Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kuriozitete.

U

Universal

Guest
auto_1-409-780x4391500659009.jpg

Misteri i anijes në Trekëndëshin e Bermudës: Ajo u gjet e braktisur, por brenda saj kishte një mesazh interesant



Trekëndëshi i Bermudës, rebelimi apo edhe piratët, të gjitha këto teori besohet se kanë lidhje me zhdukjen e anijes Karol A. Deering.

Megjithatë, gati 100 vite kanë kaluar që nga zhdukja misterioze e anijes, dhe nuk jemi as afër zgjidhjes së këtij sekreti. Kjo anije ishte ndërtuar në vitin 1919, kurse vetëm dy vite më vonë është gjetur e thatë dhe e braktisur jo larg ishullit Kroatan.

Gjatë udhëtimit të fundit, si gjithmonë, kjo anije ishte pajisur mirë dhe është bërë gati për udhëtime të gjata. Me të transportonin qymyr në Rio de Janeiro, por që nga fillimi kishin hasur në probleme.

Kapiteni i saj ishte sëmurë dhe kështu u largua nga anija në ndalesën e parë në një port.

Oficeri i parë dhe njëherit djali i kapitenit shkoi pas babai të tij, dhe kështu pronari i anijes gjeti veten në një situatë shumë të vështirë. Ai është detyruar që sa më shpejt të gjej personat adekuat për të vazhduar rrugëtimin.

E gjithë barra ra mbi kapitenin e pensionuar Vormel, kurse oficeri i parë u emërua Charles McClikan. Ata kanë pasur përgjegjësi të madhe gjatë udhëtimit në Brazil, kurse situata u bë më e vështirë gjatë kthimit.

Ata u ndalën në Barbabos dhe aty e kuptuan se sa shumë ngarkesë psikike u ka sjellë ky udhëtim anëtarëve që ishin në bord. Oficeri i parë ishte dehur aq keq sa që për pak sa nuk e humbi vetëdijen, dhe kështu filloi të ankohet në kapitenin, i cili gjithashtu nuk kishte mendim të mirë për anëtarët e bordit apo për oficerin e parë.

Në fund të janarit të vitit 1921, Deering hasi në një anije me dritë të madhe pranë bregut të Karolinës së Veriut. Një burrë truphollë informonte anëtarët e bordit të anijes me dritë të madhe se Deering ka mbetur pa dy spiranca gjatë një stuhie të fortë, që i kishte goditur disa ditë më parë.

Por, pasi që anija me dritë të madhe nuk i punonte radiolidhja, nuk kishin mundur askënd ta informojnë lidhur me problemet e anijes Deering. Tre ditë më vonë, më 31 janar të vitit 1921, Deering është gjetur e zhytur në ujërat e cekëta jolarg ishullit Kroatoan.

Dhe kur rojet bregdetare amerikane arritën të hipin në këtë anije, e kuptuan se Deering ishte braktisur. Ditari i udhëtimit dhe pajisjet e navigimit ishin zhdukur, sikurse të gjitha gjërat personale të anëtarëve të bordit dhe dy anijet e vogla për shpëtim.

Një vit më vonë, autoritetet amerikane hoqën dorë nga hetimet pasi që nuk ishin në gjendje të shpjegojnë se çfarë kishte ndodhur me anëtarët e bordit dhe anijen.



Një vit pas kësaj ngjarje misterioze filluan të qarkullojnë shumë teori. Në prill të vitit 1921, Christopher Grey, ka deklaruar se kishte gjetur një shishe me një mesazh në të cilën dikush nga anija Deering kishte shkruar se i kishin sulmuar piratët.

E veja e kapitenit Vormel kishte konfirmuar se mesazhi është shkruar nga mekaniku i anijes Bates, kurse analizat e kryera kanë treguar se shishja e gjetur ishte prodhuar në Brazil.

Por, shumë njerëz ishin skeptik lidhur me këtë teori të cilën pyesnin se si është e mundur që gjatë një sulmi të piratëve, të ketë pasur kohë të shkruaj një mesazh dhe ta fusë në shishe dhe më pas ta hedh në ujë.

Më vonë Grey ka pranuar se kishte gënjyer lidhur me këtë mesazh.

Për të pasionuar e aktiviteteve paranormale, anija Deering është një shembull i mirë i ndikimit të Trekëndëshit të Bermudës. /Telegrafi/
 
auto_Screenshot_11500818720.jpg

‘Dosja sekrete e Hitlerit’, çfarë mendonin gjermanët për anglezët në vitet 1930-40



Spiunët nazistë të Adolf Hitlerit mblodhën fshehurazi informacione rreth shtëpiakeve angleze kur po planifikonin që të pushtonin Britaninë e Madhe.

Inteligjenca Ushtarake Gjermane u tmerrua nga gjendja e qyteteve angleze ku forcat e tyre do të ngrinin garnizone. Në dosjen e tyre sekrete, spiunët nazistët kishin kritika për mënyrën e jetesës së britanikëve, duke i përshkruar lagjet angleze si “shtëpi mjeruese”.

“Ata banojnë në lagje të varfra me kushte të dobëta sanitare, ndotje dhe në gjendje të keqe shëndetësore, në disa raste të kequshqyer për një periudhë të gjatë kohore”, shkruhet ndër të tjera në dosjen sekrete.

Sa i përket amvisave angleze, spiunët thonë se ato nuk përmbushnin as gjysmën e standardeve higjienike të një shtëpiakeje gjermane. Në materialin sekret ka dhe detaje se çfarë mendimi kishin nazistët për Uellsin.

“Ndryshe nga anglezët e tjerë, uellsianët janë ezmerë dhe të shkurtër”, thuhet në raport.

Kjo dosje e Inteligjencës Ushtarake Gjermane ka 7 mijë faqe dhe u hartua për t’u parapërgatitur kur forcat naziste të pushtonin Britaninë.

Vetëm disa kopje të kësaj dosje sekrete ekzistojnë. Njëra prej tyre është përkthyer në anglisht dhe ndodhet në bibliotekën e Universitetit të Oksfordit
 
auto_20139998_10154858138065838_1860245204095852498_n1500619681.jpg

48 vjet nga gjurma e parë e njeriut në Hënë
08:47, 21/07/2017

48 vjet më parë, më 20 korrik 1969, "Apollo 11" u ul në Hënë. Ishte ekspedita e parë në hapësirë që uli njerëz në sipërfaqen e Hënës. Misioni u drejtua nga Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA). Astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin kaluan afërsisht dy orë e gjysëm duke mbledhur dhé e copa gurash nga sipërfaqja për studim nga shkencëtarët e NASA-s. Pas rreth një ore që ishin ulur, Buzz Aldrin i bëri një foto pamjes së gjurmës që ai la në hënë. Gjurma është bërë e njohur si "Nënshkrimi i Njeriut në Hënë"
 
Jeta ne Mars

Na ka magjepsur për shekuj, duke frymëzuar astronomë, shkrimtarë të fantashkencës dhe më shumë se disa sipërmarrës me sytë nga yjet, të cilët kanë plane për të nisur misione në Mars. Por a do të vëmë me të vërtetë ndonjëherë këmbë, në planetin e kuq?

