Kuriozitete.

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Opium

Memento vivere
VIP I FORUMIT
Jul 14, 2017
1,946
2,792
113
Qe kur kam njohur Nalen mjekra ime rritet shume me shpejt ! :lolx:
Ne 18 vjet virtual 1 chatist u dashurua vetem 1 here ! :lolx:
 

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Staff member
ADMIN
Jul 25, 2017
9,442
8,275
113
35
Space
www.Albchati.Com
Qe kur kam njohur Nalen mjekra ime rritet shume me shpejt ! :lolx:
Ne 18 vjet virtual 1 chatist u dashurua vetem 1 here ! :lolx:
Mjekra te rritet nga hormonet e shumta qe ti prodhon organizmi, bej derman o derman se plaseee :p
 

Piano

Anetar i ri
ANETAR ✓
May 25, 2018
1,531
1,129
113

Shkencëtarët zbulojnë: Shpirti nuk vdes, ai rikthehet në…



Mesa duket truri i njeriut është i ngjashëm me një “kompjuter biologjik” dhe vetëdija njerëzore mund të jetë si program, që udhëhiqet nga një kompjuter brenda trurit.

Ajo që është edhe më mahnitëse, është fakti se pasi dikush të vdes, “shpirti i tyre rikthehet në univers, dhe nuk vdes”.

Të paktën kështu thotë fizikani amerikan Dr. Stuart Hameroff dhe fizikani i matematikës z. Roger Penrose, ku që të dy thonë se shpirti mirëmbahet në mikro-tubtha të qelizave të trurit.

Këta dy shkencëtarë i referohen këtij procesi si Reduktimi Objektiv i Orkestruar apo “Orch-OR”.

Kur qeniet njerëzore të kenë pësuar vdekje klinike, mikro-tubthat në tru e humbasin gjendjen e tyre, por prapëseprapë janë të afta të marrin informacione brenda tyre.

Kjo teori së fundmi është bërë e ditur edhe në emisionin televiziv “Through the Wormhole”, në të cilin Dr. Hameroff e shpjegon këtë temë: “Le të themi se zemra pushon së rrahuri, qarkullimi i gjakut ndalon; mikro-tubthat e humbin gjendjen e tyre. Informacionet kuante brenda mikro-tubthave nuk shkatërrohen, nuk mund të shkatërrohen, por thjesht shpërndahen në univers. Nëse pacienti ringjallet, pra kthehet në jetë, këto informacione kuante mund të rikthehen në mikro-tubtha dhe pacienti thotë se ka pasur një vdekje klinike. Nëse pacienti nuk ringjallet dhe vdes, është e mundshme se informacionet brenda mikro-tubthave të ekzistojnë edhe jashtë trupit të tij, pra në formën e shpirtit”.

Fjalët e Hameroffit thonë se shpirti njerëzor është më shumë se një ndërlidhje e neuroneve në tru. Në fakt, teoria e tij thotë se shpirti njerëzor ekziston qysh nga fillimi i kohës, shkruan “Telegrafi”.
Shume tema interesante pate sjelle,e i pasurove fort. :D



