Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kuriozitete.

'E ardhmja juaj është shkruar në dorë'. Ja si ta lexoni!



Sekreti i te ardhmes suaj nuk fshihet nën hundën tuaj, por është direkt në shuplakat tuaja. Të paktën sipas bestytënive.

Këto linja mund të ndodhen nën shuplaka dhe pretendohet se paraqesin jetëgjatësinë tuaj dhe linjën e fortë familjare. Shumica e njerëzve ka tri linja, kurse ata që kanë më shumë fat – katër. Por çka nënkupton çdonjëra nga ato?

Sipas një teorie, linjat e shuplakës zbulojnë gjithçka rreth jetëgjatësisë, shëndetit, fatit apo prosperitetit të personit.

1– Në linjën e parë (më e përafërta shuplakës) është vija e qartë, e gjatë dhe pandërprerë e cila nënkupton shëndet të mirë. Nëse është e ndërprerë, e hollë apo e prerë, atëherë do të thotë se nuk kujdeseni mjaftueshëm për veten.

2– Nëse linja e dytë është e pashkëputur, mund të shpresoni prosperitet financiarë.

3– Nëse linja e tretë është e paprerë, atëherë nënkupton se do të jeni me ndikim dhe mjaft i njohur në shoqërinë tuaj.

4– Linja e rrallë e katërt është tipike paralel me të tretën dhe paraqet forcim të famës dhe respektit.

Pas kësaj përpiquni edhe vetë të kontrolloni shuplakat tuaja dhe të kuptoni diçka rreth të së ardhmes e cila ju pret.
 
auto_Screenshot_331503862126.png

FOTO/ UFO në Antarktik. Shkencëtari: Ja koordinatat



Gjetja e një objekt misterioz në Antarktik është konfirmuar nga shkencëtari Valentin Degterjov.

Bazuar në pamjet satelitore, Degterjov deklaroi se objekti jashtëtokësor është parë në një mal të kontinentit të akullt dhe paraqitet me një formë romboidi që mund të ketë rënë para qindra ose mijëra vjetësh.

“Në Tokë ende nuk ka pajisje të tilla dhe është ruajtur për shkak të temperaturave të ulëta, pasi që ka qëndruar pranë shtresës së trashë të akullit dhe borës”,- u shpreh ai.

“Objekti është krijuar nga një metal i trashë me ngjyrë të bardhë dhe është shumë i madh: gjatësia është 30 metra dhe gjerësia 15-20 metra”.

Gjithashtu ai bën të ditura edhe koordinatat e objektit jashtëtokësor: 72 ° 32’41.03 “S, 68 ° 20’1.84” E.

Shpati i këtij mali është xhiruar nga kamerat e NASA në vitin 2012.
View attachment 467 View attachment 467 View attachment 468 View attachment 468 View attachment 469 View attachment 470
 
Më në fund shkencëtarët bien dakord: Ja dhe sa vite jetë i ka mbetur njerëzimit



Përgjatë shekullit të kaluar njerëzimi ka bërë shpikje të mëdha. Ne mësuam të fluturojmë, të ndërtojmë makineri të mëdha, kurojmë sëmundje dhe zhvillojmë kompjuterët, internetin dhe pajisjet e zgjuara.

Në të njëjtën kohë ne kemi shkaktuar edhe shkatërrime në Tokë, në formën e luftërave dhe ndryshimeve klimatike.

Tani, shkencëtari më i njohur në botë, Stephen Hawking, mendon se ne kemi vetëm 100 vite për të arritur tek fundi i botës. Ai thotë se nëse duam të vazhdojmë jetën duhet të gjejmë mënyrat për të lënë Tokën për të tjerë planetë deri atëherë.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që shkencëtari ka parashikuar fundin. Në vitet e fundit ai ka paralajmëruar rrezikun e Super Inteligjencës Artificiale, e cila sipas tij do t’i jepte fund njerëzimit.

Detajet e më tejshme rreth parashikimeve të Haëking për fundin e botës brenda 100 viteve të ardhshme do të bëhen publike në një dokumentar të BBC-së që do të transmetohet më 15 qershor.

Në këtë dokumentar shkencëtari i njohur këshillon se njerëzit duhet të bëjnë çmos të kthehen në qenie multi-planetare brenda një shekulli, në mënyrë që të mbijetojnë.

Ai shpjegon se ditët e njerëzve në tokë janë të numëruara për shkak të ndryshimeve klimatike, goditjeve të asteroideve, epidemive dhe mbipopullimit.

A ka mënyrë për të mbijetuar? Duhet të ndryshojmë planet, madje shpejt. Shumë gjera mund të ndodhin një shekulli dhe ne kemi provuar se jemi në gjendje të zbulojmë dhe zhvillojmë shumë gjera brenda 100 viteve. Por, a mund të udhëtojmë drejt planetëve të tjerë brenda kësaj kohe?

Themeluesi dhe CEO i “Tesla” dhe “SpaceX”, Elon Musk mendon se po dhe ai ka hartuar tashmë planet që kjo të ndodhë. Destinacioni në mendjen e tij është Marsi. Ai parashikon që brenda vitit 2025 njerëzit të arrijnë në “planetin e kuq” ndërsa brenda vitit 2033 të kemi koloninë tonë të parë atje. Përveç iniciativave private ka edhe programe të tjera për të arritur atje, NASA dhe Kina po punojnë me misionet e tyre për në Mars./tvklan.al.
 
auto_Screenshot_61504535956.png

FOTO/ Ja pse Spartanët ishin ushtarët më të fortë të kohës

Ushtria ikonë spartane ishte ideja e një ligjvënësi legjendar të quajtur Lycurgus, i cili i referohej Spartës si “një mur njerëzish, në vend të gurëve”.

Bjeri shkurt

Spartanët ishin të njohur për faktin që flisnin shkurt dhe drejt e në temë. Para se Filipi i Maqedonisë të pushtonte Lakoninë, i shkroi një letër spartanëve duke thënë: “Nëse unë hyj në Lakoni, do t’ju dëboj.” Spartanët u përgjigjën me një letër që thoshte vetëm: “Nëse”.

Një ide kapitale

Këto përgjigje të shpejta dhe konçize për të cilat spartanët ishin të famshëm janë në të vërtetë origjina e fjalës “lakonik”, e cila rrjedh nga Lakonia, kryeqendra administrative e Spartës. Kërkoni në fjalor dhe do të merrni përgjigjen: “Të përgjigjesh me shumë pak fjalë”.