Marsi na thërret. Bota më e afërt, e ngjashme me Tokën, shndërrin me një shkëlqim të kuqërremtë të dritës së diellit që reflektohet në qiellin e natës, duke i bërë thirrje kuriozitetit dhe shpirtit tonë të aventurës. Ai ka një atmosferë dhe, në mesditë në një ditë vere, temperatura mund të arrijë në 25 ?C. Një ditë zgjat rreth 24 orë, si në Tokë. Por aty përfundon ngjashmëria. Ajo atmosferë është 95 për qind dioksid karboni i pathithshëm, në më pak se një për qind të presionit atmosferik të Tokës, kështu që ka pak izolim dhe netët e dimrit mund të jenë deri -140 ?C. Marsi është një e dhjeta e masës së Tokës, kështu që graviteti ka vetëm një të tretën e tërheqjes që përjetojmë ne. Dhe një vit zgjat 687 ditë.

Kufiri i ardhshëm

Pas misioneve Apollo në Hënë në vitet 1970, dërgimi i astronautëve në Mars dukej hapi i ardhshëm logjik, por do të ishte një “kërcim gjigant”, politikisht dhe financiarisht. Hapësira është e madhe: ndërkohë që astronautëve të misioneve Apollo iu deshën vetëm katër ditë për të arritur në Hënë, me teknologjinë e sotme, do të duheshin rreth nëntë muaj për të arritur në Mars. Dhe deri në kohën kur planetët do të renditeshin në mënyrë të favorshme për rikthimin, një mision i plotë mund të zgjasë dy ose tre vjet. Përgjatë kësaj kohe, astronautët do të kishin nevojë për ushqime, ujë dhe oksigjen, plus mbrojtje nga rrezatimi.

Në këtë pikë, shkalla e suksesit për misione me robotë nuk frymëzon besim. Deri më sot, Rusia ka nisur 21 raketa në Mars, duke përfshirë edhe “landers” pa pilot, por vetëm dy që vinin në orbitë, i përfunduan misionet e tyre. SHBA ka qenë më e suksesshme, duke humbur vetëm pesë nga 23 misione. Por ende nuk ka një mision me kthim. Është e qartë se nevojitet më shumë punë, para se të mund të mendojmë për dërgimin e njerëzve në Mars. Por, herët a vonë, do të shkojmë. Me vullnet politik, mund të ndodhë brenda 20 viteve. Dhe një gjë që mund të bëhet në ndërkohë, është testimi i elasticitetit psikologjik njerëzor, për një mision të tillë. Mbajtësi i tanishëm i rekordit për qëndrimin më të gjatë në hapësirë, është astronauti rus Valeri Polyakov, i cili u kthye në Tokë nga stacioni Mir, në mars 1995, pas 437 ditësh në hapësirë. Një gjë e tillë teston aftësinë e trupit të njeriut për t’i bërë ballë humbjes së muskujve dhe kockave, që shkaktohen nga graviteti zero, dhe është një provë psikologjike vullneti dhe durimi. Dhe ndërsa kontakti me astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) është i thjeshtë, pasi duhet vetëm një pjesë e sekondës për të transmetuar mesazhe nga Toka, sinjalet e radios kërkojnë 20 minuta për të mbërritur në Mars, kështu që astronautët do të ndjehen shumë më të izoluar, gjë që i shtohet stresit psikologjik të të qenit të kufizuar me vetëm një ekip të vogël. (bota.al)

Këto kushte testimi janë simuluar në Tokë në mënyrë që të vlerësohet efekti i tyre tek njerëzit. Mars 500 ishte një projekt rus / evropiane / kinez midis viteve 2007 dhe 2011, në një objekt të izoluar në një park makinash në Moskë. Ai arriti kulmin me një qëndrim prej 520 ditësh, nga gjashtë vullnetarë meshkuj. Ata pretendonin se ishin mirë me shëndet gjatë gjithë testimit, por disa i shmangeshin ushtrimit dhe fshiheshin nga kolegët e tyre, ndërsa katër kishin vështirësi me gjumin.

Simulimi i fundit – Hauaii Space Exploration Analog dhe Simulation, i kryer për NASA-n nga Universiteti i Hauaiit – ndodhi në peizazhin e ngjashëm me Marsin në Hauai, 2.500 lart, në anën e vullkanit Mauna Loa. Një ekip prej gjashtë vetësh, doli nga një vit në izolim atje më 28 gusht 2016. Ata ishte lejuar të dilnin në shëtitje të simuluara si në Mars, por vetëm të veshur me një kostum të plotë hapësire. Pjesën tjetër të kohës, ata jetonin në kushte të ngjeshura në një kupolë gjeodezike 100 metra katrorë. Agjencia Evropiane e Hapësirës gjithashtu bën vlerësime të rregullta të ekuipazhit në stacionin e largët Concordia në Antarktidë, për të vlerësuar efektet e izolimit gjatë dimrit të gjatë dhe të errët polar. Dhe ka simulime të tjera të realizuara nga Mars Association në shkretëtirën e Utah dhe në Arktikun kanadez.

Presidenti i Mars Association, Robert Zubrin, ka një plan për misionit që, ai beson se do të jetë më i sigurt dhe më i lirë se çdo mision tjetër. Ai përfshin lëshimin fillimisht të një “Mjeti me Rikthim në Tokë” (ERV), që do të zbriste në Mars dhe do të përdorte energjinë diellore ose bërthamore, si dhe hidrogjenin e importuar, për të prodhuar metan dhe oksigjen nga CO2 Marsian. Me fjalë të tjera, karburant raketash. Kjo do të thotë që njerëzit do të vendosnin të niseshin, vetëm nëse do të dinin se do të kishte një automjet për t’u kthyer, i mbushur me karburant, në sipërfaqen e Marsit. Mjeti me të cilin do të niseshin, thotë ai, do të qëndronte në Mars për të siguruar udhëtimin e ardhshëm. Një ERV e dytë do të nisej në të njëjtën kohë për të siguruar mbështetje dhe, nëse gjithçka shkon mirë, do të ishte gati për të sjellë ekipin e ardhshëm në shtëpi, dy vjet më vonë. Në këtë mënyrë, një seri udhëtimesh me kthim do të ndërtonin një numër hapësirash jetese në Mars, për qëndrime më të gjata në të ardhmen. Dhe për shkak se shumica e karburantit për udhëtimin e kthimit do të krijohej në Mars, Zubrin beson se mund të prodhohet energji e madhe dhe të ketë kursime të mëdha të kostove.

Planet e NASA-s janë më të matura. Ato përfshijnë lëvizjen e misioneve njerëzore me kohë të gjatë nga ISS për të ardhur në orbitë përreth Hënëns gjatë 13 viteve të ardhshme, duke vazhduar eksplorimin shkencor të Marsit; pasuar me dërgimin e ngarkesave dhe një mision pa pilot me kthim, në fund të viteve 2020. Por, thonë ata, nuk do të jetë para fillimit të viteve 2030, që njerëzit vijnë në orbitë përreth Marsit, e jo më të zbresin në planet. Ndërkohë, Elon Musk, ish sipërmarrës i PayPal dhe themelues i SpaceX, ka planet e tij. Ai tashmë ka një kontratë me NASA-n për furnizimin e ISS dhe shpreson të jetë në gjendje të dërgojë mallra në Mars në vitin 2018, në përgatitje për një mision njerëzor në vitet 2020. “Marsi është diçka që mund ta arrijmë në jetën tonë”, thotë ai.

