Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kur dashurohen shkrimtarët.

18

Dilan donte te fliste por goja i'u mbyll nga buzet e Helenes, e cila humbi e tera ne ate puthje, aq sa mori fryme thelle me hunde me pas ne pushimin e pare te puthjes klithi lehte duke perplasur frymen e saj mbi buzet e Dilan.

Ai, per nje moment harroi gjithcka duke u dorzuar ne shijen e asaj puthje, harroi se u lendua nje here dhe se nuk duhet te bente hapa te gabuar ndryshe do rrezohej serish dhe do vritej akoma me keq. Ishte e pamundur t'i rezistoje puthjeve te saj, ishte njesoj sikur nje femije te gjendej ne nje dhome plot me cokollata dhe te mos hante asnje prej tyre.

Pas nje pauze te vogel ajo ngjeshi trupin mbi trupin e tij dhe filloi ta puthte serish, ndersa ai leshoi librat te binin ne dysheme dhe e mori ne krah duke e bere qe situata te nxehej akoma me teper.
Nuk kishin as dy ore qe ishin njohur dhe po benin gjerat qe shume njerez duhet te presin kohe per t'i bere.
Deshirat e tij te asaj moshe ishin me te forta se vendimi qe kishte marre per te mos bere gjera te cilat do e lendonin me vone.
Ai epsh ishte me i egri dhe me i fuqishmi qe kishte ndjere ndonjehere, as me Karolinen nuk e kishte ndiere kete pasion dhe shkaktare per keto ndienja te Dilan ishte pasioni qe Helena percillte me puthjet e saj.
Ajo dinte te puthte aq mire sa e bente Dilan ta humbiste mendjen dhe te zhytej akoma me thelle ne ate grope pasioni qe ajo po hapte brenda tij.

Por per nje moment, nderkohe qe puthte buzet e saj dhe ndiente duart e buta t'i preknin trupin ai mendon, mendon se po gabonte dhe duhet te ndalonte, mendon se Helena do lendohej nga ky hap i nxituar qe po benin.
Ai e kishte ves qe para se te mendonte per veten e tij, me pare mendonte per te tjeret se mos i lendonte, se mos ai behej shkaktar qe ne syte e njerezve te kishte lot dhe keshtu harronte veten e tij, pastaj perfundonte vete me lot ne sy.

"Mjaft tani" thote ai me gjysem zeri duke larguar buzet nga buzet e saj dhe e mban nga faqet qe t'i qendronte larg.

"Pse ? Nuk po te pelqen?" e pyet ajo duke fryre buzet dhe e sheh ne sy me syte e saj te zinj qe ishin ndezur zjarr perbrenda.

"Nuk dua te lendoj" pergjigjet ai duke e shikuar me dhembsuri, ndersa ajo hapi syte dhe me pas qeshi.

Dilan e shikonte i cuditur se pse ajo po qeshte, ai nuk tha asgje per te qeshur, madje e ksihte teper seriozisht ate qe tha.

"E shikon kete?" e pyet ajo duke drejtuar syte nga rafti i librave "Ja keshtu jam edhe une, nuk ndiej asgje pervec pasionit" shtoi duke goditur raftin me grusht disa here.

Ai u cudit sesi nje njeri nuk mund te ndiente dhimbje, si kishte mundesi qe nje femer te mos ndiente asgje kur femrat jane ato qeniet me te ndjeshme, me te brishtat, me te vuajturat.

Ai e veshtronte me syte e tij te trishte ne syte e saj te ndezur ku brenda tyre nuk dukej asnje fije trishtim, asnje dridhje sysh nga emocioni, vetem zjarr, zjarr dhe deshire per t'u prekur e tera, per t'u dashur ne menyren me te gjate te mundeshme.

"Nuk ke dashuruar ndonjehere?" e pyet ai duke e veshtruar ne sy ne menyre qe te kuptonte nese ajo po genjente.

Helena qeshi per pak, me pas ngadale buzeqeshi dhe vuri doren e saj tek floket e tij dhe e perkedheli deri tek veshi "Kam dashurar vetem nje here dhe e bera fort, u dorzova e gjitha si nje budallaqe qe jam, bera gjithcka per dike qe nuk beri asgje per mua, fala shume dhe nuk mora asgje tjeter pervec perbuzjes, mosmirnjohjes dhe dhimbjes. Pastaj u betova se kurre me nuk do dashuroja, kurre me nuk do isha nje marionete ne duart e nje mashkulli, u betova se do beja gjithcka per veten dhe e kam gjetur lumturine tek pasioni, pasioni nuk vret, nuk lendon, dashuria po" tha ajo, por duke thene keto fjale ndermend i vijne kujtime nga e shkuara dhe zjarri ne syte e saj u shua nga trishtimi.

"U trishtove" thote Dilan duke marr me gisht nje lot qe pa leje doli nga syte e saj.

Ajo veshtroi gishtin e tij i cili ishte i lagur me lotin e saj me pas u pertyp.

"Eshte thjeshte nje lot, nuk do te thote asgje" ia kthen ajo duke buzeqeshur ne menyre qe te dilte nga situata.

"Nje lot do te thote shume, nuk dua te behem arsyeja qe syte e t'u te qajne nje dite. Une e di qe thelle brenda vetes ti ke nevoje per dashuri, por e kerkon ate ne trupm dhe jo ne shpirt dhe kjo gje te ben te ndihesh bosh" thote ai duke e bere ate te mendonte ndryshe nga disa ore me pare.

Ajo gjithmone kishte ecur me idene se dashuria ishte nje gabim, por pavetedije ajo e kerkonte ate me ane te pasionit.

"Ti flet shume bukur, thua fjale qe me bejn te mendoj gjera qe asnjehere nuk mendoja se do i mendoja. Dukesh kaq i mire, i embel dhe me shton deshiren per te puthur, per te ndier trupin tend ngjitur me trupin tim" thote ajo duke e kapur nga koka dhe fillon ta puthi serish.

Ai mbajti syte hapur dhe shikonte fytyren e saj nderkohe qe ajo e puthte. Vetullat i kishte rrudhosur lehte sikur po e ndiente deri ne palce ate puthje, ndersa syte i kishte te mbyllura ne nje menyre sikur ndihej ne paqe. Vuri doren e tij mbi faqen e saj te bute dhe e perkedheli deri mbrapa qafes.
Ajo kishte ngjallur tek ai pasionin me te madh qe ai kishte ndier ndonjehere dhe,sa me shume mundohej ta kontrollonte veten me teper zhytej, ndihej njesoj sikur kishte rene ne nje grope rere thithese dhe, sa me shume levizte aq me shume ajo e merrte brenda vetes.

Ajo e puthte, ndersa ai luftonte brenda vetes me deshirat e tij te cilat beheshin cdo here e me te medha ne cdo puthje qe ajo i jepte.
Ne bibloteke nuk dukej kembe njeriu pervec gruas qe ishte pergjegjese per t'u kujdesur per bibloteken. Ajo ishte mesuar me tekat e vajzes se pronarit dhe e dinte se c'ndodhte ne thellesine e biblotekes keshtuqe nuk guxonte te afrohej.
Lufta perfundon, ashtu si gjithmone ajo fiton. Dilan u dorzua tek puthjet qe ajo i jepte, duke e len pasionin t'i futej ne trup nepermjet buzeve te saj. Ajo u be pushtuesja e deshirave te tij djaloshare, u be mbretereshe e kenaqsise dhe mbreteronte si e cmendur.
Ai nuk ishte aq i forte perballe nje profesioniste si ajo, e cila dinte pikat e dobta te meshkujve dhe dinte ku te sulmonte, ku te prekte, ku te puthte duke e bere prene te dorzohej ne krahet e saj dhe ta shijonte ngadale.
Dilan ishte i pashpresë perballe nje kundershtareje si Helena, ishte aq i pashprese sa c'eshte nje dele ne kthetrat e nje ujku. Ajo do e shqyente, do e perpinte te terin me kthetrat e saj, te cilat ishin pasioni dhe cmenduria e nje kenaqsie te pangopur, por ky ishte gabimi i saj, mendonte se mund te mbushte boshllikun qe ndiente dhe se do arrinte te thante me zjarr trishtimin qe mbante te lagur syte e Dilan, por pavetedije do e bente veten te ndihej akoma me bosh dhe se do e bente Dilan njesoj si vetja e saj.

Gjendeshin te dy mbeshtetur ne qoshen e dollapit. Ajo ishte ulur mbi prehrin e tij, ndersa ai puthte trupin e saj gjysem te zhveshur. Nuk kishte puthje te ngadalta dhe perkedhelje jo, kishte puthje te rrembyera si nje lum qe eshte gati per te dal nga shtrati, kishte gervishtje mbi trup. Buze qe kafshoheshin, lekure e djersitur qe rreshqiste mbi nje lekure tjeter. Ishin si dy gjarprinj te ngaterruar me njeri tjetrin, ngjesheshin aq fort ne trupin e njeri tjetrit sa dukej sikur donin te beheshin nje trup i vetem.

Fryma saj e nxehte perplasej mbi lekuren e qafes tij, e cila nderkohe perkedhelej nga gjuha saj e lagesht. Nje perleshje e embel ndienjash, dy forca qe perplaseshin fuqishem me njera tjetren duke sfiduar se kush do dorzohej me pare.

Ajo nuk kishte ndier kurre nje pasion te tille t'i pushtonte qenien, nuk kishte ndier kurre dy duar qe e preknin ne ate menyre, nuk kishte ndier buze te tilla qe e ndiznin cdo here e me teper ne cdo prekje. Deshironte te klithte, te ulerste si nje ulkonje nen henen e plote, tregonte sesa kenaqesi qe po ndiente.
Dalngadale filluan te qetesoheshin dhe frymarrjet u bene cdo here e me te ngadalta.
Ajo kishte mbeshtetur koken ne prehrin e tij dhe buzeqeshte, ndersa ai luante me floket e saj te zinj.

Nderkohe qe qendronte i heshtur me ate prane, mendja i fluturonte diku tjeter. Ai vriste mendjen sesi po i ikte vetja e vet nga duart, sesi kishte mundesi qe nje njeri tjeter kishte ne dore kontrollin e vetes tij, me pare Karolina dhe tani Helena, e cila e beri te dilte komplet nga vetja dhe nga rruga qe kishte ndjekur gjate kesaj kohe.
Ajo qe ai nuk kuptonte ishte fakti se po rritej, se deshirat e tij po beheshin cdo here e me te medha dhe teper te forta per t'u mbajtur ne kontroll. Kjo gje i dukej e frikshme, i dukej sikur po shendrrohej ne nje tjeter njeri, sikur po ndiqte turmen kur vetem para pak ditesh ai ishte kundra turmes. Shakatare per kete rritjen e tij te parakoheshme ishte Karolina, e cila kishte ndrydhur zemren e tij duke ia shkelur ndienjat, duke e bere te vuaj edhe me teper nga c'kishte vuajtur dhe si pasoje ai ishte rritur para kohe. Ishte teper normale qe nje djele ne ate moshe te kishte deshira, por atij i dukej e cuditeshme sepse gjithmone e kishte shikuar veten ndryshe nga te tjeret, por ne fakt ishte njesoj si te gjithe ata njerez qe kishin deshira, si femra dhe meshkuj brenda vetes tyre kane deshira dhe ai ishte nje njeri.