Standardet e Bukurisë

Luftëtarët spartanë pritej të ishin të fortë dhe të mbushur dhe, çdo dhjetë ditë, të rinjtë duhet të qëndronin të zhveshur në publik, në mënyrë që trupat e tyre të mund të inspektoheshin. Ata që nuk arrinin të përmbushnin standardet e fizikut, rriheshin dhe anashkaloheshin.

Luftim me dhëmbë e me thonj

Gjatë betejës së famshme të Termopileve, ngjarjet e të cilës janë përshkruar në filmin “300”, ushtarët spartanë vazhdonin të luftonin pavarësisht humbjes së armëve, duke përdorur thonjtë dhe dhëmbët, në përpjekje për të kafshuar dhe për të shkuar duke u çjerrë, drejt fitores.

Frikacakët

Frikacakët nuk trajtoheshin me dashamirësi në Spartë. Ata ua linin gjithmonë vendin të tjerëve kudo ku ndodheshin dhe shpesh nuk ishin në gjendje të gjenin një grua për t’u martuar.

Drejtësia është e verbër

Gjatë qëndrimit të famshëm kundër persëve në Termopile, një Spartan me emrin Aristodemus vuajti nga një sëmundje e syve dhe ishte shumë i sëmurë për të luftuar. Kur u kthye në Spartë, ai u quajt frikacak. Një vit më vonë, ai luftoi në Betejën e Plataeas dhe hodhi tutje njollën e burracakut… duke vdekur në mënyrë të tmerrshme.

Ndëshkimi sipas krimit

Sipas Plutarkut, një tjetër ndëshkim për frikacakët ishte se ata duhej “të shkonin rreth e përqark, të veshur me mantel me një copë të lyer, dhe me një anë të mjekrës të rruar”. Kështu dënoheshin frikacakët.

Përgatitja është çelësi i suksesit

Ashtu si ushtritë në shtetet e tjera greke, ushtria spartane ishte e bazuar në këmbësorinë dhe luftonte duke përdorur formimin e falangave. Ata nuk paraqitnin ndonjë inovacion të vërtetë për formacionin, por trajnimi i tyre i vazhdueshëm dhe disiplina i bënte të ishin më të fortët.

Armatura

Armatura që ata mbanin shpeshishte e njëjtë me atë të fqinjëve të tyre grekë. I vetmi dallim ishte tunika dhe manteli ngjyrë të kuqërremtë.

Krenari dhe gëzim

Ngjyra e kuqërremtë e rrobave të tyre ishte simbol i krenarisë që kishin për gratë e komunitetit të tyre. Gjithashtu supozohej të shkaktonte tmerr tek armiqtë.

Vdekja e para!

Ashtu si Samurajët, spartanët pritej të vrisnin veten dhe kurrë të mos dorëzoheshin ose të përballeshin me turpërimin.

Vetëvrasja në masë nuk ishte një opsion?

Spartanët në të vërtetë u dorëzuan gjatë Betejës së Pylos gjatë një lufte veçanërisht shkatërrimtare, ku shumë spartanë u morën peng nga athinasit. Kjo ngjarje tronditi botën greke pasi besohej se spartanët kurrë nuk dorëzoheshin. / Bota.al.
Screenshot_41504535959.png
Screenshot_31504535960.png
Screenshot_21504535962.png
Screenshot_11504535963.png
 
auto_Screenshot_801504472100.png

VIDEO/ Ja si kanë ndryshuar kufijtë pas dy luftrave botërore, Shqipëria


Në Luftën e Parë Botërore e cila ka zgjatur nga viti 1914 deri më 1919, kanë marrë pjesë 32 kombe. Këto konflikte kanë transformuar në mënyrë drastike kufijtë, dhe kanë ndryshuar hartën e Evropës.

Perandoria Austro-hungareze ishte e ndarë në Austri, Hungari, Çekosllovaki dhe Jugosllavi, kurse pas rënies së Perandorisë Osmane u krijua edhe Turqia. Gjermania ka humbur një pjesë të madhe të territorit përtej kufijve të Evropës.

Magazine Business Insider ka publikuar një video me animacion e cila ilustron ndryshimet në hartën e Evropës.

 
auto_karma1504298559.png

Ka shkak, ka edhe pasojë. 12 Ligjet e Karmas që do jua ndryshojnë jetën
22:37, 01/09/2017


Karma është ligji i shkakut dhe i pasojës – një ligj i pathyeshëm i kozmosit. Veprimet tuaja krijojnë të ardhmen tuaj. Arsyeja pse fati juaj nuk është kurrë i vulosur, është sepse ju keni vullnet të lirë. Prandaj, e ardhmja juaj nuk mund të shkruhet që tani. Sepse nuk do të ishte e drejtë. Jeta ju jep shanse. Ky është një prej tyre. – Pema e Zgjimit

Karma është një koncept disi abstrakt për shumë prej nesh. Ka shumë informacione konfuze mbi këtë temë jo-fetare – informacion i cili është i panevojshëm. Prandaj do të ishte e dobishme për të prezantuar një panoramë të vogël për të ndihmuar në forcimin e konceptit të karmas. Gandi thoshte: ”Njeriu është produkt i mendimeve të tij. Ajo që ai mendon, ashtu bëhet”.

Më poshtë, 12 ligjet themelore të Karmas, që nëse i mbani parasysh, me siguri do jua përmirësojnë jetën.

Ligji i Madh: ‘Atë që mbjell, atë do të korrësh”

Shpjegimi i thjeshtë i Ligjit të Madh është: mendimet dhe veprimet tona kanë pasoja – të mira apo të këqija. Nëse duam paqe, dashuri, harmoni, prosperitet, etj, duhet të jemi të gatshëm të veprojmë në përputhje me këtë vetëdijësim. Ky njihet edhe si “Ligji i Shkakut dhe Pasojës”. Gjithashtu, energjia (mendimi, veprimi) që kemi sjellë në botë ka një pasojë, të menjëhershme apo jo.

Ligji i krijimit: “Ajo që dëshirojmë vjen nëpërmjet pjesëmarrjes”

Jeta që shohim rreth nesh u krijua nga qëllimet e një personi. Ndërsa ne jemi një me Universin, qëllimet tona përcaktojnë evolucionin e krijimit. Përderisa ajo me të cilën rrethohemi bëhet pjesë e jona, është përgjegjësia jonë për të siguruar që ky mjedis rrethues të jetë i favorshëm për dëshirat tona.

Ligji i përunjësisë: “Refuzimi për të pranuar atë që është, nuk do e ndryshojë”

Pranimi është një virtyt pothuajse universal në shumë sisteme besimi. Ta themi thjesht, ne duhet së pari të pranojmë rrethanat e tanishme, në mënyrë që t’i ndryshojmë ato. Duke u përqëndruar në negativen, në vend që të bëjmë ndryshime për të adresuar situatën negative, po i jepemi një rezultati me shumën zero.