Te paskan fshire nga faqja e dheut o i Mursise ?? :D


S'ke qendruar mire,e staff ti. :D
Ik e mblidh mandarina tani :D

Kush dreqin do e kete taksirate te te lexojne ty ? :D
 

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Staff member
ADMIN
Jul 25, 2017
9,442
8,275
113
35
Space
www.Albchati.Com
10 malet me te larta ne Evrope
1.Ai është 2,654.4 metër i lartë dhe është maja më e lartë e maleve Tatra, në Sllovaki. Ngjitja e parë deri në krye të tij u bë nga një qytetar vendas në vitin 1834.
2. Galdhopiggen, Jotunheimen, Norvegji
Jotunheimen do të thotë shtëpinë e gjigantëve. Ai është 2469 metër i lartë dhe është një nga 28 majat më të larta në botë. Parku Kombëtar i themeluar nga Jotunheimen u ofron vizitorëve kabina malore ose llozha.
3. Monte Rosa, Alpe, Zvicër
Ajo është 4,634 metër dhe është maja e dytë më të lartë në Evropë pas Mont Blanc. Ajo është e mbuluar nga një shtresë e trashë bore dhe akulli, e cila formon pothuajse një mal vertikal në anën lindore.
4. Matterhorn, Zermatt, Zvicër
Ajo është një nga destinacionet me ski më të popullarizuara në Evropë. Qyteti i Zermatt-it është i njohur për resortet luksoze dhe komode të skive.
5. Grossglockner, Austri
Maja më e lartë në vend ka një lartësi prej 3,798 metrash. Tipar interesant dhe unik është se maja ka formën e një piramide.
6. Teide, Tenerife, Spanjë
Ai është një mal vullkanik me lartësi 3,718 metër dhe është mali më i lartë dhe më i bukur në Spanjë, si edhe në çdo ishull në Oqeanin Atlantik. Parku Kombëtar, që gjendet këtu është i mbrojur nga UNESCO dhe është përcaktuar si pjesë e Trashëgimisë Botërore.
7. Etna, Katania, Siçili, Itali
Ajo është vullkani më i lartë aktiv në Evropë dhe gjithashtu një nga më të bukurit. Ajo mund të shihet nga qyteti historik i Katanias, që dikur ishte një qendër e rëndësishme kulturore. Etna është i njohur për nxjerrjen e unazave të tymit dhe hirit, që mund të shkaktojnë shumë dëme ndaj qytetarëve.
8. Maja du Midi, Francë
Gjendet brenda masivit Mon Blan në Alpe dhe arrin një lartësi prej 3,842 metër. Aty ekziston edhe një teleferik, i cili konsiderohet siguron ngjitjen më të lartë vertikale në botë.
9. Mont Blanc, Alpe
Ajo është maja më e lartë në Evropën Perëndimore me një lartësi prej 4,809 metrash. Shtrihet në mes të Francës dhe Italisë. Ky masiv malor tërheq aventurierë që shkojnë alpinizëm, ski dhe sporte të tjerë dimërorë.
10. Mali Elbrus, Rusi
Maja më e lartë në Evropë është gjetur në malet e Kaukazit dhe arrin një lartësi mbresëlënëse prej 5,642 metrash. Ajo në fakt është një vullkan i fjetur.
 
Reactions: Iva

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Staff member
ADMIN
Jul 25, 2017
9,442
8,275
113
35
Space
www.Albchati.Com
Pse dëgjojmë zhurmë pranë linjave të tensionit të lartë?

Vjen kryesisht për shkak të efektit të voltazhit të lartë në ajrin që rrethon kabllin.
Ajri është normalisht një përcjellës shumë i dobët i energjisë elektrike. Por nëse një voltazh mjaftueshëm i lartë aplikohet përgjatë një distance të shkurtër, elektronet e molekulave të ajrit tërhiqen fort dhe fillojnë që të formojnë një rrymë.
Kjo nga ana e vet shkakton një nxehje të fortë të ajrit gjë që rezultonë në zhurmën si fishkëllimë që dëgjojmë kur ndodhemi nën kabllot e tensionit të lartë.
Kjo ndodh më shpesh gjatë motit me lagështi, kur ajri bëhet përcjellës më i mirë i energjisë elektrike.
 

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Staff member
ADMIN
Jul 25, 2017
9,442
8,275
113
35
Space
www.Albchati.Com
Abracadabra

