Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kuriozitete.

View attachment 24815

Aty ku shkretetira takon detin. Pamje mbreselenese nga shkretetira Namibiane, e konsideruar si me e vjetra e botes!
 
Qe kur kam njohur Nalen mjekra ime rritet shume me shpejt ! :lolx:
Ne 18 vjet virtual 1 chatist u dashurua vetem 1 here ! :lolx:
 
Qe kur kam njohur Nalen mjekra ime rritet shume me shpejt ! :lolx:
Ne 18 vjet virtual 1 chatist u dashurua vetem 1 here ! :lolx:

Mjekra te rritet nga hormonet e shumta qe ti prodhon organizmi, bej derman o derman se plaseee :p
 
auto_shpirti1503401990.jpg

Shkencëtarët zbulojnë: Shpirti nuk vdes, ai rikthehet në…

Mesa duket truri i njeriut është i ngjashëm me një “kompjuter biologjik” dhe vetëdija njerëzore mund të jetë si program, që udhëhiqet nga një kompjuter brenda trurit.

Ajo që është edhe më mahnitëse, është fakti se pasi dikush të vdes, “shpirti i tyre rikthehet në univers, dhe nuk vdes”.

Të paktën kështu thotë fizikani amerikan Dr. Stuart Hameroff dhe fizikani i matematikës z. Roger Penrose, ku që të dy thonë se shpirti mirëmbahet në mikro-tubtha të qelizave të trurit.

Këta dy shkencëtarë i referohen këtij procesi si Reduktimi Objektiv i Orkestruar apo “Orch-OR”.

Kur qeniet njerëzore të kenë pësuar vdekje klinike, mikro-tubthat në tru e humbasin gjendjen e tyre, por prapëseprapë janë të afta të marrin informacione brenda tyre.

Kjo teori së fundmi është bërë e ditur edhe në emisionin televiziv “Through the Wormhole”, në të cilin Dr. Hameroff e shpjegon këtë temë: “Le të themi se zemra pushon së rrahuri, qarkullimi i gjakut ndalon; mikro-tubthat e humbin gjendjen e tyre. Informacionet kuante brenda mikro-tubthave nuk shkatërrohen, nuk mund të shkatërrohen, por thjesht shpërndahen në univers. Nëse pacienti ringjallet, pra kthehet në jetë, këto informacione kuante mund të rikthehen në mikro-tubtha dhe pacienti thotë se ka pasur një vdekje klinike. Nëse pacienti nuk ringjallet dhe vdes, është e mundshme se informacionet brenda mikro-tubthave të ekzistojnë edhe jashtë trupit të tij, pra në formën e shpirtit”.

Fjalët e Hameroffit thonë se shpirti njerëzor është më shumë se një ndërlidhje e neuroneve në tru. Në fakt, teoria e tij thotë se shpirti njerëzor ekziston qysh nga fillimi i kohës, shkruan “Telegrafi”.