"Nuk jam ndier ndonjehere kaq e kenaqur" thote ajo duke buzeqeshur dhe kthehet me fytyre perballe tij.

"Mos doje te thoje e lumtur?" e pyet ai

"Jane e njejta gje, te dyja zgjasin pak" pergjigjet ajo ndersa ai e miraton ate qe ajo tha duke levizur koken ne shenje pohimi.

"Mos u dashuro me mua, e di qe nuk e kontrollon dot, por perpiqu, nuk dua te lendoj" i thote ai duke e veshtruar ne menyre te trishte.

Ajo veshtroi syte e tij dhe pa e shkeputur shikimin flet "Une nuk dashurohem kurre, te thashe qe jam si nje dru, si nje hekur, nuk ndiej" i thote ajo duke perkedhelur faqen e tij me gishtat e saj.

I dukej e pamundur te dashurohej, duke harruar qe dashuria nuk e njeh te pamunduren.

Helena ishte nje vajze ndryshe nga te tjerat. Ajo e kishte perqafuar faktin se nuk ndiente, nuk kishte as minimumin e ndienjave per dike pervec pasionit, i cili e karakterizonte ate si person. Madje ajo mendonte se njeriu dashuron vetem nje here dhe ajo e kishte bere, tashme nuk kishte me asnje mundesi qe te dashurohej serish, sepse ndienjat e saj ishin vrare, ishin shkelur nga dikush i cili kishte qene njesoj si c'eshte Helena tani, nje njeri i ftohte shpirterisht.
Ajo e shikonte veten imune ndaj dashurise, si nje njeri qe nuk semurej me nga ajo lloj semundje, por ajo qe nuk dinte Helen ishte se perballe kishte nje njeri qe sapo ishte lenduar nga nje dashuri e shkelur. Njesoj si ajo kohe me pare, Dilan po kalonte fazen e pjeksjes emocionalisht por edhe fizikisht. Helen ishte lenduar dhe kishte zgjedhur kete rruge, te kenaqej me pasion, me epsh dhe kenaqsi seksuale. Ishte rradha e Dilan qe te zgjidhte se cilen rruge do ndiqte, ate te epshit duke u bere njesoj si Helena nje donzhuan i pashoq, rrugen e dashurise duke u bere dikush qe do dashuronte duke marre parasysh edhe lendimin qe do i shkaktonte, apo rrugen e nje njeriu te ftohte dhe te eger qe i trajton njerezit si sende dhe as qe do t;ia dije nese vuajn per shkakun e tij. Por njeren nga keto rruge, ai nuk do e ndiqte me vetedije, por me kalimin e viteve do kuptonte se ne cfare njeriu ishte bere dhe, se cfare rruge kishte zgjedhur.
Keshtu ai do ktijonte personalitetin e tij dhe bdo ishte dikush qe ndihej mire me veten e tij, ose shume keq.
Helena ishte nje vajze nga ato te cilat gjithmone vendosin veten e tyre ne rradhe te pare, nje egoiste e pashoq, nje shfrytezuese e cila te shtrydhte deri ne piken e fundit te interesit, por qe nuk te lendonte. Ajo dinte te largonte nga jeta e saj me finese, me stil, pa te bere te ndihesh keq, ose te ndihesh keq por duke ja vene fajin vetes. Ne dukje te pare te jepte pershtypjen e nje vajze te thjeshte dhe shume te embel, por jo kur tek nje njeri shikonte pasion, sepse syte e saj ndizeshin nga kenaqsia dhe brenda saj zgjohej ajo ulkonja e uritur per kenaqesi.

Dilan, i cili kishte marr ne duar nje nga librat qe rane mbi dysheme, heq syte nga libri dhe i ngul tek syte e saj te zinj, te cilet tani dukeshin te qete si nje liqen naten mbi te cilin pasqyrohet hena.

"Cfare ndien?" e pyet ai me zerin qe i ishte bere i trishte.

"Asgje" pergjigjet ajo duke larguar veshtrimin nga syte e tij.

"Nuk eshte nje gje e keqe kjo? Te mos ndjesh eshte njesoj si te mos jetosh dot"

"Me thuaj si u ndjeve kur ishim bashke me sy mbyllur ngjitur me njeri-tjetrin?" e pyet ajo dhe e hodhi serish veshtrimin nga ai.

"Sikur nuk ishim ketu, por ne nje tjeter bote" pergjigjet ai

"Pra ishte bukur?"

"Ishte bukur, por cmimi eshte teper i larte" ia kthen ai i trishtuar

"C'do te thuash me kete?!" e pyet ajo duke u kthyer edhe me trup nga ai

"Po ja, tani ndihem teper i trishte, bosh dhe pa jete, me duket sikur ajo bote ku ishim me mori nje pjes te shpirtit, sikur me kafshoi shpirtin." pergjigjet ai ndersa ajo qeshi.

"Eshte fillimi. Dhe une ne fillim keshtu ndihesha, por pastaj u mesova. Do pershtatesh edhe ti ashtu si une dikur" thote Helena dhe u ngrit ne kembe "Duhet te ikim tani" shtoi ajo nderkohe qe vishte bluzen.

"Pra cmimi qe duhet te paguaj per kete kenaqsi eshte qe te humbas ndienjat? Te kthehem ne gur?" e pyet Dilan nderkohe qe ngrihej.

"Po, por me pas do ndihesh mire, nuk do kesh me ate friken se mos lendohesh" thote Helena duke u munduar te mberthente recipetat

"Me ndihmo pak" i kerkon qe ai t'i mberthej ato dhe i kthen kurrizin.

"Por une nuk dua te behem i tille, nuk dua te behem nje njeri qe lendon" thote ai nderkohe qe mberthente kapsen.

" Do mesohesh, askush nuk ka meshire ne kete bote, nese do te jesh i dobet do te hajne te gjalle" shton ajo dhe u drejtua per nga dalja, ndersa ai e shikonte teksa ajo ecte ne nje menyre sikur shkelte mbi petale trendafilash.

Nese nuk donte te behej si ajo, ai nuk duhet as ta shikonte, sepse cdo gje qe ajo bente te ngjallte pasion dhe per me teper tani qe Dilan e provoi shijen e saj, do e kishte teper te veshtire te hiqte dore nga ajo.

Dilan hodhi ne supe xhiboksin e lagur dhe filloi te ndiqte Helenen duke e shikuar nga mbrapa. Pjeset e trupit te saj leviznin ne harmoni me njera tjetren, trup perfekt me forma perfekte.

Helena ishte nje imazh i pasionit, me buzet e saj te kuqe, floket e dallgezuara, trupi i mbushur dhe i ngjeshur, sikur e kishin pikturuar dhe mbi pikture kishin vendosur emrin Pasioni.

Ajo qe i beri me teper pershtypje Dilan ishte fakti se, kur u futen ne bibloteke ishin bashke, ndersa tani ajo ishte shume perpara tij.
Helena po sillej njesoj si nje femije i vogel, qe kur mami i ble dhuraten ne dyqan ai iken perpara me dhuraten ne duar duke e len te emen mbrapa. Njesoj edhe Helena, e cila mori nga Dilan ate qe i kishte vendosur qellim vetes dhe tani po largohej, por nuk e kishte kuptuar se, nga ai nuk mund te largoheshe dot me nese e kishe ndjer qofte edhe per nje here te veteme.

Dalin te dy ne rruge dhe fillojne te ecin paralel me njeri tjetrin, por te heshtur. Dilan e shikonte ne fytyre ndersa ajo nuk e kthente koken as majtas dhe as djathtas per asnje arsye. E tille ishte ajo, ecte gjithmone me koken lart, krenare dhe mosperfillese. Madje nuk u kushtonte rendesi as komplimentave nga djemt , por edhe nga meshkujt e martuar te cilet vetem kur e shikonin terboheshin nga ajo energji qe Helena percillte.
Ajo nuk lejonte asnje mashkull t'i afrohej, qofte i bukur, i pasur apo edhe princ te ishte. I kishte plotesuar tekat e saj dhe nuk kishte nevoje per nje mashkull te pasur apo te bukur, e zgjidhte vete personin me te cilin donte te kenaqej dhe nuk e shikonte as nga fiziku dhe as nga pasuria, por nga syte dhe tek Dilan ajo kishte vene re nje njeri ndryshe nga te tjeret, te cilin donte ta shijonte me cdo kusht gje qe e arriti sic ndodhte gjithmone.

Nderkohe qe ecnin te heshtur, Dilan veshtronte fytyren e saj me imtesi, sikur numeronte edhe poret e saj te lekures. Kerkonte tek ajo nje gervishtje, nje difekt apo qofte edhe nje gje te vogel, por ishte e pamundur, ajo ishte perfekte ne fytyre. Ishte njesoj si te shikoje nje burim me uje te ftohte ne mes te vapes, te jepte deshiren ta pije e te mos ngopeshe dot.

"Ke fytyre shume te embel"" i thote i thote ai, ndersa ajo ndalon dhe e shikon e cuditur me nje shikim qe dukej sikur i thoshte "Po tallesh ti?".

" Eshte hera e pare qe ma thone dicka te tille. Gjithmone me kane thene se jam teper e zjarrte, e eger ne shtrat, e deshirueshme dhe shume seksi, por asnje nuk me ka thene se jam e embel dhe aq me teper te me shikoje ne kete menyre qe po me shikon ti tani" ia kthen ajo duke shtremberuar buzet.

"Ndoshta kane pare tek ty vetem detajet e parendesishme siperfaqsore, njerezit pertojne te gerrmojne me thelle se paraqitja, kenaqen me pak" thote Dilan nderkohe qe ecte prane saj.

"Po ti, cfare shikon?" e pyet Helena e cila ndaloi dhe po priste pergjigjen e tij.

"Shikoj nje lepurush te maskuar me pellushin e nje ujku. Ti nuk je ajo qe dukesh, nuk je ajo e forta dhe e pandjeshmja, ti je nje frikacake teper e madhe" flet Dilan duke qendruar perballe saj nderkohe qe njerezit leviznin ne trotuar.

"Une frikacake? E ke shume gabim" ia kthen Helena dhe vazhdoi te ecte.

"Di vetem te ikesh, ke frike te qendrosh, ke frike se mos ndjen. Dhe tani po ben te njejten gje, po iken sepse ke frike nga e verteta" thote ai dhge nuk levizi nga vendi, ndersa Helena kishte bere disa hapa.

Ajo ndalon dhe kthehet nga ai, me pas hedh nje hap drejt tij por pas atij hapi ndalon. Ndalon dhe shikon kemben e saj qe po bente nje hap mbrapa dhe ndjeu frike, ndjeu vertete frike sepse ajo kurre nuk kishte bere nje hap mbrapa kur ka qene duke u larguar.

"Nga cila e vertete kam frike?" e pyet ajo tashme e nervozuar qe ai e kishte bere te kthehej mbrapa dhe se po e quante frikacake.

