Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kur e pyetën Albert Ajnshtajnin a besonte në Zot, ai u përgjigj shumë thjesht

explorer

eniGma
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 1, 2017
Mesazhe
37


I detyrohemi këtij njeriu për gjithçka kemi sot, mjete që deri pak më parë ishin të paimagjinueshëm. Ky njeri ka elaboruar teori futuriste kur teknologjia ishte në fillesat e saj. Ndoshta mund të kishte bërë më shumë, por fjalët e tij ishin “çmenduri” për kohën. Vazhdimisht flitet për të, ashtu sikur edhe për besimin e tij. Një herë e pyetën në besonte në Zot dhe përgjigjja e tij ishte: “Besoj në Zotin e Spinozës”.

Kush është Spinoza dhe çfarë të veçante ka Zoti i tij?

Baruch Spinoza ishte një filozof që jetoi në shekullin e XVII, pra në racionalizëm. Filozofia e tij bazohet mbi logjikën, deri aty sa e identifikon Zotin si një rend gjeometrik të botës, që manifestohet në përsosmërinë e natyrës. Kjo është një nga shprehjet e tij më të famshme: Deus sive natura – Zoti në të vërtetë Natyra.

A besonte Ajnshtajni në Zot? Përgjigjja që ai jepte gjithmonë ishte: “Besoj në Zotin e Spinozës.” Ka nga ata që mbështesin se Zoti i Spinozës mund të shqiptojë këto fjalë:

“Mjaft u lute dhe dhe u ankove. Dëfrehu, dashuro, këndo, shijoi të gjitha që kjo botë të jep. Nuk dua që të vizitosh tempujt e akullt e të errët, për të cilët ti thua se është shtëpia ime. Shtëpia ime nuk është në një tempull, por në male, pyje, lumenj, liqene dhe në plazhe. Aty gjendet shtëpia ime dhe aty shpreh dashurinë time. Mos u mashtro nga tekste të shkruara që flasin për mua. Nëse do të më afrohesh, shiko një pejsazh, ndjeje erën dhe nxehtësinë në lëkurën tënde. Mos më kërko asgjë, nuk kam mundësi të ndryshoj jetën tënde, je ti ai që e kryen.



Mos ki frikë, unë nuk gjykoj dhe as kritikoj, nuk jap dënime. Mos beso tek dikush që më thjeshtëson në rregulla për t’u respektuar. Ato të bëjnë të ndihesh i papërshtatshëm dhe fajtor për atë që bën, shërbejnë për të të mbajtur nën kontroll. Mos mendo gjithmonë për botën pas vdekjes dhe mos beso se aty do të gjesh bukurinë e vërtetë. Kjo botë ka shumë bukuri për të të ofruar dhe je ti që duhet ta zbulosh. Mos mendo se unë vendos rregulla. Ti je zot i jetës tënde dhe vendos ti se ç’duhet të bësh. Askush s’mund të na thotë çfarë ka pas vdekjes, por përballo çdo ditë sikur të ish e fundit ditë për të dashuruar, gëzuar dhe për të bërë gjithçka, kjo do të ndihmojë të ndihesh më mirë. Nuk dua që ti të besosh tek unë se dikush thotë se ekzistoj, dua të më ndjesh gjithmonë brenda dhe rreth teje.”

Ka të ngjarë që mendimi i Spinozës të mos jetë mirëpritur nga ajo epokë, por sot s’është më kështu. Zoti që Spinoza predikon është një Zot i lirisë, i çliruar nga veprimet njerëzore të faljes dhe të ndëshkimit. Spinoza ishte filozofi që e çoi jetën në duart e atij që e jeton. Ajnshtajni e përqafoi menjëherë vizionin gjeometrik dhe natyror të Zotit. Një koncept që na bën të reflektojmë mbi atë çka është feja për ne dhe mund të amplifikojë këndvështrimin tonë. / f.a. / Bota.al
 
Mjaft e fuqishme natyra, por do ishte një Zot mazokist, marë parasysh vetëflijimin që e lejon nga një qenie e dobët dhe vetëshkatëruese, të quajtur - njeri.
Në llogjikën time si qenie e brishtë dhe jo e përsosur, nuk i a gjej fillin. Të lejosh vetëshkatërim dhe të pasojë hakmarrja? Disi më ngjanë edhe me ca filozofi tjera populiste ?
Temë vërtetë e gjërë dhe që mund të kapet në shumë këndvështrime.
 
Tema eshte e gjere por Zoti qe njohim eshte Zoti i librave, eshte zoti i doktrinave fetare. Doktrina te cilat tashme dihem boterisht nga shkenca dhe studiues te shumte qe vertetojne se ato jane shume ne kundershtim me veteveten, jane plote pasaktesi dhe deformime.
Shume nuk e dine se libra te shenjte si Bibla apo dhe vete Kurani kane shume probleme ne ato cka thuhet, ne ate cka mesohet dhe intepretohet.
Bibla dihet boterisht se eshre nje paçavure totale e shkruar e modifikuar aq shume sa sdihet me si mund te kete qene origjinali. Ne baze te librave shume antik hebraik shkrimet biblike tregojne teresisht nje Zot tjeter, nje qasje dhe nje te vertete komplet ndryshe.
Kurani i cili mbahet si me i konservuar ne origjinalitet gjithashtu nuk ben perjashtim nga kjo. Shume pak e dine, shume pak do ta beosjne, shume besimtar do ta kundershtojne por ne fakt Kurani nuk u shkrua nga profeti, as nga ndonje qe e shoqeronte ate. Profeti vete ka qene analfabet, ndersa Kurani u shkruajt me shume se nje shekull me vone. U trasmetua gojarisht dhe pastaj u shkruajt. Kurani qe tw gjithe mendojne se eshte nje shkrim teresisht i shkruar ne gjuhen arabe ne fakt ne ate kohe ajo arabishte ka qene nje perzierje gjuhesh me antike. Te cilat edhe kane bashkeekzistuar ne kohen qe po flasim. Kurani ne shume pjese ka fraza pa kuptim apo te pasakta. Keto pasaktesi rregullohen vetem nese fjale te vecanta qe vijne nga perzierje gjuhesh (si psh sot jane gjuhet latine me nje prejardhje qe perzihen serish bashke), interpretohen jo nga arabishtja por nga origjina e gjuhes se tyre. Duke rregulluar keto keq interpretime sigurisht qe ky liber so te merrte si fillim nje tjeter kuptim.
Keto e shume te tjera jane tema qe duan dite te diskutohen e nuk u del fundi por eshte saper te thene se besimet baze ne te cilat sot pjesa me e madhe e njerezimit praktikon nuk jane dhe aq te lidhura me Zotin ne vetevete.

Zoti i vertete eshte ligji i natyres, ligji i universit. Vetem ate duhet te besojme i cili buron natyrshem nga brenda nesh. Vetem duke respektuar kete ligj ne mund te jemi vetvetja dhe ne paqe me vetveten, thjeshte sepse nga keto ligje burojme ne dhe vec me to mund te gjejme harmonine.

Ndryshe nga dogmat e ndryshme fetare qe kane ndrydhur ne maksimum nje pjese te mire te njeriut duke e penalizuar, duke e frikesuar, duke e bere te ndihet ne faj, ne mekat etj....duke e vene njeriun ne kundershtim me vetveten, kurre ne paqe me vetveten, kurre ne paqe me boten e natyren, kurre vertete afer me Zotin!

Zoti jone eshte natyra, ne jemi Zoti jone, ndiq veteveten, besoje ate!
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.