Shume tema interesante pate sjelle,e i pasurove fort. :D

Te paskan fshire nga faqja e dheut o i Mursise ?? :D

S'ke qendruar mire,e staff ti. :D
Ik e mblidh mandarina tani :D

Kush dreqin do e kete taksirate te te lexojne ty ? :D
 
10 malet me te larta ne Evrope
1.Ai është 2,654.4 metër i lartë dhe është maja më e lartë e maleve Tatra, në Sllovaki. Ngjitja e parë deri në krye të tij u bë nga një qytetar vendas në vitin 1834.
2. Galdhopiggen, Jotunheimen, Norvegji
Jotunheimen do të thotë shtëpinë e gjigantëve. Ai është 2469 metër i lartë dhe është një nga 28 majat më të larta në botë. Parku Kombëtar i themeluar nga Jotunheimen u ofron vizitorëve kabina malore ose llozha.
3. Monte Rosa, Alpe, Zvicër
Ajo është 4,634 metër dhe është maja e dytë më të lartë në Evropë pas Mont Blanc. Ajo është e mbuluar nga një shtresë e trashë bore dhe akulli, e cila formon pothuajse një mal vertikal në anën lindore.
4. Matterhorn, Zermatt, Zvicër
Ajo është një nga destinacionet me ski më të popullarizuara në Evropë. Qyteti i Zermatt-it është i njohur për resortet luksoze dhe komode të skive.
5. Grossglockner, Austri
Maja më e lartë në vend ka një lartësi prej 3,798 metrash. Tipar interesant dhe unik është se maja ka formën e një piramide.
6. Teide, Tenerife, Spanjë
Ai është një mal vullkanik me lartësi 3,718 metër dhe është mali më i lartë dhe më i bukur në Spanjë, si edhe në çdo ishull në Oqeanin Atlantik. Parku Kombëtar, që gjendet këtu është i mbrojur nga UNESCO dhe është përcaktuar si pjesë e Trashëgimisë Botërore.
7. Etna, Katania, Siçili, Itali
Ajo është vullkani më i lartë aktiv në Evropë dhe gjithashtu një nga më të bukurit. Ajo mund të shihet nga qyteti historik i Katanias, që dikur ishte një qendër e rëndësishme kulturore. Etna është i njohur për nxjerrjen e unazave të tymit dhe hirit, që mund të shkaktojnë shumë dëme ndaj qytetarëve.
8. Maja du Midi, Francë
Gjendet brenda masivit Mon Blan në Alpe dhe arrin një lartësi prej 3,842 metër. Aty ekziston edhe një teleferik, i cili konsiderohet siguron ngjitjen më të lartë vertikale në botë.
9. Mont Blanc, Alpe
Ajo është maja më e lartë në Evropën Perëndimore me një lartësi prej 4,809 metrash. Shtrihet në mes të Francës dhe Italisë. Ky masiv malor tërheq aventurierë që shkojnë alpinizëm, ski dhe sporte të tjerë dimërorë.
10. Mali Elbrus, Rusi
Maja më e lartë në Evropë është gjetur në malet e Kaukazit dhe arrin një lartësi mbresëlënëse prej 5,642 metrash. Ajo në fakt është një vullkan i fjetur.
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Pse dëgjojmë zhurmë pranë linjave të tensionit të lartë?

Vjen kryesisht për shkak të efektit të voltazhit të lartë në ajrin që rrethon kabllin.
Ajri është normalisht një përcjellës shumë i dobët i energjisë elektrike. Por nëse një voltazh mjaftueshëm i lartë aplikohet përgjatë një distance të shkurtër, elektronet e molekulave të ajrit tërhiqen fort dhe fillojnë që të formojnë një rrymë.
Kjo nga ana e vet shkakton një nxehje të fortë të ajrit gjë që rezultonë në zhurmën si fishkëllimë që dëgjojmë kur ndodhemi nën kabllot e tensionit të lartë.
Kjo ndodh më shpesh gjatë motit me lagështi, kur ajri bëhet përcjellës më i mirë i energjisë elektrike.
 
