• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Kuriozitete.

iMp4Ct

What?
VIP i Forumit
Mesazhe
5,434
Likes
3,937
#61
Njeriu mund te rezistoj edhe 2 muaj pa gjume.

Ne kete konkluzion kane arritur disa profesore te universitetit te cambridge te cilet mbasi analizuan me kujdes rastin e @titan dolen ne konkluzionin se ky njeri mund te rrinte pa gjume per 2 muaj rrjesht dhe i mjaftonte te mbante ne dore telefonin e tij ne charge mode per te karikuar edhe baterite e veta pa qene nevoja te flej gjume. :p
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#63
Këto janë zbulimet shkencore, që na kanë bërë ta shohim botën ashtu si e shohim sot.

PENICILINA

Nëse shkencëtari skocez, Aleksandër Fleming nuk do të kishte zbuluar penicilinën, antibiotikun e parë në 1928, ndoshta ende do të vdisnim nga gjëra si ulçëra e stomakut, absesi i dhëmbëve, bajamet, infeksionet, leptospiroza etj.

ORA MEKANIKE

Ka debat mbi atë se çfarë ishte ora e parë mekanike, por zakonisht konsiderohet ora e krijuar nga matematicieni dhe murgu kinez, I-Hsing në vitin 723. Ky zbulim na lejoi të kuantifikojmë kohën.

HELIOCENTRIZMI I KOPERNIKUT

Në vitin 1543, në shtratin e vdekjes, astronomi polak Nikolla Koperniku botoi teorinë e tij, se Dielli është në qendër të sistemit diellor dhe planetët rrotullohen përreth tij. Para kësaj, astronomët besonin se Toka ishte në qendër të Universit.

QARKULLIMI I GJAKUT

Një prej zbulimeve më të rëndësishme në mjekësi, zbulimi i qarkullimit të gjakut i njihet si meritë anglezit Uilliam Harvej. Në 1628, ishte i pari që përshkroi të plotë sistemin e qarkullimit, si dhe rëndësinë e pompimit të gjakut në tru dhe zemër.

GRAVITETI

Eshtë histori e përsëritur shpesh. Isak Njutoni, matematicieni dhe fizikani i famshëm anglez, zbuloi gravitetin pasi një mollë i ra në kokë në 1664. Zbulimi i tij shpjegoi përse gjërat bien poshtë dhe pse planetet rrotullohen rreth Diellit.

MOTORRI ME AVULL

Pranohet gjerësisht se qytetërimi modern u farkëtua në fabrikat e revolucionit industrial, që mbështeteshin në motorrin me avull. Nuk ishte aq shumë një shpikje, se sa një zhvillim për më shumë se 100 vjet nga 3 shpikës britanikë: Tomas Sejvëri, Tomas Njukamën dhe Xhejms Vat.

KONDICIONERI

Sistemet primitive të kondicionimit kanë ekzistuar që në kohët e lashta, por vetëm në vitin 1902, njësia e parë eelektrike e kondicionimit të ajrët u shpik nga një inxhinier i ri me merin Uillis Kerriër, në Bufalo, Nju Jork.

ELEKTRICITETI

Zbulimi i elektricitetit, që ndryshoi jetën mbi botë, i njihet shkencëtarit anglez Majkëll Faradej. Zbulimet e tij përfshijnë parimet ku mbështetet induksioni elektromagnetik, diamagnetizmi dhe elektroliza. Eksperimentet e Faradejit krijuan edhe gjeneratorin e parë.

ADN

Shumë njerëz besojnë se biologu amerikan Xhejms Uatson dhe mjeku anglez, Frensis Krik, zbuluan ADN-në në vitet 1950, por në fakt ajo u identifikua në 1860 nga kimisti zviceran, Fridrih Misher. Më pas u kryen shumë studime, se si organizmat i trashëgojnë gjenet.

ANESTEZIA

Forma primitive të anestezisë, si opiumi dhe alkooli janë përdorur që në vitin 70, por vetëm në 1847 kirurgu amerikan, Henri Bigëlou caktoi eterin dhe kloroformin si anestetikët e parë të përgjithshëm, duke i bërë të përballueshme operacionet e dhimbshme.

TEORIA E RELATIVITETIT

Me Teorinë e tij të Relativitetit, Albert Ajnshtajni transformoi fizikën teorike dhe astronominë, gjatë shekullit 20, duke lënë pas teorinë 200-vjeçare të mekanikës të krijuar nga Njutoni. Kjo teori u bë themeli i shkencës moderne.

TELEGRAFI

Që në fillim të vitit 1753, shumë eksperimentues punuan me aplikimin e energjisë elektrike për komunikimet në distancë, por vetëm në 1835, Zhozef Henri dhe Eduard Dejvi shpikën përcjellësin kritik që i ndihmoi të krijojnë telegrafin e parë pas 2 vitesh.

TABELA PERIODIKE

Në vitin 1869, kimisti rus Dmitri Mendelejev vërejti se, kur renditen sipas peshës atomike, elementet kimike formojnë grupe me cilësi të ngjashme. Ai krijoi kështu të paën tabelë periodike, një prej zbulimeve më të rëndësishme në kimi.

REZONANCA MAGNETIKE BERTHAMORE

Tashmë e përdorur si një mjet shumë efiçient dhe i saktë diagnostikues në mjekësi, rezonanca manjetike u shpik fillimisht nga mjeku amerikan Isidor Rabi, në vitin 1938. Ai mori Çmimin Nobel n Fizikë për këtë zbulim, në vitin 1944.

LETRA

Ndonëse në botën e Mesdheut dhe Amerikën parakolumbiane ekzistonin pararendës si papiruset, këto materiale nuk janë letër e vërtetë. Procesi i parë i bërjes së letrës u dokumentua në Kinë gjatë periudhës së Hanëve Lindorë.

TEORIA E EVOLUCIONIT

I frymëzuar nga vëzhgimet e tij, Çarls Darvin nisi të zhvillojë atë që më vonë do të njihej si teoria e evolucionit përmes përzgjedhjes natyrore – mekanizmi kyç i evolucionit.

VAKSINA E POLIOMELITIT

Në 26 mars 1953, amerikani Jonas Salk shpalli se kishte testuar me sukses një vaksinë kundër poliomelitit. Në 1952, një vit epidemik për poliomelitin, pati 58 mijë raste të reja dhe më shumë se 3000 vdekje në SHBA.

PARMENDA

E shpikur në shekullin 18, parmenda ishte e para që jo vetëm gërmonte dheun, por edhe e përmbyste, duke mundësuar kultivimin në tokë të fortë. Pa të, bujqësia ashtu si e njohim nuk do të ekzistonte në Evropën veriore apo në Amerikë.
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#64
Sa peshon një re?

