshkuj do jepnin jeten per nje moment te tille prane saj. Do vdisnin vec te preknin per pak sekonda buzet dhe lekuren e saj.
Dilan kishte fatin ta ndjente afer, ta shikonte, t'i buzeqeshte por jo me teper. Ajo nuk ishte e lehte. Ajo ishte si macet, i pelqente te luante me miun para se ta hante.
Nga ajo situate romantike dukej sikur gjithcka do perfundonte ne menyren me te bukur te mundshme.
Dora e tij e bute ishte mbi faqen e saj. Dora saj mbi doren e tij, buzeqeshjet shkriheshin te dyja bashke me shikimet e embla.

Ai mbylli syte dhe per nje moment teksa afrohej drejt buzve te saj ndjeu zemren ta godiste cdo rrahje e me fort, sikur u cmend.
Trupin ja pershkoi nje i ftohte dritherues e cila shkoi deri ne palc te kockave.
Po afrohej tek puthja e tij e pare, ishte ndjenje e virgjer, e paprovuar me pare.
Ne cdo copez sekondi mendonte se tani do i prekte buzet e saj, por ajo qe ndjeu ishin dy gishtat e saj!

"ncncnc, i dashur te kam thene qe je i vogel per mua" thote ajo nderkohe qe mbante dy gishtat tek buzet e tij. Ajo ishte teper e keqe, bente loje te rende perballe nje lojtari fillestar si ai! Po i pelqente loja qe po bente, kishte perballe nje kundershtar te dobet dhe mund te kenaqej me te duke luajtur derisa te lodhej, pastaj do e hante.

Dilan shtrengoi dhembet fort, aq sa u degjuan kercitjet e tyre.
Per nje moment mendoi ta kapte nga floket, ta hidhte nga shkallet e me pas ta terhiqte zvarre neper qytet!

Ajo buzeqeshte dhe kenaqej me shprehjen e fytyres tij, sikur kishte ngren spec djeges!

"Je teper e keqe" i thote ai i merzitur dhe mbeshtetet tek hekurat e shkallve duke u distancuar prej saj, por pa shkeputur shikimin me te.

"Jo, por nuk jam e lehte dhe nuk me pelqen te puth femije, me pelqejne burrat i dashur" thote ajo dhe u afrua tek ai.

Afroi fytyren prane tij, ndaloi per nje sekond duke e veshtruar ne te gjithe fytyren qe ai te mendonte se do e puthte, pastaj e puthi ne faqe "Ti je teper i mire por sa keq qe je picirruk" shtoi ajo nderkohe qe ulej ne vendin e vet.

Dilan u nervozua me teper, por kishte mesuar te ruante qetesine dhe te duronte sa me gjate te mundej.

"Epo mire, meqe ti mendon keshtu atehere dhe une terhiqem" thote ai duke bere sikur nuk i interesonte me!

Ajo u ndje keq per kete qe tha ai. E beri te ndihej si nje njeri per te cilen nuk ja vlente te luftoje per shume gjate, ky ishte qellimi i Dilan i cili hoqi dore nga loja e bute dhe e rendoi ate.

"Vertete hoqe dore?" e pyet ajo

"Po vertete" ia kthen ftohte ai dhe hodhi serish syte nga deti!

Poshte tyre, ne bregun e detit ecnin njerez, me teper kishte cifte qe ecnin kapur perdore! Deti ishte i qete si te ishte vaj dhe jo uje, degjoheshin vetem valet qe puthnin lehte bregun.
Karolina me mendimin se ai vertete hoqi dore prej saj, vendosi ta conte lojen ne nje nivel tjeter. Bukuria e fytyres saj e beri punen, tani ishte rradha e hijeshise se fizikut te saj te mrekullueshem!

"Sa vap ben, jam bere uje djers" thote ajo duke hequr bluzen dhe del me kanatjere e cila ishte e ngushte dhe e shkurter.

"Paskam qene duke plasur" thote ajo dhe terhoqi leht kanatjeren tek pjesa e gjoksit dhe hodhi syte aty!

Dilan e humbi fare. Shikonte barkun e saj te sheshte perjashte me ate lekure e cila dukej aq e lemuar! Pastaj gjoksi i cili dukej aq sa te jepte deshiren per te pare me teper!
Ajo uli kanatjeren per te mbuluar barkun por i dilte me ne pah gjoksi! Kur e ngrinte i dilte barku dhe keshtu Dilan cmendej nga ai fizik.

"Ben vertete vap" thote Dilan dhe hoqi bluzen!
Pastaj u ngrit ne kembe dhe shikoi Karolinen "Do vish?" e pyet ai dhe hodhi syte nga deti

"Ti je i cmendur dhe kjo po me pelqen" thote ajo duke u ngritur ne kembe!

Ai i zgjati
doren dhe ajo ia shtrengoi. Vrapuan te dy drejt ujit. Ne cdo hap, mbi rere mbesnin gjurme, gjurme te cilat po t'i ndiqje te conin drejt e ne uje!
Uji ishte i ngrohte ne breg, por vapa nuk shuhet me uje te ngrohte!
Ecen ne kembe derisa uji i lagu deri ne fyt. Pastaj leshuan duart dhe filluan te notojne.
Sa me shume notonin aq me te vogla beheshin dritat e qytetit.
Uji i kripur dhe tashme i fresket futej ne cdo pjese te trupit saj te embel, dukej sikur ai bente dashuri me ate, e puthte ne cdo vend dhe ajo e lejonte qe ai te dashurohej me te, aq e bukur ishte ajo, sa dhe deti u dashurua pas saj.
Qetesia prishej vetem nga zhurma e ujit. Nuk degjohej asgje tjeter pervec pllaq plluq-es se ujit dhe frikes tyre kur notonin.
Ajo i buzeqeshte here pas here ndersa ai vetem e shikonte sa here kthente koken nga ajo. Notuan aq sa kembet i preken reren. Arriten ne cektinen e pare, aty ku uji ishte deri ne mes te trupit. Nje ure e holle me rere ndante bregun nga pjesa tjeter e thelle e detit.

"U lodha" thote ajo duke mbajtur duart ne bel dhe merrte fryme shpejt

"Per kaq pak? Do ikim me tutje? Si thua?" e pyet ai

"Jo, ik vete po deshe, une nuk e di a do mundem te kthehem dot, jam shume e lodhur"

Hena pasqyrohej tek trupi saj i lagur dhe Dilan shikonte sesi uji rreshqiste mbi ate lekure te lemuar! Brenda ne qenien e tij e grryente ajo ndienja qe te krijohet ne bark, ajo e flutrave. Donte t'i afrohej por tashme kishte frike nga refuzimi saj i cili nuk do ishte i pari.

Ajo u shtri mbi uje duke shfryre si e lodhur. Ashtu e shtrire e la veten te zhytej ne uje. Degjonte vetem ujin qe i levizte tek veshet, nje qetesi e pushtoi te gjithen dhe fryma pak nga pak po i mbaronte!
Doli nga uji dhe prane veten ndjeu nje trup, pastaj dy krahe qe e mberthyen ne bel. Hapi syte dhe pa Dilan prane vetes.
Ai e shikonte sesi uji i rridhte nga balli tek syte, pastaj ne hunde me pas ne buzet e bukura dhe ne fund nga mjekra ne gjoks!
Ajo per nje cast mbajti pamjen serioze ne fytyre, por pa ne syte e tij siguri dhe kjo gje i pelqeu. Ai kishte gjetur forcen tek vetja per tu treguar i madh, per te bere hapin qe ajo priste, te tregohej burre.
I buzeqeshi dhe mbeshteti faqen tek dora e tij e bute sikur i thonte me perkedhel! Floket e verdhe i ishin ngjitur pas kokes dhe ne pah kishte dale fytyra saj engjellore e perzier me driten e henes.

Ai buzeqeshi embel, vuri doren tjeter ne faqen tjeter te saj dhe e afroi drejt buzes tij. Mbylli syte dhe kete here ndjeu friken se mos haste serish refuzimin e saj, se mos do ndjente serish dy gishtat mbi buzen e tij dhe nderkohe qe mendonte keto gjera buzet e saj mishtore u ngjeshen tek buzet e tij te paputhura me pare!

Papritur gjithcka u zhduk, ndjesia e perkedhelsjes ujit mbi lekure, toka nenkembe, ajri, gjithcka. Ishte puthja tij e pare, ndienja e tij e pare, ishte dashuria tij e pare e cila i zhvirgjeroi zemren.
Gishtat e saj perkedhelen lehte faqen e tij deri tek qafa e me pas ne kraharorin.
Ai i perfshire fuqishem nga ndienjat e pushtoi fort me krah, ajo klithi leht nga ai shtrengim qe i shkaktoi nje perplasje ndjenjash brenda saj.

Nderkohe qe putheshin dhe humbisnin me thelle ne boten e ndienjave, harronin limitet. Ai futi doren poshte kanatjeres saj te lagur dhe ia hoqi duke e mbajtur ne dore! Ajo nuk reagoi por ngjeshi trupin e saj tashme lakuriq mbi trupin e tij qe tashme ishte bere i ngrohte! Ai nuk guxoi ta prekte, i mjaftonte ta ndjente ngjitur vetes, te ndjente ngrohtesine dhe butesine e trupit saj ngjitur me trupin e vet.
Ajo hodhi duart mbi qafen e tij dhe i'u lidh ne bel me kembet e saj duke u rrezuar ne uje por pa e ndaluar puthjen e cila dukej sikur do zgjaste pergjithmone!

"Ti je pasion i gjalle" i thote ajo pasi dolen nga uji dhe kafshoi buzen!

"Ndersa ti je nje mrekulli" ia kthen ai dhe filloi ta puthte prap, uji kripur i jepte akoma me shume shije puthjve te tyre, ndersa deti ishte bere shtrati i dashurise.
 
Last edited:

7​

Buzet e saj te trasha dhe mishtore ngjesheshin tek buzet e tij. Perkedheleshin me puthje ato buze. Buzet e tyre vallezonin nje vals te qete nen driten e henes.
Qetesia e nates e bente akoma me magjike ate moment, u dukej vetja sikur ishin te vetmit ne bote, sikur ata dy do krijonon nje bote te re.
Cdo sekond qe kalonte u dukej si nje sekond i shkuar dem nese nuk putheshin, ishte e pafalshme te ishe ne ate atmosfere qetesie dhe te mos putheshe.

Larg botes, larg syve kureshtare, larg paragjykimeve, ishin vetem ato dy dhe dashuria qe rritej e behej me e madhe ne cdo puthje.
Karolina ishte ndienja e pare per Dilan, ajo ndienja qe te ben te cmendesh, qe te ben te ndihesh sikur di te fluturosh.
Ai ndihej me mire se aq, te fluturoje nuk do ishte kurresesi me bukur se te ndieje ate dashuri ne zemer.

"Kthehemi?" e pyet ajo duke peshperire

"Pse peshperin?!" e pyet ai i cuditur

"Nuk dua te prish kete qetesi hyjnore" pergjigjet ajo dhe u zhyt ne uje duke dal disa metra me tutje "Eja me kap po munde, do marresh nje shperblim" shton dhe zhytet serish duke u drejtuar nga bregu.

Dilan lidhi kanatjeren e saj ne krah, me pas filloi te notonte drejt saj!

Per te arritur deri aty ishte e lehte sepse deti i thithte, ndersa per t'u kthyer ishte teper e lodhshme dhe e veshtire.
Ajo u lodh akoma pa bere gjysmen e rruges, merrte frym shpejt dhe filloi te trembej, e zuri paniku se mos mbytej!

"Dilan, kam frike, nuk kam fuqi te notoj me" thote ajo me gjysem zeri nderkohe qe pertypte uje! "Dilan ku je" shtoi e friksuar mbasi nuk mori asnje pergjigje "Dilan" therriti fort dhe zuri te qaj!

Mendoi se kaq e pati, se do mbytej dhe kjo gje e tmerronte, e bente te humbiste akoma me shume fuqi dhe te dorzohej ne krahet e panikut!
Nje krah e mbeshtolli rreth barkut dhe e ngriti lart!

"Qetesohu, jam ketu" i thote ai!

E friksuar e perqafoi pa menduar se i duhej te notonte!

"Leshom ndryshe do mbytemi.

Qetesohu" i thote ai duke ia hequr duart nga qafa dhe e shtyu! Me pas e kapi serish nga barku dhe filloi te notonte ngadale.
Ajo e ndihmonte sadopak duke qendruar pezull ne uje ndersa ai e terhiqte duke notuar.
Dritat e qytetit dukeshin akoma larg. Dhe sa me shume qe Dilan shikonte dritat, aq me shume lodhej psikologjikisht.
I dukej sikur nuk do arrinte kurre ne breg, sikur sado shume qe te notonte ai mbetej ne vend, por nuk u dorzua dhe nuk e leshoi veten.
Pak nga pak dritat afroheshin dhe shpresa per te arritur bregun behej akoma me e madhe.
Karolina filloi te notonte vete pasi u shplodh dhe nuk vonoi shume qe kembet te preknin reren.

Arriten ne breg pastaj u shtrine ne reren e thate duke shfryre te lodhur. Mbasi u qetesuan filluan te qeshnin me te madhe.
Qeshen aq sa i'u mor fryma, pastaj ai u kthye nga ajo dhe po i buzeqeshte. Fytyra e tij nuk dukej shume, por ajo e verente se ishte nje fytyre e lumtur. Buzeqeshja e tij tashme ishte e plote dhe e mbushur me gezim, arsyeja e vetme ishte kjo vajze e cila e kishte magjepsur djaloshin.

"Je shume i mire" peshperin ajo duke ngrire buzeqeshjen ne fytyre dhe i vuri doren ne faqe.

Ai ngrihet me brryl dhe pasi e sheh per pak sekonda e puthi serish. Nuk ngopej me buzet e saj te bukura, kishte filluar t'i pelqente shija e puthjeve, po i behej si droge.