Abracadabra

Fjalët magjike, përdoren shpesh nga magjistarët, kur janë duke kryer truket e tyre magjike në skenë. Dhe një nga termat e tyre më të shpeshtë, është “Abracadabra”. Edhe pse kjo fjalë është e njohur për shumë njerëz, ka të ngjarë që pak njerëz ta dinë origjinën e vërtetë të saj.
Përveç “Abracadabra”, ekzistojnë disa fjalë të tjera magjike, që përdoren gjerësisht nga magjistarët e skenave. Dhe ashtu si “Abracadabra”, origjinat e këtyre fjalëve, janë gjithashtu një mister për shumicën e njerëzve.
Po nga vjen fjala “Abracadabra”? Ndërsa ky term përdoret zakonisht nga magjistarët në skenë për argëtimin e masave, kjo fjalë thuhet se ka origjinën e saj në botën e lashtë romake. Në atë kohë, ky term nuk përdorej nëpër shfaqje, por besohej se përmbante në vetvete fuqi të mëdha magjike.
Sipas një teorie, fjala “Abracadabra” rrjedh nga fjalët hebraike “ab, ben, ruach hakodesh”, që përkthehet si “Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë”. Pra, fjala “Abracadabra”, është në fakt një lutje e Trinisë së Shenjtë . Sipas një teorie tjetër, kjo fjalë magjike rrjedh nga një fjalë tjetër magjike e njohur si “abraxas”, në greqishten e vjetër. Kjo fjalë është e veçantë, pasi gërmat e saj, në numerologjinë greke, janë 365, që është numri i ditëve në një vit.
Një tjetër teori për origjinën e fjalës “Abrakadabra”, është fraza në gjuhën aramaike “Avra kadavra”. Fansat e serialit “Harry Potter”, mund të jenë ndoshta familjarë me këtë frazë, teksa një magji e ngjashme “Avada kedavra”, ndodh në njërin ngaa librat.
Në serinë e “Harry Potter”, “Avada kedavra” funksionon si një mallkim vdekjeprurës dhe shkrimarja J.K.Roulling, thuhet se është frymëzuar për këtë magji nga version i tij origjinal në gjuhën aramaike. Domethënia origjinale e këtyre fjalëve magjike, sipas Roulling, është “Le të shkatërrohet kjo gjë”, dhe është përdorur dikur për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Gjithsesi, “Abracadabra”, është përdorur si një lloj hamajlie gjatë epokave. Historiani romak i shekullit II, Serenus Samonikus, përshkruan në librin e tij “Liber Medicinalis” mënyrën se si mund të përdorej kjo fjalë magjike. Ky lloj talismani, përfshinte fjalën që ishte shkruar mbi një copë pergamenë në formën e një piramide me kokë poshtë, me një gërmë që hiqej çdo herë, derisa në fund të mbetej vetëm njëra nga gërmat.
Në Mesjetë, njerëzit besonin se çdo ngjarje që ata nuk mund ta shpjegonin, mund të shkaktohej nga magjia. Dhe shumica e popullsisë së Evropës mesjetare, druhej se mund të ishte prekur nga ndonjë magji, Prandaj përdorte shpesh termin “Abracadabra”, për të shmangur çdo mallkim apo magji të dërguar në drejtim të tyre.
Ashtu si në kohët e Romës së Lashtë, ajo u përdor gjithashtu për të “kuruar” sëmundje të ndryshme. Përdorimi i kësaj piramide “Abracadabra”, është përmendur nga shkrimtarët në epokat e mëvonshme, duke përfshirë Eva Tejlorin në shekullin XVI.
Gjithashtu, “Abracadabra” përdorej ende në shekullin XVIII-të, siç shkruante Daniel Defo në “Gazetën e Vitit të Murtajës” së vitit 1722 , se mjerisht gjatë kësaj epidemie, pati një përdorim të madh të supersticionit:“Njerëzit nisën të jepen pas supersticioneve, nisën të mbajnë hamajli të ndryshme, për të forcuar trupin e tyre kundër Murtajës.
A thua se Murtaja, ishte vetëm një lloj posedimi nga një shpirti i keq; që mund të mbahet larg me shenjat e Zodiakut, apo letra me figura të ndryshme simbolike, dhe veçanërisht nga fjala Abracadabra, e shkruar disa herë në formën e Trekëndëshit ose Piramidës…
Sa njerëz të varfër e gjetën veten duke u marrë më keto gjëra, dhe sa shumë prej tyre përfunduan më vonë në karrocat e mbushura plotë me të vdekur. Në fund, njerëzit ndaluan së besuari në efikasitetin e “Abracadabra” për t’i shëruar apo mbrojtur njerëzit, dhe kjo fjalë nisi të lidhej me magjistarët që kryenin truke magjike”.
Një tjetër fjalë e zakonshme magjike është “Alakazam”. Kjo magji thuhet se ka origjinën e saj në gjuhën arabe, dhe ekziston edhe një fjalë e ngjashme me këtë gjuhë, “Al Qasam”, që do të thotë betim. “Hocus Pocus”, është një tjetër fjalë magjike që përdoret shpesh nga magjistarët.
Ndryshe nga “Abracadabra”, origjina e kësaj fjale magjike i përket të kaluarës më të afërt, për të qenë më të saktë rreth shekullit XVII-të. Ashtu si me “Abracadabra” dhe “Alakazam”, ka disa teori që përpiqen ta shpjegojnë origjinën e kësaj fjale.
Një shembull ofrohet nga Xhon Tilotson, arqipeshkvi i Kantërbërit në vitin 1694. Tilotson sugjeron që kjo fjalë është një deformim i termit latinisht “hoc est corpus meum” (Ky është trupi im), dhe është një parodi e të shenjtës gjatë Meshës Katolike.
Një tjetër sugjerim, është se kjo fjalë dukej thjeshte ekzotike, dhe në fakt është shpikur për shkak se ajo rimon. Ajo mund të jetë një fjalë e pakuptimtë, e sajuar vetëm për t’i bërë përshtypje njerëzve gjatë një mashtrimi magjik. Përveç këtyre fjalëve magjike tradicionale, ka edhe shumë të tjerë që janë shfaqur në kohët e fundit, dhe që përdoren kryesisht tek filmat e animuar për fëmijë.
 
Profeti i fese Islame Muhammed kishte gjat jetes se tije 13 gra.
Me e reja ishte Aisha, profeti kur u martua me te ishte 54 vjeç, ndersa Aisha 6 vjeç. Raportet seksuale me Aishan i vendosi kur ajo mbushi 9 vjeç.
 
