• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Kur duhet të konsumohet kafja dhe përfitimet prej saj

U

Universal

Guest
Shumë prej nesh kanë varësi nga kafja dhe madje gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është konsumimi i saj me stomakun bosh. Por sipas trajnerit personal Max Lowery, thotë se ky veprim është i gabuar. Sipas një studimi nëse gjëja e parë që e konsumo në mëngjes është kafja, atëherë ju vetëm do të ndiheni më të lodhur.

Sipas tij, rekomandohet që ajo të konsumohet rreth orës 9:30 dhe 11:30 të mëngjesit, në mënyrë që të ndiheni më të freskët para një takimi apo më të fuqishëm para stërvitjeve fizike. Kafeina ndihmon në përforcimin e performancës dhe nivelet tona të kortizolit arrijnë majat mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit, prandaj është mirë që gjatë kësaj kohe të shmangni konsumimin e kafes.

Pasi të zgjoheni në mëngjes, Max Loëery rekomandon ta filloni ditën me një çaj të gjelbër. Max ka shpjeguar se nëse kafja bëhet pjesë e pandashme e rutinës tuaj të mëngjesit, atëherë ju do të filloni të zhvilloni varësi ndaj kësaj pije dhe pas një kohe duhet të pini më shumë kafe për ta arritur të njëjtin efekt që e ka pasur në fillim.

Por, përveç se duhet të shmangni konsumimin e kafeinës në mëngjes, kafja duhet të shmanget edhe gjatë orëve të vona të ditës sepse kafeina ka një jetëgjatësi prej gjashtë orëve. Prandaj, nëse zgjidhni ta pini një kapuçino në orën 16:00, ju ende do t’i keni në sistemin tuaj 50mg kafeinë deri në orën 22:00.

Përfitimet e kafes

Por prej kafes mund të kemi edhe benefite për organizmin tonë dhe ne do të ju paraqesim disa prej tyre

Rrit nivelin e energjisë – Kafeina hyn në sistemin e gjakut tuaj dhe transmetohet deri tek truri ku më pas lirohet Dopamina.

Kafja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një kujtesë më të fort.

Djeg yndyrat – Hulumtime të ndryshme kanë konstatuar se kafeina rrit metabolizmin tuaj duke djegur yndyrnat në trup.

Por ata që pinë kafe për një kohë të gjatë nuk do të përfitojnë nga kjo pasi trupi juaj e njeh kafeinën si një aparat për djegie dhe nuk e lejon atë.

Përmban vitamina të ndryshme, të cilat janë të nevojshme për trupin tonë. Disa nga vitaminat të cilat i përmban kafeina janë, Vitamin B2, Vitamin B5, Vitamin B3 etj.

Lufton depresionin – Një hulumtim i bërë në Harvard ka zbuluar se nëse pini çdo ditë nga 4 kafe, niveli i depresionit do të zvogëlohet për 20% tek femrat.

4 kafe në ditë gjithashtu e ulë edhe rrezikun e vetëvrasjeve për 53% sepse thuhet se ato janë të mjaftueshme për të rritur produktivitetin dhe të ju bënë më të lumtur.

(gazeta-Shqip.com)
 
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Artin

VIP
VIP I FORUMIT
Mesazhe
16
E lashë për ca kohë dhe e fillova prapë.
Nuk pashë ndonjë ndryshim tek vetja, por është e vërtetë pasi e pi, më jep energji.
Unë pi 1 ose 2 kafe në ditë.
Mbase nuk më bëjnë dëm....
 

Frank

I/e Regjistruar
Mesazhe
3,944
Për një periudhë kohore kam abuzuar me kafen (deri 15 kafe në ditë) dhe sipas mendimit tim bën pjesë tek varësitë që krijon njeriu (si Duhani, Alkoli, Marijuana, Drogërat e forta etj).
Tashmë kam rënë rehat max 4 në ditë.
 

Miicteel^777

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
353
Për një periudhë kohore kam abuzuar me kafen (deri 15 kafe në ditë) dhe sipas mendimit tim bën pjesë tek varësitë që krijon njeriu (si Duhani, Alkoli, Marijuana, Drogërat e forta etj).
Tashmë kam rënë rehat max 4 në ditë.
O gjagj qa paske bo kshu mor 15 kafe ndit 😂😂
 

Iva

Anëtare forumi
PRINCESS
Mesazhe
8,362
E cuditshme sa te mira ka kafja,vetem mua sme ben mire?!shyqyr qe ka dekafeinato 👌
 
Top