Ligji i Rritjes: “Rritja jonë është mbi çdo rrethanë”

E vetmja gjë mib të cilën kemi kontroll është vetja jonë. Veprimi (ose mosveprimi) i mëpasshëm i motivit do të sjellë rrethana pozitive ose negative në jetën tonë. Ndryshimi i vërtetë ndodh vetëm nëse marrim angazhimin për të ndryshuar atë që është në zemrën tonë.

Ligji i Përgjegjësisë: “Jetët tona janë ajo që vetë kemi bërë, pikë”.

Kur ka një trazirë në jetën e dikujt, shpesh ka turbullira së brendshmi. Nëse duam të ndryshojmë jetën tonë, duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe mjedisin.

Ligji i Lidhjes: “Çdo gjë në Univers është e lidhur, e madhe dhe e vogël”

E kaluara jonë, e tashmja dhe e ardhmja janë të gjitha të lidhura. Kështu që, duhet t’i futemi punës për ndryshimin e këtyre lidhjeve, nëse dëshirojmë diçka të ndryshme. Asnjë hap – i parë, i ndërmjetëm ose i fundit – nuk është më i rëndësishëm në kryerjen e një detyre. Të gjithë janë të nevojshme.

Ligji i fokusit: “Nuk mund të drejtohet vëmendja përtej një detyre të vetme”

Lidhur me rritjen tonë shpirtërore, nuk mund të kemi mendime apo veprime negative dhe të presim që të rritemi spiritualisht. Ne duhet të drejtojmë vëmendjen e plotë për të realizuar cilëndo detyrë të dëshiruar.

Ligji i Mikpritjes dhe Dhënie: “Demonstrimi i vetëmohimit tonë tregon qëllimet e vërteta”

Thënë thjesht: ajo që ne pretendojmë të besojmë duhet të shfaqet në veprimet tona. Vetëmohimi është një virtyt vetëm në qoftë se jemi duke akomoduar diçka tjetër nga vetja jonë. Pa një natyrë vetëmohuese, rritja e vërtetë shpirtërore është pothuajse e pamundur.

Ligji i ndryshimit: “Historia përsëritet nëse nuk ndryshohet”.

Përkushtimi i vetëdijshëm për të ndryshuar është metoda e vetme për të ndikuar në të kaluarën. Historia do të vazhdojë përgjatë një rruge jo konstruktive, deri kur energjitë pozitive ta drejtojnë atë gjetkë.

Ligji i Këtu dhe Tani: “E tashmja është gjithçka që kemi”

Duke e kthyer kokën prapa me keqardhje apo duke parë më kot përpara, ne i heqim vetes shanset e të tashmes. Mendimet e vjetra dhe modelet e sjelljes të së shkuarës, e mohojnë shansin e tanishëm për të ecur përpara.

Ligji i Durimit dhe Shpërblimit: “Asgjë me vlerë nuk krijohet pa një mendësi të duruar”

Shpërblimet tona merren vetëm nëpërmjet durimit dhe këmbënguljes, asgjë tjetër. Shpërblimet nuk janë rezultati përfundimtar. Gëzimi i vërtetë dhe i përhershëm vjen nga vetëdijësimi për të bërë atë që është e nevojshme, në pritje legjitime të një shpërblimi që është i merituar.

Ligji i Rëndësisë dhe Frymëzimit: “Shpërblimi më i mirë është ai që kontribuon për Të Tërën”

Rezultati përfundimtar ka pak rëndësi në qoftë se lë pas, pak ose aspak. Energjia dhe qëllimet janë komponentë jetikë që përcaktojnë rëndësinë e një rezultati përfundimtar. Idealisht, dashuria dhe pasioni i mishërojnë motivet e atij që është i vendosur të lërë një përshtypje të qëndrueshme mbi të Tërën. / Bota.al/
 
auto_Screenshot_81505154906.png

Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën e madhe për Shqipërinë dhe Kosovën. Ja për çfarë bëhet fjalë



Të gjithë banorët e Europës janë kushërinj të largët me njëri tjetrin, thonë shkencëtarët. Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka gjurmuar origjinën fisnore të popujve të Europës.

Sipas studiuesve Coop dhe Ralph, paraardhësit e italianëve kanë qenë fis me ata të spanjollëve. Ndërsa paraardhësit e shqiptarëve kanë pasur lidhje gjaku me ata të grekëve dhe maqedonasve.

Gjithsesi, dy italianë të sotëm kanë më pak kushërinj të lashtë të përbashkët se shqiptarët. Dy shqiptarë sot, kanë më shumë farefis të përbashkët në lashtësi se çdo popull tjetër.

Shkencëtarët kanë mbetur të surprizuar me këtë të dhënë që vlen për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kjo e dhënë tregon se shqiptarët e sotëm rrjedhin të gjithë nga një grup i vogël paraardhësish.
 
auto_Screenshot_231505166753.png

Epoka e tmerrit/ Uragane, tërmete, Kim Jong-un. Ja çfarë tjetër e pret Tokën



Ka ende nga ata që mendojnë se Irma Mizore, uragani i cili në këto orë po bën kërdinë në Florida, është në fakt shumë e ëmbël. Fanatikët e Shtetit Islamik në Twitter, shkruajnë se Irma është “ushtari më i fundit i Zotit”.

A mund të ketë një çiftëzim më të frikshëm? Uragani përbindësh dhe Shteti i vetëshpallur Islamik, por që është edhe thjeshtë një përbindësh. Për më tepër në prag të 11 shtatorit, pas një jave të kaluarduke folur për një tjetër uragan, Harveyn, si dhe testet në Korenë eVeriut dhe rrezikun bërthamor. Është epoka e frikës: e konfirmon një studim i Pennsylvania State University, sipas të cilit ankthi ka kaluar depresionin si shqetësimi më i madh psikologjik, të paktën mes studentëve amerikanë.

“Është e vërtetë, kemi më shumë frikë se kurrë ndonjëherë. Një frikë që udhëton nëpër kabllo: në ato të televizorëve, që ofrojnë në mënyrë obsesive të njëjtat pamje të katastrofave dhe sulmeve terroriste. Dhe rrjeteve sociale që shërbejnë si amplifikues”, thotë Richard Jon, që jep leksione mbi Perceptimin e Riskut në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe drejton studimet e CREATE – Qendra për Analizat Ekonomike dhe tëRiskut në Ngjarjet Terroriste.

“Sa më shumë që flasim për diçka, aq më shumë i trembemi. Edhe pse nukmund të na godasë në asnjë mënyrë: rëndësi ka vetëm procesi iamplifikimit”.

