Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

LA LIGA

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,195
Messi përshëndet Neymar me një mesazh prekës
Kanë kaluar shumë momente fantastike dhe kanë fituar shumë trofe që kur Neymar iu bashkua Barcelona-s në vitin 2013 dhe largimi i tij nga katalanasit, nuk kishte si të mos prekte edhe yllin e ekipit, Lionel Messi-n. I tillë ishte edhe mesazhi që argjentinasi shkruajti për të në “Instagram”, përmes një video, menjëherë sapo u konfirmua largimi i 25-vjeçarit nga “Camp Nou”.

“Ishte një kënaqësi shumë e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty miku im @neymar jr. Të uroj shumë fat në këtë etapë të re të jetës tënde. Do të shihemi. Të dua shumë” – përfundoi Messi.

E menjëhershme ishte dhe përgjigja e Neymar, i cili shkruajti:

“Faleminderit vëlla. Do të më marrë malli xhajë.”
 
Reali i Madridit mposht me 11-metersha yjet e MLS
Reali i Madridit e mbylli pa asnjë fitore brenda kohës së rregullt fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Los Blancos në miqësoren e fundit të zhvilluar në stadiumin e Chicagos para më shumë se 61 mijë spektatorëve kishen përballë yjet e MLS, ku përfshiheshin e emra të tillë të mëdhenj si Kaka, Bastian Schëeinsteiger, David Villa, Giavinco dhe Bradley. 90 minutat përfunduan në barazim 1-1, teksa për formacionin e Zidane realizoi Broja Mayoral në minutën e 59-të ndërsa një minutë para përfundimittë kohës së rregullt për barazoi takimin Dëyer.

Në Llotarinë e 11 metërshave futbollistët e Realit të Madridit u treguan më të saktë, ndërsa nga yjet e MLS gabuan në 2 tentativat e para Dëyer dhe Gia. Benzema, Bale, Kovacic dhe Marcelo nuk u imresionuan nga publiku vendas, duke e gjetur rrjetën në të gjitha gjuajtjet.

Në fakt Zidane u dha mundësinë e aktvizimit të gjithë lojtarëve që kishte me dispozicion, duke kryer plot 12 ndërrime, me portën që u mbrojt nga tre emra të ndrushëm, Keylor Navas, Yáñez dhe Luca.
 
Gjyqi për evazion, CR7 dëshiron të kthehet në Angli
Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet në Angli. Kjo ishte deklarata e yllit portugez në gjykatë, në çështjen e nisur pas akuzave të Prokurorisë së Madridit për evazion fiskal në vlerën e 14,7 milionë eurove. Gjatë marrjes në pyetje për 90 minuta nga gjykatësja, Cristiano Ronaldo nuk e fshehu faktin se pas problemeve me taksat kërkon të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, ku deri më vitin 2009 luajti me Manchester United.

“Në Angli nuk kam patur kurrë probleme të tillë, për këtë arsye do të më pëlqente të kthehesha sërish. I kam paguar gjithmonë taksat, si në Angli ashtu edhe në Spanjë. Gjithmonë do ti paguaj. Nuk fsheh asgjë dhe do të ishte qesharake thjesht ta mendoja diçka të tillë”, deklaroi sulmuesi i Realit në gjykatë, duke shtuar se “përfitimet e tij janë publike, madje me shifra të detajuara edhe në revistën Forbes”.

Ronaldo shprehu besim të plot te këshilltarët e tij, duke pretenduar se ata janë më të mirët. “I paguaj mirë në mënyrë që të kujdesen për bizneset e mia. Gjithçka ua lë atyre në dorë”, tha ylli i futbollit në fund të deklaratës në gjykatë. Sipas Prokurorisë, nga viti 2011 deri më 2014-ën Cristiano Ronaldo ka fshehur në Ishujt Virgjin të ardhura nga përfitimet publicitare, që kapin vlerën e 150 milionë eurove. Nëse Gjykata do të pranojë formalisht akuzën dhe lojtari do të nënshtrohet gjyqit, portugezi rrezikon nga 21 muaj deri në 7 vjet burg.
 
Barça në sulm për Dybala, ofron André Gomes e Rafinha
Pas largimit të Neymar, Barcelona duhet të gjejë zëvendësuesin e brazilianit për të plotësuar treshën sulmuese përkrah Leo Messit dhe Suarez. Tre janë emrat për “blaugranat”: Di Maria, Coutinho dhe Dybala. Messi do të dëshironte të kishte përkrah lojtarin e Paris Saint Germain, por francezët nuk kanë ndërmend ta shesin Di Marian.