"Nga e verteta qe je vetem nje lepur i bute dhe i dashur, qe ke nevoje te duhesh, por ke frike te duash se mos lendohesh. Fshihesh pas asaj maskes prej moskokcarese duke harruar ate qe je ne te vertete" pergjigjet Dilan nderkohe ishte afruar tek ajo e cila ishte gati te plaste ne lot, pak nga nervat por me shume nga trishtimi ne te cilen ai e futi duke i permendur gjera qe ishin te verteta.

"Ke nevoje per nje perqafim tani apo jo?" shtoi Dilan dhe tentoi ta perqafoj, por ajo e ndaloi per nje moment duke e veshtruar e friksuar sepse kishte kohe qe nuk perqafohej ne ate menyre, ishte perqafuar vetem kur ishte e zhveshur! Me pas e leshoi duke lejuar qe ta perqafonte dhe sa ndjeu krahet e tij ta shtrengonin, i'u duk sikur i ra shpirti ne vend, sikur u mbush me jete.

"Kam frike nga ty prandaj largohem keshtu, kam frike se mos dashurohem" thote Helen duke u shkeputur nga perqafimi dhe e puth si per te hequr ate shijen qe perqfimi la, por ne ate moment, nga ana tjeter e rruges gjendej Karolina e cila pa te gjithe ngjarjen dhe u nis te kalonte rrugen per te shkuar drejt tyre.
 
19




Dilan mbylli syte dhe i'u dorzua puthjes se Helenes, e cila ndieu shpirtin t'i levizte nga vendi, ndieu shpirtin t'i ringjallej.

Ai shpirt qe per shume kohe ishte burgosur ne fundin e erresires se qenies se saj. Nuk e kishte ndier kurre me apre nje gje te tille, nje perkedhelje te lehte ne bark dhe nje zjarr ne mes te gjoksit. Ajo nuk kishte ndier kurre deshire per ta puthur serish nje mashkull mbasi kishte kryer mardhenie me te, ndersa kur puthi buzet e tij ndjeu se duhet te kryente serish mardhenie me te, t'i dorzohej e gjtha ne krah, kishte nevoje per puthjet dhe prekjet e tij.

Nderkohe qe te dy ishin zhytur thelle ne boten e ndienjave Karolina po afrohej dhe ishte teper e acaruar per nga ajo qe po i shikonin syte, kurre nuk e mendonte se do zevendesohej aq shpejt nga Dilan.
Shkeputen buzet ngadale sikur nuk kishin ne mes tyre nje petale trendafili dhe se kishin frike se mos ajo grisej. Helena po buzeqeshte, por akoma nuk i kishte hapur syte, aq shume thelle ishte ajo puthje sa i duhej kohe per te dal ne siperfaqen e realitetit.

"Maskara" degjohet zeri i Karolines e cila ishte mbrapa Dilan. Ne ate moment Helena hapi syte dhe pa Karolinen e cila sapo kapi Dilan nga supi per ta kthyer perballe saj,

"Nuk humbe kohe per te gjetur nje tjeter" shtoi ajo e revoltuar.

Dilan hoqi doren e saj nga supi dhe me pas ia leshoi "Tjeter? E ke gabim e dashur, tjetra ne kete mes je ti" nderhyn Helena duke i dal perpara Karolines e cila gati sa nuk mori flake nga nervat "Dilan me tregoi gjithcka qe ndodhi mes jush dhe une e fala ngaqe e dua shume" shtoi Helena duke u perkedhelur ngjitur Dilan, i cili po shikonte i habitur Helenen.

"E vertete eshte kjo Dilan? Ti ishe i lidhur kur bere dashuri me mua?" e pyet Karolina duke e veshtruar ne sy.

Dilan u be gati te fliste por Helena nderhyn serish "Sigurisht qe ishte i lidhur, madje kemi qeshur kur me tregoi, me tregoi sesa per te ardhur keq ishe" thote Helena ndersa Dilan tentoi te nderhynte per te pergenjeshtruar gjithcka, por dora e Helen mbi barkun e tij duke e shtyre paksa e beri te kuptoi se duhet ta mbyllte gojen dhe te linte ate te fliste.


"Pusho ti ndyrsire" i thote Karolina Helenes "Pergjigju Dilan, eshte e vertete kjo qe po thote kjo" shtoi Karolina duke drejtuar doren nga Helena sikur ajo te ishte nje dosido.

"Po, eshte e vertete" pergjigjet Dilan, me pas Helena drejtohet me trup per nga ai duke e perqafuar por shikimin e mbante nga Karolina e cila gati sa nuk po shperthente nga inati "Helena eshte ajo qe dua vertete" shtoi Dilan duke rrethuar belin e saj me duart e tij.

"Por une mendova se me doje" Nderhyn Karolina duke e nderprere qe ai te mos fliste me sepse po e bente te ndihej keq ne cdo fjale qe ai thonte "Jam penduar shume per ate qe bera Dilan" shtoi ajo e trishtuar.

Dilan u prek dhe per nje moment deshiroi ta leshonte Helenen dhe te shkonte drejt Karolines per ta perqafuar, per t'ia hequr ate trishtim qe e kishte mberthyer, per t'ia bere te ditur se e donte akoma. Ai e donte, e donte me gjith shpirt dhe e kishte ne mendje gjate gjithe kohes, por nuk kishte me besim tek ajo dhe kur besimi thyet eshte e pamundur ta ngjisesh serish, besimi per te ishte si nje leter e cila po te digjej nuk kishte asnje menyre per ta kthyer sic kishte qene me pare.

"Je penduar vone, mund ta mbash per vete pendimin tani" ia kthen Dilan ne nje menyre te ftohte dhe moskokcarese, por brenda vetes po vdiste kur i fliste ashtu, vdiste kur shiikonte sesi dridheshin syte dhe buza e saj. Donte t'i thonte se e do, se e ka falur dhe se ka harruar gjithcka, por krenaria qe ai kishte e pengonte, ai ishte teper krenar, ishte nje kokshkemb.

"Largohu tani, na u zhduk nga syte" flet Helena duke i treguar rrugen me dore nderkohe qe qeshte.

"Zuske, ai nuk te do, nese do te donte nuk do te tradhetonte me mua" thote Karolina dhe filloi te largohej.


-Kenge e bukur kjo. E degjoke shpesh mesa duket. Vazhdoi ai të afrohej dhe vuri njërën dorë në belin e sajë. Ndërsa trupi i sajë e ndjeu atë prekje deri në kocka. E pa k...
"Perderisa eshte akoma me mua me do" bertet Helena, ndersa Karolina ngre doren lart duke e pershendetur.

Dilan nuk i shqiste syte nga Karolina, e shikonte duke ikur dhe mendonte nese beri gabim qe i foli ne ate menyre.

"Kjo ishte arsyeja e syve te tu te trishte apo jo?" e pyet Helena duke shtrembruar buzet.

"Ajo eshte" ia kthen Dilan pa e shkeputur veshtrimin nga ajo.

"Lere te shkoj, shikom mua" i thote ajo duke e kapur nga mjekra dhe mundohet te perqendroj shikimin e tij tek syte e saj "Leshoje, lere te iki edhe nga zemra jote" shtoi ajo duke vendosur doren ne anen e majt te gjoksit tij dhe ndjeu zemren sesi i rrihte.

Dilan uli syte tek dora e saj qe gjendej ne kraharorin e tij dhe pastaj i habitur ngre syte serish lart duke veshtruar syte e saj.
Ajo per nje moment u hutua, nuk kishte ndjer kurre me pare ne doren e saj rrahjet e zemres te nje mashkulli, u mahnit nga ajo melodi e njejte por aq e bukur, ndjente goditjet e zemres te cilat tingellonin nderi ne fund te qenies saj, duke zgjuar tek ajo ndjenja te fjetura per shume kohe.

Nxitimthi hoqi doren nga kraherori i tij dhe beri nje hap mbrapa nga ai. Nuk po e kuptonte pse po bente keto gjera qe nuk i kishte bere kurre me pare tek nje mashkull, e kishte peqafuar, ishte kthyer mbrapsht per te, e kishte puthur, kishte bere rolin e xhelozes per te dhe tani po degjonte e hutuar rrahjet e zemres tij.
Trupin ia pershkoi nje dritherime e lehte te cilen e ndjeu deri ne kocke, me pas veshtroi syte e tij.

"Cfare ke?" e pyet Dilan i cuditur dhe u afrua tek ajo, por hasi ne refuzimin e saj.

"S'kam asgje, eja te ikim" ia kthen Helena duke ecur ndersa ai filloi ta ndiqte.

Ecnin te dy prane njeri tjetrit, por ajo ishte gjithmone pak me perpara tij, dilte vete para tij, e kishte zakon te mos qendronte asnje here mbrapa.

"Je pak mistrec ti, jo pak por me duket se je shume" i thote Helena duke qeshur lehte dhe duke tundur koken

"Pse mendon keshtu?" e pyet Dilan duke i dal perballe

"Ajo vajza, ishte teper e bukur, per te mos thene e mrekullueshme, cfare pe tek ajo me pare me thuaj".

"Nuk pash asgje, ishin momentet qe me ben ta doja ate, nuk ishte bukuria e saj" pergjigjet Dilan dhe filloi te ecte serish prane saj.

"Ishte teper e bukur kucka, vertete" thote Helena sikur te kishte rene ne dashuri me pamjen e saj, ose thjesht zilia e zakonshme e femrave ndaj femrave tjera.

"Mos e quaj ashtu" ia pret Dilan

"Pse, te vjen keq per te?

"Nuk dua ta shaj, per aq kohe sa isha me te u ndjeva i lumtur"

"Eshte vetem nje kujtim i bukur, asgje me teper. Ndoshta bera gabim qe i fola ashtu, ndoshta te prisha pune se fundja kush jam une per te nderhyre ne jeten tende, por nuk dua te vuash akoma me teper prandaj i fola ashtu" thote Helena dhe ndaloi se ecuri

"Jo, mendoj se ke te drejte, bere ate qe une nuk kisha force ta beja"

"Shiko, ne femrat jemi si dhelprat, kemi armet e duhura per te mashtruar dhe ajo po perdorte fjalet, te cilat jane arma jone me e forte. Nese nuk do isha une sot ne ate moment, ti do ishe ne krahet e saj tani por me vone do vuaje akoma me teper. Mendon se Eva u genjye nga gjarpri? E ke gabim, kush iken zvarre tani ne femrat apo gjarpri" thote ajo duke qeshur dhe pavetedije futi doren ne krahun e tij duke ecur, por me pas e kuptoi dhe e hoqi me shpejtesi.


Ndoshta ke te drejte" ia kthen Dilan duke buzeqeshur lehte me cepin e buzes.

"Gjithmone kam te drejte" thote ajo duke futur mes gishtave faqen e tij

"Tani duhet te iki, mirupafshim Dilan nese nje dite do shihemi serish" i thote ajo duke e puthur ne faqe, ndersa Dilan e perqafoi duke e shtrenguar fort "Jam i sigurt qe do shihemi serish" ia kthen Dilan me pas e leshoi.