Retë janë të formuara nga një masë e dukshme ajri me kristale të borës ose pika uji mikroskopike të ndera në atmosferë. Ka disa lloje në varësi të lartësisë, formës dhe evolucionit.

Në funksion të këtyre ndryshoreve sasia e ujit që përmban secila prej tyre mund të variojë nga disa miligramë deri në disa gramë për çdo metër kub ajër.

Meqë molekulat H2O janë më të lehta se oksigjeni dhe nitrogjeni në atmosferë, densiteti mesatar i ajrit të lagësht është më pak se ajo e ajrit të thatë. Në nivelin e detit ky parametër është pak a shumë 1.2 kg/m 3 në ajrin e lagësht dhe 1,225 kg/m 3 në ajrin e thatë.

Si pasojë e parimit të Arkimedit, masat ajrore të lagështa ngjiten në shtresat më të larta të atmosferës. Në lartësi avulli transformohet në mikropika ose në kristale akulli, por densiteti vazhdon e mbetet i vogël krahasuar me ajrin përreth. Kjo është arsyeja se pse retë mbeten në të njëjtën lartësi.

Përsa i përket peshës janë të mëdha kur ato janë voluminoze. Retë klasike janë grumbullime të bardha në kohë të mirë me një mesatare prej 1 gramë ajër për çdo metër kub dhe që peshojnë qindra tonelata. Grumbullimet gjatë stuhive përmbajnë qindra mijëra tonelata ujë.
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#65
Amazona: Pylli i 390 miliardë pemëve

Pylli i Amazonës , zona më e madhe e pyjeve në botë, ka 390 miliardë pemë të 16.000 llojeve të ndryshme, sipas një numërimi të kryer pas dhjetë vite studimi.

Por gjysma e këtyre pemëve i përkasin 227 specieve, shpjegojnë autorët e studimit, publikuar në revistën amerikane Science.

Më shumë se njëqind ekspertë nga 88 institucione në të gjithë botën kanë kontribuar në 1.170 katallogë, që mbulon tërë Amazonën dhe japin përgjigje në pyetjet kyçe në biodiversitet.Hapësira e madhe në Amazon dhe vështirësitë e përfshira në territorin e saj kanë penguar deri tani një klasifikim të pemëve të përmbajtura në pyll që shtrihet në Brazil, Peru, Kolumbi, Guana dhe Suriname.

Mungesa e informatave të tilla themelore mbi drurët në pyllin e madh në Amazon dhe pjesës tjetër të florës e komplikojnë punën e shkencëtarëve dhe përpjekjet e ruajtjes, shpjegojnë autorët e studimit.

“Shumica e llojeve të pemëve të hasur më shpesh në Amazon janë identifikuar dhe regjistruar”, thotë Hans Steegke, një studiues në Qendrën “Qendra Naturalis Biodiversitetit” së Holandës që morri pjesë në studimin. “Ky është një informacion shumë i dobishëm për kërkime të mëtejshme dhe për liderët politikë,” shtoi ai.

Sipas shkencëtarëve, speciet më shpesh hasen në Amazon ku përbën 1.4% të të gjitha llojeve të pemëve që gjenden në këtë pyll. Bazuar në modelin matematik përdorur në këtë studim, në Amazonë ka rreth 6.000 lloje të pemëve të rralla, me një popullsi prej më pak se 1000 pemë secili, e cila lejon që karakterizojnë specieve të rrezikuara nga Bashkimi Konservimit të Botës (IUCN).
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#66
10 fakte interesante për sytë
Close-up of a beautiful woman's eye
Syri është organi më i ndjeshëm në trupin e njeriut, por ka disa gjëra që ndoshta më parë nuk i kemi ditur për të.

Kemi përgatitur një listë faktesh që ndoshta më herët nuk janë përmendur për sytë, por që janë vërtetuar nga mjekësia dhe shkenca.

1. Njerëzit lexojnë rreth 25 herë më ngadalë në paisje elektronike sesa në letër.

2. Të porsalindurit janë të verbër ndaj ngjyrave dhe burrat janë më të predispozuar ndaj verbërisë së ngjyrave sesa gratë.

3. Retina e syrit është shumë më efikase për qëllime të sigurisë sesa shenjat e gishtërinjve, transmeton lajmi.net.

4. Syri ka veti të mahnitshme shëruese, ai mund të filtrojë pluhurin dhe të shërojë gërvishjet brenda 48 orëve.

5. Sytë janë organi më kompleks pas trurit.

6. Funksioni i lotëve është t’i mbajë sytë të pastër, por shkencëtarët ende nuk e dinë pse qajnë njerëzit kur janë të mërzitur.

7. Një mbyllje e syrit zgjatë rreth 100-150 milisekonda, dhe ne gjatë një viti kryejmë rreth 5.2 milion të tilla.

8. Mbi 10 milion ngjyra mund të dallohen nga syri, por jo rrezet infra të kuqe dhe ato ultravjollcë.

9. Njerëzit me sy të kaltër kanë të gjithë një paraardhës, njeriu i parë me sy të kaltër jetoi para rreth 6000 – 10.000 vjetësh, të gjithë më herët kishin sy të kaft.

10. Të dy sytë kanë një pjesë të verbër në anën e pasme, por ju nuk mund t’a vëreni pasi që organet e syrit veprojnë së bashku për të mbuluar këtë verbëri.
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#67
Dhjetë kuriozitete për Murin Kinez

Muri i Madh Kinez është një nga monumentet më imponuese të krijuara ndonjëherë nga dora e njeriut. Gjithashtu, ai është edhe një nga veprat më të famshme në botë, jashtëzakonisht i njohur dhe i admiruar.

Për njerëzit anembanë planetit Muri i Madh Kinez konsiderohet si një nga mrekullitë moderne të botës. Shumë individë mendojnë se ky ndërtim është një strukturë e ngritur për t’u mbrojtur, por ka mjaft gjëra interesante që nuk njihen, përfshirë edhe faktin që janë të paktë njerëzit, të cilët kanë arritur që ta shikojnë të gjithë këtë ndërtim gjigant. Kjo strukturë ka nisur të ngrihet rreth 2500 vjet më parë.

Vendimi për ta ndërtuar u mor për të frenuar pushtuesit mongolë, e tani është kthyer në një pasuri historike për Kinën.

Muri i Madh Kinez, është i gjatë mbi 7 mijë kilometra në përgjatë territorit të Kinës.

Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”.

Ndërtimi i tij filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e mongolëve. Më poshtë janë 10 kuriozitete të murit të madh Kinez.

