Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kush i mbron agronët?

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Heshtja e pafalshme e Qeverisë dhe e Ministrisë së Arsimit ndaj një rasti flagrant të shkeljes së ligjit nga drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Indiferenca e Kryetarit të Kuvendit, futja në lojë e KLSH-së dhe OSBE-së në mbrojtje të Tufës. Pse bën sehir Prokuroria e Përgjithshme…



Prej disa muajsh gazeta ka investiguar rastin e Agron Tufës në rolin e drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për një sërë shkeljesh flagrante të ligjit.

Pas hapjes së debatit, në fillim të muajit prill të këtij viti në Komisionin e Ligjeve u frenua një rezolutë e këtij Instituti, ku drejtuesit e LANÇ shpalleshin kriminelë lufte. Kjo ndodhte në vitin jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Instituti në fjalë kishte publikuar ndërkohë me fondet e shtetit botime ku ngriheshin lart organizatat politike kolaboracioniste të kohës së Luftës II Botërore në Shqipëri.

Në debatin e hapur nga gazeta, u përfshinë historianë dhe personalitete si Pëllumb Xhufi, Paskal Milo, ish-Presidenti Alfred Moisiu, Shaqir Vukaj, Ksenofon Krisafi, Fatos Tarifa, Moikom Zeqo, Xhelal Gjeçovi, deputeti Spartak Braho, deputeti Besnik Bare, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ-it, Organizata e Dëshmorëve të Atdheut, etj.

Debati e detyroi parlamentin të diskutojë në fillim të muajt korrik dhe pak më pas të votohej një ligj për t’i hequr të drejtën këtij instituti të merret me historinë e luftës në vitet 1941-45.

Instituti i drejtuar nga Tufa vazhdoi si më parë në rrugën e nisur pa u shqetësuar, madje kohët e fundit është bërë agresiv duke folur për “transhe të kuqe”, “komunistë” dhe “enveristë” të pandreqshëm.

Kush e mbron Agron Tufën dhe çfarë e trimëron atë?

Po sjellim disa fakte kokëfortë që ne i kemi bërë publike ditët e fundit.

Shqetësimi i debatit të rihapur ditët e fundit, sikurse theksohej ditën e djeshme në letrën e hapur për ministren e Arsimit, ka të bëjë me një skandal të rëndë (krim akademik) që ka ndodhur në Universitetin e Tiranës dhe konkretisht në Departamentin e Letërsisë së Fakultetin Filologjik.

Po të vërehet në thellësi, kuptohet se gjendja është tepër më e rëndë dhe alarmante seç paraqet thjeshtë rasti i një plagjiature.

Në gazetë është denoncuar me fakte të qarta nga publicisti Ilir Mborja plagjiarizmi “shkencor” i Agron Tufës (me detyrë aktualisht drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit) në dëm ish-lektorit të Universitetit të Tiranës, Dr. Aristotel Spiro.

Është dokumentuar mashtrimi dhe falsifikimi, përdorja e titullit doktor (që nuk ekzistonte deri në daljen e vendimit për tu hedhur tekstet e doktoraturave online) për postin për të cilin flasim.

Duhet të kishte filluar me kohë procedimi.

Është një akt i patolerueshëm, i dënueshëm në çdo kohë e në çdo sistem. Kallëzimi i krimit është bërë, ndërsa heshtja zyrtare dhe mosdënimi i krimit ngre shumë pikëpyetje dhe lë shteg për shumë dyshime.

Një shkelës ligji dhe një plagjiarist nuk mund të vazhdojë të drejtojë një institucion shtetëror, aq më tepër në devijim të rolit dhe kufizimeve që i jep ligji.

Nuk mund të tolerohet mosveprimet dhe heshtja e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreut të qeverisë Edi Rama me këtë zyrtar që e kanë në varësi dhe që menaxhon fonde publike.

Nën akuzë publike si pjesëmarrës në këtë krim akademik janë edhe ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolli e cila është vënë në dijeni zyrtarisht për atë që ka ndodhur, Departamenti i Letërsisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës (me përgjegjëse Dhurata Shehrin), dekanati i këtij Fakulteti (me dekan Shezai Rrokajn), si dhe të rektori i UT Dhori Kule.

Në vend që të vepronin sipas kreut III, paragrafi 3 të Rregullores “Për etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese” (shih Urdhrin Nr. 105, datë 23.3.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës), duke reaguar në rrugë gjyqësore pas denoncimit të plagjiarizmit prej të dëmtuarit Dr. Aristotel Spiros, të mësipërmit kanë mbrojtur me veprime dhe mosveprimet që ua kërkon me detyrim ligji, plagjiaristin.

Kemi mosveprim të Kuvendit, ndërkohë që Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi duhet të kishte urdhëruar për kontroll drejtorinë e monitorimit të institucioneve të pavarura të Kuvendit, ku përfshihet edhe instituti i drejtuar nga Tufa.

Duke futur në lojë OSBE-në dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, është shtyrë miratimi i ligjit që nga muaji qershor- korrik për t’i hequr të drejtën këtij instituti të merret me historinë e luftës në vitet 1941-45, ndonëse Kuvendi e ka miratuar tashmë rezolutën për këtë ndryshim në ligj.

E fundit lidhet me pasivitetin e organeve të Prokurorisë, e cila hesht dhe nuk vepron kryesisht siç e parashikon ligji nisur edhe nga faktet tashmë të publikuara si dhe personat e prekur konkretë që e akuzojnë për vjedhje Tufën dhe për shpërdorim të detyrës personat që i kanë dhënë titullin shkencor me mashtrim, mbi të cilin ka fituar postin që po shpërdoron.



Dita
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.