• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Kush është Marta Kostyuk, 15 vjeçarja që po shkëlqen në Australia Open

Universal

UnRealIRCD.HELP
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,668
Likes
1,264
Age
28
Location
127.0.0.1
#1


Një vajzë, vetëm 15 vjeçe, është kthyer në sensacionin e Open Australia quhet Marta Kostyuk, është ukrahinase dhe është klasifikuar në raundin e tretë nga faza paraprake. 5 triunfet e saj e klasifikuan mes 32 më të mirave të Grand Slam të vitit dhe në një moshë të re, diçka që nuk ishte parë që nga koha e Martina Hingis në vitin 1996. As Serena Williams, as Maria Sharapova apo e figura të tjera nuk kanë arritur atë që ka arritur kjo adoleshente që po shkëlqen në Melburn. Marta ka lindur në Kiev në vitin 2002 dhe është vajza e një ish lojtareje që ka filluar vitin e kaluar kur fitoi turneun Junior në moshën 14 vjeçare dhe fitoi një wildcard për të luajtur në fazën paraprake të edicionit të ardhshëm, pra këtë vit.



Gjatë fazës së klasifikimit fitoi ndaj australianes Arina Rodionova (4-6, 6-3 dhe 6-3), ndaj kilianes Daniela Seguel (1-6, 6-4 dhe 6-2) dhe ndaj çekes Barbora Krejcikova (6-3, 5-7 dhe 6-0). Gjithmonë është treguar e fortë para kundërshtarit dhe pa humbur qetësinë në pasazhet negative të ndeshjes së saj. Sidoqë të jetë seti, Marta Kostyuk mendon vetëm të fitojë pikën e radhës. Kostyuk, pasi hyri në katërshe, mundi kinezen Shuai Peng (25) me 6-2 dhe 6-2. Në raundin e dytë eliminoi australianen Olivia Rogowska 6-3 dhe 7-5, rivalja e ardhshme do të jetë bashkëpatriotja e saj Elina Svitolina, e katërta, dhe do të jetë kandidate për titullin. Nëse do ta fitojë këtë ndeshje do të jetë një kërcënim për favoritet. Mbiemri i saj po fillon të tingëllojë me më shumë forcë. / Bota.al

 

Dorina

Kf Kukēsi
Stafi i forumit
Administrator/e
VIP i Forumit
Mesazhe
16,432
Likes
14,510
Age
26
Location
Tiranë
#3
Epo do kete dhe talente e prurje te reja. Williams , djokovic etj jane gjithe kohes me probleme shendetesore. Keshtu qe..i themi miresevjen ne boten e raketave.
 

AK__47

ULTRAS.GUERRILS
I Rregjistruar/e
VIP i Forumit
Mesazhe
2,861
Likes
2,611
Location
Laprakë,CITY !! BAZA46
#4
Epo do kete dhe talente e prurje te reja. Williams , djokovic etj jane gjithe kohes me probleme shendetesore. Keshtu qe..i themi miresevjen ne boten e raketave.
Ca problemesh thu amon williams-i rri tu u bo tap neper sarajevat e aristokrateve normalisht qe ka probleme , pse skishte ne fillim gabi group po ka tashi nga fundi :p apo e lan fuqite mbinatyrore hahahaha...i osht bo brima hundes mo keq se marmita motorrit tim :p