• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Ky çelës mund të hap çdo dhomë hoteli në botë

molecule

Account closed
I Rregjistruar/e
Mesazhe
3,985
Likes
7,834
Location
127.0.0.1
#1
Një nga avantazhet e hoteleve është se përdorin karta zhbllokimi (çelës) dhe se ato mund të programohen.

Kjo do të thotë që në rast se konsumatori humbet kartën, ose nëse dëmtohet, është e lehtë ta zëvendësojë atë.

Gjithashtu, karta mund të programohet për çdo dhomë. Pengesa më e madhe e këtij sistemi është se kartat e zhbllokimit mund të hidhen.

Kjo është pikërisht ajo që hakerët demonstruan kohët e fundit dhe anëtarët e ekipit F-Secure zbuluan një dobësi kritike në softuerin e çelësave elektronikë të prodhuara nga VINGCARD, i cili është ofruesi më i madh i sistemeve mbyllje në hotele.

Ky gabim i lejon hakerëve për disa minuta të krijojnë çelësin kyç për krejt ndërtesën, dhe e gjitha ajo që kanë nevojë është një kartë e rregullt për zhbllokim nga hoteli.

“Kjo mund të jetë një kartë për të zhbllokuar dhomën tuaj, kartela e personelit ndihmës nga secila pjesë e hotelit. Sistemi mund të hakohet edhe nga ashensori dhe të klonojë një kartelë atje”, tha Tomi Tuominen nga kompania kërkimore F-Secure.

F-Secure parashikon, se për shkak të sistemit të gjerë VINGCARD, këto metoda të hakerëve mund të kenë ndikim në miliona dyer të hoteleve në 166 vende dhe në më shumë se 40.000 objekte, shkruan Eksperti Tech.

Lajm i mirë është se F-Secure kontaktoi VingCard për të punuar së bashku për të zhvilluar një zgjidhje që do të korrigjojë gabimin.
 

Dorina

Kf Kukēsi
VIP i Forumit
Mesazhe
19,395
Likes
19,021
Age
26
Location
Tiranë
#2
Kam ngecur dhe unë disa herë në zyrë dhe e kam.hapur me kartën e aparatit digitalb :p
Kështu që ka gjithmonë një zgjidhje..