Jashtëtokësorë

Koncepti SpaceX është zhvilluar në disa detaje. Raketa aktuale Falcon 9 dhe kapsula e Dragoit tashmë janë duke fluturuar që tani, pasi dërgojnë mjete në stacionin hapësinor, dhe të dy pjesët kthehen në Tokë për ripërdorim. Por Sistemi i Transportit Ndërplanetar (ITS) është shumë më ambicioz. Ndërsa Falcon 9 përdor nëntë motorë me raketa Merlin, ITS do të përdorë 42 motorë Raptor – të njëjtën madhësi, por pothuajse tre herë më shumë. Motorët e shumëfishtë do të bëjnë që, edhe nëse disa prej tyre dështojnë, misioni mund të vazhdojë. Prova e parë e një motori Raptor shkoi mirë në shtator 2016.

Raketa e nisjes do të ishte më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë – më e gjatë se Saturn V i misioneve Apollo dhe shumë më e aftë. Mund të nisë 300 ton ngarkesë në orbitë dhe të kthehet në tokë vertikalisht në bllokun e nisjes, e gatshme për ripërdorim me mirëmbajtje minimale. Ashtu si me planin e Mars Association, është ekonomik sepse dërgon pjesën e jashtme në orbitë dhe prodhon vetë karburant për udhëtimin e kthimit nga Marsi. Por Musk dëshiron të shkojë përtej dërgimit të ngarkesave; ai ka vizionet e një kolonie të Marsit dhe një flotë prej qindra raketash të tilla në shekullin e ardhshëm. Ai thotë se dëshiron të “krijojë një qytetërim të pavarur, jo një avanpost, me qëllim që njerëzit mund të bëhen një specie shumë-planetare”.

Orbitat e Marsit dhe Tokës reshtohen për një mision efektiv çdo 26 muaj dhe Musk shpreson t’i përdorë ato që tani, duke filluar me testet pa pilot në vitin 2018 dhe duke dërguar njerëzit e parë në Mars në vitin 2026. Financimi mund të vijë nga qeveritë, ndërmarrjet dhe madje edhe përmes financimit të vetë njerëzve.

Pastaj, shumë larg, në të ardhmen, pasi të ekzistojnë bazat e para, e më pas kolonitë, në Mars, do të vijë sfida e formimit të terrenit – të bëhet Marsi si Toka. Kjo mund të përfshijë rritjen e presionit atmosferik duke shkrirë dioksid karbonin polar me energjinë bërthamore ose reflektorët diellorë, dhe duke shtuar kometa e asteroide të importuara. Kjo do të rriste temperaturat dhe do të lejonte kthimin e ujit të lëngshëm. Por do të kishte nevojë për mbrojtjen e një fushe magnetike artificiale. Algat ose cianobakteret mund të fillojnë prodhimin e oksigjenit për ta bërë atmosferën të frymëmarrshme. Tingëllon si material fantashkence, është e vërtetë, por kemi parë që shpesh herë bëhet realitet. / BBC Earth, Bota.al
 
Misteret e trurit të Leonardos

Screen-Shot-2017-07-26-at-09.54.54.jpg


Si funksionon vërtetë truri i njeriut? Si i përpunon informacionet nga mjedisi rrethues? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, shkencëtari amerikan Leonard Shlain, kirurg, shkrimtar dhe shpikës, ka shfrytëzuar përvojën e tij si specialist në kirurgjinë e përgjithshme dhe të enëve të gjakut, duke marrë si model referimi mendjen e një prej figurave më të jashtëzakonshme të të gjitha kohërave: atë të Leonardo da Vinçit, interesat e të cilit shtriheshin, nga bota e artit tek ajo e shkencës. Ky simbol i gjenialitetit shkëlqeu si piktor, inxhinier, gjeolog, filozof, dijetar i anatomisë, shkrimtar, por ai ishte gjithashtu një këngëtar i realizuar, balerin i mirë dhe kuzhinier me përvojë.
Shpikjet e tij u bënë realitet, disa shekuj pas vdekjes së tij: aeroplani, helikopteri, makina llogaritëse, mitralozi,, tanku janë të gjitha të pranishme në faqet e fletoreve të tij. Këto rezultate janë me të vërtetë të jashtëzakonshme, po të kemi parasysh se Leonardo e kishte të kufizuar arsimin bazë, dhe, siç tregohet nga listat e fjalëve në fletoret e tij të shënimeve, ai e mësoi latinishten si autodidakt, rreth moshës 40 vjeç. I magjepsur nga misteri i këtyre aftësive të larmishme, Shlain i ka analizuar ato për të hedhur hipoteza interesante, si për potencialin e mendjes tonë, ashtu edhe mbi të ardhmen e specieve njerëzore.

Një mënyrë unike e të menduarit

Shkencëtari e ka orientuar interesin e tij, në një tipar të veçantë të trurit tonë: ndarjen e funksioneve mes dy hemisferat cerebrale.

Sipas Shlain, shumë mistere të njeriut e kanë origjinën tek ky dualitet, i cili duket se ka gjetur shprehjen më të lartë tek gjeniu toskan. Mënyra e tij unike për të marrë shënime, një përzierje reflektimesh, skicash, mesazhesh të fshehura, listash me gjëra që duhen bërë, tregon se me mënyrën e tij të të menduarit, Leonardo përdorte njëkohësisht të dy zonat e trurit. “Çuditë e dorëshkrimit të tij”, thotë Shlain “na bëjnë të besojmë se në trurin e tij, nuk ishte funksional modeli tradicional i dominimit të një hemisferë cerebrale mbi tjetrën”. Sipas studimeve të shkencëtarit, kjo tregon se Leonardo zotëronte aftësi tepër të rralla njohëse, që e lejonin atë të shihte, mendonte, shkruante dhe përfytyronte, në mënyra që nuk ishin parë, as më herët, as më pas. E dëshmojnë fletoret e tij të shënimeve, në të cilat skicimi dhe shkrimi bashkëjetojnë, për të përforcuar mënyrën e tij të të menduarit në terma universale, si një përzierje e artit dhe shkencës. “Kishte aftësinë për të vënë në veprim mënyra të ndryshme të të menduarit. Ky tipar e ka bërë Leonardon, individin më krijues të historisë”.

Superndërlidhje mes hemisferave

Por, cila pjesë e trurit prodhon krijimtarinë? “Vetë aftësia e Homo sapiens për zgjidhjen e problemeve në mënyrë inovative”, shpjegon Shlain, “është e bazuar në dy hemisfera cerebrale që veprojnë në bashkërendim mes tyre, në sajë të të ashtuquajturës callosum corpus, grupi i fibrave nervore që lidh ato. Hemisfera dominuese, e cila kontrollon gjuhën dhe operacionet logjike, është e majta: e aftë për të na bërë të flasim, të abstragojmë dhe të kryejmë veprime aritmetike. Shkurt, ajo që na bën të ndryshëm nga kafshët. Një sasi e konsiderueshme studimesh, megjithatë, tregon se më e rëndësishme për krijimtarinë e vërtetë është hemisfera e dytë, pra e djathta. Eshtë kjo hemisferë që na bën me të vërtetë njerëzorë, të aftë për të bërë abstraksione, për të krijuar art dhe muzikë, fantazuar për të ardhmen dhe për të pasur një vizion global të asaj që na rrethon”.