1 – Nuk u përdor kurrë si strukturë mbrojtëse

Edhe pse qëllimi kryesor i murit ishte ai mbrojtës për të kufizuar sulmet mongole nga veriu, kjo strukturë kurrë nuk e kreu qëllimin fillestar të ndërtimit të saj. Gjatësia ekstreme, bëri që të ishte praktikisht e pamundur që të ruhej nga rojet kineze e kjo krijoi pika të dobëta që u dha mundësinë mongolëve që ta kalonin në çdo moment pa hasur ndonjë rezistencë të fortë nga kinezët. Për këtë arsye, pavarësisht qëllimit që përfaqëson kjo vepër gjigante, atë gjë që duhet ta bënte më mirë se të tjerat, në fund nuk e kreu.

2 – U ndërtua në më shumë se 1800 vite

Muri i Madh kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia Qin filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.

3 – Struktura është një koleksion muresh

Për shumë njerëz, Muri i Madh Kinez është një strukturë e gjatë e përbërë nga vetëm një mur. Realisht, janë më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze e që janë bashkuar.

4 – Përbërësi i çuditshëm brenda strukturës

Përgjithësisht, Muri i Madh është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.

5 – U ngrit nga të burgosurit kinezë

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.

6 – Familjarët nderonin të vdekurit në Murin e Madh

Me aq shumë jetë të humbura gjatë ndërtimit, anëtarët e familjeve të pikëlluar ishin të frikësuar se shpirtrat e të dashurve të tyre do të qëndronin gjithnjë të bllokuar brenda strukturës së murit dhe kështu shkonin atje herë pas here për t’i nderuar.

7 – Poema e lashtë parashikoi ndërtimin

Një koleksion poemash të lashta kineze i shkruar mes shekujve 11-17 p.e.s, Shijing, parashikoi ndërtimin e Murit të Madh Kinez. Në fillim të shkrimit shpjegohen përpjekjet e mbretit për t’u mbrojtur nga armiqtë nëpërmjet një barriere të madhe.

8 – Mijëra milje të Murit origjinal janë zhdukur

Në ditët e sotme, Muri i Madh Kinez që ka arritur t’i mbijetojë kohës është rreth 13,171 milje. Një gjatësi që të bën përshtypje, edhe pse milje të shumta të murit janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme.

9 – Me pjesë të Murit janë ndërtuar shtëpi për njerëzit

Gjatë shekullit 20, gjatë lëvizjes socio-politike e njohur si Revolucioni Kulturor Proletarian, qeveria kineze dëmtoi Murin e Madh. Mao Ce Duni dhe Garda e Kuqe e shihte Murin si një relikte e vjetër, materialet e së cilit duhet të shfrytëzoheshin për zhvillimin e strehimit. Ai urdhëroi që shumë tulla të merreshin prej tij e të ndërtoheshin shtëpi.

10 – Disa pjesë mund të zhduken para vitit 2040

Studiuesit parashikojnë se duke qenë se Muri i Madh Kinez nuk është mbajtur mirë, pritet që në të të ketë dëmtime gjatë shekullit të 21. Gjithashtu, edhe për shkak të erozionit natyror e njerëzor, një pjesë e mirë e tij mund të mos ekzistojë më deri në vitin 2040.
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#68
Shtetet më të vegjël në botë.

Me mbi 194 shtete në botë, është e lehtë të mendosh se fjala “shtet” barazohet me një zonë masive toke, me një numër të madh njerëzish.

Por, disa vende janë aq të vegjël saqë qytetet brenda kombeve të tjera janë gjigantë krahasuar me to.

Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe më të vogël se 400 kilometra katrorë dhe gjenden kryesisht në Evropë, Karaibe dhe Paqësor.

10 vendet më të vegjël në botë mbulojnë një sipërfaqe totale prej 1,491.4 km², që është më e vogël se zona e qytetit të Houstonit në Teksas (1,625.2 km²).

Me qeveritë dhe kulturën e tyre, këto shtete të vegjël janë disa nga vendet më të pasura dhe më intriguese në botë.

Në vijim po ju paraqesim listën e 10 vendeve më të vegjël në botë:

10. Malta – 316 km² – Malta është një shtet ishull dhe ndodhet në Detin Mesdhe. Republika e Maltës në të vërtetë përbëhet nga tre ishuj: Gozo, Comino dhe Malta, që është më i madhi nga tre. Ky vend i vogël ka një popullsi prej mbi 450,000 banorë, duke e bërë atë një nga vendet më popullsi më të dendur në botë. Të huaj nga e gjithë bota vijnë në Maltë për motin me diell, plazhe tërheqëse, histori të pasur dhe jetë të gjallë.

9. Maldivet – 300 km² – Një destinacion popullor turistik në Oqeanin Indian, Maldivet është vendi më i vogël në Azi në aspektin e zonës dhe popullsisë. Ka mbi 1,192 ishuj koralesh në Maldive duke e bërë atë një nga vendet më të shpërndara në botë. Vendi dikur ka qene koloni e shumë perandorive, portugeze, holandeze dhe britanike, por u bë një shtet i pavarur në vitin 1965. Sot, Maldivet kanë një ekonomi të gjallë turistike për shkak të plazheve të famshme të saj të bardhë dhe ujërave kristal blu.

8. Saint Kitts and Nevis – 261 km² – Këto 2 ishuj në Karaibe ishin disa prej ishujve të parë që do të pushtoheshin nga evropianët. Ata zënë një total prej 261 kilometrash katrorë, gjë që e bën Shën Kits dhe Nevis vendin e tetë më të vogël në botë. Ekonomia e tyre varet nga turizmi, bujqësia dhe industritë e vogla prodhuese, transmeton tch. Ishujt gjithashtu ofrojnë vende fantastike zhytjeje për shkak të jetës së bollshme detare. Një eksportues kryesor i sheqerit për shekuj, plantacione të mëdha tani janë pasuri të bukura që janë konvertuar në hotele dhe vendpushime.

7. Ishujt Marshall – 181 km² – Ishujt Marshall, të cilët zyrtarisht quhen Republika e Ishujve Marshall, është një shtet ishull që gjendet në Oqeanin Paqësor, afërsisht në gjysmë të rrugës ndërmjet Shtetit të Haëait dhe kontinentit të Australisë. Zona e rrethuar nga ishujt përfshijnë mbi 800 lloje peshqish si dhe 160 lloje të koraleve.

6. Lihtenshtajni – 160 km² – Një vend që flet gjermanisht, ky është i vetmi komb në botë që është i vendosur plotësisht në Alpe. I vendosur midis Zvicrës dhe Austrisë, Lihtenshtajni është vendi më i pasur në botë nga GDP-ja për kokë banori, me shkallën më të ulët të papunësisë (1.5%). Hyrja në vend është paksa e ndërlikuar, pasi nuk ka aeroport brenda kufijve të tij. Vizitorët duhet të kalojnë përmes Zvicrës për të arritur në këtë vend alpin që është ende i sunduar nga një princ!