Ajo u kthye nga njera ane e kryqzimit ndersa ai ne anen tjeter perballe. Helena mbasi u largua pak, ndaloi dhe ktheu koken mbrapa duke buzeqeshur me pas u ngaterruan te dy mes turmave te njerzezve.

Qe nga ajo dite kishte kaluar plot nje jave.

Dilan gjendej shtrire ne krevatin e tij nderkohe dielli nxorri nje pjese te tij mbi mal duke futurr rrezet e para ne dhomen e Dilan, te cilat rane mbi syte e tij duke e zgjuar.
Ai ferkoi syte dhe me pas u ngrit direkt. Kishte tre dite qe sa hapte syte ngrihej direkt, ne kete menyre shmangte mendimet e mengjesit dhe trishtimin qe ato mendime sillnin.
Cuditerisht, ate mengjes ndihej i lumtur dhe nuk kishte asnje arsye. Doli nga dhoma e tij dhe ne koridor pa nje nga punonjeset e reja te jetimores, e cila po lante dyshemen. Duke buzeqeshur afrohet tek ajo dhe e puth ne faqe, "Miremengjes" i thote ai dhe fillon te eci, pastaj duke ikur kthen koken dhe i buzeqesh serish. Ajo tundi koken duke buzeqeshur dhe me pas filloi te lante serish.
Dilan, nderkohe qe po dilte nga porta, filloi te shtrydhej per te nxjerr gjumin dhe vetvetiu syte i mbyllen, por ne ate moment perplaset serish me vajzen 15 vjecare, e cila se e pa kush ishte shtremberoi fytyren ne shenje inati. Ishte lodhur nga ky njeri qe u perplaste me te gjate gjithe kohes.

Ishte e treta here qe ai perplasej me te dhe akoma nuk po e kuptonte se fati donte te ndizte dicka mes tyre. Fati bente me to ate qe ben korenti me makinen, e ben te ndizet me masa te vogla.
Ishin rastesi te shpeshta dhe kjo gje nuk ishte normale. Dukej sikur fati i ofronte njeri tjetrin duke i thene "Merre kete, eshte me e mira qe mund te gjesh" por ato nuk e kuptonin kete gje, mjaftoheshin duke u share dhe me pas largoheshin me nervat e shkatrruara.

"Prap ti?" i flet ajo e acaruar duke shtrembruar turinjte, ndersa Dilan qeshi kur pa fytyren e saj te embel.

"Me falni" shton ai pas saj dhe vuri doren ne koke duke u kruar sic bente zakonisht kur bente ndonje gabim

"Te fal nje dreq, ku me gjen mua xhanem perplasu me ndonje tjeter" ia kthen ajo duke shtrembruar turinjte.

Dilan qeshi kur pa fytyren e saj te bente ate pamje dhe me pas e kapi nga faqet e saj si tullumbace

''Kam qef te perplasem me ty" thote ai nderkohe qe ikte duke e terhequr nga faqja aq sa asaj i dhembi.

"*****" e shan ajo dhe filloi te kerkonte ne rruge ndonje gur qe ta godiste, ndersa Dilan filloi te shpejtonte hapat nderkohe qe mbante koken nkthyer nga ajo dhe qeshte.

Humben te dy mes turmes te njerezve.
U futen aq thelle ne mendime te dy, ajo per te ndersa ai per Karolinen.
Ai vazhdonte te mendonte per te, e kishte te pamundur qe kgjate dites te mos mendonte per syte e saj te kalter, i kujtoheshin sa here shikonte qiellin dhe largesine e detit. Shpirti i tij ishte bere skllav i saj. Dukej sikur ajo nuk do largohej kurre prej tij, as nga mendimet dhe as nga ndienjat e tij pavarsisht se ai mundohej t'i mbyste ato dhe hera fundit qe tentoi t'i mbyste ishte kur lejoi Helenen ta "sheronte".

Por ai shpresonte akoma se nje dite do e shkulte nga mendimet, nga shpirti, se do i pastronte ndienjat nga helmi i dashurise qe ajo kishte futur brenda tij. Mendonte se duke harruar Karolinen do sherohej nga dhimbja, do sherohej nga trishtimi, i cili i kishte mbytur shpirtin sidomos kohet e fundit.

Ai harronte se ilaci per t'u sheruar nuk ishte te harronte, sepse te harrosh eshte e pamundur. Ilaci i dhimbjes ishte tjeter gje dhe ai do e kuptonte kete gje me kohen, do kuptonte se ilacin e kishte pasur gjithmone me vete por kurre nuk i kishte vajtur mendja ta perdorte.
Kishte marr guximin te shkonte serish te plaku, duke marr parasysh se atje do haste Karolinen. Pavarsisht ketij fakti ai kishte nevoje te shkonte tek ai, e kishte marre malli per plakun e mencur, te cilit akoma nuk i kishte mundur t'i mesonte emrin, nuk kishin pasur kurre kohen dhe mundesine te flisnin per te.
Perballe rruges dukej godina e zyres tij. Ne cdo hap qe Dilan bente drejt saj rrahjet e zemres beheshin me te shpejta dhe godisnin me fort ne kraharor, kur arriti ne deren kryesore zemra u terbua me keq. Ai e dinte se mbrapa asaj dere ishte ajo, e dinte se me t'u futur brenda do perplasej me syte e kalter te cilet e genjyen dhe kjo gje, e bente te ndihej keq por edhe mire ne te njejten kohe. Kishin kaluar disa dite pa shikuar syte e saj te bukur dhe malli e kishte marre, por nga ana tjeter kishte frike se mos do ndihej keq nga veshtrimi saj, se do e kishte prane por nuk do mund ta perqafonte dot.
Ai shtyu deren por duke mbajtur syte mbyllur. Karolina kthen koken nga dera duke pritur per te shikuar se kush po futej brenda, ajo nuk e mendonte kurre se do ishte Dilan edhe pse ne cdo trokitje dere, ne cdo hapje te saj ajo shpresonte qe ai te shfaqej, por jo kete here sepse ajo kishte filluar te mendonte se ai nuk do kthehej me kurre.

Syte e saj qeshen kur pane syte e tij, buza pas syve e me pas shpirti, por jo syte e tij, ato jo. Ato ishin bere aq te trishte sa askush nuk mund t'i ngjyroste dot me. Askush nuk mund t'ia sillte serish gezimin atyre syve, asnje nuk mund ta bente ate te shkelqente si disa dite me pare, as vete ajo qe ia mori ate shkelqim sysh..

"Ku po shkon" e pyet Karolina nderkohe qe ai u drejtua per tek zyra e plakut. Duke nxituar ajo i del para dhe e ndalon "Eshte me njerez tani, duhet te presesh" shtoi duke i treguar me dore divanin i cili gjendej ne holl.

Dilan nuk foli asnje fjale dhe u drejtua per nga divani ku u ul dhe moti nje nga librat e shumte qe gjendeshin ne tavoline. Filloi te lexonte duke mbajtur librin perballe saj ne menyre qe te pengonte perplasjen me syte e Karolines.

Kaluan disa minuta dhe ajo e humbi durimin. La stilolapsin mbi bllok dhe filloi te ecte drejt tij duke perplasur takat mbi parmak, ne cdo trokitje takash zemra e Dilan terbohej edhe me shume.

Zhurma e takova afrohej cdo here e me shume, me pas ndaluan. Dilan uli pakez librin aq sa mund shikonte. Perballe tij qendronte Karolina, e cila po e shikonte e heshtur. Ai ngriti serish librin duke u perpjekur te mos i kishtonte vemendje, por ne fakt po ngopej me aromen e saj e cila arrinte deri tek ai dhe po priste se cfare do bente ajo.
Ne cdo sekond qe kalonte ankthi behej cdo here e me i madh, i dukej sikur ai moment po zgjaste me vite dhe se me zor po merrte fryme ngaqe kishte frike se mos prishte ate qetesi, e cila tingellonte rende mbi dhome.
Karolina kapi librin duke i'a hedhur ne fundin e hollit, me pas hapi kembet dhe u ul ne prehrin e tij. Ajo ishte lodhur duke perdorur fjalet me te, tani do vinte ne perdorim nje arme tjeter te fuqishme qe kishte, trupin e saj dhe hijeshine qe ai kishte.
Ajo e dinte se Dilan nuk do mund t'i rezistonte kurre trupit te saj perfekt, atyre formave qe dukeshin sikur zori i kishte bere me duart e tij. E dinte kete gje sepse kishte ndjere sesi ai e kishte prekur ate nate, si buzet e tij kishin rreshqitur mbi trupin e saj, kishte ndier te dridhuren e trupit tij mbi trupin e saj dhe kurresesi nuk kishte munndesi qe te mos bente fekt mbi te trupi saj edhe tani.
Hodhi duart rreth qafes tij dhe i buzeqeshi, ndersa Dilan mundohej te permbahej e shikon vrenger.
Ai po mundohej te mos dorzohej ne ate qe po ndjente ne ate moment, nje deshire teper te madhe per ta puthur, per ta prekur te gjithen dhe per ta shtrenguar fort ne trup. Ishte si nje lufte e brendeshme mes asaj qe s'duhet dhe mes asaj beje qe deshira e shtynte cdo here e me fort. S'duhet ishte teper e dobet, ndersa beje ishte e forte sepse nuk ishte e vetme, kishte aleate ndienjat dhe deshiren.
Karolina mbylli syte dhe ngjeshi buzet e saj mbi buzet e tij, duke futur buze e saj te lartme mes buzeve te tij te cilat e shgtrenguan fort, me pas ndjeu duart e tij mbi qafe duke e ngjeshur me fort pas vetes.

U dorzua tek ajo si nje luftetar i dobet qe ishte, si nje mashkull i cili nuk e perballon dot ndienjen e mishit me forma te bukra, por pervec kesaj ai genjehej nga brenda vetes me mendimin se ajo ndiente per te.

U dorzua si nje qengj qe dorzohet i pashprese ne kthetrat e ujkut, pranon se kaq ishte dhe mbyll syte per te ndier kafshimin e tij mbytes.

Edhe Dilan te njejten gje beri, u dorzua tek ajo per here te dyte duke derguar ne djall gjithcka kishte ndodhur.
Dilan nuk ndjeu me ate qe ndiente me pare kur puthte buzet e saj, nuk ishte me e njejta shije, kishte humbur magjia. Ndoshta sepse ai mendonte qe ato buze i kishte puthur tjeter kush, apo ndoshta nga zhgenjimi qe mori prej saj kishin vdekur ato ndienja qe ishin dikur. Megjithse ai kishte deshiruar ta kishte serish ne krah, ta pauthte, ta perqafonte tani qe e kishte aty nuk ndiente me aq deshire. Kuptoi sesa shume i ishte neveritur ajo gje qe Karolina kishte bere sa i neveritej edhe kur e puthi, por e cuditeshmja ishte se brenda tij ai e ndjente shume mungesen e saj edhe pse ajo ishte aty, ndoshta sepse nuk ishte ajo qe ai kishte menduar, ndoshta sepse e kishte idealizur shume, ose ndoshta ndienjat per te kishin filluar te vdisnin.

