Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Kur prindërit plaken, lëri ata të plaken me të njëjtën dashuri, me të cilën të kanë rritur”

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

“Kur prindërit plaken, lëri ata të plaken me të njëjtën dashuri, me të cilën të kanë rritur”​




“Kur prindërit plaken, lejoji ata të plaken me të njëjtën dashuri, me të cilën të kanë rritur.

Lejoji të flasin dhe të tregojnë të njëjtat histori me të njëjtin durim dhe interes, me të cilin të kanë dëgjuar kur ti ishe i vogël. Lejoji të fitojnë, ashtu siç shumë herë të tjera të kanë lejuar ty të fitosh. Lejoji të kalojnë kohë me miqtë, të kalojnë kohë me nipërit. Lejoji të jetojnë të rrethuar me objektet që i kanë rrethuar prej shumëkohësh, sepse ata vuajnë kur u heq pjesë, të cilat i konsiderojnë pjesë të jetës së tyre. Lejoji të gabojnë, si shumë herë ke gabuar edhe ti. Lejoji të jetojnë dhe mundohu t’ia bësh të lumtur pjesën e fundit të jetës qëi mungon për të jetuar, në të njëjtën mënyrë siç ata e kanë bërë duke të të dhënë dorën e tyre, kur ti nise jetën tënde”. – Nga interneti, autor anonim
Nëse prindërit e tu janë duke u plakur, mos u mundo të bësh ndryshime në jetën e tyre. Është e vërtetë qëata janë mësuar me një stil të caktuar jetese, me të njëjtat objekte dhe persona pranë. Ata nuk duan ndryshime dhe mërziten nëse i ndryshon diçka në jetë. Lejoji të jetojnë të qetë dhe nëse ke mundësi t’i ndihmosh, ndihmoji.

Nëse janë duke të rrëfyer diçka për të disatën herë, mos ua përmend. Lëri të mbarojnë dhe jepu të drejtë. Kanë bërë po të njëjtën gjë me ty, kur në fëmijërinë tënde ua përsërisje disa herë një muhabet të caktuar me miqtë e tu, i cili as që u interesonte prindërve të tu. Ama ata të dëgjonin dhe nuk të ndërprisnin.

Lejoji prindërit të plaken duke u falur dashuri, ashtu siç të falën që në hapat e parë të jetës tënde. Dashuria duhet të jetë reciproke, ndaj dhuroje për prindërit e tu në mënyrë të pakushtëzuar. Ata e meritojnë!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.