Nderkohe qe ai e puthte, ajo perkedhelte floket e tij. Pastaj e shtyu dhe i'u ul mbi preher, hodhi floket ne anen e majt te supit pastaj u shtri mbi te dhe buzet ia vuri ne qafe.
Trupi i'u drodh i teri kur ndiente buzet e saj te ngrohta dhe te buta mbi qafen e tij.

Ne ate moment filloi te ndiente deshire per te, donte ta bente te veten, te bente dashuri aty mbi rere, por ajo nuk kishte kete qellim. Qellimi saj ishte ta bente qe ai ta deshironte, pastaj te shqitej nga ai duke e len thate sic i thone ne zhagllon.
 
Last edited:
8​



Nga qafa tij zbriti neper kraharor me pas ndjeu duart e tij t'i kapinin fytyren duke e ngritur lart tek buzet. E puthi per pak pastaj filloi ta puthte ai ne qaf, por ne nje menyre qe brenda saj ndezen pasionin, deshiren me te zjarrt qe ndien njeriu.
Donte te puthej e tera nga ato buze, te perkedhelej nga ato duar, te behej e tij ne te gjitha kuptimet dhe frika se mos bente ndonje veprim te nxituar i'u largua, por i'u shtua frika se nuk po ndiente me frike. Ajo po binte ne dashuri me ate dhe kjo gje e tmerronte.

Trupi saj perdridhej lehte ne duart e tij ashtu si nje ngjale ne duart e nje peshkatari.
E ndjente ne shpirt cdo puthje qe ai i jepte, cdo perkedhelje, cdo fryme te nxehte mbi lekure!
Ai e puthte ndersa ajo me zor permbahej qe te mos klithte nga kenaqesia.
Duart e tij te buta i rreshqisnin mbi trup ndersa buzet e lageshta kishin arritur tek gjoksi duke e perkedhelur! Dora e saj perkedhelte floket e tij ndersa ai ishte pushtuar nga pasioni dhe nuk dinte me te ndalonte, nuk njihte limite e as kufi, donte vetem te shijonte ate ndjenje hyjnore qe i kishte pushtuar shpirtin.

Ajo nuk duroi me dhe klithi ne renkime kenaqsie, ishte momenti kur buzet e tij arriten tek barku dhe po shkonin me poshte! Ai ishte limiti, kufiri qe nuk duhej kaluar.

"Mjaft" thote ajo dhe e kapi tek koka duke e ngritur lart "Boll me, me perqafo" shtoi duke marr fryme shpejt. Ai e mbeshtolli me krahet e tij dhe heshti bashke me te derisa u qetesuan te dy.

Ishte nje gabim, nje gabim i bukur te cilin desh e ben te dy me deshire.
Ajo ishte e gateshme te gabonte, por ndjeu frike se mos ajo qe po ndjente behej akoma me e madhe, se mos rendesia e Dilan ne jeten e saj rritej akoma me shume.
Kishte frike se mos ai zjarr qe i ish ndezur ne zemer behej akoma edhe me i madh, ajo kishte frike nga njerezit qe beheshin shume te rendesishem, sepse lendojne.

Mbasi ndejten per pak minuta te heshtur dhe perqafuar ai u ngrit dhe i vuri kanatjeren ne koke duke ja veshur.
Ajo u ndie e vecante, e kishin zhveshur por gjithmone ishte veshur vete, ndersa ai po e vishte mbasi e kishte zhveshur, filloi ta kishte frike vecantine qe ai djal percillte.

"Je shume i mire, ajo vajze qe do te kete ne krah per gjithe jeten do jete vajza me fatin me te madh ne bote" i thote ajo me syte e perlotur pastaj ne puthi ne faqe.

"Vetem ti do me kesh, askush tjeter" ia kthen ai.

"Jeta eshte e gjate dhe ti je ne hapat e pare, je si ai femija qe sapo eshte ngritur ne kembe, do te duhet te biesh shume here, do vritesh shume derisa te mesosh te ecesh pa u rrezuar" tha ajo dhe u ngrit ne kembe.

"Po thua qe duhet te lendohem?" e pyet ai i cuditur

"Sigurisht, mendon se jeta eshte fush me lule ku vetem vrapohet? Jeta eshte nje shkretetire e mbushur me gjemba i dashur, mbas shkretetires gjenden lulet" shtoi ajo

"Por une nuk dua te lendohem, nuk dua qe ti te me lendosh" thote ai dhe u ngrit ne kembe duke dal perballe saj e cila kishte filluar te ecte.

"Une? Jo nuk do e lendoja kurre dike si ty, por jeta po, ajo nuk pyet per miresi, eshte teper e keqe me njerezit e dobet dhe te mire"

"Shpresoj qe jeta te tregohet pak e mire me mua sepse eshte treguar mjaft e keqe. Me la jetim, me hoqi mundesine per te pasur nje familje, per te ndiere perqafime , pakez dashuri nene dhe babai, te kisha nje moter me te cilen te zihesha dhe ta mbroja, apo nje vella qe te me mbronte. Ajo me ka marr shume dhe mendoj se ti je nje gje e mire qe jeta ma nxorri perballe pas gjithe ketyre gjerave te keqia" i thote ai dhe gati sa nuk qau!

Ajo u prek aq shume sa e ndjeu veten te poshter qe e kishte filluar gjithcka si nje loje, por me e poshter u ndie kur kuptoi sesa e vecante ishte bere per ate njeri ne kaq pak dite.

"Mos mendo keshtu, jeta nuk ndalon se nxjerruri pengesa dhe gjera te bukura te cilt ndonjehere ti merr prap, mos u afeksiono shume pas njerezve, njerezit ikin, njerezit lendojne i dashur" i thote ajo pastaj filloi te ecte.


Ai u trishtua per nje moment, por pastaj buzeqeshi dhe vrapoi tek ajo duke i hedhur doren ne qaf. Shkuan moren rrobat ne shkallet e lokalit pastaj u larguan drejt brendesise se qytetit.

Per shume kohe Dilan kishte qene nje njeri i trishte, i mbyllur, por tani qe kishte njohur Karolinen ghithcka ishte ndryshe, trishtimi nuk e mbyste dot lumturine qe kishte mbushur shpirtin e tij.
Mbasi u nda nga Karolina, u mbyll ne dhomen e tij dhe ndjeu nje deshire teper te madhe te shkruante, kete here dicka ndryshe, dicka qe nuk e kishte shkruar me pare, do shkruante per dashurine duke pershkruar te gjithe ato momente qe kishte perjetuar ate mbremje.
Per here te pare ne jeten e tij po shkruante per dashurine, asnjehere nuk kishte shkruar per te.
Asnjehere nuk kishte shkruar per lumturine, per buzeqeshjet, per embeksine e perqafimit, per puthjet dhe perkedheljet.
Ishte mesuar te shkruante per dhimbjen, lotet, trishtimin dhe per vuajtjen qe kishte ndjer gjithe keto vite.
Shkruante per trishtimin ne nje menyre qe askush nuk e bente, ndoshta sepse e kishte pasur shok per shume kohe, aq kohe sa i ishte bere si rrobe ose me mire si nje lekure, si nje cipe e cila i kishte veshur shpirtin.
Por jo me. Ai tani ndjente lumturine, e cila i kishte rene ne zemer porsi nje komete ne mes te detit, duke e larguar gjitje trishtimin qe i kishte mbytur zemren per shume kohe. Ajo zemer tashme ishte magjepsur nga dashuria, per kete gje ishte kujdesur Karolina, e cila e kishte bere Dilan t'i buzeqeshte serish jetes.
Ai po shkruante te. Po shkruante ne fletoren ku plaku i kishte thene qe te shkruante per jeten e tij sesi donte qe ajo te ishte. Per ate ajo ishte nje e ardhme, nje deshire per ta pasur prane vetes pergjithmone.
Pasi kishte shkruar gati gjysmen e historise se tij imagjinare, ai fillon te shkruaj per Karolinen.

"Dashuria?
Ajo nuk ishte pjese e jetes time deri ne momentin kur njoha ate, vajzen me te embel dhe me te bukur qe ekziston.
E kam urryer dashurine per shume kohe, i trembesha asaj, e kisha frike, por deri ne momentin kur pash buzeqeshjen e saj, kur pash ata dy sy te kalter, ata floke te rrjedhshem si lumejt e parajses.
Dashuria eshte zeri i saj, menyra si flet, si perpelit buzet, si qesh me ate ze jetedhenes.
Dashuria eshte ajo kur luan me floket, kur i perdredh floket e saj te drejte dhe te verdhe rreth gishtave.
Dashuria eshte perqafimi i saj, ndihem jashte bote kur ato krahe me shtrengojne, nuk dua t'ia di per asgje, madje harroj te marr dhe fryme.
Adhuroj aromen e flokve kur ajo mi perplas ne fytyre sa here me perqafon, arome lulesh, arome pranverore.
Por me shume dashuri jane puthjet e saj.
Kur perkedhel buzet e mia me buzet e saj, me ato buze te buta dhe te rreshqitshme.
Cdo gje e saj eshte dashuri, ajo vete eshte dashuria.
Shoh nenen e cila me shikon e buzeqeshur, duket teper e lumtur per lumturine time. Pyes veten nese jam vertete kaq i lumtur, sa mund te dallohet me pamje te pare?

"Ke rene ne dashuri bir?" me pyet ajo nderkohe qe me afrohej.

I buzeqesha dhe nuk mund ta fshihja dot lumturine qe kisha ne fytyre

"Po, jam dashuruar" i pergjigjem.

Ajo ve duart e saj mbi koken time me pas rreshket poshte neper faqe duke me perkedhelur me duart e saj te ngrohta. Duket kaq e lumtur qe une jam i lumtur."

Nderkohe qe shkruan, gjumi po i rendonte qepallat.
Nuk donte te flinte, ishte i frymzuar dhe deshironte te shkruante sa me shume, por lodhja beri te veten! Pa e kuptuar e ze gjumi pa mbuluar dhe me koken mbi fletore.
Oret e para te mengjesit kishin kaluar. Pak nga pak po shuheshin edhe yjet lart ne qiell.
Ora 4 po kalonte dhe, zakonisht ne ate ore eshte orari kur enderrohet me teper.
Nga deshira per te ndjer dashurine e nenes dhe nga imagjinata e perdorur per te shkruar, ai fillon te ndjej duart e nenes teksa i perkedhel faqen, me pas gishtat e saj ngaterrohen tek floket e tij.
Ai buzeqeshi ne gjume dhe nga syte e mbyllur, nje lot gjen rrugen per te dale jashte.

"Nene" peshperin ai pergjumesh duke therritur te emen!

Hapi syte dhe drita e pocit i ra ne sy duke e verbuar per nje moment.
Ferkoi syte me pas veshteroi rreth e qark neper dhome.
Kuptoi se gjithcka kishte qene nje enderr, nje pjelle e deshires tij per te pasur te emen prane.
Realiteti e vrau, e lendoi, e beri te trishte. Realiteti nganjehere eshte teper i hidhur.

Ndejti gati 30 minuta ne shtrat, me jastkun perqafuar, me gjunjet mbledhur dhe qante.

E ndjente aq shume mungesen dashurise se prinderve sa do jepte gjysmen e jete per t'i pasur prane gjysmen tjeter.

Nguli syte ne foton e Loreles e cila qendronte ne mur, e buzeqeshur, me fytyre te embel, me sy te dashur. Nuk mendoi gjate dhe shkoi e mori fotografine, me pas u shtri serish ne shtrat duke qare nderkohe ne kraharor mbante fotografine.

Ajo kishte qene gjithcka ai kishte pasur dhe pa te kishte vite qe ndihej vetem. Eshte e tmerrshme te ndihesh vetem, mos kesh asnje njeri qe te thote se do behet me mire, te thote se eshte prane teje dhe se cdo gje do kaloj. Eshte teper therese te hedhesh syte kudo dhe te kuptosh se nuk ke asnje njeri, se je vetem ne nje bote te madhe e cila cdo dite rrokulliset drejt fundit. Keshtu ndihej ai, si nje peshk pa uje.
Te qante i dukej sikur nxirrte me lot dhimbjen qe shpirtin ia kishte pushtuar, clirohej nga lotet. Dhe keshtu eshte, te qash pastron shpirtin, mjere ata qe nuk qajne dot.

Mbasi qajti aq sa u lodh, u ngrit ne kembe dhe po bente gati canten per ne shkolle. Jashte kishin filluar te degjoheshin zhurmat e para te makinave qe levizin neper rruget e qytetit. Tym dhe zhurme, vetem kaq gjeje ne ate qytet te shpifur. Vetem detit ishte vendi i vetem per t'u arratisur larg zhurmes, atje gjendej qetesia qe ai kishte nevoje te degjonte.


Doli jashte dhe nderkohe qe ecte mendonte per Karolinen, ajo ishte arsyeja e vetme per te qe te buzeqeshte, ishte e vetmja me plot gojen.
Ndaloi tek nje shites ambulant dhe bleu dy kulec per t'i ngrene si mengjes, ne jetimore nuk kishte mengjese per te rriturit, vetem per femijet e vegjel, ndersa te tjeret duhet te prisnin dreken qe te mbushnin barkun, por ai kishte aq lek sa t'i blinte vetes dicka per te ngrene, Lorela para se te shkonte i kishte lene nje shume te vogel te cilen ai kishte filluar ta shpenzonte kohet e fundit.
U fut ne klase dhe u ul ne bangen e tij e cila gjendej ne fund fare.

Ne klase futet mesues A... i cili mbante ne duar nje grumbull me libra te vegjel por te trashe. Ai hodhi syte nga Dilan dhe buzeqeshi duke i tundur koken. Dilan e veshtroi i cuditur me pas uli koken duke shkruar detyrat qe kishte lene pa bere.

Mesuesi, me nje buzeqeshje ne fytyre filloi te shperndante librat ne cdo bange, cdo nxenes qe merrte librin kthente koken nga Dilan! I cuditur, Dilan pyeste veten perse e shikonin, pastaj mbi bangen e tij ra libri i fundit!

Nje kopertine gjendej nje djale i vogel me nje pen ne dore duke shkruar, uli syte me poshte dhe veshtroi emrin e tij Dilan ... me titullin "Ditari i nje jetimi".