Hapi i parë i një procesi krijues ndodh kur hemisfera e djathtë vihet në alarm nga një ngjarje e pazakontë, një gjë e çuditshme. Sipas një “procedure” misterioze, hemisfera e majtë nis që të bëjë pyetje. “Pyetjet”, thotë Shlain “janë forca e Homo sapiens, specia e vetme që ngre pyetje dhe, akoma më e mahnitshme, e vetmja që diskuton përgjigjet”. Si një urë mbi një lumë, e cila lidh dy qytete të mëdha, është corpus callosum që vendos këto lloje lidhjesh.
Për Shlain kjo strukturë e fuqishme është çelësi për shpjegimin e eklektizmit të jashtëzakonshëm artist-shkencëtar të Leonardos. Gjithë sa dimë për Leonardon, duke filluar nga fakti që shkruante dhe punonte me të dyja duart, që kishte një aftësi të mahnitshme për të krijuar harta të vendeve që s’ishin parë kurrë, që ishte njëkohësisht shkencëtar, artist dhe muzikant, sugjeron se truri i tij kishte një anatomi të veçantë.

Corpus callosum i tij, në mënyrë të veçantë, duhej të ishte aq i zhvilluar, sa të krijonte superlidhje mes dy hemisferave. “Eshtë e mundur,” thotë Shlain, “që Leonardo të ketë patur qasje në një gjendje të vetëdijes, cilësisht të ndryshme nga ajo e të gjitha qenieve të tjera njerëzore. Kjo shpjegon pjesërisht njohuritë dhe qëndrimet e tij shpirtërore: si për shembull kundërvënia filozofike ndaj ngrënies së mishit, apo konceptimi i Tokës si një organizëm i gjallë gjigand”. Veçantia e trurit të tij, e cila ende magjeps komunitetin shkencor, shtyn gjithashtu për të reflektuar mbi domethënien e vetë evolucionit njerëzor si specie e ndërgjegjshme.

E ardhmja e species njerëzore

Pse, pyeti Shlain, jetojmë në një univers që e bën të mundur për ne të ngrejmë pyetjen: Pse jemi këtu? Pse kemi një tru që duket kaq jashtëzakonisht kompleks, dhe shumë më i zhvilluar, se sa na nevojitej për të jetuar në savanë? Një teori, e quajtur parimi antropik thotë se ne jetojmë në një univers i cili në fakt lejon jetën ashtu siç ne e njohim. Po çfarë e ardhmeje na pret? Duke pasur parasysh veçantinë e çdo hapi të evolucionit, është e vështirë për mendjen e njeriut që të imagjinojë se cili do të jetë hapi i ardhshëm. Është vlerësuar se ekzistenca në jetë e një specie superiore varion nga një milion në 1.2 milion vjet, përpara se të zhduket, ose të mbërrijë në tranzicionin drejt një specie të re. Homo sapiens ka një moshë midis 200 mijë e 150 mijë vjet, që do të thotë se është ende në “adoleshencë”, një periudhë në të cilën fiziologjia mund të përjetojë ndryshime më të shpejta. “Përveç kësaj,” thotë Shlain “ndërsa në të gjitha fushat rritet përdorimi i makinave të llojeve të ndryshme, është e mundur që teoria e seleksionimit natyror si e përshkruan Darvini, të rishikohet. Shpejtësia me të cilën ndodh progresi të lë pa frymë. Ndoshta nuk është larg dita kur njeriu do të transformohet në një cyborg”. / Airone – Copyright: Bota.al
 
Shkencëtarët alarmojnë njerëzimin, ja çfarë kanë thënë këtë herë

Shkencëtarët kanë dalë me një përfundim të frikshëm nga një kërkim i fundit. Dielli po dërgon eruptione të fuqishme diellore që shkaktojnë kancer dhe shkencëtarët thonë se këto ‘teshtitje’ të plazmës, të cilat gjithashtu shkaktojnë ndërprerje të energjisë, po bëhen më të vështirë për të parashikuar.

Ndërprerjet afatgjata të energjisë, shkatërrimi i pajisjeve elektronike dhe rreziqet e rritura të kancerit janë pasoja shqetësuese që Toka do të goditet nga shpërthimet e fuqishme diellore.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se këto shpërhapje masive koronare (CMEs) janë në një kurs përplasjeje me Tokën dhe janë shumë më të vështirë të parashikohen se sa mendohet më parë.

‘Tevrat’ e mëdha të plazmës diellore mund të arrijnë planetin tonë në një ose tre ditë dhe mund të kenë një efekt shkatërrues mbi jetën.Kjo i bën lëvizjet e tyre shumë më të vështirë për t’u parashikuar sepse ata ishin njësi të vetme, si flluskë.

Një goditje e drejtpërdrejtë mund të ketë pasoja katastrofike dhe CME janë madje në gjendje të ekspozojnë potencialisht pasagjerët e aeroplanëve ndaj rrezatimit që shkakton kancer.

Megjithëse ato ndodhin shpesh, po punohet se cilat prej tyre do të jenë të forta dhe sa keq do të ndikojnë në Tokë.

Studimi, i cili është botuar në Raportet Shkencore të Natyrës, shqyrton hollësisht se si CME-të bëjnë rrugën e tyre përmes hapësirës dhe si ato ndërveprojnë me forca të jashtme si erërat solare.
 
Lotët e krokodilit



Për lotët e krokodilit kemi dëgjuar dhe lexuar shumë. Madje mund të themi me plot bindjen se ju mund ta keni përdorur ose dikush ua ka thënë juve këtë shprehje “mos qaj me lot krokodili”.



Po çfarë fshihet pas kësaj shprehjeje, sa e vërtetë është?



Shprehja që nënkupton emocione dhe prekje të rreme në fakt vjen nga një legjendë e lashtë se krokodilët qajnë kur vrasin prenë e tyre.



Këtu ka një të vërtetë, gjëndrat që i mbajnë sytë e tyre të njomë ndodhen pranë fytit. Në momentin që krokodilët shqyejnë prenë e tyre gjëndrat shtypen duke provokuar nxjerrjen e lotëve.



E pra, “Lotët e krokodilit” është shprehje e vërtetë pavarësisht interpretimit që është bërë me kalimin e kohës e cila lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e njerëzimit.



“Një elefant nuk harron”



Kjo shprehje ka gjasa të burojë nga fakti se elefanti ka trurin më të madh nga të gjithë kafshët, duke pasur përmasa të mëdha, njerëzit kanë nxjerr dhe fjalë që elefanti nuk harron. Po sa e vërtet është kjo ?



Një studiues ka dëshmuar se një elefant nënë e njohu vajzë e saj pas 23 vitesh të ndarë.



Pra shprehja se elefanti nuk harron është e vërtet.



A është kurrizi i devesë depozitë uji?



Një deve mund të mbijetoj shtatë ditë pa ujë, por jo sepse ata janë në gjendje të mbajnë rezerva të mëdha uji në kurrizin e tyre, por janë në gjendje të shmangin dehidratimin që do të ishte vdekjeprurëse për to. Gunga që ato mbajnë në shpin nuk shërben për të mbajtur ujin rezervë, gjë e cila hedh poshtë versionin që shpesh herë na është servirur nëpër libra.



Gunga në kurriz është thjeshtë një masë e madhe yndyre, por edhe kjo gungë ka një funksion pasi i ofron devesë energji.