5. San Marino – 61 km² – I rrethuar tërësisht nga Italia, San Marino njihet edhe si Republika e San Marinos. Me një total prej 61 kilometra katrorë, është vendi i pestë më i vogël në botë. Ai pretendon të jetë shteti më i vjetër i mbijetuar sovran në botë dhe është gjithashtu një nga më të pasurit në terma të GPS-së për kokë banori. Ai ka një popullsi prej vetëm 30,000 banorë, duke u mburrur me një nga normat më të ulëta të papunësisë në botë.

4. Tuvalu – 26 km² – Tuvalu ndodhet në Oqeanin Paqësor në verilindje të Australisë. Me një total prej 26 kilometrash katrorë, Tuvalu është shteti i katërt më i vogël në botë. Janë rreth 10,000 banorë, me 8 km rrugë dhe vetëm një spital i pranishëm në ishullin kryesor. Vendi dikur ishte territor britanik, por u bë i pavarur në vitin 1978. Për shkak të vendndodhjes së largët të vendit, turizmi nuk është shumë i rëndësishëm.

3. Nauru – 21 km² – Një shtet ishull që ndodhet në lindje të Australisë, Nauru është shteti më i vogël ishull në botë. U bë i njohur në vitet 1980 për minierat e fosfatit, por tani është një ishull i qetë nga radarët e turistëve. Burimet e tij fosfate tani janë varfëruar, duke rritur papunësnë në 90%, me 10% të mbetur të punësuar nga qeveria. Nauru njihet gjithashtu si vendi me njerëzit më të shëndoshë në botë, ku 97% e burrave të tij dhe 93% e grave janë të shëndoshë ose mbipeshë. Për shkak të kësaj, Nauru është gjithashtu shtëpia e nivelit më të lartë të diabetit të tipit 2 në botë, me 40% të popullsisë që vuan nga sëmundja.

2. Monako – 2 km² – I vendosur në Rivierën Franceze, Monako është shtëpia e numrit më të madh të milionerëve dhe miliarderëve në botë për kokë banori. Është gjithashtu vendi i dytë më i vogël në botë, me vetëm 2 kilometra katrorë në sipërfaqen totale të tokës. I njohur për industrinë e lojërave të fatit dhe mallrave luksoze dhe shërbimeve, Monako është një shesh lojërash i preferuar i të pasurve dhe të famshëm. I kufizuar nga Franca në tri anët dhe në njërën anë nga ana e Detit Mesdhe, banorët e Monakos janë kryesisht francezë. Me një popullsi prej mbi 36,000 banorë, Monako është vendi më i populluar në botë. Ngjarja më e famshme vjetore është gara e Formula 1, e cila zhvillohet nëpër rrugët e qytetit.

1. Qyteti i Vatikanit – 0.44 km² – Vendi më i vogël në botë është Vatikani, i njohur edhe si Selia e Shenjtë. Me vetëm 0.44 kilometra katrorë, Qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë sipas sipërfaqes së tokës. Ky shtet përshtatet tërësisht brenda kryeqytetit italian të Romës dhe është qendra e Kishës Katolike. Është gjithashtu shtëpia e kishës më të madhe në botë – Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila mban disa nga veprat më të rëndësishme të Rilindjes. Të ardhurat e tij vijnë nga kontributet vullnetare të mbi 1 miliardë anëtarëve të Kishës Katolike Romake në mbarë botën. Pjesa tjetër e ekonomisë të tij vjen nga shitja e pullave postare, kujtimeve turistike dhe tarifat e pranimit të muzeve.
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#69
Më 21 nëntor 1676, astronomi danez Ole Romer njoftoi në Akademinë e Shkencave në Paris përfundimin e tij se drita udhëton me një shpejtësi të kufizuar.

1.Sipas obserbimeve të Romer për Jupiterin dhe hënën, drita udhëton 220,000 km në sekondë. Shifra e saktë është 299,000 km për sec.

2.Romer ishte I pari që provoi se drita nuk udhëtonte asnjëherë.

3.Rastësisht data 21 nëntor ishte gjithashtu data kur Ajnshtajni publikoi së pari ekuacionin e=mc ² duke lidhur energjinë, masën dhe shpejtësinë e dritës

4.Kjo datë është mjaft e rëndësishme në historinë e zërit dhe dritës. Edison shpalli shpikjen e fonografit po në këtë ditë në 1877.

5.Mesatarisht dritës i duhen 8 minuta dhe 20 sekonda për të arritur në tokë.

6.Dritës së hënës i duhen 1.25 sekonda për të arritur te ne.

7.Rrezet e diellit arrijnë deri në 80 metra thellë në oqean

8.Një vit dritë është distanca që drita udhëton për një vit

9.Ylli më i afërt i Tokës përveç Diellit është Proxima Centauri që është 4.24 vite dritë larg

10.Sipas teorisë aktuale, drita nuk ekzistonte deri në mes të 240,000 dhe 300,000 vitesh pas Big bang.
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#70
Pema e jetes.

Pema baobab (Adansonia) e njohur ndryshe si “pema e jetës” është e vështirë për t’u harruar.

Gjendet në rajonet e savanës afrikane, në Madagaskar dhe në Australi. Pemët formojnë një trung shumë të trashë dhe të gjerë dhe mund të jetojnë mijëra vjet e të zhvillojnë vrima kaq të mëdha, kavitete të pazakonta, saqë mund të strehojnë një bar në brendësi (Sunland Baobab). Sunland Baobab me moshë 1000 vjeçare dhe pema më e madhe e Afrikës u rrëzua vitin e kaluar.

Një tjetër baobab i famshëm, pema Chapman në Botsvana u rrëzua në vitin 2016. Sipas një studimi të publikuar në “Nature Plants” diçka e ngjashme po u ndodh baobabëve më të mëdhenj dhe më të vjetër në të gjithë botën, një ngjarje me një magnitudë të paprecedentë. Studimi u realizua nga Adrian Patrut në universitetin e Babes-Bolyai në Rumani dhe një grup ekspertësh, të cilët arritën në përfundimin se në 12 vitet e fundit 9 nga 13 pemët më të vjetra dhe 5 nga 6 më të mëdhatë kanë marrë fund. Po flasim për një humbje tragjike duke patur parasysh historinë dhe kulturën lidhur me këto pemë që janë edhe një burim kyç ushqimi për qeniet njerëzore.

Baobabi është shkaku i angiospermës (lulëzimit të bimëve) më të madhe dhe është pema emblemë e Afrikës,- sqaron Patrut. Shkencëtarët kanë ekzaminuar pemët qysh prej 2005 dhe kanë ngritur një teori se si rriten dhe kanë dokumentuar këto humbje të pariparueshme të natyrës. Baobabët më të mëdhenj kanë shumë trungje rreth një kaviteti fals dhe kjo e bën strukturën e e tij të veçantë.