Syte e tij u drejtuan nga mesuesi me pas u perloten dhe filloi te shfletonte librin. Ishin te gjitha shkrimet e tij te femijrise, te cilat tashme ishin ne liber.

"Kete ore do lexojme sa te mundemi nga libri i Dilan" tha mesuesi dhe u ul ne vendin e tij!

Te gjithe u afruan tek Dilan duke e uruar dhe duke e perqafuar, asnjehere nuk e kishin perqafuar kaq shume, te ndihej aq i vlersuar.

Kishin kaluar vetem 5 minuta dhe e gjithe klasa ishte ne lot, madje dhe cunat, sidomos ato "te fortit" te cilet qanin me teper nga te gjithe.

Duke lexuar ate liber me ne fund pas kaq shume vitesh ne klase arriten te njohin kush eshte Dilan.
Ai akoma nuk i besohej se nje liber ishte bere me emrin e tij, ndihej teper i gezuar dhe me zor priste te mbaronte shkollen, per te vrapuar drejt e tek plaku qe ta falenderonte.
Deri ne fundin e ores se mesimit te gjithe gjendeshin akoma me lot ne sy dhe akoma nuk kishin mbaruar gjysmen e librit.

Ne klas futet drejtori i cili shkon drejt e tek tavolina e mesuesit te cilin e sheh te perlotur.

"C'ka ngjare!?" e pyet Drejtori i cuditur, me pas hodhi syte nga nxensit dhe i pa me sy te skuqur "Cka ngjare? Kush ka vdekur?" pyet serish ai duke i'u drejtuar klases.

"Ja per kete" i thote mesues A... dhe i tregon librin! Drejtori hap kopertinen dhe fillon te lexoi faqen e pare, me pas pa e nderprere leximin ulet ne vendin e mesuesit dhe fillon te lexoj deri kur bie zilja!

"Kete liber po e mbaj une sot" thote ai duke u perpjekur qe mos i dridhej zeri ngaqe ishte prekur, me pas del nga klasa.
 
Last edited:
9


Sa mbaroi shkolla, Dilan del jashte dhe me canten ne krah nxiton per ne zyren e plakut per ta falenderuar. Askush nuk kishte bere aq shume per te, askush nuk i kishte ofruar gje falas pervec Loreles, e cila i kishte dhuruar dashuri pa kushte.

Nderkohe qe ai ecte neper trotuar, syte i shkuan padashur ne xhamin e nje kioske me revista dhe libra, pertej xhamit shikon librin e tij i cili ishte mbeshtetur ne xham.
Buzeqeshja ia mbuloi me teper fytyren, shikonte ne cdo kioske revistash librin tij, me pas dy vajza me librin ne dore!
Po i dukej si enderr, nuk po i besohej per kete gje te bukur qe i kishte ndodhur.

Gjendej para godines se zyres plakut dhe pa e menduar dy here futet brenda me buzeqeshje ne fytyre, por qe nuk zgjati shume.
Sa u fut brenda syte i shkuan tek Karolina e cila ishte ulur bashke me nje djale ne divanin ku njerezit prisnin dhe mbanin duart e njeri tjetrit. Buzeqeshja i ngriu ne fytyre dhe nje dritherin ndjeu ne kockat e gishtave, sikur po i ja terhiqnin kockat nga trupi.

Karolina u trishtua, por pastaj buzeqeshi dhe u ngrit ne kembe

"Po ti ketu Dilan?" e pyet ajo nderkohe qe afrohej tek ai

"Erdha te takoj zoterin" ia kthen ftoht ai dhe futet brenda pa pritur qe ajo ti afrohej.

Futet brenda dhe mundohet te ndryshoi humorin edhe pse e kishte te veshtire te pertypte faktin se ajo po qendronte kapur perdore me dike tjeter.

"E dija qe do vije" i thote plaku duke u ngritur ne kembe!

"Shume faleminderit" ia kthen Dilan dhe afrohet duke e perqafuar.

Plaku nuk e priste fare se do e perqafonte, mendoi se do i shtrengonte doren dhe vetem kaq. Buzeqeshi embel dhe vuri doren e tij te madhe tek koka e Dilan

"Meriton me teper se kaq bir" i thote ai dhe e perkedhel tek koka.

"Askush nuk ka bere kaq per mua"

"Une nuk bera asgje, vetem se i hodha shkrimet e tua ne nje leter tjeter, eshte puna jote ajo duhet t'ia dish vetes per faleminderit jo mua" i thote plaku nderkohe qe ulet

"Dua te falenderoj ty, ishte dicka e bukur te shikoja librin tim ne duart e gjithe klases"

"Shiko, jam i sigurte qe deri neser e gjithe shkolla do e kete ne duar ate liber. A... me tregoi para pak minutash per efektin qe libri dha te nxenesit, jam i sigurt qe neser do kete akoma me teper buje. Mos hiq dore kurre se shkruari, e ben shume mire kete gje" i thote plaku dhe nxorri nga sirtari nje zarf te verdhe "Hape kur te jesh vetem" shtoi ai dhe pastaj u ngrit ne kembe

"Hajde tani dalim se duhet te iki diku jashte qytetit" vazhdoi te thoshte nderkohe qe ecte.

Dolen jashte zyres dhe Dilan pa Karolinen e cila gjendej e ulur ne vendin e saj. Hodhi syte ne te gjithe hollin por djali qe ishte aty pak me pare ishte zhdukur.

"Dilan, flasim pak?" i thote Karolina. Plaku hedh syte nga Dilan dhe tund koken duke buzeqeshur!
Ai e kuptoi se dicka kishte mes atij dhe Karolines.
U ulen tek divani dhe po shikoheshin, ajo nuk dinte nga t'ia fillonte, ndersa ai priste, ajo pritje i dukej si te ishte nje vit.

"Pash qe u trishtove kur me pe me ate djalin" i thote ajo dhe rrudhosi vetullat

"Aspak, u cudita me teper"

"Dua te dish se ai ishte kusheriri im dhe erdhi te me takoi sepse do largohet, nuk dua te mendosh gjera qe nuk ekzistojne" i thote ajo.

Dilan u qetesua i teri, kishte filluar te mendonte gjitha gjerat e mundeshme ne lidhje me Karolinen.

"Nuk mendova asgje" thote ai duke buzeqeshur

"Genjen, e pash pamjen qe te mori fytyra"

"Dakort genjeva, u merzita shume kur ju pash ashtu kapur perdore dhe aq afer"
 
10

Ti je budalla, kurre mos mendo se do e beja dicka te tille ty degjove? Kurre" i thote ajo duke e kapur nga faqet pastaj e perqafoi!

Ajo ia largonte te gjithe pasigurite dhe dyshimet qe e pushtonin here pas here, ishte si dielli ne jeten e tij.
Nxorri librin nga canta dhe ia drejtoi Karolines

"Eshte dhurata e pare qe i bej nje njeriu dhe jam i lumtur qe ai njeri je ti" thote Dilan duke ia vendosur librin tek dora

"Eshte dhurata me e bukur qe kam marre, dua edhe autograf, dua te jem e para qe ti i jep autograf" shtoi Karolina dhe i dha nje stilolaps me te cilin Dilan shkruajti mbi faqen e pare te librit

"Me dashuri per vajzen me te bukur ne bote nga Dilan ..."

Karolina ishte me plot gojen njeriu i vetem qe ai kishte ne jete, e vetmja qe e bente te mos ndihej vetem dhe te mos e ndjente mizorine qe jeta kishte perdorur me ate gjate ketyre viteve.
Ajo ishte drita e tij ne mes te tunelit, nje shpres drejt nje bote te re dhe te bukur.
Mendimi se nje dite ajo mund te largohej, e bente te tmerrohej sepse ajo ishte bere dita e tij, ishte bere epiqendra e mendimeve.
Karolina mori librin ne duar dhe e buzeqeshur e shtrengoi fort ne gjoks!
"Eshte dhurata me e bukur qe me kane bere" thote ajo duke shikuar librin. Syte e saj te kalter dridheshin lehtazi ndersa shikonin syte e Dilan, te cilet nuk ishin me te trishte, nuk kishin me ate mbulesen e lagur te lotve qe i ishte bere si nje rrobe. Ai ndihej i lumtur, i dashur dhe jo vetem, ishta ajo cka kishte deshiruar prej kohesh, ta donte dikush dhe tek Karolina gjente ate qe jeta ia kishte mohuar per shume kohe.

Kishin kaluar 8 dite qe nga njohja e Dilan me Karolinen dhe ajo ishte bere e rendesishme per te, ishte futur ne jeten e tij aq fuqishem sa asnje njeri nuk e kishte bere me pare. Ajo ishte bere si nje droge pa te cilen nuk jeton dot, si nje ushqim per shpirtin. Dhe gjithcka kishte ndodhur kaq shpejt per faktin se ai kishte pasur nevoje per dike qe ta donte, kjo ishte e keqa e tij se ishte afeksionuar shpejt pas saj.
Deshira per te pasur dike prane, per te mos u ndier vetem e kishin bere Dilan te ekspozuar ndaj ndienjave, ndryshe nga me pare ai tani mund te shikonte boten me syrin e nje njeriu qe ndjen, ndryshe nga ai qe ishte me pare, nje njeri i ftohte dhe i vetmuar.

"Si thua, dalim jashte apo rrijme ketu brenda meqe jemi vetem?" e pyet Karolina

"Si te duash ti, per mua njesoj eshte mjafton te jemi bashke" i thote Dilan ndersa ajo i buzeqeshte embel duke nenkuptuar se deshironte te qendronte vetem me ate.

"Eja futemi brenda" ia kthen duke u futur brenda pastaj mbylli deren me celes!

Ishin vetem ato dy ne nje dhome e cila edhe po te mos ishe romantik te bente me pahir, sidomos mbasi ajo uli ndricimin e dritave.
Dhoma u be e kuqe nga dritat e ulta qe benin kontrast me muret e veshura me dru. Nje qetesi kumbonte ne ate hapsire romantike, nje qetesi qe te bente te ndiheshe ne paqe, te relaksoheshe.
Dilan u ul ne divan dhe u qetesua ndersa Karolina gjendej ne dhomen tjeter duke mbushur dy gota me pije. Ishte aq shume qetesi sa po te qendroje per shume gjate vetem te merrte gjumi, por qetesia u prish nga Karolina e cila me takat e saj filloi te trokiste mbi parketin e drurit. Ne duar mbante nje tabaka me dy gota te mbushura me pije freskuese. Floket derdheshin mbi supet e saj te cilet ishin te zbuluar per shkak te kanatieres qe ajo kishte veshur.
Dilan u shty per t'i liruar vend Karolines, por ajo nuk preferoi te ulej ne divan, zgjodhi te ulej ne prehrin e tij. Mori njeren gote dhe ia dha Dilan, ndersa tjetren filloi ta pinte vete!

"Mos te ben fjale zoteria qe e ke mbyllur zyren" thote ai dhe hodhi syte nga dera

"Ai vjen neser ne pune, sot jemi vetem ne te dy ketu" ia kthen ajo dhe vuri goten mbi buze!

"Do qendrojm ketu?" e pyet ai

"Gjithe naten" ia kthen ajo dhe nuk e la me te fliste, vuri buzet e saj mbi buzet e tij dhe filluan te putheshin ngadale.


Dilan kishte dite qe fantazonte te ishte ne nje dhome i vetem me Karolinen, deshirat e tij te moshes tashme sa vinin e beheshin me te medha, me te forta dhe me kerkuese ndaj tij.
Sado qe ai mundohej te kontrollonte veten nuk e arrinte dot, e kishte te pamundur te mbante duart vetem tek kurrizi saj keshtuqe filloi ti zbriste ngadale poshte. Nuk mundej t'i rezistonte dot trupit te saj aq provokues dhe ajo e dinte kete gje ndaj u mbeshteste me qellim tek ai, duke e prekur me trupin e saj.

Kishin kaluar plot 6 ore.
Mbasi kishin ngrene gjerat qe blen ne pasticerin perballe, ishin shtrire te dy dhe po rrinin ne erresire te perqafuar.
Karolina nuk ishte nje shenjtore, ajo kishte pasur mardhenie edhe me te tjere dhe, per kete arsye kishte dije sesi mund ta bente nje mashkull te cmendej, sidomos Dilan i cili ishte akoma i papjekur nga kjo ane!.
Me qellim ajo afron gojen afer veshit tij dhe fillon te marri fryme dhe ta nxjerri ate ne nje menyre qe Dilan filloi t'i nxehej gjaku!
Ajo afrohet edhe me teper dhe kete here merr fryme cdo here e me rende. Me pas ve buzet ne qafen e tij dhe filloi ta puthte, ngadale ajo udhetonte ne qafen e Dilan me buze dhe here pas here me gjuhe.
Dilan filloi te merrte frym rende, akoma nuk po e kuptonte qellimin e saj, nuk mendomte se gjerat e tilla arriheshin kaq lehte, por me Karolinen po qe arriheshin, ajo vete i bente te arriteshme.
Nuk duroi me dhe e vuri poshte vetes, buzet e gjeten vete rrugen neper erresire dhe u takuam, u perplasen bashke duke nisur nje perleshje te embel, buza lart prekte ate poshte e keshtu me rradhe. Here pas here shqiteshin dhe ndjeheshin vetem frymarrjet e tyre qe perplaseshin me njera tjetren, me pas putheshin serish.
Loja po shkonte sic deshironte Karolina e cila ishte teper e vendosur ne ate qe bente, e donte te terin per vete, te pakten per ate nate. Nuk donte t'ia dinte per te nesermen, e nesermja i dukej larg.
Epshi dhe deshira e kishin pushtuar te teren, ndersa Dilan cdo sekond qe kalonte e deshironte akoma me teper.
Buzet e tij te nxehta filluan te preknin trupin e saj ne cdo centimeter, ndersa ajo shijonte ato buze mbi lekure dhe cmendej akoma me teper.

"Me bej tenden" peshperin ajo te veshi i tij duke e ndezur akoma me teper deshiren qe ai po ndjente.