Në të njëjtën kohë, super informimi në epokën e Lajmeve të Rreme shkakton edhe efektin e kundërt: skepticizmin. Merrni atë që ka ndodhur, pikërisht me Irmën. Guvernatori i Kalifornisë, Rick Scott ka përsëriturderi në momentin e fundit se qëndrimi në shtëpi ishte i rrezikshëm: “Mos vini në rrezik jetët tuaja dhe ato të familjeve tuaja”. Scott u përpoq të ofrojë një dozë të urgjencës dhe bonsensit, pa mbjellë panikun që dota kish bërë të pakontrollueshëm evakuimin e pothuaj shtatë milionë njerëzve.

Sa keq, shkruan Washignton Post, që pikërisht në orët më të frikshme, jo të gjithë foln në të njëjtin drejtim. Drejtuesi radiofonik RushLimbaugh, ultrakonservatori mik i Trumpit, ka lënë të kuptohet prej disa ditësh se “uraganët nuk janë asnjëherë ashtu si i përshkruajnë”, duke thënë se ishte një montazh televiziv. Vetëm se, më pas pezulloi edhe programin e tij që transmetohet nga Palm Beach, për të shpëtuar edhe ai.

Dhe çfarë të thuash për Alex Jones, që në faqen konspiracioniste Infowars ka thënë se Irma ishte një montazh i shkencëtarëve për të bërë që të besohet ngrohja globale? në fund të fundit, ka shtuar ai, Harvey dhe Irma erdhën pikërisht teksa Hollywoodi po përgatitet që të nxjerrë filmin katastrofik “Geostorm”.

Dikush në Amerikë tani flet për ndëshkim hyjnor dhe për fundin e botës. Amerika e Trumpit, më e ndarë se kurrë, gjysma kritike ndaj një presidenti që u heq pluhurin edhe fantazmave të nazizmit, dhe gjysma njëshoqëri gjithmonë e më e përzierë, është në prag të krizës nervore?

“Frika ka qenë gjithmonë instrument i politikës”, thotë John. Në të djathtë përmenden terroristët islamikë dhe pushtimet e imigrantëve. Në të majtë Vëllai i Madh dhe ndryshimet klimatike. Psikologët e dinë prej kohësh: frika lidhet me emocionet që nxit dhe jo probabilitetin që diçka të ndodhë vërtetë”./La Repubblica.
 
FOTO-Uragani ‘Irma’/ Tmerrohen banorët në Teksas, çfarë është kjo krijesë?


Uragani ‘Irma’ ka nxjerrë në breg një krijesë gjigante që akoma nuk dihet se çfarë është.

Për më shumë shikojeni vetë.

auto_Krijesa1505337702.jpg
auto_Screenshot_61505338016.png
auto_Screenshot_71505338019.png
auto_Screenshot_51505338013.png
 
auto_20harperlee3_hp-facebookJumbo1505293362.jpg

Shkrimtarë të njohur që braktisën shkollën



Në këtë kohë të vitit, kur të gjithë nxënësit u drejtohen bankave të shkollës, shpesh bëj pyetje mbi shkrimtarët e mi të preferuar: si iu futën rrugës së letrave, si e kuptuan dhe ushqyen talentin e tyre të të shkruarit, çfarë lexonin dhe çfarë mësonin. Dhe po aq shpesh përgjigjet e këtyre pyetjeje nuk janë ato që imagjinoja. Shumë nga shkrimtarët më të suksesshëm të të gjitha kohëve nuk kanë arsimimin e duhur, shumë e braktisën vetë shkollën…

Kjo nuk do të thotë se shkolla nuk është rëndësishme dhe se nuk ju nevojitet edukimi dhe arsimimi për t’u bërë dikush… tek e fundit, jo të gjithë quhen Dikens dhe Tuein…

Harper Lee

Fituesen e çmimit Pulitzer që në moshë fare të re e tërhiqte letërsia, por në kolegj vendosi të ndiqte studimet për drejtësi. Interesi i saj për letërsinë u shtua me kalimin e viteve, ai për drejtësisë jo dhe Lee e la universitetin vetëm pas një semestri.

2.Charles Dickens

Dickens në vitet e para të jetës mori një edukim të mirë me mësues privat, por në moshën 12-vjeçare, i ati i zhytur në borxhe u burgos dhe që nga moment gjithçka ndryshoi. Charles u detyrua ta linte shkollën e të niste punë që në moshë të njomë. Kur i ati doli nga burgu, Dickens u kthyer sërish në shkollë, por përvoja e punës në fabrikë shënjoi gjithë krijimtarinë e tij.

Jack Kerouac

Në shkollë të mesme, Jack Kerouac nuk ishte poet, por ylli i skuadrës së futbollit. Aftësitë e tij sportive i dhënë një bursë në Universitetin e Kolumbias. Marrëdhënia e keqe me trajnerin e la në stol për pjesën më të madhe të vitit, çka e shtyu t’i jepte fund futbollit.. dhe shkollës.

William Faulkner

Faulkner nisi të shkruante që në adoleshencë, megjithatë shkolla nuk i arriti kurrë t’i nxiste interesin, kështu që në moshën 15-vjeçare ai e la shkollën dhe nisi të punonte në bankën e gjyshit të tij. Pavarësisht mungesës së shkollës të mesme, ai arriti të hynte si student special në Universitetin e Misisipit në moshën 22-vjeçare, por e la sërish pas 3 semetrash. Ç’të themi, Faulkner nuk ishte gatuar për edukim formal, por tek e fundit nuk i eci dhe aq keq.

Mark Twain

I riu Sam Clemens e la shkollën që në moshën 12-vjeçare, menjëherë pas vdekjes së të atit. I vëllai i madh, Orioni, ishte tipograf dhe shkrimtari i ardhshëm nisi të punonte si ndihmës i tij.

George Bernard Shaw

Në moshën 14-vjeçare, dramaturgu i njohur kishte ndërruar kaq shumë shkolla sa ishte e pashmangshme braktisja e plotë e tyre. “Shkollat e sotme, më shumë sesa vende edukimi, janë si burgje, ku fëmijët mbahen për të mos shqetësuar prindërit e tyre”,- shkroi një herë Shaw.

Jack London

London është i njohur sepse ka bërë punë nga më të çuditshmet, por fare shkollë. Megjithatë, në moshën 24-vjeçare ai botoi përmbledhjen e parë me tregime./botimeshqip
 
auto_10603782_862299463782914_2197664157503002945_n1505226266.jpg

Letra që Ajnshtajni i dërgoi të bijës: Ekziston një forcë kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim
16:24, 12/09/2017


Albert Ajnshtajni u lind më 14 mars të vitit 1879, ndërsa ishte fizikani dhe njëri nga shkencëtarët që e njeh e gjithë bota, ka qenë fitues i çmimit Nobel në vitin 1921, ai gjithashtu ka pasur 3 nënshtetësi, atë Gjermane, Zvicerane dhe Amerikane.