"Ngrihu" i thote ai duke kthyer koken anash dhe hoqi duart nga ajo.

"Cfare ke? Nuk te pelqeu?" e pyet Karolina duke hequr floket i kishin rene perballe syve.

"Nuk e di, me duket sikur nuk kishte ndienje, sikur po puthja nje manekin, nje send" pergjigjet ai dhe mundohet ta zbresi nga prehri i tij.

Ajo uli koken si e ndier ne faj dhe u hodh ne divan duke vendosur duart tek faqet dhe u fut ne mendime.

"Ti nuk me do apo jo?" e pyet Dilan duke kthyer koken nga ajo e cila e veshtroi trishtueshem pa ditur cfare t'i thonte "Tregohu e sinqerte me mua, te pakten nje here te vetme" shtoi ai duke e veshtruar ne sy.

"Nuk e di. Kur ndieva se te humba mendova se humba gjithcka te bukur qe kisha dhe se synimi im i vetem me pas ishte te kisha serish. Ndoshta eshte nevoje, ndoshta eshte fiksim, ndoshta dashuri. Nuk e di Dilan" pergjigjet ajo duke shtrembruar buzet ne shenje merzitje.

Dilan qeshi dhe tundi koken " Je shume e cuditeshme, kur me pe me tjeter m'u betove se me doje, ndersa tani nuk e di. Kam menduar se une jam njeriu me me pak ndienja ne kete bote, nuk besoja ne dashuri dhe pastaj vjen ti, qe me tregon sesa bukur eshte te kesh dike qe te do, qe te ben te lumtur. Erdhe ti dhe une nuk u ndieva me vetem, nuk u ndieva me jetim, sepse mendova qe i perkisja dikujt, se eshte dikush aty per mua. Por paska edhe me keq se une, njerez qe kane gjithcka por qe nuk e duan, ndersa une dua gjithcka por nuk kam asgje" thote ai dhe u prek aq sa syte i'u perloten.

"Me fal, nuk kam dashur kurre te lendoj, me ke mua nuk je vetem"

"Te kam ty? Ti nuk e di nese ke veten tende, nuk e di se cfare do, si mund te kem ty. Nuk e ke idene sa shume e dhimbshme eshte te dish se je vetem" thote Dilan dhe u ngrit ne kembe "Thuaj se erdha ta takoj, mos harro" shtoi ai nderkohe qe largohej duke menduar se sa vetem ishte dhe se kjo vetmi shtohej edhe me shume nga njerez qe e benin te ndihej vetem.

"Fundja kush do e donte nje jetim" mendoi nderkohe qe po dilte jashte dhe nje lot i shpetoi nga syte.
 
20

Mbasi doli nga godina e zyres ngriti koken lart duke lejuar dillin t'i thante lotet qe i ishin grumbulluar. Shikimi i'u turbullua dhe per pak sekonda nuk po mund te shikonte qarte.
U kthye nga rrruga dhe filloi te ecte. Pak nga pak shikimi po i qartesohej plotesisht.

Mbasi eci per pak ai ndaloi. Per nje moment deshironte te zhdukej nga kjo jete qe jetonte, te largohej pergjithmone nga ai vend dhe te niste nje jete te re diku ku askush nuk e njihte, ku askush mos t'i thoshte "Sa gjynah, eshte jetim, jeton ne shtepine e femijes". Ai ishte lodhur duke degjuar gjera te tilla. Ishte lodhur nga meshira, perbuzjet, shkeljet, injorimet, ai ishte lodhur nga gjithcka.
Dhe nderkohe qe qendronte pa levizur ne mes te trotuarit veshtronte njerez qe i vinin perballe e te tjere qe i vinin nga mbrapa, kishin shume dallime nga njeri tjetri ata njerez, dikush i gjate, dikush i shkurter, e disa te zinj e te tjere te bardhe, por ai kurre nuk kishte bere dallime mes tyre. Per ate te gjithe ishin njesoj pavarsisht ndryshimeve qe kishin, ndersa vetja e tij i dukej ndryshe, sikur nuk i perkiste kesaj bote, sikur vendi i tij ishte diku tjeter. Ndihej si i huaj ne ate vend, ndoshta sepse nuk ishte ne shtepine e tij, nuk ishte ne krahet e nenes tij, prane te atit, ai nuk ndihej ne shtepi dhe kjo gje e grryente perbrenda sepse nuk po gjente dot vendin qe i takonte ne kete bote.
Duke ndejtur pa levizur ai veshtronte njerezit qe iknin dhe, per nje moment ne mendje i erdhen dy persona, Lorela dhe Karolina, por jo kjo Karoline sepse kjo nuk ishte me ajo me te cilen ai u dashurua.
Imazhi i tyre i'u shfaq duke ikur nga ai, por me koken kthyer mbrapa dhe duke buzeqeshur, sikur po i thonin "Mos u merzit cdo gje do rregullohet".

Ai fshiu lotet, me pas filloi duke ecur bashke me turmen e njerezve. Po ecte por nuk po e dinte se ku te shkonte, ishte lodhur duke shkuar gjithmone ne te njejtat vende, jeta e tij ishte bere nje rutine e rregullt dhe per te prishur ate rutine ai kishte lene pasdore edhe shkollen per disa dite. Nuk kishte me deshire per asgje, as per te jetuar.

Duke ecur dhe duke u futur neper rruge qe nuk i kishte shkelur me pare, ai shpresonte qe te humbiste, ta zente nata me ndonje vend dhe te flinte aty, te kishte ftohte, ta merrte uria, shtrihej ne qoshet e trotuareve sic benin endacaket dhe donte t'i perjetonte gjithe keto gjera ne menyre qe te ndihej keq per dicka tjeter dhe jo gjithmone per te njejten gje.
Dhe i'a arriti qellimit, hodhi syte rrotull duke kuptuar se kishte humbur. Ai qytet ishte teper i madh dhe Dilan nuk kishte pasur mundesine ta shetiste te gjithin, kishte qendrar gjithmone brenda guaskes se tij. Tani nuk dinte nga te ikte dhe per kete gje ishte i lumtur.
Buzeqeshi leht duke veshtruar perreth me pas syte i'u perplasen ne njeren nga kioskat e revistave, aty pa librin e tij dhe per kureshtje u afrua.

"Me falni, ky liber eshte i bukur?" pyet ai vazen qe gjendej brenda kioskes me nje lepirse ne goje dhe po lexonte nje reviste mode.

Ajo ngriti syte lart dhe me pertese veshtroi Dilan, me pas hodhi syte nga libri "Nuk di gje, por vetem sot jane shitur 13 kopje, ai eshte i fundit" thote ajo dhe filloi te lexonte serish revisten.

Dilan nuk foli asnje fjale tjeter dhe u largua qe aty. Te pakten nje gje e mire po ndodhte, libri tij po shitej dhe kjo gje ishte e rendesishme per te sepse edhe pak kohe do largohej nga jetimorja dhe i duheshin leke per te jetuar, shitja e librit e ndihmonte shume.

Gjithe diten brodhi neper qytet, nuk ishte lodhur ndonjehere aq shume por ja vlejti sepse e njohu me teper ate vend dhe ndihej me mire duke menduar se bota nuk ishte aq e vogel sa ai ishte mesuar ta jetonte ne perditshmeri.
Duke pyetur arriti te gjente rrugen drejt shtepise.
Mbremja sa kishte filluar te nxinte nga pak qiellin, ndersa dritat e dyqaneve cdo here e me shume po dukeshin me qarte. Ne ajer qarkullonte nje ere e lehte e cila e freskonte mbremjen dhe ishte po ajo ere qe perkedhelte floket e tij, ai ndihej i dashur nga era, ledhatimet e saj dukeshin me te sinqerta se ato te njerezve.
Nderkohe qe po ecte rrugen ia pret nje vajze qe po dilte nga nje dyqan. Ishte Helena e cila u pengua te njera pllake e trotuarit dhe per pak bie.

Dilan e kapi nga krahu duke e mbajtur qe te mos binte ne toke, e shtrengoi fort krahun e saj me pas futi doren rreth belit te saj dhe e drejtoi. Duke qene mbrapa saj ajo akoma nuk e kishte kuptuar se kush e mbajti, nuk e dinte se fati e kishte perplasur serish me Dilan qe per shume net kishte qene ne mendimet e saj. Ai kishte bere tek Helena ate qe asnje mashkull nuk e kishte arritur ta bente, e kishte bere zemren e saj te ngurte qe te ndjente.
Nderkohe qe e mbante shtrenguar pas vetes me doren qe ia kishte ven tek barku ai afron buzet tek veshi saj "Kujdes ku ecen se mund te vritesh" i pesheperin ai ne vesh. Sa degjoi zerin e tij trupin ia perfshiu nje dritherime e lehte e cila e perkedheli deri ne fund te barkut. Ne fytyre i'u pikturua nje buzeqeshje nga ato buzeqeshjet qe harron t'i heqesh nga fytyra.

"Ti nuk do me lije te bija apo jo?'' ia kthen ajo duke kthyer pakez koken per te prekur buzet e tij me vesh dhe qe frymen e tij ta ndiente me teper.

"Kurre" vazhdon ai dhe e shtrengoi me fort pas vetes.

"Po nese bie?" e pyet Helena tashme e ndezur nga deshira per shkak te frymes tij qe ia hidhte ne vesh, eshte e rrezikshme t'i frysh lehte nje femre ne vesh, ka pasoja kenaqesie.

"Nese bie do te ngre, gjithmone" pergjigjet ai dhe e kthen perballe tij.

Helena qeshi dhe me pas e perqafoi plot mall. Edhe pse e kishte takuar nje here te vetme asaj i dukej sikur kishte vite qe e njihte, sikur kishte vite qe kishte qendruar larg tij dhe, donte vetem ta perqafonte sa me fort te mundej.

"Po ti ketej?" e pyet ajo nderkohe qe e mbante perqafuar.

"Kisha humbur" ia kthen ai duke qeshur me pas u leshuan

"Te gjeta une" i thote ajo dhe e puthi ne buze, por jo si heret e tjera me nje puthje te shpejte dhe te shkurter, por me nje puthje nga ato qe nepermjet buzeve i kalon nje cope te shpirtit. "ku po iken?'' shton ajo duke e pyetur mbasi largoi buzet e saj nga buzet e tij.

"Ne shtepi, kam gjith diten rrugeve, po vdes per te ngrene" pergjigjet ai me shijen e buzeve te saj neper buze.

"Eja, do hajme bashke sonte" i thote ajo duke e kapur nga dora

"Jo jo, duhet te shkoj ne shtepi, do jene bere merak qe nuk kam qene gjithe diten" pergjigjet Dilan duke kundershtuar, por Helena nuk pelqente kur e kundershtonin dhe gjithmone arrinte t'i bindte njerezit per cdo gje qe donte, Dilan nuk bente perjashtim.

U drejtuan per tek nje makine e vogel ngjyre te bardhe e cila gjendej ne anen tjeter te rruges. Helena hap deren dhe futet brenda ndersa Dilan po perkedhelte me gishta makinen e bardhe qe ishte shume e bukur.
Futet ne makine dhe u ndje mire, ishte hera e pare qe futej brenda nje makine, por nuk kishte pasur kurre nje mundesi, nuk eshte si kishte ndonje shok qe kishte makine, apo qe daja e tij ta merrte ne makinen e tij, xhaxhai apo babai! Ai nuk e kishte pasur kurre mundesine per disa gjera, jeta ia kishte mohuar.