Ai e puthte ndersa ajo klithte nga kenaqesia duke u dorzuar e gjitha ne duart e tij.
Gjendeshin te dy lakuriq ne mes te erresires duke bere dashuri, duke u bere nje te vetem!

Per Dilan ishte hera e pare qe kryente mardhenie, por jo per Karolinen. Dilan nuk ishte i pari per te, ndoshta as i fundit. Ajo e tille ishte, nje lojtare qe luante loje te rende dhe per cmim deshironte kenaqsine e mishit. Ndersa Dilan nuk po kenaqej vetem fizikisht, por edhe shpirterisht, i ishte dorzuar ndienjave i teri.

"Sa i embel qe je, askush nuk eshte treguar kaq i embel me mua" thote ajo duke perkedhelur fytyren e tij nderkohe qe qendronin shtrire prane njeri tjetrit.

"Ishte gjeja me e bukur ne bote, te besh dashuri me ty eshte nje mrekulli" ia kthen ai i ngazellyer nga lumturia.

"Dashuri? Oh te lutem" thote Karolina duke qeshur "Dashuri, Seks e njejta gje jane" shtoi ajo.

"Nuk e di, por di qe ishte bukur" thote ai dhe e perqafoi.

"Ti je kaq ndryshe nga te tjeret, nuk me kthen kurrizin, nuk ngrihesh qe te ikesh, nuk fle gjume, por me perqafon mbasi kemi mbaruar se beri seks" peshperin ajo si e trishtuar

"Ndoshta ngaqe te tjeret nuk kane bere dashuri, thjesht te kane perdorur si nje objekt kenaqsie" ia kthen Dilan dhe e shtrengon akoma me teper ndersa ajo u ndie akoma me keq.

Ndihej keq qe kishte luajtur me Dilan, qe e kishte trajtuar si nje objekt, ashtu sic kishin trajtuar ate te tjeret.
Nuk po e njihte me veten e saj, kuptoi se e kishte humbur veten, nuk ishte me ajo. Por tani ishte vone, nuk mund ta kthente me kohen mbrapa. Ndihej fajtore por tani nuk kishte se c'te bente.
Mbeshteti koken fort ne krahet e tij dhe lejoi qe nga syte t'i dilnin dy lot fajtor te cilet nuk mund te justifikonin asgje qe ajo kishte bere.

"E di? Asnjehere nuk kam qene kaq i lumtur. Une nuk kam qene kurre i lumtur, sot jam per dy arsye, se nje liber ekziston me emrin tim, por arsyeja me e madhe eshte se sonte jemi bashke. Kurre ne jete nuk kam ndjer kete ndienje kaq te bukur, paska edhe per jetimet lumturi" peshperin ai nderkohe qe Karolina qante pa ze.

Karolina ndihej keq si asnjehere me pare ne jeten e saj, i kishte bere keq shume njerezve, por asnjehere nuk ishte ndjer kaq fajtore. Dilan fliste ndersa ajo qante dhe mallkonte veten per ate gje qe kishte bere. Kur kishte pare Dilan per here te pare ne ate zyrë ku tashme po qendronin shtrire, kishte menduar se ai ishte nje don zhuan, nje nga ata njerez qe nuk lene femer pa shten ne dore.
Nga menyra sesi ai e kishte veshtruar heren e pare, e kishte bere ate te mendonte se ai donte qe ajo te ishte nje nga viktimat e tij ne librin e zi. Por sonte kuptoi se gjithcka qe ai kishte bere per te, i kishte bere sepse ne syte e tij ajo ishte e vecante.
 
Last edited:
11

"Me thuaj Dilan, ke pasur ndonjehere femer ne jeten tende? E kam fjalen ta kesh dashur dhe te kesh bere me ate te njejtat gjera si me mua!?" e pyet ajo nderkohe qe fshinte lotet me mbulesen e divanit.

"Ndoshta do qeshesh, por ti je e para femer qe une prek" ia kthen ai i turperuar, ndersa ajo habitet dhe ndihet akoma me keq.


"Nuk je dashuruar kurre?" e pyet ajo serish

"Jo. Kam pasur frike nga dashuria, mendoja se ajo lendon, se te ben te vuash, te pakten keshtu kam degjuar nga shoket dhe shoqet qe flasin me njeri-tjetrin. Por tani nuk kam me frike" pergjigjet ai

"Nuk ke me frike? E perse?"

"Sepse ti me tregove te kunderten dhe jo me fjale. Nuk e di sec eshte kjo qe ndiej per ty, por nese nuk eshte dashuri atehere dashuria eshte akoma me e bukur" peshperin ai dhe merr fryme thelle mbi floket e saj.

"Dhe cfare ndjen saktesisht?" e pyet ajo

"Ndiej se jam i lumtur. Nuk do me interesonte fare nese jashte po shkatrrohet bota apo se qielli ka rene, jam me ty ne erresire dhe eshte bukur. Kjo eshte dashuria? Te mos interesoj asgje tjeter pervc nje njeriu? e pyet ai.

"Nuk e di" ia kthen Karolina duke qare!

Ai e shtrengon fort ne krahet e tij dhe ve buzet mbi ballin e saj me pas mbylli syte duke lejuar qetesine ta perfshinte.
Dilan po flinte gjithashtu edhe Karolina te ciles lotet i kishin ngrire ne sy. Nuk ia falte vetes qe e kishte bere Dilan qe te dashurohej pas saj.
Buzeqeshja e tij nga lumturia nuk ishte zbehur as nga gjumi. Shpirti i tij nuk kishte ndjer kurre kaq lumturi, per shume kohe trishtimi dhe dhimbja kishin qene mbreter ne ate shpirt, dy pushtues te eger qe e kishin ndrydhur, por jo me sepse tani lumturia e kishte shkaterruar mbreterine e tyre duke ndertuar te veten. Por a do zgjaste dot gjate rezistenca e lumturse kundra trishtimit dhe dhimbjes?.

Ishte mengjes.
Dilan hapi syte dhe pa se Karolina nuk ishte aty.
Mbi tryze gjendej nje leter "Mbylle deren kur te dalesh dhe lere celsin tek pasticeria perballe. Karolina".

Ai u cudit se ajo ishte larguar pa i thene gje dhe pa e zgjuar. U vesh dhe doli jashte, dielli i ra ne sy duke ia vrare syte per nje moment. Shtrydhi kockat dhe shkoi per te lene celsin tek pasticeria ku pa edhe daten. Kishte mbetur edhe nje dite nga afati plakut per te mbaruar detyren qe ai i kishte dhene, nuk deshironte qe ta zhgenjente keshtuqe shkoi ne dhomen e tij dhe u mbyll aty per gjithe diten duke shkruar.
Ishin fletet e fundit te fletores se fundit. Ishte mbyllja e gjithe jetes tij imagjinare.

"Jam ulur ne stol ne parkun e qytetit. Prane vete kam ate, floket e saj te verdha jane zbardhur, fytyra i eshte rrudhosur duart po ashtu! Duart i dridhen, ne gisht mban akoma unazen tone te fejeses, sa dite e bukur ishte ajo. Me shikon me syte e saj te kalter dhe me buzeqesh! E dua si dikur kur ishte e re, ne fakt e dua me teper se atehere sepse me dhuroi dy femije te mrekullueshem, te cilet na dhuruan keta niper e mbesa qe tani luajn ne parkun ku ne po qendrojme. Nese do e jetoja serish jeten time, do e rijetoja njesoj, bashke me te." shkruan Dilan ne fund duke imagjinuar jeten me Karolinen e me pas shtrihet ne krevat i lehtesuar.
 
12


Teksa qendronte ne shtrat i shtrire, mendjen e mbante tek momentet qe kaloi me Karolinen.
Sa here mbyllte syte i shfaqes fytyra e saj e bukur, me buzeqeshjen qe e karakterizonte, me syte e kalter dhe te medhenj e te mbushur plot bote.

Teksa perjetonte me mendime momentet buza i mori formen e lumturise, edhe shpirti i buzeqeshte. Kurre nuk kishte qene kaq shume i lumtur dhe kaq i mbushur me pozitivitet.
Ajo e kishte bere te ndryshonte mendim per jeten, nese me pare e konceptonte jeten plot me dhimbje dhe gri, tani cdo gje kishte marr ngjyra, ndersa lumturia ishte shtrire e gjitha ne shpirtin e tij.

Mbasi ndejti disa minuta shtrire, u ngrit dhe doli jashte. Ishte erresuar. Pa e kuptuar kishin kaluar shume ore.
Ai ngriti koken lart dhe veshtroi yjet, me pas mori fryme thelle dhe u ndie plot.

Ishte mengjes.
Dera e dhomes tij u hap nga njera prej punonjesve te jetimores, drita u fut ne dhomen e tij te erret.
I pelqente erresira, aty ndihej i mbrojtur dhe i fshehur nga bota, ishte si shtepia e tij brenda ne shtepi.

"Dilan zgjohu, te eshte bere vone per ne shkolle" i thote ajo nderkohe qe e tundte ne kurriz.

Ai hapi syte i pergjumur dhe hodhi syte nga ora! Ishte ora 10:30. Ishte teper vone per te ikur ne shkolle.
Ngjeshi fytyren ne jastek dhe qendroi ashtu per disa minuta.
Lodhja e dites se djeshme e kishte bere qe te flinte me teper nga c'duhej, nuk ishte pak te mbaroje pothuajse nje roman per 10 dite dhe ai e kishte bere. E kishte bere, por nuk ia dinte vleren e asaj qe kishte bere, i dukej si dicka e thjeshte te cilen mund ta bente serish nese do ishte nevoja.
Ai nuk e dinte vleren qe kishte, nuk e kuptonte sesa i talentuar ishte. Jeta e cila e kishte mbytur me dhimbje dhe vetmi i kishte dhene edhe kete aftesi, nje talent qe mund ta bente te ishte dikush ne jete.
Mbasi ndejti ashtu per disa minuta i ra ndermend zarfi i verdhe qe i kishte dhene plaku. U ngrit dhe po rremonte neper xhepat e pantallonave, zarfi ishte i hapur. Dikush e kishte hapur , ai ishte i sigurte qe kur e kishte marre ai ishte i mbyllur dhe i ngjitur. Filloi te mendonte se kush e kishte hapur, mendimi pare i vajti tek punonjsja e jetimores, por me pas u kujtua edhe per naten me Karolinen.

Hapi zarfin dhe pa nje shume parash. Ishin shume para, por me siguri kishte pasur me teper lek para se dikush te kishte hapur zarfin. Veshi pantallonat, mori fletoret dhe u nis per tek zyra e plakut.


Nderkohe qe ecte rruges, mes zhurmave te makinave, peshperimave te njerezve ai vriste mendjen se kush mund ta kishte hapur zarfin, nuk kishte hallin e parave por me teper i vinte inat kur rremonin tek gjerat e tij.
I humbur ne mendime dhe me koken ulur, ecte ne trotuar pa e vrare mendjen se mund te perplasej me dike. Dhe ndodhi, padashur supi i'u perplas me dike!
Fletoret e tij rane ne toke bashke me librat e saj!

"Me falni nuk doja" thote ajo dhe ulet te marri librat.

"Me fal ti mua, nuk e kisha mendjen" thote Dilan dhe u ul prane saj!

Po mundohej te gjente fletoret e tij qe ishin ngaterruar me librat dhe fletoret e saj. Ndersa ajo po shpejtonte te mblidhte librat sepse kishte mesim pas pak minutash. Ishte nje 15 vjecare me fytyre te rrumbullaket dhe me shikim te pafajshem, nje nga ato vajzat e embla me fytyren e paster dhe te cilter.

"Me fal por ai eshte libri im" i thote ajo duke i marr librin nga duart Dilan. Ishte libri i tij i cili kishte dal ne treg dhe ajo e kishte blere.

"C'thua, eshte libri im" thote Dilan duke e terhequr librin, por harroi se me vete kishte marre vetem fletoret dhe asnje liber.

"Ore eshte libri im sapo e bleva" i thote ajo e irrituar!

"Genjeshtare ky liber me ra mua nga duart"

"Kujt i thua genjeshtare ti? Qenke nje idiot qe nuk e paske shokun, hajde leshoje librin tani" i bertet ajo dhe Dilan leshoi librin pasi u kujtua se nuk kishte marrë liber me vete.
"Merre llastice" i thote ai dhe fillon largohet por me koken kthyer mbrapa, shikonte fytyren e saj te inatosur dhe i vinte per te qeshur.
Dilani e ndoqi me sy derisa u fut ne mes njerezve. Nderkohe qe ecte, buzeqeshte me karakterin e vajzes me fytyre te embel por teper nevrike. I'u fiksua ne memorie ajo fytyre e embel, ishte e veshtire te harroje nje fytyre te tille mbasi ta shikoje nga aq afer.
Ajo ishte nje nga nxeneset ne njeren nga shkollat e atij qyteti, por ajo nuk ishte nga ai qytet, jetonte dy ore larg nga qyteti ku banonte Dilan.
U acarua shume kur donin t'i merrnin librin e saj, per me teper librin e saj te preferuar te cilin, pasi e kishte lexuar pak nga nje shoqe ishte detyruar ta blinte per ta lexuar te gjithin.
Dilan futet ne godinen e zyres se plakut dhe ve re se Karolina nuk gjendej aty, hodhi syte perqark neper holl per t'u bindur plotesisht.
U afrua tek dera e zyres dhe trokiti dy here

"Hyr" u degjua zeri i plakut.

Dilan futet brenda dhe shikon Plakun ulur ne kolltuk duke pire duhan me cibuk!
U afrua tek ai dhe i shtrengoi doren me pas u ul.
Shikonte tymin qe dilte nga cibuku i plakut dhe qeshte!

"Pse qesh?" e pyet plaku i cuditur

"Nuk e di, te shkon shume cibuku, dukesh me plak i mire ashtu" i thote Dilan duke qeshur.

"Plak? Djalosh nese dalim jashte do te tregoja sa plak jam, jam aq i forte sa te mund me nje dore" ia kthen plaku duke buzeqeshur

"Me fal. Dhe une si adoleshent e kam zili gjallerine tende" vazhdon t'i thote Dilan ndersa plaku qeshte

"Ironia jote le per te deshiruar. Me thuaj, c'i ke ato fletore?" e pyet ai dhe ia mori nga duart.