Këto trungje mund të rriten bashkë, çka çon në një karakteristikë të çuditshme sepse duke u rritur nga jashtë brenda kavitetit druri mplaket gjatë një periudhe në vend që ta bëjnë më të ri siç do të ndodhte normalisht. Është një karakteristikë unike e baobabit, – tha Patrut që ka përdorur metoda me radiokarbon për të përcaktuar moshën në pjesë të ndryshme të pemëve. Autorët thonë se pemët më të mëdha janë më të cënueshmet dhe fajësojnë ndryshimet klimatike edhe pse studimi thotë se duhen kërkime të mëtejshme. Pemët më të mëdha kanë më shumë nevojë për ujë dhe ushqyes, sesa ato më të vogla dhe janë më të prekurit nga rritja e temperaturave dhe nga thatësira. Ky studim hedh poshtë idenë se këto pemë po mbarojnë nga ndonjë epidemi kërpudhore ose diçka e ngjashme. Këto vdekje janë modifikime të rëndësishme në ekosistemin dhe integritetin e biodiversitetit.
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
744
Likes
1,887
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#71
Screenshot_20180705-081423_Chrome.jpg
 

Natta

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,386
Likes
733
#72
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit.

Të pavarura, mendjemëdha, elegante dhe gjuajtëse. Kush janë? Macet.
Macet janë bërë miqtë më të mirë të njeriut, së bashku me armiqtë e tyre të përhershëm, qentë.
Macja, në fakt, autonome dhe “me edukatë”, është kafsha perfekte për t’u mbajtur në ambiente banimi, edhe në qytet.
Nëse dëshironi ta pasuroni shtëpinë me një prej tyre, ja disa kuriozitete që ndoshta nuk i dinit ende:
1. Gërr gërret: Macja bën gërr gërr për të komunikuar një gjendje mirëqenieje, ndjehet mirë. E bëjnë që kur janë të sapolindur, për t’i komunikuar nënës që janë mirë. Ajo ia kthen me të njëjtën monedhë “ron ron”. Dhe nuk mbaron këtu: kjo mirëqenie mund t’u tregohet edhe humanëve, sipas veterinerit francez Jean-Yves Gauchet që mbështet ‘ron ron terapinë’ në Francë. Sipas tij, gërr gërret e maceve ndihmojnë për të ulur stresin dhe pagjumësinë, të ngjashme me një muzikë të caktuar.
2. Puthja e maces: Është ajo shprehi që macja bën, me sytë e mbyllur ose gjysmë të mbyllur vazhdimisht, drejtuar padronit të saj. Do të thotë që ndjehet mirë dhe është e qetë.
3. Hedhja për së larti: Macet hidhen lart 5 herë më shumë se gjatësia e tyre, në këtë mënyrë arrijnë 2,5 metra lartësi.

4. Tualeti: Macet, dihet që janë kafshë shumë të pavarura. Sipas një eksperti të intervistuar nga Mother Nature Network, njeriu mund të arrijë akoma më shumë: mund të instruktojë macen e vetë për të përdorur wc-në dhe të tërheqë shkarkuesin. Provojeni për ta besuar!
5. Macja e zezë ndjellë fatkeqësi? Jo, përkundrazi!
6. Astronomia e maceve – Në 1963 Franca dërgoi një mace në hapësirë. Quhej Felicette dhe parametrat jetësorë të saj monitoroheshin në mënyrë të vazhdueshme. Ndryshe nga Laika e shkretë, qenushja ruse, Felicette u kthye në vendin e saj shëndoshë e mirë.
7. Të shohë në errësirë: Mund ta bëjë falë zinkut dhe proteinave që mbulon retinën dhe reflekton dritën si një pasqyrë.
8. Klonimi: Nicky i vogël u lind në 2004 dhe ishte macja e parë që u klonua nga AND e e një Maine Coon-i të vdekur. Çdo gjë ka një çmim dhe padroni i maces të racës Maine Coon, për të qetësuar dhimbjen e braktisjes, pagoi 50 mijë dollarë.
9. Orientimi: Macet janë të pajisura me një lloj GPS, që, ndryshe nga kafshët e tjera, i lejon ato të gjejnë përherë rrugën për në shtëpi.
10. Të flenë: Në qoftë se mendoni se mërziten vetëm në shtëpi, mos u shqetësoni. Macet mund të flenë edhe 2/3 e ditës. /Telegrafi/
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#73
Ja çfarë tregon firma për personalitetin tonë…

Çfarë personaliteti kemi kur firmosim qartë dhe kuptueshëm. Po kur është e pakuptueshme? Po kur është me shumë harqe apo me iniciale? Po kur është më germa të drejta? Lexoni se çfarë mund të tregojë firma për personalitetin tonë…

Çdokush që ka provuar të paktën një herë në jetë të falsifikojë firmën e prindërve të tyre për në shkollë, pra të gjithë e dimë se sa e vështirë është për të imituar një firmë. Sepse në ato pak tipare që tregojnë emrin dhe mbiemrin, të shkruar në fletë me shpejtësi dhe lehtësi, ka në fakt të dhëna të rëndësishme që janë të fshehur në të vërtetë në karakterin tonë, ambiciet tona, përvojat tona.

Firma e pakuptueshme

Ky është një person me një mendje të shkathët, të shpejtë, tipike e dikujt që nuk do të humbë kohë.

Firma e qartë dhe e kuptueshme

Tipari dallues i një personi të shoqërueshëm me mendje të hapur, i cili pëlqen të shihet për atë që është, pa frikë.

Emri i lexueshëm, mbiemri konfuz

Ky është nënshkrimi i një personi i cili vazhdimisht lufton për përmbushjen personale. Kjo zakonisht sinjalizon një karakter të hapur, një njeri i thjeshtë për t’u afruar.

E nënvizuar

Nënvizimi i firmës suaj është një shenjë e një dëshirë për ta riafirmuar rëndësinë e saj.

Shumë harqe

Shumë harqe në firmë tregojnë një person agresiv dhe të paduruar.

Shkon për lart

Një firmë që fillon ulët dhe shkon për lart është tipike e një njeriu ambicioz dhe që ka shpresa të mëdha për të ardhmen

Shkon për poshtë

Firmë tipike e një persona tendencialisht të pasigurtë, të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët dhe gjithnjë i kujdesshëm në situata të rrezikshme

Vetëm iniciale

Kush firmos vetëm inicialet tregon që fsheh shumë nga vetja, dhe është i shqetësuar për privatësinë e vet.

Iniciale të theksuara

Nëse firma tregon vetëm inicialet e emrit dhe mbiemrit është sinjal i respektit të madh për veten që ndonjëherë shkon në arrogancë.