"Ku do shkojme?" e pyet ai nderkohe qe Helena po ngiste makinen.

"Do ikim ne nje vend te bukur" ia kthen ajo duke kthyer koken nga ai dhe i buzeqesh.

Dilan mbeshteti koken ne xham dhe po shikonte dritat qe besheshin plot ngjyra nga shpejtesia e makines.
Shkuan deri ne nje fare vendi me pas Helena del nga makina dhe shkon merr ushqime tek nje dyqan ne anen tjeter te rruges. Kur doli nga dyqani takoi nje djale i cili i dhe dicka ne dore pastaj u largua. Helena u fut ne makine dhe e ndezi ate.
Dilan pa gjithcka dhe po vriste mendjen se cfare i kishte dhene ai asaj.

"Cfare te dha ai djali?" e pyet ai i bere kurioz.

"Dicka qe do e bej kete fytyren tende te bukur te qeshi pafund" pergjigjet ajo dhe fut pakon e vogel me 4 cigare brenda ne gjoks.


Dilan e veshtroi nje here i cuditur dhe me pas u rehatua serish ne sendilje duke veshtruar dritet, ndersa Helena e shikonte dhe buzeqeshte.

Pak nga pak dritat e shumta te qytetit po zbeheshin derisa mbeten mbrapa. Ai i ndoqi me sy derisa u bene te vogla fare duke kuptuar se tashme kishin dale nga qyteti. Tek tuk te kapnin syte ndonje drite makine te cilat ishin te rralla ne ate pjese rruge.

Makina u fut ne nje rrugice te ngushte, ku nuk kalonte askush. Ishte nje vend i qete dhe me peme te gjata te cilat te pengonin te shikoje yjet. Makina u fik dhe bashke me te edhe dirtat. Erresira mbuloi rrugen qe shtrihej perpara tyre. Helena ndezi driten e vogel brenda makines dhe shtriu pak sendiljen e makines. Zgjati doren ne sendiljen e mbrapme dhe mori qesen me ushqime duke e vendosur ne preher, nga aty nxorri pjesen e Dilan dhe ja dha duke i'a drejtuar , me pas filloi te hante vete, Dilan nuk priti gjate dhe filloi te hante pasi kishte shume uri dhe nuk po duronte dot me.
Ajo e shikonte duke buzeqeshur dhe pertypej ngadale. Ndersa Dilan nuk e zgjati shume dhe mbaroi se ngreni, me pas shtriu sendiljen dhe u rehatua per t'u shplodhur.

"Ule pak xhamin" i thote ajo. Dilan e pa per pak derisa ajo mbaroi fjalen me pas filloi te ulte xhamin, nje ere e ngrohte dhe me arome pishash i'u perplas ne fytyre. Nje buzeqeshje nga kenaqesia e asaj arome i'u pikturua ne fytyre, sikur po e ndiente deri ne shpirt ate arome qe te jepte jete.

"Eshte mrekulli apo jo?" shtoi Helena nderkohe qe ulte xhamin nga ana e saj.

Era ia mori floket duke ja perkedhelur, futej ngadale mes atyre flokve duke ja levizur ngadale sikur bente dashuri me to. Fytyra saj u be me e qeshur se zakonisht, e ndjeu aq shume ate perkedhelje sa i dha deshire sa ta perjetonte me teper. Ajo perkedhelje ere te jepte ate deshiren sikur beje dashuri dhe, cdo here e me shume kerkoje me teper dhe me teper derisa te arrije maksimumin e kenaqsise. Helena u ul mbi deren e makines duke nxjerr gjysmen e trupit jashte, ne ate moment era e perfshiu te gjithen akoma me fort dhe Helena i'u dorzua e tera.
Me pas u fut brenda dhe e buzeqeshur shikonte Dilan i cili ishte perfshire nga nje ndienje e cuditeshme. Ndjente se duhet ta perqafonte ate femer, ta shtrengonte mes kraheve dhe t'ia nxirrte shpirtin duke e perqafuar, por jo vetem kaq, era kishte bere me te ate qe beri me Helenen, e kishte bere te ndiente me teper se zakonisht, te perfshihej nga nje deshire e madhe per te bere dashuri.
Shikimet mes tyre thonin te njejten gje "Eja" dhe duke u pare, ngadale afrojne buzet duke u puthur, duke i transmetuar njeri tjetrit ate qe moren nga era dhe keshtu dy deshira u perplasen se bashku duke krijuar nje shperthim ndienjash e cila do i conte ne nje univers tjeter, ne ate te lumturise seksuale.
Ishin ne kulmin e kenaqsise, ishin ngjitur ne majen me te larte te saj dhe, nderkohe qe ai bente me te ate qe ben bleta me lulet e pemve, ajo nuk duroi dot dhe klithi ne veshin e tij -Te dua - Te dua -Te dua tha ajo tre here dhe me pas e perqafoi fort duke arritur ne finishin e kenaqsise.
Zemra e tij filloi te rrihte akoma me shpejt se zakonisht, e degjonte kur i perplasej ne gjoks sikur donte ta shperthente ate. Ai degjoi serish fjalen te dua, por a duhet ta besonte? A duhet t'i dorzohej serish dashurise? Mbasi mendoi keto gjera ne ato pak sekonda fytyra filloi t'i merrte nje pamje te trishte.
Nuk tha asgje vetem e perqafoi fort dhe vuri buzet ne supin e saj. Ajo qendronte ulur mbi prehrin e tij dhe ne cdo sekond qe kalonte merrte fryme cdo here e me ngadale duke u qetesuar.

"Me fal, nuk duhet ta thoja ate fjale" thote ajo e penduar dhe mbeshtolli qafen e tij me krahet e saj te ngrohte dhe te bute.

"Nuk bere ndonje faj qe kerkon falje" ia kthen ai dhe e shtrengoi ne bel duke e ngjeshur me shume te trup.

"E thashe sepse e ndjeva ne ate moment" vazhdoi duke folur Helena .

"Po tani nuk e ndjen me?" e pyet Dilan me pas vendosi serish buzet ,bi lekuren e saj te bute.

"Kam ftohte" thote ajo dhe kaloi ne sendiljen e saj, keshtu arriti te ndryshonte muhabet dhe Dilan nuk e ngacmoi me per kete teme ndoshta sepse kishte frike nga ajo qe Helena ndjente, kishte frike se mos dashurohej me te.

Mbasi u vesh, u ngrit dhe u shtri ne sendiljen mbrapa. Ai u bashkua me te mbasi ajo i kerkoi te shtrihej prane saj.
Ajo nxorri cigaret nga xhepi dhe vuri njeren ne buze duke e ndezur, me pas ndezi tjetren dhe ia drejtoi atij.

"Cfare eshte?" e pyet ai duke e futur mes gishtave.

"Pije dhe bota do te duket e bukur" thote ajo pastaj thithi cigaren e saj.

Dilan e mori cigaren ne dore dhe po e shikonte teksa ajo nxirrte tym. Ndjeu aromen e saj dhe kuptoi se ajo nuk ishte nje cigare e thjeshte.
Ai kishte pire disa here cigare, por nuk kishin aromen e saj, arome teper e forte dhe mbytese.

"Pije" i thote ajo nderkohe qe mes gishtave mbante cigarene saj, te cilen e kishte thithur disa here.

Dilan afroi cigaren tek buzet dhe mbylli syte per ta provuar, por ne momentin qe cigaria u fut ne buzet e tij ndermend i erdhen fjalet e fundit te Loreles para se te vdiste. I'u kujtua premtimi qe ai i kishte bere ne frymen e saj te fundit, se kurre nuk do provonte droge dhe qe te behej nje hajdut apo njeri qe i ben keq te tjerve. Dhe nderkohe qe mbante syte mbyllur i shfaqet imazhi i Loreles e shtrire ne shtratin e vdekjes. Gjithcka ndodhi brenda nje sekondi, me vrull te madh mendimet kalonin ne mendjen e tij porsi nje lum i terbuar.

"Jo. Nuk me pelqejne gjera te tilla" thote ai mbasi hapi syte dhe hoqi cigaren nga goja.

"Cfare pate?" e pyet Helena e cuditur nga reagimi i tij.

"Dikur kam bere nje premtim dhe nuk kam ndermend ta thyej, jo kete premtim." pergjigjet ai duke dal jashte dhe hodhi cigaren ne toke me pas e shkeli.

"Nuk te ben asgje Dilan, kam disa dite qe e pij dhe nuk me ka bere asgje te keqe" ia kthen ajo duke u munduar t'i kthente mendjen, por pa sukses.

Ai u ul ne nje trug peme te prere dhe mbeshteti mjekren tek duart duke u menduar. Perballe tij shtrihej nje fushe e gjate dhe e gjere e cila ishte e mbushur me bar te imet dhe te gjate, tek tuk dhe ndonje lulkuqe qe me zor dallohej ne driten e henes. Era perkulte lehte barishtet e holla duke i shtrire mbi njera tjetren dhe dukej sikur ato kapeshin perdore qe te mos binin. Per nje moment nderkohe qe shikonte barishtet u zhyt thelle ne kujtimet e femijerise, aty ku do gjente shume pergjigje te vlefshme te cilat do e ndihmonin per te ecur perpara.
Iu kujtua kur Lorela i kishte thene se kur te rritej do i duhej te merrte persiper jeten e tij, te kujdesej per te dhe te bente nje jete te ndershme edhe sikur i varfer te mbete kurre te mos bente keq, kurre te mos behej nje arsye pse te tjeret shajne apo mallkojne per te keqen qe i'u be. Duhet te punonte ndershmerisht dhe te krijonte familjen sepse vetem atehere do e ndjente lumturine e vertete, kur ne mes krahesh te mbante femijen e tij. Por ai ishte akoma i vogel per keto gjera, kishte akoma kohe per te gabuar dhe per te mesuar.

Nderkohe qe mendonte keto gjera, ndermend i erdhi letra te cilen i kishte lene Lorela, per pak jave kishte ditlindjen dhe sipas amanetit te saj ai do mund te hapte letren kur te mbushte 18 vjec.
Helena mbasi mbaroi cigaren del nga makina dhe shkon ulet prane tij. Ktheu koken nga ai dhe veshtroi per pak sekonda fytyren e tij qe dukej pak nga drita e henes, e cila perkedhelte lehte gjithcka me driten e saj.

"Cfare ke?" e pyet ajo dhe fut gishtat e saj ne hapsiren e gishtave te tij.

"Ndihem bosh, sikur po bie brenda vetes dhe akoma nuk po prek fundin" i thote ai duke kthyer koken nga ajo

"Ndihesh sikur asgje nuk te ngop apo jo?" e pyet ajo

"Sikur kam nje humnere te pafund brenda vetes" ia kthen ai dhe hedh serish veshtrimin per nga fusha.

