Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

LA LIGA

View attachment 110
Camp Nou do të presë “El Clasico”-n e parë të sezonit, teksa Barcelona dhe Reali i Madridit do të luajnë aktin e parë të Superkupës së Spanjës. Kishte plot pesë vjet që dy gjigantët e futbollit spanjoll nuk ndesheshin në këtë aktivitet, që nga viti 2012, kur klubi madrilen fitoi Superkupën, pas titullit të siguruar vetëm disa muaj më parë nga Reali i rekordeve i Mourinho-s. Edhe këtë herë këto dy ekipe paraqiten në këtë sfidë me të njëjtin status, pra “los blancos” si kampionë të Primera Division, ndërsa Barca si fituese e Kupës së Mbretit. Kurioziteti është i tepër i lartë për të parë dy skuadrat vetëm dy javë pas përballjes së Floridas, në Hard Rock Stadium, ku ekipi katalanas u duk shumë më lart. Primera Division fillon të premten e ardhshme, prandaj kuptohet skuadrat tashmë janë duke i dhënë dorën e fundit fazës përgatitore, gjithsesi El Clasico e zhvilluar në Miami sic dihet përbën edhe ndeshjen e fundit të sulmuesit të famshëm brazilian Neymar me fanellën e Barcës.

Me shumë gjasa Neymar do të zëvendësohet përpara nga sulmuesi i ri francez Ousmane Dembele, ndërsa në krahun tjetër Reali vazhdon po njësoj, me pilot automatik, duke fituar me po të njëjtë lojtarë. Nëse skuadra blaugrana triumfoi në Shtetet e Bashkuara, në një turne ekzibicioni si International Champions Cup, të martën e kaluar ekipi madrilen koleksionoi trofeun e parë sezonal, duke mposhtur 2-1 në Shkup Manchester United. Në fundin e atij takimi Zinedine Zidane futi në fushë në minutat e fundit gjithashtu edhe yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo, që me të drejtë e nisi fazën përgatitore më vonë nga të gjithë. Sigurisht një gjë e tillë pritet të influencojë në rendimentin e Realit, duke patur parasysh gjithashtu edhe mungesën e mesfushorit kroat Luka Modric, që në ndeshjen e vajtjes do të shlyejë kartonin e kuq, të marrë në Superkupën e vitit 2014, në Vicente Calderon ndaj Atletikos së Madridit.

Përsa i përket Barcës, Deloufeu pritet t’i bashkohet dyshes Messi – Suarez në sulm, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga zgjedhjet e zakonshme Iniesta – Rakitic – Busquets. Në Miami Ernesto Valverede e zgjidhi shumë mirë ndeshjen dhe Barca shënoi dy gola që në 7′ e para, madje Zidane ishte me shumë shumë fat që ekipi i tij u mund minimalisht 3-2. Nëse Barcelona është skuadra kampione në fuqi e këtij kompeticioni, pas fitores së përgjithshme 5-0, 12 muaj më parë ndaj Seviljes, “los blancos” nuk e fitojnë Superkupën e Spanjës që nga viti 2012, kur ngritën trofeun në sajë të golave të shënuar në fushën kundërshtare, pasi dy përballjet me Barcën prodhuan rezultatin agregat 4-4. Ndonëse luhet në Camp Nou trajneri francez pritet të luajë me një formacion ultraofensiv, me treshen e pagëzuar BBC përpara, ndërsa në mbështetje të tyre do të jenë futbollistë të tillë si Isco – Casemiro dhe Kroos.

Zidane nuk njeh fitore në tre përballjet e fundit me skuadrën blaugrana, madje të fundit brenda në Bernabeu e humbi me shifrat 3-2, rezultat që u fiksua në mënyrë spektakolare nga ylli argjentinas pikërisht në 92′. Ndeshja e parë do të luhet në orën 22:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari kryesor Ricardo de Burgos Bengoetxea, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në kryeqytet, të mërkurën e ardhshme akoma më vonë, pra në orën 23:00.
 
Te shohim...
 
Nuk para fitoj ne baste. Go real
 
View attachment 680

Zidane përlotet nga fjalët e të atit
Zinedine Zidane mjaft emocional në një intervistë dhënë për Telefoot mbrëmjen e së dielës. 45 vjecari kërkon ta harrojë episodin me Marco Materazzin në finalen e Botërorit Itali 2006, pasi ishte ai incident shokues që shënjoi fundin e karrierës së tij, por kjo është e pamundur. Ajo ngarje ka mbetur e fiksuar në mendjet e miliona tifozëve por edhe të vet protagonsit, që shprehet se nuk ndihet aspak krenar për atë që ndodhi. Goditja me kokë që ai i dha Materazzit solli edhe kartonin e kuq për Zidane në minutën e 110 të ndeshjes Itali Francë që u zhvillua në Gjermani plot 11 vjet më parë. Ndeshje që u fitua nga Italia me penallti. Si rrallë herë një legjendë e futbollit botëror u pa mes lotësh teksa shihte me nostalgji imazhet e karrierës së tij dhe një klip të vjetër të të atit që fliste për shtypin në atë kohë.
‘Nuk jam aspak krenar për atë gjest. Ndihem i keqardhur për atë që ka ndodhur përpara gjithë atyre njërëzve, të rinjve që aspirojnë dhe pëlqejnë futbollin, gjithë vullnetarëve, tifozëve dhe trajnerëve që mundohen të bëjnë diferencën me këtë sport. Kjo është dicka e keqe që ka ndodhur, është pjesë e jetës dhe karrierës time, është një prej atyre gjërave që nuk na pëlqejnë por që ka ndodhur dhe që duhet ta pranoj e ta kapërdij u shpreh Zidane.

