Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kush i ndertoi Piramidat e Egjiptit?

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667
Mqs ne nje mbremje ne chat u diskutua kjo teme ne main , vendosa te hapi ketu ne Forum.☺️

Ata qe kane njohuri jane te lire te inkuadrohen.

31632

Kush i ndertoj Piramidat e Egjiptit ?

Cila eshte historia qe fshihet pas Piramidave egjiptiane ?

Cfare sekrete kane Piramidat dhe per cfare qellime jane ndertuar?​
 
Piramidat egjiptiane janë një nga çudirat më të mëdha botërore dhe ndërtesat më misterioze që ekzistojnë në Tokë. Enigma e ndërtimit të tyre, si dhe efektet e tjera rrezatuese që shkaktojnë ato, edhe sot e kësaj dite, mbeten një sfidë që seriozisht e vënë në sprovë njohurinë tonë të pakontestueshme materialiste të quajtur shkencë.
Vërtet, shkencëtarët tanë mbeten të mahnitur jo vetëm nga mënyra e vetë projektimit dhe aftësisë së ndërtimit të këtyre piramidave gjigante, por edhe nga efektet e ndryshme misterioze që krijohen nga hapësirat labirinte të korridoreve të tyre, duke shkaktuar ndryshime kualitative në përbërjen materiale të disa substancave.
Nga tri piramidat më të njohura të faraonëve të Egjiptit të lashtë, që gjenden në rrafshinën shkretinore të Gizit, afër Kajros (Keopsit, Kefrenit dhe Mikerinit), si më e madhe dhe më tërheqëse konsiderohet ajo e Keopsit. Ka një sipërfaqe prej 1300 m3, ndërsa perimetri i themeleve është 910 metra. Lartësia nga bazamenti e deri në majë të saj është 138 metra dhe hyn në grupin e shtatë çudive më të mëdha botërore.
Dihet nga të gjithë se tërë konstruksioni i saj piramidal është i ndërtuar prej blloqeve të mëdha prej guri dhe secila prej tyre peshon 55 tonë.
Të gjitha këto blloqe janë të vendosura me një renditje tejet precize, gjë që edhe i çudit shkencëtarët tanë, duke iu krijuar shumë dyshime të bazuara: nga kanë ardhur këto blloqe kolosale guri, kur dihet se i tërë regjioni aty afër është një hapësirë shkretinore prej qindra kilometrash? Nëse janë marrë diku tjetër, atëherë, si janë transportuar deri aty? Si kanë mundur këto masa 55 tonësh të ngrihen në lartësirat më të larta murale të konstruksionit të piramidës, pa pasur një teknologji të përsosur ndërtimore sikurse e kemi ne sot?
Forma piramidale dhe dimensionet e caktuara precize gjeometrike tek piramidat e Egjiptit, tek studiuesit tanë bashkëkohor, nuk shkaktojnë vetëm mëdyshje në mënyrën e konstruktimit dhe ndërtimit të tyre, por edhe tek efektet e caktuara mrekulluese, që shkaktohen në hapësirën e brendësisë së saj. Kjo dukuri i ka sfiduar shumë shkencëtarët.