"Eshte ajo qe me kerkove, te shkruaja jeten time imagjinare" pergjigjet Dilan dhe Plaku hodhi syte tek ai teper i cuditur.

"E mbarove?" e pyet ai teper i habitur sepse nuk mendonte kurre se do arrinte ta mbaronte per 10 dite, madje mendonte se do i duheshin te pakten 2 muaj.

"Marrveshja ishte per 10 dite apo jo?"

"Po po" ia kthen plaku dhe filloi te lexonte nderkohe qe thithte cibukun!

"Po sekretarja nga te paska shkuar!?" e pyet Dilan

"Nuk e di, me kerkoi nje ore leje sepse do dilte dhe meqe nuk kishte njerez e lash te shkonte, eshte e re ajo, plot energji, do qe te jetoje" pergjigjet plaku pastaj ngriti syte lart nga Dilan."Po ti pse pyete? Mos me thuaj qe te ka rene ne koke per te" shtoi ai duke qeshur lehte ne menyre djallzore.

"Ndoshta, e kujt nuk do i binte ne koke per te? Pastaj nuk eshte se vetem me ka rene ne koke per te ,por besoj se edhe asaj per mua. Kemi disa dite qe shoqerohemi" i tregon Dilan dhe u skuq ne fytyre.

"C'qenke ti" vazhdon plaku duke qeshur me te njejten menyre!

Nderkohe qe ai lexonte fletoret, here pas here hidhte syte nga Dilan dhe mendonte me vete sesa i cuditshem eshte ky djale. I kujtohej vetja e tij kur ishte femije, nje femije i vetmuar dhe i trishte por i cili me vone ishte dashuruar ne te njejten moshe si Dilan. Tek Dilan ai shikonte pasqyrimin e femijes qe gjendej brenda vetes tij, ishte kjo arsyeja pse donte qe ta ndihmonte kete jetim i cili edhe pak muaj do gjendej ne rruge per tu perballur me jeten e vertete.

"Po iki se duhet te mesoj, i kam lene mbrapa mesimet keto dite" thote Dilan duke thyer heshtjen!

"Dakort, une po lexoj keto qe me solle dhe neser hajde prap qe te flasim" ia kthen plaku duke u ngritur nga vendi i tij.

Nderkohe qe po ecte me doren mbi supin e tij, e keshillonte sesi mund te shkruante me me shume detaje.
Ai arrinte te shkruante bukur por jo me shume rregull dhe kishte nevoje per permirsime, plaku ishte i personi me i mire per ti bere kritika, por ne menyre te embel dhe jo agresive.
 
13

Dolen jashte dhe Dilan po priste qe plaku te mbaronte fjalen ne menyre qe te largohej, por ne nje moment ai pushoi duke e lene fjalen pergjysem dhe shikimi i ngriu pertej rruges!

"Cfare ndodhi?" pyet Dilan dhe provoi te kthente koken.

"Asgje, shikom mua" ia kthen plaku duke e kapur nga faqet dhe e mban perballe tij "Nuk do te pengoj ta kthesh koken, por kur te shohesh ate qe do shohesh mos mendo se eshte fundi i botes, nuk dua qe te shohesh sepse e di sa shume dhemb, por duhet ta shohesh per te mos u ber loder e askujt" i thote plaku pastaj i leshoi fytyren ngadale.
Dilan veshtroi syte e plakut qe ishin perlotur sepse e dinte se cfare do ndiente Dilan. Ktheu koken dhe shikon Karolinen pertej rruges me te njejtin djale qe ajo i kishte thene se e kishte kusheri.
Ajo i buzeqeshi, e perqafoi e me pas vuri buzet e saj tek buzet e tij duke e puthur.

Ajo lumturi e
cila kishte rene ne zemren e tij si nje komete, qe kishte larguar te gjithe detin e trishtimit qe gjendej rreth zemres tij, u mbulua serish nga trishtimi.
Lumturine e kapi trishtimi prej fyti dhe fort e perplasi ne dyshemen e zemres, duke e shkelur, duke e mbytur, duke i marre serish mbreterine.
Ajo zemer qe para pak minutash ishte e gufuar nga dashuri, u tkurr, u shtrydh e tera duke e nxjerrur jashte edhe piken me te vogel te lumturise.
Drita e vogel ne mes te erresires u shua, u mbulua nga erresira, qe u be e frikshme, u be teper e madhe ne shpirtin e tij.
Humbi ajo shprese e vogel qe ai kishte.
Humbi kuptimi jetes, menyra sesi e shikonte te ardhmen, si e mendonte plakjen e tij. Gjithcka u shua ne nje sekond te vetem.
Po, ndonjehere mjafton nje sekond per te shkatrruar gjithcka qe t'u deshen vite per ta ndertuar. Edhe toka nese ndalon se rrotulluari per tre sekonda shkon ne dreq, e jo mos shkoj ne dreq lumturia kur sheh boten tende ne krahet e dikujt tjeter. Po, lumtura shkoi ne dreq, humbi e tera humneren e dhimbjes brenda shpirtit, ashtu ndihej brenda ai, sikur u shemb dhe iu krijua nje humnere e pafund.
Plaku veshtronte syte e Dilan qe dridheshin perbrenda. A thua valle sikur te kishte zjarr brenda atyre syve? Sepse lotet qe i kaluan me shpejtesi neper faqe, i ndjeu te nxehte. Lot qe nuk kishin qene kurre te tille, ishin lot zhgenjimi, lot te dy syve te sinqert dhe te vuajtur, dy syve qe per shume kohe kishin qare, por keto dite kishin qeshur si asnjehere me pare.
Nuk beri asgje vecse shikoi sesi ajo i buzeqeshi atij mbasi shkeputen buzet. Ishte e tmerrshme per te, te shikonte buzeqeshjen e saj dhurate per dike tjeter, ishte torture e shpirtit, vdekje prej se gjalli.
Lotet e tij nuk kishin te pushuar, shpirti ishte burimi, ne vend te lumturise qe gjendej ne ate shpirt, tashme kishte trishtim, trishtim i cili furnizonte syte me ilacin e tij.
Ndonjehere eshte mire te qash, te sheron shpirtin, pakson trishtimin qe te mbyt perbrenda, sa mire este te qash ndonjhere, eshte me mire se te mos qash dot.

Karolina, duke qeshur u kthye per nga Dilan. Buzeqeshja i ngriu ne fytyre, u shtang per nje moment, me pas kembet i'u ngaterruan sa desh u rrezua. U ul ne trotuar dhe shikonte Dilan, te cilit ju duknin lotet qe nga matane rruges. Dielli perplasej ne fytyren e tij duke u reflektuar tek lotet e Dilan.

Djali qe ishte me te iu afrua dhe e pyeste se cfare kishte, por ajo nuk pergjigjej, ajo nuk kishte me ze.
Nuk ja falte vetes qe e lendoi, nuk do ja falte vetes kurre per gjithe jeten. Do e ndiqte pergjithmone ajo ndjesi e poshter, e cila do e bente t'i dukej vetja nje femer e ulet.

"Me fal" peshperiu ajo dhe plasi ne lot. Fytyra ju mbulua e tera nga lotet, por jo sepse ishte penduar por sepse kiste lenduar ate, sepse ai ishte nje jetim, ajo ndiente keqardhje per te, vetem kaq.

"Cfare ndjen?" e pyet plaku Dilan, i cili ishte humbur i teri ne humneren e dhimbjes.

"Nje shtrengim ne gjoks. Therje ne zemer, zhgenjim, dhimbje. Ndjej gjithcka por asgje te mire" ia kthen ai me zerin qe i dridhej.

"Sikur nuk e ke me token nenkembe apo jo? Sikur je pezull ne ajer, ne boshllik" vazhdon plaku.

"Pikerisht, sikur nuk ekzistoj me" shton Dilan dhe mundohet te kthehet ne anen tjeter, per te mos shikuar me ate njeri qe e beri te vdiste serish.

"Shikoje" i thote plaku duke e kapur nga supet dhe e ktheu serish nga ajo

"Behu i forte dhe buzeqeshi tani, ajo do vdesi perbrenda" shtoi ai

"Nuk buzeqesh dot, nuk mundem"

"Beje" i thote plaku duke ia thene si urdher.

Dilan buzeqeshi, fshiu lotet dhe me pas ktheu koken nga ajo, e cila kur pa buzeqeshjen e tij u shemb perbrenda! Futi koken mes gjunjve dhe filloi te bertiste duke qare, ndersa me njeren dore godiste fort trotuarin.

Plaku e kuptonte me se miri dhimbjen e tij, ai vete e kishte provuar ne te njejten moshe te njejten dhimbje. E dinte se c'po vuante Dilan, por dinte edhe se cdo gje kalon, e kishte provuar ilacin e kohes dhe ishte sheruar.
Por njeriu, ne jete ka nevoje edhe per dhimbje, ka nevoje te vuaj, te qaj, te ndiej zemren te coptuar, keshtu ai kupton se eshte gjalle dhe behet me i forte.

"Kush te lendoi?" e pyet ai duke i vene doren ne sup.

"Ajo!" pergjigjet Dilan duke bere shenje me mjeker per nga Karolina.

"Nje njeri apo jo?" e pyet ai serish.

"Nje njeri"

"E sheh qe nuk eshte dashuria qe te lendon? Jane njerezit e tille ato qe e vrasin dashurine brenda teje, ato qe e shkelin. Ti nuk po vuan nga dashuria djalosh, po vuan nga shkelja e dashurise. Ty ta shkelen ate, eshte njesoj si te shkelin kemben, te dhemb sepse te shkelen, nuk e ka fajin kemba jote" shtoi plaku duke shtrenguar supin e Dilan me doren e tij te madhe.

"Dhembka shume shkelja e dashurise" thote Dilan i cili me zor mbante lotet.

"Eshte vetem fillimi. Netet do jene me te gjata tani, me te errta dhe me te vetmuara, por mos harro se kalon" ia kthen plaku duke e terhqur pas vetes dhe u futen serish brenda ne zyre.

Dilan u ul ne kolltuk dhe plasi serish ne lot, u mundua shume t'i mbante ato, por jo per shume gjate, nese nuk qante i dukej sikur do plaste.

"Qaj tani, te ben mire" i thote plaku nderkohe i mbushi nje gote uje dhe ia vuri ne tavoline.

"Me duket sikur kam vdekur" peshperin Dilan nderkohe qe lotet i mbushnin syte.

"Do ringjallesh serish, me i forte dhe me i ditur, pir ta kesh parasysh, kurre mos e urre dashurine" i thote plaku dhe ndezi cibukun e tij.

"E shikon ate grua?" thote ai duke drejtuar gishtin per nga zonja e cila gjendej ne pikture "Ajo ishte shpetimi im. Kam qene me keq se ty, tentova te vetvritesha. E di, eshte budallik, por arrita te mbijetoj dhe me pas njoha ate, ajo me ringjalli serish, me beri te dashuroj vertete. Dashuria e vertete eshte ajo e fundit jo ajo e para, nese e para do ishte e verteta do ishte e fundit. Gjithcka do kaloj" shton plaku duke nxjerr shllunga tymi.

"Ti nuk ke qene jetim. Ti kishe nje familje qe te falte dashuri, kishe miq, kusherinj, kishe njerez afer. Une nuk kam asnje njeri, jam vetem" thote Dilan, por plaku buzeqeshi dhe u afrua tek ai.

"Ti nuk me njeh djalosh, kemi kaq dite bashke dhe nuk me di akoma emrin, por me mire keshtu sepse tani as une nuk do te tregoj kush jam. Je me mire vetem, me beso, pervec familjes, po, ajo vertete eshte dicka qe duhet, ajo eshte gjithcka" thote plaku.

Dilan nuk foli me, u fut ne mendime dhe po mendonte se cfare do bente tani, por ne cdo mendim ishte vetem ajo.
Sa me shume e mendonte, aq me keq ndihej. Per nje moment deshiroi qe te zhdukej nga ai vend, te merrte ato pak gjera qe kishte dhe te largohej, te ikte sa me larg qe te mundej. Por harronte se mujd t'i shmangej gjithckaje, mund te ikte shume larg, por nuk mund te shmangej dot nga kujtimet, ato do e perndiqnin kudo qe te shkonte.

Sekreti i kujtimeve qendron ne faktin se, qe ato te mos lendojne me s'duhet t'i lejosh te behen vete jeta jote, duhet t'i shohesh si nje e shkuar e cila nuk kthehet me, por ishte e bukur pavarsisht fundit. Nese i kujton si dicka te trishte, do te hane pak nga pak cdo dite derisa te behen vete jeta jote.

Kishte kohe qe nuk ndihej me aq vetem, qe nga vdekja e Loreles.
Ai nuk kishte pasur kurre nje njeri per shume gjate, Lorela iku kur ai nuk e kuptonte dot vleren e nje njeriu, me vone i mungonte por nuk kishte ku ta gjente me. Ndodh rendom t'ia mesojme vleren njerezve mbasi i humbasim.

Edhe rasti i Dilan me Karolinen ishte i tille, ja kuptoi vleren e saj te pavlere.
Nderkohe qe qendronin te dy te heshtur, ne holl degjohen trokitje takash mbi parmak. Dilan ndjente cdo trokitje, e njihte zhurmen e takave ta saj.

"Mundem te hyj?" pyet ajo pasi hapi deren.
 
14

Pasi degjoi zerin e saj, Dilan hodhi syte per nga plaku se c'do thoshte ai. Plaku tundi koken duke e miratuar kerkesen e Karolines qe te futej brenda, pastaj veshtroi Dilan ne nje menyre sikur i thshte qe te qetesohej se cdo gje do shkoi mire.

Ajo futet brenda, mbyll deren dhe me pas drejtohet per nga Dilan. Ai as nuk mori guximin t'i hidhte syte, e gjithe ajo dashuri dhe vlersim qe ndiente per te, ne ate moment i ishte kthyer ne neveri.