Nëse ka ndonjë pjesë e trupit që duhet falënderuar për këtë aftësi mjaft të veçantë dhe të rrallë, çmimi shkon për veshkat dhe zorrët e devesë.



Këto organe janë aq të efektshme sa urina e një deveje vjen shumë e trash si shurup dhe fekalet e tyre është aq e thatë saqë ajo mund të nxisë zjarrin.



Kurrizi i devesë nuk depoziton ujë, gojëdhëna është false
 
auto_1-488-780x4391501888700.jpg

Dhjetë misteret e mëdha të mendjes



Shumica e gjërave që nuk kuptojmë nga qenia jonë njerëzore është në kokën tonë. Trurin është një organ i pashpjegueshëm, siç janë pyetjet e vërteta të jetës dhe vdekjes, vetëdijes, gjumit dhe shumë më tepër.

1 – Ndërgjegjja

Kur zgjohemi në mëngjes e dimë që dielli ngjitet, dëgjoni zogjtë që cicërijnë, dhe ndjeni flladin e freskët të mëngjesit. Me fjalë të tjera je i ndërgjegjshëm. Kjo temë ka qenë e pllakosur në komunitetin shkencor që nga lashtësia. Ajo që më së shumti ka kërkuar shpjegim ka qenë mënyra se si truri jonë rritet nga eksperiencat subjektive.

2 – Ngrirje e thellë

Të jetuarit përgjithmonë nuk mund të jetë realitet. Por një fushë pioniere e quajtur “cryonics” mund t’i japë njerëzve dy jetë. Disa qendra në SHBA, i fusin organet e njeriut pas vdekjes në vaska me akull e nitrogjen të lëngët në temperaturë nën 320 gradë. Ideja është që një person i cili vdes nga një sëmundje e pashërueshme do të mund të ringjallet në të ardhmen kur të jetë gjetur kura e duhur.

3 – Misteri i vdekjes

Të jetuarit përgjithmonë është vetëm në Hollywood. Por pse plaken njerëzit? Kur lindim trupi ka disa mekanizma që luftojnë sëmundjet e lëndimet, që ju bën të mendoni se ky është një proces që duhet të vazhdojë gjithnjë. Por kur plakemi, mekanizmat e riparimit dalin jashtë forme. Plakja është pjesë e gjeneve humane.

4 – Natyra dhe të ushqyerit

Në një betejë të stërgjatë që nëse mendimet tona dhe personalitetet janë të kontrolluara nga genet apo mjedisi, shkencëtarët po ndërtojnë prova që mund të mos jetë asnjëra, por edhe mund të jenë njëkohësisht të dyja.

5 – Lëvizja e trurit

E qeshura është një nga sjelljet njerëzore më pak të kuptuara. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë qeshjes, tre pjesë të trurin ndriçohen. Një pjesë mendimi që të ndihmon të kuptosh shakanë, një zonë që tregon lëvizjen e muskujve dhe një pjesë emocionale që prek ndjenjat

6 – Kujtesa

Disa eksperienca janë të vështira për t’u harruar, si ndoshta puthja e parë. Por si arrin truri t’i mbajë mend këto sekuenca të jetës? Duke përdorur teknikat e imazhit të trurit, shkencëtarët po zbulojnë mekanizmin përgjegjës për krijimin dhe ruajtjen e kujtimeve. Është “hippocampus”, zona që vepron si kuti memorieje.

7 – Misioni i kontrollit

E ashtuquajtura ora biologjike e trurit, programin trupin për të ndjekur misionet në një ritëm prej 24 orësh. Efekti më evident i ritmit kirkadian është cikli gjumë-zgjim, por ora biologjike gjithashtu ndikon në tretjen e ushqimit, temperaturën e trupit, tensionin e gjakut, dhe prodhimin e hormoneve.

8 – Ndjenjat fantazmë

Është vlerësuar se rreth 80% e ndjesisë së gjymtyrëve, përfshi ngrohtësinë, kruarjen, presionin, dhimbjen vijnë nga ‘gjymtyrët e zhdukura’. Njerëzit që e përjetojnë këtë fenomen njihet si “gjymtyra fantazmë”, të ndjesh sikur gjymtyrë jo reale të jenë pjesë e trupit tënd.

9 – Mbyllja e syve

Çdo lloj kafshe apo gjallese e bën një gjë të tillë. Është kaq thelbësore për njeriun. Ne shpenzojmë më shumë se ¼ e jetës sonë në gjumë. Megjithatë arsyet themelore për nevojën për gjumë nuk janë ende plotësisht të zgjidhura, transmeton tiranaobserver.

10 – Ëndrrat e bukura

Nëse do të pyesësh 10 persona se nga se bëhen ëndrrat, ndoshta të 10 do të të jepnin përgjigje të ndryshme. Kjo është arsyeja që shkencëtarët janë ende në përpjekje të zbulimit të këtij misteri. Ndoshta ëndrrat ndodhi nga trafikimi e stimulimi i sinapseve që ndodhen mes qelizave të trurit. Një teori tjetër thotë se janë emocionet e detyrat për të cilat njerëzit nuk kanë arritur të kujdesen gjatë ditës.
 
‘Ja si duket Zoti’/ Rrëfime e atyre që vdiqën klinikisht



Çfarë ndodh pas vdekjes vijon të mbetet mister dhe deri më tani nuk ekziston një mënyrë reale për ta zbuluar. Megjithatë, herë pas here, përdorues të shumtë të rrjeteve sociale tregojnë për eksperiencat e tyre personale, për të cilat besojnë se janë një e vërtetë mbi vdekjen.

Siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, persona të cilët janë deklaruar klinikisht të vdekur, besojnë se kanë përgjigjen e asaj që na pret pas vdekjes.

Duke shkruajtur në rrjetin social Reddit, ata që besojnë se kanë parë nga afër se çfarë ndodh pas vdekjes, kanë ndarë disa histori, që nga të ndjerit në paqe, tek takimi me njerëzit e dashur që kanë vdekur, e madje edhe takimin me Zotin.

Një grua shkruajti se nuk kishte më frikë nga vdekja, pasi dëshmoi një vend të mrekullueshëm, plot me njerëz të lumtur.

Megjithatë në mesin e rrëfimeve ishte edhe një person, i cili tha se kishte shkuar në ferr dhe kishte parë djallin….

“Rreth 20 vite më parë, tentova të vetëvritesha duke marrë një dozë të madhe ilaçesh. Nuk jam i sigurt nëse vdiqa gjatë gjumit apo diçka tjetër, por më kujtohet se isha në ferr. Djalli ishte një milingonë gjigande prej zjarri që ecte mbi llavë, që është e çuditshme pasi nuk kam qenë kurrë i frikësuar nga milingonat, përveçse njëherë kur isha vetëm 5 vjeç… e di që ka një botë të përjetshme”, shkruan përdoruesi.

“Kishte paqe kudo. Nuk kishte drita, kangjella të mëdha apo engjëj, vetëm paqe. Pësova një aksident të rëndë me makinë e për pasojë vdiqa për pak kohë. Kur u zgjova kisha disa njerëz që më bërtisnin që të zgjohesha. Kjo më acaroi sepse jo vetëm që isha e bindur se po merrja frymë, por sapo më kishin zgjuar nga një gjumë shumë i mirë. Nuk ka asgjë tjetër përveçse paqe dhe ngrohtësi në anën tjetër…”, rrëfen një grua.