Gërma të drejta

Simptomë e njeriut të përpiktë dhe të saktë

Gërma e parë e ndërlikuar

Kush e nis firmën me një shkronjë disi të vështirë për t’u kuptuar është dëshirë e fortë për t’u vënë re.
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#74
1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe.

Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa, me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
--------------------------------------------------------------------------------

2 Prejardhja e emrit "tenis"

Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja. Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej, i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.
--------------------------------------------------------------------------------

3 Lotet e krokodilit

Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet, pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin. Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene. Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene, por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht, pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur, fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes, e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.
--------------------------------------------------------------------------------

4 Popullsia e botes deri sot

Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.
--------------------------------------------------------------------------------

5 Pse Deti i Zi quhet keshtu?

Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.

6 Gjuhet e botes

Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme. Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla". Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.
--------------------------------------------------------------------------------

7 Kanguru

Kur u duken per here te pare ne Australi, europianet vune re nje kafshe te cuditshme: ajo ecte me kembet e prapme, ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit. C'eshte kjo? - i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata. Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru. Kur me vone studjuan gjuhen vendase, evropianet mesuan se "kanguru" do te thonte "nuk kuptoj".
--------------------------------------------------------------------------------

8 "Insekti i zbutur"

Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
--------------------------------------------------------------------------------

9 Elefanti frikacak

Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.
--------------------------------------------------------------------------------

10 Sa kushton 1 kg mjalte?

Per te prodhuar nje kilogram mjalte, nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve, dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.
--------------------------------------------------------------------------------

11 Numri i gjallesave ne det

Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa, ne 100 metra thellesi ka 3.000, dhe ne 5.000 metra thellesi ka mesatarisht 15 gjallesa.
--------------------------------------------------------------------------------

12 Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve

Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra. (Gropa e Marianeve, Filipine)
--------------------------------------------------------------------------------

13 Floket dhe njeriu

Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku. Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000, te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave. Mesatarisht, cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
--------------------------------------------------------------------------------

14 Njerezit me te gjate e me te shkurter

Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir, qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate. Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m. Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu, me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai, me gjatesi vetem 38 cm.
--------------------------------------------------------------------------------

15 Shpikesi i telefonit

“Uaston, hajde ketu,me duhesh” .--- Kjo ka qene fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij, Aleksander Graham Bell, qe therriste ndihmesin e tij, Uaston. Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.
--------------------------------------------------------------------------------

16 Kuriozitete demografike

Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez. Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur. Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.
--------------------------------------------------------------------------------

17 Shpenzimet ushtarake

Ne vitin 1979 u harxhuan per qellime ushtarake 450 miliard $, ne 1985, 850 miliard $, dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.
--------------------------------------------------------------------------------

18 Pabarazite sociale

Ne vitin 1960, 1/5 me e pasur e botes kishte te ardhura mbi 20 here me te medha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960, kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerez), kane te ardhuara vjetore 500 $ , kurse vende te Evropes Veriore kane 20.000 $.

--------------------------------------------------------------------------------

19 Fëmijë të një nëne

Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765, lindi 16 binjake, 7 trenjake, dhe 4 katërnjake. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.
--------------------------------------------------------------------------------

James Gill

James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.
--------------------------------------------------------------------------------

Nëna më e vjetër

Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare, lindi një djalë.
--------------------------------------------------------------------------------

Operacioni më i gjatë

Një operacion mjekesor, cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cist nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
--------------------------------------------------------------------------------

Portier apo sulmues

Portieri Jose Luis Chilavert i Paraguajit, shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar, ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.
--------------------------------------------------------------------------------

Substanca më e ëmbël

Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli, është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.
--------------------------------------------------------------------------------

Tranzistori më i vogël

Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertikal
--------------------------------------------------------------------------------

Mjekra më e gjatë

Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.
--------------------------------------------------------------------------------

Grup muzikor suedez ABBA

Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm, debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborge. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.
--------------------------------------------------------------------------------

Helikopteri me i vogel

Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8, i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.
--------------------------------------------------------------------------------

Rryma me e forte.

Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA), në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².
--------------------------------------------------------------------------------

Protesta me e madhe.

Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.
--------------------------------------------------------------------------------

Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.
--------------------------------------------------------------------------------

Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh

Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
--------------------------------------------------------------------------------

Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.
--------------------------------------------------------------------------------

Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime, ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
--------------------------------------------------------------------------------

Kanguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar lart, është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.
--------------------------------------------------------------------------------

Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
--------------------------------------------------------------------------------

Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.
--------------------------------------------------------------------------------

Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
--------------------------------------------------------------------------------

Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA), të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.
--------------------------------------------------------------------------------

Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm), ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbulonte një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.
--------------------------------------------------------------------------------

Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e në këtë zone vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajtur forty-niners. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.
--------------------------------------------------------------------------------

Marilyn Monroe, apo Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse
--------------------------------------------------------------------------------

Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)
--------------------------------------------------------------------------------

Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
--------------------------------------------------------------------------------

Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.
--------------------------------------------------------------------------------

Nikotina i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-Methylpyrrolidin).
--------------------------------------------------------------------------------

Kali vrapues australian "Great Fortune" si ndihmë teknike mori një palë syza.
--------------------------------------------------------------------------------

Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?
--------------------------------------------------------------------------------

Sahara është më e madhe se Australia?
--------------------------------------------------------------------------------

Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie vetëvrasjesh?
--------------------------------------------------------------------------------

________________________________________
A E Dini Se..!!

Jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë planetët e tjerë..

Dielli mund të nxërë brenda tij një milion Toka.

Grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken

Në Italinë mesjetare puthjet nuk mund të merreshin ose jepeshin thjeshtë. N.q.s. një burrë e një grua shiheshin në publik duke u përqafuar, ata ishin të detyrurar të martoheshin.

Flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe mbasi njeriu ka vdekur .

20% e energjisë së trupit përdoret nga truri.

Përgjatë 75 vjetësh jetë, neper trupin e njeriut kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.

I pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.

Në shekullin e X, Raziu bëri operacionin e parë me qepje, ku penjtë e nevojshëm i përgatiti nga zorrët e kafshëve.

Portreti i Raziu, mjekut dhe filozofit te dëgjuar arab, i cili u bë i dëgjuar sidomos me veprën e tij "Kitabul Havi", mbahet akoma i varur në Universitetin e Bridgetone .

Në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhamia.

Në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Europë.

Për herë të parë koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është fytur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuesve e bëri Hasan El-Marakeshi më 1299.

Në vitin 1957, mbreti i Francës Henri i III themeloi në Paris katedrën e gjuhës arabe që të lehtësojë zhvillimin e studimeve mjeksore.

Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 - 1588) gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi jo më pak se 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha, 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjellësa. Kryevepra e tij është Xhamija Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në baze të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu. (Turqi)

Thuhet se në Kostarika është zbuluar një majmun me gjatësi 4.3 metra. Sipas këtij zbulimi del se King Kongu i njohur në film mund të ketë qenë i vërtetë !!