Karolina dicka deshte t'i thoshte, por prania e plakut e pengonte te shprehej lirshem.

Plaku e kuptoi kete gje dhe u ngrit ne kembe "Po shkoj te marr nje kafe dhe erdha" thote ai duke i shkelur syrin Dilan, i cili nuk deshironte qe te fliste me Karolinen, por ishte dicka qe duhet ta bente.

Ajo doli perballe tij dhe, per nje sekond lotet i shkuan neper faqe si shiu mbi xham. U afrua tek ai dhe, me duart e saj te buta i kapi faqet, e veshtroi thelle ne sy ku vuri re trishtimin qe kishte shkaktuar tek ai. Vuri re burgun ku kishte burgosur shpirtin e tij, ne burgun e dhimbjes, e cila pak nga pak e mbyste ate shpirt te lodhur nga vuajtjet.

''Pse? Pse e bere'' e pyet ai dhe lotet i shkuan neper faqe.

''Sepse jam budallaqe, ky eshte shpjegimi i vetem qe mundem te jap.'' I thote ajo duke rreshqitur duart neper fytyren e tij ''Sepse nuk di te vlersoj gjerat me vlere, jam nje materialiste e pavlere'' Shtoi nderkohe qe qante.

''U tregove teper e poshter.
Mua vertete me mungojne disa gjera, por jane sende ato qe me mungojne, ndryshe nga ty, qe te mungon shpirti. Nuk te mjaftoi ajo ndjenje? Nuk ishte mjaftueshem per ty?'' e pyet ai dhe hodhi poshte duart e saj.

''Ishte gjeja me e bukur qe kisha perjetuar ndonjehere, ndjenja me e bukur dhe me e cilter qe zemra ime ka ndjere, por mendja ime eshte budallaqe, mendova se me ty nuk kisha asnje te ardhme, pastaj ti je tre vjet me i vogel se une, mendova se ishte nje aventure edhe per ty'' ia kthen ajo duke iu dridhur zeri ne cdo fjale qe nxirrte nga goja.


Ai e veshtroi per nje moment dhe me pas hodhi syte per nga dritarja, nuk foli per pak sekonda, lejoi lotet t'i rridhnin me teper neper fytyre,me pas u kthye nga ajo dhe e kapi nga faqet duke e afruar pothuajse ngjitur me buzet e tij. Veshtroi syte saj te kalter, te cilet dukeshin si nje qielli i reflektuar ne uje.

''Ti...ti ishe e vecante per mua, ishe gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jeten time te mjere, ti ishe dashuria e pare, puthja e pare, ti ishe cdo gje e pare per mua.'' I thote Dilan me pas e leshoi dhe u ngrit ne kembe duke i kthyer shpinen asaj, nuk mundej me te qendronte ulur, i dukej sikur po e hante vendi.


''Isha? Nuk jam me gjeja me e bukur per ty? Nuk jam me dashuria?'' e pyet ajo duke qare

''Nuk je me e vecante. Nuk je me gje e bukur, nuk do jesh me kurre'' i thote Dilan ''As dashuri nuk do jesh me'' shtoi ai duke u kthyer per nga ajo, e cila nuk duroi dhe e perqafoi. Ai mbante duart shtrire, nuk levizi asnje gisht, asnje veprim per ta bere ate qe te ndihej mire.

''Me fal. Te lutem me fal'' peshperiti ajo ne veshin e tij. Me pas afroi lehte buzet e saj te lagura nga lotet dhe, per nje moment mendoi se ia hodhi kesaj here. Preku buzet e tij, por ai nuk beri asnje veprim, nuk e largoi por as nuk e puthi, ndejti ashtu per t'ia bere te ditur se nuk ndiente me asgje.

''Jo'' tha ai nderkohe qe ajo perpiqej ta bente qe ta puthte. ''Nuk do te fal kurre'' shtoi ai, me pas vuri duart tek veshet e saj dhe e veshtroi per nje moment.

I buzeqeshi embel dhe njera dore shkoi tek floket e saj te bute dhe te rrjedhshem.
Nuk ka mundesi te dyta me mua, keshtu nuk mund te zhgenjehem per te dyten here" Vazhdoi ai, me pas e leshoi dhe ne ate moment ne zyre u fut plaku.
 
15

Veshtroi Dilan i cili sapo kishte fshire lotet, por syte e skuqur e tradhetonin masken e tij.
Me qetesi u ul ne kolltukun e tij dhe duke buzeqeshur lehte me ironi i veshtronte te dy.

Karolina qante akoma, por pa ze, vetem lejonte qe lotet t'i rridhnin neper fytyre, mendonte se ndoshta keshtu do bindte Dilan qe ta falte.

Plaku hapi fletoren e fundit te historise imagjinare te Dilan dhe e coi tek njera nga faqet, ku Dilan kishte fol per Karolinen.

Plaku u kollit dy here per te terhequr vemendjen e dy te rinjve, me pas filloi te lexonte.

''Dashuria? Ajo nuk ishte pjese e jetes time deri ne momentin kur njoha ate, vajzen me te embel dhe me te bukur qe ekziston.
E kam urryer dashurine per shume kohe, i trembesha asaj, e kisha frike, por deri ne momentin kur pash buzeqeshjen e saj, kur pash ata dy sy te kalter, ata floke te rrjedhshem si lumejt e parajses.
Dashuria eshte zeri i saj, menyra si flet, si perpelit buzet, si qesh me ate ze jetedhenes.
Dashuria eshte ajo kur luan me floket, kur i perdredh floket e saj te drejte dhe te verdhe rreth gishtave.
Dashuria eshte perqafimi i saj, ndihem jashte bote kur ato krahe me shtrengojne, nuk dua t'ia di per asgje, madje harroj te marr dhe fryme.
Adhuroj aromen e flokve kur ajo mi perplas ne fytyre sa here me perqafon, arome lulesh, arome pranverore.
Por me shume dashuri jane puthjet e saj. Kur perkedhel buzet e mia me buzet e saj, me ato buze te buta dhe te rreshqitshme.
Cdo gje e saj eshte dashuri, ajo vete eshte dashuria.
Shoh nenen e cila me shikon e buzeqeshur, duket teper e lumtur per lumturine time. Pyes veten nese jam vertete kaq i lumtur, sa mund te dallohet me pamje te pare?
"Ke rene ne dashuri bir?" me pyet ajo nderkohe qe me afrohej. I buzeqesha dhe nuk mund ta fshihja dot lumturine qe kisha ne fytyre
"Po, jam dashuruar" i pergjigjem.

Ne cdo fjale qe plaku nxirrte nga goja, Karolina ndihej cdo here e me keq, aq sa filloi ta urrente veten, te ndjente neveri per menyren sesi ajo ishte. Ky ishte edhe qellimi i plakut, ta bente te pendohej sa me shume.

Dilan u khtye nga plaku dhe e veshtroi ne sy, sikur po e pyeste se cfare duhet te bente.
Plaku ia kthen ne shikimin duke I len te kuptonte se I takonte vetem atij te vendoste, per cdo vendim ishte vete Dilan qe do I vuante pasojat.

Karolina po priste, priste nje vendim nga Dilan, I cili u kthye nga ajo ''Shiko, ti je teper e madhe per mua, per me teper ti nuk di te duash veten tende, ndersa une kisha nevoje per dike qe te medonte mua me shume se veten, mendova se ti ishe personi ne fjale, por gabova. Nuk dua te kem te bej me ty dhe s'dua te diskutoj me ne lidhje me kete gje. Nuk I kthej kurre vendimet qe marr dhe ky eshte nje vendim'' flet Dilan duke e shikuar ate drejt e ne sy, ne ata sy te kalter qe I adhuronte, ata sy me te cilet u dashurua dhe u genjye nga ciltersia qe percillnin.
Jo gjithmone syte jane pasqyrim I shpirtit, shpirtin e nje njeriu nuk mund ta njohesh kurre nga syte, buzet, fjalet apo gjera te dukeshme me shikim te pare. Shpirtin e nje njeriu mund ta njohesh me kalimin e kohes, nuk do mund ta shohesh, por mund ta ndiesh.

''Domethene mbaroi?'' e pyet ajo dhe po priste pergjigjen e tij, e cila vonoi disa sekonda.

Ai, nderkohe qe e shikonte ne sy, ndiente deshiren per ta perqafuar, per ta puthur, per te bere dashuri me te, por duhet t'i ndrydhte ndienjat, perndryshe do ia shkelnin serish. Ajo kishte qene arsyeja e buzeqeshjes tij me te bukur, buzeqeshje nga ato qe jepen me shpirt, por ajo nuk arriti te vlersonte dashurine e tij, zgjodhi te kenaqej me nje loje nga e cila u lendua edhe vete.

''Ti ishe ajo qe me beri te njoh lumturine, por ishe prap ti ajo qe e shkaterrove.
Ishe ti dashuria e pare poashtu edhe zhgenjimi i pare.
Ti arsyeja e buzeqeshjes time, tani je arsyeja pse qaj.
Nuk ka me ne, nuk ka me te ardhme per ne te dy, ta thash edhe me pare qe nuk dua te kem te bej me me ty, eshte nje fund'' i thote Dilan dhe doli nga zyra duke u drejtuar per nga rruga.


Karolina del ne rruge dhe eshikon teksa ai largohej duke nxituar nga frika se mos tregohej i dobet dhe e falte.

''Mos ik'' klith ajo dhe ai ndal hapat, per pak sekonda qendroi ashtu por nuk e ktheu koken mbrapa, me pas filloi serish te largohej derisa humbi mes njerezve, ndersa ajo u ul ne gjunj ne trotuar dhe mallkonte veten se vrau nje shpirt te paster, vrau njeriun qe e donte ndryshe nga te tjeret, ate qe e bente te ndihej e vecante.

Nderkohe qe Dilan ecte, ne mendje kishte akoma zhurmen e britmes saj kur i tha mos ik.

"Do me kerkosh nje dite, por do jem larg, shume larg" mendonte ai me vete dhe ne cdo hap qe hidhte vdiste perbrenda. Ai dinte te ikte vetem nje here dhe kjo gje nuk ishte dashuria, kur dashuron nuk mund te ikesh dot kurresesi.

Me dhimbjen qe ia kishte marre shpirtin ne krah duke vallzuar, me syte e skuqur dhe te lagur, ai ecte ne rruge duke shkuar atje ku e kishte vendin, ne jetimore. Keshtu mendoi ai, se vendi i tij ishte ne jetimore dhe se vetem atje e donin per ate qe ishte.
U fut ne dhome dhe u hodh ne krevat i lodhur, donte te mbyllte syte e pastaj te zgjohej dhe gjithcka te ishte vec nje enderr e keqe.
Ne gjoks, ndiente nje topth zjarri qe i dukej sikur po e pervelonte, ishte vetmia ajo qe ia shkaktonte kete ndienje. Ai ndihej keq se dikush qe e donte shume e zhgenjeu, i shkeli dashurine, e vrau, por me teper ndihej keq per faktin se tani ishte vertete vetem, ashtu si pak dite me pare. Ne pak dite u mesua me lumturi, gezim, buzeqeshje dhe tani do i mungonin me teper se para disa diteve, kur as nuk ia dinte vleren buzeqeshjeve, perqafimeve, puthjeve, dashurise. Ai nuk njihte asnje nga keto, pervec trishtimit dhe vetmise qe kishin qene shoket e tij te pandare dhe tani po i qendronin akoma me teper prane.
Dhe teksa qendronte ashtu shtrire, me fytyren e mbuluar nga lotet, ne mendje i kalonte fytyra e saj e buzeqeshur, ndiente shijen e aromes saj, neper duar kishte akoma butesine e atij trupi. Ajo gjendej kudo tek ai dhe, sado larg qe ai mund te ikte ajo do e perndiqte perhere me kujtimin e saj.

Filloi ta urrente faktin se ishte dashuruar, se ishte treguar aq i dobet sa kishte lejuar qe nje femer te behej e gjithe bota e tij. Ai gjithmone nuk kishte vene asnje njeri para mirqenies se vetes. Gjithmone kishte menduar se pari per veten e tij, e me pas per te tjeret.
E urrente veten se lejoi qe ajo te behej vete ai, se edhe pse e lendoi nuk mund ta merrte inat per shume kohe. Vertete ndieu neveri per ate, por ishte vetem per nje moment, tani kishte mall per personin qe ai mendonte se ajo ishte.
Nderkohe qe qante ndieu nevojen per t'u larguar, te shkonte larg por s'dinte se ku. I vetmi vend per te ishte jetimoria, aty ku u rrit dhe u edukua nga njerez si Lorela.
Por ndonjehere eshte e nevojshme te largohesh, te ikesh sa me larg te mundesh. Larg nga njerezit e shtirur, nga te pafytyret, nga ata qe te lendojne. Te shkosh diku, ku askush nuk te njeh dhe as nuk te gjykon per asgje.
Kete gje kishte ndermend edhe Dilan, por jo fizikisht. Ai do qendronte aty, do shkonte tek te njejtat vende si zakonisht, do bente te njejtat gjera, por nuk do ishte me per asnje njeri ashtu sic ishte me pare.

"Karolina" peshperiu ai dhe hapi syte "Sa emer dhe fytyre te bukur kishe, por shpirtin e paske bloze, sa keq" shtoi ai dhe lotet i shkonin neper fytyre.
"Dhe me e keqa eshte se, sado e keqe qe ti je, une nuk te urrej dot. Je gjeja me e bukur dhe me e keqe qe me ka ndodhur ne keto vite jete, shpresoj qe jeta ime te jete e mbushur me njerez qe kane shpirtin si fytyra jote e bukur dhe jo si shpirti qe ke" vazhdoi Dilan te fliste me veten, keshtu i dukej sikur clirohej nga ajo dhimbje, e cila po e grryente pak nga pak perbrenda ashtu sic grryen era e detit hekurin.

Mori nje nga librat e shkolles dhe, neper faqet te cilat ishin te bardha filloi te shkruante, keshtu ndihej sikur e nxirrte dhimbjen, sikur clirohej.
Cdo flete qe shkruante, pervec ndienjave qe hidhte me shkronja, hidhte edhe lot qe binin mbi ngjyren blu.