Truri i Albert Ajnshtajnit është akoma i gjallë duke mbijetuar nëpër laboratorët më modernë në botë! Dhe thuhet se koeficienti i dijes së trurit te Ajnshtajnit është 165, gjithashtu gjatë vërejtjes së trurit ka dallime nga njerëzit tjerë.

Ajnshtajni vdiq në Princeton të New Jersey, më 18 prill të vitit 1955, ndërsa vet ai ishte në moshë 76 vjeçare.

Më poshtë është letra që pikërisht Ajnshtajni ia shkroi vajzës së vet.

“Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan. Ajo çfarë do të zbuloj tani për njerëzimin gjithashtu do të pritet me keqkuptim dhe paragjykim.

Po të kërkoj të ruash letrat e mia për sa kohë të jetë e nevojshme: vite, dekada, derisa shoqëria të ketë bërë aq progres sa të arrijë të pranojë çfarë do të shpjegoj më poshtë.

Ekziston një forcë kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim. Është një forcë që përfshin dhe i sundon të gjithë; që fshihet pas çdo fenomeni në univers. Kjo forcë është dashuria.

Kur shkencëtarët kërkonin për një teori të unifikuar të universit harruan më të fuqishmen forcë të padukshme. Dashuria është dritë që ndriçon ata që e japin dhe e marrin. Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër.

Dashuria shpaloset dhe zbulon.

Për dashurinë jetojmë dhe vdesim.

Dashuria është Zoti dhe

Zoti është dashuri.

Kjo forcë jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës. Është pikërisht ajo që kemi anashkaluar për kaq shumë kohë, mbase sepse kemi frikë nga dashuria, sepse është e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mësuar ende ta manipulojë.

Për t’i dhënë dashurisë vendin që meriton bëra një ndryshim të thjeshtë në ekuacionin tim më të famshëm. Nëse në vend të E = mc2 të pranojmë se energjia që shëron botën mund të përftohet nga shumëzimi i dashurisë me shpejtësinë e dritës në katror do të arrinim në përfundimin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston… sepse nuk njeh limite.

Pas dështimit të njerëzimit në shfrytëzimin e forcave të universit që na janë kthyer kundër është e rëndësishme që të ushqejmë një tjetër lloj energjie.

Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme.

Mbase nuk jemi ende gati të shpikim një bombë me dashuri, një pajisje të fuqishme që të shkatërrojë urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po gërryejnë planetin. Megjithatë, çdo individ mbart një “gjenerator” të vogël, por të fuqishëm dashurie, energjia e të cilit pret të çlirohet.

Atëherë kur të mësojmë të japim dhe marrim këtë energji universale, e dashura ime Lieserl, do të konfirmojmë se dashuria sundon mbi gjithçka; dashuria është e aftë të kapërcejë mbi çdo gjë, sepse dashuria është jetë.

Jam thellësisht i penduar që nuk kam qenë i aftë të shpreh çfarë kam në zemër, që ka rrahur për ty gjatë gjithë jetës sime. Mbase është vonë për të të kërkuar ndjesë. Por, meqë koha është relative, dua të të them se të dua. Falë teje kam gjetur përgjigjen themelore.

Babai yt, Albert Ajnshtajni”.
 
auto_auto-fundi-905x3951484062376-620x3301503159064.jpg

Ja çfarë thuhet në Islam për fundin e botës, këto janë shenjat që zoti do t’ua dërgojë njerëzve. Shumë kanë ndodhur



Prej shumë vitesh janë bërë parashikime nga personazhe të ndryshëm, se kur dhe i do të vijë fundi i botës, por sot shumë prej këtyre parashikimeve kanë rezultuar false.

Ndërkohë që edhe në librin e shenjtë të Kuranit është parashikuar se kur do të vijë fundi i botës. Ndryshe nga parashikuesit si Nostradamusi, Fiset maja, baba vanga, në Kuran nuk ka një datë ekzakte se kur do të vijë fundi i botës, por aty tregohen se cilat janë shenjat që do të shohë njerëzimi para se të vijë fundi i botës.

1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.

2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.

3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).

4- Të shtohen tërmetet.

5- Koha të ikë shumë shpejt.

6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).

7- Të shtohen vrasjet.

8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!

9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.

10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë myslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158)

Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!”
 
auto_familyrich1505941606.jpg

Princa dhe biznesmenë/ Njihuni me 10 familjet më të pasura që ‘kontrollojnë’ botën



Secila familje vlen të paktën 34 miliardë dollarë.

10-Familja Slim, Meksikë

Vlera e pasurisë: 77.1 miliardë dollarë

Carlos Slim, ishte personi i katërt më i pasur i revistës “Forbes” për 2016-ën. Ai u rendit i pari nga 2010-ta dhe 2013-ën. Slim themeloi “Grupo Carso”, një konglomerat që kontrollon afërsisht 40% të vlerës së kapitalit në bursën e Meksikës. Ai e drejton perandorinë me ndihmën e djemve të tij.

9-Familja Cargill-MacMillan, SHBA

Pasuria: 45 miliardë dollarë

E vetmja kompani private me vlerë më shumë se “Koch Industries” është “Cargill Inc”, e themeluar nga Ëilliam Ëallace Cargill në 1865. Tetëdhjetë e tetë përqind e kompanisë është në pronësi të familjes Cargill-MacMillan. Kjo familje krenohet me miliarderë më të njohur, sesa çdo familje tjetër në botë.

8-Familja Bettencourt, Francë

Pasuria: 42.7 miliardë dollarë

Në vitin 1909, një kimist i ri, Eugene Schueller, krijoi një formulë unike të bojës së flokëve. Parisi ishte kryeqyteti i modës në botë në atë kohë dhe Eugene gjeti një treg midis Parisianëve të pasur dhe salloneve të flokëve, duke krijuar kështu kompaninë gjigante të kozmetikës “ L’Oréal”.

Vajza e tij, Liliane, mori kontrollin mbi kompaninë pas vdekjes së babait të saj dhe burrit Andre Bettencourt. Që nga viti 2016, Liliane Bettencourt është gruaja më e pasur në botë.

7-Familja Arnault, Francë

Vlera neto: 37.7 miliardë dollarë

Një tjetër familje miliardere franceze, e cila është e njohur për markat luksoze si Louis Vuitton (OTC: LVMUY), ose LVMH, dhe Christian Dior. Patriarku i familjes, Bernard Jean Etienne Arnault, është ende kryetar dhe shef ekzekutiv i LVMH. Dy fëmijët e tij, Antoine dhe Delphine, janë gjithashtu aktive në kompani.