Një tjetër përdorues shkruan se provoi ndjenjën e boshllëkut përpara se të shihte drita të shndërritshme. Një tjetër ndau në Reddit atë që i kishte ndodhur xhaxhit të tij, i cili përfundoi i ulur në një tavolinë pikniku në park, i vetmi vend ku ishte ndjerë i lumtur. Ndërsa një tjetër tregoi se kishte parë kangjella të zeza dhe se kishte dëgjuar një zë që i tha se nuk kishte ardhur ende koha për të shkuar.

Një grua në të 60 -at tha se nuk ka më frikë nga vdekja, pasi vizitoi një vend tepër të bukur dhe të qetë.

Ndërsa babai i një përdoruesi që e kishte përjetuar vdekjen disa herë, i kishte rrëfyer të birit se kishte parë shumë njerëz në sfond që e prisnin në anën tjetër.

Një tjetër përdorues tha se takoi Zotin. Ai e përshkruajti atë si një burrë të veshur me të bardha, në një vend plot paqe e dashuri…

“Isha 12 vjeç kur rashë me qafë nga trampolina. Ndalova së marri frymë dhe e gjeta veten në një tunel ku kishte dritë gjithandej. Takova një burrë që mbante veshur një rrobë të bardhë të gjatë. I thashë se doja të më merrte me vete. Rreth e rrotull kishte vetëm paqe dhe dashuri. Por ai më tregoi diçka që përngjante si filmi i jetës time, të gjitha eksperiencat që duhet të kisha. Më tha se duhet të rikthehesha mbrapsht. Ishte një eksperiencë shumë e bukur”./tvklan.al
 
auto_Screenshot_451502132297.png

FOTO/ Po ndodh tani! Ja si duket eklipsi i Hënës në Shqipëri



Këto janë vërtetë pamje të mrekullueshme, të cilat tregojnë momentin e eklipsit të hënës mbi tokën shqiptare.

Pjesa më e madhe e hemisferës lindore, përfshirë Shqipërinë janë duke parë mbrëmjen e eklipsin e pjesshëm të Hënës.

Ai do të shihet nga disa pjesë të Evropës, Azisë, Afrikës, Australisë.

Këtë muaj një pjesë e globit, do të shikojnë eklipsin e plotë të diellit, por për ne qielli ka rezervuar një ngjarje tjetër, më të vogël në përmasa, megjithatë me vlerë për t'i ngritur sytë.

auto_Screenshot_441502131834.png
 
auto_Screen-Shot-2017-07-13-at-13.25.571502130358.jpg

Do të habiteni nga kuptimi që kanë këto ëndrra që shihni



Njerëzit dhe kafshët shohin ëndrra. Ndërsa shumë njerëz nuk mund të kujtojnë ëndrrat e tyre në tërësinë e tyre, shumica prej nesh që i kujtojmë, mbajmë mend shumë pak. Është vlerësuar se njerëzit shpenzojnë rreth 2 orë ëndërrim në një natë.

Ëndrrat nuk janë kuptuar plotësisht, dhe ndërkohë që disa prej tyre janë padyshim e pandërgjegjshmja jonë që rendit ato që kanë ndodhur gjatë ditës, të tjera mund të jenë mjaft shqetësuese, veçanërisht nëse përsëriten. Diku në hapasirën mes misticizmit dhe psikologjisë qëndron bota e interpretimit të ëndrrave.

auto_Screen-Shot-2017-07-13-at-13.25.571502130358.jpg

Nevoja për të urinuar por pa mundur të gjesh banjë zakonisht do të thotë që keni një problem në jetë, ku nuk jeni në gjendje apo e keni të vështirë që të shprehni nevojat tuaja bazë. Ose vërtetë keni nevojë të urinoni dhe kjo mbivendoset me ëndrrën. Për të qenë në rregull, mos urinoni në ëndërr.
auto_Screen-Shot-2017-07-13-at-13.26.021502130375.jpg



Të të ndjekin pas, do të thotë se ndihesh i kërcënuar nga diçka në jetën tënde. Është gjithashtu një nga ëndrrat më të zakonshme në të gjitha kulturat.
auto_Screen-Shot-2017-07-13-at-13.26.071502130359.jpg



Rënia konsiderohet nga disa si një “flamur i kuq i të pavetëdijshmes tënde”. Kjo do të thotë që jeni të stresuar. Është e zakonshme që njerëzit të kenë një problem jetësor të madh në një fushë, si puna ose një marrëdhënie e ngushtë personale. Merrni ca kohë dhe kujdesuni për veten.
auto_Screen-Shot-2017-07-13-at-13.26.141502130360.jpg



Të qenit të bllokuar – në pamundësi për të hequr një rrip sigurie, të qenit në një dhomë me një derë të mbyllur etj, shpesh nënkupton që ju duhet të bëni një ndryshim në jetë, si të nisni një punë të re ose t’i jepni fund një marrëdhënie të keqe. Ju mund të keni nevojë vetëm për një pushim për të “ristartuar” mendjen tuaj.
auto_Screen-Shot-2017-07-13-at-13.26.191502130363.jpg



Vrasja e dikujt në ëndrrat tuaja do të thotë që jeni sociopat. Eshtë shaka, nuk është fare ky kuptimi. Kjo zakonisht do të thotë që ju dëshironi të vrisni një pjesë të vetes – ndoshta një zakon apo qëndrim të keq. Endrra për vrasjen e dikujt, nënkupton që nënndërgjegjja juaj kërkon që ju të përmirësoheni. Ëndrrat janë vërtetë të çuditshme…
 
auto_auto_albert-einstein-850x7821501962051-650x3581502128779.jpg

Disa këshilla për jetën nga gjeniu Albert Ajnshtajn



Relativiteti, sipas Albert Ajnshtajn, është “Kur një mashkull ulet pranë një vajze të lezetshme për një orë, por i duket që qëndroi me të për vetëm një minutë. Por, lëreni të qëndroj në një furrë të nxehtë për një minutë, dhe do t’i duket ora më e gjatë në jetën e tij.”

Ai e shpjegon relativitetin me fjalët më të thjeshta, ashtu shpjegon shumë mësime jetësore. Mençuria e tij është e papërshkrueshme, pasi që ai mbetet gjeniu i fizikës dhe jetës.

Vendosni

“Gjithmonë bëni çfarë është e drejtë, pasi që kjo do t’i kënaqë disa, ndërsa të tjerët do t’i mahnisë!”

Shikoni gjërat më ndryshe

“Asnjëherë nuk e kam bërë ndonjë nga zbulimet e mia përmes procesit të mendimit racional.”

Jetoni të tashmen

“Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen… E ardhmja vjen mjaft shpejt…”

Bëhuni imagjinar

“Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është njohuria, por imagjinata!”

Bëhuni praktik

“Jeta është sikur të ngasësh biçikletën. Për të mbajtur balancimin, gjithmonë duhet të jeni në lëvizje…”

Bëhuni njeri i vlerave morale dhe etikës

“Përpiquni të mos bëheni njeri i suksesit, por njeri i vlerës!”

Edukojeni dhe fuqizojeni vetveten

“Edukimi është ai që mbetet, pasi që një njeri të ketë harruar atë se çfarë ka mësuar në shkollë.”

Vëni gjërat në pyetje

“Mësoni nga e djeshmja, jetoni për të sotmen, shpresoni për të nesërmen. Mirëpo, gjëja më e rëndësishme është që asnjëherë të mos ndaleni duke vënë në pyetje gjithçka!”