Në anën tjetër, sulmet e katalanëve për Philippe Coutinhon nuk kanë qenë të suksesshme, pasi klubi anglez pretendon rreth 100 milionë euro për brazilianin. Kjo është arsyeja përse pista më konkrete është ajo drejt Paolo Dybala. Për të bindur Juventusin që të heqë dorë nga ylli i ri argjentinas, Barcelona është e gatshme të bëjë një sforco të konsiderueshme. Përveç parave për Dybala, spanjollët ofrojnë edhe Andrè Gomes dhe Rafinha. Dy lojtarë të cilët mendohet se mund të përshtaten mjaft mirë të bardhezinjtë. Kjo është strategjia e katalanëve, pavarësisht se përgjigja e parë nga Torino ishte “Jo” e prerë.

Aktualisht përllogaritet që vlera e argjentinasit në merkato është 120 milionë euro, me shifrën që mund të rritet deri në 140 milionë, bazuar në këmbënguljen për ta blerë dhe domosdoshmërinë e Barcelonës për të kompletuar repartin ofensiv. Nëse Liverpooli vazhdon të rezistojë për të mbajtur Coutinho-n, pista që transferon Paolo Dybala në “Camp Nou” mund të nisë të konkretizohet.
 
Valencia vazhdon të shpresojë te blerja e Kongdobia
Valencia vazhdon të besojë te blerja e Kondogbia nga Interi, duke parë edhe dëshirën e futbollistit francez për t’u larguar nga Seria A. I blerë dy vitë me parë nga zklatrit te Monaco, 24-vjecari synon të rikthehet ne Primera Division, ku më parë kaluajtur për Sevillan.

Palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kartonin e mesfushorit, por te Valencia janë të bindur se futbollisti do të transferohet në Mestalla.
 
View attachment 26
Coutinho edhe më pranë Barcelonës

Tashme qe zia ka kaluar, sic e quajten periudhen post – Neymar fansat ironike te Barcelones, duket se blaugranat po i rikthehen jetes duke filluar me festen e titullit Gamper dhe me projektin e ri per sezonin 2017-2018. Sic raporton e perditshmja El mundo Deportivo, nje delegacion i katalanasve tashme ndodhet ne Angli, per te biseduar me drejtuesit e Liverpoolit transferimin e mundshem te Philipe Coutinhos ne Spanje. Me 13 gola te realizuar sezonin e shkuar ne Premier League, pavaresisht nje demtimi te pesuar, braziliani ploteson kriteret per te qene zevendesuesi ideal i Neymar tek katalanasit. Pengessa e pare qe haset ne keto tratativa eshte pikerisht rezistenca qe duket se Liverpoooli dhe trajneri Jurgen Kloop do t’i bejne kesaj oferte, por deshira e lojtarit si dhe shifrat e larta qe shtrohen ne tavoline mund te zgjidhin gjithshka. Barcelona eshte gati te paguaje 120 milione euro per Cotinhon qe sic ka deklaruar, do te ishte i lumtur te luante ne Camp Nou, ndaj oret ne vijim mund te sjellin lajmin zyrtar te transferimit te tij.
 
View attachment 48
Liverpooli i mbyll derën Barçës: Coutinho i pashitshëm
Një tjetër portë mbyllet në fytyrë për Barcelonën. Pas komunikatës së Borusias së Dortmundit që ndali tratativat për Dembele , të cilin verdhezinjtë ende nuk po e gjejnë se ku ndodhet, Liverpuli i ka dhënë fund tratativës për Coutinhon, tjetër objektiv i madh për blaugranat pas largimit të Neymar. Me një komunikatë zyrtare të kuqtë shpjeguan se braziliani nuk do të shitet. Në faqen zyrtare të Liverpul në tëiter Fenëay Sports Gruop, kompania që ka në pronësi klubin shkruan,

” Dëshirojmë të bëjmë të qartë pozicionin mbi transferimin e mundshëm të Philippe Coutinho. Pozicioni përfundimtar i klubit është se asnjë ofertë për Coutinhon nuk do të merret në konsideratë. Lojtari do të mbetet një anëtar i Liverpool Football Club kur të mbyllet sesioni veror i merkatos”.

Një qëndrim përfundimtar ky i klubit anglez, me Barcën që nuk po arrin të realizojë goditjen e pas Neymar. Pavarësisht se ka një fond ekonomik prej 222 milionë eurosh që u arkëtuan nga Psg, klubi blaugrana nuk ja ka dalë të bindë Liverpulin për Coutinhon që ishte objektivi numër një për trajnerin Valverde. Coutinho mbetet nën urdhërat e Llopp që nuk dëshiron të privohet nga një ndër lojtarët e tij më të mirë. Mbetet pezull edhe cështja Dembele. Futbollisti nuk u paraqit të enjten në seancën stërvitore të Borusias por klubi bëri të ditur se nuk ka një ofertë të mirë nga ana e Barcelonës. Vetë lojtari ka vendosur, Dembepe dëshiron bluagranat, por për gjermanët 100 milionë eurot e ofruara nga katalanasit nuk mjaftojnë, Dortmundi kërkon 150 milionë euro. Zëvendësimi i Neymar po rezulton për Barcën më i vështirë nga sa mund të parashikohej.
 
