Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kush shkoi mik në Përmet dhe s’e pritën porsi mbret.

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shk 6, 2021
Mesazhe
11,666
-640-0-5f7431c2734ce.jpg

Njerëzit e dashur dhe mikpritës, natyra e rrallë me qiparisat e lashtë, dushqet e purpurt si dhe gjelbërimi i përhershëm, janë disa prej karakteristikave që e bëjnë Përmetin, ose siç njihet ndryshe ''qyteti i trëndafilave'', një nga vendet që duhet të eksploroni patjetër të paktën një herë në jetë.

”Guida Albania” një nga agjencitë më serioze në vend na ofron një eksplorim për të shijuar bukuritë e këtij vendi edhe në këtë stinë, ku ngjyrat e vjeshtës kanë nisur të rizgjohen si çdo vit.

-640-0-5f74304b430fb.jpeg.jpg

Ujërat e Bënjës:

-640-0-5f73478994e06.jpg

-640-0-5f7349609b992.jpg

640-0-5f7430aa6cc35-jpeg-jpg.115132


Ndodhen vetëm 13 km larg qendrës së Përmetit. Të pasuara me përmbajtje të lartë sulfurore, këto ujëra janë ilaç për trupin, përdoren me rekomandimin e mjekut dhe të kridhesh një herë në to nuk të bën asnjëherë dëm. Ujërat me përmbajtje minerale ndodhen shumë afër njëri-tjetrit. Dy prej më të mëdhenjve, në këmbët e Urës së Kadiut, thuhet se bëjnë mirë për shqetësimet e stomakut dhe për sëmundjet reumatizmale. Pjesa më autentike e banjave janë vaskat prej guri. Në vaskat e gurit mund të lahesh një herë në ditë, jo më shumë se 20-25 minuta. Duke qenë të hapura në natyrë, avujt e ujërave termale të ngarkuar me sulfurorë nuk dëmtojnë as fëmijët, por kujdes, nuk mund të qëndrosh aty gjithë ditën.

Një nga destinacionet e tjera që ia vlen ta vizitosh është dhe Kanioni i Lengaricës i cili jo vetëm do të mbetet gjatë në mendjen tuaj, por për të shkuar deri aty do kaloni një rrugëtim spektakolar mes shkëmbinjve të krijuar prej miliona vitesh. Kanioni ka një gjatësi të konsiderueshme prej 4-5 km dhe lartësinë deri në 150 metra dhe përbëhet nga shkëmbinj gëlqeror. Përgjatë përroit, përveç ujrave termale të Bënjës, gjenden edhe shpella midis të cilave përmendim “ Shpellën e Pëllumbave” dhe “Shpellën e Kadiut” të përdorura si vendbanime në kohërat antike.

-640-0-5f73498325d55.jpg

Kisha e Shën Mërisë Bënje-Përmet:

Kjo është një kishë e tipit bazilikë, ndërtuar në fund të shekullit XVIII. Vitet e fundit është kthyer një nga destinacionet e preferuara pasi viteve të fundit i është nënshtruar edhe restaurimit. E pozicionuar shumë afër me qytetin, vetëm 3 km larg Përmetit, kisha është e pasur me piktura murale dhe ikonostase. Pikturat murale janë të vitit 1812 ndërsa ikonostasi i gdhendur mban datën 1817.

.-640-0-5f7430dc5b44e.jpg

Bredhi i Hotovës:

Për më të apasionuarit e natyrës Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës është ideali. I pozicionuar rreth 35 km larg qytetit të trëndafilave, ky park konsiderohet si më i madhi në Ballkan. Parku Bredhi i Hotovës mund të vizitohet jo vetëm për turizëm natyror, por edhe kulturor meqë rreth tij shtrihen disa fshatra me një traditë kulturore të veçantë, mund të përmendim fshatin Frashër, ku ndodhet edhe shtëpia- muze e e vëllezërve me të njëjtin emër, si edhe teqeja e Frashërit.

-640-0-5f743119c4b83.jpg

Ujëvara e Sopotit:

E pozicionuar në këmbët e vargmalit të Nemërçkës, kjo ujëvarë është një ndër më mahnitëset. Ajo gjendet në fshatin Stërmbec dhe udhëtimi deri në ujëvarë do ju lërë pa fjalë. Pranë ujëvarës së Sopotit çdo gjë është sikur ta ketë pikturuar Zoti, natyra e stolisur të fal qetësinë dhe të mbush me ajër.

Të gjitha këto bukuri natyrore do të gërshetohen me një ushqim tradicional si dhe me glikot e famshme të Përmetit, të cilat bëni mirë mos harroni t'i blini.

-640-0-5f7431aa5a346.jpg

Living
 

Attachments

  • -640-0-5f7430aa6cc35.jpeg.jpg
    -640-0-5f7430aa6cc35.jpeg.jpg
    186.3 KB · Shikuar: 18

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.