Mbani gjërat thjeshtë

“Nëse nuk mund t’i shpjegoni diçka një djaloshi gjashtë vjeçar, atëherë as vetë nuk e kuptoni mirë.”

Vriteni monotoninë

“Definicioni i çmendurisë është të bëni diçka të njëjtë çdo ditë dhe të prisni rezultate të ndryshme”.
 
A ekzistojnë UFO-t? Ja çfarë thotë Kurani



Në lidhje me UFO-t dhe qëndrimin e muslimanit rreth tyre, a t’i besojë apo jo, në Kuran nuk ka diçka të specifikuar se ka jetesë (sikurse ka në Tokë) edhe në ndonjë planet tjetër.

Nga ajo që dihet dhe që përmendet në burimet islame kuptojmë se krijesat të ‘Zotit’janë të shumta dhe njeriu nuk i njeh të gjitha.

“Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t’ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon çka ju nuk dini” (Nahl, 8). Krijesat për të cilat flet Allahu i Lartësuar në Kuran janë tre llojesh: njerëzit, xhinët dhe melaiket. Dy llojet e para (njerëzit dhe xhinët) banojnë në Tokë, ndërsa melaiket banojnë në qiell dhe janë në shërbim të Allahut gjithmonë. Për këto lloj krijesash na ka folur Allahu i Lartësuar në Kuran dhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, në hadithe dhe na janë sqaruar specifikat dhe veçoritë e secilit lloj’, thuhet nw Kuran.

Duke pasur parasysh këtë që thamë, mund të konstatojmë se në Kuran nuk vërtetohet qartë se ekziston jetë në ndonjë planet tjetër sikurse në Tokë, por gjithashtu një gjë e tillë edhe nuk mohohet. Disa nga njerëzit të cilët i janë qasur kësaj çështjeje kanë tentuar të vërtetojnë ekzistimin e jetës edhe në planetë të tjerë në gjithësi me ajetin: “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë’.
 
auto_auto_ndryshimet_klimatike15016942701502529189.jpg

2016-ta, vit i zi për klimën



Temperaturat, rritja e nivelit të oqeaneve dhe emetimet e gazit me efekte serrë kanë shënuar nivele të paprecedentë në 2016, një tjetër vit i zi për klimën, duke iu referuar një studimi ndërkombëtar.

Shkrirja rekord e akullnajave polare, përmbytjet, thatësira, shtim i valëve të të nxehtit… raporti i fundit i përvitshëm për “situatën e klimës” paraqet një portret nga më të errëtit në planetin tonë pas dy vitesh të njëpasnjëshëm ku temperatura globale ishte më e larta që nga fillimi i rritjes së temperaturës në 1880.

“Rekordet e të nxehtit vitin e kaluar erdhën si rezultat i kombinimit mes tendencave të ngrohjes së klimës afatgjatë dhe një El Nino të fortë në fillim të vitit, rryma e nxehtë ekuatoriale e Paqësorit”, sqaron raporti i publikuar sot nga Agjencia amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) dhe “American Meteorological Society” (AMS).

Ky dokument me 300 faqe ku kanë dhënë kontribut rreth 500 shkencëtarë në më shumë se 60 shtete, nxjerr në pah se treguesit kryesorë të ndryshimit klimat vijojnë të reflektojnë tendenca në përputhje me një intensifikim të ngrohjes planetare.
 
auto_morg-trup1502552404.jpg

Çfarë po ndodh? Vdekjet misterioze që po tronditin Europën



Ata po shijonin një darkë verore me brinjë të pjekura dhe fasule të konservuara. Por të dy ranë në vend të vdekur në Authon-du-Perche, një fshat francez që krejt papritur e gjeti veten në qendër të vëmendjes së mbarë Europës.

Vdekja misterioze e Olivier Boudin, 38 vjeç dhe Lucien Perot, 69 vjeç mbajti mbërthyer opinionin publik. Trupat e tyre nuk kishin asnjë shenjë sulmi apo përleshje.

Nuk kishte asnjë të dhënë se kishte pasur një grabitje. Një fqinje i pikasi të dy në orën 6 të mëngjesit, por mendoi se i kishte zënë gjumi nga efektet e alkoolit.

Në mesditë, e njëjta grua vuri re se asnjëri nuk kishte lëvizur asnjë muskul. Ajo e kuptoi se kishin vdekur.

Ndoshta, spekuluan policia dhe fqinjët, kanoçja me fasule të konservuara mund të ishte e helmuar. Detektivët analizuan të gjithë ushqimet e mbetura në tavolinë, por rezultuan pa asnjë problem.

Kryebashkiaku Patrice Leriget u tha gazetarëve se skena e darkës dukej sikur ‘koha kishte ndaluar’. Por spekulimet morën fund të mërkurën, kur u zbulua se shkaku i vdekjes së dyfishte ishte më prozaik.

Analizan zbuluan se i moshuari ishte mbytur teksa po përtypte një copë brinjë viçi pa e përçapur mirë për shkak se i mungonin disa dhëmbë.

Mjekët thonë se i riu, që kishte probleme gjenetike me zemrën, pësoi atak kardiak kur e pa shokun duke vdekur.

Miqtë e tyre thanë se të dy ishin shokë të ngushtë dhe pinin e hanin së bashku vazhdimisht. Pronari i lokalit të fshatit tha se të dy ishin si ‘babë e bir’.
 
VIDEO/ Iriq duke bërë dush!


A keni parë ndonjëherë një iriq duke bërë dush? Pronari i këtij iriqi e ka xhiruar duke bërë dush dhe duket se ai e ka i shijon këto momente shumë mirë.

Shikoni videon më poshtë.
 
auto_eklips1503326176.png

Eklipsi që ndodh një herë në 99 vjet, ja vendet në të cilat do të shfaqet



Njerëzit në Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për pamjen spektakolare të një eklips diellor total.

Hëna është vendosur të kalojë para Diellit, duke hedhur një hije të thellë që do të përfshijë nga Oregoni në perëndim deri në Karolinën e Jugut në lindje.

Është ngjarja e parë e tillë që nga viti 1918, ku rruga e errësirës kalon dy brigjet e Paqësorit dhe Atlantikut.

Në të vërtetë, është eklipseti i parë diellor që do te jetë ekskluzivisht në SHBA që nga pavarësia në 1776.

Njerëzit me fat që mund të jenë drejtpërdrejt në rrugën e hijes më të thellë dhe të bekuar me një qiell të qartë - do të dëshmojnë dritën e yllit tonë të bllokuar deri në dy minuta dhe 40 sekonda.

Ata që qëndrojnë në anën tjetër do të përjetojnë një eklips të pjesshëm, i cili me këtë rast do të përfshijë të gjithë Amerikën e Veriut dhe pjesët veriore të Amerikës së Jugut.

Ka edhe pjesë të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Irlandën, që do të rrëmbejnë një pamje të diskut të Hënës.
 
auto_dikush-askush-ballina-0001-658x4111503301646.jpg

Vullneti dhe pasioni duhen ndjekur gjithmonë: Njihuni me 10 njerëzit e famshëm, talentet e të cilëve fillimisht janë nënvlerësuar



Përgjatë historisë, disa nga njerëzit më inspirues dhe më të suksesshëm që ka njohur bota, kishin nisur karrierën e tyre nga pika e dëshpërimit. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për shkencetarë, këngëtarë, aktorë… (të gjallë apo të vdekur), atyre u kishin thënë se ata nuk janë njerëz që premtojnë në punën e tyre..