6-Familja Cox, SHBA

Pasuria: 34.5 miliardë dollarë

Familja Cox mësoi se si ta transformonte qasjen në qeveri në pasuri gjeneruese. James Middleton Cox shërbeu dy mandate si guvernatori demokrat i Ohajos dhe zhvilloi një fushatë të dështuar për president në vitin 1920. Pas politikës, ai krijoi disa gazeta dhe u bë manjat mediash, duke i qëndruar pranë krijimit të partisë demokratike dhe Franklin D. Roosevelt. Që nga viti 2016, Cox Enterprises udhëhiqet nga dy nipërit e Cox.

5. Familja Mars

Vlera e pasurisë: 78 miliardë dollarë

Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si M&M, MilkyËay, Mars e shumë të tjera..

4. Familja Koch

Vëllezërit Koch janë të njohur në SHBA për ndikimin në politikën amerikane. Ata kanë pasuri prej rreth 82 miliardë dollarëve.

3. Familja Walton

Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, Ëalmart. Familja është më e pasura në Amerikë dhe ka 130 miliardë dollarë.

2. Familja Rothschild

Mayer Rothschild kishte zhvilluar një biznes bankar në vitet e vonshme 1700. Që nga atëherë, ata kanë qenë të suksesshëm në biznes dhe kanë grumbulluar pasuri prej 350 miliardë dollarësh.

1.Familja mbretërore e Arabisë Saudite

Kjo familje ka dhjetëra anëtarë, princa e mbretër. Shumica e pasurisë së tyre vjen nga nafta, që e bën këtë familje më të pasurën në botë me pasuri prej 1.4 trilionë dollarësh.
 
auto_Ja-cfare-thuhet-ne-Kuran-per-fundin-e-botes-keto-jane-shenjat-qe-zoti-do-tu-dergoje-njerezve-620x2641503602034.jpg

‘Toka po jep shpirt’/ Ja çfarë e pret njerëzimin në 23 shtator



Ungjillori misionar Robert Breaker flet për datën 23 Shtator 2017 dhe "shenjën" e madhe në qiell që shumë po flasin dhe që mund të lidhet me yjet.

Zbulesa e 12 shenjave është një besim apokaliptik që paralajmëron kohën e Jakobit, i njohur gjithashtu si Periudha e Shtytjes, e cila mund të fillojë më 9/23/17, duke u promovuar nga një numër i njerëzve dhe organizatave të lajmeve, i cili thotë se përmbushja e saktë e profecisë së dhënë në Zbulesën 12: 1-2 do të ndodhë më 23 shtator 2017 mbi Jerusalemin.

Ky fragment i Shkrimit në Bibël, përshkruan “një grua të veshur me diell, me hënën nën këmbët e saj dhe një kurorë me dymbëdhjetë yje mbi kokën e saj.

Ajo ishte shtatzënë dhe bërtiste me dhembje, ndërsa ajo ishte gati për të lindur.

Shumë njerëz në mbarë botën besojnë se një shtrirje astronomike që përfshin Virgjëreshën dhe Leon, dielli, hëna dhe planetet Merkuri, Marsi, Venusi dhe Jupiteri që ndodhin në shtator 2017 do ta përmbushin këtë profeci fjalë-për-fjalë
 
Uraganë e tërmete, ‘shenjat’ e apokalipsit?



Nga njëra anë uraganet në Atlantik dhe nga ana tjetër tërmetet në Meksikë. Një pjesë e Amerikës së Veriut ka parë “apokalipsin” brenda pak ditëve.

Këto fenomente kanë shtuar frikën se ndoshta në parashikimin apokaliptik të murgeshës portugeze, Lucia de fatima, një prej tre fëmijëve që thanë në 1917-n se kishin parë Shën Mërinë, e cila profetizon një mega-tsunami në ShBA, mund të ketë diçka të vërtetë.

Motër Lucia, që parashikoi me saktësi Luftën e Dytë Botërore dhe plagosjen e Papa Gjon Palit të Dytë, pati një vizion ku shihte shpërthimin e një vullkani në Ishujt Kanarie dhe rënien më pas në det që shkakton një dallgë gjigante batice.

Shkencëtarët paralajmërojnë se një skenar i tillë nuk është krejtësisht i pamundur.
 
auto_fundi1506099207.jpg

Çmenduria për fundin e tmerrshëm të botës? Reagon NASA: Ç’do ndodhë
18:53, 22/09/2017


Pas çmendurisë që ka pushtuar rrjetet sociale, bazuar në teoricinet e konspiracionit lidhur me ate qe do te ndodhe neser, kur nje planet do të godasë Tokën duke e shkaterruar, ka reaguar zyrtarisht NASA.

Mediat e huaja raportojne se pas gjithckaje qe eshte thene ka reaguar me ne fund NASA duke dhene sqarimet e saj bazuar ne fakte shkencore dhe duke shuar gjithe thashethemet.

Agjencia e hapësirës tha: “Njerëz të ndryshëm po” parashikojnë “se bota do të përfundojë më 23 shtator kur një planet tjetër do të përplaset me Tokën. “Planeti në fjalë, Niburu nuk ekziston, kështu që nuk do të ketë përplasje”.

Sipas NASA-s parashikuesit kishin me heret nje tjeter date, kur thane se katastrofa do ndodhte ne 2003 dhe asgje nuk ndodhi.

Fundi i botës nesër? Teoria që po ‘çmend’ rrjetin dhe kërcënimi real

Spekulime pa fund lidhur me fundin e tmerrshem te botes, qe nese i besojme teoricineve te konspiracionit, do te ndodhe neser, kur nje planet do të godasë Tokën duke e shkaterruar.

Kjo teori lidhur me planetin Nibiru është bazuar edhe në pjesë biblike që në dukje mbështesin një parashikim shekullor të fundit të botës. Një numerolog kristian pohon se bëhet fjalë për një varg në Bibël që dëshmon se bota do të përfundojë më 23 shtator.

Konspiracionet rreth planetit misterioz të quajtur Nibiru sugjerojnë se ai mund të drejtohet drejt Tokës për ta shkatërruar atë më 23 shtator.

Por NASA ka hedhur poshtë pretendimet, duke këmbëngulur se teoria e Planet X është thjesht një mashtrim.