Ku e lexove këtë?
 
auto_1-409-780x4391500659009.jpg

Misteri i anijes në Trekëndëshin e Bermudës: Ajo u gjet e braktisur, por brenda saj kishte një mesazh interesant

Trekëndëshi i Bermudës, rebelimi apo edhe piratët, të gjitha këto teori besohet se kanë lidhje me zhdukjen e anijes Karol A. Deering.

Megjithatë, gati 100 vite kanë kaluar që nga zhdukja misterioze e anijes, dhe nuk jemi as afër zgjidhjes së këtij sekreti. Kjo anije ishte ndërtuar në vitin 1919, kurse vetëm dy vite më vonë është gjetur e thatë dhe e braktisur jo larg ishullit Kroatan.

Gjatë udhëtimit të fundit, si gjithmonë, kjo anije ishte pajisur mirë dhe është bërë gati për udhëtime të gjata. Me të transportonin qymyr në Rio de Janeiro, por që nga fillimi kishin hasur në probleme.

Kapiteni i saj ishte sëmurë dhe kështu u largua nga anija në ndalesën e parë në një port.

Oficeri i parë dhe njëherit djali i kapitenit shkoi pas babai të tij, dhe kështu pronari i anijes gjeti veten në një situatë shumë të vështirë. Ai është detyruar që sa më shpejt të gjej personat adekuat për të vazhduar rrugëtimin.

E gjithë barra ra mbi kapitenin e pensionuar Vormel, kurse oficeri i parë u emërua Charles McClikan. Ata kanë pasur përgjegjësi të madhe gjatë udhëtimit në Brazil, kurse situata u bë më e vështirë gjatë kthimit.

Ata u ndalën në Barbabos dhe aty e kuptuan se sa shumë ngarkesë psikike u ka sjellë ky udhëtim anëtarëve që ishin në bord. Oficeri i parë ishte dehur aq keq sa që për pak sa nuk e humbi vetëdijen, dhe kështu filloi të ankohet në kapitenin, i cili gjithashtu nuk kishte mendim të mirë për anëtarët e bordit apo për oficerin e parë.

Në fund të janarit të vitit 1921, Deering hasi në një anije me dritë të madhe pranë bregut të Karolinës së Veriut. Një burrë truphollë informonte anëtarët e bordit të anijes me dritë të madhe se Deering ka mbetur pa dy spiranca gjatë një stuhie të fortë, që i kishte goditur disa ditë më parë.

Por, pasi që anija me dritë të madhe nuk i punonte radiolidhja, nuk kishin mundur askënd ta informojnë lidhur me problemet e anijes Deering. Tre ditë më vonë, më 31 janar të vitit 1921, Deering është gjetur e zhytur në ujërat e cekëta jolarg ishullit Kroatoan.

Dhe kur rojet bregdetare amerikane arritën të hipin në këtë anije, e kuptuan se Deering ishte braktisur. Ditari i udhëtimit dhe pajisjet e navigimit ishin zhdukur, sikurse të gjitha gjërat personale të anëtarëve të bordit dhe dy anijet e vogla për shpëtim.

Një vit më vonë, autoritetet amerikane hoqën dorë nga hetimet pasi që nuk ishin në gjendje të shpjegojnë se çfarë kishte ndodhur me anëtarët e bordit dhe anijen.

Një vit pas kësaj ngjarje misterioze filluan të qarkullojnë shumë teori. Në prill të vitit 1921, Christopher Grey, ka deklaruar se kishte gjetur një shishe me një mesazh në të cilën dikush nga anija Deering kishte shkruar se i kishin sulmuar piratët.

E veja e kapitenit Vormel kishte konfirmuar se mesazhi është shkruar nga mekaniku i anijes Bates, kurse analizat e kryera kanë treguar se shishja e gjetur ishte prodhuar në Brazil.

Por, shumë njerëz ishin skeptik lidhur me këtë teori të cilën pyesnin se si është e mundur që gjatë një sulmi të piratëve, të ketë pasur kohë të shkruaj një mesazh dhe ta fusë në shishe dhe më pas ta hedh në ujë.

Më vonë Grey ka pranuar se kishte gënjyer lidhur me këtë mesazh.

Për të pasionuar e aktiviteteve paranormale, anija Deering është një shembull i mirë i ndikimit të Trekëndëshit të Bermudës. /Telegrafi/
Bermuda_Triangle.png
IMG_20210827_194141.jpg
??????????
 
Pse nuk e dije ti ?
E di ndryshe...
Dhe se kuptoj pse gjith njerëzit kapen tek marrëdhënia që kishte me Aishen r.a (a thu se i kanë mbajtur pishën)

P.s mos e merr personale por më ka ndodhur shpesh t'a lexoj dhe më vret sytë
 
Si e di ti, ma trego versionin qe di, ne fakt mjafton te hapesh motorrin me te madh te kerkimit GOOGLE, dhe atje e gjen lehtesisht.
 