Televizioni i parë u zbulua nga J. L. Bajd, më 1928.

Automobili i parë u konstruktua nga Karl Benz më 1885.

Vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903 bënë per here te pare fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve.

Oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000. km. katrorë kurse oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut që ka 14.090.000 km. katrorë.

Gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km. katrorë.

Ishulli më i madh në botë është Grenlanda me sipërfaqe 2.175.600 km. katrorë.

Nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra

Në mjedisin e hapur kur nuk fryejnë erërat, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.

Gratë e fisit Bambara të cilët jetojnë në Senegal, tërë trupin e lyejnë me baltë të kuqe.

Skandinavët dikur kan prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drunjëve, sidomos të pishës

Sipas shkencëtarëve amerikanë, Hëna çdo një mijë vjet largohet nga Toka për 20 metra për shkak të dobësimit të fuqisë tërheqëse të Tokës - gravitacionit.

Ezkimezët kur e lëshojnë shtëpinë, e rrëzojnë së paku një pjesë të shtëpive të tyre të ndërtuar prej akulli në mënyrë që ajo të mos bëhet strehim i shpirtrave të këqinj.

________________________________________

.

Sfinksi i Madh ( Egjpt ) është rreth 73 m i gjatë dhe 20 m i lartë. Koka e Sfinksit të madh mendohet të jetë portreti i mbretit Khafra, faraoni për të cilin u ndërtua.

--------------------------------------------------------------------------------

Tikal ( Guatemale ) ka qenë një qendër e rëndësishme metropolis në civilizimin e mrekullueshëm të Majave. Rrënojat e pallateve , tempujve, piramidave , dhe shesheve te mëdha janë një dëshmi e madheshtisë së qytetërimit të zhdukur.

--------------------------------------------------------------------------------

Muret e Murit të Madh në Kinë janë 9 m të lartë. Në vitin 214 para krishtit perandori Shi Huang-Ti forcoi muret ekzistuese dhe i lidhi ato duke formuar një sistem të vetëm mbrojtje - Murin e Madh

--------------------------------------------------------------------------------

Megjithëse njerëzit në të gjithë botën mendojnë se Big Ben quhet e gjithë struktura , ky është vetëm emri i orës që ndodhet Brenda kullës .

--------------------------------------------------------------------------------

Në shekullin e 17 , perandori Shah Jahan ndërtoi Taj Mahal, këtë varr të bukur prej mermeri në kujtim të gruas së tij, Mumtaz Mahal. Ndërtimi i tij kërkoi 20000 punëtorë dhe 22 vjet. Sot ata janë varrosur që të dy aty. Nje nga projektuesit mendohet te kete qene shqiptar.

--------------------------------------------------------------------------------

Muri i Vajtimit në Izrael është 49 m i gjatë dhe 12 m i lartë. Ky mur është një vend i shenjtë për hebrenjtë në Izrael dhe kudo në botë.

--------------------------------------------------------------------------------

Katedralja e shën Bazilit ndodhet në Moskë dhe janë në të vërtetë nëntë kisha në një. Ndërtesa qëndrore është e rrethuar nga tetë kisha më të vogla. Kjo katedrale u ndërtua nga viti 1555 deri në 1560 me urdhër të Ivanit të tmerrshëm.

--------------------------------------------------------------------------------

Parthenoni u ndërtua në nder të Athenës , mbretëreshës greke të zgjuarsisë.

--------------------------------------------------------------------------------

Angor Wat ( Kamboxhia ) është tempulli më i madh dhe më i famshëm në kompeksin Angor.

--------------------------------------------------------------------------------

Ndërtimi Shtëpisë së bardhë ne SH. B. A, filloi në vitn 1792. Në 1800 Presidenti dhe zonja John Adams ishin "familja e parë " që jetuan aty.

--------------------------------------------------------------------------------

Të gjitha anijet kozmike edhe ato Apollo që çuan njerëz në Hënë u lëshuan nga Qendra e hapësirës Kennedy në Florida. Por pjesa më e madhe e tyre u ulën në bazën Edwards në Kalforni.

________________________________________

Fakte Shkencore

1. Shpejtesia e drites eshte 300.000 km/sek..

2. Drites i duhen 8min e 17 sek per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes.

3. Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 miliarde.

4. 10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente.

5. Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1800 km per ore, dhe udheton permes hapesires me shpejtesi 110.000 km per ore.

6. Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete.

7. Kokrra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher ra ne Bangladesh ne 1986.

8. Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez.

9. Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Antarktide.

10. Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 miliard vjet.

11. Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit.

12. Nje te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se sekondes pas Big Bang, Universi kishte madhesine e nje dardhe.

13. Struktura e DNA-se u percaktua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick me 1953.

14. Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor.

15.Termometri u krijua nga Galileo ne 1607.

16. Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, me 1250.

17. Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866.

18. Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X.

19. Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 102 m i larte.

20. Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres - pacienti i tij jetoi vetem 18 dite.

21. Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme.

22. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar.

23. Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere.

24. Kripa perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise. Ne nje periudhe ushtaret Romake jane paguar me kripe (salt - salary = anglisht, salarium - latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to. Shenja quhej "hallmark" duke ditur se ne greqisht "hal" qendron per kripe.

25. Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta.

26. Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me vere te quajtura ne ate kohe "kratere". Ata besonin se alkooli safi, mund te perdorej vetem nga barbaret (te huajt).

27. Jo shume larg nga Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i thelle. Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi Token. Mendohetr se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte rreth 17.5 km per sekonde.

28. Njerzit kane 46 kromozome, peshqit karavidhe ( crayfish) kane 200.

29. Ne trupin e njeriut ndodhen 110.000 km damare gjaku.

30. Utopia eshte nje terren i madh dhe i sheshte ne Mars.

31. Diten kur u varros Alexander Graham Bell, i gjithe sistemi telefonik ne Amerike u stakua per 1 minute, ne nder te tij.

32. Ndodhen gati me shume se 100 miliard galaktika ne Univers.

33 Me shume mikrobe ngjiten gjate takimit te duarve, sesa gjate puthjeve.

34. Pika me e shpejte e shiut e godet token me shpejtesi 32 km per ore.

35. Nq se Dielli do kishte madhesine e nje topi plazhi, atehere Jupiteri do kishte madhesine e nje topi golfi, ndersa toka do kishte madhesine e nje bizeleje.

