Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lasgush Poradeci

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
LASGUSH PORADECI

(1899-1987)
  • Emri i Vërtetë:
  • Llazar Sotir Gusho
  • Vendlindja:
  • Pogradec

170px-Pogradec,_Albania_–_Promenade_2018_12.jpg

Lasgush Poradeci është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci ishte poet shqiptar.

Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e Luftës së Parë Botërore Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese. Sepse dëshiroi që ato poezi të cilat i ka shkruar të mbeten pa asnjë ndikim Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.Duhet te themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit eshte nje nder per kombin shqipetare.
 

LUNDRA DHE FLAMURI​


Që larg po vi...,që larg.
Më turren valët varg-e-varg,
Un'ik dh'hepohem mund si harg...

E sipër tyre shkas,
Valoj me sulmë-e gas,
I le tallazet pàs:

...Kur val'e egër ze më tund,
E s'mund të mpruhem asgjekund
Prej gjeratoreve pa fund,-

Dënimi im s'më tremb aspak!
Dënimi im nis e m'i lak
Fringjitë-e shpirtit varfanjak:

E si më mbyt i tmerrshmi det.
Pushon ah!Zemra që buçet,
Mbaron ah!Zjarri që më tret.

E s'duket gjë kur humb,
Veç plùhurës si shkrumb
Lart mi katárt si thumb:

Flamur' i pastër qe m'u nxi
Në sulm te lumtur për liri,
Qëndron gazmor në lartësi!...

Tashi katarti-u çduk në det
Tashi flamuri-u ngrit përpjet,
Valon lirisht si shpirt i let.
 

MENGJES​


Si shpirt` i zi ne kraharuar,
U mbyll liqeri nene male.
Ndaj fund` i ti e pasqyruar,
Po shuhet nata me – nga – dale.

E shoh ku vdes e ku po vuan,
E syt` e saj dyke pulitur ;
E syt` e saj q`u mavijuan,
Jan` yjt` e qjellit te venitur.

Tashi dh` agimi llambarites
Po svagullon ne fund liqeri,
Po tretet tinez yll` i drites
Posi nje sumbull prej sheqeri.

Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,
Se fund` i ujit vetetiti ,
Se posi lajmetar – mengjesi,
Del zogu – i bardh` i nje nositi…

DURIMI​


Tashi me gas, tashi me lot,
Tashi dhe nj'herë,
Duro durimin si për-mot
E si përher.
Mendo mendimin zemërak,
Ndaj vjen të sjellë
Sa leu e zjeu e shfreu me gjak
Në zemër fellë;
Sa pati shkrirë aq ëmbëlsi
Dyke kënduar,
E vaj e zi e shkrumb e hi
Të pambaruar;
Dyke përflakur plot me gas,
Plot afsh të ndritur,
Një mall të math që më vjen pas,
Kujtim-zhuritur;
Vjen ku përplaset përmi dhé,
Nër ulërimë,
e greminuar si rrufe,
Kjo jeta ime;
Ku mban shtrëgatën me sa mund,
Dhe kësaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu në fund,
Ah plag'e madhe;
Fund e gjehenë e ang i zi,
Jetë pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
Që mbaj me vete!
Edhe mendoj mendim me lot,
Me përvëlime,
Duroj durim të mbushur plot
Me zemrën t'ime.
 

ZEMRA​


Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë…

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.



LODRA E DASHURISE​


Kërkova
Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.
Shijova
çupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.
Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s’thahen dot.
Kuptova
Dashurinë
Që lot –
Kur shemb! o Zot!
 

DËGJIMI I ZEMRËS​


Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh

Ç’po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç’përgjon zemra në kët’anë
Fund në këtë hon?

Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç’mallërime
Zemra që s’fle dot

Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s’ime
(Si ndaj vet’e saj):

Mall e vrer që mbaj
Qaj, moj zemër, qaj.

Vrer e mall që flas
Plas, moj zemër, plas.


CU MBUSH MALI​


Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë

Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë,

S'janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.
Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:

Nga çdo anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë-bardhë,
Seç na ardhë palë-palë
Duke rutulluar malë

Kush më këmb'e kush më kalë
Kush më shpejt, kush më ngadalë;
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë.
 
Vrapojnë zemrat

Me sulm të ri, me shpirtin plot
Ti bën një vrap për t’udhëtuar.
Bën dhe një si vjet dhe sot,
Dhe një dhe mot e papushuar.

Dhe nuk u pyet për ngaj po shkon,
Që ngaj po vjen ngaj të fryn era.
Veç udhëton, veç përparon,
Si vjet e sot e mot përhera.

Dhe ik…e ik…e ik…e ik…
E ja! këputet zemr` e shkretë.
E ja! përshembet vrap i lik
E bje përmbys përgjithëjetë.

E pa t’u tharë pika lot,
Vrapojnë zemërat e tjera,
Me sulm të ri, me shpirtin plot,
Si vjet e sot e mot përhera.
 
Nje poet e mire,

por edhe ky nje poet oborri i thurte lavde mbretit Zog sikur te ishte zoti ne toke, ne regjimin e enverit u ba nje pule .... pa kellqe ..

dmth ngelet thjeshte nje poet

une du me i thane gjanat tamam !
 
Ca pika shiu ran mbi qelq
E une per ty lash nam
Jetojm diku larg ah sa larg
Shyqyr se afer do benim hatan ?
 
Me del e ze pshon me te fshehte,
Nje brenge hije-rende mbi sy
Perbrenda ne zemren e shkrete
M'i shtje drejt-per-drejt qe te dy.
Te jetojm si dikur
E zemrat tna bohen gur ?

E loti prej syve te tua
Rengjethet valome perdhe:
M'ja ndjen veshtrimin-bukur-pallua
Ti zemres greminen e re...

Po kenget qe sot me nuk jane,
Stolisen me mall ne mergim.
Permbytur mjerimesh pa ana,
Ndrin Yll' i te rriturit t'im.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.