"Shkofsh ne dreq" thote ai i nervozuar dhe e grisi fleten ku po shkruante, me pas e hodhi nga dritarja e cila ishte e hapur. Letra ra perjashte dhe njera nga punonjeset e jetimores e mori duke e lexuar.

"Sa mire do ishte sikur vdekja te vinte te me merrte, te me dergonte larg nga kjo bote e felliqur" kishte shkruar ai.

Dielli binte mbi flete duke thare ngadale lotet, por jo para se punonjesja t'i vinte re ato.
Ajo e kuptoi se dicka nuk shkonte me Dilan dhe u nis drejt dhomes tij e shqetesuar.

Dera troket dy here fort dhe shpejt, me pas hapet dhe punonjesja hodhi syte per nga Dilan, i cili u tremb per momentin por me pas u qetesua kur pa fytyren e punonjeses.

Ajo mbylli deren e qetesuar dhe u afrua tek ai duke u ul afer tij. Vuri re syte qe i kishte te skuqur dhe te lagur, me pas i vuri doren e saj mbi doren e tij.

"Cfare ke?" e pyet ajo e shqetesuar.

"Asgje nuk kam, ky eshte problemi" ia kthen Dilan dhe nje lot i rreshkiti nga syte kur mendoi se vertete nuk kishte asgje.

"Ti ke shume, na ke ne qe te duam, ke veten tende qe eshte gjeja me e rendesishme qe ke." shton ajo duke ia fshire lotin nga faqja.

"Po mbas pak kohesh kur te largohem? Do jem vetem fare. Cdo gje qe kam eshte e perkoheshme, kam nevoje per gjera qe zgjasin pergjithmone" thote Dilan duke hedhur veshtrimin tek fotografia e Loreles.

Punonjesja beri te njejten gje, me pas me nje buzeqeshje te lehte kthehen koken serish nga ai

"Te ka marr malli apo jo? Ajo te donte shume"

"Me shume se kurre" ia kthen ai dhe syte filluan t'i dridheshin nga perpjekja per te mos qare.

"Ajo eshte me ty dhe do jete gjithmone, ajo nuk do donte te shikonte ne kete gjendje. Dhe pak muaj dhe do largohesh nga ketu, do hidhesh ne rrugen e jetes ku gjerat jane akoma me te veshtira." i thote Punonjesja duke e ferkuar tek dora

"Ne do donim te qendroje perhere ketu, por eshte ligji i tille. Ndoshta me vone do gjesh nje vajze me te cilen do dashurohesh dhe do fillosh jeten tende, do behesh me femije dhe do jesh i lumtur" shtoi ajo duke u munduar ta bente te mendonte pozitivisht.

"Te dashuroj? Kurre me" ia kthen shkurt ai. Ne kete moment ajo kuptoi se shkaku se ai ishte trishtuar ishte nje vajze.

"Ti je keshtu per shkak te ndonje vajze?" e pyet ajo duke e kapur nga mjekra "Shiko, nese dikush te ka lenduar dergoje ne djall, ti nuk meriton dike qe te ben te qash, jeta eshte kujdesur qe ti te qash per shume kohe, eshte koha te jesh i lumtur tani" shton ajo duke e shikuar ne sy.

"Ke dashuruar ndonjehere?" e pyet Dilan duke e shmangur pyetjen qe ajo i beri.

"Po, dashurova shume fort, por ai vdiq dhe, qe atehere nuk kam dashur te filloj nje jete te re me dike tjeter. Erdha ne kete jetimore dhe fillova te kujdesesha per femijet, kisha nevoje te kujdesesha per dike. Te gjithe ju jeni si femijet qe kurre nuk munda t'i kem" thote ajo e perlotur, me pas i buzeqeshi leht Dilanit per ta bere te kuptoi se ka dhe gjera me te keqia ne jete, por duhet te buzeqeshesh gjithmone.

Ai nuk tha asgje, e perqafoi dhe plasi ne lot me koken mbeshtetur te supi i saj.

Asaj i'u dhimbs aq shume sa nuk i mbajti dot me lotet, por i fshiu shpejt para se ai t'ia shikonte, nuk donte ta trishtonte akoma me teper.
Ajo qendroi prane tij derisa e zuri gjumi, me pas u largua duke u munduar te mos bente zhurme.

Kishin kaluar 4 ore dhe mbremja kishte hedhur mantelin e saj mbi qytet. Dilan u zgjua dhe doli jashte.
Hapi porten e jetimores duke dal ne rruge. U nis te bente nje xhiro, qe te nxirrte gjumin dhe per te larguar mendjen nga ajo, e cila i erdhi ndermend sa hapi syte.

Nderkohe qe ecte, lexonte emrat e lokaleve dhe te dyqaneve, keshtu mbante mendjen te zene me dicka, per te mos lejuar mendimet e trishta t'i mbysnin shpirtin.
Pasi eci per disa minuta, u ul ne nje stol mbi koder nga ku dukej deti qe shtrihej poshte kodres. Era e ngrohte i perkedhelte fytyren, ai mbylli syte ne menyre qe ta ndiente me teper ledhatimin e eres.

"Dilan! Ti je?" degjon ai zerin e Karolines dhe ktheu koken. Ne erresire arriti te dallonte fytyren e saj, me pas pa thene asnje fjale u kthye serish me fytyre per nga deti.
Ajo, afrohet tek ai si e ndjere ne faj dhe i vendos doren tek supi.

"Si ndihesh?" e pyet dhe i ulet prane.

"Mire" ia kthen ai shkurt dhe thate.

"Genjen, e di qe nuk je mire" i thote ajo dhe e kap nga faqet "Me fal te lutem. Me jep edhe nje mundesi, une te dua, te dua shume" shtoi ajo duke afruar buzet prane tij.
 
16


Dilan buzeqeshi dhe vuri duart e tij mbi duart e saj te ftohta

"Nje mundesi tjeter? Perse duhet te jap nje mundesi tjeter kur e kishe dhe e shkele me kembe? Keto mundesite e dyta jane pak absurde nese e mendon mire" i thote ai me nje ton zeri sikur nuk i interesonte me ajo.

"Pse e thua kete?" e pyet ajo dhe mundohet t'i afrohet ngadale.

"Po ja sepse ti e kishe nje mundesi, tani do nje tjeter. Nese do ishim grindur dhe faji do ishte i joti, une do ta jepja nje mundesi tjeter, por ti u talle, ti u puthe me nje tjeter dhe une nuk e pertyp dot kete gje, e kam te pamundur" ia kthen ai i qete.

"Ndoshta eshte koha te tregoj gjithcka, te flas hapur me ty" i thote ajo dhe del perballe tij.

"Ka akoma per te treguar?"

"Ka shume per te treguar. Ai me te cilin me pe te puthesha eshte i dashuri im, kam 8 muaj me ate. Nuk te kam tradhetuar ty, kam tradhetuar ate me ty. E di qe jam e keqe, e pacipe, por kjo jam une, keshtu jam gatuar. Nese ti me pranon jam e gateshme te ndahem nga ai dhe te qendroj me ty" thote Karolina dhe fillon te bej lajka per ta bindur qe ai ta fali.

"Qenka akoma me e rende nga c'e paskam menduar, domethene ti e tradhetove ate me mua por nderkohe qe ishe me mua vazhdoje te qendroje me te, une isha zgjedhja e dyte deri tani? Nuk ka mundesi te dyte, shko tek i dashuri dhe vazhdo jeten tende, une nuk te dua" ia kthen Dilan tashme akoma me i bindur se e mira e atij ishte te qendronte larg saj.

"Nuk dua te shkoj tek ai, dua te qendroj prane teje"

"Jo nuk do te qendrosh prane meje, ti do vetem te me kesh dhe kaq, nuk me do. Pastaj jam une qe nuk te dua, e kam kuptuar kete gje dhe sinqerisht nuk te dua, keshtuqe ik" thote ai dhe ngrihet ne kembe per t'u larguar.

"Po genjen Dilan, ti me do"

"Kjo eshte ajo qe ti mendon, por e verteta eshte se nuk te dua dhe as nuk te kam dashur ndonjehere" ia kthen ai nderkohe qe largohej.

"Mos u largo te lutem" klithi ajo dhe u be gati qe ta ndiqte.

"Mos me ndiq, nuk dua te kem te bej me me ty" u degjua zeri i tij ne erresire dhe ajo u bind, nuk e ndoqi.

Ai mori rrugen per ne shtepi dhe nderkohe qe ecte lotet ia mbuluan syte, e me pas rreshkiten neper faqet e tij. Brenda tij ai deshironte me shpirt t'ia jepte nje mundesi te dyte, por nuk duhej, nuk donte ta lendonte veten me teper, mundesite e dyta jane nje mundesi e dyte per t'u zhgenyer.
Sa me shume mundesi te japesh, aq me shume te shkelin, aq me shume ne mendjen e njerezve krijohet ideja se nuk jeton dot pa to, por harrojne se ne cdo mundesi te re pak nga pak humbasin ndienjat dhe fundi nuk vonon.
Ai nuk e donte nje fund te tille, te lendohej ne cdo mundesi dhe ajo qe te fitonte te ishte fundi.
Nderkohe qe ecte, lotet pak nga pak i thaheshin nga era e cila e perkedhelte lehte sikur i thoshte te mos merzitej se cdo gje do rregullohet, se cdo gje do behet mire.

Por ai i ishte kthyer jetes tij te vjeter, asaj jete ku mbizotronte trishtimi, pensimizmi dhe dhimbja.
Asaj jete ku dashuria ishte dicka qe nuk duhet ta provonte me, sepse ajo vriste, te mbyste shpirtin me dhimbje kur ta vrisnin.
Ishte mengjes dhe si cdo mengjes te hene ai behej gati per ne shkolle, por jo ate dite.
Qendronte shtrire ne krevat me syte mbyllur, por zgjuar.
Imagjinonte te gjithe jeten e tij sesi do ishte po te kishte prinder, sesa i ngrohte do ishte perqafimi i nenes, sesa shume dhimbte nje shuplake nga i ati, sesa shume do zihej me motren e tij apo vellain.
Imagjinonte veten e tij me te atin duke mesuar makinen, te zihej per motren e tij, te degjonte keshillat e gjyshit dhe gjyshes. Keto gjera i kishte shkruar edhe neper fletore, por t'i imagjinonte nga fillimi e benin te ndihej me mire por edhe me keq ne te njejten kohe.
 
17


Hapi syte dhe lejoi qe lotet t'i rridhnin neper fytyre. Ndejti ashtu per pak minuta, me pas u ngrit dhe doli jashte. Ishte nje dite ndryshe nga te tjerat, binte shi.
Vuri kapucin ne koke dhe doli te ecte neper shi, kishte kohe qe nuk binte shi dhe ne mes shiut ai gjente ate qe i mungonte, te lagej aq sa te mos dallohej se po qante.
Shiu shtrihej ngadale mbi trupin e tij dhe e lagte cdo here e me shume, por ai nuk donte t'ia dinte, kishte nevoje te qante pa u fshehur ne dhomen e tij, donte te qante para te gjithve por qe asnje mos ta shikonte dhe kete gje e mundesonte shiu.

Nderkohe qe ecte perballe po i vinte dikush me cader te kuqe, te cilen e mbante perballe shiut, andej nga po vinte edhe Dilan. Ne ecje e siper ai perplaset me te duke ia hedhur cadren nga dora.

"Shiko ku ecen idiot" i thote vajza e cila kishte cadren ne dore.

"Me falni" ia kthen Dilan me nje ze te trishtuar dhe e veshtroi ne sy.

Ajo u hutua per nje moment dhe po shikonte syte e tij te cilet ishin te lagur.

Ai nuk po ia shkepuste syte, te njeten gje po bente edhe ajo, e cila harroi qe shiu po lagte floket e saj te geshtenjta, ajo e urrente kur shiu i lagte floket.
Diku e kishte pare ate djale dhe ai te njeten gje po mendonte, se ku e kishte pare kete vajze me fytyre kaq te embel.

"Nuk ka gje, me fal qe te fola ashper" i thote ajo ajo e ndiere ne faj pasi pa syte e tij dhe kuptoi se po qante.

"Jam mesuar"peshperiti ai duke e bere vajzen te ndihej me keq, me pas i ktheu kurrizin dhe filloi te largohej, ndersa ajo e veshtroi per disa sekonda, me pas erdhi ne vete duke kuptuar se shiu po e lagte

"Oh floket" tha ajo dhe shpejtoi te merrte cadren "Idioti me lagu" shton ajo nderkohe qe ecte dhe here pas here kthente koken duke e pare Dilan qe largohej cdo hap e me teper.
Nderkohe qe ai ecte vriste mendjen se ku e kishte pare ate fytyre te embel. I dukej aq e cilter ajo fytyre, ato sy te medhenj ngjyre jeshile dhe, me ato floke te geshtenjta te shtrira ne harmoni mbi supe, nje vogelushe e cila dukej teper e dashur, por me nje karakter teper te eger. Dhe kur mendoi per karakterin i erdhi ndermend vajza 15 vjecare, me te cilen ishte grindur dy dite me pare per librin. Ktehu koken mbrapa me shpresen se mos e shikonte akoma, por ajo nuk dukej ne rruge me cadren e saj te kuqe. Ai buzeqeshi kur i erdhi ndermend skena me librin, i'u kujtua fytyra e saj e embel qe ishte nervrikosur. Pavetedije ai po buzeqeshte ne mes te trishtimit, po buzeqeshte edhe pse brenda po vdiste per te disaten here, ajo ishte arsyeja e buzeqeshjes ti, nje e panjohur.
Buzeqeshjen ia mbyti serish trishtimi, i cili e kishte mbytur te gjithin deri ne thellesine e shpirtit, por nje mendim i bukur e beri ate te buzeqeshte sadopak, ishte si nje pluskim drite ne mes te erresires, gje qe tregonte se ende kishte shprese. Kishte shprese se gjerat do rregulloheshin nje dite. Ndoshta me ndihmen e kohes do ia dilte te ishte te pakten ai i pari.
Nga nje njeri me karakter, krenar dhe i forte, ai ishte bere nje njeri i dobet dhe i dorzuar para jetes, i dukej se kishte ardhur fundi.
Nuk e mendonte kurre se do ishte ndonjehere ne kete gjendje, por pavarsisht gjithckaje ai ishte ende gjalle dhe kjo ishte dicka qe i jepte shprese. Ishte mesuar me dhimbjen gjate gjithe jetes, por kurre me pare nuk e kishte provuar kete lloj dhimbje , e cila dukej sikur po e mbyste ne cdo sekond qe kalonte.