Fatmirësisht, ata nuk qenë dorëzuar dhe koha dëshmoi se, eprorët e tyre jo vetëm që kishin gabuar në gjykimin e talentit të tyre – por, kanë mundur të shuajnë karrierën e disa prej njerëzve më të talentuar që ka njohur bota.

Këta të famshëm janë shembulli më i mirë për të gjithë njerëzit se, në jetë duhet të udhëhiqemi nga vullneti dhe jo nga dëshpërimi. Të shohim kush janë këta përsona.

Albert Einstein

auto_askushi-dikushi-0011503301282.jpg




Ndoshta një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe më me ndikim në histori të njerëzit, e të cilit në shkollë i patën thënë se nuk vlente “pesë pare”. Megjithatë, mund të paramendoni ndjenjën e atij personi që e kishte përçmuar Einsteinin, kur ky i fundit ishte shndërruar në yll botëror.

Michael Jordan

auto_askushi-dikushi-0021503301281.jpg


Sot Jordanin e njohim si legjendë të basketbollit – por, nuk ishte gjithmonë i tillë. Paramendojeni, në shkollën e lartë, atë e patën përjashtuar nga ekipi shkollor i basketbollit.

Marilyn Monroe

auto_askushi-dikushi-monroe11-1024x6401503301280.jpeg


Para se të pushtonte Hollywoodin dhe të fitonte famën e ikonës botërore, Marilyn Monroe ishte përpjekur të depërtonte në pasarelat e modës. Fatmirësisht, apo fatkeqësisht, disa agjenci modelingu e kishin nenvleresuar Monroe duke i thënë se nuk ishte mjaftushëm e bukur për këtë punë dhe se asaj do t’i shkonte mirë një punë si sekretare.

Richard Branson

auto_askushi-dikushi-0041503301279.jpg


Në shkollë, Branson nuk shihte mirë dhe vuante nga sëmundja e dyslexias (personat që e kuptojnë botën përmes figurave dhe jo shkrim-leximit) – dhe këtë fakt nuk e dinte askush. Mësuesit e tij thjeshtë mendonin se ai ishte një nxënës përtac.

Elvis Presley

auto_askushi-dikushi-0051503301278.jpg


Pas përformancës në Grand Ole Opry, në Nashville – Tennessee, Elvisit i thanë që për të më mirë do të ishte të kthehej në Memphis dhe të vazhdonte karrierën si shofer kamioni. Çfarë ndodhi më pastaj, sigurisht e dini.

Stephen Fry

auto_askushi-dikushi-006-1024x6951503301277.jpg


Teksa vijonte shkollën, komiku britanik ishte i sëmurë nga dyslexia – ndërsa, mësuesit e tij mendonin se ai kishte probleme mendore. Më vonë, ai kishte deklaruar se, “është ndjenjë e vështirë kur njerëzit mendojnë se jeni të marrë – ndërsa ju e dini që nuk jeni të tillë”.

Walt Disney

auto_askushi-dikushi-007-3333-1024x7721503301276.jpg


Ai ishte kreatori i personazhit ikonik, Mickey Mouse, dhe inxhinier i perandorisë “Disney”. Sidoqoftë, në vitin 1919, Disney ishte përjashtuar nga City Star, sepse, siç i'u tha: “i mungonte kreativiteti dhe nuk kishte ide të mira”.

Oprah Winfrey

auto_askushi-dikushi-008-1024x5121503301275.jpg


Gati në fillim të karrierës së saj, mbretëresha e televizionit, ishte ndeshur me një vlerësim aspak të këndshëm. Asaj i kishin thënë se është e papërshtatshme për të punuar në televizion dhe se nuk është në gjendje t’i ndajë emocionet nga puna.

Harrison Ford

auto_askushi-dikushi-0091503301274.jpg


Aktorit që ka luajtur personazhe si, Han Solo apo Indiana Jones, dikur i patën thënë se ai nuk i posedonte tiparët e nevojshëm për t’u bërë një yll filmi. Ford ndërkaq, që disa dekada me radhë, ka dominuar me rolet e spikatura në kinematografi.

Vincent Van Gogh

auto_askushi-dikushi-0101503301272.jpg


Piktori i famshëm,kishte arritur të shiste një pikturë të vetme – të cilën ia kishte shitur një shoku të tij për një shumë të papërfillshme parashë. Sot, ndërkaq, punimet e tij vlerësohen miliona dollarë. Për shkak të skamjes, ai shpeshherë kishte punuar edhe i uritur, por krijoi mbi 800 vepra të papërsëritshme.
 
auto_Screenshot_201503511416.png

FOTO/ Në Sarandë fshihet një nga thesaret më të mëdha nënujore. Ja çfarë thotë Ambasada Amerikane



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikon një foto me sendet me vlerë që gjenden në botën nënujorë të Sarandës.

“Në shtratin e detit të brigjeve shkëmbore të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara për botën nënujore, gjenden thesare të vërteta” bën me dije ambasada.

auto_Screenshot_211503511414.png
 
auto_shpirti1503401990.jpg

Shkencëtarët zbulojnë: Shpirti nuk vdes, ai rikthehet në…



Mesa duket truri i njeriut është i ngjashëm me një “kompjuter biologjik” dhe vetëdija njerëzore mund të jetë si program, që udhëhiqet nga një kompjuter brenda trurit.

Ajo që është edhe më mahnitëse, është fakti se pasi dikush të vdes, “shpirti i tyre rikthehet në univers, dhe nuk vdes”.

Të paktën kështu thotë fizikani amerikan Dr. Stuart Hameroff dhe fizikani i matematikës z. Roger Penrose, ku që të dy thonë se shpirti mirëmbahet në mikro-tubtha të qelizave të trurit.

Këta dy shkencëtarë i referohen këtij procesi si Reduktimi Objektiv i Orkestruar apo “Orch-OR”.

Kur qeniet njerëzore të kenë pësuar vdekje klinike, mikro-tubthat në tru e humbasin gjendjen e tyre, por prapëseprapë janë të afta të marrin informacione brenda tyre.

Kjo teori së fundmi është bërë e ditur edhe në emisionin televiziv “Through the Wormhole”, në të cilin Dr. Hameroff e shpjegon këtë temë: “Le të themi se zemra pushon së rrahuri, qarkullimi i gjakut ndalon; mikro-tubthat e humbin gjendjen e tyre. Informacionet kuante brenda mikro-tubthave nuk shkatërrohen, nuk mund të shkatërrohen, por thjesht shpërndahen në univers. Nëse pacienti ringjallet, pra kthehet në jetë, këto informacione kuante mund të rikthehen në mikro-tubtha dhe pacienti thotë se ka pasur një vdekje klinike. Nëse pacienti nuk ringjallet dhe vdes, është e mundshme se informacionet brenda mikro-tubthave të ekzistojnë edhe jashtë trupit të tij, pra në formën e shpirtit”.

Fjalët e Hameroffit thonë se shpirti njerëzor është më shumë se një ndërlidhje e neuroneve në tru. Në fakt, teoria e tij thotë se shpirti njerëzor ekziston qysh nga fillimi i kohës, shkruan “Telegrafi”.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.