Mediat e huaja ngrene dyshime duke pyetur a do te shpertheje neser nje vullkan i fjetur qe kercenon Evropen? Campi Flegrei është një krater i fjetur i zjarrit dhe llavës ne Itali, Napoli qe flitet se rrezikon shperthimin. Por ekspertët kanë thënë se po tregon shenja të zgjimit pas dekadash të pasivitetit dhe duket i vendosur të godasë.

Një raport tronditës i botuar në fillim të këtij viti zbuloi se vullkani ka arritur një “fazë kritike” dhe mund të shpërthejë.

Dhe tani ka alarm se dhoma e “zonës së nxehtë” mund të shpërthejë në çdo moment, duke shkaktuar një fatkeqësi të madhe natyrore.

Një studim i botuar në raportet shkencore të revistës natyrore raporton se shpërthimi mund të ndodhë në çdo kohë dhe është një rrezik i madh.

Dr Christopher Kilburn, nga Qendra e Hazardit në Universitetin e Londrës, tha: “Duke studiuar se si toka ka plasur dhe lëviz, mendojmë se mund të afrohet në një fazë kritike ku trazirat e mëtejshme do të rrisin mundësinë e një shpërthimi imperativ ndaj autoritetet janë të përgatitur për këtë”.

Por tani është pohuar se vullkani do të shpërthente nesër – që do të përputhet me “ardhjen e Nibiru”.

Teoricienët e konspiracionit janë të bindur se një botë tjetër e huaj, e njohur edhe si Planet X, do të thyhet në Tokë ose do të ketë një katastrofë të afërt në 23 shtator 2017.
 
auto_Genie-2_11506155931.jpg

Historia e trishtë e 13 vjeçares së abuzuar nga babai që shokoi opinionin publik në SHBA
10:36, 23/09/2017


Imagjinoni veten të bllokuar në një botë ku askush nuk dëshiron të flasë me ju ose të dëgjojë fjalët tuaja. Një botë ku askush nuk kujdeset për ty, ku çdo gjë duket e largët, e errët dhe e çuditshme.

Bota e një fëmije të abuzuar.

Ndërsa shumica prej nesh u rritën me tregime interesante për fëmijët e egër si Mowgli ose Tarzan, ka fëmijë që kurrë nuk kanë dëgjuar për heronj të tillë të fëmijërisë, duke kaluar vitet e tyre të fëmijërisë krejtësisht të pavetëdishëm për sjelljen shoqërore.

Botës nuk u mungojnë historitë e vërteta të jetës së fëmijëve të egër dhe ky ka qenë realiteti ynë që nga kohërat e lashta. Ka raste të fëmijëve që jetojnë me kafshë larg qytetërimit, por tregimet e fëmijëve të izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndërsa abuzohen nga prindërit e tyre, janë më të trishta se çdo histori tjetër.

Nga shumë shembuj të fëmijëve të abuzuar, historia e vajzës me nofkën ‘Genie’, ka pikëlluar mbarë opinionin publik në SHBA në vitet 70-të.

Historia e Genias doli në dritë më 4 nëntor 1970, kur nëna e saj e dërgoi atë në zyrat e mirëqenies sociale në Los Anxhelos, duke pretenduar së vajza ishte abuzuar dhe torturuar nga babai i saj.

Në fillim punonjësit socialë menduan se vajza nuk ishte më shumë se shtatë vjeç, por në fakt ajo ishte 13 vjeç dhe ngjante sa gjysma e moshës së saj.

Por ajo që u zbulua më pas rreth vajzës së abuzuar nga babai i saj, do të shikonte edhe punonjësit që kishin punuar me dekada në at qendër sociale dhe që ishin ndeshur me histori nga me të ndryshmet, por asnjë e ngjashme me atë të 13 vjeçares, shkruan Syri.net.

Vajza e vogël peshonte vetëm 20 kilogramë dhe ecte në një mënyrë shumë të çuditshme, ndersa dorën e saj të djathtë e mbante si një lepur.

Ajo nuk mund të fliste më shumë se 20 fjalë, duke përfshirë ‘nënën, shkoj, portokalli, ndalet”.

Vajza kishte qëndruar e mbyllur në një dhomë të vogël për gati 10 vite, por ajo që ishte më e keqe, ajo kaloi shumicën e viteve e lidhur në një karrige nga babai i saj abuziv, i cili shpesh herë e dhunonte kur ajo bënte edhe zhurmën më të vogël.

Për të mbrojtur identitetin dhe privatësinë e saj, punonjësit e qendrës sociale e quajtën Genie. Në historinë e Shteteve të Bashkuara, kurrë nuk ka pasur një rast më mizor të abuzimit të fëmijëve sa ai i vjeshtës së vitit 1970. Clark Wiley, babai me probleme mendore i Genie, urrente dy gjëra: fëmijët dhe zhurmat.

Ganie ishte fëmija i tretë i Clark, megjithatë ajo ishte e vetmja që kishte mundur t’ju mbijetonte torturave të tmerrshme të babait të saj, pasi dy fëmijët e tjerë kishin vdekur që në moshë të vogël.

Clark wiley besonte se vajza e tij ishte me prapambetje mendore dhe vendosi ta mbyllte atë, duke mos lejuar asnjëherë gruan e tij nënën e vajzës të fliste më të. Ushqimet e vetme që i ishin dhënë vajzës gjatë kohës së izolimit ishin drithëra, vezë dhe ujë.

E vetmja kohë kur nëna e saj takonte vajzën ishte kur babai i Genie flinte gjumë.

Pas ndërhyrjes së Shërbimit të Mbrojtjes së Fëmijëve, një ekip ekspertësh u formua me qëllim që të sfidojë aftësitë e saj mendore. Ishte e qartë se trauma që ajo përjetoi do të qëndronte me të për pjesën tjetër të jetës së saj, por ata gjithashtu zbuluan se Genie ishte një fëmijë shumë inteligjent dhe shpejt mësoi si të shprehte veten.

Ajo më në fund ishte në gjendje të përshkruante mizorinë e babait të saj duke thënë se : ai e godiste nga krahët vazhdimisht kur ajo nxirrte edhe një fjalë të vetme nga goja, dhe sa herë aq ajo rënkonte nga dhimbjet ai aq më shumë e godiste me një shkop prej druri.

Megjithatë pas këtyre torturave ç’njerëzore vajza filloi ta merrte veten, ndërsa mësohet se deri në moshën 18 vjeç ajo ka qëndruar në një shtëpi me kujdestare, ndërsa me vonë ka jetuar me nënën e saj./SYRI.net
 
auto_22014865_10214202757452429_1411186552_n1506155238.jpg

Sot nata mposht ditën. Magjia e Mollës dhe misteret që nuk i dini për Ekuinoksin e Vjeshtës
10:26, 23/09/2017


Ditën e djeshme më 22 shtator në orën 20:02 minuta, dita u barazua me natën duke shënuar edhe lamtumirë e verës për vitin 2017. Duke filluar që sot 23 Shtator nata nis dhe mposht ditën, errësira në emisferën ku gjendet edhe Shqipëria, ha dritën deri më 21 Dhjetor për të mbërritur në 20 Mars të vitit tjetër, kur ndodh Ekuinoksi pranveror dhe drita me errësirën barazohen.