U fut ne njerin prej lokaleve te qytetit dhe ashtu i lagur, i bere qull ulet ne nje karrike dhe mori nje caj.

Nderkohe qe pinte cajin syte i shkuan tek nje tavoline ku ishin mbi 6 vajza studente, te cilat ia kishin ngulur syte dhe dicka se c'thoshin me njera tjetren.
Mbas disa minutash ai mbaroi cajin dhe u be gati per tu kthyer ne shtepi, por sa u ngrit nga vendi i afrohet njera prej vajzave.

"Me falni, shoqa ime me tha qe ti je autori i ketij libri. Eshte e vertete qe je ti?" e pyet ajo duke i treguar librin.

Ai buzeqesh me cepin e buzesh dhe pohon duke levizur koken. Asaj i shkelqyen syte dhe buzeqeshi, dukej sikur kishte pare ne sy vete zotin


"Do me japesh nje autograf te lutem?" e pyet ajo duke i drejtuar librin.

"Patjeter" ia kthen ai dhe ulet duke firmosur mbi liber.

Pas asaj vijne edhe vajzat e tjera te cilat donin autografe. Atij nuk i besohej se njerezit kishin filluar ta njihnin aq sa t'i kerkonin autografe.
Mbasi firmosi neper libra dhe fleta ai del jashte i cuditur.

Shiu sapo kishte pushuar. Rruga ishte lagur e tera bashke me te, i cili ishte bere qull. Gjithcka ishte lare nga ai shi, makinat, xhamat e pallateve, rruget, pervec atij qe edhe pse ishte lagur shume, shiu nuk kishte mundur te lante dhimbjen nga shpirti.
Mbas tij dolen dhe vajzat, nga te cilat njera prej tyre ndaloi ne hyrjen e lokalit dhe po veshtronte ne sy Dilan i cili dukej qarte se nuk ishte mire.
Shoqet e saj u larguan ndersa ajo priti pak dhe u afrua te ai.

"Je mire?" e pyet ajo duke i vendosur doren mbi sup.

Ai kthehet i cuditur dhe sheh vajzen e cila qendronte perballe tij me dy libra ne dore, nje libri i tij dhe nje liber shkollor.

"Jo" i'u pergjigj ai me gjysem zeri dhe veshtroi syte e saj.

Kishte nevoje te ngushellohej, ta perqafonin dhe t'i tregonte dikujt sesi ndihej, por kishte zgjedhur njeriun e gabuar. Ajo ishte nje aventuriere e lindur, e cila kishte lexuar shume libra dhe dinte shume sekrete, sekrete te cilat shume pak vajza i dinin.

Ajo, si nje femer e cila kishte provuar shume shtreter meshkujsh, kerkonte qe ne shtratin e saj te fuste edhe Dilan, i cili per shkak te trupit te hedhur dhe fytyres se vuajtur nuk te jepte pershtypjen e nje 17 vjecari.
Ajo ishte nga ato vajza te cilat nuk e kane per turp te bejne hapin e pare, qe e marrin situaten ne dore dhe i cojne gjerat deri ne fund, por ne pamje te pare te jepte pershtypjen e nje engjelli, te nje njeriu te cilit mund t'i falje zemren dhe ajo do kujdesej qe mos lendohej kurre.
Dilan ishte genjyer njehere nga syte e bukur, nga format perfekte dhe mendoi se nuk do e bente me te njejtin gabim, por perballe saj ishte i pashprese. Ajo ishte me e keqe se Karolina por edhe me e mire, sepse t'i thoshte gjerat qe ne fillim dhe pasojat do i merrje parasysh vete.
Kur e pa Dilan ne ate gjendje, me syte e trishtuar, i lagur dhe i bere si ne dite te hallit, ajo pa tek ai nje pre te lehte dhe te shijshme.
Si ato dhelprat e perrallave, ajo i afrohet me delikatesen dhe brishtesine e nje zonjushe dhe del hapur qe nga ai dicka e kerkonte.

"Te kuptoj. E di si ndihesh, e kam kaluar vete" i flet ajo duke u afruar per tek ai.

"Nuk besoj te me kuptosh dot, ti nuk e di se cfare kam" ia kthen ai duke e veshtruar ne syte e saj te zinj si netet pa hene.

"Te njoh nga gjerat qe ti shkruan, te njoh nga syte qe je lenduar shume kohet e fundit, sikur te kane shkeputur nga trupi shpirtin. Ndihesh bosh, vetem, sikur nuk i perket ketij vendi" flet ajo dhe hodhi syte rreth saj per t'i lene te kuptoj se ajo gjendej ne te njejten bote si ai.

Dhe ashtu ishte, ajo e kishte perjetuar me pare gjendjen ne te cilen Dilan ndodhej. Ajo kishte vuajtur ne te njejten menyre si ai, por kohe me pare, tani ishte kthyer ne nje gur qe nuk ndiente asgje tjeter pervecse kenaqsise fizike. Donte qe edhe Dilan te ecte ne te njejten rruge me te, por ai nuk kishte lindur per te humbur shpirtin, kishte lindur qe te dashuronte fort, te donte njerezit edhe kur silleshin keq me te, edhe kur e lendonin, kur e vrisnin ne shpirt, por ishte akoma ne fillimin e njohjes se jetes se vertete dhe pa gabuar nuk meson dot kurre.

"Pikerisht, sikur te kane marre jeten dhe ti vetem endesh rrugve si nje trup pa jete, nuk buzeqesh dot, nuk i shikon dot gjerat me pozitivitet" thote Dilan duke shikuar nga ajo, e cila levizte koken duke pohuar cdo gje qe Dilan thoshte.

Ajo e kuptonte shume mire dhe donte ta ndihmonte, por ne nje menyre qe nuk te ndihmon por te zhyt me teper ne brendesine e boshllikut qe ndien.

"Une mund te ndihmoj ta kalosh, e kam provuar ne kurrizin tim kete vuajtje" ia kthen ajo duke e kapur nga krahu dhe fillon te eci.

Ai i cuditur sesi nje njeri i huaj sillej me aq kofidenca me te fillon ta ndjeki.

"Ku po shkojme?" e pyet ai kurioz

"Ne nje vend qe nuk besoj te kesh qene ndonjehere" pergjigjet ajo duke i buzeqeshur "Une quhem Helena" shtoi ajo duke e veshtruar ne sy.

Syte e saj ishin si syte e nje femije, te brishte dhe teper te pafajshem, por vetem ne pamje te pare. Ajo te jepte pershtypjen e nje 16 vjecareje nga fytyra dhe fiziku qe kishte, por ishte 19 vjece dhe pak muaj bente 20.
Helena ishte si nje lule e bukur, por helmuese. Nese tentoje t'i merrje ere ajo te mbyste, por nese ajo deshironte qe te falte aromen e saj nxirrte ne pah helmin e saj te pademshem, epshin.
Ajo ishte pasion i gjalle, mjaftonte vetem ta shikoje per pak minuta dhe do perfundoje duke e deshiruar ta kishe mes krahve. Floket e saj te zinj dhe dallgezuar me onde, buzet me forme petalesh trendafili, te kuqura me buzekuq, syte e saj te zinj dhe te thelle te benin per vete me shikim te pare.
Ajo ishte vajza me e bukur e universitetit, ajo te cilen e deshironin shume studente madje edhe mesues, donte te shoqerohej me nje jetim me shpresen se ai do e sheronte ate ose ajo do e sheronte ate duke e infektuar me semundjen e saj.
Helena ishte vajza e vetme e njerit nga te pasurit e atij qyteti. Ajo nuk e kishte ndier kurre mungesen e asgjeje, pervec ate te dashurise, te cilen ia kishin mohuar per t'ia dhene shume meshkuj, ose ajo nuk kenaqej me ate pak qe ato i jepnin.

"Ku po shkojm?'' e pyet Dilan mbasi kishin ecur per pak minuta

"Bej durim, si nje shkrimtar qe je besoj se do te pelqej ai vend" ia kthen ajo nderkohe qe e mbante koken drejt plot krenari.

Ai veshtroi fytyren e saj dhe po vriste mendjen se cfare po bente duke ecur me nje te panjohur dhe per me teper kapur perdore.
Ajo veshtroi fytyren e tij qe po e shikonte me habi dhe me pas i buzeqeshi, pavarsisht se e vdekur shpirterisht, ajo arrinte te buzeqeshte, dinte te shtirej fare mire.

"Cfare ke? Pse me shikon ashtu?" e pyet ajo

"Po ja, po ecim bashke kapur perdore dhe nuk kemi as 20 minuta qe njihemi. Isha betuar te mos afrohesha me asnje femer per disa kohe, pastaj vjen ti me kap perdore dhe me thua se do ikim ne nje vend qe do me pelqej" pergjigjet ai.

Ajo mbasi qeshi per pak u kthye serish nga ai, i leshoi doren dhe po ecte mbrapsht duke qendruar perballe ti "Por une nuk jam si te tjerat, jam e vecante" thote ajo me pas i nguli syte tek syte e tij dhe dukej sikur donte ta perpinte te terin.

"E cfare te ben ty te vecante?" e pyet ai duke mos ia shqitur syte.

"Do e zbulosh me kohen" ia kthen ajo me pas fillon te eci serish krah tij.

"Dhe cfare te ben te mendosh se do kalojme kohe bashke qe une ta zbuloj vecantine tende?" e pyet ai ne menyre serioze

"Shikimi yt, menyra si me shikon me ben te mendoj se bashke do kalojme shume kohe, pastaj une jam adhuruesja jote me e madhe dhe meritoj pak nga koha jote" ia kthen ajo duke qeshur nderkohe qe bente ledhe ne krahun e tij.

Ai u cudit per menyren sesi ajo i fliste, si sillej me te, si ia shtrengonte doren, sikur kishte shume vite qe e njihte.

"Je vertete shume e cuditeshme, me duket sikur te njoh" i thote ai nderkohe qe ecte

"Ndoshta ne nje dimension paralel jemi te dashuruar" thote me pas qeshi, ndersa ai e shikonte ne menyre te cuditeshme.

Menyra sesi ajo e shikonte dukej qarte se donte me teper se nje xhiro me te, mendonte se kishte te bente me nje djale nga ato te cilet mund t'i fusesh fare lehte ne shtrat, ai nuk ishte i tille, por situata ne te cilen ndodhej e bente te dobet. Ai kishte nevoje per ngushellim, te perqafohej nga dikush, te shtrengohej fort dhe te ndihej i dashur nga dikush, sepse vetmia po e hante perbrenda.

Per shume kohe kishte qene vetem dhe nuk ishte ndier aq keq sa keto dite, ishte mesuar me idene se ishte vetem dhe e donte veten e tij, deri ne diten kur njohu Karolinen, e cila u fut aq fuqishem ne jeten e tij sa kur doli, u shkul nga zemra e tij me gjithe rrenje duke marr esencen e zemres, shpirtin.

Helena mendonte se e njihte mire Dilan, por gabohej. Ai mund te ishte teper naiv dhe mund te genjehej fare lehte sepse nuk e njihte jeten ne menyren qe ajo e njihte, por ajo qe Helen nuk dinte per te ishte se ai ishte i dashuruar dhe nje mashkull i dashuruar mund te flej me gjithe femrat e botes por nuk e harron kurre dashurine e tij. Dlan ishte nje nga keta meshkuj, qe nuk harronte dashurine per nje trup te bukur dhe per dy kembe te hapura. Ai pavetedije ishte i tille, keshtu ishte gatuar, naiv dhe jo i djallezuar.

"Arritem" thote ajo dhe ndaloi para nje ndertese te vjeter. Ishin larguar shume nga jetimorja e Dilan, kishin arritur ne anen tjeter te qytetit ku Dilan nuk kishte qene kurre.

"Cfare eshte kjo?'' e pyet ai nderkohe qe sodiste me sy gjithe ndertesen.

"Eshte bibloteka e qytetit, eja" thote ajo duke e terhequr nga krahu dhe futen brenda.

Dilan u mahnit nga ajo qe pa. Rafte me libra, te larte deri ne tavan, me tej libra te vjeter dhe shume te rralle.
Ai nuk dinte ke te shtinte me pare ne dore, nese merrte njerin i dukej sikur merziteshin te tjeret.

Helena e shikonte e buzeqeshur dhe e lumtur qe ne nje fare menyre e kishte bere te buzeqeshte sadopak dhe se kishte gjetur nje menyre, per ta bere qe te qendronte lidhur pas saj.

"Zgjidh ke te duash dhe sa te duash" thote Helena duke i vene doren ne sup. Ai e veshtroi i lumtur dhe filloi te shikonte librat me rradhe, per nje moment e harroi sesa i trishtuar ndihej dhe humbi neper libra duke i shfletuar.

"Eshte bibloteka e babit, ka 50 vjet qe eshte prone e familjes tone, keshtuqe mos e vrit mendjen" shtoi ajo nderkohe qe vazhdonin me tutje ne thellesi te biblotekes, atje ku ajo kishte per qellim qe ta conte.

"Kushedi sa libra ke lexuar ti" thote Dilan duke u drejtuar nga Helena e cila po e shikonte ne nje menyre serioze.

Ai veshtroi syte e saj te zinj dhe per nje moment u hutua nga ai veshtrim. Ajo buzeqeshi me cepin e buzes dhe vuri doren mbi faqen e tij, me pas i'u ngjit ne trup dhe ngadale mbylli syte duke e lene veten te lire per te puthur buzet e tij.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.