Fjalët magjike, përdoren shpesh nga magjistarët, kur janë duke kryer truket e tyre magjike në skenë. Dhe një nga termat e tyre më të shpeshtë, është “Abracadabra”. Edhe pse kjo fjalë është e njohur për shumë njerëz, ka të ngjarë që pak njerëz ta dinë origjinën e vërtetë të saj.
Përveç “Abracadabra”, ekzistojnë disa fjalë të tjera magjike, që përdoren gjerësisht nga magjistarët e skenave. Dhe ashtu si “Abracadabra”, origjinat e këtyre fjalëve, janë gjithashtu një mister për shumicën e njerëzve.
Po nga vjen fjala “Abracadabra”? Ndërsa ky term përdoret zakonisht nga magjistarët në skenë për argëtimin e masave, kjo fjalë thuhet se ka origjinën e saj në botën e lashtë romake. Në atë kohë, ky term nuk përdorej nëpër shfaqje, por besohej se përmbante në vetvete fuqi të mëdha magjike.
Sipas një teorie, fjala “Abracadabra” rrjedh nga fjalët hebraike “ab, ben, ruach hakodesh”, që përkthehet si “Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë”. Pra, fjala “Abracadabra”, është në fakt një lutje e Trinisë së Shenjtë . Sipas një teorie tjetër, kjo fjalë magjike rrjedh nga një fjalë tjetër magjike e njohur si “abraxas”, në greqishten e vjetër. Kjo fjalë është e veçantë, pasi gërmat e saj, në numerologjinë greke, janë 365, që është numri i ditëve në një vit.
Një tjetër teori për origjinën e fjalës “Abrakadabra”, është fraza në gjuhën aramaike “Avra kadavra”. Fansat e serialit “Harry Potter”, mund të jenë ndoshta familjarë me këtë frazë, teksa një magji e ngjashme “Avada kedavra”, ndodh në njërin ngaa librat.
Në serinë e “Harry Potter”, “Avada kedavra” funksionon si një mallkim vdekjeprurës dhe shkrimarja J.K.Roulling, thuhet se është frymëzuar për këtë magji nga version i tij origjinal në gjuhën aramaike. Domethënia origjinale e këtyre fjalëve magjike, sipas Roulling, është “Le të shkatërrohet kjo gjë”, dhe është përdorur dikur për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Gjithsesi, “Abracadabra”, është përdorur si një lloj hamajlie gjatë epokave. Historiani romak i shekullit II, Serenus Samonikus, përshkruan në librin e tij “Liber Medicinalis” mënyrën se si mund të përdorej kjo fjalë magjike. Ky lloj talismani, përfshinte fjalën që ishte shkruar mbi një copë pergamenë në formën e një piramide me kokë poshtë, me një gërmë që hiqej çdo herë, derisa në fund të mbetej vetëm njëra nga gërmat.
Në Mesjetë, njerëzit besonin se çdo ngjarje që ata nuk mund ta shpjegonin, mund të shkaktohej nga magjia. Dhe shumica e popullsisë së Evropës mesjetare, druhej se mund të ishte prekur nga ndonjë magji, Prandaj përdorte shpesh termin “Abracadabra”, për të shmangur çdo mallkim apo magji të dërguar në drejtim të tyre.
Ashtu si në kohët e Romës së Lashtë, ajo u përdor gjithashtu për të “kuruar” sëmundje të ndryshme. Përdorimi i kësaj piramide “Abracadabra”, është përmendur nga shkrimtarët në epokat e mëvonshme, duke përfshirë Eva Tejlorin në shekullin XVI.
Gjithashtu, “Abracadabra” përdorej ende në shekullin XVIII-të, siç shkruante Daniel Defo në “Gazetën e Vitit të Murtajës” së vitit 1722 , se mjerisht gjatë kësaj epidemie, pati një përdorim të madh të supersticionit:“Njerëzit nisën të jepen pas supersticioneve, nisën të mbajnë hamajli të ndryshme, për të forcuar trupin e tyre kundër Murtajës.
A thua se Murtaja, ishte vetëm një lloj posedimi nga një shpirti i keq; që mund të mbahet larg me shenjat e Zodiakut, apo letra me figura të ndryshme simbolike, dhe veçanërisht nga fjala Abracadabra, e shkruar disa herë në formën e Trekëndëshit ose Piramidës…
Sa njerëz të varfër e gjetën veten duke u marrë më keto gjëra, dhe sa shumë prej tyre përfunduan më vonë në karrocat e mbushura plotë me të vdekur. Në fund, njerëzit ndaluan së besuari në efikasitetin e “Abracadabra” për t’i shëruar apo mbrojtur njerëzit, dhe kjo fjalë nisi të lidhej me magjistarët që kryenin truke magjike”.
Një tjetër fjalë e zakonshme magjike është “Alakazam”. Kjo magji thuhet se ka origjinën e saj në gjuhën arabe, dhe ekziston edhe një fjalë e ngjashme me këtë gjuhë, “Al Qasam”, që do të thotë betim. “Hocus Pocus”, është një tjetër fjalë magjike që përdoret shpesh nga magjistarët.
Ndryshe nga “Abracadabra”, origjina e kësaj fjale magjike i përket të kaluarës më të afërt, për të qenë më të saktë rreth shekullit XVII-të. Ashtu si me “Abracadabra” dhe “Alakazam”, ka disa teori që përpiqen ta shpjegojnë origjinën e kësaj fjale.
Një shembull ofrohet nga Xhon Tilotson, arqipeshkvi i Kantërbërit në vitin 1694. Tilotson sugjeron që kjo fjalë është një deformim i termit latinisht “hoc est corpus meum” (Ky është trupi im), dhe është një parodi e të shenjtës gjatë Meshës Katolike.
Një tjetër sugjerim, është se kjo fjalë dukej thjeshte ekzotike, dhe në fakt është shpikur për shkak se ajo rimon. Ajo mund të jetë një fjalë e pakuptimtë, e sajuar vetëm për t’i bërë përshtypje njerëzve gjatë një mashtrimi magjik. Përveç këtyre fjalëve magjike tradicionale, ka edhe shumë të tjerë që janë shfaqur në kohët e fundit, dhe që përdoren kryesisht tek filmat e animuar për fëmijë.