Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kush janë 7 shoqëritë sekrete më misterioze

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Jo vetëm Templarët: Kush janë 7 shoqëritë sekrete më misterioze

Më të famshëm janë sigurisht Templarët, por shoqëritë sekrete e kanë shoqëruar që nga fillimi historinë e njerëzimit. Ja cilat janë 7 nga më të rëndësishmet:

Esenët
Vëllazëria e Eseneve daton që në shekullin II Para Erës Sonë. Ajo ishte i vendosur në fshatrat e vogla në periferi të qytetit të lashtë të Judesë. Ata jetonin në komunitete të izoluara, duke pasur rregullat e tyre. Ata u bënë më shumë të njohur me zbulimin e dorëshkrimeve të Kumranit në vitin 1947.
Esenët, për të cilët ka shkruar edhe Plini Plak, kanë hyrë në legjendë, pasi thuhet se kishin aftësi të mahnitshme të shërimit. Edhe pse disa studiues të shoqërive sekrete, kanë spekuluar se edhe Jezu Krishti ishte pjesë e tyre.

Beati Paoli
Gjatë një pyetje në gjykatë, Toto Rina tha që kishte lexuar përgjysmë vetëm librin “I Beati Paoli”, një roman i Luigi Natoli, botuar në vitin 1909, i frymëzuar nga “Beati Paoli”, një sekt vrasësish aktiv, në Palermon e viteve 1700-1800, nga ku ai thotë se e ka origjinën Cosa Nostra.
Nuk mund të thuhet me saktësi nëse ata ishin krahu i armatosur i pushtetit politik, banditë të ligjit, njerëz të devotshëm në kërkim të drejtësisë apo diçka tjetër. Por historia e tyre nuk mund të mos na bëjë të reflektojnë mbi dallimin ndërmjet hakmarrjes dhe drejtësisë.

Kalorësit e Apokalipsit
Ata pretendonin të ishin mbrojtës të Kishës Katolike nga Anti-Krishti. Por në realitet, me kalorësit e Apokalipsit, duke filluar nga themeluesi i tyre Agostino Gabrino, ishin një përzierje e fanatikësh dhe mistikësh, që nuk e fshihnin qëllimin e tyre për të ndryshuar shoqërinë .
Ky sekt përbëhet nga rreth 80 anëtarë, ku pjesa më e madhe ishin zejtarë dhe tregtarë, që e kishin zakonin të mbanin shpatën në brez edhe gjatë kohës që punonin. Ata ekzistuan deri në vitin 1694, kur u denoncuan tek Inkuizicioni që e shpërndau sektin.

Iluminatët e Bavarisë
U krijua nga Johan Vajshop në vitin 1776 në Bavari. Qëllimi i parë i Iluminati ishte “përpjekja për të krijuar një njeri ndryshe, më të mirë, një njeri modern”. Për ta arritur këtë, sekti kishte një program politik:anëtarët e tij duhej të bëheshin këshilltarë të sunduesve të ndryshëm, për t’i transformuar nga brenda institucionet”. Ky urdhër, ka qenë subjekt i shumë filmave dhe librave.

Vëllazëria e Dashurisë së Përjetshme
Në një artikull të vitit 1972, revista amerikane ”Rolling Stones” i quajti ata “mafia hipi”.
Por filozofia e këtij sekti bazohej në studimin e feve të ndryshme, sidomos atyre orientale. “Besimtarët” ishin përdorues të LSD-së, drogë së fortë haluçinogjene, pasi besonin se i forconte nga ana spirituale. Prej vitesh ata u financuan nga shitja e kanabisit dhe LSD-së.

Ekls
U krijua në vitin 1868, me qëllime anti-proibicioniste, por me kalimin e viteve u shndërrua në një shoqatë sekrete, anëtarët e së cilës më vonë u bënë të famshëm për veprat e bamirësisë. Sot të gjitha ritualet e tyre zhvillohet në mënyrë publike. Në mesin e ndjekësve të këtij urdhri kanë qenë presidentët amerikanë Ajznhauer, Harding, Ruzvelt, Harri Truman, Xhon Kenedi dhe Ford.

CICADA 3301
Është themeluar si një shoqëri sekrete në internet në vitin 2012. Ajo shpërndan një sërë enigmash të komplikuara, me synim rekrutimin “e inteligjentëve inteligjentë”. Duke qenë se enigmat sillen rreth sigurisë së të dhënave, kriptimit dhe steganografisë, një prej hipotezave është se CICADA është në realitet një metodë që shërbimet sekrete apo kompanitë misterioze të teknologjisë përdorin për të rekrutuar ekspertë të sigurisë kibernetike. /

Focus – Bota.al
 
Ajo cfare me ka intriguar tek teorite konspiracioniste ka qene ekzistenca e nje grupi poltikanesh, i quajtur "grupi i te 300-teve", ku politikane te rendesishem dhe bijte e tyre kane qene pjese e ketij grupi. Otto Bismark ka thene se nena e tij ishte pjese e ketij grupi, George w Bush ka thene se babai i tij ka qene pjese e ketij grupi, shume e shume te tjere te elites boterore. Ajo cka vertetohet ne shume shtete eshte se, shume politikan jane bere kryeministra dhe presidente disa dekada me pas baballareve te tyre, si nje lloj trashegimie! Te tipit Mitsotaqis, Bush,Papandreu etj etj
 
secret government -the powers to be aka aliens
 
Marshalla si jane mer shejtonat gjith men ?! Ku jane ato alienet ti fusim nai kacavid ballit ?
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.