Ekuinoksi ndodh kur dielli kalon në ekuatorin qiellor nga Veriu në Jug dhe kjo është një ngjarje e cilësuar dikur misterioze dhe që është festuar dhe përkujtuar me shekuj nga kulturat dhe fetë në mbarë botën.

Por ka edhe disa fakte ngjethëse rreth ekuinoksit të vjeshtës, që shumë njerëz nuk i dinë.

Kjo periudhë është një kohë tranzicioni, pas së cilës, në hemisferën veriore ditët do të bëhen më të shkurtra dhe netët do të zgjaten, deri në solstikun e dimrit më 21 dhjetor, kur modeli do të ndryshojë. Kjo kohë ndryshimi gjithmonë shkakton ankthi te njerëzit, çorienton kafshët dhe bën që të ndodhin ngjarje të çuditshme dhe të pazakonta.
22014551_10214202757492430_715474570_n1506155239.jpg

21919281_10214202757772437_1440791189_n1506155241.jpg

Kjo periudhë është vërtetuat si koha ideale për të gjetur një partner dhe për riprodhim. Besohet gjithashtu se nivelet e testosteronit tek meshkujt dhe estrogjenit tek gratë janë më të lartat në vjeshtë. Janë të shumta dëshmitë që tregojnë për një gjarpër drite dielli që shfaqet në Meksikë pikërisht në 22 Shtator.

Gjithashtu ekuinokset në vjeshtë kanë rrënjë të forta edhe në traditën e Majave dhe dy herë në vit në momentin e saktë që vjen Ekuinoksi i vjeshtës dhe dielli ndriçon drejtpërsëdrejti në ekuator, “Gjarpëri i madh i diellit” thuhet se “derdhet” poshtë shkallëve të piramidës së Majave në Chichen Itza në Meksikë.

Për këtë popullsi ka kjo ka qenë koha ideale, për pastrimin e varreve dhe kujtimin e të vdekurve

Po gjatë ekuinokseve të Shtatorit dhe Marsit në Japoni, ekuinokset kanë qenë festa kombëtare që datojnë nga viti 1868 deri më 1912. Higan, që do të thotë “bregu tjetër” dhe i referohet shpirtrave të të vdekurve që kanë arritur Nirvanan, ishte një kohë për të kujtuar të vdekurit duke vizituar, pastruar dhe dekoruar varrezat e tyre.

Paganët kanë qenë praktikues të hershëm të Ekuinoksit të Vjeshtës dhe e festonin këtë me një festival të korrjeve, i njohur si Mabon. Ndërsa ka një numër mënyrash për të festuar Mabonin, një nga më interesantet është praktikimi i magjisë së mollës. Sipas paganëve, molla është e lidhur me pavdekësinë dhe gjithashtu konsiderohet një ushqim për të vdekurit, prandaj shfaqet gjatë Mabonit. Nëse doni të praktikoni magjinë e mollës për veten tuaj nesër, ja një nga gjërat që mund të bëni: Qëroni një mollë, duke e mbajtur lëkurën në një copë të gjatë. Kur e hiqni lëkurën, hidheni përtokë. Gërma që ajo formon është iniciali i emrit të personit që dashuroni vërtetë.

Sipas astrologjisë, ekuinoksi i vjeshtës shënon kohën kur dielli hyn në shenjën e Peshores. Peshorja, sigurisht, është shenja e ekuilibrimit kështu që, me të drejtë, ekuinoksi i vjeshtës qëndron si një simbol për jetën e varur në ekuilibër

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim. Ekuinokset ose baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drejtuar mbi sferën qiellore.
 
FOTO/ Një krijesë misterioze në brigjet filipinase...
17:58, 26/09/2017


Një krijesë gjigante është nxjerrë e ngordhur nga deti në brigjet e ishullit Leyte në Filipine.

Një zyrtar vendës tha se krijesa, rreth 32 metra e gjatë, nuk mund të identifikohet pasi një pjesë e madhe e trupit të saj është e dekompozuar, por ai tha se mendohet se bëhet fjalë për një balenë edhe pse nuk mund ta konfirmonte këtë gjë.

“Po kaloja në breg dhe pash një gjallesë gjigante, një bishë e detit. Mbeta e befasuar pasi ishte hera e parë që shihja një krijesë të atyre përmasave. Nuk e di se për çfarë gjallesë bëhet fjalë, por isha i sigurt se ishte e ngordhur”, shprehet një banor vendës.
11506441665.jpg
41506441667.jpg
51506441668.jpg
 
auto_Screenshot_201506365131.png

FOTO/ Arkeologët tronditen nga zbulimi i frikshëm që gjejnë në tunelin e Hitlerit
20:44, 25/09/2017


Nazistët kryen një mori mizorish gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më tragjikja në mesin e tyre ishte përpjekja për të shfarosur popullin hebre, së bashku me shumë minoritete të tjera dhe grupe të margjinalizuara.

Pas humbjes, nazistët u përpoqën të mbulonin provat e veprimeve të tyre duke vrarë dëshmitarët dhe djegur kampet e shfarosjes së tyre mbi tokë. Një nga këto vende, kampi i vdekjes në Sobibor, Poloni, është gërmuar kohët e fundit dhe ato që u gjet aty është shumë tronditëse për ta përshkruar me fjalë.

Polonia, të cilën Gjermania e pushtoi nga fillimi i luftës, ishte në shtëpi për shumë nga kampet më të këqija, përfshirë Aushvicin dhe Treblinkan.

Por kampi i zbuluar së fundmi, Sobibor ishte një tjetër kamp, ku ishin dërguar hebrenjtë dhe grupet tjera të margjinalizuara për t’u torturuar, gjumtuar, lidhur, dhunuar fizikisht dhe seksualisht dhe me pas jane vrarë

Ai ishte pjesë e operacionit “Reinhard” , sipas të cilit më shumë se 2 milionë njerëz janë vrarë në mënyrë sistematike. Trupat e viktimave janë gjymtuar mbi këto shina trenash dhe kurrë nuk u larguan.
Screenshot_261506365113.png
Screenshot_251506365116.png
Screenshot_241506365119.png
Screenshot_231506365122.png
Screenshot_221506365125.png
Screenshot_211506365128.png
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.