Si e di ti, ma trego versionin qe di, ne fakt mjafton te hapesh motorrin me te madh te kerkimit GOOGLE, dhe atje e gjen lehtesisht.
Jo cdo gjë që lexohet në Google është e vërtetë.
Ka shumë që duan të përdhosin figurën e Profetit a.s.
Vërtetë Aishja r.a ishte e vogël në moshë kur u martuan,por konsumimin e martesës e bënë kur ajo arriti pubertetin.

Mgj duhet lexuar historia tamam si është,pasi dhe në martesën e tyre ka një urtësi se përse ndodhi.Por që t'a parashtroj un se di sa i beson ti këto gjëra
 
Sigurisht qe jo gjithckaje mund ti besosh ne internet, por historise ske se si mos ti besosh, dhe ajo qe solla si kurjozitet eshte e shkruar ne historine e Egjyptit.

Ne fakt une prandaj nuk solla artikull ketu, per te evituar diskutimet. Ne disa hadithe tradicionale thuhet se ajo ju premtua ne moshen 6 vjecare, dhe ne moshen 9 vjecare u martua me profetin.
Disa te tjera thone gjera kontraverse, te kunderten. Dmth bien ne kundershtim me njera tjetren.
Sahih Bukhari volume 5, libri 58, faqe 234, jane tregime te vet Aishes.
Sigurisht mosha e pubertetit nuk eshte fikse, dhe Aishja eshte futur ne pubertet ne moshen 9 vjecare.
 
Ama duhet përmendur fakti se gjatë asaj periudhe martesat e vajzave në moshë të re ishin dicka e zakonshme.
Nuk ishte vetëm Profeti a.s që e veproi dicka të tillë.

Po të sjell një fragment të shkurtër lidhur martesën me Aishen r.a

Në një rast, pas vdekjes së Hatixhes r.a., erdhi Havla bint Hakim, gruaja e Uthman ibn Medh'unit, dhe e pyeti: "O i Dërguari i Allahut, a do të martohesh. "Pejgamberi a.s. e pyeti: "me cilën?" Ajo u përgjigj: "A ke dëshirë me një vajzë që nuk është martuar, apo dëshiron një grua që kishte qenë e martuar më parë?" Ai pyeti: "Kush është ajo vajzë?" Ajo u përgjigj: "Aisheja – bija e më të dashurit për ty, ndër krijesat e Allahut xh.sh. (duke pasur për qëllim Ebu Bekrin). "Pas kësaj, ai pyeti: "Kush është gruaja që ishte e martuar?" "Sawda bint Zem'a", tha ajo. Pastaj, Profeti s.a.v.s., i tha asaj që të shkoi dhe të kërkoi dorën e saj për të . (Transmetuar nga Ahmedi në Musned)
Pas kësaj, Pejgamberi s.a.v.s., filloi të ëndërrojë Aishen. Aisheja lidhur me këtë thotë se Pejgamberi s.a.v.s., i ka thënë: "Tri herë mu ke shfaqur në ëndërr. Pastaj, meleku të solli fshehurazi të veshur në rroba të bardha prej mëndafshi dhe më tha, 'Kjo është gruaja jote. Kur të zbuluar fytyrën e pashë se ishe ti, kam thënë: "Kur është nga Allahu, le të jetë ashtu." (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)

Nuk kam pasur kohë të shtrohem,por inshallah do t'a sjell pjesë pjesë jetën e Profetit a.s...dhe më beso është komplet ndryshe nga c'ka thuhet nëpër libra apo faqe që duan të përdhosin figurën e tij...
 
Ama duhet përmendur fakti se në kohë martesat e vajzave në moshë të re ishin dicka e zakonshme.

Po qe ka patur 13 gra eshte e vertete, se per Aishen, e ka shkruar vet Aisheja kete.

Nuk eshte se ka rendesi kjo per mua, mu duk si kurjozitet sepse nuk e dija deri sa e mesova sot.
 
Po qe ka patur 13 gra eshte e vertete, se per Aishen, e ka shkruar vet Aisheja kete.

Nuk eshte se ka rendesi kjo per mua, mu duk si kurjozitet sepse nuk e dija deri sa e mesova sot.
Ka pasur 11 gra.
Por 25 vite me rradhë ka qenë i martuar veç me Hadixhen r.a.Pas vdekjes së saj është martuar me gratë e tjera.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.