36. Duhet me shume se nje ore per nje trup te rende te zhytet 10 km poshte, ne pjesen me te thelle te oqeanit.

37. Ndodhen me shume krijesa te gjalla ne siperfaqen e lekures se njeriut, sesa njerez ne siperfaqen e Tokes.

38. Balena Gri,cdo vit migron 22000 km nga Arktiku ne Meksike dhe kthim
.

39. Drites i duhen 13 sek per te udhetuar rreth Tokes.

40. Nje e cdo 2000 bebe, lind me nje dhemb.

41. Edhe neqoftese fluturojme me shpejtesine e drites, perseri do na duhej 2 milion vjet te shkonim ne afersi te galaktikes me te madhe prane nesh, Andromeda.

42. Cdo ore Universi, zmadhohet gati nje million milliard km ne cdo drejtim.

43. Vendi me i thate ne bote i banuar nga njerez, eshte Aswan, ne Egjipt, ku cdo vit bie vetem 5 mm shi.

44. Krateret me te medha te krijuara nga renja e meteoreve, ndodhen ne Sudbury, Ontario ne Kanada dhe Vredefort ne Afriken e Jugut.

45. Shkretetira e Saharase eshte shkretetira me e madhe ne bote, me siperfaqe 7 milion km katrore.

46. Ne shekullin e 14te, Vdekja e Zeze, vrau 75,000,000 njerez. Transmetohej nga mikrobe te miut te zi.

________________________________________

A e dini se

---Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Pastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.

---Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë (!).

---Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.

---Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.

---1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

---Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.

---Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000

---Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

---Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

---Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

---Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonia me 6 %.

---Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

---Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumini (rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.

---Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.

---Sipas FBI, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.

---Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth rreth 20 milionësh.

---Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

---Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

---DNA (ADN), ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

---Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

---Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

---Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

---Kompjuterat moderne janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri me modern nuk i afrohet as nivelit të trurit te miut.

---Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e balsamosjes.

---Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

---Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.

---Peshkaqenët nuk sëmuren.

--- Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

---Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,

---Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

---Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.

---Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.

---Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#75
Kanali i Panamasë.

1535122343018.png
Kanali i Panamasë filloi të ndërtohet nga amerikanët në 1902 pas dështimeve të përpjekjeve franceze në 1880. Qëllimi ishte shkurtimi i rrugëve tregtare, reduktimi i kostove dhe përfitime më të mëdha dhe ia arritën. Me hapjen e Kanalit të Panamasë anijet shkurtuan 15 000 km udhëtim. Kanali u ndërtua për të patur një udhë lundrimi ndëroqeanike që të komunikonte me detin e Karaibeve dhe Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor përmes istmit të Panamasë. Sot për të kaluar nga një anë në anën tjetër të kanalit anijet duhet të përshkruajnë tri mbyllje që kryejnë funksionin e nivelimit të sasisë së ujit mes një ngushtice dhe tjetrës për të shoqëruar kalimin e anijes. Në total kanali është 78 km dhe ngrihet 26 metra mbi nivelin e detit për të përshkruar të gjithë vendin. Më shumë se pas një shekull nga inagurimi vendet që e përdorin më shumë si rrugë detare janë Amerika, Kili, Kina, Japonia dhe Kolumbia.

Përfundimi me sukses i Kanalit të Suezit në 1869 nxiti francezët të hidhen në një projekt të ngjashëm; në këtë rast të lidhnin Oqeanin Atlantik me atë Paqësor duke besur se do të t’ia arrinin me pak vështirësi. Megjithatë inxhinierët francezë u ndeshën me shumë probleme; shtratet ujore të kanalit si dhe problemi më i rëndë, sëmundjet tropikale (malaria dhe sidomos ethet e verdha), të cilat nuk njiheshin dhe të gjitha masat parandaluese ishin të kota.

Megjithatë qeveria franceze nuk u tërhoq dhe në 1888 kontraktoi një forcë të madhe punëtore prej 20 000 personash. 8 vite më vonë shoqëria e ndërtimit falimentoi dhe në këtë moment Franca ia dha Amerikës të drejtat e shfrytëzimit dhe ndërtimit të Kanalit të Panamasë si dhe kontrollin e zonës përreth kanalit. Amerikanët kishin blerë kanalin si një projekt në zhvillim dhe ruajtën të gjitha punimet e kanalit. Kishin trashëguar projektin francez me shumë ndërtesa, infrastruktura dhe ekipe, shumë nga të cilat kishin qenë viktima të braktisjes për 15 vjet si dhe një mjedis rrethues pyjor të ashpër dhe të lagësht.

Projekti në duart e amerikanëve.

Në 1904 rifilluan punimet edhe pse nuk ishte e lehtë, pasi infrastruktura u shemb.Vitet e para të punimeve ishin më të vështirat e projektit si dhe u konsideruan më vendimtaret. Në atë vit Panamaja fitoi pavarsinë nga Kolumbia. Një republikë e sapoformuar i dha të drejtën e vazhdueshme amerikanëve për Kanalin dhe një zonë të gjerë prej 8 km nga secila anë në këmbim të një shume prej 10 milionë dollarësh me një qira vjetore prej 250 000 dollarë. Vepra përfundoi në 1913 dhe inagurimi u krye nga anija me avull, Ancon që realizoi kalimin e parë përmes Kanalit panamez në 15 gusht 1914.
 

Ariela

Alone!!!!!!
Princesha Forumit
Mesazhe
1,415
Likes
993
#76
Firma e qartë dhe e kuptueshme

Tipari dallues i një personi të shoqërueshëm me mendje të hapur, i cili pëlqen të shihet për atë që është, pa frikë.

Shkon për lart

Një firmë që fillon ulët dhe shkon për lart është tipike e një njeriu ambicioz dhe që ka shpresa të mëdha për të ardhmen

?
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#78
Ishulli Migingo

1540468554476.png 1540468652357.png
1540468720905.png
Një sipërfaqe e rrumbullakosur, çdo pjesë e saj me kulla metalike, ishulli Migingo ngrihet mbi ujërat e Liqenit “Viktoria” ne Afrike. Në këtë ishull popullsia është shume e dendur, pasi sipërfaqja e tij është sa një e katërta e një hektari tokë. Banorët jetojnë në kasolle të sajuara po vetë nga ata, të mbuluara me llamarina.

Por edhe pse ka një sipërfaqe të vogël, për më shumë se një dekadë, Migingo ka qenë burim i tensioneve midis Ugandës dhe Kenias, të cilët ende nuk e kanë vendosur se kujt i përket ishulli.
 

Attachments

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#79
1540468891140.png
Ideuar nga Heinrich C. Berann, kjo harte e tabanit te Oqeanit Indian, botuar ne revisten National Geographic ne Tetor 1967, u bazua nga studimet batimetrike te Marie Tharp dhe Bruce Heezen.
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,606
Likes
4,706
Location
Prague
#80
1540469000793.png

Tadrart Acacus, shkretetire ne pjesen perendimore te Libise, pjese e Saharase se madherishme. Keto peisazhe u ngjajne atyre te henes, dhe te shtangin me bukurine dhe misteret e tyre!