Pranimi zyrtar i efektit çudibërës të piramidave, së pari, është regjistruar me rastin e njohur si “rasti Dërbal”. Në Entin çekosllovak të zbulimeve te reja dhe Patentimit të tyre, nën numrin 91 304, gjendet i regjistruar një zbulim i inxhinierit nga Praga, Karel Dërbal. Ai një kohë të gjatë interesohej për parapsikologjinë dhe fenomenet jashtëshqisore dhe nga shumë hulumtime të veta të bëra nga kjo fushë, më në fund zbuloi se piramida ka një forcë mahnitëse, e cila transformon një lloj të energjisë kozmike, për ne ende të panjohur.
Po ashtu, ai vërtetoi se dhoma ku ishte vendosur kufoma e balsamuar e faraonit, gjendej në 1/3 e lartësisë, nga pika e mesit të konstruksionit të piramidës, gjë që, jo rastësish, m’u aty ishte qendra e veprimit më të koncentruar të kësaj energjie specifike.
Kështu, më tej, ai zbuloi se modeli me dimensionet e njëjta gjeometrike të Piramidës së Keopsit, i mpreh brisqet e rrojës që janë konsumuar.
Ideja për këtë zbulim i rrodhi kur kishte vërejtur në brendinë e hapësirës së piramidave një trup të maces së ngordhur, i cili nuk qe shndërruar në skelet, por ishte i mumjefikuar në mënyrë fantastike, pa asnjë gjurmë kërme. Me t’u kthyer në shtëpi, punoi një model të kopjuar të piramidës dhe eksperimentoi.
Fenomeni i njëjtë u përsërit edhe në piramidën e improvizuar.Dëbali mendonte se energjia e grumbulluar në piramidë mund të jetë bazë veprimi ndaj proceseve fizike, kimike dhe biologjike.
Tehu i brisqeve ka përbërje “gjalpi” (yndyrore). Pas përdorimit kjo mprehtësi ulet, mirëpo jo gjithmonë. Disa sende mund t’i kthejmë në gjendje të mëparshme pas një kohe të caktuar, madje edhe përmbajtjen e tyre kristalore. Dëbali logjikonte teorikisht: po qe se tehu i briskut të xhiletës është punuar nga çeliku kualitativ, përderisa nuk dëmtohet mekanikisht, atij mund t’i kthehet mprehtësia e mëparshme. Ai, me disa brisqe xhiletë të deponuar nën piramidën prej kartoni, mund të kryente një numër të pacaktuar rojesh.
Mjafton që njeriu në një piramidë të improvizuar sipas formës dhe dimensioneve të asaj që e prezantuam (premisa të njëjta, por madhësi më të madhe), të qëndrojë vetëm 15 minuta në ditë, dhe, pas disa ditësh, do të vërejë përmirësimet e dukshme të procesit të të mbajturit në mend dhe rritjen e shkallës së inteligjencës. Qëndrimi nën piramidë në rrethanat e njëjta shkakton, po ashtu, edhe humbjen e kilogramëve të tepërt nga trupi; tek tullacët, rritjen e flokëve, si dhe ka pasur raste të shërimit të sëmundjeve të ndryshme.
Por, çfarë efekti duhet të ketë piramida nëse ajo kthehet mbrapsht (me majë poshtë e bazë sipër)? Pas shumë eksperimenteve të bëra, në këtë pyetje përgjigjen na jep shkencëtari bullgar V. Litvinov. Rezultatet e tij të arritura tejkalonin çdo parashikim. Piramida e kthyer mbrapsht, jo vetëm se nuk i humb efektet e veta të theksuara, por ato, përkundrazi, rriten edhe shumëfishohen.Ta zëmë: virusi i gripit dhe antibiotikë të ndryshëm arrijnë imunitet të shumëfishuar. Penicilina, e mbajtur disa ditë në piramidën e kthyer mbrapshtë, e rrit efektin e vet deri në dhjetë herë më tepër.
 