Në klipin e vjetër ku shfaqej i ati i intervistuar pas atij incidenti, dëgjohej teksa i shprehte atij gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kishte për të birin e në këtë moment Zidane nuk u përmbajt dot më.

Smail i ati i Zidane shprehej pikërisht kështu”

“Nuk ndihem apsak i turpëruar ti shpreh tim biri gjithë dashurinë e madhe që kam për të dhe për nipërit e mi. Sa herë që i telefonoj iu them se i dua shumë, këtë e kam bërë dhe do vazhdoj ta bëj gjithmonë. Asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë”

Aktualisht Zidane është duke shijuar një pushim të shkurtër nga detyra e tij si trajner tek Reali i Madridit.
 
View attachment 713
Pele: Ronaldo? Flasim kur të arrijë 1283 gola!
Nga njëra anë është futbollisti më i mirë i momentit ndërsa në krahun tjetër ai që sëbashku me Diego Armando Maradonën konsiderohen si dy më të mirët e të gjithë kohërave në futboll. Me tregolëshin që realizoi ndaj Ishujve Faroe në elimintoret e Botërorit, Rusi 2018, Cristiano Ronaldo vendosi një rekord historik, duke u bërë lojtari që ka shënuar me shumë gola në të gjithë me skuadrat kombëtare, me yllin luzitan që u ngjit në kuotën e 78 finalizimeve me Portugalinë duke parakaluar të madhin Pele i cili është ndalur në kuotën e 77 rrjetave me Brazilin edhe pse nuk duhet anashkaluar fakti që ish ylli i Selecaos ka zhvilluar 53 ndeshje më pak me Brazilin krahasuar me takimet që ka luajtur CR7-ta me Portugalinë. 3 golëshi i Ronaldos ndaj Ishujve Faroe bëri xhiron e botës pikërisht për faktin se ai la pas një legjendë si Pele. Edhe vetë 76-vjecari nuk ka nguruar ta urojë dhe ta përgëzojë sulmuesin e Realit të Madridit për arritjen e tij por në të njëjtën kohë Pele e thumboi portugezin duke i vënë në dukje Ronaldos dicka shumë të rëndësishme, një rekord tjetër të tij-in që CR7-ta nuk do të ketë mundësi ta thyejë kurrë.

” I pashë golat e Cristianos, ishte dicka me të vërtetë speciale. Bëhet fjalë për kohë të ndryshme, megjithatë bukuria e futbollit janë pikërisht golat. Dua ta përgëzoj Ronaldon për këtë arritje të tijën. Ai është një futbollist i shkëlqyer. Por tashmë i duhet të shënojë më shumë se 1283 gola”.

Një mesazh i qartë ky i Peles për Ronaldon. 1283 është pikërisht numri i golave të realizuar në karrierë nga braziliani, një shifër që portugezi e ka të pamundur të arrijë.
 
View attachment 899

El Clasico në Krishtlindje, luhet në orën 13:00
Klasikja e parë sezonale në La Liga ka një datë zyrtare. Supersfida ndërmjet Realit të Madridit dhe Barcelonës do të luhet të shtunën e 23 Dhjetorit në Santiago Bernabeu.

Dueli i vlefshëm për javën e 17-të të kampionatit spanjoll dhe që tërheq vëmendjen e të gjjithë botës do të nisë në orën 13:00, për të favorizuar telespektatorët në Azi.

Konfirmimi erdhi nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili njoftoi zyrtarisht se përballja më e madhe e futbollit spanjoll do të luhet në periudhën e drekës, vetëm pak orë përpara festës së Krishtlindjeve.

Një mënyrë për të tërhequr edhe më tepër vëmendjen, pasi sytë e të apasionuarve nga e gjithë bota do të jenë edhe një herë te sfida brenda sfidës, ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Në të vërtetë java e 17-të e kampionatit spanjoll është një turn që do të luhet në mesjavë, me të gjitha skuadrat e tjera që do të zbresin në fushë të mërkurën.

Spostimi i Klasikes në fundjavë ishte një zgjidhje e detyruar, edhe sepse Reali i drejtuar nga Zidane do të luajë në Botërorin e Klubeve në mesin e muajit Dhjetor.
 