Nuk i dihet deri ne fund, deri sa lojtari nuk flet ne media dicka ka..
e shoh qe qenke tifoz i barces apo gabohem o @Universal blaugrani?
gjersa te mbyllet merkatoja mbetet per te pare...
 
interi ishte kur ishte...tani eshte bere china fare
shpresojme ne nje te ardhmee te larget per rikthimin e mous:p:p
 
View attachment 85
Zidane rinovon te Reali: Jam shumë i lumtur

Tek Reali i Madridit nuk eshte vetem Isco qe do te rinovoje kontraten pasi tashme edhe rinovimi me tre vjet i teknikut Zinedine Zidane eshte zyrtar. Ne konferencen per shtyp perpara El Classicos se pare te Super Kupes se Spanjes, vet trajneri francez deklaroi:



” Jam shume i lumtur per besimin qe me eshte dhene, jam i lumtur edhe qe kemi bere nje pune te mire duke arritur objetivat tane, te cilet mbeten te njejtet edhe ne kete sezon. Do te luftojme per te fituar cdo titull, edhe pse gjithnje ka ulje dhe ngritje, duhet ta shfrytezojme kete stad per te vijuar sukseset tona. Gjithsesi, pavaresisht rinovimit tim per tre sezonet e ardhshme dicka eshte e sigurte, se une dhe Reali nuk do te diskutojme kurre. Per sa i takon ndeshjes se pare te SuperKupes mund te them se Chistiano eshte gati. Eshte kthyer nga pushimet dhe ka punuar shume gjate ketyre 5 diteve te fundit. Te gjithe jemi gati. Per sa i perket Barcelones, mendoj se kedo qe do te vendosin ne vend te Neymar do te luaje mjaft mire, do te jape maksimumin, por Neymar eshte Neymar, asnje nuk mund ta zevendesoje ate.



Paga e trajnerit fancez do te dyfishohet, nga 4,35 milione ne gati 8 milione euro ne vit. Por per kete do t’i duhet te permbushe objektivat e vendosur nga klubi, per realizimin e te cilave, ai dhe lojtaret do te marrin shperblime te dyfishta. Klubi e vlereson maksimalisht punen e Zidane. Ai ka fituar 6 tituj deri me tani, dy trofe te Champions Leagues, dy Superkupa te Europes, nje titull te La Ligas dhe trofeun ne Boterorin per Klube. Suksese keto te arritura ne vetem 20 muaj, nderkohe francezi klasifikohet edhe si nje nga kater trajneret me me shume trofe te fituar ne historine 115 vjecare te klubit te Realit.
 
View attachment 88
Arda Turan është duke kaluar ditët e tij të fundit te Barcelona. Galatasaray po vazhdon të këmbëngulë për të rikthyer në Stamboll mesfushorin turk. Por klubi verdhekuq nuk kërkon të shpenzojë me shumë se 10 milionë Euro për kartonin e Arda Turan. Vetë futbollisti po mendon seriozisht të lërë La Ligan dhe më konkretisht Barcelonën për të luajtur sërish në Superligën e Turqisë me Galatasaray-in.

Valencia kërkon një emër të madh në këtë merkato dhe po vazhdon bisedimet me Interin për të transferuar në Mestalla mesfushorin francez Kondogbia i cili ka prishur cdo raport me klubin zikaltër dhe është një hap larg largimit nga Milano. Me Interin, Valencia ka arritur një akord për mbrojtësin Jeison Murillo i cili shumë shpejt do të jetë një lojtar i Los Che, por trajneri Marcelino Garcia Torral dëshiron me cdo kusht edhe shërbimet e Kondogbia, pasi mesfushori mbetet një pritoritet për Valencian dhe gjasat janë që marrëveshja të arrihet.

Shumë skuadra interesohen për Munir El Haddadin por Barcelona ende nuk i po i gjen një destancion sulmuesit të talentuar. 21-vjecari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde dhe pas luajti për një sezon në formë huazimi te Valencia do të largohet sërish nga Barca. Roma interesohet për Munir por ndërkohë ka edhe klube të tjera që lëvizin për të marrë shërbimet e sulmuesit sic janë, Lyoni, Marseja, Ajaxi, Lille dhe Leganes.

Villareali mendon për rikthimin e Luciano Viettos i cili konsiderohet si alternativa ideale për të zëvendësuar Roberto Soldadon i cili u largua për te Fenerbahce gjatë kësaj merkatoja. Nëndetsja e verdhë po ndjek me vëmendje edhe Lucas Perez-in e Arsenalit megjithatë dëshira e parë e drejtuesve të Villarealit për sulmin është pikërisht Luciano Vietto.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.