Seqenka gje dashka vajtur ne egjipt
Per ca koh ;)
Piramidat kan per te mbetur enigme
 
Ende nuk dihet kush i ka ndërtuar dhe më e rëndësishmja, si jan ndërtuar.
Qëllimet pak a shumë dihen, një vend prehje për faraonin. Teori kospirative ka pafund për mënyrën dhe autorsinë e tyre por nuk pritet që dikush këtu ti jap zgjidhje kësaj çështjeje.
 
I ka psde ndertu 1 shoku im ceshte e drejta

Mendoj qe ka pase Forca mbinjerezore
sbesoj kurre qe ka pase nji intelegjence ne ate kohe.........
ose edhe nese ka pase si ka mundesi qe sot nuk gjejme dot dicka
 
E pse të mos ke patur inteligjencë. Kur gjithë teorit, teoremat dhe aksiomat që përdorim sot jan zbuluar në të njëjtën periudhë kohore me piramidat?!
 
Mqs ne nje mbremje ne chat u diskutua kjo teme ne main , vendosa te hapi ketu ne Forum.☺️

Ata qe kane njohuri jane te lire te inkuadrohen.

View attachment 31632

Kush i ndertoj Piramidat e Egjiptit ?

Cila eshte historia qe fshihet pas Piramidave egjiptiane ?

Cfare sekrete kane Piramidat dhe per cfare qellime jane ndertuar?​
Shkenca do e do po thojshin a ?
 
@ANGELIQUE lexoje mi :p

Dokumentar kam lexuar , dhe thote

Qe sipas nje studimi shum vjecar , ndertimi i piramidave nuk esht zbuluar as sot , shkenca sot e verteton me se mire qe smund te krijojn as edhe nje gur nga ato qe jan krijuar piramidat , sepse shkenca nuk ka.mjetet e duhura qe te ndertoje nje piramide me permasa te tille dhe guret qe ka me kg e ton si t doni quajini .. nje dokumentar thote qe 3 majat e piramides se egjiptit vijne ne vije te drejt me 3 yje lart ne qiell , qe do te thote qe ato qe kan krijuar piramidat jan krijuar nga qenie jo njerezore ... dhe mister esht se nga kush jan krijuar

Un mendoj nga force jashtokesore qe mund tjen alien :) per faktin qe 3 majat e piramides jan ne vije te drejt me 3 yje ne qiell :)
 
@ANGELIQUE lexoje mi :p

Dokumentar kam lexuar , dhe thote

Qe sipas nje studimi shum vjecar , ndertimi i piramidave nuk esht zbuluar as sot , shkenca sot e verteton me se mire qe smund te krijojn as edhe nje gur nga ato qe jan krijuar piramidat , sepse shkenca nuk ka.mjetet e duhura qe te ndertoje nje piramide me permasa te tille dhe guret qe ka me kg e ton si t doni quajini .. nje dokumentar thote qe 3 majat e piramides se egjiptit vijne ne vije te drejt me 3 yje lart ne qiell , qe do te thote qe ato qe kan krijuar piramidat jan krijuar nga qenie jo njerezore ... dhe mister esht se nga kush jan krijuar

Un mendoj nga force jashtokesore qe mund tjen alien :) per faktin qe 3 majat e piramides jan ne vije te drejt me 3 yje ne qiell :)
Kjo pjesa që përkon me yjet smë duket ndobjë surprizë, sepse që në kohën që mendohet se jan krijuar njerzit bazoheshin në mitologjit. Siç varrezat bëhen në pozicion të caktuar p.sh.
 
Piramidat jane nderuar nga skllevërit per faraonët.
Ndertoheshin në shenje rrespekti e mesa mbaj mend fusnin stoli,ar e gjera me vlere per faraonin që ti kishte në boten tjeter.
Cpun kan ufot tndertojn piramida ??
Nuk jan ndertu me magji,konspiracione po nga duart e roberve tshkret.
 
Kjo pjesa që përkon me yjet smë duket ndobjë surprizë, sepse që në kohën që mendohet se jan krijuar njerzit bazoheshin në mitologjit. Siç varrezat bëhen në pozicion të caktuar p.sh.
Por te ndertohen majat e piramidave ne vije te drejt me 3 yje ne qiell me duket dicka jo normale se dhe sot qe ka shkenc dhe mjete nuk arrijn ti ndertojn
 
Ndertimi tyre esht ber nga skllevrit mira e mira ...
Trasportimi gurve me karroca bua?
Perreth saj ishte me rer e shtrir me kilometra ce te gjitnin guret me rrula ...(fare thjesht ca ufosh?)
 
Shkenca asiher ska per ta vertetu se si jan bo piramidat amaa mendoj qe jan bo nga fuqi mbinatyrore perderisa nuk gjindet shpjegim per to ... plus qe dhe shkenctar qe mundet te gjejn fuqin mbinatyrore qe mbizoterin ne ket bot
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.