"Keshtu ndihem edhe une, kam vite qe nuk po bie ne fundin e humneres time" thote Helena dhe u ngrit ne kembe me pas u ul ne prehrin e tij dhe e perqafoi "Vetem perqafimet e tua me mbushin" shtoi Helena me pas mori fryme thelle me hunden ngjitur ne qafen e tij sikur donte te merrte pak nga ai per ta mbajtur brenda vetes.

Ajo nuk po kuptonte se po dashurohej me te, pa kuptuar ai po behej i rendesishem per te.
Ai e shtrengoi fort si per t'i thene qe mos merzitej sepse ai ishte aty, nuk i tha asnje fjale sepse perqafimi i tij thonte gjithcka dhe ajo e kuptoi.
Buzeqeshja iu pikturua ne fytyre nderkohe qe ndiente krahet e tij ta shtrengonin dhe ndjeu se shpirti gati sa nuk i doli nga ndienja e mire qe i transmetoi ai perqafim.

Ndonjehere te perqafosh eshte me bukur se te besh dashuri, te ben te ndihesh me mire dhe te sheron shpirtin, ndersa te kryesh mardhenie me dike qe nuk do zmadhon hapsiren e boshllekut brenda vetes dhe pikerisht kjo gje po ndodhte me Dilan.
 
21


Ajo i hodhi doren mbi supe dhe mbeshteti koken ne krahun e tij.Nuk kishte qendruar kurre ashtu me nje djale dhe aq me teper te ndjente ate qe po ndjente ne ate moment, zemren qe po i godiste fort gjoksin dhe boshllikun t'i mbushej ne shpirt. Por jo ai. Ai nuk ndjente asgje te tille pervec boshllikut qe i shtohej dhe i behej me i thelle brenda vetes, dukej sikur sa me shume ai boshatisej aq me shume ajo mbushej, sikur nuk ishin bere per njeri tjetrin, nuk perputheshin dy copezat e shpirtit per tu bere nje i vetem.

Dilan akoma nuk e kishte kuptuar se, sa me shume te qendronte me Helenen, sa me shume te puthej me te, te kryente mardhenie, ta perqafonte apo qofte edhe duke ndejtur prane saj ai do ndihej cdo here dhe me bosh brenda vetes.

"Po shkoj te fle" thote Helena dhe u ngrit ne kembe, me pas e puthi ne buze ne nje menyre sikur donte ta fuste brenda saj dhe ta mbante aty pergjithmone.

"Do vi pas pak" ia kthen Dilan mbasi ajo shekputi buzet nga buzet e tij.

Helena u fut ne makine. Mbylli deren dhe me pas fiku driten dhe ashtu me nje buzeqeshje qe kurre me pare nuk e kishte pasur mbyll syte per te fjetur.

Dilan u shtri ne barin e fresket dhe po veshtronte yjet, mes shume te tjerve i beri pershtypje vetem nje yll, nje qe bente drite me shume nga cdo yll tjeter dhe nderkohe qe shikonte ate yll ndermend i erdhi dashuria.

"Keshtu duhet te jete edhe dashuria" thote ai me vete nderkohe qe veshtronte yllin.

"Ashtu si ky yll qe ndricon me shume ne qiell edhe brenda zemres vetem nje njeri ndricon me teper nga te gjithe" shtoi ai "Po ylli im ku gjendet?" pyet veten dhe syte ju mbushen me lot aq shume sa filluan t'i derdhen neper faqe.

"E urrej veten time, e urrej kete dreq jete qe me ra per pjese qe ta jetoj, e urrej" flet me ze te ulet duke iu drejtuar qiellit, sikur nga ai do merrte nje pergjigje.

Era ia perkedhelte lehte fytyren sikur donte qe ai te mos qante dhe me ajrin mundohej t'ia fshinte syte, dukej sikur era i peshperiste ne vesh

"Gjithcka do behet mire, do kaloje edhe kjo".

U ngrit ne kembe dhe nderkohe qe fshinte syte u drejtua per tek makina. Hapi deren me pas u fut brenda dhe u shtri prane saj. Ajo u zgjua dhe u shtri mbi trupin e tij, mbeshteti koken ne kraharorin e tij pastaj mbylli serish syte. Ai e mbeshtolli me krah dhe e shtrengoi fort.
Ai e impononte veten qe te ndiente per te, sikur ia kishte vene detyre dhe duhej patjeter qe te dashurohej pas saj ne menyre qe te mos ndihej me bosh dhe vetem, por ai ndihej ashtu edhe pse ajo ishte aty ai ndihej vetem.
Helena buzeqeshi dhe nderkohe qe mbante syte mbyllur imagjinonte sesi do ishte jeta me te mendonte te ardhmen, por jo ai. Ai mendonte se ku ishte dashuria e tij? Ne cilen zemer fshihej ajo? Ku gjendej gjysma e shprtit tij?.
Ajo qe nisi mes tyre ishte nje loje, nje marreveshje per tu kenaqur sa te mundeshin sepse ishin te sigurte qe nuk do ndjenin me kurre.
Helena u nis nga nje teke e saj per te fjetur me shkrimtarin e vogel, qe kohet e fundit po perflitej shume. Ajo arriti ta plotesonte ate teke, arriti te realizonte deshiren e saj, por me cfare cmimi?

Ndersa Dilan u nis me idene se do ndiente serish per dike, se do zhdukte boshllekun qe kishte brenda vetes, por ne fakt nuk beri asgje tjeter vecse kuptoi qe ishte kthyer ne nje gur.
Rrezet e para te mengjesit rane mbi syte tyre dhe u zgjuan.
Helena kishte akoma ate fytyren e buzeqeshur dhe te lumtur qe nga mbreme, ndersa Dilan fytyren e tij te lodhur dhe syte e trishtuar, si gjithmone.
U deshen 45 minuta qe te arrinin serish ne qytet, me pas u ndane si gjithmone, pa i kerkuar njeri tjetrit nje adrese apo nje menyre per tu takuar serish. Helena mendonte gjithmone se nese dicka ishte shkruar te ndodhte do ndodhte, ndryshe nga Dilan qe nuk mendonte asgje edhe pse e kishte marr perzemer Helenen atij nuk do i interesonte nese do e humbiste apo nuk do e takonte me dhe ishte pikerisht ai moment kur u larguan nga njeri tjetri ate dite qe ai kuptoi sesa njeri i ftohte ishte bere.

Nderkohe qe ecte drejt jetimores, ne anen tjeter te rruges ai ve re vajzen 15 vjecare qe ishte ulur ne trotuar dhe here pas here fshinte syte me duart e brishta.

Per nje moment ai mendoi te shkonte drejt saj, te ulej dhe ta pyeste sesi ndjehej, ta pyeste se perse ndjhej ashtu, ta pyeste nese kishte nevoje per ndonje gje, ta pyeste per cdo gje qe ate nuk e kishin pyetur ndonjehere.
Nderkohe qe shikonte ate teksa qante ndjeu dhimbje, ndjeu nevojen per te qare sepse ajo po qante. Ai ndjehej keq qe ajo po ndjehej keq, por ai as qe e njihte perse duhet te ndjehej ashtu per nje njeri qe as emrin nuk ia dinte?.

Sa beri hapin e pare drejt saj nje autobuz i ze pamjen dhe me pas e sheh vajzen qe u ul ne anen e xhamit te autobuzit, aty u lidhen veshtrimet e tyre, syte perplasen shikimet dhe ajo e njohu. Ishte djali qe e kishte perplasur disa here, ai te cilin e kishte shgare disa here dhe ashtu me syte e skuqur ajo shtremberon fytyren si e inatosur dhe i nxjerr gjuhen duke e perqshur.

Dilan buzeqeshi nga veprimi saj. Ajo qeteson fytyren dhe i buzeqesh lehte, me pas autobuzi niset duke shkeputur shikimet e tyre, duke nderprere ate lidhje qe kishin krijuar ne ate moment.
Kush ishte kjo vogelushe qe e bente ate te mos ndjehej gur? Pse duhet te shqetesohej per dike qe as nuk e njihte dhe as nuk i dinte emrin.
Vazhdoi te ecte drejt jetimores. Ne cdo perpelitje sysh qe bente i shfaqej buzeqeshja e vogelushes dhe u be kurioz te dinte se kush ishte ajo vajze ja vuri qellim vetes te zbulonte emrin e saj.

Kishin kaluar tre jave qe nga ajo dite. Tre jave te cilat kishin krijuar tek ai nje monotoni mbytese.
Gjate ketyre diteve ishte takuar vetem nje here me Helenen dhe qe nga ajo dite nuk e kishte pare me, per cudi nuk e merrte malli per te, nuk shpresonte qe ta takonte serish te nesermen dhe kjo gje e bente te kuptonte sesa kishte ndryshuar nga ai qe kishte qene dikur.
Kishte kerkuar edhe per vogelushen 15 vjecare, se mos ndoshta e shikonte ne stacionin e urbanit, apo ne rruget e qytetit, e kishte kerkuar kudo por pa mundur ta gjente.

Ishte nje dite e zakonshme, e mbushur me trishtim dhe monotoni. Dielli te piqte lekuren, ishte shume vape dhe kudo shikoje vajza gjysem te zhveshura dhe djem qe ecnin pa bluze drejtuar plazhit.
Sapo ishte futur muaji korrik dhe shkolla kishte mbaruar, per Dilan kishte mbaruar nje muaj me pare sepse qe nga dita kur u nda nga Karolina ai nuk vuri me kembe ne shkolle.

U nis per ne zyren e plakut ku per here te fundit kishte qene para nje jave. Ndryshe nga heret e tjera ai nuk kishte hasur me Karolinen, por jo kete here.
Ai futet brenda dhe sheh Karolinen e cila ishte ulur ne vendin e saj. Si cdo here qe shikonte ate zemra i rrihte fort, ai vazhdonte ta donte edhe pse jo ne te njejten menyre si me pare, jo aq fort si dikur, tani ajo ishte nje ndienje e perzier me trishtim.

"Eshte brenda" i thote ajo ne nje menyre te ftohte dhe mosperfillese.

Dilan nuk i foli fare dhe u fut brenda ne zyre ku pa plakun i cili cdo dite e me shume behej me i dobet dhe me i lodhur nga jeta. Pak nga pak po shuhej, vdekja po ja perkedhelte shpirtin ashtu si era perkedhel lehte flaken e kandilit.
Foli gjate me te. I tregoi gjithcka ndjente dhe ai i buzeqeshi

"Te behesh i pandjeshem eshte hapi i pare drejt dashurise se vertete" i thote plaku dhe hodhi syte per nga piktura e gruas tij qe gjendej ne mur.

"Ne jete do lendohesh por edhe do lendosh, duke gabuar do mesosh dhe duke u lenduar do kuptosh se cfare eshte dashuria, sa e rendesishme eshte ajo" shtoi ai me pas u kollit disa here.

Dilan ishte akoma i vogel per te njohur dashurine, akoma nuk ishte dashuruar ne te vertete. Karolina ishte vetem nje grimce e vogel dashurie, nje perpjekje e deshtuar qe zemra e tij te ndjente dashuri.
Kur doli nga zyra e plakut syte i shkuan tek Karolina e cila ne gisht mbante nje unaze. Ajo ishte fejuar dhe kjo do te thonte se gjithcka kishte marr fund, pergjithmone.