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane dëshiron të firmosë me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Julian Draxler, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle. Lojtari gjerman nuk ka hapësirën e dëshiruar te Parizienët, që pas ardhjes së Neymar dhe Mbappe. Për këtë arsye, tekniku francez, duke parë edhe largimin e Alvaro Morata dhe James Rodriguez, do të vihet në lëvizje për ta marrë që në Janar 24-vjecarin.

Manchester United po përgatit rinovimin e kontratave të Marcus Rashford dhe Marouane Fellaini, para se të nisë merkatoja e Janarit. Rashford zgjati marrëveshjen për 4 vjet me “Djajtë e Kuq” vetëm sezonin e kaluar, ndërsa Fellaini e rinovoi vetëm me një sezon. Megjithatë trajneri Jose Mourinho i konsideron lojtarë të rëndësishëm dhe për këtë dëshiron t’i blindojë sa më parë.

Pavarësisht se ka pak ditë që u shkarkua nga Crystal Palace, Frank De Boer mund të rikthehet shumë shpejt në drejtimin e një skuadre. Sipas asaj që shkruan tabloidi anglez, “The Sun”, trajneri holandez është në “radarin” e Deportivo La Coruna, që nuk i ka bërë një start të mirë kampionatit, pasi renditet në vendin e 18. Për momentin ekipi spanjoll drejtohet nga Pepe Mel.

Andre Gomes mund të mbyllë para kohe aventurën e tij me Barcelona-n. “Don Balon” raporton se mesfushori portugez ka kërkuar largimin nga klubi katalanas që në merkaton e Janar-it. Lojtari është i pakënaqur me minutat e pakëta të aktivizimit dhe për këtë po mendon të gjejë një skuadër ku mund të luajë rregullisht. Juventus dhe Manchester United janë në gjurmët e 24-vjecarit.
 
Dortmund Real Madrid GG over 2.5 and over 10.5 Corner :D
 
View attachment 1573





Diego Costa firmos me Atl. Madrid
Diego Costa kthehet në shtëpi, telenovela mbaron këtu. Sulmuesi spanjoll firmosi me Atleticon e Madridin. Lajmi u bë i ditur nga Chelsea, ish klubi i tij, nëpërmjet një komunikate. Dy klubet kishin gjetur që javën e kaluar akordin për transferimin e lojtarit mbi bazën e një shumë prej 60 milionë Eurosh plus bonuset dhe së fundmi 28-vjecari kaloi edhe testet mjekësore me Atleticon.

Në këtë mënyrë bëhet gjithcka zyrtare me Chelsea-n që bëri të ditur, “Diego Costa ka arritur akordin për transferimin e tij te Atletico e Madrid-it që hyn në fuqi në 1 janar 2018. Falenderojmë Diego-n për sakrificat e tij dhe i urojmë fat në karrierën e tij”.

Nuk ka munguar edhe një lamtumirë nga vetë Diego Costa që nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se cikli i tij te Chelsea ka përfunduar ndoshta jo në mënyrën si do të kishte dashur, por gjithsesi falënderon tifozët duke shpresuar se do t’i kuptojnë arsyet e kësaj lamtumire.
 
Lojtari me ***** qe mund te Ekzistoj,Lojtari me i pist dhe me negativ.
 
Po ai Enis Bardhi ca talenti brehhhh

Sent from my SM-G935F using Tapatalk
 
auto_Capture-221-650x3581508584258.jpg

FOTO/ Zbulohet fanella e re e Barcelonës
13:10, 21/10/2017

‘Footty Headlines’ ka publikuar fotografinë e parë të fanellës së re të Barcelonës.

Barcelona duket se ka bërë përzgjedhjen e fanellës për sezonin e ri.

“Footty Headlines” ka publikuar fotografinë e parë të asaj që pritet të jetë fanella e re e gjigantit katalan për edicionin 2018/19.

Ajo ka shirita të holla të ngjyrave tradicionale të Barcelonës.

Tani, mbetet të shihet nëse ajo vërtetë do të jetë modeli i ekipit katalan për edicionin e ri.

auto_perg-141508584257.jpg
 
Supergol i Kondogbia-së, edhe Valencia fillon shkëputjen

kondo.jpg


http://supersport.al/supergol-i-kondogbia-se-edhe-valencia-fillon-shkeputjen/#respond

Valencia ka arritur të marrë fitoren e 8 radhazi, në 12 javët e para të La Ligës, teksa ka mposhtur skuadrën e Espanjolit. Takimi u zhbllokua nga një supergol i shënuar nga francezi Goefrey Kondogbia, në minutën e 67’, ndërsa Santi Mina dyfishoi shifrat, në të 83-tën.

Skuadra e drejtuar nga Marcelino po kalon një periudhë të shkëlqyer, ndërsa po konfirmohet si skuadra që do të rivalizojë Barcelonën në këtë sezon. Valencia ka 30 pikë në 12 javët e para, 4 më pak se Barça kryesuese dhe 6 më shumë se Reali e Atletico, që renditen në vendin e 3-të dhe 4-t.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.