Ditet kalonin dhe ditelindja e tij po afrohej, duheshin edhe pak dite qe ai te mund te hapte letren e Loreles letren qe do i ndryshonte jeten.

Cdo dite qe kalonte ishte nje grryerje per te. Pak nga pak po i humbiste dhe ai pak shpirt i mire qe i kishte mbeteur, sepse dhimbja po ja kafshonte shpirtin, po ngrente mbreterine e pandjeshmerise brenda tij. Dhe ai pa e kuptuar kishte filluar t'i dorzohej ne renie te lire, po lejonte qe zemra ti behej e ngurte, po shendrrohej si ata njerez qe i urrente me teper nga te gjithe.
Mund te duket e cuditeshme por nese njerezit nuk ndiejne njehere dhimbjen nuk do mund te kuptojne dot vleren e dashurise. Duhet te vuash per te vleresuar lumturine. Duhet te gabosh qe te mesosh. Cdo veprim eshte si medalja, ka dy ane.
Gjendja shendetsore e plakut perkeqesohej cdo dite e me teper. Ai e dinte se vdekja po afrohej dhe nuk kishte asnje peng nga jeta, kishte bere gjithmone ate qe kishte dashur dhe gjithmone ishte munduar te bente mire, por misioni tij i fundit ishte qe te fuste Dilan ne rrugen drejt te ardhmes se tij dhe kishte bere gjysmen e punes deri tani, por kishte dhe gjysmen tjeter tashme.
Ishin ditet e fundit te atij muaji dhe fare pak dite e ndaninin nga ditelindja. Plaku e dinte kete gje dhe e kishte bere gati dhuraten e tij per Dilan, ishte dhurata tij e dyte.
Gjendeshin te dy ne njeren nga kafenete e qytetit. Ishte nje nga ato kafenete ne qoshe te rruges dhe nga xhami mund te shikoje rrugen dhe njerezit qe kalonin.
Ata ishin ulur mu aty afer xhamit dhe te dy me nga nje filxhan ne dore bisedonin. Plaku ndihej cdo dite dhe me i lodhur ndaj duhet te shpejtonte me planet qe kishte ndermend.

"Me thuaj, si ndihesh shpirterisht?" e pyet plaku nmbasi hoqi filxhanin nga buzet.

Dilan largoi veshtrimin nga rruga dhe e drejtoi ne fytyren e lodhur te plakut "Ndihem si kjo gote, cdo here e me bosh" pergjigjet ai duke drejtuar syte tek gota.

Plaku ferkoi mjekren i shqetesuar dhe mbasi heshti pak sekonda i flet

"Cfare te ben te ndihesh i tille?"

"Akoma nuk e kam kuptuar tamam, por me ndodh sa here fle me te"

"Me cilen?" e pyet plaku duke perqendruar te gjithe vemendjen tek ai.

"Helena. Sa here fle me te, me merr pak nga vetja, sikur me kafshon shpirtin dhe e ha" pergjigjet Dilan.

"Te kuptoj, ti nuk ndjen per te prandaj te ndodh kjo gje" ia kthen plaku

"Nuk ndjej me asgje pervec trishtimit, kam filluar te vjell nga trishtimi"

"Mos e mundo veten, kjo gje ndodh me te gjithe para se te dashurohen serish"

"Te dashuroj serish? Nuk do ndodhi me kurre, nuk e dua me as veten time si mund te dua dike tjeter"

"Do e duash dike me beso, do vije dikush qe do e duash me teper se veten tende, dikush qe do te bej te ndihesh keq vetem me nje fjale. Dikush qe do iki dhe do kthehet serish sepse nuk qendron dot pa ty. Dikush qe do ta mbushi ate boshllik qe ndjen ne shpirt, me beso gjithmone vjen dikush." i thote plaku duke i buzeqeshur ne menyre qe ta mbushte me optimizem, por pensimizmmi i Dilan e mbyste optimizmin qe plaku donte t'i transmetonte.

"Nuk e besoj" ia kthen Dilan.

Nderkohe plaku nxorri nga canta e tij ne zarf te madh.

"Merre. Eshte fitimi i punes tende" thote plaku.

Dilan merr zarfin dhe shikon nje shume te madhe parash, te cilat do i nevojiteshin kur te dilte nga jetimorja.

"Libri ka ecur mjaft mire, se shpejti do botojme edhe librin e dyte dhe jam i sigurte qe do bej buje akoma me te madhe, por te kerkoj vetem dicka, mos shkruaj kurre per fame apo per para" shtoi ai duke i shtrenguar doren me doren e tij te madhe dhe te ashper.

"Nuk do e bej kurre" shtoi Dilan dhe la menjane zarfin. Plaku i buzeqeshi lehte dhe me pas hapi krahet "Eja te te perqafoj pak tani" i thote ai dhe syte ju mbushen me lot.

Dilan u ngrit ne kembe dhe u ngjesh ne perqafimin e tij. Ndieu dashurine qe per shume kohe i kishte munguar, ate dashuri qe ia jepte vetem Lorela.

"Te kam si djalin tim" i thote plaku dhe lot rrodhen neper fytyren e tij te rrudhur.

Ai kishte vetem nje djale, por ai qe nga vdekja e nenes tij u distancua nga plaku duke e fajsuar ate per vdekjen e saj dhe, qe atehere nuk ishin pare me kurre edhe pse jetonin ne te njejtin qytet.

Dilan nuk e pushtonte dot te gjithin me krahet e tij te vegjel ne krahasim me trupin e madh te plakut, por u mundua ta perqafonte sa me fort, pa e ditur se ai ishte perqafimi i fundit qe i jepte.

Ndejten gjate ne kafene. Folen per jeten dhe dashurine. Ai mundohej te fuste frymen e dashurise brenda Dilan, ta mesonte me idene se dashuria eshte e bukur, se dashuria eshte vete jeta dhe pa dashuri jemi thjeshte disa gure me teper ne kete bote.

Por pervec ketyre folen edhe per jeten e tij. Plaku i tregoi te gjithe jeten e tij te permbledhur sa me shkurt. Dukej sikur ai e dinte qe vaji i kandilit tij po mbaronte dhe se shume shpejt flaka do shuhej.
Por ai nuk do shuhej si te gjithe njerezit e tjere. Jo, sepse ai ishte nje shkrimtar i madh, i cili kishte shkruajtur shume kryevepra dhe disa prej tyre i kishte lexuar edhe Dilan por kurre nuk i kishte vajtur mendja se do behej mik me nje nga artistet me te medhenj te letersise.

"Emri im eshte G... K..." i thote plaku dhe pa fytyren e Dilan qe mori nje forme te habitur. Kishte ardhur koha qe Dilan ta mesonte kush ishte njeriu qe e ndihmoi te rritej dhe te piqej artistikisht, por nuk mendoi se ai do ishte edhe njeriu qe do e bente ate qe te ishte nje njeri me parime, por jo para se te gabonte disa here te ira, fundja gabimet jane bere per te gjallet.
Folen gjate dhe G... i tregoi te gjithe historine e tij me te birin, per te cilin e kishte marr malli por nuk e kerkonte dot, sepse kur e kishte bere ishte perballur me refuzimin e tij.

Nderkohe qe flisnin, ne kafene futet Helena dhe nje shoqja e saj, e cila e njihte mire Dilan pasi banonte prane jetimores. Ndryshe nga heret e tjera qe rastesia i perplaste bashke, kete here ajo e kishte kerkuar vete por duke u fshehur pas maskes se rastesise.
Syte e tyre u perplasen dhe Helena la shoqen ne tavoline duke u afruar tek Dilan, fundja ky ishte qellimi i saj.

"Pershendetje, nuk dua t'ju shqetesoj." tha Helena "Mendova te pershendes meqe te pash" shton ajo duke iu drejtuar Dilan.

Plaku sheh Dilan ne nje menyre se kush ishte ajo.

"Kjo eshte Helena" thote Dilan duke e prezantuar me G.... Ajo e njohu pasi i kishte lexuar pothuajse te gjithe librat etij dhe u afrua tek ai duke i puthur doren.

"Te putha doren sepse ke shkruar mrekullira" i thote ajo, ndersa G... e perkedheli tek koka ne shenje dashamirsie duke i buzeqeshur.

"Une po iki atehere" thote G.. dhe u ngrit "Ju vazhdoni merrni dicka per te pire nga une" shtoi ai me pas u largua drejt banakut.

"Nuk e dija qe paske shoqeri me G... K..." i thote ajo nderkohe qe ulej ne vendin e tij

"As une" ia kthen Dilan duke buzeqeshur.

"Sonte jam vetem ne shtepi, dua te rrijme bashke, me ka marr malli" tha Helana duke rrudhosur vetullat ne shenje trishtimi.

"Nuk e di" thote ai "Jam shume i lodhur" shtoi duke u munduar te krijonte nje lloj distance mes tyre, sepse kishte frike nga njeriu ne te cilin po e shendrronin ato takime.

"Kam shume gjera per te thene. Kam nevoje te flas me ty'' kembngul ajo dhe arrin ta bind me fytyren e saj te bukur.

Per here te pare gjate njohjes tyre lane nje takim per tu takuar.
Me Helenen kishte ndodhur ajo qe me pare kishte ndodhur me Karolinen. Ajo ishte dashuruar pas tij, por jo ai pas saj. Per te ishte vetem kenaqsi, nje ndienje pasioni dhe epshi ashtu sic kishin rene dakort ne fillim, askush nuk duhej te dashurohej, por a mund ta kontrollosh dot dashurine?.

Ne jete ndodh qe te lendohesh, por edhe te lendosh. Jane gjera normale te jetes, nuk mund te duash ate qe te do, ndonjehere do ate qe nuk te do, nderkohe te do dikush tjeter.
Mbremja nuk vonoi dhe Helena po priste brenda makines tek i njejti lokal ku ishin gjate dites. Dilan u afrua tek makina dhe futet brenda dhe kur drejtohet per nga Helena ndjen buzet e saj ti prekin buzet e tij. U puthen per pak dhe me pas u nisen.
Moren rrugen per nga bregdeti dhe mes disa pishave te larta binte ne sy nje vile e madhe mbushur plot drita.
Helena mori rrugen drejt viles e cila ishte shtepia e saj duke ecur me shpejtesi.
Dilan del nga makina dhe sheh vilen me imtesi. Nuk kishte pare ndonjehere shtepi aq te madhe dhe aq te bukur.

"Te pelqen?" e pyet ajo nderkohe qe shikonte Dilan i cili ishte mahnitur.

"Shume" ia kthen ai

"Mund te behet e jotja. une jam vajze e vetme" thote Helena. Dilan kthen koken nga ajo dhe e sheh i cuditur.
 
Ashtu i bëj...po duan dhe editim se kanë shumë gabime ortografike...
Ndonjëherë më ikin në fakt...besoj se lexohet ndonjë tek tuk
Hey se kam harru te pyes...ne wattpad librat lexohen me pagese?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.